testim-KL-5 Periudha e Pare

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Testim përmbledhës Lënda: Gjuhë shqipe Fusha : Gjuha dhe komunikimi

Periudha 1 klasa V Viti shkollor 2023-2024

Emër mbiemër

LEXO TEKSTIN
Tërmetet janë një dëshmi e dukshme e aktivitetit që ndodh në brendësi të tokës.
Dëmet nga tërmetet në krahasim me vullkanet janë më të mëdha dhe me numër më të madh viktimash, sepse ato janë
të paparashikueshme. Zonat ku ndodhin tërmetet përputhet me ato që kanë aktivitet më të madh vullkanik.
A e dimë si ndodhin tërmetet? Pllakat që përbëjnë koren e tokës i nënshtrohen shtypjes së lartë. Vendet ku përplasen
dy pllaka të këtilla quhet shkarje. Secila pllakë lëviz lirshëm nëpër gjatësinë e shkarjes, por gjatë takimit vjen deri te
mbërthimi i tyre. Në rastet kur trysnia është e lartë , fuqia me të cilën pllakat lëkunden ,e tejkalon mbërthimin dhe që
të dyja pllakat lëkunden përnjëherë, duke shkaktuar valëzime të Tokës. E gjithë kjo quhet lëkundje sizmike ose
tërmet.
Shumica e tërmeteve ndodhin rreth skajit të pllakave tektonike të Tokës apo afër tyre. Në qytetet e mëdha që
janë të vendosura në zonat sizmike, ndërtesat shumëkatëshe ndërtohen sipas konstruksioneve të veçanta që u
rezistojnë dridhjeve të Tokës.
Pavarësisht se Shqipërisë nuk i kanë munguar tërmetet, specialistët mendojnë se Shqipëria karakterizohet nga
tërmete të vegjël, të mesëm dhe shumë rrallë të fortë.
Si mund të mbrohemi nga tërmeti?
Që të mbrohesh dhe të mos lëndohesh nga tërmeti duhet të marrësh disa masa:
Të shtrihesh në dysheme ose të fshihesh nën tavolinë që të mos lëndohesh nga sendet që bien. Të mos
përdorësh ashensorin.
Të mos zbresësh shkallët derisa zgjat dridhja.
Ti shuash ose ti heqësh nga priza të gjitha aparatet elektrike që mund të shkaktojnë zjarr. Nëse
ndodhesh jashtë, largohu nga ndërtesa dhe nga instalimet elektrike.

1. Shëno e vërtetë(V) apo gabuar(G). 1 pikë


Tërmeti është gjithmonë i parashikueshëm………
Tërmeti i fortë nuk shkakton dëmtime…………….
Tërmeti është i paparashikueshëm…………..
Tërmeti nuk është përplasje e pllakave të tokës…………….
2. Qarko pohimin e vërtetë. 3 pikë

 Teksti është: a. letrar b. joletrar

 Tërmeti është një dukuri natyrorë që ndodh:


a.Në brendësi të tokës b. Mbi sipërfaqen e tokës
 Shqipëria karakterizohet:
a. Në një zonë sizmike aktive tërmetesh
b. Në një zonë ku nuk bien fare tërmete.

3. Lidh me shigjetë. 4 pikë


Pllakat që përbëjnë koren e tokës i nënshtrohen të pllakave tektonike të Tokës apo afër tyre.

Shumica e tërmeteve ndodhin rreth skajit shtypjes së lartë.

Në qytetet e mëdha, ndërtesat shumëkatëshe ndërtohen valëzime të Tokës.


të dyja pllakat lëkunden përnjëherë, duke shkaktuar sipas konstruksioneve të veçanta.

4. Çifto sipas kuptimit të parë ose të figurshëm. 4 pikë


Tërmeti është përplasje e pllakave të tokës.
Fjala e tij ishte si një tërmet. Kuptimi i parë
Tërmeti shkaktoi dridhjen e tokës. Kuptimi i figurshëm
Ai ishte tërmet i gjallë.

5. Në fjalitë e dhëna përcakto nëse janë antonime apo sinonime. 3 pikë Shqipëria
hyn në zonat me aktivitet sizmik të theksuar, të lartë, kurse Gjermania me një aktivitet të ulët sizmik.

Të theksuar, Të lartë Antonime Sinonime.


Të ulët, Të lartë Antonime Sinonime.

Ti shuash ose ti fikësh të gjitha aparatet elektrike

Ti shuash, ti fikësh Antonime Sinonime.

6. Kthe në gjuhë standarte këtë fjali. 1 pikë


Mos me zbrit shkallt dersa t’zgjat dridhma. ………………………………………………………………………

7. Zëvendëso me një fjalë të vetme shprehjet frazeologjike. 2 pikë


Babai ia mbushi mendjen (.........................)gjyshes të largoheshin nga ndërtesa e dëmtuar nga tërmeti. Të
gjithë mbetën pa mend (..........................................)Nga solidariteti i shqiptarëve.

8. Përcakto përbërësit e fjalës: tema,rrënja, parashtesa, prapashtesa, mbaresa. 5 pikë

Fjalët tema, rrënja, parashtesa, prapashtesa, mbaresa.


Përplasen
Nënshtrohen

9. Përcakto nëse fjalët e nënvizuara janë të parme apo të prejardhura. 3 pikë


Pavarësisht……………………. Tërmetet………………………. Shqipërisë ……………………..
10. Përcakto nëse janë konkret dhe abstrakt emrat e vizuar. Shpjego pse janë abstrakt.
5 pikë
Të shtrihesh në dysheme ose të fshihesh nën tavolinë që të mos lëndohesh nga sendet që bien.
………………………….. ………………………………… …………………………
Të mos zbresësh shkallët derisa zgjat dridhja.
………………………….. …………………………………

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

11. Shkruaj një ngjarje me titull: “Një ditë vjeshte për t’u mbajtur mend”. 5 pikë

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0 -- 9 10-14 15-20 21- 25 26- 30 31- 33 34-36

You might also like