Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Aspekte pozitive të përdorimit të medias sociale:

 Media sociale lehtëson zhvillimin e ekspertizës teknike dhe të kuptuarit praktik të teknologjisë
nga fëmijët;
 Ndihmon fëmijët të mbajnë kontakte intensive me të afërmit dhe miqtë;
 Ndihmon në zhvillimin e prespektivave për çështjë të ndryshme;
 Mësojnë gjëra të reja dhe shkëmbejnë ide;
 Motivon fëmijët të bëhën e pjesë e diskutimeve të ndryshme dhe inkurajon lirinë e të
shprehurit;

Aspekte negative të përdorimit të medias sociale:

 Media sociale nuk siguron kontroll të mjaftueshëm të informacionit. Duke lundruar në median
sociale fëmijët mund të ndeshen me faqe interneti të pahijshme, të dëmshme që mund të
ndikojnë në procesin e tyre të të menduarit;
 Cyberbulling është një tendencë tjetër që fëmijët mund të ndeshen në median sociale.
Cyberbulling ka efekte të rrezikshme dhe ndonjëhere fatale. Ky fenomen shkakton shumë
viktima çdo vit;
 Humbje kohe. Duke shpenzuar shumë kohe ne median sociale mund të ndikojë negativisht
duke interferuar me aktivitetin e përditshëm të fëmijëve. Varësia mund të manifestoje në
vetvete një sërë simptomash që mund të ndikojnë në shëndetin fizik të fëmijëve;
 Media sociale mund të ndikojë në aftësinë e fëmijës për të zhvilluar marrdhenie të
shëndetshme interpersonal;
 Përdorimi i medias sociale kryesisht gjatë natës ka një impakt të rëndësishëm në aspektin
emocional dhe në cilësinë e gjumit duke e lidhur atë më nivele të larta të ankthit;

Disa këshilla gjatë përdorimit të medias sociale:

 Asnjëhere mos shtoni apo pranoni si miq në rrjetet sociale njerëz që nuk i njihni;
 Asnjëhere mos jepni të dhëna personale si adresë dhe numër telefoni;
 Shikoni opsionet e përdorimit që ofron një media sociale dhe aplikoni masat më të forta të
sigurisë së llogarisë;
 Rrespektoni udhëzimin për kriterin e moshës që vendosin rrjetet sociale;
 Mos i’u përgjigj asnjë mesazhi apo email kërcënues apo fyes;
 Ruaj çdo detaj të mesazheve ose email-eve që merr;
 Blloko dhe raporto adresat nga vijnë mesazhet dhe tekstet kërcënuese;
 Telefononi për të raportuar rastet e abuzimit që hasni në median sociale në numrin 116-111-
Linja e Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë;

You might also like