Projekti Ne Sinjale Dhe Matje

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 54

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE

P R O J E K T
Rregullatori PID për matjen e temperaturës së ambientit
Implementuar me ARDUINO

Lënda: Sinjale dhe Matje

Viti akademik: 2022/2023

Punoi: Profesori:
Faruk Selmani Prof. Dr. Sabrije Osmanaj

Prishtinë, 2022
Përmbajtja
1. HYRJE .............................................................................................................................. 3
2. QËLLIMI ......................................................................................................................... 4
3. Rregullatori PID për matjen e temperaturës së ambientit .......................................... 5
3.1. Regullatorët - llojet dhe ndarja ......................................................................................6
4. Dizajnimi i Instrumenteve elektronike - Qarku, elementet përbërëse, përshkrimi
i karakteristikave të tyre..............................8
4.1. Arduino UNO - Pllaka mikrokontrolluese .......................................................................9
4.1.2. Funksionet e përgjithshme të elementeve përbërëse të pllakës Arduino .............10
4. 2. Termoçifti K ( termoelementi ) ......................................................................................11
4. 3. MAX6675 - Konvertuesi i sinjalit ...............................................................................14
4. 4. Potenciometri .................................................................................................................16
4. 5. Transistori IRFZ44N - Ngrohësi ....................................................................................18
4. 6. Transistori Rregullues S8050 .........................................................................................19
4. 7. LCD Monitori ................................................................................................................20
4. 8. Rezistorët .......................................................................................................................22
4. 9. Telat për lidhje ndërmjet komponenteve - Wires ........................................................25
4.10. Tabela e vendosjes se elementeve për lidhje - Breadboard ..........................................26
5. Lidhja e qarkut ........................................................................................................................27
6. Përgjigjja dhe Gabimi ....................................................................................................... 30
6.1. Përgjigjja ....................................................................................................................... 30
6.2. Gabimi ........................................................................................................................... 32
7. Kalibrimi dhe testimi i instrumentit matës ........................................................................34
8. Sinjali dhe kondicionimi i sinjalit .................................................................................... 29
8.1. Sinjali ............................................................................................................................ 30
8.1.1. Klasifikimi i sinjaleve ................................................................................................37
8.1.2. Sinjalet analoge ..........................................................................................................37
8.1.3. Sinjalet dixhitale .................................................................................................... 38
8.2. Kondicionimi i sinjalit .................................................................................................. 39
8.2.1. Kondicionerët e sinjalit të temperaturës ....................................................................39
8.2.2. Llojet e kondicionerëve të sinjalit sipas veçorive ................................................... 39
8.2.3. Kondicioner sinjali termoçift................................................................................. 40
9. Zhurmat dhe interferencat në instrument ...................................................................... 41
9.1. Zhurmat ....................................................................................................................... 41
9.2. Interferencat ................................................................................................................. 42
10. Elektronika Digjitale: Harduerike, Softuerike dhe Elektronike ................................ 43
10.1. Pjesa Harduerike ....................................................................................................... 43
10.2. Pjesa Softuerike ......................................................................................................... 44
10.3. Pjesa Elektronike ...........................................................................................................44
11. Burimet e energjisë dhe furnizimi me energji .............................................................. 45
12. Pajisjet ndërlidhëse të nevojshme .................................................................................. 45
13. Përfundimi – Konkluzioni .............................................................................................. 46
14. Literatura...............................................................................................................................47
15. Shtojca A – KODI ............................................................................................................ 48

2
1. Hyrje
DEFINICIONI – SINJALE DHE MATJE

Sinjalet
Sinjali siç njihet në sisteme komunikuese është një funksion që përpilon informacion mbi sjelljen ose atributet
e disa fenomeneve.
Te instalimet e përbëra sistemi i sinjaleve përfshin më shumë procese. Që të mundësoj përcjellje të madhësive
në të gjitha proceset, është e domosdoshme që të mblidhen sinjale për të gjitha në të njëjtën kohë dhe në të
njëjtin vend.

Për këtë shkak pajisjet sinjalizuese duhet t’i plotësojnë kërkesat vijuese:
• Çdo ndryshim i madhësive të jetë lehtë i dukshëm.
• Sinjali saktë të tregon se cila madhësi është ndryshuar ( zmadhuar ose zvogëluar).

Shembull i sinjaleve janë hyrjet e një termoçifti, i cili përpilon infromacionet e temperaturës.
Sinjalizimi mund të jetë:
I kontinuar ( i vazhdueshëm) – me këtë lloj të sinjalizimit udhëheqësi iprocesit në çdo kohë ka informacion
për vlerën momentale të madhësive në proces.
I përkohshëm – Para instrumentit ka ndërprerës me të cilin udhëheqësi e zgjedh madhësinë të cilën dëshiron
ta përcjell në instrument. Ky sinjalizim përdoret kur një madhësi matet në më shumë vende ose kur ekziston
lidhshmëri e madhësive në proces. Atëherë udhëheqësi madhësinë më kritike e përcjellë në mënyrë të
vazhdueshme, kurse madhësitë e tjera në proces i përcjell kohë pas kohe.
Krahas instrumenteve vizuale sinjalizimi shfrytëzon edhe instrumente për të regjistruar.
Instrumentet e këtilla mund të jenë:
Në përqindje – kanë shkallë në përqindje prej 0% deri më 100%. Më shpesh përdoren për tregimin e hapjeve
të valvolave, mbushjen e rezervuarëve dhe të tjera.
Absolute - ku regjistrohet shkalla në njësi matëse e cila varet prej madhësisë e cila përcillet. Madhësitë të cilat
më shpesh përdoren me instrumente të këtilla janë: presioni, temperatura, rrjedhja dhe të tjera.
Matja
Që të matet ndonjë madhësi fizike është e nevojshme ajo të krahasohet me një madhësi tjetër fizike nga natyra
e njëjtë e cila është përvetësuar si njësi. Matja paraqet krahasim të asaj që e masim me madhësinë e cila është
përvetësuar si njësi e matjes, me çka përfitohet numri matës. Me rëndësi të veçantë në elektroteknikë është
matja e madhësive që i karakterizojnë dukuritë elektrike. Madhësitë e tilla quhen madhësi elektrike (rryma,
tensioni, rezistenca, frekuenca elektrike etj.).
Me termin matje nënkuptohet gjetja e vlerës së madhësisë fizike në rrugë eksperimentale me anë të pajisjeve
të caktuara teknike. Matjet bëhen gjatë eksperimenteve, d.m.th. kur konstatimet dhe llogaritjet teorike duhet të
vërtetohen në rrugë eksperimentale. - rezultati i matjes është vlera e madhësisë fizike.
“Rezultati i matjes është i vlershëm vetëm në rastin kur është çmuar edhe gabimi i vlerës së fituar i
madhësisë së matur”.
Zakonisht nuk caktohet gabimi konkret i rezultatit por pasiguria matëse - kufijtë e zonës në të cilën gjenden
gabimet. Shpesh përdoret kuptimi saktësia e matjes me të cilën nënkuptohet kualiteti i matjes d.m.th. afërsia
e rezultatit të matjes me vlerën e vërtetë të madhësisë së matur. Saktësia e lartë e matjes i korrespondon
gabimit të vogël të matjes.
Kështu që, në këtë projekt në kuadër të lëndës “Sinjale dhe Matje” kam marr për ta elaboruar dhe
implementuar si nga aspekti teorik dhe ai praktik temën: “Rregullatori PID për matjen e temperaturës së
ambientit i implementuar me ARDUINO”, ku fokusi kryesor do të jetë tek sinjalet dhe matjet e ketij
sistemi.

3
1. QËLLIMI

Qëllimi i këtij projekti ka për synim që duke e kombinuar pjesën e njohurive teorike dhe atë praktike,
konkretisht atë eksperimentale nga lëmia e sinjaleve dhe matjeve me qëllim të rregullimit të një
temperature të dëshiruar të një ambienti të caktuar, të kuptohet funksionimi praktik i një sistemi
fuksional dhe i qëndrueshëm i rregullimit automatik në përshtatshmërinë e temperaturës së atij
ambienti.

Për ta kuptuar në thelb funksionimin e një sistemi të tillë, unë në këtë projekt jam përcaktuar në
temën: “Rregullatori PID për matjen e temperaturës së ambientit i implementuar me
ARDUINO” , ku përveq pjesës analitike të funksionimit të një sistemi të tillë që do ta paraqes në
këtë punim, në formë të ilustruar me fotografi në momente të caktuara do ta paraqes edhe realizimin
praktik - eksperimental të këtij projekti.

Sigurishtë që do të kemi rastin që pas realizimit praktik, këtë projekt ta prezentojmë duke e
demonstruar funksionimin praktik të tij para mësimdhënësit të lëndës dhe kolegëve student të grupit.

4
2. Rregullatori PID për matjen e temperaturës së ambientit
 Konceptet e përgjithshme
2.1. Rregullatorët – llojet dhe ndarja

Rregullatorët janë një pjesë themelore e inxhinierisë së kontrollit dhe përdoren në të gjitha sistemet
komplekse të kontrollit. Rregullatorët mund të kontrollojnë tejkalimin maksimal të sistemit, mund të
ndihmojnë në reduktimin e sinjaleve të zhurmës të prodhuara nga sistemi, mund të ndihmojnë për të
shpejtuar reagimin e ngadaltë të një sistemi dhe anasjelltas etj.

Fig.3.1. Kontrollues i temperaturës i bazuar në PID

Ekzistojnë shumë ndarje të rregullatorëve. Në varshmëri prej energjisë së nevojshme për lëvizjen e
organeve ekzekutive ekzistojnë:
1. Rregullatorë me veprim direkt
2. Rregullatorë me veprim indirekt

Te rregullatorët me veprim direkt gjatë ndryshimit të madhësisë rregullative organi ekzekutiv lëviz
me shfrytëzimin e energjisë që është në disponim në vetë objektin. Këto rregullatorë mund të
shfrytëzohen vetëm kur sinjali matës është mjaft i madh për vënien në lëvizje të organit ekzekutiv.

Te rregullatorët me veprim indirekt për vënien në lëvizje të organeve ekzekutive shfrytëzohet


energjia ndihmëse (pneumatike, elektrike, hidraulike) sepse sinjali matës nuk është mjaft i fuqishëm
për t’i vënë në lëvizje organet ekzekutive.
Sipas llojit të energjisë ndihmëse rregullatorët me veprim indirekt mund të jenë: pneumatikë,
hidraulikë, elektrikë dhe të kombinuar.

5
Në varshmëri prej karakteristikës së veprimit të rregullatorit, dallohen llojet vijuese të
rregullatorëve:

1. Rregullatorët Proporcionalë (P)

2. Rregullatorët Integral - Proporcionalë (PI)

3. Rregullatorët Porporcional – Integral - Diferencialë (PID)

P – Rregullatori -Ky lloj i rregullatorëve vepron në mënyrë proporcionale me gabimet. Vënia


në lëvizje e organit ekzekutiv është proporcionalisht me gabimet. Këto rregullatorë veprojnë
shpejt, me fuqi të mjaftueshme, por nuk kanë lëngshmëri të madhe.
PI – Rregullatori Ky lloj i rregullatorit është kombinim i rregullatorëve P dhe rregullatorëve
I. Në momentin fillestar vepron si rregullator P, kurse pas një kohe të caktuar vepron si
rregullator I. Gjatë fitimit të sinjalit për gabim e zhvendos organin ekzekutiv (vepron pjesa P
nga rregullatori), kurse pastaj me fuqinë lëvizëse më të ngadalësuar të organit ekzekutiv me
saktësi të madhe (vepron pjesa e I nga rregullatori) e përmirëson gabimin. Me anë të
kombinimit të rregullatorit P dhe rregullatorit I fitohet rregullator i cili vepron shpejt dhe me
saktësi të madhe.
PID – Rregullatori - Një kontrollues PID është një instrument që përdoret në aplikimet e
kontrollit industrial për të rregulluar temperaturën, rrjedhën, presionin, shpejtësinë dhe
variabla të tjerë të procesit. Kontrollorët PID përdorin një mekanizëm reagimi të ciklit të
kontrollit për të kontrolluar variablat e procesit dhe janë kontrolluesi më i saktë dhe më i
qëndrueshëm.

