Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 24

TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”

Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

11.. Një notar përshkon një lumë të gjerë 80 m, duke u nisur në një drejtim pingul me bregun dhe duke notuar
me një shpejtësi 1.6 m/s në lidhje me ujin. Ai arrin në bregun tjetër në një pikë që ndodhet 40 m larg pikës
që ndodhet përballë me pikën e nisjes. a) Sa është moduli i shpejtësisë së rrjedhjes së lumit, b) Sa është
shpejtësia e notarit në lidhje me bregun. [12 pikë]
22.. Një objekt hidhet me shpejtësi fillestare 53 m s . Të gjendet këndi i hedhjes në mënyrë që lartësia
maksimale që arrin objekti të jetë e barabartë me larghedhjen e tij horizontale. [10 pikë]
33.. Një bllok me masë m, ngrihet vertikalisht lart me anë të një litari me masë M dhe gjatësi L. Litari mbahet në
skajin e tij të sipërm dhe ai së bashku me bllokun, përshpejtohen vertikalisht lart me nxitim a. Shpërndarja e
masës në litar është uniforme. Të tregohet se tensioni në litar, në largësinë x (  L ) mbi bllok, është
(a  g ) m  x L M  . [13 pikë]

44.. Mbi një grimcë vepron forca Fx . Forca lidhet me pozicionin e grimcës me anë të formulës Fx  Cx3 , ku C
është një konstante. Gjeni punën e kryer nga kjo forcë, kur grimca lëviz nga x  1.5 m në x  3 m . [12 pikë]

55.. Një djalë qëndron mbi një platformë rrotulluese pa fërkim, që rrotullohet me një shpejtësi këndore
1.5 rrot s . Djali i ka krahët të shtrirë dhe në secilën dorë, mban një peshë të rëndë. Momenti i inercisë së
djalit, peshave që ai mban dhe platformës është 6 kg  m 2 . Kur djali i tërheq peshat drejt vehtes (duke
mbledhur krahët), momenti i inercisë zvogëlohet në 1.8 kg  m 2 . (a) Sa është shpejtësia këndore e platformës
kur djali ka mbledhur krahët? (b) Sa është ndryshimi i energjisë kinetike të sistemit? (c) Nga “erdhi” kjo
rritje e energjisë? [13 pikë]
66.. Një grimcë lëviz sipas një rrethi me rreze 40 cm , me një shpejtësi konstante 80 cm s . Të gjendet (a)
frekuenca e lëvizjes dhe (b) perioda e saj. (c) Të shkruhet një ekuacion që jep përbërësen x të pozicionit të
grimcës, në funksion të kohës t, duke supozuar që në t  0 , grimca ndodhet në anën pozitive të boshtit x.
[10 pikë]

Teori

11.. Krahas përdorimit të ligjeve të Njutonit, për zgjidhjen e problemave të mekanikës, mund të shfrytëzojmë
dhe ligjin e ruajtjes së energjisë mekanike. Sqaroni përmes shembujve, epërsitë dhe mangësitë e njërës dhe
tjetrës përqasje. [7 pikë]
22.. Ç’është forca e fërkimit? Vizatoni skematikisht grafikun e varësisë së forcës së fërkimit nga forca që
zbatohet mbi një objekt dhe jepni shpjegimet përkatëse. Ç’është forca qendërsynuese? Jepni shembuj të
veprimit të kësaj force duke vizatuar diagramat përkatëse. Të nxirret shprehja që jep nxitimin
qendërsynues. [8 pikë]
33.. Ç’kuptoni me rrjedhës ideal? Sqaroni parimin fizik të funksionimit të krikut hidraulik. Ç’është efekti
Venturi? Jepni një shembull për të. Pa kryer llogaritje, si do mund të përftohej ekuacioni i Bernulit. [7 pikë]
44.. Përkufizoni lëkundjen harmonike të thjeshtë. Shkruani ekuacionin e kësaj lëkundjeje. Ç’ndikim ka në
lëvizjen e një sistemi objekt/sustë, orientimi horizontal apo vertikal i sustës. Sqaroni lidhjen e lëvizjes
rrethore uniforme me lëkundjen harmonike të thjeshtë (përgjigjen shoqërojeni me një shembull). [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

