Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

TEST PËR PERIUDHËN I

(SHTATOR- DHJETOR)

LËNDA: GJUHË SHQIPE

KLASA VII

Në test vlerësohen:

Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare

Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

Përdorimi i drejtë i gjuhës

FUSHAT PESHA (orё) PESHA % PIKЁT (30) N. I 40% N. II 40% N. III 20%
12 PIKË 12 PIKË 6 PIKË
Tё lexuarit 25 orë 41 % 12 pikë 5 pikë 5 pikë 2 pikë

Tё shkruarit 11 orë 18 % 5 pikë 2 pikë 2 pikë 1 pikë


Pёrdorimi i 25 orë 41 % 13 pikë 5 pikë 5 pikë 3 pikë
drejtё i gjuhёs
TOTALI 61 orë 100 % 30 pikë 12 pikë 12 pikë 6 pikë
TABELA E SPECIFIKIMEVE

PЁRDORIMI I DREJTЁ I GJUHЁS

FUSHA NЁNFUSHA Orёt Peshat Pikёt N.I N.II N.III


40% 40% 20%
FONETIKË  Theksi i fjalës dhe i fjalisë 2 orë 3% 1 pikë P8
 Grupi e zanoreve dhe (1 pikë)
diftongjet
FJALЁFORMIM  Mënyrat e formimit të 2 orë 3% 2 pikë P9 P10
fjalëve në gjuhën shqipe; (1 pikë) (1 pikë)
 Fjalët e prejardhura, të
përbëra, të përngjitura.
DREJTSHKRIM  Drejtshkrimi i fjalëve që 5 orë 8% 2 pikë P13
kanë grupe zanoresh dhe (2 pikë)
diftongje;
 Drejtshkrimi i fjalëve të
prejardhura;
 Drejtshkrimi i fjalëve të
përbëra;
 Drejtshkrimi i fjalëve të
përngjitura;
 Zanorja ë në trup të fjalës;
LEKSIKOLOGJI  Fusha leksikore; 4 orë 7% 2 pikë P12 P11
 Fjalët me kuptim të parë dhe (1 pikë) (1 pikë)
të figurshëm;
 Llojet e sinonimeve,
antonim. Homonimet;
 Gjuha standarde shqipe.
MORFOLOGJI  Klasat e fjalëve. Fjalë të 12 orë 20% 6 pikë P14, P17 P16,
ndryshueshme dhe të P15 (1 pikë) P17,
pandryshueshme. Emri. (2 pikë) P18
Lakimi i emrit (3 pikë)
 Emrat e dygjinishëm
 Ushtrime për emrin
 Emrat me dy trajta shumësi
 Mbiemri. Përshtatja e mb.
me emrin
 Mbiemri. Shkallët e
mbiemrit
 Ushtrime për shkallët e
mbiemrit
 Përemri vetor. Trajtat e
shkurtra dhe të bashkuara të
përemrit vetor
 Përemri dëftor, vetvetor
 Përemrat pyetës
 Përemrat. Ushtrime
 Përdorimi i apostrofit te
trajtat e shkurtra e të
bashkuara
GJITHSEJ 25 orë 41% 13 pikë 5 pikë 5 pikë 3 pikë

Kompetencat Pikët Rezultatet e të nxënit: Niveli II Niveli III Niveli IV


Nxënësi/ja:
Të lexuarit e 12 pikë  kupton përmbajtjen e tekstit të P2, P4
teksteve letrare dhënë; (5 pikë)
dhe joletrare  përcakton llojin e tekstit; P1, P4, P5
25 orë  dallon cilësitë e personazhit; (5 pikë)
 përcakton elementet e strukturës
së tekstit (hyrje, zhvillim dhe
mbyllje);
 jep gjykimet e tij rreth veprimeve të P6
personazheve të tekstit; (2 pikë)
Të shkruarit për 5 pikë  zbaton rregullat drejtshkrimore P6, P7
qëllime personale gjatë të shkruarit; (2 pikë)
dhe funksionale  shkruan një mbyllje tjetër të P7 P7
11 orë logjikshme për tekstin. (1 pikë) (2 pikë)
Përdorimi i 13 pikë  dallon diftongjet nga grupet e P14, P15 P17 P16, P17,
drejtë i gjuhës zanoreve; (2 pikë) (1 pikë) P18
25 orë  dallon llojin e fjalës sipas (3 pikë)
fjalëformimit;
 zëvendëson fjalën e huaj me atë
shqipe;
 jep sinonimin e fjalës së dhënë;
 drejtshkruan fjalët e
prejardhura, të përbëra e të
përngjitura;
 dallon lakimin e emrit;
 shkruan shumësin e emrave të
dygjinishëm;
 dallon shkallën e mbiemrit;
 dallon trajtën e shkurtër të
bashkuar dhe shpjegon si është
formuar;
 përdor në fjali përemrin dëftor ai,
duke e dalluar nga ai vetor.
Pikët totale të 100% 12 pikë 12 pikë 6 pikë
testit 30 pikë 40% 40% 20%

Test për periudhën I (SHTATOR- DHJETOR) Lënda: Gjuhë shqipe

Emri i nxënësit: ___________________________ Klasa: VII


Lexoni tekstin dhe përgjigjuni për pyetjet e mëposhtme.
Nonda Bulka “Drenusha dhe pjergulla”