Fig.3.2. Rregullatorët P, PI, PID


6
Duke u ndërlidhur me temën e këtij projekti ne në vazhdim do të flasim dhe do ta shtjellojmë si nga
aspekti teorik dhe ai praktik principin e punës të rregullatorëve PID, e me theksë të veqant
rregullatorin PID për matjen e temperaturës së ambientit.

Çka ëahtë një rregullator PID?

PID Rregullatori – Siq e cekëm dhe më lartë një kontrollues PID është një instrument që përdoret në
aplikimet e kontrollit industrial për të rregulluar temperaturën, rrjedhën, presionin, shpejtësinë dhe
variabla të tjerë të procesit . Kontrollorët PID përdorin një mekanizëm reagimi të ciklit të kontrollit
për të kontrolluar variablat e procesit dhe janë kontrolluesi më i saktë dhe më i qëndrueshëm.

Fig.3.3. Skema e një modeli klasik i kontrolluesit PID

Funksioni i përgjithshëm i kontrollit:


𝑡
𝑑𝑒(𝑡)
𝑢(𝑡) = 𝐾𝑝 𝑒(𝑡) + 𝐾𝑖 ∫ 𝑒 (𝑡)𝑑𝑡 + 𝐾𝑑
𝑑𝑡
0
Këta rregullatorë janë kombinim i rregullatorëve P, I dhe D, nga të cilat bashkohen vetitë e mira të të
tri llojeve themelore të rregullatorëve. Në momentin fillestar vepron si rregullator D. Gjatë pranimit
të sinjalit për ndonjë gabim, në mënyrë impulsive dhe me shpejtësi të madhe vepron në organin
rregullativ. Me këtë pamundësohet që të vihet deri te një shmangie e madhe e madhësisë rregulluese
nga vlera e saj e kërkuar. Pastaj vepron pjesa P nga rregullatori. Ajo mundëson përforcim mjaft të
fuqishëm dhe konstant që i jep stabilitet sistemit. Në fund vepron pjesa I e rregullatorit i cili
mundëson saktësi të madhe dhe plotësisht e mënjanon gabimin.

Pra, një rregullator PID ka për detyrë të siguroj punë të kënaqshme në objekt kur mbi të veprojnë
çrregullime, me fjalë të tjera nënkuptojmë ruajtjen e ndonjë madhësie të vlerës së saj të kërkuar.

Kontrolli i temperaturës PID është një algoritëm kontrolli me unazë të mbyllur që përmirëson
saktësinë e procesit. Kontrolli i temperaturës PID funksionon duke përdorur një formulë
matematikore për të llogaritur diferencën midis temperaturës aktuale dhe pikës së caktuar. Dhe më
pas ai përpiqet të japë fuqinë e nevojshme për të siguruar që temperatura e synuar të mbetet
konstante, kjo jo vetëm që redukton ndikimin mjedisor, por gjithashtu redukton mbitejkalimet që
mund të gjenden në mekanizmin tradicional të kontrollit të ndezjes-fikjes ( On – Off ).
7
3. Dizajnimi i Instrumenteve elektronike – Qarku, elementet përbërëse,
përshkrimi i karakteristikave të tyre

Që një sistem eksperimental i rregullimit të një temperature të caktuar të kuptohet se është funksional,
sipas temës së përcaktuar, nevojiten këto komponente:

1. 1 x Arduino UNO..........Pllaka mikrokontrolluese


2. 1 x K thermocouple......Termoçifti K (termoelementi)
3. 1 x MAX6675................Konvertues i sinjalit
4. 1 x Rotary encoder....…Potenciometri
5. 1 x i2c LCD....................LCD monitori
6. 1 x 12V Heater...............Ngrohësi
7. 1 x IRFZ44N..................Transistori përforcues
8. 1 x S8050.......................Transistori rregullues
9. Rezistors.........................Rezistorët
10. Wires..............................Telat për lidhje ndërmjet elementeve
11. Drilled PCB....................Pllaka bazë e lidhjeve
12. Breadboard.....................Tabela e vendosjes se elementeve

Tani në vazhdim do ti paraqesim të dhënat specifikisht për secilin element veq e veq për të kuptuar
rolin dhe funksionin e secilit prej këtyre elemnteve, ku pastaj duke i aplikuar këto të dhëna me
elementet përkatëse në formë ekperimentale të vërtetohet funksionaliteti i këtij sistemi ku është edhe
qëllimi i këtij projekti për temën e përzgjedhur.

8
3.1. Arduino UNO - Pllaka mikrokontrolluese

Fig.4.1.1. Arduino UNO - Pllaka mikrokontrollues me përbërjen e pjesëve të saj

Arduino UNO është një pllakë mikrokontrolluese me burim të hapur e bazuar në ATmega328P. Ka 14
pina hyrëse/dalëse dixhitale nga të cilat 6 mund të përdoren si dalje PWM ( Pulse width modulation), 6
hyrje analoge, një rezonator 16 MHz, një lidhje USB, një burim energjie, një kokë ICSP ( In Circuit
Serial Programming) dhe një buton rivendosjeje ( resetim).
Burimi i rrymës mundësohet nga kablloja USB ose nga një bateri e jashtme 9 Volt, megjithëse pranon
tensione midis 7 dhe 20 Volt.

Specifikacioni Teknik

 Operating Voltage:…………………… 5 Volts


 Input Voltage:………………………......7 to 20 Volts
 Digital I/O Pins:……………………… 14
 PWM Pins:…………………………….. 6 (Pin # 3, 5, 6, 9, 10 and 11)
 UART:…………………………………...1
 I2C:………………………………………1
 SPI:………………………………………1
 Analog Input Pins:……………………...6
 DC Current per I/O Pin:……………,,..20 mA
 DC Current for 3.3V Pin:…………..…50 mA
 Flash Memory:…………………………..32 KB of which 0.5 KB used by bootloader
 SRAM:…………………………………...2 KB
 EEPROM:………………………………..1 KB
 Clock Speed:…………………….……16 MHz
 Length:………………………….……..68.6 mm
 Width:………………………….……….53.4 mm
 Weight: 25 g
 ICSP Header:……………….………..Yes
 Power Sources:………………………DC Power Jack, USB Port and the VIN pin (+5 volt only)

9
4.1.2. Funksionet e përgjithshme të elementeve përbërëse të pllakës Arduino

Emërtimi i elementit Përshkrimii i funksionit


Ekziston një LED i integruar që drejtohet nga pini dixhital 13.
Power LED Indikator Statusi i ndezur i LED-it tregon se energjia është aktivizuar. Kur
rryma është e fikur, LED nuk do të ndizet.
Tensioni i hyrjes në pllakën Arduino në rastin kur përdor një burim
VIN të jashtëm të energjisë (në krahasim me 5 volt nga lidhja USB ose
një burim tjetër i rregulluar i energjisë).
Ky pin nxjerr një 5V të rregulluar nga rregullatori në tabelë. Pllaka
mund të furnizohet me energji ose nga burimi i rrymës DC (7 - 20
5V V), lidhësi USB (5V), ose pini VIN i tabelës (7-20 V). Tensioni i
furnizimit nëpërmjet pinave 5V ose 3.3V anashkalon rregullatorin
dhe mund të dëmtojë tabelën.
3.3V Një furnizim 3.3 volt i krijuar nga rregullatori në pllakë. Marrja
maksimale e rrymës është 50 mA.
GND Pini i lidhjes së tokëzimit.
Ky pin në tabelën Arduino ofron referencën e tensionit me të cilin
funksionon mikrokontrolluesi.
AREF Një mbrojtje e konfiguruar siç duhet mund të lexojë tensionin e pinit
AREF dhe të zgjedhë burimin e duhur të energjisë ose të mundësojë
që përkthyesit e tensionit në dalje të punojnë me 5V ose 3.3V.
Zakonisht përdoret për të rivendosur të dhënat e ashtuquajtura si
Reset buton Default ( ti rikthej të dhënat në pikën fillestare pas modifikimeve që
mund të jenë bërë gjatë një procesi ).
Lejon që pllaka të lidhet me kompjuterin. Është thelbësore për
USB
programimin e pllakës Arduino UNO.
LED TX dhe RX pulsojnë sa herë që ka një komunikim midis
Tx dhe Rx LED-s mikrokontrolluesit në pllakë dhe kompjuterit nëpërmjet USB tek çipi
konvertues serial i pranishëm pranë portës USB.
Mikrokontrollues AVR 8-bitësh me performancë të lartë, por me
konsum të ulët të energjisë. Zakonisht mund të gjendet si procesor në
ATmega328P pllakat Arduino Uno, kombinon memorien (SRAM, EEPROM dhe
Flash), posedon konvertuesin analog në dixhital, portet serike SPI,
linjat hyrëse/dalëse, regjistrat, kohëmatësin, ndërprerjet e jashtme
dhe të brendshme ( I/O ) dhe oscilatorin.
Analog pins Pinat për lidhje analoge
Digital I/O pins Pinat për lidhje digjitale
Është një oscilator elektronik që përdor kristalin si një element -
Crystal oscillator përzgjedhës të frekuencës për të marrë një efekt piezoelektrik të
anasjelltë. Oscilatori Crystal ka një frekuencë prej 16 MHz, gjë që e
bën Arduino UNO një pllakë të fuqishëm.
Rregullatori i tensionit nevojitet për të mbajtur tensionet brenda
Voltage regulator intervalit të përcaktuar që mund të tolerohet nga pajisjet elektrike që
përdorin atë tension.
Përdoren për të koduar dhe startuar një Arduino nga një burim i
ICSP pin
jashtëm.
Power buton Butoni për kyçje ( aktivizim )
10
Fig.4.1.2. Qarku i pllakës Arduino Uno

3.2. Termoçifti K ( termoelementi )

Sensorët për matjen e të gjitha madhësive fizike mund të kenë forma të ndryshme dhe mund të jenë të
tipave të ndryshëm. Megjithatë shumë sensor në dalje e japin një sinjal në formë të tensionit. Lidhur me
këtë ka implikime të ndryshme.

Ne në vazhdim do të analizojmë sensorin për matjen e temperaturës i quajtur Termoçifti K cili është
pjesë e projektit të përzgjedhur.
Në qoftë se sensori sinjalin në dalje e ka tension, atëherë atë mund ta konsiderojmë si burim tensioni i
cili komandohet nga madhësia fizike e cila matet.
Sensorët klasifikohen në: modulues dhe vetë-gjenerues.
Termoçifti i tipit K është një lloj termoelementi shumë i njohur.i cili i përket llojit të sensorëve vetë-
gjenerues, është një termoelement i lirë me përdorim të përgjithshëm dhe me një saktësi të madhe të
temperaturës.

Lloji i termoçiftit K përbëhet nga një tel pozitiv me përbërje të Krom-it dhe një tel negativ me përbërje
të Alumin-it.

11
Termoçiftet shënohen me (+) dhe (-) . Gjithashtu negativi (-) shënohet me një shënues të kuq. Teli
negativ është më shumë magnetik se teli pozitiv
.

