Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 14

LEKSION 2

TEMA:
Planet e përgjithshme të ndërmarrjes industriale, pjesët përbërëse të tyre.
Çështjet:
-Hyrje
-Vendosja e ndërmarrjeve industriale, planimetritë e përgjithshme, skemat planimetrike,
kategoritë ndërtimore.
-Transporti në ndërmarrjen industriale.
-Rrjeti inxhinierik në rrugë e magjistrale.
-Sistemi i territorit.

HYRJE
Planifikimi dhe dizajni.
Ndërtesat industriale lindën dhe u zhvilluan fillimisht në Angli. Amerika dhe Europa filluan
të ndërtojnë godina industriale më vonë. Nga 1920-1930 Ish Bashkimi Sovjetik nisi
zhvillimin industrial në shkallë të gjerë. Në 1950, edhe Kina nisi të ndërtojë godina
industriale në mënyrë masive. Në gusht të 1933, Federata Botërore e Ndërtimeve të
Arkitekturës, hartoi një dokument programatik në lidhje me planifikimin urban në Athinë. Në
të thuhet se “ çdo qytet duhet të ketë një plan urbanistik koordinim me planin rajonal dhe atë
shtetëror” dhe “shteti duhet të hartojë ligje të posaçme për të siguruar realizimin e tij”. Plani
përcakton se zona e banimit dhe vendi i punës duhen lidhur në mënyrë të duhur, për të
shmangur distancat e gjata.
Zona industriale duhet të ndahet nga zona e banimit me një brez gjelbërimi në mënyrë që të
reduktohet influenca e emetimit industrial. Këto sugjerime vlejnë ende sot.
Zhvillimi i ndërmarrjeve industriale përbën bazën e zhvillimit të një qyteti. Konfigurimi
urban i ndërmarrjeve industriale është me rëndësi jo vetëm për strukturën dhe përbërjen e
qytetit, por edhe për punën dhe jetesën e qytetarëve.
Ndëkohë planifikimi i ndërmarrjeve industriale, nuk duhet limituar brenda territorit të
fabrikës, por duhet parë dhe në nivel urban të të gjithë qytetit.
Disa vende industriale i ndajnë ndërmarrjet industriale në 3 nivele bazuar në nivelin e
emetimit dhe volumit të mallrave që ato transportojnë, duke i pozicionuar në tre zona të
ndryshme industriale në raport me zonën rezidenciale:
1. Zona industriale ndodhet larg zonës së banimit. Ky zonim është i përshtatshëm për
ndërmarrje me emetim të lartë të dëmshëm, me volume të mëdha mallrash që
transportohen dhe me teknologji të rrezikshme psh. ndërmarrje me rrezikshmëri zjarri
apo shpërthimesh ose ato që përdorin substanca radioaktive në prodhim. Distanca
midis kësaj toke industriale dhe zonës së banimit, duhet të përcaktohet nga një “
teknologji produktive” që ka të bëjë me trajtimin e substancave helmuese apo me
mbrojtjen nga rreziku i shpërthimit apo zjarrit. Në këto ndërmarrje bëjnë pjesë
impjantet e përpunimit të naftës, impjantet kimike,ndërmarrjet metalurgjike, etj.
2. Zona industriale ndodhet në periferi të qyteti, rast ky i përshtatshëm për ndërmarrjet
me emetim të vogël të dëmshëm ose aspak të dëmshëm. Këto ndërmarrje zakonisht

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


kanë volum të madh mallrash që transportohen, dhe shpesh herë kanë nevojë pë linja
të psaçme hekurudhore. Në këtë grup hyjnë ndërmarrjet e punimeve inxhinierike,
fabrika tekstili, etj.
3. Zona industriale ndodhet brenda zonës së banimit. Ky rast përshtatet me ndërmarrjet
që kanë shumë pak ose aspak emetim ( çlirim gazrash ) dhe fluks të vogël mallrash
që transportohen ( më pak se 40 kamionë në një orë ose më pak se 50.000 ton në vit),
pa patur nevojë pë linjë të posaçme hekurudhore. Këtu futen industria elektronike,
fabrikat ushqimore, rrobaqepësitë, shtëpitë botuese, etj.