Një hardhi e lartë me fletë të gjera dhe plot me kopanë rrushi që shkëlqenin si ar, vuri re një drenushë
me brirë të gjatë që po kalonte me vrap aty pranë.
- Ja një drenushë e mjerë,– tha pjergulla me vete, – që s’di nga t’ia mbajë. Po e ndjekin qentë, të gjorën!
Sikur të kthente kokën këtej nga unë do ta mbështillja me fletët e mia dhe do ta fshihja nga sytë e armiqve.
S’kaloi shumë kohë kur drenusha, sipas zakonit që ka për të humbur gjurmët e ndjekësve, u kthye përsëri
nga rruga që kish bërë dhe kështu pjergulla zemërgjerë pati kohë sa t’i thotë:
- Futu shpejt nën fletët e mia që të shpëtosh!
Drenusha i dëgjoi fërfëllimat e pjergullës dhe pa humbur kohë u struk nën fletët e gjera, pa bërë as më të voglën
lëvizje. Qentë kaluan disa herë me radhë aty pranë, u kthyen përsëri, po s’mundën ta gjejnë. Ndoshta era që
frynte nga ana e kundërt ose kundërmimi i luleve bënë që qentë të mos e ndiejnë erën e drenushës dhe të mos e
zbulonin dot.
-Po largohen, ja po largohen, - murmuriti pjergulla, e kënaqur që shpëtoi drenushën e gjorë nga vdekja e
sigurt.
Drenusha zgjati kokën përmes fletëve dhe vuri re se vërtet qentë dhe gjahtari ishin larguar mjaft. Po a e
dini se ç’bëri atëherë drenusha? Ajo e harroi shumë shpejt të mirën që i kish bërë pjergulla dhe pa pikë turpi nisi
të hajë njërën pas tjetrës fletët e pjergullës që e kish shpëtuar nga rreziku. Pjergulla u ankua për këtë
mosmirënjohje dhe për sjelljet e këqija të drenushës, po ajo as çante kokën fare dhe bënte sikur s’i dëgjonte
ankimet e mirëbërëses. Kur u ngop mirë e mirë dhe e la pjergullën gati lakuriq, pa fletë, doli jashtë.
Në atë kohë gjahtarët dhe qentë po ktheheshin përsëri. Ata e panë e i lëshuan qentë, të cilët e kapën
drenushën. Duke lëshuar lot hidhërimi për të keqen që e gjeti, mbasi mbeti pa rroba, pjergulla kur e pa drenushën të
copëtuar, tha me anën e fletëve të pakta që fërfëllinin:
- Atje ku ha bukën mos përmbys kupën, se mund ta pësosh keq, moj drenushë.

1. Teksti i mësipërm është: 1 pikë


A) fabul;
B) mit;
C) përrallë;
D) tregim.

2. Pjergulla vendosi ta ndihmojë drenushën sepse: 1 pikë


A) drenusha ishte e bukur;
B) drenusha iu duk e gjorë;
C) i kishte inat qentë;
D) i kishte inat gjahtarët.
3. Qarkoni nëse pohimi është i saktë (S) ose i gabuar(G). 4 pikë
A) Qentë nuk e gjetën drenushën, sepse ajo u fsheh. S G
B) Për të humbur gjurmët, drenusha u kthye përsëri nga rruga. S G
C) Drenusha ishte mirënjohëse ndaj pjergullës. S G
D) Pjergulla u ankua për mosmirënjohjen e drenushës. S G

4. Cila është cilësia kryesore e drenushës në këtë pjesë? 1 pikë


________________________________

5. Paraqitni, përmes pikave të planit, rendin kronologjik të ngjarjeve (struktura). 3 pikë

Hyrja ___________________________________________________________________

Zhvillimi ________________________________________________________________

Mbyllja __________________________________________________________________

6. Si e gjykoni veprimin e drenushës? Po ju, çfarë do të kishit bërë po të ishit në vendin e saj?
3 pikë
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________

7. Shkruani një mbyllje tjetër për pjesën. 4 pikë


___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________

8. Qarkoni fjalën që ka diftong. 1 pikë


a. lëshuan
b. pyes
c. shtëpia
d. kërkoi

9. Cila prej fjalëve të mëposhtme NUK është e prejardhur: 1 pikë


a. hidhërimi;
b. kundërmimi;
c. mosmirënjohje
d. zemërgjerë
10. Dalloni temën e fjalës ankimet. 1 pikë
tema ____________

11. Zëvendësoni fjalën e huaj të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme, me gjegjësen e saj në


gjuhën shqipe. 1 pikë
Mund ta ekzagjerojmë , por me të vërtetë që ajo ishte drenusha më e bukur që kishte parë
pjergulla.
ekzagjerojmë - __________________________

12. Jepni sinonimin e fjalës së nënvizuar: “Ja një drenushë e mjerë...” __________ 1 pikë

13. Rishkruajeni fjalinë e mëposhtme duke korrigjuar fjalët e shkruara gabim. 2 pikë
Drenusha e gjorë me shpejtsi u fsheh te degët kokëulura të pjergullës.
_________________________________________________________________________

14. Shkruani lakimin e emrit të nënvizuar. 1 pikë

Një hardhi e lartë me fletë të gjera... Lakimi _________

15. Shkruani shumësin e grupit emëror ankim i vazhdueshëm. 1 pikë

ankim i vazhdueshëm (njëjës) - ___________________________ (shumës)

16. Formoni një fjali ku mbiemri e kënaqur të jetë në shkallën krahasore. 1 pikë

___________________________________________________________________

17. Gjeni trajtën e shkurtër të bashkuar në fjalinë e mëposhtme dhe shpjegoni si është formuar.
Drenusha bënte sikur ia dëgjonte ankimet mirëbërëses. 2 pikë
________________________________________________________________

18. Formoni një fjali me përemri ai si përemër dëftor. 1 pikë


_________________________________________________________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-27 28-30

Gjithsej pikë SUKSESE!

You might also like