Fig.4.2.1. Termoçifti K dhe Qarku i thjeshtë i termoçiftit

Pra, një termoçift është bashkimi i formuar nga dy metale ose aliazhe të ndryshme. Njëri nga këto çifte
gjendet në temperaturë referente (siç është 0 0C), ndërsa bashkimi tjetër gjendet në temperaturen e cila
duhet të matet. Diferenca e temperaturës midis skajeve te nxehta dhe atyre të ftohta do të shkakton
forcën termo-elektromotore e cila zhvillohet në varësi të temperaturës.

Termoçiftet përdoren kryesisht për matjen e temperaturës.

Ekuacioni polinomial i cili përdoret për konvertimin e tensionit të termoçiftit në temperaturë (0 0C) në
brezin e gjerë të temperaturës, mund të jepet në formën:

Koeficientet an gjenden në mënyrë tabelare.

Tab. 1. Koeficientet polinomial për termoçiftin e tipit K

Një termoçift i tipit K i referohet çdo sensori të temperaturës që përmban përçues Krom dhe Alumin.

Teli i tipit K është kryesisht i disponueshëm në dy kode ngjyrash, përçues i verdhë dhe përçues i kuq
sipas standardit ANSI/ASTM E230, përçues i gjelbërt dhe përçues i bardhë sipas standardit IEC 60584.

12
Termoçiftet e tipit K kanë një gamë të përgjithshme të përqueshmërisë së temperaturës nga -200 deri në
1260°C si dhe një dalje nga 6.4 deri në 9 mV mbi intervalin maksimal të temperaturës.

Nëse përdoret për temperatura nën 0°C nevojitet material i veçantë për të përmbushur saktësitë e
specifikuara. Gjithashtu, kufijtë e veçantë të gabimit nuk janë specifikuar për temperaturat nën 0°C.
Kufijtë përfundimtarë të sugjeruar të temperaturës për Tipin K bazohen në madhësinë e përçuesit të
përdorur.

Termoçiftet nxjerrin një shkallë të vogël tensioni, e cila konvertohet duke përdorur një formulë në një
lexim të temperaturës. Numri i milivolteve të matura është aritmetikisht i barabartë me një temperaturë
specifike. Termoçiftet e tipit K kanë një përgjigje të mirë lineare. Grafiku i mëposhtëm ilustron llojet e
ndryshme të termoçifteve, daljen e tyre në milivolt dhe vlerën ekuivalente të temperaturës për atë
lexim.

Temperatura Output
0°C 0.000 mV
100°C 4.096 mV
200°C 8.138 mV
300°C 12.209 mV
400°C 16.397 mV
500°C 20.644 mV
600°C 24.905 mV
700°C 29.129 mV
800°C 33.275 mV
900°C 37.326 mV
1000°C 41.276 mV
1100°C 45.119 mV
1200°C 48.838 mV

Fig.4.2.2. Diagrami i temperaturës me tipet e ndryshme të termoçifteve, në rastin tonë Tipi K.

Një nga avantazhet kryesore të termoçiftit të tipit K ndaj termoçifteve të tjerë është se mund të
funksionojë në kushte të vështira mjedisore dhe në atmosfera të ndryshme.

E rëndësishme të theksohet se termoçiftet nuk prodhohen me një rezistencë specifike, ata matin
temperaturën në bazë të tensionit të daljes që ofrojnë. Rezistenca do të ndryshojë me madhësinë e
përçuesit si dhe me numrin e përçuesit të përdorur.

Cili është parimi i termoçiftit?


Parimi i punës së termoçiftit bazohet në Efektin Seeback. Ky efekt thotë se kur një qark i mbyllur
formohet duke bashkuar dy metale të ndryshëm në dy kryqëzime, dhe kryqëzimet mbahen në
temperatura të ndryshme, atëherë në këtë qark të mbyllur induktohet një forcë elektromotore (e.m.f.).

13
3.3. MAX6675 - Konvertuesi i sinjalit

MAX6675 është një modul konvertues i cili kryen kompensimin e lidhjes së ftohtë dhe dixhitalizon
sinjalin nga një termoçift i tipit K. Të dhënat nxirren në një rezolucion 12-bit, të pajtueshëm me SPI
(Serial Peripheral Interface - Ndërlidhja periferike seriale ), format vetëm për lexim.

Moduli i sensorit të termoçiftit MAX6675 përdor IC-në ( Integrated circuit - Qark i integruar ) e
konvertuesit Maxim MAX6675 K-Termoçift në dixhital për të siguruar një ndërlidhje serike dixhitale
të pajtueshme me mikrokontrollues ( përputhshëm me SPI ) për të siguruar një matje të saktë të
kompensuar me temperaturë të sensorit të furnizuar të termoçiftit të tipit K.

Ky konvertues zgjidh temperaturat në 0,25°C, lejon lexime deri në +1024°C dhe shfaq saktësinë e
termoçiftit prej 8 LSB ( least significant bit) për temperaturat që variojnë nga 0°C në +700°C.

MAX6675 është një kartelë e vogël e përbërë nga pjesët siq shihen në figurën e mëposhtme
(Fig.4.3.1 ), 5 pina me përshkrimet e lidhjeve të domosdoshme GND, VCC, SCK, CS dhe S0 dhe
konektuesin me sinjalin.

Fig.4.3.1. Konvertuesi i sinjalit MAX6675 .

14
Dy telat e termoçiftit vijnë me konektuesit të specifikuara me ngjyrë të kuqe dhe kaltërt. E kuqja lidhet
me terminalin + të modulit max6675 ndërsa teli i kaltërt është i lidhur me terminalin e modulit të daljes
max6675 (Fig.4.3.2 ).

Fig.4.3.2. Konvertuesi i sinjalit MAX6675 me elementin ndërlidhës Termoçifti K.

Pra, siq e kuptuam nga ajo që u tha më lartë ky konvertor për nga pozicioni përdoret si ndërmjetës
konvertues ndërmjet Termoçifti K si pranues i sinjalit dhe në anën tjetër me mikrokontrollerin
Arduino si tregues i sinjaleve, prej nga me anë të figurës së më poshtme (Fig.4.3.3) mund ta shohim
skemën e qarkut ndërmjet lidhjes së këtyre komponenteve.

Fig.4.3.3. Diagrami qarkut i pllakës Arduino Uno, Konvertuesit të sinjalit MAX6675 dhe Termoçiftit K.

15
3.4. Potenciometri

Paisje elektroteknike që shërben për matjen e rezistencës elektrike.


Është një komponent elektronik i ngjashëm me rezistencat ose rezistencat konvencionale, por me një
vlerë të ndryshueshme. Kjo bën të mundur kontrollimin e intensitetit të rrymës që kalon përmes një
qarku në të cilin është lidhur paralelisht, ose kontrollimin e rënies së tensionit në rast të lidhjes në seri.

Fig.4.4.1. Potenciometri.

Potenciometri mund të përdoret si sensorë, pasi lëvizja këndore e ushtruar mbi to do të shkaktojë
rezistencën dhe për këtë arsye tensioni do të ndryshojë. Pastaj, duke kalibruar sistemin dhe matur
prodhimin, mund të përcaktohet se sa ka lëvizur, gjithashtu mund të përdoren si elemente kontrolli.

Potenciometri ka një rezolucion 10-bit, kjo nënkupton që kemi 1024 vlera të mundshme (0000000000-
1111111111), dhe meqenëse diapazoni i tensionit të disponueshëm është nga 0v në 5v, atëherë mund të
kalibrohet në mënyrë që 0000000000 (ose 0) të jetë 0V dhe 1111111111 (ose 1023) të jetë 5v, kështu
që mund të paraqet valë tensioni 0.004v ( 5/1024).

Fig.4.4.2. Skema e lidhjes se potenciometrit me Arduino.

16
Siç mund ta shihni nga figurat e mësipërme ( Fig.4.4.1 dhe Fig.4.4.2 ), lidhja e këtij elementi është
shumë e thjeshtë. Ka vetëm tre terminale lidhëse, ose pina, që është, një më shumë se rezistenca
konvencionale. Në këtë rast, terminali 1 do të jetë hyrja e tensionit, ndërsa 2 do të jetë dalja, dhe 3
tokëzimi.

Në figurën e mëposhtme ( Fig.4.4.3 ) është paraqitur a) Qarku i potenciometrit, b) Sensori i zhvendosjes


lineare dhe c) Sensori i zhvendosjes këndore.

a) b) c)

Fig.4.4.3. a) Qarku i potenciometrit, b) Sensori i zhvendosjes lineare dhe c) këndore.

Siq shihet nga figura (Fig.4.4.3.) tensioni në dalje llogaritet me shprehjen:

Potenciometri e konverton zhvendosjen lineare ose këndore në një ndryshim korrespondues të tensionit
në dalje.

Ku: k = Uh /xn [V/m], dhe k = Uh /yn [V/rad],


Pra, është funksion linear i zhvendosjes lineare ose këndore.

Nga vlera e fituar e tensionit në dalje mund të gjendet zhvendosja lineare ose këndore në metra ose radian.

17
3.5. Transistori IRFZ44N - Ngrohësi

IRFZ44N është një transistor MOSFET i krijuar për t'u përdorur në një sërë aplikacionesh për
qëllime të përgjithshme. Transistori posedon aftësi të ndërrimit me shpejtësi të lartë, gjë që e bën atë
ideal për t'u përdorur në aplikacione ku ndërrimi me shpejtësi të lartë është një kërkesë thelbësore.
Transistori është i aftë të drejtojë ngarkesën deri në 49A dhe tensioni maksimal i ngarkesës mund të
jetë 55V. Sidoqoftë, rryma maksimale e pulsit mund të jetë deri në 160A. Tensioni minimal i pragut
që kërkohet që ky tranzistor ta bëjë atë në gjendje plotësisht të hapur është 2V deri në 4V.

Fig.4.5.1. Transistori IRFZ44N

Specifikat e transistorit IRFZ44N

 Lloji i transistorit: Kanal N


 Tensioni maksimal i aplikuar nga tharja në burim: 55V
 Tensioni maksimal i portës në burim duhet të jetë: ±20 V
 Rryma Maksimale e vazhdueshme e tharjes është : 49A
 Rryma maksimale e shkarkimit të pulsit është: 160A
 Shpërndarja maksimale e fuqisë është: 94 W
 Tensioni minimal i kërkuar për të kryer: 2V deri në 4V
 Temperatura maksimale e ruajtjes dhe funksionimit duhet të jetë: -55 deri +170 gradë Celsius.

Në figurën e mëposhtme (Fig.4.5.2.) është paraqitur Transistori - IRFZ44N dhe diagrami i qarkut me
emertimet përkatëse të terminaleve të tij.

Fig.4.5.2. Transistori - IRFZ44N me terminalet e tij dhe diagrami i qarkut.

18
3.6. Transistori Rregullues S8050

Një transistor S8050 përdoret kryesisht për qëllime ndërrimi dhe amplifikimi. Pra, është një nga
transistorët më të përdorur në dizajne të ndryshme të qarkut. Ky transistor ka një kapacitet fitimi
maksimal të jashtëzakonshëm si 400, megjithatë fitimi normal është afërsisht 110, kështu që është i
aplikueshëm në amplifikatorë.

Transistori S8050 është një transistor me rrymë të lartë dhe tension të ulët, ku rryma e kolektorit të tij
është 700 mA dhe tensioni i kolektorit-emetuesi si VCE është 25 V. Për të punuar me shumë siguri
ky transistor, rryma bazë e këtij transistori duhet të kufizohet në 5 mA.

Fig.4.6.1. Transistori rregullues S8050 me emertimet përkatëse të terminaleve të tij.