Funksioni i një fabrike.

Një fabrikë është një zinxhir kompleks funksionesh, që përfshin depozitat e materialeve,
prodhimin e komponentëve, montimin, depozitën ndërpunuese, paketimin, nisjen dhe
transportin te të gjitha ndërlidhura, të cilat duhet të punojnë së bashku.

Historiku i zhvillimit të fabrikës.

Historia e zhvillimit të fabrikës ka qënë një histori e ndryshimeve te vazhdueshme të


kërkesave duke ndjekur përmirësimet në pajisjet e prodhimit, transportin mekanik dhe fuqinë
energjitike të shoqëruara me ndryshime të filozofisë së punës nga zejtaria individuale drejt
linjës së prodhimit zinxhir. Inovacioni i fundit vjetrohet me shpejtësi dhe ndërtesat e
projektuara për të akomoduar atë janë shpesh të papërdorshme përpara se të porositen.

Objektet e poshtëshënuar, në të ardhmen, ndoshta do të konsiderohen si pika orientuese në


zhvillimin e fabrikës:
 Fabrika e kompjuterave për IBM, Havant (1968), Arup Associates.
 Fabrika e prodhimit të motorëve diesel për Cummins, Darlinton, Roche dhe Dinkeloo.
 Fabrika e cigareve për Players, Nottingham, Arup Associates.
 Uzina e montimit të automobilave pë Volvo në Kalmar.

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Fig-1- Uzinë e prodhimeve kimike Huls në Marl
(sip. e përgjithshme 300 ha, numri i puntorëve 16000)

Fig-2- Fabrika e makinave Friedrich Deckel në Myni


(sip. e përgjithshme 45000 m2, numri i puntorëve 1500)

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Fig-3- Uzina e turbinave Wesel
(sip. e përgjithshme 50000 m2)

Fig-4- Fabrika e prodhimit të makinave Diesel në Scotland


(sip. e përgjithshme 50000 m2)

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Fig-5- Uzina INMOS e prodhimit të mikro përberësve elektronike në Angli
(sip. 8900 m2)

Fig-6- Laborator në Boblinger

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Fig-7- Uzinë e prodhimeve kimike Huls në Marl
(sip. e përgjithshme 300 ha, numri i puntorëve 16000)

Klasifikimi i tipeve të ndërtesave të prodhimit:

Kombinati eshte nje ndermarrje e madhe industriale e cila perfshin disa uzina e fabrika qe
lidhen ndermjet tyre nga prodhimi dhe nga procesi teknologjik.
Ne Shqiperi permendim dis araste si psh: Kombinati Poligrafik, Kombinati Metalurgjik,
Kombinati Ushqimor, Kombinati i Tekstilit, Kombinati i Drurit, etj.
Uzina eshte ndermarrje e madhe industriale e mekanizuar, ku prodhohen mjete prodhimi a
makineri ose ku perpunohet lenda e pare.
Fabrika ka te beje me prodhiminme teper se me perpunimin.
Uzina eshte nje kombinim procesesh prodhuese e cila perfshin dhe ndryshime kimike ne
prodhim, ndersa ne fabrika ndryshimet kimike ne prodhim nuk jane te dukshme.

Fabrikat mund të klasifikohen si industri përpunuese e lehtë, mesatare, e rëndë ose


masive.

Industritë e lehta.
Këtu përfshihen:
 Punë e preçizionit të lartë si në konditat laboratorike.
 Reparte zejtarie të një përmase të vogël të cilat tashmë inkurajohen si në zona urbane
dhe rurale.
Projektimi varet nga rrethanat, por do të tentojë ti afrohet projektimit të tipit
laboratorit ose zyrës.

Industritë e rënda.
Industritë e tilla si prodhimi i çelikut e ndërtimi i anijeve kërkojnë hapësira ( jo
domosdoshmërisht të mbyllura ) të projektuara rreth punës e impjantit mekanik.

