Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

PROJEKT

TEMA:Tabela Periodike

LENDA:Kimi

KLASA:XII

PUNOI:Besjana Buziu
HISTORIA E SISTEMIT PERIODIK
Sistemi periodik i elementeve eshte tabela me te cilen renditen
elementet sipas numrit te tyre atomik “Z”.Perpjekjet e para per
kasifikimin e elementeve kimike jane bere ne fund te shekullit XVIII.
Ne vitin 1817,kimisti gjerman Dobrejner,ne baze te masave attomike
relative dha rregullin e triadave duke i vendosur nga 3 elemente ne nje
grup.
Ne vitin 1893 kimisti Anglez Njulens konstatoi se vetite fizike dhe
kimike te elementeve perseriteshin ne kuader te Oktaves te cdo element.
Fillimisht tabela periodike kishte shume hapesira boshe dhe kishte vend
per elementet qe do te zbuloheshin ne te ardhmen .
Kimist te shquar te cilet kontribuan gjithashtu ne tabelen periodike jane
Dimitrij Mendelev ne 1869 , kimisti gjerman Julius Lothar Meyer (1830-
1895).
Ne nder te kimistit rus sistemi periodic quhet ndryshe dhe tabela e
Mendelejevit.
Sipas Wanerbrok , elementet rradhiten ne sistem jo sipas masave
atomike por sipas madhesise se ngarkeses ne berthame.
NDERTIMI I SISTEMIT PERIODIK
Periodat nё sistemin periodik

Sistemi periodik ёshtё i ndёrtuar nga 7 rradhё horizontale qё quhen perioda. Numri i periodёs
tregon se :

a) sa nivele energjitike ndodhen nё atomin e njё elementi. (p.sh atomet e elementeve


qё ndodhen nё periodёn e dytё kanё 2 nivele energjitike)

b) atomet qё gjenden nё tё njёjtёn periodё kanё tё njёjtё numrin e niveleve energjitike (p.sh
Na. Mg,Al ndodhen nё peridёn e tretё dhe kanё tri niveleve energjitike).

Periodat ndahen nё perioda tё vogla (me pak elemente 2 dhe 8) dhe nё perioda tё mёdha ( me
mё shumё se 8 elemente,18 ose 32 elemente. Le tё shohim se cilat prej periodave janё tё vogla
dhe cilat tё mёdha. Duke arsyetuar nё bazё tё rradhёs sё mbushjes sё niveleve, nёnniveleve dhe
gjendjeve energjitike, del se:

Periodat e vogla
janё:
Perioda e parё ka dy elemente H dhe He.

Perioda e dytё ka 8 elemente, fillon me Li dhe mbaron me Ne.

Perioda e tretё ka 8 elemente, fillon me Na metal tipik alkalin dhe pёrfundon me njё gaz
tё plogёt Ar.
Periodat e mёdha janё:
Perioda e katёrt ka 18 elemente.

Perioda e pestё ka 18
elemente.

Perioda e gjashtё ka 32 elemente.

Perioda e shtatё ёshtё e paplotёsuar.Ajo ka afёrsisht 17 elemente

Çdo periodё ( pёrjashtim bёn perioda e parё) fillon me njё metal alkalin dhe mbaron me njё gaz
tё plogёt (tё rallё).

Grupet nё sistemin periodik

Pёrveç radhёve horizontale nё sistemin periodik kemi dhe kolonat vertikale gjithsej 18, tё cilat
shёnohen dhe me numra arabё nga 1-18. Kёto kolona formojnё 16 grupe. Grupet shёnohen me
gёrma A dhe B. Kemi 8 grupe A dhe 8 grupe B.

Numri i grupit i shoqёruar me gёrmёn A tregon:

- Numrin e elektroneve qё ndodhen nё nivelin e jashtёm

- Numrin e elektroneve valentore

Valencёn maksimale tё elementeve nё lidhje me oksigjenin me pak pёrjashtime, si oksigjeni , i


cili ka valencёn 2 dhe fluori (F) i cili ka valencёn 1.

Grupi IA- metale alkalinё

Grupi IIA – metale alkalino tokёsorё

Grupi VIIA- halogjenet

Grupi VIIIA- gazet e plogёt (e rrallë)

Numri i grupit i shoqёruar me gёrmёn B tregon:

- Numrin e elektroneve valentore

- Valencёn maksimale tё elementeve nё lidhje me oksigjenin me pёrjashtim tё grupit IB,


ku valenca maksimale e elementeve ёshtё III. Elementet e grupeve B kanё nё pёrgjithёsi
dy elektrone nё nivelin e jashtёm.Numri i elektroneve valentore nё kёto elemente
plotёsohet me elektrone tё nёnnivelit d.