Specifikat e transistorit Rregullues S8050:

 Rryma maksimale e kolektorit (IC)................................................. 700 mA/0,7A


 Tensioni maksimal nga kolektori në emetues (VCE)......................20 V
 Tensioni nga kolektori në bazë (VCB) Maksimumi........................30 V
 Tensioni nga emetuesi në bazë (VBE) Max.....................................5V
 Shpërndarja e kolektorit (Pc) Max....................................................1 Watt
 Frekuenca e tranzicionit (fT) Maksimumi........................................100 MHz
 Fitimi i rrymës DC (hFE)................................................................. Min 40 – 400
 Temperatura e funksionimit (Max) varion...................................... -65 në +150 C
 Transistor i rrymës së lartë dhe tensionit të ulët
 Transistor i vogël i sinjalit
 Fuqia maksimale............................................................................... 2 W
 Raporti i transferimit të përcjelljes Vlera aktuale/hFE .....................120
 Lloji i përcaktimit është S8050
 Frekuenca e tranzicionit.................................................................... 150 MHz
 Materiali i përdorur për Transistor..................................................... Si

19
Në figurën e mëposhtme ( Fig.4.6.2.) është paraqitur diagrami i qarkut me emertimet përkatëse të
pozicioneve të tij.

Fig.4.6.2. Qarku për transistorin rregullues S8050

3.7. LCD Monitori

I2C LCD është një modul ekrani i lehtë për t'u përdorur. Monitori është një Bus Serial Sinkron, me
shumë vartës ( Slave ), dmth. çipa të shumtë mund të lidhen me të njëjtin Bus. I2C përdor vetëm dy
linja të hapura kolektorësh dydrejtimëshe, Serial Data Line (SDA) dhe Serial Clock Line (SCL), të
tërhequra me rezistorë.

Fig.4.7.1. LCD Monitori dhe skema e lidhjes me Arduino

20
Në tabelën e mëposhtme (Tab.2.) është paraqitur mënyra e lidhjeve ndërmjet një LCD monitori I2C
dhe pllakës mikrokontrolluese Arduino.

Tab. 2. Mënyra e lidhjes LCD – ARDUINO.

Ndërfaqja LCD I2C është e përputhshme në pjesën më të madhe të familjes Arduino. Funksionet e
pinave mbeten të njëjta, por etiketimi i atyre pinave mund të jetë i ndryshëm.

Specifikacioni teknik:

Lloji i ekranit.......................................................................... LCD me dy ngjyra


Rezolucioni i ekranit............................................................... 128*64 piksele
Zona aktive e ekranit............................................................... (L*W) 47,1*26,5 mm
Madhësia individuale e............................................................ 0,33*0,33 mm
Mënyra e komunikimit I2C..................................................... (100 Kbit/s dhe 400 Kbit/s)
Kontrolluesi............................................................................. STM8S005KBT6
Frekuenca e funksionimit........................................................ 16 MHz
Pesha........................................................................................ 20 g

Parametrat Min. Tipi Max. Njësia


Tensioni i furnizimit(5V to GND) 4.5 5 5.5 V
Tensioni logjik(SCL/SDA) 2.8 5 5.5 V
HBM ESD - 5000 - V
Temperatura -20 25 70 ℃

21
3.8. Rezistorët
Çfarë është një rezistor?
Rezistori është përbërësi elektrik më i zakonshëm që ekziston. Një nga aplikimet e një rezistori, dhe
më e zakonshmja, është kufizimi i rrjedhës së rrymës elektrike që kalon nëpërmjet një qarku.
Rezistorët kanë vlera të ndryshme të rezistencës, sa më e lartë është rezistenca, aq më shumë do të
kufizojë rrymën që rrjedh përmes saj. Vlera e rezistencës është fikse dhe tregohet nga shiritat e
ngjyrave të vendosura në të.
Në tabelën e mëposhtme ( Fig.4.8.1. ) është paraqitur lista e simbolëve të rezistorëve të ndryshëm të
cilët përdoren në praktikë.

Fig.4.8.1. Lista e simbolëve të rezistorëve .

Funksioni kryesor i rezistorëve në një qark është të kontrollojnë rrjedhën e rrymës dhe rënien e
tensionit. Për shembull; marrja e një LED-i (diodë që lëshon dritë) kërkon rrymë 2V dhe 10mA, nëse
tensioni 5V dhe rryma 100mA rrjedh nëpërmjet një LED-i do të dëmtojë LED-in. Pra, një rezistencë
përdoret për të kufizuar rrymën dhe tensionin në rënie.

22
Në këtë pjesë do të flasim për llojin e rezistorëve të cilët janë si pjesë përbërëse në projektin e
përzgjedhur “Rregullatori PID për matjen e temperaturës së ambientit i implementuar me
ARDUINO”.

Resistenca: 100R (100Ω) Resistenca: 200R (200Ω) Resistenca: 47 kΩ Resistenca: 1 kΩ


Potenciali: 1/4Ë Potenciali: 1/4Ë Potenciali: 1/4Ë Potenciali: 1/4Ë
Toleranca: 5% Toleranca: 5% Toleranca: 5% Toleranca: 5%

Në figurën e mëposhtme ( Fig.4.8.2 ) është paraqitur forma skematike e simbolit të rezistorëve të


cilët janë aplikuar në projektin e përzgjedhur, rezistori NEMA Systems (National Electrical
Manufacturers Association) dhe IEC systems (International Electrotechnical Commission).

Fig.4.8.2. Simboli i rezistorëve sipas standardit NEMA Systems dhe IEC systems.
Një rezistencë fikse është një rezistencë që nuk është e rregullueshme dhe nuk mund të ndryshohet si
një rezistencë e ndryshueshme pasi vlera e tij përcaktohet në kohën e prodhimit.

Rezistorët prodhohen me vlera standard sipas dy llojeve ose serive:


a) Seria E12, me vlerat - 10, 12, 15, 18, 22, 27, 33, 39, 47, 56, 68, 82 dhe
b) Seria E24, me vlerat - 10, 11, 12, 13, 15, 16, 18, 22, 24, 27, 30, 36, 39, 43,47, 51, 56, 62, 68, 75, 782, 91.
Qdo vlerë standarde e rezistencës mund të përcaktohet me vetem 3 numra dhe kjo mënyrë e të
shënuarit të vlerës është shumë praktike.
Për shkak të formës së tyre cilindrike, shtypja e numrave në trupin e rezistorit paraqet një
vështirësi grafike, andaj për shënimin e vlerës së rezistorëve, zakonisht përdoren rrathet me ngjyra të
ndryshme, ku secila ngjyrë ka një vlerë numerike prej 0 deri 9.
Pra, kur zgjedhim një rezistor për ta përdorur në ndonjë qark elektronik, duhet të verifikojmë se mos
tejkalohet fuqia maksimale që mund të përballojë rezistori. Fuqia që zhvillohet në rezistor P, kur në
skajet e tij vepron tensioni V dhe nëpër të rrjedh rryma I, llogaritet sipas formulës
P=V•I
Mënyra e shënimit të vlerës së rezistencës mbështetet mbi parimin si vijon: Shifra e parë dhe e dytë
(që janë sipas standardit E12 ose E24) janë dy shifra të vlerës së rezistencës, ndërsa shifra e tretë
tregon numrin e zerove që duhet shtuar pas dy shifrave të para.
Nëse në ndonjë rezistor shënon numri 334, vlera përkatëse e tij është 330000, pra 330 k Ohm, ose
222 ka vlerën 2200, pra 2.2 k Ohm.
"334" = 33 × 10,000 Ohm = 330 k Ohm
"222" = 22 × 100 Ohm = 2.2 k Ohm
"473" = 47 × 1,000 Om = 47 k Ohm
"105" = 10 × 100,000 Ohm = 1 mega Ohm

23
Në figurën e mëposhtme ( Fig.4.8.3.) është paraqitur kodi i rezistorëve të koduara me ngjyrë dhe
skema e rezistorit me emertimet përkatëse të ngjyrave.

Fig.4.8.3. Parimi i leximit të vlerës së rezistencës dhe të tolerancës.

Rezistori lidhet në qark në tri mënyra:


a) në mënyrë paralele,
b) në mënyrë serike:
c) paralele-serike ose serike-paralele

a) paralele b) serike c) paralele-serike apo serike-paralele

24
3.9. Telat për lidhje ndërmjet komponenteve - Wires

Një tel është një fije ose shufër metalike e vetme, zakonisht cilindrike, fleksibël. Telat përdoren për të
mbajtur ngarkesa mekanike ose sinjale të energjisë elektrike dhe telekomunikacionit.

Një tel elektrik ose grup i tyre në një kabllo është me një lidhës ose pin në çdo skaj. Telat përdoren
për të lidhur komponentët me njëri-tjetrin , ose përbërës të tjerë, pa saldim dhe nëpërmjet tyre të
krijohet mundësia e përcjelljes së sinjalit.

Lidhësit e telave mund të jenë:


a) femër (f) - femër (f)
b) mashkull (m) - mashkull (m)
c) mashkull (m) - femër (f)

Në figurat e mëposhtme ( Fig.4.9.1 ) dhe (Fig.4.9.1 ) janë paraqitur disa lloje të telave për lidhje si
dhe forma e lidhjes së tyre nëpërmjet komponentëve për lidhje.

Fig.4.9.1. Llojet e telave për lidhjen e komponenteve:


a) femër - femër, b) mashkull - mashkull c) mashkull - femër

Fig.4.9.1. Lidhja nëpërmjet telave ndërmjet Arduinos dhe pllakës ( Breadboard ).

25
3.10. Tabela e vendosjes se elementeve për lidhje - Breadboard

Çka është një Breadboard dhe pse përdoret?

Breadboard është një pllakë drejtëkëndëshe e përbërë nga vrimat të ashtuquajtura priza me
përshtatshmëri për vendosjen e komponenteve elektronike dhe shërben për zhvillimin e një qarku
elektronik dhe instalime elektrike për projekte me pllaka mikrokontrolluese si Arduino etj, pa pasur
nevojë për një proces saldimi ndërmjet lidhjeve të komponenteve përkatëse.

Në figurën e mëposhtme ( Fig.4.10.1 ) është paraqitur skema e një pllake Breadboard dhe mënyra e
lidhjes me Arduino.

Fig.4.10.1. Pllaka Breadboard dhe mënyra e lidhjes me Arduino – realizimi i një qarku.

Në dy skajet e pllakës vërehen vijëzimet e shenjëzuara me ngjyrë të kuqe dhe të kaltërt si dhe shenjat
( + ) dhe ( - ) të cilat na tregojnë se qfarë lidhje duhet vendosur në prizat përkatëse.

Në prizat e mesit të ndara në dy pjesë janë të dalluara prizat në formë të rreshtave dhe shtyllave të
shenjëzuara me shkronja të alfabetit ( rreshtat) dhe numra ( shtyllat ) të cilat janë të përcaktuara
varësisht prej dimensioneve të pllakës, kjo na ndihmon që gjatë realizimit të një lidhje, ta kemi të
njohur pozicionin e asaj lidhje.

26
4. Lidhja e qarkut

Qarku elektrik apo rrjeti elektrik është një ndërlidhje e përbërësëve elektrik si (p.sh. bateritë,
rezistorët, përçuesit, kondensatorët) një model i ndërlidhjeve, i përbërë nga elemente elektrike (p.sh.
burimet e tensionit, burimet e rrymës, rezistencat, etj).
Një qark elektrik është një rrjet i përbërë nga një hark i mbyllur, në mënyrë që të krijohet një rrugë
për rrymën. Rrjetet elektrike lineare, një tip i veçantë i përbërë vetëm nga burimet (tensioni ose
rryma), elementet e përziera lineare (rezistorët, kondensatorët, induktorët), dhe elementet e
shpërndara lineare (vijat transmetuese), kanë aftësinë e pasjes së sinjaleve që posedojnë principet e
mbivendosjes
Në varësi nga burimet që veprojnë në të ai mund të jetë qark i rrymës së vazhduar, i rrymës periodike
të thjeshtë dhe i rrymës periodike sinusoidale, impulsive, etj.