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Tradicionalisht është e vështirë të ndërtohen struktura të adaptueshme, por teknikat e
transportit modern aftësojnë përshtatjen lirë të ndërtesës për projektim.

Industritë e mesme.
Kërkesa më e madhe për një projektim të kujdesshëm dhe të matur i përket kësaj fushe.
Këto industri mund të ndahen në:
 e lehtë -e mesatare: fabrika prodhimi e montimi në shkallë të vogël, fabrika veshje,
reparte ngjyrosje etj.
 e përgjithshme –mesatare:prodhim komponentësh në paketa për industritë e tjera,
shtypshkronja mesatare.
 e rëndë-mesatare: industri që kërkojnë përdorim intensiv të ndërtesave dhe të
prodhimeve si në prodhimin në seri.

Ndërtesa industriale është një pikë takimi i faktorëve të prodhimit që organizohen konkretisht
në procesin e prodhimit, i kuptuar si një vazhdimësi e koordinuar veprimesh dhe mjetesh që
lejon prodhimin sipas rregullave të sakta ekonomike. Konceptimi i saj në kohët e fundit është
kushtëzuar nga këta faktorë.

- Revolucioni teknologjik që ka lejuar përdorimin e teknologjive elektronike jo vetëm


në administrim por edhe në procesin e prodhimit duke zvogëluar ose eliminuar
ndërhyrjen e njeriut.
- Kërkesa për prodhime të reja të cilat shpesh kërkojnë një trajtim të ri të hapësirave
dhe që bëjnë kompleksë procesin e projektimit të hapësirave të prodhimit; psh.
industria e komponentëve elektronike, ajo hapsirës, bioteknologjia, ku kërkohen
nivele të caktuara të parametrave fiziko-ambjentale të rinj që mund të reralizohen
vetëm nëpërmjet impjanteve teknologjike te sofistikuar.
- Zhvillimi kulturor i shoqërisë moderne. Në këtë kontekst kemi të bëjmë me
identitetine e ndryshëm social kulturor të fuqisë punëtore në krahasim me atë të
mëparshme të pashkolluar që karakterizonte përqëndrimet e mëdha të prodhimit në të
kaluarën; një klasë më të mirë drejtuese dhe një ndërgjegjësim të mëtejshëm në
funksion të cilësisë së jetës, probleme të ambjentit të jashtëm në lidhje me vendosjen
si dhe në ambjentin e brendshëm në raportet njeri-punë, përmirësim i kushteve
ambjentale etj.

 VENDOSJA E NDËRMARRJEVE INDUSTRIALE, PLANIMETRITË E


PËRGJITHSHME, SKEMAT PLANIMETRIKE, KATEGORITË NDËRTIMORE.

Faktorët që ndikojnë në konfigurimin urban të ndërmarrjeve industriale


1. Karakteristikat e prodhimit teknologjik në ndërmarrjet industriale.

Ndërmarrjet e industrive të ndryshme variojnë në prodhimin e tyre teknologjik dhe kanë


kërkesa komplet të ndryshme në konfigurimin e tyre urban.Disa ndërmarrje përdorin
materiale me volume dhe peshë të madhe dhe duhen pozicionuar pranë materialit bazë (lënda
e parë), psh. industria e minierave, e letrës, etj. Disa ndërmarrje kërkojnë hapësira të mëdha,
pra më shumë sipërfaqe toke, psh. industri të prodhimit të makinerive të mëdha, të anijeve,
etj. Disa ndërmarrje çlirojnë gazra të dëmshëm dhe përdorin lëndë plasëse , psh. industritë
kimike. Në të kundërt, disa industri kërkojnë një mjedis më të pastër për prodhimin dhe
luajnë rol pozitiv në qytet. Disa prej tyre mund të ndërtohen buzë rrugëve kryesore. Gjithsesi

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


njohja e karakteristikave të prodhimit teknologjik, çon në një pozicionim të arsyeshëm të
ndërmarrjes industriale.

