Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Karakteristika te veprës së Euripidit:

tipat e heronjve tragjikë


Heronjtë e Euripidit, të ndikuar nga filozofia e re dhe, sidomos nga sofizmi, u
shkëputën nga morali tradicional i shoqërisë athinase, që i kërkonte individit t’ia
nënshtronte interesat e veta kolektivitetit ose fisit. Ata u bënë mishërues të një
morali më njerëzor, duke afirmuar fuqimisht të drejtën e individit përballë të
drejtës së fisit e të kolektivitetit. Fryma e fatalitetit, që sundoi heronjtë e
tragjedisë antike, tek Euripidi mori një formë tjetër, atë të “mallkimit shoqëror”.

Koncepti moral i së drejtës

Koncepti moral i së drejtës


E veçanta e teatrit tragjik të Euripidit është se, pavarësisht nga kanuni i lashtë, që
zgjidhjen e përmbledh në shprehjen “Po vrave, do të vritesh”, tragjedia mbetet e hapur.
E drejta mbetet pezull, si te filozofët sofistë: të gjithë kanë të drejtë e njëkohësisht
askush nuk ka të drejtë. Heroi gjendet kësisoj i mbyllur brenda një rrethi vicioz, të
drejtës së vet e të drejtës së të tjerëve, çka e bën thellësisht tragjik.

Konflikti tragjik

Konflikti tragjik
Meritë e shquar e Euripidit është se konfliktin në tragjeditë e tij e lidh më
tepër me natyrën njerëzore, sesa me parimet abstrakte të moralit, të
drejtës, detyrës apo ligjit.

Krahasim midis Eskilit dhe Euripidit:

Eskili Euripidi
- “Babai i tragjedisë”; - afroi teatrin me jetën;
- ideale të larta të heroizmit, drejtësisë, lirisë; - heronj kontradiktorë, me ulje-ngritje; shikuesi
- heronj dinjitozë e të papërulur; identifikohet me ta;
- i shtoi tragjedisë edhe një aktor të dytë; - konfliktin tragjik e lidh me natyrën njerëzore,
- veprimi dramatik është i thjeshtë; gjallëron dialogun;
- roli i pakontestueshëm i hyjnive. - tipat e heronjve tragjikë u bënë mishërues të një
morali më njerëzor;
- zgjidhja vinte nga lart (Deus ex machina);
- ul rolin e hyjnive.
Medea

Emri i Medeas lidhet me ciklin mitologjik të Argonautëve, megjithëse, pa


famën që i dha Euripidi në tragjedinë e tij, ajo do të mbetej një heroinë gjysmë
anonime e mitologjisë.

Cikli i Argonautëve
Cikli i Argonautëve ka në qendër figurën e Jasonit, i cili në krye të pesëdhjetë prijësve, u
nis në kërkim të bashkës së artë të dashit magjik, që ndodhej në një vend të largët
barbar, në Kolkidë.

Fillesa e tragjedisë “Medea”

... nga frika se mos Medea i kurdis ndonjë kurth për shpagim, Jasoni e urdhëron
atë të zhduket sa më parë nga Korinti, bashkë me dy fëmijët. Këtu nis tragjedia e
Euripidit.

Konflikti shpirtëror

E braktisur, Medea vuan jo vetëm si bashkëshorte e përçmuar, por mendon në


radhë të parë për rolin e saj si nënë...
Nga ana tjetër, një ndjenjë e fortë xhelozie e shtyn që ta shohë këtë zgjidhje si “një
punë vërtet të tmerrshme, po të domosdoshme”...
Vetëdija e dobësisë femërore ia shton edhe më tepër inatin. Mendon se burrat i
japin të drejtë vetes të veprojnë si t’u vijë për mbarë...

Mesazhi
Me tragjedinë “Medea” Euripidi shpreh një bindje të re për epokën, që lidhet me
forcimin e familjes monogame, nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve
bashkëshortore mbi bazën e besnikërisë së dyanshme.
-
Vendi dhe koha Në Korint
Personazhet Medea, Jasoni, Kreonti..
Konflikti kryesor Konflikti i jashtëm - mes Medeas dhe Jasonit.
Konflikti i brendshëm -Në ndërgjegjen e Medeas.
Ngjarjet kryesore Hyrja: Jasoni është duke u përgatitur të martohet me Kreuzën, princeshën
e Korintit
Pika e lidhjes : Mbreti Kreont ka vendosur ta dëbojë nga tokat e Korintit
të huajën nga Kolkida dhe fëmijët e saj.
Zhvillimi:
Medea vajton fatin e saj se familja po i shkon drejt shkatërrimit.
Mendesha përpiqet t’i kthejë mendjen Medeas të mos vetëvritet.
Mbreti Kreont, e urdhëron Medean të largohet menjëherë nga vendi, së
bashku me fëmijët e Jasonit, por Medea, arrin të fitojë edhe një ditë kohë,
për të vënë në jetë planin e saj hakmarrës.
Jasoni vjen të takojë Medean . Të dy ish-bashkëshortët shkëmbejnë akuza
kundrejt njëri-tjetrit.
Medea merr premtimin e mikpritjes nga Egjeu (mbreti i Athinës), më pas
ajo i zbulon korit planet e saj vrastare.
Medea shtiret sikur bie në ujdi me Jasonin. Nëpërmjet fëmijëve ajo i çon
dhurata (një fustan të hollë dhe një kurorë të artë) nuses së re të Jasonit në
shenjë paqeje e urimi.
Një lajmëtar tregon për vdekjen e Kreuzës dhe të Kreontit, por kjo vdekje
nuk bën të lumtur asnjë.
Pika kulmore Medea vret fëmijët. Vrasja makabre nuk jepet drejtpërdrejtë nga Euripidi,
por nënkuptohet. Ajo raportohet përmes fjalëve të korit.
Ngjarjet Korifeja i rrëfen Jasonit veprimet e tmerrshme të Medeas. Jasoni qan plot
përfundimtare e dhimbje dhe s’gjen ngushëllim për vdekjen e djemve, kurse Medea
largohet duke fluturuar drejt Athinës e hipur në një qerre me dragonj me
flakë.
Tema Familjare
Tema e hakmarrjes
Mesazhe Vepra përcjell mesazhin se martesa është si një institucion: kur ajo nuk
funksionon, siç duhet, kthehet në një sëmundje për shoqërinë. Baza e një
shoqërie të shëndetshme është një familje e shëndetshme.
Mesazhi i familjes monogame.
Emancipimi i shoqërisë dhe roli forcimi i pozitës së gruas.

You might also like