11.. Një aeroplan fluturon me shpejtësi 250 km h në lidhje me ajrin. Sipas drejtimit të verilindjes, dhe pikërisht
45o në lindje të veriut, fryn një erë me shpejtësi 80 km h . (a) Ç’drejtim duhet të marrë aeroplani në mënyrë
që të udhëtojë drejt veriut? (b) Sa është shpejtësia realtive e aeroplanit në lidhje me tokën? [13 pikë]
22.. Shqyrtojmë një objekt që hidhet me shpëjtësi fillestare v0 nën një kënd  mbi horizont. Të tregohet që
shpejtësia e tij v(h) , në një lartësi h nga toka, është e pavarur nga këndi i hedhjes  . [10 pikë]
33.. Një zinxhir përbëhet nga 5 hallka, secila me masë 0.1 kg . Ai ngrihet vertikalisht me nxitim 2.5 m s 2 .
Zinxhiri mbahet në hallkën e sipërme dhe asnjë prej pikave të tij nuk e prek dyshemenë. Të gjendet (a)
forca F e ushtruar në skajin e sipërm të zinxhirit, (b) forca rezultante që vepron mbi secilën hallkë dhe (c)
forca që secila hallkë ushtron mbi hallkën nën të. [14 pikë]
44.. Një grimcë me masë m, duke u nisur nga prehja në t  0 , lëviz nën ndikimin e një force të vetme me
madhësi F. Tregoni që fuqia e zhvilluar nga forca gjatë kohës t, është P  F 2t m . [10 pikë]

55.. Një sferë e vogël plasteline bie në perimetrin e jashtëm të një platforme rrotulluese me rreze R dhe moment
inercie I 0 , që rrotullohet lirisht me shpejtësi këndore i rreth boshtit të saj të fiksuar vertikal. (a) Sa është
shpejtësia këndore e platformës + sferën e plastelinës? (b) Pas disa rrotullimesh, sfera e plastelinës
“fluturon” nga perimetri i platformës. Sa është shpejtësia këndore e platformës, pasi sfera e plastelinës
largohet nga ajo? [13 pikë]
66.. Një grimcë lëviz sipas një rrethi me rreze 15 cm , duke kryer një rrotullim në çdo 3 s . (a) Sa është shpejtësia
e grimcës? (b) Sa është shpejtësia e saj këndore? (c) Të shkruhet një ekuacion që jep përbërësen x të
pozicionit të grimcës, në funksion të kohës t, duke supozuar që në t  0 , grimca ndodhet në anën pozitive të
boshtit x. [10 pikë]

Teori

11.. Ç’kuptoni me sistem inercial referimi? Jepni nga një shembull për një sistem inercial referimi dhe për një
sistem joinercial referimi, duke dhënë shpjegimet përkatëse. Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. A zbatohet
ky ligj në një sistem joinercial referimi (përgjigjen shoqërojeni me komentet përkatëse)? Sqaroni fare
shkurt se ç’kuptoni me masë inerciale dhe masë gravitacionale? [8 pikë]
22.. Përkufizoni impulsin dhe momentin e impulsit të një grimce, duke sqaruar se ç’kuptoni me këto madhësi
fizike. Formuloni ligjet përkatëse të ruajtjes së këtyre madhësive fizike, duke dhënë nga një shembull të
thjeshtë të zbatimit të tyre. [8 pikë]
33.. Të nxirret ekuacioni i vazhdueshmërisë për rrymën e qëndrueshme dhe jo viskoze të një rrjedhësi të
pangjeshëshëm. Jepni një shembull të zbatimit të tij. Formuloni parimin e Arkimedit dhe nxirreni atë duke
shfrytëzuar ligjet e Njutonit. Sqaroni origjinën e forcave të tensionit sipërfaqsor dhe jepni një shembull për
to. [7 pikë]
44.. Ç’është vala? Përse paraqet rëndësi studimi i valëve harmonike; shkruani ekuacionin e një vale të tillë.
Duke iu referuar valëve elastike, sqaroni përmes shembujve cilat janë madhësitë fizike që karakterizojnë
lëkundjen e pikave të veçanta, përmes të cilave përhapet ngacmimi. Ç’është dukuria e rezonancës dhe si do
ta shpjegonit atë nga konsiderata energjetike? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Varianti A