2. Niveli i ndotjes së Fabrikës.

Për shkak të natyrës prodhuese, disa ndërmarrje industriale, zakonisht shkaktojnëndotje të


tilla që dëmtojnë mjedisin urban, madje prishin dhe ekuilibrin ekologjik. Ne duhet të bëjmë
një kujdes të veçantë në konfigurimin e këtyre ndërmarrjeve në qytet, në mënyrë që të
shmangim rrezikun e shëndetit të banorëve për shkak të planifikimit të papërshtatshëm.
Ndotjet që mund të shkaktojnë këto ndërmarrje janë: së pari është gazi i dëmshëm që ato
mund të çlirojnë duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe së dyti janë shkarkimet ( mbetjet ) toksike
industriale, duke shkaktuar ndotje të ujërave të tokës. E treta është ndotja akustike e
shkaktuar nga procese të zhurmshme prodhimi. Përveç këtyre ka dhe mbetje të ngurta dhe
ndotje radioaktive.

3. Mënyra e transportit dhe volumi i mallrave që transportohen.

Ndonëse ka ndërmarrje industriale që nuk e ndotin ambjentin, volumi i lëndës së parë dhe i
prodhimit është i madh. Disa prej tyre kërkojnë linja të veçanta hekurdhore. Nëse këto
ndërmarrje ndërtohen në qendra qytetesh ose pranë zonave të banimit, rrugët e transportit do
të jenë vazhdimisht të ngarkuara duke shqetësuar banorët dhe duke rrezikuar sigurinë e tyre
rrugore. Prandaj këto lloj industrish rekomandohet të ndërtohen pranë autostradave, që lidhen
në mënyrë të drejtpërdrejtë me portet detare apo pikat kufitare, duke shmangur kalimin
nëpërmjet qytetit.

4. Sipërfaqja e tokës në ndërmarrjet industriale.

Për shkak të prodhimeve të ndryshme dhe shkallës së prodhimit, sipërfaqa e terrenit ku


vendosen këto ndërtesa industriale do të variojë nga njera te tjetra. Megjithatë, pozicionimi i
tyre në qendrat e banimit, e kufizon përdorimin e tokës edhe në rastet kur nevojitetsipërfaqe e
madhe.

Planimetritë e përgjithshme

Plani i përgjithshëm i çdo ndërmarrje industriale në varësinë e llojin e produktit që përpunon,


aftësinë prodhuese, teknologjinë e prodhimit që përdor karakterizohet nga veçori specifike. Në
varësi me llojin e industrisë dhe shkallën e modernizimit teknologjik të prodhimit dallojmë
disa tipe ndërtimesh që përdoren për të realizuar proçese ose grup proçesesh teknologjike
kryesore , ndihmëse ose shërbimi të cilat i klasifikojmë në kategori ndërtimore.
Në një plan të përgjithshëm mund të dallojmë disa kategori ndërtimore të përdorura njëherësh.

Kategori e parë:
Përmblidhen ndërtesat në përgjithësi; ndërtesa 1 katëshe (reparte mekanike, fonderi, fabrika
tekstili etj), ndërtesa 2 katëshe ( reparte elektrolize ,elektromekanik, elektroteknike etj, ndërsa
shumë katëshe (uzina e prodhimit të televizorëve, pajisjeve elektroshtëpiake, prodhime
farmaceutike, kryesisht linja me karakter monues).
Kategori e dytë:

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Përmblidhen konstruksione inxhinierike, kulla uji, oxhaqe, freskore, estakada të ndryshme për
tubacionet dhe rrjetet inxhinierike.
Kategori e tretë:
Përmblidhen rrjeti inxhinierik dhe tunelet nëntokësore.
Kategori e katërt:
Përmblidhen impjantet në formë ndërtese, konstruksione që shërbejnë për mbajtjen e impjantit
teknologjik.

