Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

INSTITUTI “HARRY FULTZ” Lënda: Matje Elektronike

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Tiranë


Tel: +355422222008 Mësuesi: Jurgen Metalla
ëeb: ëëë.harryfultz.edu.al
Klasa: 4- 8

Punuar nga: Akim Drasa 13/02/2023

Udhëzues përdorimi për


oshiloskopin.
Fjalë kyçe
Oshiloskope,matje,kontrolle,boshte,sonde

Referencat
(vendosni burime të verifikuara informacioni, evitoni ëikipedia)

1. Leksionet
2. https://www.newark.com/wcsstore/ExtendedSitesCatalogAssetStore/cms/asset/images/
americas/common/storefront/tektronix/7136_Oscilloscope-Basics-Guide.pdf
3. https://learn.sparkfun.com/tutorials/how-to-use-an-oscilloscope/all

Detyra

Zgjidhja e detyrës
Cfarë është oshiloskopi?

Oshiloskopi është instrumenti bazë për studimin e formave të valës për sinjale të ndryshme
elektrike. Oshiloskopi paraqet sinjale elektrike në form grafike ku zakonisht kemi tensionin si
bosht vertikal dhe kohën si bosht horizontal.

INSITUTI HARRY FULTZ 202X Rish. MD-A-2020-1 1


Përse përdoret?

Oshiloskopët përdoren zakonisht për të bërë matje si:

● Amplituda e sinjalit
● Frekuenca e sinjalit
● Diferenca në fazë
● Gjerësia e impulsit
● Koha e vonesës
● Balli pozitiv dhe negativ i pulsit

Si është i ndërtuar dhe si përdoret?

Oshiloskopët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por të gjithë janë të përbërë nga: ekrani, kontrolli
vertikal, kontrolli horizontal, trigger.

Ekrani: Një nga pjesët më të rëndësishme pasi ne na duhet ta shohim sinjalin që duam të
testojmë. Cdo oshiloskop ka një kryq të boshtit horizontal dhe vertikal të cilat kanë ndarje të
vogla të quajtura ndarje(divisions). Ndarjet na ndihmojnë për të bërë llogaritje në bazë të vlerës
që kemi vendosur për ndarje.

Kontrolli vertikal: Kontrollet vertikale vlejnë për çdo kanal hyrës. Këto kontrolle përdoren për të
shkallëzuar, pozicionuar dhe modifikuar sinjalin hyrës të atij kanali në mënyrë që të mund të
shihet në mënyrë të përshtatshme në ekranin e oshiloskopit. Doreza e pozicionit vertikal
kontrollon se ku do të qëndroj forma e valës në boshtin vertikal. Doreza e shkallës vertikale
kontrollon se sa tension i përketë një ndarje në boshtin vertikal.

Kontrolli horizontal: Ky sektor i pajisjes kontrollon shkallën kohore në ekran. Si kontrolli vertikal
edhe këtu kemi dy doreza; doreza e pozicionit horizontal që kontrollon se ku do të qëndrojë
forma e valës në boshtin horizontal. Doreza e shkallës horizontale kontrollon se sa sekonda do i
përkasin një ndarje në boshtin horizontal.

INSITUTI HARRY FULTZ 2020 Rish. MD-A-2020-1 2


Trigger: Trigger-i përcakton kur një sinjal merret dhe ruhet në memorie. Për një sinjal të
përsëritur, një trigger kërkohet për të stabilizuar ekranin. Menuja e trigger ofron lloje të ndryshme
të trigger dhe ju lejon të vendosni kushtet e trigger-it.

Sonda

Oshiloskopi është i dobishëm vetëm kur e lidh me një sinjal, dhe për këtë të duhet sonda. Sondat
janë pajisje me një hyrje që routojnë sinjalin nga qarku tek oshiloskopi. Sondat kan një majë të
mprehtë e cila sondon në një pikë në qarkun tuaj. Maja mund të pajiset gjithashtu me grepa ose
kapëse për ta bërë më të lehtë kapjen në qark. Çdo sondë përfshin gjithashtu një kapëse
tokëzimi, e cila duhet të sigurohet në mënyrë të sigurt në një pikë të përbashkët tokëzimi në
qarkun në provë.

Përfundimi juaj
Oshiloskopi është një pajisje e rëndësishme për një laborator elektronike. Me të mund të marrim
informacione dhe të studjojmë valët më me imtësi. është një pajisje e thjeshtë për tu përdorur
pasi cdo funksion ndodhet në një seksion përkatës dhe është e rëndësishme që ne të dimë ta
përdorim sepse na ndihmonë për të testuar qarqe dhe për të bërë troubleshooting tek to.

INSITUTI HARRY FULTZ 2020 Rish. MD-A-2020-1 3


Ky material mund të përdoret si referencë.

INSITUTI HARRY FULTZ 2020 Rish. MD-A-2020-1 4

You might also like