11.. Shqyrtojmë një objekt që hidhet me shpejtësi fillestare v 0 nën një kënd  mbi horizont. Të tregohet që
shpejtësia e tij v (h ) , në një lartësi h nga toka, është e pavarur nga këndi i hedhjes  . [12 Pikë]

22.. Dy pika për ankorimin e varkave, ndodhen në largësi 2.0 km , në njërën anë të një lumi që rrjedh me
shpejtësi 1.4 km h . Një motobarkë e kryen një udhëtim vajtje – ardhje midis tyre, për 50 min . Sa është
shpejtësia e motobarkës në lidhje me ujin? [13 Pikë]
33.. Një bllok me masë m1  250 g është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët, që formon këndin   30o me
horizontalen. Koeficienti i fërkimit dinamik midis bllokut dhe rrafshit të pjerrët është  d  0.100 . Blloku
është lidhur me një bllok të dytë me masë m2  200 g , i cili varet lirisht me anë të një litari, që kalon nga
një rrotull pa fërkim dhe pa masë. Të gjendet shpejtësia e bllokut të dytë, kur ai ka rënë me 30 .0 cm . [13
pikë]
44.. Një grimcë lëviz sipas një rrethi me rreze 40 cm , me një shpejtësi konstante 80 cm s . Të gjendet (a)
frekuenca e lëvizjes dhe (b) perioda e saj. (c) Të shkruhet një ekuacion që jep përbërësen x të pozicionit të
grimcës, në funksion të kohës t, duke supozuar që në t  0 , grimca ndodhet në anën pozitive të boshtit x.
[10 pikë]
55.. Mbi një karrocë me masë m, vepron një forcë e tillë që shpejtësia v e saj të rritet me largësinë x, sipas
v  Cx , ku C është një konstante. (a) Të gjendet forca që vepron mbi karrocë, në funksion të pozicionit. (b)
Sa është puna që kryen forca për të lëvizur karrocën nga x  0 në x  x1 ? [12 pikë]

66.. Një mol i një gazi ideal njëatomik zgjerohet në mënyrë adiabatike nga shtypja 10atm dhe temperaturë 0C
në shtypjen 2atm. Të gjenden: (a) vëllimi fillestar dhe ai përfundimtar, (b) temperatura përfundimtare dhe
(c) Puna e kryer nga gazi. [10 pikë]

Teori

11.. Jepni dy përkufizimet që njihni për forcat konservative, duke sqaruar nëpërmjet një diagrame të thjeshtë
ekuivalencën midis tyre. Jepni shembuj të forcave konservative dhe atyre jokonservative, duke dhënë
shpjegimet përkatëse. Njihni ndonjë rrjedhim të faktit që një bashkëveprim i caktuar realizohet nëpërmjet
një force konservative? [8 pikë]
22.. Si përkufizohet funksioni i energjisë potenciale dhe a mund të përkufizojmë një të tillë për çdo lloj
bashkëveprimi. Sa lloje energjish potenciale njihni. Duke iu referuar grafikut të varësisë së funksionit të
energjisë potenciale nga një përmasë e dhënë, sqaroni pozicionet e mundëshme të ekuilibrit të një grimce.
[8 pikë]
33.. Të nxirret ekuacioni i vazhdueshmërisë për rrymën e qëndrueshme dhe jo viskoze të një rrjedhësi të
pangjeshëshëm. Shkruani ekuacionin e Bernulit dhe sqaroni madhësitë që figurojnë në të. Pa kryer
llogaritje, si do mund të përftohej ekuacioni i Bernulit. Jepni një shembull ku ilustrohet efekti Venturi.
[7pikë]
44.. Përkufizoni lëkundjen harmonike të thjeshtë. Shkruani ekuacionin e kësaj lëkundjeje duke sqaruar
madhësitë që figurojnë në të. Ç’ndikim ka në lëvizjen e një objekti të lidhur në skajin e një suste, orientimi
horizontal apo vertikal i sustës. Sqaroni lidhjen e lëvizjes rrethore uniforme me lëkundjen harmonike të
thjeshtë. [7 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Varianti B