Qarku i thjeshtë elektrik


Me qark të thjeshtë elektrik nënkuptohet qarku i cili përbëhet nga numri i domosdoshëm i
elementëve, dmth. mungesa e cilitdo element nga ky qark do të bëjë atë të papërdorshëm.
Elementët e domosdoshëm të qarkut janë:

 burimi elektrik
 përçuesit për lidhje të elementëve
 ndërprerësi
 shpenzuesi

Madhësitë fizike që karakterizojnë qarkun

Ka disa sasi që mund të përshkruajnë çdo qark elektrik. Ato kryesore janë:

1. Tensioni - U (i matur në volt (V)).


2. Forca aktuale - I (e matur në amper (A)).
3. Rezistenca - R (e matur në Ohm (Ohm)).
4. Fuqia - P (e matur në Watts (W)).
5. Kapaciteti - C (i matur në Farads (F).

Njohja e formulave na lejon të kryejm llogaritjet praktike. Për shembull, rezistenca e një rezistence
varet jo vetëm nga rryma, por edhe nga voltazhi.

27
Tani, duke u bazuar në elementet e domosdoshëme të lidhjes së një qarkut:

o burimi elektrik
o përçuesit për lidhje të elementëve
o ndërprerësi
o shpenzuesi,
ne në vazhdim, në formë skematike në figurën e mëposhtme (Fig.5.1.) do ta paraqesim tërësinë e lidhjes së qarkut për projektin e përcaktuar.

Fig.5.1. Skema e lidhjes së qarkut për tërësinë e projektit të përcaktuar.


Në figurën e mëposhtme ( Fig.5.2.) do të kemi rastin që nëpërmjet fotografive të paraqitura të shohim
lidhjen e qarkut të këtyre komponenteve të realizuara praktikisht në laboratorin e Fakultetit të
Inxhinierisë Mekanike.

Fig.5.1. Skema e lidhjes së qarkut e realizuar praktikisht në FIM.


5. Përgjigjja dhe Gabimi
6.1. Përgjigjja

Kuptimi i termit “Përgjigjja“ në fushën e elektroteknikës ka të bëjë me përgjigjjen që marrim pas


rezultateve të matjeve që janë bërë në një rastë të realizuar të matjes së një vlere të caktuar.
Mjetet të cilat përdoren për realizimin e përgjigjjes quhen Etalone (Standarde).

Etalonet (Standardet) janë mjete të cilat përgjigjen fizikisht me njësitë themelore dhe përdoren për të
krahasuar proceset.
Njëra nga proceset që neve na intereson më shumë në fushën e industrisë për të marrë një përgjigjje nga
një matje e realizuar është “koha e përgjigjjes”.

Koha e përgjigjes është koha që i duhet një sistemi për të reaguar ndaj një inputi të caktuar.

Duke folur për sensorë, nënkuptojmë kohën që merr një sensor, i vendosur nga një mjedis në një mjedis
të caktuar, përpara se të zbulojë kushtet e reja mjedisore.
Për shembull, një sensor i temperaturës i sjellë nga temperatura e dhomës në një mjedis (të themi 25 °
C) me temperaturë të ndryshme, pavarësisht nëse ndryshimi është i vogël apo i madh.

Koha që i duhet sensorit për të zbuluar temperaturën e re është koha e përgjigjes.


Zakonisht flasim për T90, domethënë kohën që i duhet sensorit për të zbuluar 90% të ndryshimit të
temperaturës. Prandaj një sensor i temperaturës që ka qenë në 0 0C për disa kohë dhe për këtë arsye
është stabilizuar në atë temperaturë vendoset në një mjedis në 100 0C. Koha që do të duhet për të
zbuluar 90 °C ( 90% e ndryshimit të temperaturës nga 0 në 100) është koha e përgjigjes së saj.
Megjithatë, ndryshimi i temperaturës nuk është i vetmi variabël për t'u marrë parasysh pasi koha e
përgjigjes duhet të tregohet gjithmonë duke iu referuar kushteve mjedisore: në ajër të qetë, në lëvizje, në
lëng të qetë, çfarë lloj lëngu, shpejtësia e lëvizjes etj.
Në përgjithësi, për procese të shkurtra dhe veçanërisht me ndryshime të shpeshta të temperaturës, si
p.sh. procesi i sterilizimit, preferohen sensorë me kohë reagimi të shpejtë. Për procese të gjata ose me
ndryshime të vogla në temperatura me kalimin e kohës, ose në çdo rast shumë të ngadaltë, siç është
monitorimi i një dhome të ftohtë, mund të përdoren sensorë të temperaturës me kohë reagimi më të
ngadaltë.
Koha e përgjigjes mund të përcaktohet si koha e nevojshme që një dalje sensori të ndryshojë nga gjendja
e tij e mëparshme në një vlerë përfundimtare të vendosur brenda një brezi tolerance të vlerës së re të
saktë.

30
Në figurën ( Fig.6.1) është paraqitur diagrami kohë-temperaturë i cili tregon një lakore tipike
përgjigjeje me kohën standarde të përgjigjes.

Fig.6.1. Grafiku i përgjigjjes me kohën standarde të përgjigjjes ῖ 0,5 dhe ῖ 0,9.

Në vazhdim do ti paraqes vlerat e realizuara eksperimentalisht për kohën e përgjigjjes në rastin e


projektit të përcaktuar në kontrollin e temperaturës.

Fig.6.2. Fotot e realizuara ndërmjet temperaturës 200C dhe 1000C

Koha e përgjigjes e realizuar eksperimentalisht ndërmjet temperaturës 200C dhe 1000C siq shihet nga figura
( Fig.6.2.) ka rezultuar të jetë 10 sekonda, ku rezulton që për çdo 1 0C koha e përgjigjjes është 0.123 sekonda.

Dhe sipas kësaj matje, nëse e marrim për bazë temperaturën prej 0 0C deri në arritjen e temperaturës 100 0C
atëherë koha e përgjigjjes është 12.3 sekonda.

Burimi i nxehtësisë, konkretishtë krijimi i temperaturës është bërë nga flaka e shkrepsës si proces eksperimental,
përndryshe nga burimet tjera të nxehtësisë mund të kemi edhe vlera të ndryshme të kohës së përgjigjjes.
31
6.2. Gabimi
Qëllimi i çdo matjeje është që të caktohet vlera e saktë e madhësisë matëse. Megjithatë, gjatë çdo
matjeje pashmangshëm paraqiten gabime.
Devijimi nga perfeksioni i pritur quhet GABIM. Në sistemin instrumental gabimet mund të
klasifikohen si:
1. Gabime sistematike,
2. Gabime të rastit dhe
3. Gabime të mëdha.
- Gabimet sistematike –janë gabime instrumentale(te brendshme te instrumentit) dhe të ambientit
(temperatura dhe lagështia).
- Gabimet e rastit - shfaqen për shkak të rrumbullakimit të vlerave .zhurmave, interferencës
ndikimit te ambientit etj. Numri i shifrave që duhet të shënohen në rezultatin e matjes –Me shifra
ose decimale të konsiderueshme nënkuptojmë shifrat e veçanta në një numër. Quhen të
konsiderueshme vetëm ato shifra apo decimale që janë rezultat i matjes aktuale.
- Gabime të mëdha - Gabimet e mëdha shkaktohen nga gabimi në përdorimin e instrumenteve ose
njehsorëve, llogaritjen e matjeve, regjistrimin e rezultateve të të dhënave, dhe raportimin e të
dhënave, ku pastaj gabime të tilla mund të përfundojnë në llogaritjen e rezultateve përfundimtare,
duke devijuar kështu rezultatet.
Tek instrumentet dallojmë:
a) gabimi absolut, dhe
b) gabimi relativ.
Gabimi absolut - llogaritet si ndryshim i vlerës së matur dhe vlerës së vërtetë të madhësisë matëse.
Për shembull, nëse masim një intensitet të rrymës elektrike, gabimi absolut i ampermetrit është
Δ X= Xm - Xs
Δ X - gabimi absolut
Xm - vlera e matur
Xs – vlera e vërtetë (vlera e saktë)
Gabimi relativ - është raporti midis gabimit absolut dhe vlerës së vërtetë të madhësisë matëse të
shprehur në përqindje:
∆X
G= ∙ 100 (%)
Xs
Në praktikë në shumicën e rasteve gjatë caktimit të gabimit relativ GX lejohet që vlera e gabimit absolut
të pjesëtohet me vlerën e madhësisë e cila lexohet në aparatin matës, e jo me vlerën saktë të cilën nuk e
njohim!
∆X
G= ∙ 100 (%)
Xm
Kur bëhet fjalë për gabimin relativ, instrumentet matëse veçohen edhe me një karakteristikë të quajtur
klasë të saktësisë që ndryshe e njohim si gabimi i shkallës së plotë.
Gabimi i shkalles së plotë llogaritet me shprehjen:
±∆𝑋𝑀𝐴𝑋
𝐺𝑛 = ∙ 100 (%)
𝑋𝑛
ku: ΔXMAX është vlera maksimale e gabimit absolut në shkallën e plotë (0 ÷ Xn), për të cilën definohet klasa e
saktësisë së instrumentit ose toleranca e vlerës së elementit të qarkut.
32
Në vazhdim në figurën ( Fig.6.2.1 ) do të kemi rastin që nëpërmjet fotografive të paraqitura të shohim
disa rezultate të matjeve të realizuara praktikisht në formë eksperimentale të cilat i kam realizuar në
puntorinë time.

Fig.6.2.2. Matjet e realizuara praktikisht në formë eksperimentale të realizuara në puntori.

33
6. Kalibrimi dhe testimi i instrumentit matës

Kalibrimi është një proces i cili siguron që instrumenti ose pajisjet matëse të prodhojnë rezultate të
sakta, me një fjalë kalibrimi kontrollon saktësinë e një aparati në rezultate. Qëllimi i kalibrimit ka të
bëjë me rregullimin e instrumentit për ta sjellë atë në përputhje me standardin.
Ekzistojnë disa lloje të kalibrimit:
 Kalibrimi i presionit.
 Kalibrimi i temperaturës.
 Kalibrimi i rrjedhës.
 Kalibrimi elektrik.
 Kalibrimi mekanik.

Duke u ndërlidhur me projektin e përcaktuar ne në vazhdim do të flasim për kalibrimin e temperaturës,


konkretishtë kalibrimi i termoçiftit të tipit K.
Një termoçift mat diferencën e potencialit në një skaj të nxehtë dhe të ftohtë për dy metale të ndryshme.
Një skaj i metalit mbahet në temperaturë të lartë dhe skaji tjetër në të ftohtë. Nëse kjo bëhet, atëherë
diferenca e temperaturës në telin e termoçiftit nga skaji në skaj shkakton gjenerimin e një tensioni
(efekti Seebeck) që është proporcional me ndryshimin e temperaturës.

Termoçiftet nuk matin drejtpërdrejt temperaturën - ata thjesht prodhojnë një tension kur ekspozohen
ndaj një gradienti të temperaturës. Prandaj, kalibrimi është i nevojshëm për të lidhur këtë tension me
ndryshimin e temperaturës.
Një përafrim racional i funksionit polinomial për termoçiftet e tipit K përdoret për llogaritjen e
temperaturës nga potenciali i matur i termoçiftit. Ekuacioni i kalibrimit përdor një raport të dy
polinomeve të rendit më të vogël në vend të një polinomi të rendit të madh. Duke përdorur procedurën e
përshtatjes së lakorës së katrorëve më të vegjël, ne përshtatim të dhënat e termoçiftit të tipit K të
Institutit Kombëtar të Standardeve dhe Teknologjisë (NIST) me një funksion racional të formës së
mëposhtme:

V V0 p1 V V0  p2 V V0  p3 V V0  p4 


T T0 
1V V0  q1 V V0  q2 V V0 q3  ..................(7.1)
ku;
T - është temperatura e termoçiftit (në °C),
V - është voltazhi i termoçiftit (në milivolt), dhe
To, Vo dhe p1, p2, p3, p4 dhe q1, q2, q3, q4 - koeficientë që nxjerren nga tabelat e standardizuara.

