Financiare: Disiplina

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 44

(MINI GUIDA PER MENAHXIMIN EFIKAS TE PARAVE)

DISIPLINA

FINANCIARE
SI TË JEMI MË TË DISIPLINUAR ME PARATË

FATMA VAKA
Përshkrim:

Në këtë e-book, janë të


përfshira metoda të ndryshme për
menaxhimin efikas të parave, si të kemi një
disiplinë financiare dhe jo vetëm…

Ju sugjeroj të fusni në praktikë këto që do


të mësoni dhe jo vetëm ti lexoni.

Këtu keni një mini guidë shumë të


vlefshme që cdokush duhet ta lexojë dhe
jam e lumtur për ty që ke fatin ta lexosh
këtë material të përgatitur me shumë
dedikim dhe dashuri nga unë, Fatma Vaka
e njofur si trajnere vetë-disipline.

Mos të humbasim më tepër kohë…koha


për veprim!

Lexim të këndshëm!

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


KUJDES

Ky material është i ndaluar të përdoret ,


kopjohet, shpërndahet pa lejen me shkrim
të Fatma Vaka.

Nëse ju nevojitet më tepër informacion, me


poshtë mund të kontaktoni me autoren e
ketij e-book :

@fatmavaka

fatmavaka1994@hotmail.com

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


Hyrje
01
ÇFARË JANË FINANCAT?
Financa është një term shumë i gjerë që mbulon
gjithcka që lidhet me paratë , të tilla si banka,
investime,kreditë ,borxhet,dhe shumë më tepër.

ÇFARË ËSHTË DISIPLINA ?


Disiplina ka disa kuptime, por ajo që unë trajtoj, dhe
praktikoj, si përkufizimi më i duhur i disiplinës, lidhet
vetëdijësimin, ndërgjegjësimin, dhe me përvetësimin e
njohurive dhe aftësive të ndryshme.

Disiplina eshte aftësia për të qëndruar në rrugën e


drejtë , për të ndjekur një serë rregullash që ne i
vendosim vetes paraprakisht ,( në përputhje me vlerat,
detyrat, nevojat ,objektivat) duke patur një nivel të fortë
qëndrueshmërie, për ti rezistuar kënaqësive/tundimeve
momentale dhe për ti shërbyer qëllimeve, nevojave,
objekivave tona afatgjata.

(Kënaqësitë/tundimet momentale sjellin dhimbje


afatgjata, ndërsa rezistenca ndaj ketyre tundimeve
momentale, do na shërbeje për arritjen e rezultatit
final).

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


02
ÇËSHTË DISIPLINA FINANCIARE?
Është thjeshtë përvetësimi dhe integrimi i njohurive në
lidhje me paratë, pastaj zhvillimi i një sërë rregullash që
duhen ndjekur për t'ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja
financiare .

Devijimi nga këto rregulla mund të rezultojë në një lloj


''ndëshkimi'' ose rezultati negativ.

Disiplinë financiare do të thotë të jesh në gjendje të


kujdesesh në menaxhimin e parave, të arrish qëllimet
financiare (në afate të ndryshme ,qoftë afatgjata,
afatmesme, apo afatshkurtra).

Disiplina juaj financiare fillon me buxhetin tuaj!

Nëse kemi disiplinë ,mund të arrihen kursime,si dhe


objektiva të tjerë financiare.

Pse është e rëndësishme disiplina financiare?

Vlera e të qënit i disiplinuar financiarisht është e


pamatshme.

Kur jeni të disiplinuar me paratë tuaja, mund të bëni çfarë të


doni me to.
Në vend që paratë tuaja t'ju kontrollojnë, ju i kontrolloni ato.

Ju përdorni paratë si një mjet për të arritur qëllimet tuaja


qofshin personale apo profesionale.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


03

A E GJEN VETEN KËTU?

Sa herë ju ka ndodhur të vijë fundi i muajit dhe


ke mbetur pa asnjë lek në xhep?
Apo mbase, mezi keni shkuar edhe në mes të
muajit? Por mund të jetë dhe rasti ku ju mund
të keni mjaftueshëm para por nuk dini pse nuk
jeni në gjendje të kurseni apo të investoni ato.
Sidoqoftë, të gjithë kemi nevojë të jemi të
kujdesshëm dhe të disiplinuar me paratë tona.

Ky mini udhëzues ju ndihmon të merrni në


duar kontrollin e jetës suaj financiare.
Për të mbështetur vendimet për paratë që merrni
çdo ditë.
''Disiplina Financiare'' ofron këshilla dhe
udhëzime sesi të jeni më të disiplinuar në
aspektin financiar(nuk ju mëson me detaje si dhe
ku të ivestoni paratë tuaja por jep udhëzime dhe
ide shumë të vlefshme).

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


04

A JE GATI?
Merrni përgjegjësinë për paratë tuaja dhe zhvilloni një
disiplinë të fortë financiare!

Dëshironi të dini se cili është sekreti për të qenë më të


mirë me paratë tuaja?
Në vetëm disa hapa të thjeshtë, ju mund të merrni
kontrollin e parave tuaja, në vend që të ndiheni sikur ato
ju kontrollojnë juve !
Pavarësisht nëse keni pak para ose shumë, ky mini
udhëzues do t'ju ndihmojë:

edukoni femijët tuaj

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


05

Hapat për të marrë kontrollin e


parave tuaja!

HAPI 1
Ndiqni shpenzimet tuaja të përditshme.

A e ke pyetur ndonjëherë veten se ku po shkojnë paratë e mia


çdo ditë?
Ju mund të mendoni se vetëm shpenzimet e larta janë ato që
ju fusin në “konflikt” me paratë.

Por shpesh janë gjërat e vogla të përditshme ato që


përfundojnë duke u bërë më shumë kohë pas kohe.

Atëherë ndalu pak tani, dhe pyete veten:


Ku shkojnë paratë e mia çdo ditë?

Është e lehtë të harrosh se ku i shpenzove 500 lekë( 5€) këtu,


1000lekë( 10€) atje, por thjeshtë në një moment mendojmë se
kujtojhemi për cdo gjë por në fakt pas disa ditësh ti ke harruar
më tepër se 80% te shpenzimeve të vogla që ke bërë.