Nё fund tё sistemit periodik vendosen dy rradhё horizontale me nga 14 elemente secila .Ato
pёrfaqёsojnё dy familje tё mёdha

Lantanidet (tё ngjashme me lantanin)

Aktinidet ( tё ngjashme me aktinin)

Blloqet e elementeve nё sistemin periodik

Elementёt e sistemit peridik ndodhen nё 4 blloqe

- Blloku i elementeve
s.

Kёto elemente plotёsojnё nёnnivelin s tё nivelit tё jashtёm nga 1-2e-. Kёtu hyjnё elementёt e
grupeve IA ─ IIA.

- Blloku i elementeve
p.

Kёto elemente plotёsojnё nёnnivelin p tё nivelit tё jashtёm nga 1-6e-. Kёtu hyjnё elementёt e
grupeve IIIA─ VIIIA

- Blloku i elementeve
d.

Kёto elemente plotёsojnё nёnnivelin d tё nivelit tё parafundit ( i dyti nga jashtё) nga 1-10e-.
Kёtu hyjnё elementёt e grupeve IB─VIIIB

- Blloku i elementeve
f.

Kёto elemente plotёsojnё nёnnivelin f (tё nivelit tё tretё duke u nisur nga jashtё) nga 1-14e-.
Kёtu hyjnё dy familjet e mёdha, lantanidet dhe aktinidet
Metalet dhe jometalet

Nё sistemin periodik elementet klasifikohen nё metalet, jometalet dhe gazet e plogёta. Ky lloj
klasifikimi bazohet nё vetitё fizike dhe kimike tё tyre.

Veçoritё e metaleve

Nё sistemin periodik metalet gjenden nё tё majtё tё vijёs zigzake, ku bёjnё pjesё elementёt e
grupeve IA, IIA, IIIA, IB-VIIIB dhe njё pjesё e elementeve p.

- Kanё pak elektrone nё nivelin e jashtёm 1- 3e-.

- I lёshojnё me lehtёsi elektronet e nivelit tё jashtёm dhe formojnё katione (jone me


ngarkesё pozitive).

- Metalet karakterizohen nga rreze tё mёdha, Jonet e tyre kanё rreze pak mё tё vogёl se atomet e
tyre nё gjendje themelore.

- Pёrcjellin rrymёn elektrike pёr shkak tё pranisё sё elektroneve tё lira.

- Kanё energji jonizimi me vlera tё ulta.

- Veprojnё me oksigjenin japin okside bazike , tё cilat nё kushte tё zakonshme janё nё gjendje
tё ngurtё.

Veçoritё e jometaleve

Nё sistemin periodik jometalet gjenden nё tё djathtё tё vijёs zigzake, deri tek grupi VIII A

- Kanё shumё elektrone nё nivelin e jashtёm 5- 7e-.


- Marrin elektrone pёr tё plotёsuar nivelin e jashtёm me 8e- dhe formojnё anione (jone me
ngarkesё negative).

- Jometalet karakterizohen nga rreze tё vogla, Jonet e tyre kanё rreze pak mё tё madhe se atomet
e tyre nё gjendje themelore.

- Nuk pёrcjellin as rrymёn elektrike, as nxehtёsinё, sepse nuk kanё elektroneve tё lira.

- Kanё energji jonizimi me vlera tё larta

- Veprojnё me oksigjenin japin okside acide, tё cilat


nё kushte tё zakonshme janё nё gjendje tё gaztё.

Rrezja atomike, ndryshimi i saj nё sistemin periodik

Elementёt e tё njёjtit grup kanё veti fizike dhe kimike


tё ngjashme, tё cilat mund tё pёrgjithёsohen dhe
tё pёrfaqёsojnё karakteristikat e grupit. Kёto veti themi se
janё tё ngjashme, por jo tё njёjta, sepse atomet e
elementeve qё gjenden nё tё njёjtin grup
ndryshojnё njeri nga tjetri nga numri i niveleve
energjitike. Nёse paraqesim atomet e elementeve me
forma sferike , mund tё kemi sfera me pёrmasa
tё ndryshme p.sh:

Vihet re , se duke kaluar nga nga Li tek Cs, vёllimi i atomit rritet pёr shkak tё rritjes sё numrit
tё niveleve energjitke. Vёllimi i atomit varet nga madhёsia e rrezes sё tij.

Largёsia nga bёrthama deri tek orbitali mё i jashtёm i njё atomi do tё quhet rreze atomike.

