Ditari Tik.8

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: VI Klasa: XII

Tema mësimore: Projekt 1. Faza e parë. Ora e parë Situata e të nxënit:


 Aftësimi praktik: Ecuria e restorantit
Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyçe:
-përzgjedh temën e projektit; projekt, grup, lider, detyrë, biznesi,
- përcakton metodën e punës në grup për produkt, klient, restorant.
realizimin e projektit dhe burimet përkatëse;
- realizon detyrat e tij dhe në grup dhe merr
përgjegjësitë për to.
Burimet: revista biznesi, materiale nga interneti. Lidhja me fushat e tjera Ekonomi, Biznes.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:

 Nëpërmjet teknikës “Brainstorming”, në bashkëpunim me nxënësit përzgjidhet tema e projektit


dhe detyrat e fazës së parë të tij.
 Ndarja e nxënësve të klasës në grupe me 4-5 vetë duke pasur parasysh edhe aftësitë
matematikore të secilit nxënës.
 Sqarimi për secilin grup për situatën konkrete që ata duhet të përzgjedhin lidhur me temën e
projektit. Çdo grup merr njërën nga 4 detyrat e para hulumtuese të projektit.
 Orientim për burimet që nxënësi mund të përdorë për përpunimin e informacionit. Udhëzon
secilin nga grupet rreth detyrës që ata do të kryejnë.
 Zgjedhja e liderit të grupit, që do të drejtojë punën dhe do të raportojë për etapat e punës së
kryer nga secili anëtar i grupit.
 Zgjedhja e liderit të klasës që do të hartojë draftin përfundimtar të projektit.
Tema të sugjeruara për çdo grup pune:
 Numri i klientëve dhe tavolinat
 Numri i tavolinave dhe syprina e sallës së restorantit
 Numri më i madh i mundshëm i tavolinave
 Paneli diellor

Vlerësimi: Vëzhgohet dhe mbahen shënime për grupet dhe liderët e tyre, për detyrat e çdo grupi, për
përgjegjësitë që nxënësit marrin për realizimin e projektit, për t’i patur parasysh këto në vlerësimin
përfundimtar të nxënësit në projekt.

Detyra: Udhëzimet përkatëse për ecurinë e projektit dhe orët në vazhdim të tij.
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: V Klasa: X
Tema mësimore: Paraqitja e të dhënave (Aftësi) Situata e të nxënit: Të dhëna nga një qendër tregtare
Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyçe: tabelë me dy hyrje, denduri, diagram rrethore,
-ndërton dhe interpreton tabelën e të dhënave me dy hyrje; diagram me shtylla, të dhëna.
-ndërton dhe interpreton diagramet me shtylla, diagramet
rrethore;
Burimet: minitabelë e bardhë, kompas, makinë llogaritëse Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Fizikë, Biznes, Muzikë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Diskutim
Diskutim mbi njohuritë e mëparshme për grafikët dhe diagramet me: Sheno e vertete ose gabim
1) Në një diagram me shtylla, ka një hapësirë në mes të shtyllave.
2) Në një diagram me shtylla të gjitha shtyllat duhet të jenë me të njëjtën gjerësi.
3) Në një diagram me shtylla, shtyllat duhet të jenë vertikale.
4) Një diagram rrethore tregon të dhënat si pjesë ose sektorët e një rrethi.
5) Për të gjetur këndin e sektorit që përfaqëson vlerën e një artikulli të të dhënave, pjesëtojmë dendurinë totale me 360.
6) Është më e lehtë për të treguar rezultate në një diagram rrethor nëse denduria totale është 80, se në qoftë se ajo është 72.
Ndërtimi i njohurive: Te nxenit ne bashkëpunim
Nxënësit në dyshe interpretojnë dy diagramet në hyrje të mësimit duke i shoqëruar dhe me pikat e ushtrimit më lart.
Interpretojnë diagramin rrethor duke dhënë dhe zgjidhje numerike të saj. (nxënësit përcaktojnë këndin që paraqet 1instrumentist
në varësi të masës së këndeve të qarqeve)
Më pas dyshet e nxënësve zgjidhin situatën problemore të shembullit 1.disa prej tyre prezantojnë zgjidhjen.
Më pas dyshet e nxënësve ndërtojnë tabelën me dy hyrje me të dhënat e shembullit 2. Njëri nga nxënësit e dyshes ndërton
diagramin me shtylla për këto të dhëna dhe nxënësi tjetër diagramin rrethor. Nxënësit kontrollojnë punën e njëri – tjetrit.
Përsërisin këtë veprimtari dhe me ushtrimet 4 dhe 6, ndërrojnë llojin e diagramit që ndërtojnë.