Ndaj është e nevojshme të bëni një listë shpenzimesh , pa


marrë parasysh nëse janë shifra të vogla apo jo, dhe qofshin
ato shpenzimet ditore/javore/mujore/vjetore.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


06

HAPI 1 ( VAZHDON…)

Mënyra më e mirë për të zbuluar se ku po shkojnë


paratë tuaja është të bëni këtë ditar shpenzimesh.
Nisni të shënoni gjithçka që shpenzoni gjatë ditës,
javës, muajit dhe vitit.

Kjo do të marrë ty vetëm disa minuta në ditë.


Ju mund ta bëni këtë për veten( pra shpenzimet tuaja )
ose shpenzimet e të gjithë familjes ( në bashkëpunim
me familjaret).

Pra merr nje stilolaps , nje fletore/bllok, dhe nis e


shkruaj çdo shpenzim që bën gjatë ditës tënde.

Ështe e pabesueshme kur kuptoni se ku ikin ato para


por kështu të paktën do jeni më të vetëdijshëm për çdo
monedhë/ cent tuajin se ku përfundojnë ato ditë pas
dite pa e kutpuar. Kjo mund të duket e pallogjikshme në
fillim por me kalimin e kohës do mësosh të jesh më i
kujdesshëm me paratë duke pasur një disipline të fortë
financiare.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


07

NJIHUNI ME ZAKONET TUAJA:

Ndjekja e shpenzimeve tuaja është një kontroll


realiteti.

Nuk është për të gjykuar veten, por për të njohur


veten më mirë.Pra mos u mundoni të kritikoni
veten për shpenzimet tuaja, sepse tek e fundit
paratë për këtë qëllim janë krijuar, por jemi në
procesin e njohjes së vetes në mardhëniet
financiare.

Duke parë nga afër zakonet tuaja të përditshme


të parave, do të jeni në gjendje të bëni zgjedhje
realiste se ku dëshironi të shkojnë paratë tuaja
dhe jo më ti shpenzoni ato pa kriter, pa plan, pa
arsye dhe pa një qëllim të parapërcakutar.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


08

NDIQNI SHPENZIMET TUAJA:


Kuptoni zakonet tuaja të përditshme të shpenzimeve.

Ju nevojiten vetëm 5 minuta në ditë:

Vendosni se sa kohë do të gjurmoni


shpenzimet tuaja:
vendos për sa
kohë do të • një javë (minimumi)
• dy javë (nëse paguheni çdo dy javë)
gjurmosh • katër javë (nëse paguheni çdo muaj).
Gjëja kryesore është ta bëni atë çdo
ditë.

Merni një bllok Shkarkoni një aplikacion ose merrni një


bllok shënimesh të vogël për ta
shënimesh/ app përdorur si ditarin tuaj të shpenzimeve.
Merre me vete kudo që të shkosh.

Regjistroni gjithçka që shpenzoni. Bëjeni


këtë menjëherë.
Rregjistroni atë Mbani faturat nëse blini disa gjëra në të
që shpenzoni njëjtën kohë. Mos u mundoni të ndryshoni
zakonet tuaja të shpenzimeve. Vetëm vini
re se ku shkojnë paratë tuaja si fillim

Në fund të periudhës së gjurmimit, shtoni


Shto të gjitha gjithçka që keni shpenzuar. Tani ju keni një
shpenzimet pamje të mirë të shpenzimeve tuaja
aktuale të përditshme.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


09

SHEMBULL I DITARIT TË SHPENZIMEVE


Ndjekja e shpenzimeve tuaja sic e thashë dhe me pare
nuk është asgjë tjetër vecse është një kontroll i realitetit
tuaj financiar.

Pra duke shënuar me përpikmëri çdo shpenzim që ju bëni


për të paktën në një afat kohor 7 ditë ( idealja është 1
muaj) pasi në këtë mënyrë do të keni një pasqyrë më të
qartë të daljeve tuaja mujore.

kalendari javor i shpenzimeve

Të njëjtën gjë mund të bëni dhe për javët e tjera ( nëse


dëshironi të bëni një monitorim më të gjatë dhe të saktë).

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


10

HAPI 2

Krahasoni paratë në hyrje dhe dalje

Ku shkojnë paratë e mia nga muaji në muaj?


Tani e dini se ku shkojnë paratë tuaja çdo ditë, hapi tjetër është
të shikoni se ku shkojnë paratë tuaja nga muaji në muaj.

Sa para po vijnë? Sa para po dalin?( Të gjitha hyrje-daljet).


Mendoni se ku shkojnë paratë tuaja çdo muaj:

• gjërat bazë javore si ushqimi, sende të ndryshme, transporti


etj..
• fatura të rregullta si qera ose hipotekë, energji elektrike,
telefon, sigurime etj..
• shpenzime më pak të shpeshta si veshje, pushime, shërbime
makine, shpenzimet mjekësore etj.

Bëni një buxhet:

Mënyra më e mirë për të marrë kontrollin e financave të familjes


suaj është të bëni një buxhet.
Ky është një mjet i thjeshtë që ju ndihmon të kuptoni paratë që
hyjnë dhe dalin nga familja juaj.Kjo mënyrë do ju bëjë të
kuptoni nëse po shpenzoni më shumë ose më pak se sa mund të
përballoni.
Më pas mund të ndërmerrni veprime për të gjetur ekuilibrin e
duhur midis shpenzimeve dhe kursimeve.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


11

Kuptoni paratë që hyjnë dhe dalin


nga familja juaj

Mblidhni detaje të të ardhurave tuaja:

Sa para po vijnë?
Kontrolloni të gjitha fletëpagesat(pra te gjitha paratë që hyjnë
në llogarinë tuaj, nga të gjitha burimet)

Shënim:
Nëse të ardhurat tuaja janë të ndryshueshme, bëni një vlerësim
bazuar në fitimet e vitit të kaluar.

Mblidhni detaje të shpenzimeve tuaja:

Sa para po dalin?
Në këtë moment është koha të kontrolloni ditarin e shpenzimeve
që folëm më herët dhe në këtë mënyrë e keni më të lehtë të
gjithë këtë monitorim( pra çdo para që del nga familja juaj).

Vendosni të ardhurat dhe shpenzimet tuaja në një planifikues


buxheti :

Cila është situata ime aktuale?


Vendosni të ardhurat dhe shpenzimet tuaja në planifikuesin e
buxhetit, ( mund të jetë manuale dhe ju të bëni vetë të gjithë
procedurën, ose të përdorni një aplikacion që ta bëjë këtë për
ju).