Nё sistemin periodik brenda njё periode, kur kalojmё nga e majta nё tё djathtё rrezja zvogёlohet.
Nё sistemin periodik brenda grupeve A, rrezja rritet duke kaluar nga lart- poshtё.
Nё grupet B rrezja rritet duke kaluar nga elementet e periodёs sё katёrt nё elementet e periodёs
sё pestё. Kur kalojmё nga elementet e periodёs sё pestё nё elementet e periodёs sё gjashtё, rrezja
pothuajse nuk ndryshon

Potenciali e jonizimit

Nё njё atom, çdo elektron tёrhiqet nga ngarkesa pozitive tё bёrthamёs me anё tё forcave
tё tёrheqjes elektrostatike. Nё rast se nga atomi i njё elementi duam tё largojmё njё ose disa
elektrone (pёr ta kthyer nё kation) ёshtё e nevojshme tё mposhtim forcat e tёrheqjes bёrthamё-
elektron. Nё kёtё rast, atomit i nevojitet njё sasi energjie e barabartё me sasinё e energjisё me
tё cilёn bёrthama tёrheq elektronin.

Sasia e energjisё, e cila i nevojitet atomit pёr shkёputjen e elektronit qё ndodhet


nё orbitalin mё tё jashtёm tё tij, quhet energji e jonizimit dhe shkruhet me gёrmёn I.

Nё rast se nga atomi i njё elementi duhet tё largohen dy ose mё shumё elektrone, energjia e
jonizimit ёshtё e barabartё me shumёn e energjive qё i jepen atomit pёr tё larguar me
rradhё elektronet. Sa mё larg tё jetё elektroni nga bёrthama, aq mё e vogёl ёshtё sasia e
energjisё qё i jepet atomit pёr shkёputjen e tij. Vlera e energjisё sё jonizimit ёshtё e lidhur me
madhёsinё e rrezes.

Sa mё e vogёl tё jetё rrezja e atomit, aq mё e madhe ёshtё vlera e potencialit tё jonizimit dhe
anasjelltas, sa mё e madhe tё jetё rrezja e atomit, aq mё e vogёl ёshtё vlera e potencialit
tё jonizimit. Metalet kanё vlera tё ulta tё potencialit tё jonizimit, sepse karakterizohen nga rreze
tё mёdha dhe numёr tё vogёl elektronesh nё shtresёn e jashtme. Jometalet kanё vlera tё larta
tё potencialit tё jonizimit, sepse karakterizohen nga rreze tё vogla dhe numёr tё madh
elektronesh nё shtresёn e jashtme.

Nё pёrgjithёsi shkruajmё: A – ne-→An+ kation ( A simboli i atomit)

Metalet japin elektrone, pёr vete oksidohen, ndёrsa pёr elementёt e tjerё sillen si reduktues.

Si ndryshon vlera e potencialit tё jonizimit, nё perioda dhe nё grupe, nё sistemin


periodik?

Duke kaluar brenda njё periode, nga e majta nё tё djathtё, rrezja atomike zvogёlohet, vlera e
energjisё sё jonizimit rritet.

Ndёrsa nё grupe, duke kaluar nga lartё -poshtё, rrezja atomike rritet, vlera e
energjisё sё jonizimit zvogёlohet.

Elektronegativiteti

Pёr tё pёrcaktuar karakterin e elementit, d.m.th., aftёsinё e tij pёr tё marrё ose pёr
tё dhёnё elektrone, pёr tё tёrhequr ose shtytur çifte elektronike, na vjen nё ndihmё koncepti i
elektronegativitetit.
Elektronegativiteti i njё elementi, nё njё pёrbёrje kimike, pёrcaktohet si prirja qё ka atomi i tij
pёr tё tёrhequr elektronet e lidhjes.

Nё molekulёn e klorurit tё hidrogjenit HCl, tё dyja atomet lidhen midis tyre me anёn e njё çifti
elektronik, i cili ёshtё i pёrbashkёt. Ky çift tёrhiqet mё shumё nga klori sesa nga hidrogjeni.
Hidrogjeni ёshtё element elektropozitiv, kurse klori ёshtё element elektronegativ.

Elektronegativiteti i njё elementi njehsohet duke mbledhur vlerёn e potencialit tё jonizimit me


atё tё energjisё sё afёrisё pёr elektronin. EN = I +A.

Elektronegativiteti ёshtё nё pёrpjestim tё zhdrejtё me rrezen,

Nё sistemin periodik kur kalojmё nё periodё nga majta nё tё djathtё rrezja zvogёlohet, vlera e
EN rritet. Nё grupe duke kaluar nga lart-poshtё rrezja rritet, vlera e EN zvogёlohet.

Metalet kanё vlerё tё ulёt tё EN, kurse jometalet kanё vlerё tё lartё tё EN.

Vlera e EN mund tё jetё 0 < EN < 4. Nё sistemin periodik fluori (F) ёshtё elementi
mё elektronegatv, ndёrsa franciumi (Fr) ёshtё elementi mё elektropozitiv

You might also like