Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Dita e Tokes

Dita e sotme,e njohur edhe si “Dita Ndërkombëtare e Tokës”, shënon një ditë
botërore përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, në celebrim të mbështetjes
dhe mbrojtjes së natyrës dhe jetës në planetin tonë. Kjo ditë ofron një
mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë globale për sfidat e
mirëqenies së planetit dhe të gjithë jetës që ai mbështet, si dhe nënvizon
përgjegjësitë kolektive të gjithësecilit prej nesh, të parashikuara edhe në
“Deklaratën e Rio-s 1992”, për promovimin e harmonisë me natyrën dhe
Tokën dhe për arritjen e një ekuilibri të drejtë midis nevojave ekonomike,
sociale dhe mjedisore të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm të
njerëzimit.Toka, padyshim është planeti i cili vetëm ka dhënë përnjerëzimin,
ndaj “Dita Ndërkombëtare e Tokës”, është një prej 365 ditëve të vitit në të
cilën çdo banor i këtij planeti ka mëshumë se një arsye për t’u ndalur dhe
konsideruar ndikimin që ka gjurma e tij e karbonit në komunitetin ku jeton
dhe në botë në tërësi.

Viti 2021, markon edhe 51 vjetorin e eventeve të përvitshme dedikuar kësaj


dite. Subjekti në thelb të eventeve të këtij viti është “Të Rikthejmë Tokën
Tonë”.

Rimëkëmbja nga pandemia COVID-19, ofron një mundësi për të rivendosur


botën në një rrugë më të pastër, të gjelbër, e më të qëndrueshme dhe teksa
planeti ynë përjeton një tjetër vit të vështirë krize për shkak të pandemisë,
fokusi i Ditës së Tokës së këtij viti, nuk mund të ishte më në analogji me
aktualitetin.“Të Rikthejmë Tokën Tonë”, një iniciativë që synon rikthimin e
ekosistemeve globale përmes mjeteve natyrore, teknologjisë së gjelbër dhe
inovacionit. Çelësi për arritjen e këtij synimi për ruajtjen dhe restaurimin e
habitateve, kërkohet tek politikat respektive.

You might also like