Kalibrimi kryhet në vlera/pika të veçanta të temperaturës të shkallës së tij (shumë shpesh në 5 pika të
ndryshme të temperaturës). Megjithatë, pikat e kalibrimit duhet të zgjidhen nga përdoruesi në varësi të
nevojave të tij. Për shembull, kur duhet kontrolluar temperaturën brenda një dhome që operon me
temperaturë mes 2 - 8 0C, atëherë mund t’i zgjedhim 3 pika të temperaturës së kalibrimit, pra në -2 0C, 4
0
C dhe 8 0C.

Të gjitha temperaturat janë në gradë Celsius (0C) dhe voltazhi në milivolt (mV).

34
Në tabelën e mëposhtme ( Tab.3) janë paraqitur vlerat për koeficintet përkatëse për llogaritjen e
temperaturës nga potenciali i matur i termoçiftit.

Prodhuesit e instrumenteve matëse shpesh lëshojnë "Certifikatat e Kalibrimit" ose "Raportet e


Kalibrimit", të cilat megjithatë nuk korrespondojnë me instrumentet specifike të matjes, por me një grup
të tërë instrumentesh matëse. Në këtë rast, duhet kuptuar domethënia e vërtetë dhe përdorimi i tyre.
Rezultati i një certifikate kalibrimi për statusin dhe përdorimin e instrumentit specifik mund të jetë:
a) Përdorimi i instrumentit ashtu siç është pa ndonjë veprim të mëtejshëm
b) Përshtatja/Rregullimi i instrumentit, rikalibrimi dhe përdorimi
c) Përdorimi duke bërë korrigjime të nevojshme dhe të përshtatshme në indikacionet nëse
përshtatja/rregullimi nuk është i realizueshëm
d) Zëvendësimi i instrumentit me instrument tjetër me sjellje më të mirë metrologjike për të
përmbushur kërkesat e përdorimit të tij

1. Dalje.
2. Tregon llojin e TC
3. Shtypni për të zgjedhur ON ose
4. Shtypni për të zgjedhur llojin TC ose
Shtypni në mënyrë që OUTPUT të jetë në
ekran.
5. Shtypeni për të rritur/ulur 10 °C ose 1mV.
6. Shtypni për të ndryshuar ° C ose ° F
7. Shtypni për të lëvizur lart/poshtë 0.1 ° ose
0.01mV.

Fig. 7. 1. Kalibratori termoçift MASTECH

35
Në figurën e mëposhtme (Fig. 7.1) është paraqitur një imazh për të kuptuar se si duket saktësisa e
termoçiftit të tipit K dhe gabimi i kalibrimit në formë imazhi.

Fig. 7.1.Saktësia e termoçiftit të tipit K dhe gabimi i kalibrimit

Për shkak se një termoçift mat diferencat e temperaturës, çdo luhatje e temperaturës rreth kryqëzimit të
referencës (bashkimi i ftohtë), i cili ka temperaturën e njohur, rezulton në një lexim të gabuar të
temperaturës.

36
8. Sinjali dhe kondicionimi i sinjalit
8.1. Sinjali
Në inxhinierinë elektrike, sasia themelore e përfaqësimit të disa informacioneve quhet sinjal.
Në fakt çdo sasi e matshme në kohë në hapësirë ose ndonjë dimension më i lartë mund të merret si
sinjal.
Në praktikë sinjalet nuk janë të pastra por shoqërohen me zhurma.
Shembuj të tjerë të sinjaleve janë hyrjet e një termoçifti, i cili përpilon infromacionet e temperaturës.
Personifikimi i një sinjali në formë elektrike kryhet nga një dhënës që konverton këto sinjale nga forma
origjinale në formë valore të shprehur si rrymë elektrike (I) ose tension (V), ose në një formë valore
elektromagnetike.
Çdo informacion mund të përcillet me një sinjal analog; shpesh një sinjal i tillë është një përgjigje e
matur ndaj ndryshimeve në fenomene fizike, si zëri, drita, temperatura, pozicioni ose presioni.
8.1.1. Klasifikimi i sinjaleve
Sinjalet mund të klasifikohen sipas shumë kritereve.
Sipas veçorisë së ndryshme të vlerave:
 në sinjale analoge, dhe
 sinjale dixhitale.
Sipas përcaktimit të sinjaleve:
 në sinjale përcaktuese, dhe
 sinjale të rastit.
Sipas fuqisë së sinjaleve:
 në sinjale energjetike, dhe
 sinjale fuqie.
Dy lloje kryesore të sinjaleve që hasen në praktikë janë sinjalet analoge dhe sinjalet dixhitale. Sinjalet
dixhitale janë të kuantizuara, ndërsa sinjalet analoge janë të vazhdueshme.

8.1.2. Sinjalet analoge


Një sinjal analog është çdo sinjal i vazhdueshëm për të cilin tipari i ndryshimit në kohë të sinjalit është
një paraqitje e një sasie tjetër që ndryshon në kohë, d.m.th., cilësohet kur fuqia e tij (amplituda) merr në
mënyrë të vazhdueshme çdo vlerë midis një minimumi dhe një maksimumi. Termi sinjal analog
zakonisht i referohet sinjaleve elektrike; megjithatë, sistemet mekanike, pneumatike, hidraulike dhe të
tjera mund të përcjellin ose konsiderohen gjithashtu sinjale analoge.
Në diagramin e mëposhtëm është paraqitur skema e një sinjali analog - i vazhdueshëm i cili siq shihet
nga figura ka formën e një funksioni sinusiodal.

Fig.8.1. Sinjali analog (i vazhdueshëm).


37
8.1.3. Sinjalet dixhitale

Në krahasim me sinjalet analoge, sinjalet dixhitale janë shumë të lehta për t'u analizuar. Janë sinjale të
ndërprera. Ato janë përvetësimi i sinjaleve analoge.

Fjala dixhitale qëndron për vlera diskrete prandaj do të thotë se ata përdorin vlera specifike për të
përfaqësuar çdo informacion. Në sinjalin dixhital, përdoren vetëm dy vlera për të përfaqësuar diçka dhe
ato janë 1 dhe 0 (vlera binare). Sinjalet dixhitale nuk i nënshtrohen zhurmës. Pra, ato zgjasin shumë dhe
janë të lehta për t'u interpretuar.

Fig.8.2. Skema e një sistemi ku paraqet sinjalin analog si hyrje dhe sinjalin digjital si dalje..

Në figurën e mësipërme (Fig.8.2.) është paraqitur një sistem, hyrja dhe dalja e të cilit janë sinjale, por
hyrja është një sinjal analog dhe dalja është një sinjal dixhital. Kjo do të thotë se sistemi ynë është në
fakt një sistem konvertimi që konverton sinjalet analoge në sinjale dixhitale.

Pse duhet të konvertojmë një sinjal analog në sinjal dixhital?.

Arsyeja e parë dhe e dukshme është se përpunimi dixhital i imazhit merret me imazhe dixhitale, që janë
sinjale dixhitale. Pra, sa herë që kapet imazhi, ai konvertohet në format dixhital dhe më pas përpunohet.

Arsyeja e dytë dhe e rëndësishme është se për të kryer operacione në një sinjal analog me një kompjuter
dixhital, duhet ta ruani atë sinjal analog në kompjuter. Dhe për të ruajtur një sinjal analog, kërkohet
memorie e pafund për ta ruajtur atë. Dhe meqenëse kjo nuk është e mundur, prandaj ne e konvertojmë
atë sinjal në format dixhital dhe më pas e ruajmë në kompjuter dixhital dhe më pas kryejmë operacione
në të.

Fig.8.3. Sinjali digjital.

38
8.2. Kondicionimi i sinjalit
Kondicionimi i sinjalit është një qark elektronik që manipulon një sinjal në një mënyrë që e përgatit atë
për fazën tjetër të përpunimit. Shumë aplikacione për marrjen e të dhënave përfshijnë matje mjedisore
ose mekanike nga sensorët, si temperatura dhe dridhjet. Këta sensorë kërkojnë kondicionimin e sinjalit
përpara se një pajisje për marrjen e të dhënave të mund të matë në mënyrë efektive dhe të saktë sinjalin.

Për shembull, sinjalet e termoçiftit kanë nivele shumë të vogla tensioni që duhet të përforcohen përpara
se të digjitalizohen. Sensorë të tjerë, të tillë si detektorët e temperaturës së rezistencës (RTD),
përshpejtuesit dhe matësit e tendosjes kërkojnë ngacmim për të funksionuar. Të gjitha këto teknologji të
përgatitjes janë forma të kondicionimit të sinjalit.

Në elektronikë, kondicionimi i sinjalit është manipulimi i një sinjali analog në atë mënyrë që ai të
plotësojë kërkesat e fazës tjetër për përpunim të mëtejshëm.
8.2.1. Kondicionerët e sinjalit të temperaturës
Një kondicioner i sinjalit të temperaturës është i pajtueshëm me sensorë që matin temperaturën ose
ndryshimet në temperaturë. Kondicionerët e sinjalit të temperaturës përdoren për të përforcuar sinjalet
analoge të prodhuara nga sensorët e temperaturës, për të filtruar zhurmën dhe për të shtyrë sinjalet
përpara për analiza dhe shfaqje të mëtejshme.
Kur një termoçift lidhet me një instrument për matjen e temperaturës, diferenca materiale gjeneron një
tension në kryqëzimet e njohura si "kryqëzimet e ftohta" - që ndikon në daljen aktuale të termoçiftit,
duke dhënë rezultate të gabuara. Kondicionerët e sinjalit të temperaturës kompensojnë ndryshime të
tilla.
Kondicionerët e sinjalit të temperaturës kryejnë gjithashtu linearizimin në sinjalin analog - në mënyrë që
voltazhi i daljes së një termoçifti të jetë linear me temperaturën.
8.2.2. Llojet e kondicionerëve të sinjalit sipas veçorive

Kondicionerët e sinjalit universal - një kondicioner universal i sinjalit është një pajisje që mund të
programohet për kombinime të shumta të konfigurimeve hyrëse/dalëse. Duke pranuar rrymën, tensionin,
termoçiftin, RTD-të dhe sinjalet e potenciometrit dhe rezistencës lineare, pajisja e bën të lehtë lidhjen e
sensorëve më të zakonshëm pa kërkuar një kondicioner sinjali të veçantë për secilin. Kondicionerët
universalë të sinjalit vijnë me një modul të programueshëm që lejon konfigurimin për kërkesat specifike
të hyrjes/daljes.
Kondicionerë sinjalesh me shumë kanale - një kondicioner sinjali me shumë kanale është i ngjashëm
me një kondicioner sinjali universal, por ndërsa një kondicioner sinjali universal lejon vetëm një hyrje
dhe një dalje, një kondicioner sinjali me shumë kanale do të ketë dy opsione të tjera hyrje/dalje.
Kondicionerë të izoluar të sinjalit- kondicionerët e sinjalit të izoluar janë shpesh të dobishëm në
aplikacionet ku kërkohet që sinjalet nga burimi te pajisjet matëse të transmetohen pa një lidhje fizike.
Kondicionimi i sinjalit zakonisht kategorizohet në tre faza:
 Filtrim,
 Përforcim, dhe
 Izolim.