Kategori e pestë:
Përmblidhen sistemimet e territorit pë krijimin e rrugëve shesheve për nevoja prodhimi,
transporti, rekreacioni etj.
Në planet e përgjithshme të ndërtesave industriale vendin më të madh e zënë ndërtesat e
prodhimit. Kombinimi i kategorive të ndryshme ndërtimore në pjesën më të madhe të
ndërmarrjeve industriale është një tipar i veçantë i arkitekturës industriale.

Kompozimi i planit të përgjithshëm të një ndërmarrje industriale i nënshtrohet kërkesave


teknologjike të prodhimit, transportit të materialeve, lëndëve të para, gjysëm të fabrikuara dhe
produktit të gatshëm.

Hartimi i tij bëhet mbi bazën e disa kritereve:


A-Zonimi funksional i territorit
B-Shkalla kompaktesimit të reparteve
C-Zonimi sipas shkallës se dëmshmërisë së prodhimit
D-Zgjerimi në perspektive i ndërmarrjes

Në zonimin funksional të territorit përfshihen katër zona.

A-Zonimi funksional i territorit

Në zonën e parë- zona e ndërtesave ndihmëse shoqërore përfshihet territori ku vendosen


ndërtesat ndihmëse shoqërore si administrata, portineria, ambjentet jetësore (dushet-
garderoba), ato social-kulturore si salla mbledhjesh, rekreacioni,ambjentet e ngrënies si
restorantet dhe fast-food, shërbime të ndryshme tregëtare, mjekësore si dhe grupe ambjentesh
administrative dhe kërkimore –shkencore. Kjo zonë përgjithësisht vendoset në hyrje të
ndërmarrjes industriale.
Në zonën e dytë- zona e prodhimit përfshihet territori ku zhvillohen repartet kryesore të
prodhimit si dhe repartet ndihmëse në qoftë se i shërbejnë vetëm kësaj ndërmarrje. Kjo zonë
përfshin kryesisht pjesën qëndrore të planit të përgjithshëm.
Zona e tretë- zona e ekonomive energjitike e depove përfshin territorin ku vendosen depo të
ndryshme, magazina, bunkere, stacione energjitike. Kjo zonë zhvillohet pranë konsumatorëve
të mëdhenj, pranë impjanteve përkatëse, kryesisht në pjesët anësore dhe fudore të planit të
përgjithshëm.
Zona e katërt-zona e transportit përbën zonën ku përfshihen rrugët , ngrehinat e transporti.

B-Shkalla kompaktesimit të reparteve

Kompleksi i reparteve është zgjidhja e reparteve në mënyrë të tillë që të arrihet një sipërfaqe
ndërtimi minimale. Kjo arrihet nëpërmjet ndërtimit në bllok të ndërtesave të prodhimit duke
grupuar ndërtesat e prodhimit, ato të shërbimit dhe ndihmëse nën një çati. Kjo mënyrë

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


maksimizon sipërfaqen e shfrytëzueshme, lehtëson zgjerimin, minimizon gjatësinë e
komunikimeve inxhinierike dhe të transportit, ul shpenzimet e ndërtimit dhe të shfrytëzimit.
Shpesh ndërtimet në formë blloku rezultojnë ndërtime që janë të përshtatshme për shumë
procese prodhimi moderne. Përdorimi i skemave rigjide rreth një procesi specifik prodhimi
ose një specifikimi kryesor rezultojnë të paadaptueshme me ndryshimet teknologjike dhe ato
manaxhuese të zhvillimeve të sotme. Për këtë arsye ndërtime të tilla duhet të planifikohen me
kujdes dhe të projektohen të bazuara në parimin e adaptueshmërisë.

Duhet të theksojmë se sot dallohen dy metoda të organizimit të punës:


-montimi linear
-teknologjia në grup ose në skuadër

Metoda e fundit është më e përhapur megjithatë kjo nuk përjashton përdorimin e metodës së
montimit linear. Për këtë arsye ndërtesat e prodhimit është më mirë të projektohen për të lejuar
përdorimin e cilësdo prej tyre ose të dy metodave të punës në ambjente të ndryshme.

