8 Marsi

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

GËZUAR DITËN E GRAVE

8 marsi është një nga ditët më të vecanta. Është dita ku cdo femije ngrihet në
mëngjes dhe përqafon nënën e tyre, është dita kur ju shprehim grave
dashurinë dhe mirënjohjen, është dita kur cdokush kupton rëndësine e tyre
ne jetën tonë. Të paktën një herë në vit këtyre grave ju kthehet sadopak
dashuria dhe perkujdesi që na kanë ofruar gjatë gjithë jetës.
Edhe pse kjo ditë njihet si dita e dhuratave e puthjeve kundrejt nënava e
grave nuk duhet harruar kuptimi dhe qëllimi I vërtetë I kësaj dite. 8 marsi në
botë njihet si “Dita e Grave” dhe e lëvizjeve e protestave që këto gra kanë
bërë ndër vite për të drejtat e tyre. Është dita kur cdo grua ,
nënë ,bashkeshorte apo bijë kujton vuajtjet dhe peripecitë që kanë kaluar
grate nder vite në kërkim të asaj cka meritojnë por që sju është dhënë kurre:
Barazia gjinore dhe respektimi I të drejtave të tyre.
Në shekuj gruaja është parë si qënie e dobët, në shërbim te familjes e burrave
e si jo e barabartë me këta të fundi. Edhe pse 8 marsi është një ditë kaq e
rëndësishme për gratë, është për të ardhur keq që është e vetmja ditë kur
kujtohemi ti vlerësojmë, respektojmë e tju falim dashuri grave. Cdo ditë e vitit
duhet të jetë një 8 Mars, të paktën derisa këto gra të cilat I kanë falur
njerëzimin dhe shoqërisë shumë virtyte e mirësi të mos trajtohen si më pak të
rëndësishme, derisa këto gratë cilat kanë sjell në jetë 8 bilion njerëz të mos
keq trajtohen e te respektohen nga burrat, baballarët e tyre e derisa këto gra
të cilat I therrasim nëna, motra e bija të mos vriten e te mbeten në hije.
Kjo ditë duhet të jetë një ditë vlerësuesë por edhe revoltuese; është dita kur
të gjithë duhet të bëhen bashkë për të mbrojtur nënat e motrat tona, është
dita kur nuk të tolerojmë asnjë padrejtësi e abuzim kundrjet grave, është dita
kur cdo bashkëshort, baba e vëlla të ngrihet e të luftojë për bijën, motrën apo
gruan e tyre, është dita kur grate nuk duhet të heshtin dhe të zmbrapsen
ashtu sic janë mësuar të bjënë gjithë jetën e tyre, por mbi të gjitha 8 marsi
është dita kur ne duhet të nderojmë dhe të lartësojmë ato gra të cilat humbën
jetën e tyre që kjo e jona të ishte më e mire dhe mendoj se e vetmja mënyrë
për të vlerësuar sakrificat e tyre është duke mos u dorëzuar e heshtur kurrë.
Një në tre vajza e gra përjetojnë abuzime seksuale të paktën një hërë në jetën
e tyre, qoftë ajo ne formën e ngacmimit seksual, dhunës seksuale fizike apo
psikologjike; rreth 47,000 gra apo vajza vriten cdo vit nga partnerët, baballarët
apo të afëermit e tyre, 64 shtete vazhdojnë të mos I respektojnë dhe ti
mohojnë të drejtat e grave… Është e tmerrshme dhe qesharake në të njëjtën
kohë sesi këto shifra kaq të frikshme nuk ju bëjnë përshtypje askujt dhe nuk
ka revolta , ngritje zëri e marrje masash.
8 marsi është një shans I ri, është një ditë që na jep mundësinë të flasim për
ato gra që po jetojnë në padrejtësi e frikë. Ka ardhur momenti të mos
tolerojme më por të luftojme, sepse mos veprimi do të thotë të hedhim baltë
mbi figurat e atyre grave e vajzave që janë vrave e që kanë luftuar , do të
thotë lejimi I motrave e nënave tona të vriten.
Nëna, tregojuni vajzave tuaja se cfarë janë të afta të arrijnë, tregojuni se sa
me fat duhet të ndihen , tregojuni se mund të bëhen kushdo qe duan dhe
mund të bëjnë cdo gjë, mesojini se si nuk duhet të heshtin kurrë dhe se
gjithmonë duhet të luftojnë mbrapsht, por mbi të gjitha mësojuni se nuk ju
nejovijet një burrë që të ndihen gra. Mirëedukimi dhe rritja e vajzave të
guximshme e të cilat e përqafojne dhe e vlerësojnë faktin që janë femra është
një nga format më frytdhënëse për të sjell ndryshim.
Duhet të bashkohemi e të veprojmë, pasi nuk ka limit, në cfarë ne gratë mund
të arrijmë të bëjmë së bashku. Cdo grua duhet ta kuptojë se zëri I saj mund të
ndryshojë botën
-DEA CENKAJ.

You might also like