Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Shkolla “ 26 Nentori “

Realizim aktivitetesh
Maj - Qershor 2023
Zhvillimi :
Ne muajin qeshor, me date 3, u zhvillua festa e
abetares e cila ishte nje show i vertete. Me
organizmin shume serioz te mesueseve Premtina
Culli dhe Vejza Lamaj, femijet e klasave te para
shfaqen talentin e tyre me recitime , kenge ,
interpretim ne vegla muzikore, valle, dhe numra
akrobatike. Nje risi per kete feste ishte pjesemarrja
e animatoreve qe i dha ngjyra dhe gjalleri te
vecante festes. Kjo risi solli jo vetem kenaqesine e
femijeve te vegjel, por edhe te prinderve
pjesemarres. Dekori zbukurues me tullumbace dhe
fisha shume-ngjyreshe ishte mjaft i vecante.

Nje aktivitet tjeter, po kaq i bukur, ishte edhe festa


e parashkollorit. Organizimi i ketij aktiviteti u be
nga mesuesja e parashkollorit, Bosila Xhaja.
Femijet e parashkollorit recituan vjersha me
tematika te ndryshme qe kane per qellim ngritjen
e vlerave te tokes sone, atdheut, si nje burim
krenarie qe na ndjek ngado. Vjershat qe ata
recituan ishin historike, kenget dhe vallezimet u
realizuan nga pjese te ndryshme muzikore.
Nxeneset qe u dalluan ishin : Liona Xhajeraj, Lea
Kocaci dhe Kamei Kodra.

Per diten e mjedsit, data 4 qershor, mesuese


Donika Shtjefni me nxenesit e saj realizoi nje
projekt me teme “ Vendlindja ime “. Ne kuader te
kesaj dite, ata paraqiten nje material me projektor
me foto te ndryshme dhe punime artistike. Nuk
munguan foto nga aktiviteti i zhvilluar ne
ambientet e shkolles ku nxenesit e ketyre klasave
mbollen fidane lulesh te ndryshme.

You might also like