39
8.2.3. Kondicioner sinjali termoçift

Një sensor i thjeshtë termoçift kërkon një kondicioner sinjali me cilësi të lartë në mënyrë që të
funksionojë. Megjithëse një T/C është pasiv, nuk kërkon ngacmim ose furnizim me sensor, potenciali i
vogël i tensionit që ai gjeneron në anën e lidhësit të sensorit duhet të izolohet, përforcohet dhe
linearizohet. Përveç kësaj, ajo ka nevojë për një referencë për të siguruar një lexim absolut të
temperaturës - përndryshe, mund të prodhojë vetëm një lexim relativ të temperaturës, gjë që nuk është
shumë e dobishme.

Fig.8.4. Kondicioner sinjali i temperaturës për termoçifte dhe qarku i thjesht i termoçiftit.

Kryqëzimi midis metalit 1 dhe metalit 2 është kryqëzimi kryesor i termoçiftit. Termoçiftet e tjerë janë të
pranishëm aty ku telat metalikë 1 dhe 2 bashkohen me telat e bakrit të pajisjes matëse.
Referenca e përmendur më sipër njihet si kompensimi i kryqëzimit të ftohtë. Fundi matës i sensorit
quhet "nyja e nxehtë" (bashkimi i metaleve të ndryshme të përdorura në ndërtimin e një termoçifti),
ndërsa skaji tjetër - ku marrim sinjalin - është kryqëzimi i ftohtë i sensorit. Ky bashkim i ftohtë është
vendi ku metalet e ndryshme që përbëjnë termoçiftin takohen me telat e bakrit të sistemit.
Matja e temperaturës me një termoçift është disi e vështirë, sepse prodhimi i termoçiftit është i ulët.
Matja është më e ndërlikuar sepse krijohen termoçift shtesë në pikën ku telat e termoçiftit kontaktojnë
telat (ose gjurmët) e bakrit që lidhen me qarkun e kondicionimit të sinjalit. Kjo pikë kontakti quhet
kryqëzim i ftohtë (shih Figurën 8.4.). Për të matur me saktësi temperaturën me një termoçift, duhet të
shtohet një sensor i dytë i temperaturës në kryqëzimin e ftohtë, siç tregohet në figurën ( Fig.8.5.). Më
pas, temperatura e matur në kryqëzimin e ftohtë i shtohet vlerës së treguar nga matja e tensionit të
termoçiftit. Shembulli i qarkut në figurën 3 tregon një implementim, i cili përfshin një numër
komponentësh të saktësisë.

Fig.8.5. Shembull i një qarku të kondicionimit të sinjalit të termoçiftit


40
9. Zhurmat dhe interferencat në instrument
9.1. Zhurmat

Çdo sinjal gjatë transmetimit shoqërohet me disa deformime dhe sinjale të padëshiruara. Këto sinjale të
padëshiruara njihen si zhurma.
Zhurma elektrike është një koleksion i luhatjeve spontane të rrymave dhe tensioneve. Ato janë të
pranishme në çdo sistem elektronik dhe lindin nga lëvizja termike e elektroneve dhe nga natyra e
kuantizuar e ngarkesës elektrike. Zhurma elektrike specifikohet edhe për sa i përket sasisë hyrëse, për të
treguar efektin e saj në raport me vlerën e masës. Zhurma e bardhë (zhurma me fuqi konstante në një
gamë të gjerë frekuencash) zakonisht shprehet në terma të fuqisë së zhurmës spektrale (W/Hz), tensionit
të zhurmës spektrale (V/Hz) ose rrymës së zhurmës spektrale (A/Hz). Zhurma termike është një
shembull i "zhurmës së bardhë".
Temperatura e zhurmës së një amplifikuesi është temperatura e një rezistence që do të siguronte të
njëjtën fuqi zhurme në daljen e një amplifikuesi ideal (pa zhurmë) si ajo e ofruar nga amplifikatori
aktual kur hyrja e tij përfundon me një rezistencë pa zhurmë.

Kur bëhet fjalë për matjet, zhurma mund të jetë një problem i madh. Saktësia është jashtëzakonisht e
rëndësishme dhe zhurma elektrike mund të ndikojë në matjet e temperaturës aq sa mund të jetë e
vështirë të bëhet një interpretim i saktë i leximeve të termoçiftit.
Kemi disa lloje të zhurmave:
Zhurma Termike - njihet ndryshe si zhurmë e bardhë e Nyquist-it. Shkaktohet nga lëvizja e
elektroneve dhe është present kudo. Quhet e bardhë pasi që dendësia spektrale është konstante në tërë
spektrin frekuencor.
Zhurma termike është në përpjestim të drejtë me temperaturën:
N0 = Kt (W/Hz).
N0 – Densiteti i fuqisë së zhurmës në Wat për Hz.
k – konstantja e Botzmanit = 1.38 x 10-23 J/K
T – temperatura në Kelvin, K= 1 Kelvin.
Zhurma Intermodulare – Shkaktohet nga efektet jolineare ne marres dhe transmetues si dhe nga
interferencat e mediumeve transmetuese. Nese kemi dy sinjale te frekuencave f1 dhe f2 atehere per
shkak te zhurmes intermoduluese ne dalje do te fitohet nje sinjal ne frekuencat f1 + f2 apo f1 - f2 i cili
do te shkaktonte interferenca me keto frekuenca, pra f1 + f2 apo f1 - f2
Zhurma Interferuese - Shkaktohet per shkak te kryqezimit te dy shtigjeve te sinjalit e cila ndodhe si
rezultat i kryqëzimit elektrik te dy fijeve të aferta. Kjo zhurmë mund të shkaktohet edhe nga antenat
mikrovalore që e pranojne sinjale të padëshiruara.
Zhurma impulsive - Kjo zhurmë është me kohëzgjatje të shkurtër (rreth 10 ms) e shkaktuar nga
faktorët e ndryshëm, psh nga zbrazjet elektromagnetike, rrufeja apo nga ndonjë problem teknik në
sisteme. Efektet e kësaj zhurme mund edhe të mos vërehen tek sinjalet analoge për shkak të
kohëzgjatjes së shkurtë, por mund të jene shumë demtuese tek ato digjitale. Kjo zhurmë mund të
shkaktoj humbje 10 000 bitave gjatë një transmetimi me shpejtesi prej 1Mbps.
Si mund të minimizojmë zhurmën?
Duke bërë mbrojtjen e përquesve dhe paisjeve, duke bërë ndarjen fizike të përquesve, duke bërë
selektimin e kabllove të duhura si dhe duke bërë kontrollimin e nivelit të sinjalit transmetues.
41
Fig. 9.1. Filtri i zhurmës së termoçiftit: Zvogëlimi i zhurmës dhe gabimeve të
termoçiftit duke vendosur një filtër zhurme rezistente-kondensator
midis prizave të termoçiftit dhe konvertuesit analog në dixhital.

9.2. Interferencat
Me termin interferenc nënkuptohet çrregullimi i funksionimit normal ose të pritshëm të pajisjeve dhe
sistemeve elektrike ose elektronike.
Ndërhyrja shkaktohet nga sinjale të padëshiruara që degradojnë ose ndërpresin shërbimet e
komunikacionit dhe transmetimit. Interferenca mund të ndikojë në cilësinë e marrjes ose komunikimit,
të shkaktojë një humbje të përkohshme të sinjalit ose madje të parandalojë pranimin e sinjalit.
Interferncat kryesisht janë të shprehura në pajisjet transmetuese kabllore. Eliminimi i mundshëm i
këtyre interferencave te transmetuesit kabllor bëhet nëpërmjet përdredhjës së fijeve transmetuese të
kabllove dhe forma e mbështjelljës së tyre të cilat e absorbojnë interferimin, Fig.9.2.

Fig. 9.2. Forma e mbështjellsit të telave transmetues

42
Përdredhja e përcjellësve ndihmon në reduktimin e interferencave që paraqiten te sinjalet që
transmetohen nëpër këto fije. Sa më i përdredhur të jetë kabllo aq më rezistent është ndaj interferimeve
dhe zhurmave të jashtme. Eleminimi i interferencave (me vlera pozitive) apo zhurmave realizohet në atë
mënyrë që zhurmat që paraqiten në pjesën positive eleminohen me ato që paraqiten në pjesën negative
gjatë kalimit në pikën zero, Fig.9.3.

Fig. 9.3. Eliminimi i interferencave

10. Elektronika Digjitale: Harduerike, Softuerike dhe Elektronike

10.1. Pjesët Harduerike

Për tu realizuar dhe implementuar projekti në fjalë duhet që patjetër të kemi në dispozicion pajisjet
harduerike.
Gjatë realizimit eksperimental të këtij projekti janë përdorur këto pajisje harduerike të cilat veq se i
kemi përmendur më lartë secilin në veqanti duke treguar dhe përshkrimin e tyre me specifikacionet
përkatëse të tyre, në kapitullin 4 “Dizajnimi i Instrumenteve elektronike-instrumentet përcjellëse”:

1 x Arduino UNO..........Pllaka mikrokontrolluese


1 x K thermocouple......Termoçifti K (termoçifti)
1 x MAX6675................Konvertues i sinjalit
1 x Rotary encoder....…Potenciometri
1 x i2c LCD....................LCD monitori
1 x 12V Heater...............Ngrohësi
1 x IRFZ44N..................Transistori përforcues
1 x S8050.......................Transistori rregullues
Rezistors.........................Rezistorët
Wires..............................Telat për lidhje ndërmjet elementeve
Breadboard.....................Tabela e vendosjes se elementeve

43
10.2. Pjesët Softuerike
Në realizimin e këtij projekti eksperimental para fillimit të realizimit praktik, paraprakisht kemi
përdorur pjesën Softuerike, e konkretishtë Softwar-in Tinkercad, i cili në mënyrë virtuale dhe
demonstrative na e ka dhënë mundësinë për ti kuptuar dhe për ti realizuar edhe praktikishtë lidhjen e një
qarku elektrik, paraqitjen e sinjaleve, matjet e tyre etj.

Fig. 10.2.1 Softueri Tinkercad i përdorur për të demonstruar virtualisht lidhjen e një qarku elektrik

Kështu që nga aspekti Softuerik përdorimi i këtij Softwar-i na e ka bërë shumë më të lehtë dhe të
kuptueshëm realizimin praktik të këtij procesi për projektin në fjalë.

Gjithashtu nga pjesa Softuerik-e në këtë projekt është shkruar edhe kodi për implementim të këtij
projekti i cili është paraqitur në fund të këtij punimi në Shtojcën A.

Fig. 10.2.2. Kodi i shkruar


44
10.3. Pjesët Elektronike

Pothuajse i tërë sistemi i këtij projekti është i bazuar nga aspektet elektronike, si nga aspekti hardwerik
ku janë të përfshira pajisje Harduerike - elektronike si nga aspekti logjik ku është i përfshirë procesi
logjik-elektronik.
Kështu që aspektet elektronike në përgjithësi si nga aspekti hardwerik si nga ai logjik janë shtjelluar
gjatë gjithë këtij punimi për secilin pozicion të përfshirë në këtë projekt.

11. Burimet e Energjisë dhe Furnizimi me Energji

Energjia është aftësia e një sistemi për të kryer punë. Sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji
nevojitet. Energjia nuk është trup apo substancë, energjia është madhësi fizike.

Energjia elektrike është energji e marrë si rezultat i lëvizjes së elektroneve. Energjia elektrike i referohet
energjisë që është shndërruar nga energjia potenciale elektrike. Kjo energji furnizohet nga kombinimi i
rrymës elektrike dhe potencialit elektrik që shpërndahet nga një qark elektrik. Në pikën që kjo energji
potenciale elektrike është shndërruar në një lloj tjetër energjie, ajo pushon së qeni energji potenciale
elektrike. Kështu, e gjithë energjia elektrike është energji potenciale para se të dorëzohet në përdorim
përfundimtar.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të burimeve të energjisë, mirëpo ne duke u bazuar në projektin e përcaktuar
do të flasim vetëm për llojin e burimit të energjisë dhe furnizimin e saj në pajisjet të cilat janë
implementuar në këtë projekt.