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


12
Planifikues buxheti (manual)

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


13

Planifikuesi buxhetor ( aplikacion)

Pse na duhet një planifikues buxheti?

1. Lejon përdoruesit të krijojnë buxhete dhe të


ndjekin shpenzimet e tyre.
2. Ofron një sërë raportesh që tregojnë se sa para
kanë kursyer ose shpenzuar përdoruesit me
kalimin e kohës.
3. Lejon përdoruesit të vendosin kufij buxheti dhe
të marrin sinjalizime kur janë afër kufirit të tyre.
4. Ofron këshilla se si të kurseni para dhe të
përmirësoni zakonet e shpenzimeve.
5. Lejon përdoruesit të lidhen me të tjerët që
përdorin të njëjtin softuer buxhetor

shënim:
( Këto duhet ti studioni ju, dhe të shikoni se kush
aplikacion. është me praktik dhe me i thjeshtë për
ju).

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


14
KRAHASONI TË ARDHURAT DHE
SHPENZIMET TUAJA

Pasi të keni bërë buxhetin tuaj, është koha për të


krahasuar të ardhurat dhe shpenzimet tuaja.

Të ardhurat tuaja janë më të larta apo më të ulëta se


shpenzimet tuaja? Domethënë, a jetoni brenda
mundësive tuaja apo po shpenzoni më shumë se sa
mund të përballoni?

Rasti 1:

Unë shpenzoj më pak se të ardhurat e mia.

Kjo është e mrekullueshme, tani ju e dini se sa para


duhet të vendosni për qëllimet tuaja dhe zgjedhjet e
stilit të jetesës.

Hapi juaj i ardhshëm është të rregulloni mirë


ekuilibrin midis shpenzimeve dhe kursimeve tuaja.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


KRAHASONI TË ARDHURAT DHE 15
SHPENZIMET TUAJA

Rasti 2:

Unë shpenzoj më shumë se të ardhurat e mia

Ky nuk është fundi i botës, por ju duhet të merrni


masa për ta rregulluar këtë.

Vazhdoni të shpenzoni më shumë se sa mund të


përballoni çdo muaj dhe rrezikoni të shkoni në
borxh ( dicka e lehtë për t'u futur, më e vështirë për
të dalë)!

Hapi juaj i ardhshëm është të reduktoni


shpenzimet tuaja në një nivel të përballueshëm.
Shih hapin 3 (ne vijim) për udhëzime për këtë.

Kur ta keni rregulluar këtë, do të jeni në gjendje të


vazhdoni me planifikimin për qëllimet tuaja të
ardhshme.

Këshillë e zgjuar:
Merrni ndihmë për zgjidhjen e borxheve
Nëse borxhet tuaja po dalin jashtë kontrollit ose jeni
duke keqmenaxhuar paratë tuaja , atëherë një
këshilltar financiar mund t'ju ndihmojë të merrni një
pasqyrë të qartë të situatës suaj, të kuptoni opsionet
tuaja dhe të hartoni një buxhet.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


HAPI 3 16
Jepni përparësi ku dëshironi të shkojnë paratë tuaja

Si t'i bëj paratë e mia të shkojnë atje ku ka më shumë


rëndësi?

Hapi tjetër është të pastroni buxhetin tuaj dhe t'i


drejtoni paratë tuaja atje ku ka më shumë rëndësi.

Kjo do t'ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin e duhur midis


shpenzimeve dhe kursimeve.

Si funksionon një buxhet në praktikë?

Mund të duket e cuditshme , por përdorimi i “kovave”


është një mënyrë e mirë për të vendosur prioritetet
tuaja të parave.

Imagjinoni që keni një kovë të madhe të mbushur me


ujë. Kjo përfaqëson të gjitha paratë tuaja që vijnë - të
ardhurat totale që keni futur në planifikuesin e
buxhetit.

Pastaj keni tre kova më të vogla bosh për t'ju ndihmuar


të përcaktoni se ku dëshironi të shkojnë paratë tuaja.

Sigurisht që nuk mund të derdhni më shumë ujë sesa


keni. Pra, me sasinë në dispozicion, ju vendosni se sa
ujë të vendosni në secilën kovë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


17
HAPI 3
Si të përdorni kovat e buxhetit?

Së pari, vendosni para të mjaftueshme nga kova juaj e të


ardhurave për t'u kujdesur për nevojat tuaja.

Këto janë nevojat elementare, shpenzimet që duhet të


paguani për të jetuar.

Pastaj, përpunoni se çfarë mund të përballoni për dëshirat


tuaja.

Ndani pjesën tjetër të parave tuaja midis kursimeve dhe


shpenzimeve tuaja.

Përdor metodën 50/30/20 ku :

50% te ardhurave përfaqsojnë shpenzimet bazë ( si


ushqim,ujë energjj etj)
30 % e tyre të shpenzohen sipas preferencave tuaja dhe
20% e të ardhurave të jenë për investime( ose kursime).

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


18
HAPI 4
Si të veproni për t'i bërë paratë tuaja të
punojnë për ju?

Sekreti për të fituar më shumë para është që t'i


bëni paratë tuaja të punojnë për ju dhe jo të
punoni ju për to.

Kjo shpjegon arsyen pse shumica e njerëzve të


pasur vazhdojnë të pasurohen dhe pse pjesa tjetër
varfërohet.
Për fat të mirë, nuk keni nevojë të jeni milionerë
ose ekspert financiar për të krijuar pasuri .

E gjitha që ju nevojitet është informacioni që do


t'ju lidhë me sistemin e duhur dhe kjo është
pikërisht ajo që do të zbuloni në këtë pjesë.

Sekreti i parë për t’i bërë paratë tuaja të


funksionojnë për ju është të dini se sa para ju
duhen për të filluar dhe strategjia që do të ndiqni.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


19
Disa mënyra sesi ti bëni paratë te
punojnë për ju:

1. Konsultohuni me Ekspertin Financiar

Një përfitim i madh i të folurit me një ekspert


financiar është fakti se ata ju lejojnë të shihni
rreziqet e fshehura në investime, si dhe ofrimin e
disa opsioneve të investimit.

2. Hapni një llogari kursimi

Mbase do mendosh që nuk kane norma te larta, por


ka banka me norma të mira interesi dhe mund të
pyesni për të mësuar se cila bankë ofron interes më
të mirë të kthimit të llogarisë së kursimit.

