Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 8

LEKSION 5

TEMA
KRITERET BAZË PËR STANDARTIZIMIN, TIPIZIMIN, UNIFIKIMIN MODULAR
1. Parafabrikimi, i hapur, i mbyllur, standartizimi, tipizimi, unifikimi.
2. Sistemi modular.
3. Dimensionimi i elementeve dhe tolerancat.
4. Sistemi i akseve të piketimit.

 Parafabrikimi, i hapur, i mbyllur, standartizimi, tipizimi, unifikimi.


Zhvillimi i ndërtimeve industriale kërkon industrializimin e ndërtimit i cili gjen shprehjen në
parafabrikimin industrial.
Parafabrikimi është një metodë ndërtimi e industrializuar e cila karakterizohet nga prodhimi
dhe montimi i elementeve ndërtimore të unifikuar në masë të madhe.
Prodhimi i elementeve ndërtimore realizohet në rrugë industriale në poligone apo në uzina të
specializuara ndërsa montimi i tyre kryhet në sheshet e ndërtimit nëpërmjet mjeteve ngritëse.
Parafabrikimi ka për qëllim:
Shpejtimin e ritmeve të ndërtimit disiplinimin e prodhimit, si rrjedhim kursimin e lëndës së
parë, thjeshtimin dhe perfeksionimim e procesit të punës, rritjen e rendimentit dhe uljen e
kostos.
Parafabrikimi i madh ose i mbyllur i cili ka për qëllim ndërtimin e ndërtesave tip industriale,
dhe prafabrikimin e lehtë ose të hapur që ka për qëllim prodhimin në seri të elementëve të
veçantë tip të ndërtesave industriale.
Realizimi i ndërtesave tip projektohet fillimisht duke u bazuar në unifikimin teknologjik.
- Fillimisht klasifikohen proceset teknologjike sipas teknologjive të afërta dhe
ngjashmërive teknologjike.
- Grupohen ambjente tip për disa lloj procesesh me natyrë të njejtë teknologjike.
- Unifikohen parametrat ndërtimore hapësira tërthore, hapi gjatësor, lartësia.
Në këtë mënyrë projektohet reparti tip. Grupimi i reparteve mundëson krijimin e fabrikës tip.
Në ndërtesat tip elementet kanë përmasa relativisht të mëdha, pozicioni i të cilave është i
paracaktuar dhe zëvendësimi i tyre me elementë të tjerë është i vështirë.
Parafabrikimi i hapur bazohet në unifikimin dhe tipizimin e elementeve ndërtimore të veçantë
të zëvendësueshëm ose të koordinueshëm me njeri tjetrin. Me anën e këtyre elementeve mund
të krijohen një shumëllojshmëri ndërtesash me teknologji të ndryshme plotësisht të
parapregatitura.
Ky drejtim mbështetet në projektimin edhe studimin e një sistemi të caktuar elementësh të
domosdoshëm, kombinimi i të cilave mund të rezultojë në projektimin e ndërtesave me
funksione të ndryshme.
Parafabrikimi si metodë ndërtimi ka efektivitet kur mbështetet në standartizimin, tipizimin e
unifikimin.

Këto të fundit nga ana e tyre gjejnë zbatim në një sistem të unifikuar të përmasave i cili quhet
sistemi modular i koordinimit të përmasave.

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


 Sistemi modular

Sistemi modular është tërësia e lidhjes reciproke të elementeve dhe përmasave në ndërtesat
dhe konstruksionet inxhinierike të hartuara sipas mardhënies njësore që quhet modul.

Fjala modul vjen nga latinishtja “moduls” (masë), me të kuptojmë njësinë e gjatësisë që
shërben për të krahasuar të gjitha përmasat ose elementet ndërtimore dhe konstruktive të një
ndërtese .
Në ndryshim me arkitekturën klasike kur moduli përdorej për qëllime artistike arkitektonike
për të përcaktuar propocione sa më të hijshme midis përmasave të ndërtesave, sot përdorimi i
modulit lidhet me kërkesat ekonomike, teknike pa lënë pas dore dhe kërkesat funksionale
estetie.
Madhësia e modulit të zgjedhur duhet të jetë e mundur që të shërbejë si bazë për të gjithë
përmasat e ndërtimit.
Moduli i pranuar si modul bazë mund të jetë i ndryshëm për shtete të ndryshme.
Njihen këto module bazë:

m=10 m m=12.5 cm m=4’’=10.16cm

madhësia e modulit bazë duhet të jetë e tillë që të plotësojë kërkesat si përmasat e mëdha të
elementeve, gjerësi, gjatësi, lartësi sipas llojit të elementit ashtu dhe për përmasat e vogla
seksionet apo trashësitë e tyre.
Për të realizuar këtë përdoren madhësitë shumëfishe dhe nënfishe të modulit bazë. Moduli më
i përhapur është moduli=10 cm në krahasim me modulet e tjera, pasi shumëfishat dhe
nënfishat e tij, janë numra të plotë dhe lejojnë të kryhen me lehtësi veprime të ndryshme.
Nqs. Shënojmë me m modulin bazë dhe me n numër natyror atëherë shumëfishat dhe nënfishat
e tij do të jenë n*m dhe m/n. (module të mëdhenj dhe të vegjël)

Shumëfisha të modulit m=10


1m=10cm
3m=30cm
6m=60cm
12m=120cm
30m=300cm
60m=600cm

Nën fishat e modulit m= 10 cm


m/2=5cm
m/5=2cm
m/10=1cm
m/20=0.5cm

Për dimensionin e elementeve të mëdhenj si modul bazë përdoret një shumëfish i modulit
m=10cm i zgjedhur për kushte të caktuara.

