Shkollat

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

njëjtat me arsyet që janë dhënë disa dekada më parë për njohjen e martesave ndër-raciale.

E drejta
themelore e njeriut për të lidhur martesë, merr kuptim vetëm nëse lidhet martesë me personin e
zgjedhur, pavarësisht ngjyrës së lëkurës (Drinan, 1968: 358-360), apo pavarësisht gjinisë. (Eskridge JR,
1993: 1419-1424) Deri në mars të vitit 2018, 15 vende europiane e kanë legalizuar martesën midis
personave të së njëjtës gjini26. Në qershor të 2015, SHBA ju shtuan listës së këtyre vendeve. Gjykata
Supreme e SHBA, në dt. 26 qershor 2015 vendosi që e drejta themelore për të lidhur martesë t’u
garantohet dhe personave homoseksualë.27 Me lidhjen e martesës krijohet statusi martesor që nuk
është vetëm shoqëror, por edhe juridik dhe si i tillë nënkupton tërësinë e të drejtave dhe detyrimeve të
të njëjtit lloj, që i përkasin një subjekti të së drejtës në një moment të caktuar. Subjekti i së drejtës e fiton
statusin e tij si bashkëshort apo prind në bazë të vullnetit të tij të lirë. Nga ana tjetër, familja u jep
fëmijëve një status të caktuar, i cili nuk varet nga vullneti i fëmijëve; me lindjen fëmijët marrin një emër
dhe mbiemër, që përcaktohet nga prindërit dhe fitojnë një shtetësi të caktuar28 . Megjithëse statusi
martesor fitohet në bazë të vullnetit të lirë të bashkëshortëve, ata si palë nuk vendosin për elementet e
marrëveshjes. Sipas teorisë institucionale deklarimi i vullneteve të tyre është vetëm kusht për të pranuar
elementet e kontratës martesore, të përcaktuara paraprakisht nga ana e shtetit. Duhet pasur parasysh se
sipas të drejtës së re natyrore, lidhja martesore monogame dhe heteroseksuale është një strukturë
natyrore para-politike, të cilën shteti duhet ta respektojë në formën që e gjen. (Girgis, George, Anderson,
2010: 245-288) E megjithatë e drejta martesore si legjislacion u përmbahet disa parimeve ligjore. Në
fakt, nga të gjitha degët e së drejtës, duket se vetëm në të drejtën familjare është ligji ai që duhet të
ndjekë natyrën, të paktën sipas qasjes të së drejtës natyrore. Sipas këndvështrimit konservator, është
shumë e rëndësishme që shteti të mos jetë neutral lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me nocionin e
martesës, sepse rregullimi ligjor i saj përçon idenë e mbështetjes shtetërore, duke i drejtuar individët
drejt një forme morale, dhe si rrjedhojë të vlefshme, jetese. Kuptohet që sipas të drejtës natyrore, kjo
formë është martesa midis një burri dhe një gruaje. (George 2000: 647-653) Të tjerë autorë e gjejnë
arsyen për rregullim ligjor të martesës tek nevoja për mbrojtjen sociale të këtij institucioni si një formë e
vlefshme jetese, që përndryshe rrezikon të shkatërrohet. (Raz, 1986: 162, 392) Martesa është e vlefshme
sepse si të gjitha traditat ajo i ka rezistuar testit të kohës. Martesa jo

2.2.2.3. Teoria mikse mbi martesën Sipas kësaj teorie, martesa duhet konceptuar njëkohësisht edhe si
kontratë, edhe si institut juridik. (Hadzivasilev, 1987:71) Martesa lidhet në bazë të vullnetit të
bashkëshortëve, fakt që padyshim i jep asaj karakterin e kontratës. Sipas Ligjit për Familjen të RMV,
martesë mund të lidhin dy persona me gjini të kundërt, me deklaratë të lirë të vullnetit përpara organit
kompetent, në mënyrë të caktuar me ligj30 ndërsa sipas KF të RSH, martesa lidhet para nëpunësit të
gjendjes civile, me pëlqimin e lirë të dy bashkëshortëve të ardhshëm.31 Parimi i sundimit të vullnetit të
palëve është një nga parimet kryesore të së drejtës private dhe shprehet nëpërmjet lirisë dhe
autonomisë kontraktore të palëve. Kështu, në bazë të vullnetit të tyre të lirë palët kontraktuese vendosin
për lidhjen e kontratës, për përmbajtjen e saj, për ndryshime të mundshme, për mënyrën e ndërprerjes
së kontratës etj. (Galev, Dabovik-

You might also like