3. Blini Aksione

Ju mund të investoni në tregun e aksioneve me një


kapital fillestar aq të ulët sa $ 1000 dhe të ndërtoni
mbi kapitalin parësor me kalimin e kohës me më
shumë investime.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të konsultoheni


me ekspertë në këtë fushë dhe të mësoni rreth
aksioneve më të mira për të investuar.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


20

4. Investimi në Pasuri të Paluajtshme

Nëse bini në këtë kategori njerëzish që duan të investojnë në


prona, por janë shumë të frikësuar për të bërë ose thjesht nuk
duan të përfshihen në stres dhe sherr që kanë të bëjnë
drejtpërdrejt me njerëzit, atëherë një REIT është vendi ku
duhet të shkoni.

5.Investoni në prona me qera

Për ta bërë këtë, duhet të blini një pronë në një vend të mirë
dhe ta vendosni me qira. Me siguri do të kenj fitime të mira
në baza mujore.(Gjeni gjithmonë vendin e përshtatshëm dhe
që vlen)

6.Shisni kurse/trajnime/sherbime/ libra

Bota online na e ka dhenë tashmë këtë mundësi të


jashtëzakonshme, dhe pse mos ta përdorim atë në favorin
tonë?

Këto janë disa ide për ju në mënyrë që truri juaj të


nisë të mendojë si krijues jo vetëm si konsumator!

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


21
QËLLIMET FINANCIARE
Si të vendosni dhe të arrini qëllime financiare

Nise së pari me një qartësi të vizionit tënd :


"Nëse nuk e dini se ku po shkoni, ndoshta do të
përfundoni diku tjetër,” do humbisni drejtimin, mbase
dhe do mbeteni në vend .

Arritja e qëllimeve financiare kërkon punë dhe


planifikim. Ju mund ta bëni këtë vetë ose të merrni
ndihmë nga një ekspert i fushës. Cilendo që të zgjidhni,
ju nevojitet një strategji dhe vendosje e këtyre
qëllimeve sipas metodës SMART( një mënyrë shumë
praktike e vendosjes së qëllimeve të cilën unë e përdor
në trajnimet e mia tek “vendosja e qëllimeve”).

Qëllimet financiare janë objektiva kursimesh,


investimesh ose shpenzimesh që shpresoni t'i arrini në
një kohë të caktuar( qofshin afatgjata, afatmesme apo
afatshkurtra).

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


22

LLOJET E QËLLIMEVE FINANCIARE

Vendosja e një qëllimi SMART varet kryesisht nga


koha që ju nevojitet juve për ta arritur atë .
Në varësi të kohës që duhet për ta arritur , qëllimet
ndahen në :

Qëllimet afatshkurtra. Këto mund të arrihen


brenda një viti dhe janë për gjëra relativisht më
të vogla, si blerja e një telefoni ose
televizori,objekti, apo realizimini nje projekti

Qëllimet afatmesme. Këto mund të bëhen


afatshkurtër, por shpesh zgjasin deri në pesë
vjet. Shembujt do të ishin shlyerja e kartave të
kreditit ose kreditë dhe kursimi për paradhënie
në një shtëpi. Shkrimini një libri,Një shifër e
caktuar të ardhurash etj.

Qëllimet afatgjata. Këto duan më tepër se pesë


vjet për t'u arritur. Ato janë gjëra të tilla si
shlyerja e një hipoteke ose kredie afatgjatë, një
projekt gjigand që ka nevojë për shumë vite që
të arrihet.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


KËSHILLA PËR VENDOSJEN E QËLLIMEVE FINANCIARE 23
Pavarësisht nëse e bëni vetë ose mbështeteni në ndihmën
profesionale, këtu kam vendosur 8 hapa që duhet të merni
parasysh kur vendosni qëllimet tuaja financiare:

1. Kuptoni se çfarë ka rëndësi për ju dhe çfarë nuk ka. Merrni


parasysh të gjitha mundësitë , gjërat që ju jeni të gatshëm të
punoni fort për ta arritur atë qëllim. Cila janë gjërat që jeni të
gatshëm të gatshëm të hiqni dorë dhe cilat janë gjërat që nuk
do hiqnit dorë kurrë.
2. Renditni se çfarë mund të arrihet shpejt, çfarë do të marrë pak
kohë dhe cili do të jetë një punë afatgjatë.
3. Aplikoni një strategji SMART. Kjo do të thotë Specifike, e
matshme, e arritshme, e rëndësishme dhe me kohë.
4. Krijoni një buxhet realist. Duke marre parasysh hyrjet e daljet
nga llogaria juaj , kuptoni sa buxhet ju nevojitet për
realizimin e qëllimit, sa para mbase do ju duhet të kurseni
dhe përdoreni atë buxhet për arritjen e qëllimit tua. Cilado
qoftë kjo shumë, kalojeni atë automatikisht në një llogari të
veçantë dhe kjo duhet të jetë në listën tuaj të prioriteteve.
5. Mbani çdo gjë shënim , çdo ide që ju vjen në mendje, çdo
mendim, dhe mos lejoni asnje ide t’ju ikë. Më besoni që nëse
nuk do ta shkruani idenë tuaj, do ta harroni më shpejt nga sa
mendoni, kështu që mbani me vete gjithmonë një bllok
shënimesh dhe stilolaps ).
6. Krijoni një plan veprimi që i jep përparësi qëllimit tuaj( pyet
veten: si do ta arrij qëllimin tim, hap pas hapi) . Krijo dhe
shkruaj të gjithë strategjinë, kjo do të lehtësojë të gjithë
procesin.
7. Ndaje qëllimin afatgjatë në qëllime afatmesme dhe
afatshkurtra.
8. Monitoroni përparimin tuaj. Sigurohuni se po bëni progres në
arritjen e qëllimit. Nëse nuk jeni, ndaloni dhe vlerësoni se
çfarë po shkon keq. Ndryshoni strategjinë, jo qëllimin!

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


24
QËLLIMET SIPAS METODËS SMART

Çfarë nënkupton SMART?

Ka shumë ndryshime në përkufizimin SMART.

