Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Amanda Borici

Kimi
Tema:Dimitri Mendelejev

Mendelejevi u bë i njohur për punën e tij mbi klasifikimin periodik te elementëve, publikuar në 1869 dhe
sot njihet si tabela e Mendelejev-it. Ai deklaroi se elementët kimike mund të rradhiteshin sipas një
mënyre të caktuar që do të lejonte parashikimin e aftësive të elementëve të pazbuluar ende.
Në familjen e tij ai ishte fëmija më i vogël (i 13-ti sipas Michael Gordin, biograf i shumë shkencëtareve).
Në moshën 14 vjeçare, pas vdekjes të të atit, Dmitri filloi studimet në gjimnazin e Tobolsk. Në 1849, e
gjithë familja u shpërngul ne Shën Petërburg. Megjithë kushtet e rënda ekonomike, Mendelejev vazhdoi
studimet.
Menjëherë pasi u diplomua, u detyrua të pushonte për disa kohë pasi u sëmur nga tuberkulozi. Në 1885u
transferua në një gadishull pranë detit të Zi ku filloi punë në një gjimnaz. Në 1856 u kthyer sërish në Shën
Petërburg. Ishte vetëm 25 vjeç kur shkoi të punonte në Haidelberg përkrah dy dijetarëve të mëdhenj siç
ishin Robert Bunsen dhe Gustav Kirchhoff.
Që nga 1859 deri në 1861 qëndroi në Paris, ku bëri kërkime të rëndësishme me densitetin e gazrave dhe
studioi mbi funksionimin e spektroskopit.
Në 1863, pas rikthimit ne Rusi, u emërua profesor kimie në institutin e teknologjisë dhe njëkohësisht
punoi në Universitetin e Shën Petërburg-ut ku ne 1867 do të caktohej profesor kimie.
Në 1866 u martua me Fjeozva Nikitiçna Ljeshçeva (Феозва Никитична Лещева) por kjo martesë nuk
zgjati shumë dhe çifti u nda vetëm disa vite me pas. Menjëherë pas ndarjes Mendelejev u njoh e më pas u
martua me Anna Ivanovna Popova (Анна Ивановна Попова).
Në 1866, Newlands botoi ligjin e oktavave. Mendelejevi gjithashtu kishte punuar mbi një ide të tillë dhe
më 6 mars 1869 ia tregoi këtë projekt shoqatës ruse për kiminë. Veprën e tij ai e kishte titulluar "Varësia e
masës atomike të elementëve". Zbulimi i tij tregonte shumë nga aftësitë e elementëve që mund të
zbuloheshin në sajë të masës se tyre atomike.
Mbi të njëjtën ide të Mendelejevit, kishte shumë kohë që punonte një tjetër kimist emri i të cilit ishte
Lothar Meyer. E vetmja gjë që ky i fundit zbuloi më shumë se Mendelejevi, ishte fakti se disa masa
atomike te tabelës së Mendelejevit nuk ishin të sakta dhe se kishte ende shumë elemente të cilat deri në
atë kohë njerëzimi nuk i njihte. Sot Meyer dhe Mendelejevi mund të cilësohen si bashkëkrijues.

Në 1882, u vlerësua me medaljen Davi nga Royal society ndërsa në 1889 u vlerësua me çmimin Faraday
për kiminë. Megjithëse puna e Mendelejev-it u vlerësua nga shumë shoqata në vende të ndryshme
të Evropës, aktiviteti i tij politik shqetësonte tej mase qeverinë ruse. Për këtë arsye me 17
gusht të 1890 Dmitri dha dorëheqjen nga Universiteti i Shën Pjeterburg-ut.
Në 1893, u emërua drejtor ne zyrën shkencore të parashikimit të peshës dhe masës. Pikërisht falë
Mendelejevit u zbulua se përqindja "optimale" e alkoolit për vodkën ruse ishte 40 %. Në shkurt
të 1905 puna e tij u vlerësua nga Royal Society me çmimin Coplay.
Dmitri Ivanoviç Mendelejev u nda nga jeta më 2 shkurt te 1907 në Shën Petërburg ku dhe u varros.
Elementi 101 i zbuluar në 1955 u quajt Mendelevium pikërisht në nder të këtij kimisti të madh.

You might also like