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Nqs. Shënojmë me A gjatësinë e një elementi atëherë kemi A=b*M
b-numër natyror
M-shumëfish i modulit m=10 cm M=n*m

p.sh A=?
b=8 M=3*m=3*10=30
A=b*M=8*30=240 cm

Sistemi modular mund të përdoret për 1 dimension, 2 dimensione dhe 3 dimensione sipas
vendit që zë elementi në hapësirë.
Mund të jetë madhësi modulare hapësira tërthore ose lartësia, hapi gjatësor veç e veç ose të
gjitha të mara së bashku si edhe elementet e vegjël ndërtimore soletat, trarët, dritaret etj.

b-përcaktimi i përmasave modulare të parametrave të ndërtesës industriale


Parametrat e një seksioni volumor të një reparti industrial janë:
I. Hapësira tërthore L
II. Hapi gjatësor I
III. Lartësia H
për modulin m=10 kemi
L=n.ML
L=n.MI
H=n.MH

Ku ML, MI, MH janë shumëfisha të m=10 dhe


ML=n1.m
MI=n2.m
MH=n3.m
Moduli ML, MI, MH merren si modul bazë për përcaktimin e hapësirës tërthore L,
hapit gjatësor I, dhe lartësisë H të ndërtesës industriale.

a-Për hapësirë L<=18m


moduli i pranuar ML=300 ML=30.10=300
Vlerat e L 600 2.300
900 3.300
1200 4.300
1500 5.300
1800 6.300

Për hapësirë L>18m


moduli i pranuar ML=600 ML=60.10=600
Vlerat e L 1800 3.600
2400 4.600
3000 5.600
3600 6.600
4200 7.600

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


b-Për hapin gjatësor I
moduli i pranuar MI=300=30.10
Vlerat e h 600 2.300
900 3.300
1200 4.300

c-Për lartësinë H
moduli i pranuar MH=60 për H<600
Vlerat e H 360 6.60
420 7.60
480 8.60
540 9.60
600 10.60

Për vlera të H>600


moduli i pranuar MH=120
Vlerat e H 600 5.120
720 6.120
840 7.120
960 8.120
1080 9.120
Për ndërtimet e sotme shumfish i modulit m përdoret M=120cm.

d- Projektimi i ndërtesave me sistemin modular.

Projektimi i ndërtesës me sistemin modular fillon me projektimin e planimetrisë.


Për projektimin e planimetrisë nevojitet një rrjetë kuadratike ortogonale që quhet rrjetë
referimi.
Madhësia e ndarjeve të saj në varësi me përmasat e objektit merret e barabartë me
shumëfishin e modulit të zgjedhur ML që bazohet në modulin m=10. Kjo thjeshton punën
projektuese dhe krijon mundësinë për zgjidhjen e elementeve modulare.
Për dimensionimin e ndërtesës në plan përdoren madhësitë shumëfishe të modulit m të dhëna
më sipër.
Përmasat modulare përdoren dhe në seksionet e kollonave, trarët e vinçurave, të mbulesës të
themelit etj.
Pas zgjidhjes së skemës planimetrike të ndërtesës kalohet në projektimin e prerjes tërthore.
Për dimensionimin e saj përdoren madhësitë shumëfishe të modulit m të dhëna më sipër.
Për projektimin sipas sistemit modular nevojiten të studiohen edhe nyjet e bashkimit të
elementeve pasi nëpërmjet tyre përcaktohen përmasat e nevojshme të elementëve.
 PËRMASIMI I ELEMENTEVE DHE TOLERANCAT

Përmasat modulare janë përmasat e elementeve që bashkohen për të formuar hapësirën e


moduluar të ndërtesës. Përmasat modulare ndahen në tre lloje:
1- Përmasat modulare janë përmasa teorike. Madhësia e tyre përcakton hapësirën
maksimale që zë elementi rrjetën modulare dhe janë shumëfish i modulit bazë.

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


2- Përmasat e projektit janë përmasa që përcaktohen duke zbritur nga përmasat modulare
hapësirën e nevojshme midis dy elementëve (tolerancën e projektit dhe trashësinë e
fugës së materialit lidhës).
3- Përmasat e prodhimit janë përmasat reale të elementëve.
Mirëpo gjatë prodhimit të elementeve nuk ka mundësi të arrihen përmasat e projektit,
ka shmangie pozitive ose negative nga përmasat e projektit.
Këto shmangie përbëjnë tolerancat.
Toleranca është madhësia që na jep diferenca midis përmasës modulare me përmasën
e prodhimit të një elementi ndërtimor.