Ku incicialet / shkronjat mund të tregojnë në mënyrë alternative:

S - specifike, të rëndësishme, të thjeshta, e kuptueshme


M - i matshëm, kuptimplotë, i menaxhueshëm,e gjurmueshme
( i përgjigjet pyetjes sa?)
A - i arritshëm, i zbatueshëm, i përshtatshëm, i përafruar
( i përgjigjet pyetjes si?)
R - relevante, shpërblyese, realiste, të orientuara drejt
rezultateve
T - në kohë te kufizuar

Shembull: Një qëllim i përgjithshëm mund të jetë "të fitosh më


shumë para", por qëllimi SMART do të përcaktojë se kush, çfarë,
ku, kur dhe pse-në e objektivit:

p.sh. : Unë do të fitoj 10,000€ për 12 muaj.

kujdes: shkruajeni gjithmonë qëllimin tuaj sikur e keni arritur


tashmë :”Unë kam fituar 10,000€ për 12 muaj”

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


25
QËLLIME SMART

S
specifike

e matshme

M
arritshme

A
relevante

R
te kete kohe

T
26
DISIPLINA FINANCIARE TEK FËMIJËT

Të mësosh fëmijët se si të sillen me paratë dhe sesi të


kursejnë nuk është në të vërtetë një opsion, sipas ekspertëve
financiarë. Është thelbësore!

"Edukimi financiar duhet të jetë pjesë e çdo shkolle dhe sipas


mendimit tim, ne kemi nevojë për një iniciativë kombëtare për
këtë,"

Dhe cila është rruga më e mirë për prindërit që kanë dëshirë


për të udhëhequr zhvillimin financiar të fëmijës së tyre?

1. Jepi fëmijës një shembull të mirë( edukoje në menaxhimin


efikas të parave, dhe përfshije në biseda në lidhje me
vendimet e ndonjë blerje, dhe i shpjegoni pse po e beni
këtë)
2. Një mesazh tjetër pozitiv është kthimi i "jo"-së së sotme
në një "po" të së ardhmes. Për shembull, "Jo, nuk kemi
nevojë të blejmë atë lodër me çmim të lartë që ju terheqi
vëmendjen në dyqan, por me paratë që ti do vazhdosh të
kursesh, mund të bëjmë një pushim të këndshëm në plazh
këtë verë, ose do të mund të regjistrohesh tek kursi jot i
preferuar që do të shërbejë për zhvillimin tënd.
3. Mos thuaj asnjeherë “nuk“ kemi para!Por përdor gjithmonë
metodat alternative, psh. Ne kemi para për ta blerë atë
lodër/rrobë/send por nuk e shikoj të arsyeshme ti
shpenzojme ato para për këtë, ndaj do shikojmë një
mënyrë tjetër më të mirë për ti shpenzuar/investuar
paratë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


27

4.Bëjini ata të punojnë për dëshirat: Nëse një fëmijë herë


pas here dëshiron të blejë një lodër — mësojini se
shpërblimi duhet fituar. Meqenëse janë të vegjël për
punë, ndoshta mund të “fitojnë” para shtesë duke
ndihmuar nëpër shtëpi, duke sistemuar lodrat, duke marrë
përgjegjësi për punë të vogla ( të përshtatshme për
moshën e tyre).
5.Nëse fëmija juaj qan për të blere dicka sa herë ndodheni
ne supermarket/dyqan , mënyra më e mirë për ta shmangur
këtë është ti mësoni ato se kur duan të blejnë dicka, duhet
ta shkruajnë në fletore/ letër dëshirën e tyre. Pra fëmija
nuk do marrë ves të qajë për çdo lodër por do nisë të
shkruajë( sigurisht që herë pas here duhet ti blini dicka që
të besojë që kjo funksionon)!
6.Gjatë ditës ju mund ti thoni fëmijës afirmime të
ndryshme për tu rritur atyre vetëbesimin, si psh: “(emrin e
femijes) je shume i/e aftë, ti ja del gjithmonë, ti tërheq
para lehtë dhe shpejt në jetën tënde” dhe të tjera të
ngjashme.
7.Flisni për vlerën e blerjes herë pas here me fëmijët.
Mund të bëhen pyetje për blerje të ndryshme. “A kemi
vërtet nevojë për këtë?A është në dispozicion në një dyqan
me zbritje? A është i domosdoshëm ky objekt/artikull apo
mbase mund të kursejmë këto para për të blerë më pas
lodrën tënde të preferurar ?Duhet të kemi parasysh që
ndonjëjerë dhe fëmijët kanë nevojë dhe dëshirë të ndihen
të kuptuar( por dhe të ketë një balancë).
8. Mos e “udhqeni” mendjen e fëmijës me “s’kam,
s’di,s’kemi.” por gjithmonë zgjidhni format alternative.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


28
EDUKIM FINANCIAR, TEK FËMIJËT

Gjithashtu duhet të dini se ekziston një mjet shumë i vlefshëm që


ofron një edukim të mrekullueshëm financiar për pothuajse çdo
moshë për fëmijët tuaj.

Më poshtë do të shikojmë sesi funksionon kjo metodë kaq e bukur


dhe praktike, njëkohësisht dhe shumë e vlefshme:

Krijoni tre kavanoza - të quajtura "kursim", "shpenzim" dhe


"bamirsi".

Kur një fëmijë merr para për një dhuratë për ditëlindje ose fiton
para për punët e shtëpisë, paratë mund të ndahen në mënyrë të
barabartë midis kavanozëve.

Paratë që vendosen tek “shpenzim” fëmija mund te vendosi ti


shpenzojë ato sipas dëshirës.

Paratë e kursyera duhet të grumbullohen për të blerë artikuj më


të shtrenjtë dhe më të velfshëm.

Paratë për bamirsi do tu dhurohen përsonave në nevojë ose tu


bëjhen dhurata miqve/ të afërmve etj.

Nëpërmjet këtij ushtrimi, një fëmijë mëson se si të kursejë para


duke bërë zgjedhje më të mencura dhe të mira.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


kuptoni se si edukimi juaj mund të ketë
29
formësuar qëndrimin tuaj financiar

Reflektoni mbi përvojat Merrni parasysh modelet e Analizoni gjendjen


tuaja të fëmijërisë: Mendoni roleve në jetën tuaj: financiare të familjes suaj:
përsëri në kujtimet tuaja më Identifikoni njerëzit në jetën Shikoni situatën financiare
të hershme të parave dhe se tuaj që ndikuan në besimet të familjes tuaj duke u rritur.
si flitej për to në familjen dhe sjelljet tuaja financiare. A keni përjetuar vështirësi
tuaj. Prindërit tuaj i A ishin prindërit, gjyshërit financiare apo bollëk? Si i ka
diskutonin hapur çështjet apo të afërmit tuaj? Çfarë përballuar familja juaj këto
financiare apo u qëndrimesh kishin ata ndaj situata? A kishin një buxhet
konsideronin një temë tabu? parave dhe si i trajtonin apo plan financiar?
Familja juaj kishte prioritet vendimet financiare?
kursimin apo shpenzimin?