Përforcimi i të nxënit: Diskutim


nxënësit prezantojnë rezultatet e tyre.
Zgjidhin problemën 8 faqe 67 ku ata ju japin përgjigje pyetjeve: Cili është lloji i makinës që shitet më pak? Më shumë?

Vlerësimi: Vleresohen nxënësit lidhur me saktësinë e ndërtimit të tabelave, diagrameve, zbulimin dhe argumentimin e
përgjigjeve për zgjidhjen e situatave problemore.
Detyra: Ushtrimet 1, 5, 7 faqe 67. Jepen udhëzime per detyren

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: VI Klasa: XII


Tema mësimore: Sinusi, kosinusi dhe tangjenti Situata e të nxënit: Dallget e detit.
 Ndryshimi i thellësisë së detit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyçe: sinus; kosinus; tangjenti; kënde;
-njehson funksionet trigonometrike të këndit në trekëndëshin brinjë; trekëndësh; rreth trigonometrik; grafik;
kënddrejtë dhe në rrethin trigonometrik trigonometrik; ekuacione.
-njehson vlerat e sinusit, kosinusit dhe tangjentit të një këndi;
-përdor identitetet trigonometrike dhe skicon grafikët e
funksioneve sinus, kosinus dhe tangjent;
Burimet: libri i nxënësit; libri i mësuesit; programet grafike në Lidhja me fushat e tjera: Shkencë; Inxhinieri;
internet ose makinë grafike. Topografi; Teknologji.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Diskutim
Lexojnë hyrjen e kapitullit 3 “Trigonometria” dhe të diskutojnë nën kontekstin: Për çfarë na shërben matematika.
Diskutohet me nxënësit rreth zbatimeve të shumta të trigonometrisë në jetën reale. Vizatojne një trekëndësh
kënddrejtë si në figurë dhe nxënësit të shkruajnë barazimet për teoremën e Pitagorës dhe funksionet trigonometrike të
këndit α. Nxënësit punojnë në dyshe dhe pasi përfundojnë disa prej tyre i shkruajnë barazimet në tabelë.
Nëse në barazimin e Pitagorës pjesëtoni anë për anë me c2, cilin identitet përftojmë?
- Cilat janë identitetet trigonometrike që njihni?
- Si i gjejmë funksionet trigonometrike të një këndi nëse njohim njërin prej tyre?

Diskutim i situates Jepet ku është kënd i ngushtë. Gjeni dhe . Diskutojnë rreth mënyrave të
zgjidhjes dhe më pas paraqiten ato në tabelë.
Ndërtimi i njohurive: Te nxenit ne bashkepunim
Punohet shembulli 2 në faqen 71.
- Ç’kuptoni me rreth trigonometrik?
- Sa janë koordinatat e një pike në rrethin trigonometrik? Si i gjejmë ato?
Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë një rreth trigonometrik dhe të marrin në të një pikë P. Bashkoni P me O dhe
projektoni P në Ox. Në trekëndëshin kënddrejtë që formohet shënoni këndin që formon OP me boshtin OX me dhe
shprehni sin dhe cos . Çfarë vini re? Pra P(sin ; cos ).
Ndertohen grafikët e funksioneve , duke njehsuar vlerat e x dhe y për çdo vlerë të .
Me ndihmën e grafikut të theksohet periodiciteti i tyre. Kërkohet të gjejnë pika simetrike në grafik dhe nëpërmjet tyre
theksohet se fakti që . Pra, mjafton të njohim tabelën e vlerave të funksioneve trigonometrike të
këndeve të kuadrantit të parë dhe i gjejmë ato për të gjitha këndet e tjera.
Pas kësaj veprimtarie, u kërkohet grupeve të ndërtojnë kënde të ndryshme dhe të tregojnë se në cilin kuadrant bien
dhe çfarë shenje kanë. Punohen disa shembuj të tillë. Më pas, grupet e nxënësve punojnë ushtrimet 1, 2, 5, 7 në fq 73.
Përforcimi i të nxënit:
Nxënësit të ndarë në grupe duhet të zgjidhin ushtrimet 1/a; d – 2/a; c; e – 7/b; d
Pasi e përfundojnë zgjidhjen, përfaqësues të grupeve prezantojnë atë në tabelë. Nxënësit e grupeve të tjera bëjnë
pyetje dhe komente rreth prezantimit të zgjidhjes së ekuacionit.
- A mund të jenë njëkohësisht zero dhe sinx dhe cosx? Pse? Argumentoni mendimin tuaj.
- Si do ta zgjidhnit ekuacionin sinx = 2 cosx?
- Në cilin ekuacion shndërrohet ai?
- Cilat janë zgjidhjet?
- Sa zgjidhje ka një ekuacion trigonometrik? Pse?
Pra, theksohet se një ekuacion trigonometrik mund të ketë një pafundësi zgjidhjesh, per shkak te periodicitetit.
Vlerësimi: Vleresohen nxenesit per njehsimin e vlerave te sin, kosinus, tangjent, per ndertimin dhe interpretimin e
grafikeve.
Detyra: Ushtrimet 4, 9, 11 faqe 75. Jepen udhezime

Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: V Klasa: XI


Tema mësimore: Grafikët me kuti dhe grafikët e dendurive të Situata e të nxënit:Të dhënat për gjatësitë e disa
grumbulluara. djemve.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyçe:grafik me kuti; grafik i dendurive;
-interpreton diagrame dhe grafikëpër të dhëna diskrete dhe të denduri e grumbulluar; mesorja; kuartili; kufiri i
dhëna të vazhduara; poshtëm; i sipërm.
-njehson karakteristika të pozicionit dhe të shpërndarjes;
-ndërton grafikë dendurish të grumbulluara duke u nisur nga
tabelat e dendurive.
Burimet: Teksti i nxënësit; fletë të milimetruar; Lidhja me fushat e tjera:Biologji; Kimi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive:Diskutim
Paraqitet grafiku i funksionit y=2x – 6.
Për të përcaktuar drejt lidhjen ndërmjet vlerave të x dhe të y, diskutohen
a) Çfarë paraqet pika me koordinata (3,0)? Po (0,3)?
b) Si do të njehsonim nga grafiku vlerën e x nëse y = 12?
c) Si do të njehsojmë nga grafiku vlerën e y nëse x=10?
shembullin 1. Cila kasë ka numrin më të madh të individëve? Po mëtë vogël?
 Cilat janë vlerate mesevetë kasave?
 Cila është vlera më e vogël e gjatësisë? Po më e madhja?
 Sa djem e kanë gjatësinë më të vogël se 160cm?
Ndërtimi i njohurive:
Duke marrë përgjigjet e pyetjeve të parashtruara në fazën e parë,kalojmë në ndërtimin e grafikut me të dhënat e
tabelës.Plotesohet tabele me denduritë e grumbulluara.Këto të dhëna nxënësit do t’i pasqyrojnë në një rrjet koordinativ,ku
në boshtin horizontal do të ketë vlerat e gjatësisë, dhe në boshtin vertikal numrin e nxënësve të studiuar.Paraprakisht
vendoset ndarja që do t’i bëhet boshteve. Nxënësit fillimisht hedhin në rrjet pikat qëlexohen në tabelën e përcaktuar, e më
pas i bashkojnë ato me vijë të lakuar. Dyshet e nxënësve krahasojnë grafikun e tyre me atë të paraqitur në tekst.
Ku do ta kërkonim në grafik mesoren e të dhënave? Po kuartilet?
 cila është vlera më e madhe (më e vogël) e gjatësisë?
Përmbledh mënyrën e njehsimit të mesores, kuartilit,kufirit të sipërm etj.Gjithashtu tregon mënyrën e ndërtimit të grafikut
me kuti: si përcaktohen brinjët e drejtkëndëshit(kutisë), çfarë kuptimi kanë vlerat e x dhe të y në brinjët e drejtkëndëshit.
Përforcimi i të nxënit:Pune ne grupe/diskutim
Në grupe me nga 4 vetë,nxënësit punojnë ushtrimet 3 dhe 6 faqe 69. Nxënësit fillimisht orientohen të plotësojnë tabelën e
dendurive të grumbulluara e më pas të pasqyrojnë të dhënat në grafik. Diskutojne me njeri-tjetrin per zgjidhjet dhe me pas
diskutohen ne tabele.
Vlerësimi: vlerësohen nxenesit per interpretimin e diagrameve dhe grafikëve për të dhëna diskrete dhe të dhëna të
vazhduara;-njehsimin e karakteristikave të pozicionit dhe të shpërndarjes;-ndërtimin e grafikëve te dendurive të
grumbulluara duke u nisur nga tabelat e dendurive.
Detyra: Ushtrimet 4 dhe 7 në faqen 69.

You might also like