Në këtë projekt si burim i energjisë është përdorur furnizimi nëpërmjet kabllës USB nga PC ( Llaptopi )
si dhe bateria prej 9V të paraqitura në figurën e më poshtme ( Fig.11.1.)

Fig.11.1. Burimet e furnizimit me rrymë – llaptopi dhe bateria 9V-she.

45
12. Pajisjet ndërlidhëse të nevojshme
Në kuadër të kësaj pjese mund të themi se si pajisje ndërlidhëse të nevojshme janë përdorur pajisjet
matëse nga laboratori i FIM-së si: Ampermetri, Voltmetri, Osciloskopi etj.

Fig. 12.1. Pajisjet matëse – Ampermetri, Voltmetri dhe Osciloskopi

Montimi

Fig.12.2. Montimi i elementeve

46
13. Përfundimi – Konkluzioni
Duke u thirrur në qëllimin e ketij projekti i cili që nga fillimi kishte synim që duke e kombinuar pjesën e
njohurive teorike dhe atë praktike të mësuara nga lënda “Sinjale dhe Matje”, të realizohet praktikisht në
formë eksperimentale dhe të sjellim rezultatet e dëshiruara në fushën e matjeve e konkretishtë në temën
e përzgjedhur “Rregullatori PID për matjen e temperaturës së ambientit Implementuar me
ARDUINO” do ta paraqes këtë:

Përfundim
Pas zbatimit praktik të njohurive teorike të mësuara nga profesoresha e lëndës Prof.Dr.Sabrije Osmanaj,
nga ushtrimet teoriko-praktike të praktikuara nga asistenti i lëndës Ass.Mr. Rinor Berisha dhe
hulumtimeve të bëra, konkludoj se është realizuar me sukses edhe nga aspekti praktik-eksperimental
qëllimi i këtij projekti, prej nga është dizajnuar, konstruktuar dhe implementuar një sistem i plotë i
rregullimit automatik në rregullimin e temperaturës së ambientit dhe pas testeve të bëra nga aspekti i
matjeve të vlerave të dëshiruara ka rezultuar funksional dhe i knaqëshëm.

47
14. Literatura
1. Prof. Dr. Ali V. Gashi, Matjet elektrike, Prishtinë 2014
2. Toni Gjeorgievski , Toni Panov Jani Servini, Bazat e matjeve dhe qarqeve elektrike - Shkup, 2013
3. https://circuitdigest.com/microcontroller-projects/arduino-pid-temperature-controller
4. http://electronoobs.com/eng_arduino_tut24.php
5. https://how2electronics.com/industrial-thermometer-max6675-thermocouple-arduino/
6. https://sq.wikipedia.org/wiki/Energjia_elektrike

48
15. Shtojca A – KODI

#include <SPI.h>
//LCD config
#include <Wire.h>
#include <LiquidCrystal_I2C.h>
LiquidCrystal_I2C lcd(0x3f,20,4); //sometimes the adress is not 0x3f. Change to 0x27 if it dosn't work.

/* i2c LCD Module ==> Arduino


* SCL ==> A5
* SDA ==> A4
* Vcc ==> Vcc (5v)
* Gnd ==> Gnd */
//I/O
int PWM_pin = 3; //Pin for PWM signal to the MOSFET driver (the BJT npn with pullup)
int clk = 8; //Pin 1 from rotary encoder
int data = 9; //Pin 2 from rotary encoder

//Variables
float set_temperature = 0; //Default temperature setpoint. Leave it 0 and control it with rotary encoder
float temperature_read = 0.0;
float PID_error = 0;
float previous_error = 0;
float elapsedTime, Time, timePrev;
float PID_value = 0;
int button_pressed = 0;
int menu_activated=0;
float last_set_temperature = 0;

//Vraiables for rotary encoder state detection


int clk_State;
int Last_State;
bool dt_State;

//PID constants
int kp = 90; int ki = 30; int kd = 80;
int PID_p = 0; int PID_i = 0; int PID_d = 0;
float last_kp = 0;
float last_ki = 0;
float last_kd = 0;
int PID_values_fixed =0;

//Pins for the SPI with MAX6675


#define MAX6675_CS 10
#define MAX6675_SO 12
#define MAX6675_SCK 13

49
void setup() {
pinMode(PWM_pin,OUTPUT);
TCCR2B = TCCR2B & B11111000 | 0x03; // pin 3 and 11 PWM frequency of 928.5 Hz
Time = millis();
Last_State = (PINB & B00000001); //Detect first state of the encoder
PCICR |= (1 << PCIE0); //enable PCMSK0 scan
PCMSK0 |= (1 << PCINT0); //Set pin D8 trigger an interrupt on state change.
PCMSK0 |= (1 << PCINT1); //Set pin D9 trigger an interrupt on state change.
PCMSK0 |= (1 << PCINT3); //Set pin D11 trigger an interrupt on state change.
pinMode(11,INPUT);
pinMode(9,INPUT);
pinMode(8,INPUT);
lcd.init();
lcd.backlight();
}

void loop() {
if(menu_activated==0)
{
// First we read the real value of temperature
temperature_read = readThermocouple();
//Next we calculate the error between the setpoint and the real value
PID_error = set_temperature - temperature_read + 3;
//Calculate the P value
PID_p = 0.01*kp * PID_error;
//Calculate the I value in a range on +-3
PID_i = 0.01*PID_i + (ki * PID_error);

//For derivative we need real time to calculate speed change rate


timePrev = Time; // the previous time is stored before the actual time read
Time = millis(); // actual time read
elapsedTime = (Time - timePrev) / 1000;
//Now we can calculate the D calue
PID_d = 0.01*kd*((PID_error - previous_error)/elapsedTime);
//Final total PID value is the sum of P + I + D
PID_value = PID_p + PID_i + PID_d;

//We define PWM range between 0 and 255


if(PID_value < 0)
{ PID_value = 0; }
if(PID_value > 255)
{ PID_value = 255; }
//Now we can write the PWM signal to the mosfet on digital pin D3
//Since we activate the MOSFET with a 0 to the base of the BJT, we write 255-PID value (inverted)
analogWrite(PWM_pin,255-PID_value);
previous_error = PID_error; //Remember to store the previous error for next loop.

delay(250); //Refresh rate + delay of LCD print


//lcd.clear();
lcd.setCursor(0,0);
lcd.print("PID TEMP control");
lcd.setCursor(0,1);
lcd.print("S:");
50
lcd.setCursor(2,1);
lcd.print(set_temperature,1);
lcd.setCursor(9,1);
lcd.print("R:");
lcd.setCursor(11,1);
lcd.print(temperature_read,1);
}//end of menu 0 (PID control)

//First page of menu (temp setpoint)


if(menu_activated == 1)
{
analogWrite(PWM_pin,255);
if(set_temperature != last_set_temperature)
{
lcd.clear();
lcd.setCursor(0,0);
lcd.print("Set temperature");
lcd.setCursor(0,1);
lcd.print(set_temperature);
}
last_set_temperature = set_temperature;
}//end of menu 1

//Second page of menu (P set)


if(menu_activated == 2)
{
if(kp != last_kp)
{
lcd.clear();
lcd.setCursor(0,0);
lcd.print("Set P value ");
lcd.setCursor(0,1);
lcd.print(kp);
}
last_kp = kp;
}//end of menu 2

//Third page of menu (I set)


if(menu_activated == 3)
{
if(ki != last_ki)
{
lcd.clear();
lcd.setCursor(0,0);
lcd.print("Set I value ");
lcd.setCursor(0,1);
lcd.print(ki);
}
last_ki = ki;
}//end of menu 3

51
//Forth page of menu (D set)
if(menu_activated == 4)
{
if(kd != last_kd)
{
lcd.clear();
lcd.setCursor(0,0);
lcd.print("Set D value ");
lcd.setCursor(0,1);
lcd.print(kd);
}
last_kd = kd;
}//end of menu 4
}//Loop end

//The function that reads the SPI data from MAX6675


double readThermocouple() {
uint16_t v;
pinMode(MAX6675_CS, OUTPUT);
pinMode(MAX6675_SO, INPUT);
pinMode(MAX6675_SCK, OUTPUT);
digitalWrite(MAX6675_CS, LOW);
delay(1);

// Read in 16 bits,
// 15 = 0 always
// 14..2 = 0.25 degree counts MSB First
// 2 = 1 if thermocouple is open circuit
// 1..0 = uninteresting status

v = shiftIn(MAX6675_SO, MAX6675_SCK, MSBFIRST);


v <<= 8;
v |= shiftIn(MAX6675_SO, MAX6675_SCK, MSBFIRST);

digitalWrite(MAX6675_CS, HIGH);
if (v & 0x4)
{
// Bit 2 indicates if the thermocouple is disconnected
return NAN;
}

// The lower three bits (0,1,2) are discarded status bits


v >>= 3;

// The remaining bits are the number of 0.25 degree (C) counts
return v*0.25;
}

//The interruption vector for push button and rotary encoder


ISR(PCINT0_vect){
if(menu_activated==1)
{
clk_State = (PINB & B00000001); //pin 8 state? It is HIGH?
52
dt_State = (PINB & B00000010);
if (clk_State != Last_State){
// If the data state is different to the clock state, that means the encoder is rotating clockwise
if (dt_State != clk_State) {
set_temperature = set_temperature+0.5 ;
}
else {
set_temperature = set_temperature-0.5;
}
}
Last_State = clk_State; // Updates the previous state of the clock with the current state
}
if(menu_activated==2)
{
clk_State = (PINB & B00000001); //pin 8 state?
dt_State = (PINB & B00000010);
if (clk_State != Last_State){
// If the data state is different to the clock state, that means the encoder is rotating clockwise
if (dt_State != clk_State) {
kp = kp+1 ;
}
else {
kp = kp-1;
}
}
Last_State = clk_State; // Updates the previous state of the clock with the current state
}
if(menu_activated==3)
{
clk_State = (PINB & B00000001); //pin 8 state?
dt_State = (PINB & B00000010);
if (clk_State != Last_State){
// If the data state is different to the clock state, that means the encoder is rotating clockwise
if (dt_State != clk_State) {
ki = ki+1 ;
}
else {
ki = ki-1;
}
}
Last_State = clk_State; // Updates the previous state of the clock with the current state
}
if(menu_activated==4)
{
clk_State = (PINB & B00000001); //pin 8 state?
dt_State = (PINB & B00000010);
if (clk_State != Last_State){
// If the data state is different to the clock state, that means the encoder is rotating clockwise
if (dt_State != clk_State) {
kd = kd+1 ;
}
else {
kd = kd-1;
53
}
}
Last_State = clk_State; // Updates the previous state of the clock with the current state
}

//Push button was pressed!


if (PINB & B00001000) //Pin D11 is HIGH?
{
button_pressed = 1;
}
//We navigate through the 4 menus with each button pressed
else if(button_pressed == 1)
{
if(menu_activated==4)
{
menu_activated = 0;
PID_values_fixed=1;
button_pressed=0;
delay(1000);
}
if(menu_activated==3)
{
menu_activated = menu_activated + 1;
button_pressed=0;
kd = kd + 1;
delay(1000);
}
if(menu_activated==2)
{
menu_activated = menu_activated + 1;
button_pressed=0;
ki = ki + 1;
delay(1000);
}
if(menu_activated==1)
{
menu_activated = menu_activated + 1;
button_pressed=0;
kp = kp + 1;
delay(1000);
}
if(menu_activated==0 && PID_values_fixed != 1)
{
menu_activated = menu_activated + 1;
button_pressed=0;
set_temperature = set_temperature+1;
delay(1000);
}
PID_values_fixed = 0;

}
}

54

You might also like