Shqyrtoni arsimimin tuaj: Identifikoni zakonet tuaja Përpiquni të kërkoni


Vlerësoni atë që keni aktuale: Hidhni një vështrim perspektiva të jashtme:
mësuar për paratë në më të afërt në zakonet tuaja Flisni me njerëz të tjerë, si
shkollë dhe se si kjo mund të aktuale financiare dhe miqtë dhe të afërmit për
ketë ndikuar në bindjet tuaja qëndrimet ndaj parave. A ka përvojat e tyre me paratë
financiare. A keni marrë modele apo besime që i keni dhe krahasojini ato me
arsim formal mbi edukimin bartur nga edukimi juaj? A tuajat. Ju gjithashtu mund të
financiar apo ju është ka ndonjë sjellje financiare kërkoni disa udhëzime ose
dashur të mësoni nëpërmjet që dëshironi të ndryshoni? këshilla profesionale nëse
përvojës? A kishit akses në keni nevojë për ndihmë për
burime financiare, si libra të adresuar çdo besim ose
apo seminare? sjellje negative që keni
identifikuar.

( kuptoni bindjet tuaja ne lidhje me paratë dhe shkruani


përgjigjet përkatëse)

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


30
USHTRIM PËR NDRYSHIMIN E BESIMEVE TUAJA
LIMITUESE:

Pasi të keni marrë përgjigje për të gjitha pyetjet që ishin tek


faqja para, do te uleni dhe të shkruani të gjjtha besimet tuaja në
lidhje me paratë.

Nëse keni besime të your limituara dhe bindje të tilla si:


është vështirë të bësh para, unë nuk jam i zoti të fitoj para sa
dua, apo paratë janë te pista, apo paratë të bëjnë të keq etj…
atëherë të gjjtha këto bindje duhet ti ndryshosh duke punuar me
veten, duke i kthyer në besime të reja me anë të vetëdijes .

Dhe sa herë e “kap” veten duke menduar ato besime limituese, i


thua vetes 3 herë”anulloj , anulloj , anulloj” dhe ti menjëherë i
përsërit me vetëdije ne formën që dëshiron( pozitve).

Duke e përsëritur këtë ditë pas dite, ju do jeni në gjëndje ta


riprogramimi nëndijen tuaj ashtu sic keni ju dëshirë.

Gjithashtu mund të përdorni dhe teknika te tjera shumë të


fuqishme të cilat unë jam duke punuar për ti sjellje tek ju në një
libër ”magjik” . Ka shumë teknika të ndryshme që mund ti
përdorni për manifestimin e dëshirave tuaja, si psh: metoda 3x33
; 5x 55; 7x 77 etj.

Gjithashtu mund të dëgjoni afirmime të regjistruara me zërin tuaj


dhe i dëgjoni ato gjatë gjumit , ku valët e trurit jane në një
gjëndje që truri i kalon informacionet më lehtë dhe më shpejt në
subkoshiencën ( të pavetëdijshmen tonë).

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


31
KUJDES NGA KËTO 15 BINDJE NË LIDHJE ME PARATË:

1. Paratë është e vështirë të fitohen.


2. Sado të fitoj, gjithmonë nuk ka para të mjaftueshme.
3. Të varfërit janë më të lumtur se të pasurit
4. Paraja është e keqe.
5. Në vendin tonë paratë e mëdha mund të fitohen vetëm
në mënyrë të pandershme ose është e pamundur te fitosh
para ndryshe.
6. Që të jesh i pasur, duhet të kesh arsimim patjeter.
7. Të varfërit varfërohen me kalimin e kohës, dhe të
pasurit bëhen më të pasur.
8.Sa të bëj pak para do më ndodhi dicka e keqe.
9. Paratë e mëdha sjellin probleme të mëdha.
10. Nëse kursej në çdo gjë, mund të kursej para për
pleqërinë.
11. Nëse kam shumë para, atëheherë do jem i lumtur.
12. Kur je i pasur, je gjithmonë në rrezik.
13. Paraja e korrupton njeriun gjithmonë.
14. Të ardhurat e mëdha kërkojnë punë dhe përpjekje të
vazhdueshme, thjesht nuk ka kohë të lirë për jetë dhe
kënaqësi.
15.Për të qenë i pasur duhet të punosh shumë dhe të kesh
miq.

Nëse keni ndonjë nga këto bindje, përdorni


ushtrimin që kam shkruar tek faqja
paraardhëse.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


32
KËSHILLA TË NDRYSHME PRAKTIKE:

1. Futu në shtëpi dhe pyet veten, si ndihesh aty?


2. Për të gjitha objektet që ndodhen në shtëpinë tuaj,
pyesni veten, çfarë ndjesie ju japin ato?- nëse ju japin
ndjesi jo të mirë, përpiquni ta largoni nga shtëpia atë
objekt.( kështu duhet të veproni për cdo objekt/ send )
3. Largoni cdo vit rreth 30% të objekteve te tilla si( ene
kuzhine te vjetra, te prishura, të krisura, të rjepura ,
rroba ë nuk i perdorni për shumë kohë, objekte te
thyera, lojra te prishura, e cdo gjë që ju sjell
ndërmend mendjme apo energji jo të mirë(qofshin ato
dhurata apo kujtime). Ka ardhur koha të pastrosh
mendjen, shpirtin, dhe shtëpinë nga cdolloj
“papastërtie”! (Mund falni ose hidhni). Zëvendësoji ato
me gjëra të reja nëse jane te nevojshme.
4. Ka ardhur koha te largosh portofolin tënd të vjetër dhe
ta zëvendësosh atë me një portofol të kuq, pasi ngjyra e
kuqe është vertetuar qe terheq më tepër para, ndaj
provoje dhe ti!

5. Gjëja më me vlerë që nuk duhet të harrojmë është të


jemi mirnjohës pa fund ndaj Krijuesit të gjithësisë, Zotit
të plotfuqishëm,për çdo gjë që na ka ofruar në këtë botë.