C-Zonimi sipas shkallës se dëmshmërisë së prodhimit

Zonimi i përgjigjet vendosjes së shkallëzuar të reparteve në planin e përgjithshëm në bazë të


dëmtueseve që dalin nga procesi i prodhimit. Kjo ka të bëjë me efektin që procesi i prodhimit
mund të ketë në një ndërtesë dhe ambjentin rrethues.
Përgjithësisht dëmtuesit ndahen në të dëmshëm, pak të dëmshëm jo të dëmshëm.

D-Zgjerimi në perspektive i ndërmarrjes

Zgjerimi i ndërmarrjes prodhuese është karakteristikë e zhvillimit të prodhimit. Gjatë hartimit


të planit të përgjithshëm parashikohen zona të lira me qëllime zgjerimi në të ardhmen.

Fig-8- Vendi i projektimit të ndërtesave industriale.

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Fig-9- Shpërndarje e shesheve industriale në lidhje me qendrën e banuar.

Fig-10- Zonimi funksional

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Fig-11- Pozicionimi i ambjenteve sociale në ndërtesën industriale.

Mbi bazën e teknologjive të prodhimit dhe kritereve tëmësipërme hasen këto skema zgjidhjesh
planimetrike të planit të përgjithshëm.

1-Skema bllok-panel
Kjo skemë përdoret kryesisht në uzinat metalurgjike, siderurgjike, kimike,karakterizohet nga
sipërfaqe e madhe, shumë objekte dhe transport të madh mallrash hekurudhor dhe
automobilistik si dhe numër të madh punëtorësh. Territori ndahet në një sërë blloqesh apo
panelesh drejtkëndore që kufizohen nga magjistrale kryesore, gjatësore e terthore si dhe
kalime sekondare. Sipërfaqa e tyre arrin 100-200/300 ha dhe numri i punëtorëve 10000-35000
e më tepër.

Karakteristikat:
a-organizim i mirë i uzinave dhe reparteve
b-organizim i mire i qarkullimit të mallrave
c-shfrytëzim jo i mirë i territorit
d-rrjet të gjtë inxhinierik
Psh. kombinati Siderurgjik në Elbasan

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


2- Skema në formë blloku

Skema në formë blloku përdoret kryesisht në industritë e lehta dhe të mesme.


E gjithë uzina kompozohet në një ndërtesë të vetme. Repartet e prodhimit vendosen të gjitha
nën një mbulesë. Forma e bllokut është drejtkëndore. Shpesh brenda tij ndodhet zonimi
funksional i territorit.
Karakteristikat:

a-shfrytëzim i mirë i truallit


b-shfrytëzim i mirë i rrjetit inxhinierik
c-transport i brendshëm efektiv
d-ndriçimi dhe ajrimi realizohen nga sipër
e-lehtëson drejtimin e prodhimit dhe shërbimet jetësore të punëtorëve
Psh. uzine e tekstilit në Tiranë, Berat, Korçë

3-Skema në formë seksioni-kreher


Kjo skemë përdoret në industrinë e lehtë. Karakterizohet nga një ose disa ndërtesa me të
njëjtin seksion ndërtimi të kompozuara me oborre të brendshëm ose gjysëm të brendshëm.

Karakteristikat:

a-tipizimi dhe industrializimi i ndërtimeve dhe elementeve ndërtimore në shkallë shumë të


lartë.
b- oborre të brendshëm dhe ndriçim dhe ajrim natyral
c-zgjerim i prodhimit në vazhdimësi
d- shfrytëzim i mirë relativisht i territorit
e-nevojiten seksione ndërtimore tip
f-lidhja teknologjike është deri diku e vështirë
g-transporti me shina i pamundur
Psh. ndërmarrja e prodhimit të veshjeve Tiranë

Fig-12- Skema bllok-panel.

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI


Fig-13- Skema e tipit bllok

Fig-14- Skema seksion krehër

LEKSIONE NDËRTESA INDUSTRIALE-PJESA E PARË PËRGATITI ARK.IVA MËZEZI

You might also like