Tolerancat klasifikohen në tre grupe:

1- Tolerancat e prodhimit të cilat marrin parasysh gabimet e mundshme gjatë


procesit të prodhimit.
2- Tolerancat e montimit që përcaktohen nga gabimet e mundshme gjatë vendosjes
së elementëve në objekt.
3- Tolerancat e bashkimit të cilat marin parasysh gabimet e mundshme gjatë
bashkimit të elementëve në objekt.

Çdo element i projektuar sipas sistemit modular duhet të zërë një vend të paracaktuar në
ndërtesën industriale, nuk duhet të dalë jasht hapësirës së tij të caktuar e të zërë hapësirën e
elementit fqinj.
Marrja parasysh e tre grupeve të tolerancave duhet të japë hapësirën që duhet lënë midis dy
elementeve fqinj pra të japë përmasat e projektit, njëkohësisht të përcaktojë tolerancat e
lejuara pra të parashikojë kontrollin e përmasave të elementëve të prdhuar.
Një element është i papërdorshëm (jasht standartit) në qoftë se mënjanimet kalojnë tolerancat
e lejuara në kushtet teknike të zbatimit të elementëve beton arme të parapërgatitur. Çdo vend
vrojton dhe analizon në objektet e ndërtuara tolerancat faktike. Më pas rezultatet përpunohen
dhe përfshihen në normat e kushtet teknike.
Normat e kushtet teknike ndryshojnë drejt përmirësimit. Ato nuk janë fikse dhe nuk mund të
jenë të njejta për të gjitha vendet.

 SISTEMI I AKSEVE TË PIKETIMIT

Sistemi modular gjen zgjidhje të plotë kur akset e piketimit përputhen me përmasat modulare.
Akset e piketimit janë akse që lejojnë realizimin e ndërtesës duke filluar nga mbulesa deri në
themel pa boshllëqe midis elementeve dhe pa përplasje midis tyre.
Në elementet ndërtimoredallohet aksi gjeometrik si dhe aksi konstruktiv.
Aksi gjeometrik është aksi i simetrisë së kollonës ndërsa ai konstruktiv është aksi sipas të cilit
ndodh aplikimi ngarkesave në element.
Zgjedhja e drejtë e akseve të piketimit thjeshton nyjet konstruktive, numrin e elementeve si
rrjedhim shkurton punën projektuese dhe punën prodhuese.
Si kritere të përgjithshme të vendosjes së akseve të piketimit kemi:
1- Rrjeta modulare përputhet me faqen e brendshme të murit të jashtëm. Të gjitha
përmasat e brendshme janë modulare. Akset e piketimit merren në faqen e jashtme të
kollonës.

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


2- Rrjeta modularepërputhet me akset gjeometrike të kollonave të jashtme. Të gjitha
përmasat e brendshme nuk janë modulare. Akset e piketimit përputhen me aksin
gjeometrik.
Në rastin e parë numri i elementeve do të ishte më i pakët pasi të gjitha përmasat e brendshme
janë modulare dhe elementet gjejnë përputhje e harmonizim të plotë midis tyre.
Në rastin e dytë do të duhej prodhim i elementeve shtesë për të mbyllur hapësirën që krijohet
midis elementeve pë shkak të përmasave të brendshme jo modulare.

Për të realizuar një ndërtesë industriale me një numër minimal elementesh ndërtimore
përgjithësisht përdoren këto rregulla që kanë për bazë përputhjen e rrjetës modulare me akset
e piketimit:

1- Faqet e jashtme të kollonave dhe sipërfaqet e brendshme të mureve përputhen me


akset piketues gjatësorë.

2- Kollonat e rreshtave të mesit duhet të vendosen në mënyrë të tillë që aksi gjeometrik


të përputhet me akset gjatësore e terthore të piketimit.

3- Akset gjeometrike të kollonave fundore të ndërtesës duhet të zhvendosen 50 cm larg


nga akset terthore të piketimit.

4- Fugat e temperaturës duhet të zbatohen me kollona çift. Aksi i fugës duhet të


përputhet me akset e piketimit, akset gjeometrike të kollonave duhet të zhvendosen
50cm nga aksi i piketimit.

5- Rënia e lartësive në takimet e hapësirave gjatësore e terthore zbatohen me dy kollona.


Akset e piketimit largohen nga njeri tjetri me trashësinë e fugës, aksi gjeometrik i
kollonës së ndërtesës me të ulët zhvendoset 50 cm, kollona e ndërtesës më të lartë
pajiset me konsol.

6- Rënia e lartësive në hapësirat paralele realizohet me një kollonë konsol,. Aksi i


piketimit përputhet me faqen e jashtme të kollonës.

Fig.1 Prerjet e ndërtesës

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Fig.2 Rrjeti kuadratik ortogonal (planimetria)

Fig.3 Rrjeti kuadratik (prerje)

Fig.4 Reparti tip

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Fig.5 Fabrike tip

Fig.6 Moduli

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI

You might also like