6.Përsëriti vetes çdo ditë këto fjalë:” unë kam mendje


milioneri” apo një afirmim që të pëlqn më tepër( tek faqja
tjeter).

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


33
AFIRMIME PËR MË TEPËR PARA NË JETËN TUAJ:

Unë kam të drejtë ta lejoj veten të bëhem i pasur dhe të bëj


çfarë të dua.
Çdo vit, paratë e mia rriten më shpejt sesa shpenzoj.
Unë bëhem i pasur pa pothuajse asnjë përpjekje.
Jeta më shpërblen me bollëk.
Unë e meritoj të jem i pasur, i pasur dhe i begatë.
Unë gjithmonë kam më shumë para se sa kam nevojë.
Unë kam gjithçka që më nevojitet me bollëk për të kënaqur
nevojat dhe dëshirat e mia.
Të ardhurat e mia po rriten vazhdimisht. Më pëlqen të fitoj. Unë
e meritoj të jem i pasur.
Tani kam një fluks parash personal pozitiv.
Unë e meritoj të kem para në bankë.
Unë jam financiarisht i pavarur dhe pagues.
Të ardhurat e mia po rriten çdo ditë, pavarësisht nëse punoj, fle
apo luaj.
Unë meritoj të kem bollëk financiar në jetën time tani.
Unë besoj se çdokush mund të jetë i pasur, përfshirë edhe mua.
Tani po grumbulloj shuma të konsiderueshme parash. l
Unë meritoj shumë para.
Mendja ime është një magnet i fuqishëm për idetë fitimprurëse.
Pasuri e madhe rrjedh tek unë.
Unë jam i suksesshëm sepse e di atë që dua dhe e kërkoj.
Unë krijoj pasuri me lehtësi dhe pa mundim.
Unë e shoh veten të pasur, kështu jam.
E shijoj prosperitetin tim dhe e ndaj lirisht me botën.
Të ardhurat e mia po rriten gjithnjë e më shumë tani. Më
pëlqen të jem i pasur.
Jam i lumtur që jam i suksesshëm në çdo drejtim.
Unë jam mirënjohës që jam i pasur, i pasur dhe i lumtur.
Paratë më vijnë lehtësisht dhe pa mundim.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


34
AFIRMIME PËR MË TEPËR PARA NË JETËN TUAJ:
Unë meritoj më mirë dhe më vjen tani.
Unë jam duke llogaritur në më të mirën dhe po e marr atë
tani.
Të gjitha nevojat e mia plotësohen menjëherë.
Tani jam i lirë të bëj atë që dua.
Çdo ditë e jetës sime është e mbushur me mrekulli dhe magji.
Jam në një gjendje të vazhdueshme përmbushjeje.
Jam i sigurt se rruga ime është gjithmonë ideale për mua.
Unë kam një punë të shkëlqyer dhe një rrugë të shkëlqyer.
Unë bëj punë të shkëlqyera me pagesë të madhe.
Gjithçka që më duket një e mirë e pamundur po ndodh
pikërisht tani, gjithçka e papritur po ndodh tani.
Unë kam mbaruar me të kaluarën dhe tani jetoj në një të
tashme të bukur ku surpriza të lumtura më vijnë çdo ditë.
Tani jam në rrugën mbretërore të suksesit, lumturisë dhe
bollëkut, dhe të gjitha këto i takoj gjatë rrugës.
E gjithë mirësia ime rrjedh drejt meje në një rrjedhë të
vazhdueshme, të pafundme dhe gjithnjë në rritje suksesi,
lumturie dhe bollëk.
Furnizimi im është i pafund, i bollshëm dhe vazhdimisht më
vjen në mënyra të përsosura.
Unë falënderoj për prosperitetin që më është dhënë nga e
drejta hyjnore.
Të gjitha gjërat për të cilat unë aspiroj, aktualisht aspirojnë
për mua.
I lejoj vetes të kem gjërat e mira në jetën time dhe t'i shijoj
ato.
. Paratë janë të mira. Më pëlqejnë paratë. Unë jam i lirë nga
çdo rezistencë në rrugën time drejt pasurisë.
Paratë rrjedhin në jetën time me lehtësi
Çdo ditë llogaria ime bankare bëhet më e madhe se një ditë
më parë. Më pëlqen të jem i pasur.
Unë jam një magnet i parave dhe tërheq para gjatë gjithë
kohës. Paratë më vijnë lehtësisht. Dita ditës bëhem gjithnjë e
më i begatë.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


35
PËRMBLEDHJE RRETH DISIPLINËS FINANCIARE:

Çdokush mund të zhvillojë disiplinë financiare ,edhe ti


gjithashtu , duhet vetëm një dëshirë për të ndryshuar ,
dhe me zhvillimin e disiplinës financiare ( te gjitha
hapat që kemi cekur deri tani, më besoni që do të keni
më shumë para, do të kurseni më shumë para dhe do të
krijoni më shumë siguri financiare për ju dhe familjen
tuaj.
.
Më poshtë do të jenë shkurtimisht dhe disa
metoda/keshilla për të zhvilluar disiplinen financiare:

Në përgjithësi prisni të paktën 48 orë përpara se të bëni


një blerje "të zakonshme".
Kjo në thelb do të thotë që unë vonoj kënaqësinë për çdo
gjë që nuk është një "nevojë" si ushqimi.
Blini gjithmonë me një listë,pra shkruani listën tuaj
ushqimore plus planin e vakteve për të gjithë familjen
Bëni një listë të shpenzimeve të nevojshme dhe atyre
që nuk janë jetike.
Asnjëherë mos shpenzoni më shumë sesa fitoni
Mos hyni kurrë në borxhe( vetem per investime )
Punoni në projektin tuaj të biznesit çdo ditë
Shmangni luksin. Shmang zilinë. Shmangni lakminë.
Lexoni libra mbi financat personale, biznesin dhe
ekonominë në përgjithësi.
Fillimisht “LEARN” pastaj hiqni “L”-> “EARN”.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


36

Të ndërtosh disiplinë financiare është sikur të ndërtosh


muskuj. Nuk është gjithmonë e lehtë të ndërtosh disiplinë në
çdo fushë të jetës tënde, por kur bën përpjekje, sigurisht që
do ja dalësh padyshim!

