Download as odp, pdf, or txt
Download as odp, pdf, or txt
You are on page 1of 10

Projekt

Tema:Emancipimi i gruas Shqipetare


Lenda:Histori
Ese:”Mekati shekullor”
• Femra shqiptare gati është shuar pa lënë ndonjë gjurmë në histori. Historisë kulturore shqiptare thellësisht
të dominuar nga burrat i mungon një gjysmë. Historia e femrws shqiptare nuk u shkrua, ajo gati nuk
ekzistonte si subjekt, historitë e saj mbetën të parrëfyera, vuajtja e saj e pashlyer. Sigurisht gjen aty
episode të romantizuara apo heroina novelash e romanesh, të formësuara sipas midesë së krijuesit, njolla
e bardhë në histori mbetet, humbja nuk rikuperohet më. Padrejtësi, mëkat historik. Zëri i saj nuk u mbeti
në kujtesën e historisë, u injorua, thjesht, se nuk ishte zë burri. Ajo ishte më e mira, vetëm kur
sakrifikohej e heshtur. Gruas i shkon buzëqeshja e butë, jo ngritja e zërit dhe revolta. Më saktë ky është
krimi më i madh që kreu patriarkalizmi shqiptar në shekuj. Femra është viktima e tij e gdhendur në
kujtesën e prapambetjesAi ia mbylli gojën, i vuri brezin e virgjinitetit, ia hoqi të drejtën e vetëvendosjes, ia
preu rrugët e zhvillimit, duke e privuar me shekuj nga arsimimi e dija, duke e kthyer në makinë lindjeje.
Për një kohë të gjatë ajo mbeti vetëm një figurante e pazëshme e historisë, që nuk e vendoste vetë rolin e
saj. Ajo kishte thjesht mision riprodhimi, të lindte, më së miri sa më shumë djem, të ishte një amvisë e
përkushtuar. Edhe burrneshë, duhej të ishte, që nënkuptonte ruajtjen e nderit e forcën e vënë në shërbim
të burrit. E devotshme, një grua që sakrifikohej për familjen, besnikja pa kushte e burrit. Si vajzë e re ishin
pafajësia e dlirësia valutat më të rëndësishme, në pritje të burrit, të cilit duhej t’ia dhuronte thesaret. Si
muzë qoftë për poetin apo për bariun e dashuruar i kushtoheshin vargje, që ngrinin në qiell bukurinë e saj.
Vazhdimi eses…
Sot femra është e kudogjendur në jetën publike, gratë
janë ngjitur në poste të rëndësishme politike, kanë zënë
studio televizive, por kjo nuk do të thotë se emancipimi i
shoqërisë në Shqipëri e Kosovë është jetësuar. Shoqëria
shqiptare është ende thellësisht maskiliste, mjafton që
femra të kundërshtojë me vendosmëri për një kauzë apo
për një çështje private, që të kuptojë shumë shpejt, si
qëndron puna me marrëdhënien gjinore. Vetëm fasada
është zbukuruar.
Femrat ngrenë krye tek-tuk, por për një histori ato janë
shumë pak, Janë pishtarë të vetmuar. Pa vazhdë
frymëzimi për ndryshime në jetën e qindra vajzave e
nënave të zakonshme shqiptare ndër vite.
Thenie per emancipimin e femres✊🏻
1. Feminist është kushdo që pranon barazinë dhe humanizmin e plotë
të grave dhe burrave." ―Gloria Steinem
2. "Unë nuk jam e lirë përderisa ka gra që nuk janë të lira, edhe nëse
prangat e saj janë shumë të ndryshme nga të miat." —Audre
Lorde
3. Gratë nuk do të fshihen më. Ne nuk do të vazhdojmë të mbetemi
figura të fshehura. Ne kemi emra..
4. Gratë janë arkitektet e vërteta të shoqërisë."—Harriet Beecher Stowe
5. Feminizmi është në të mirë të të gjithëve" ―Bell Hooks

You might also like