Disiplina financiare nuk është gjë tjetër


vecse menaxhimi i duhur, kontrolli i parave dhe shmangia e
shpenzimeve impulsive dhe pa vlerë të parave tuaja.

Disiplina financiare nuk ka të bëjë me sa para fitoni,por ka


të bëjë me atë se sa dini dhe çfarë të bëni me atë që fitoni.
Ajo që dini për paratë dhe për çfarë t'i përdorni është ajo që
ka rëndësi! Kështu që ka ardhur momenti ti menaxhosh në
mënyrën më efikase të mundshme të ardhurat e tua, sado
qofshin ato.

Praktikimi i disiplinës financiare do të thotë të jesh i


vetëdijshëm dhe strategjik gjatë shpenzimit të parave, dhe
të punosh drejt qëllimit përfundimtar .

Fitimi i pasurisë kërkon disiplinë, durim dhe shumë punë. Sa


jeni të gatshëm të sakrifikoni për të realizuar ëndrrat tuaja?

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


37
15 KUOTA MOTIVUESE PËR FINANCAT:

1. Nëse dalja juaj tejkalon të ardhurat tuaja, mirëmbajtja juaj


bëhet dështimi juaj. Jim Rohn

2. Zgjedhja e një planifikuesi financiar është po aq e


rëndësishme sa zgjedhja e një mjeku ose avokati, është një
marrëdhënie shumë personale, ju doni një planifikues i cili
vendos nevojat dhe interesin tuaj në radhë të parë. Shoqata e
planifikimit financiar

3. Mësoni nga e kaluara juaj, vendosni synime të gjalla dhe të


detajuara për të ardhmen dhe jetoni në momentin e vetëm të
kohës mbi të cilin keni ndonjë kontroll tani. Denis Waitley

4. Mendoni përpara, mos lejoni që operacionet e përditshme të


largojnë planifikimin. DonaldRamsfeld

5.Me Paqja financiare nuk është blerja e sendeve, është të


mësosh të jetosh me më pak se sa fiton, në mënyrë që të kthesh
para dhe të kesh para për të investuar. Ju nuk mund të fitoni
derisa ta bëni këtë. Dave Ramsey

6.Qëllimet tona mund të arrihen vetëm përmes një mjeti të një


plani në të cilin ne duhet të besojmë me zjarr dhe mbi të cilin
ne duhet të veprojmë fuqishëm. Nuk ka rrugë tjetër drejt
suksesit. Paul Picasso

7. Nëse qëllimi juaj i vetëm është të bëheni të pasur, nuk do ta


arrini kurrë. John D. Rockefeller

8. Arsyeja pse shumica e njerëzve nuk i arrijnë kurrë qëllimet e


tyre është se ata nuk i përcaktojnë ato. Fituesit mund t'ju
tregojnë se ku po shkojnë, çfarë planifikojnë të bëjnë gjatë
rrugës dhe kush do ta ndajë aventurën me ta. Denis Waitley

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


38

9. Armiku më i keq i një investitori nuk është bursa, por


emocionet e tij. Transamerika

10. Për të arritur atë që ka 1% e popullsisë, Lirinë Financiare,


duhet të jesh i gatshëm të bësh atë që vetëm 1% guxojnë të
bëjnë, me punë të palodhur dhe këmbëngulje të rendit më të
lartë. ManojArora

11.Unë besoj se gabimi më i madh që shumica e njerëzve bëjnë


kur vjen puna te pensioni i tyre është se ata nuk planifikojnë për
të. Ata marrin të njëjtën rrugë si Alice në tregimin nga "Alice in
Wonderland", në të cilën macja i thotë Alice se me siguri ajo do
të arrijë diku për aq kohë sa të ecë mjaftueshëm. Mund të mos
jetë pikërisht aty ku keni dashur të arrini, por me siguri do të
arrini diku. Shenoje

12. Planifikimi financiar dhe disiplina janë kyçe për lirinë


financiare të dikujt. KishorkumarBapalli

13. Vetëm ju mund t'ju ndaloni të arrini ëndrrat tuaja. David


Angway

14.E pamundura është vetëm një fjalë e hedhur nga burrat e


vegjël që e kanë më të lehtë të jetojnë në botën që u është
dhënë sesa të eksplorojnë fuqinë që kanë për ta ndryshuar atë. E
pamundura nuk është fakt. Anshtë një opinion. E pamundura
është potenciale! E pamundura është e përkohshme dhe asgjë.
Muhamedi Ali

15.Vendosja e qëllimeve është hapi i parë në kthimin e të


padukshmes në të dukshmen. TonyRobbins

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


39

RAST SHEMBULL

Fatma kursen për pushime:

“Po planifikoj të shkoj për pushime


në plazh verën që po vjen.
Pasi bëra një ditar shpenzimesh,
bëra disa ndryshime të vogla për të
reduktuar shpenzimet e mia ditore.
Tani po kursej 100 euro shtesë në
muaj për udhëtimin tim.

Diell dhe rërë, ja ku po vij!'.

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


40

RAST SHEMBULL

Miri qëndron në krye të të ardhurave të


ndryshueshme dhe shprehet:

“Unë drejtoj biznesin tim .


Kështu që të ardhurat dhe shpenzimet e
mia shkojnë lart e poshtë gjatë gjithë
vitit.
Në fillim e pata të vështirë ta
menaxhoja këtë. Por bërja e një buxheti
më ndihmoi shumë.
Për të llogaritur buxhetin tim mujor të
parave, shikova totalin e asaj që fitova
gjatë gjithë vitit.
Pastaj ndahet me 12 për të marrë një
mesatare.
Kur fitoj më shumë se zakonisht, i
vendos ekstra në kursime, për të kaluar
muajt më të dobët”.

Disiplina financiare më ndryshoi


mendësinë dhe jetën si rrjedhojë!

Te gjitha te drejtat e rezervuara FATMA VAKA


Urime nëse tashmë je këtu, rruga jote
drejt suksesit sapo ka nisur!

Nëse të duhet më tepër disiplinë , ti


tashmë e di ku mund të më gjesh.

Kudo që e bëni pjesë disiplinën ajo


e përmirson dhjetë herë më shumë
atë aspekt të jetës suaj. Prandaj këtë
rradhë le ti bëjmë financat tona 10
herë më mirë!!

Rikthehu nga fillimi përsëri…

Autore:
Fatma Vaka

You might also like