11.. Një top hidhet vertikalisht lart me shpejtësi fillestare v0 . (a) Sa kohë do të qëndrojë topi në ajër? (b) Sa
është lartësia maksimale që arrin topi. [12 Pikë]
22.. Një aeroplan i vogël niset nga pika A për të arritur në aeroportin e pikës B, që ndodhet 520 km në veri.
Shpejtësia relative e aeroplanit në lidhje me ajrin është 240 km h . Nga veriperëndimi në drejtim të
juglindjes, fryn një erë me shpejtësi 50 km h . Të përcaktohet drejtimi i përshtatshëm që duhet të marrë
aeroplani dhe koha e tij e fluturimit. [13 Pikë]
33.. Një forcë F ushtrohet mbi një bllok me masë m, që është fillimisht në prehje mbi një rrafsh të pjerrët, i cili
formon këndin θ me horizontin. Koeficienti i fërkimit dinamik midis rrafshit dhe bllokut është µd. Gjeni a)
punën e plotë të kryer nga forcat që veprojnë mbi bllokun. b) Shpejtësinë e bllokut pasi ai është shtyrë me x
metra. [12 pikë]
44.. Në fundin e një litari me gjatësi 85 cm i cili varet në tavan, është lidhur një gur me masë m  95 g . Guri
lëviz sipas një rrethi horizontal. Koha që i duhet gurit për të kryer një rrotullim të plotë është 1 .22 s . Të
gjendet këndi që litari formon me drejtimin horizontal. [10 pikë]
55.. Një grimcë me masë m lëviz përgjatë boshtit x. Pozicioni i saj ndryshon me kohën sipas x  2t 3  4t 2 , ku
x shprehet në metra dhe t në sekonda. Të gjendet (a) fuqia e zhvilluar mbi grimcë, në një çast të çfardoshëm
t; dhe (b) puna që kryen forca nga t  0 në t  t1 . [13 pikë]

66.. Një mol i një gazi ideal njëatomik zgjerohet në mënyrë adiabatike nga shtypja 10 atm dhe temperaturë 0 0C
në shtypjen 2atm. Të gjenden: a) vëllimi fillestar dhe ai përfundimtar, b) temperatura përfundimtare dhe c)
Puna e kryer nga gazi. [10 pikë]

Teori

11.. Ç’kuptoni me sistem inercial referimi? Jepni nga një shembull për një sistem inercial referimi dhe për një
sistem joinercial referimi, duke dhënë shpjegimet përkatëse. Ç’kuptojmë me forca fiktive dhe sa lloje
forcash të tilla njihni? Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. Ç’kuptoni me masë të një objekti? A mund të
sqaroni fare shkurt se ç’kuptoni me masë inerciale dhe masë gravitacionale? [8 pikë]
22.. Ç’është forca e fërkimit? Sa lloje forcash fërkimi njihni; ç’komente mund të bëni për to dhe si llogariten?
Vizatoni skematikisht grafikun e varësisë së forcës së fërkimit nga forca që zbatohet mbi një objekt dhe
jepni shpjegimet përkatëse. [8 pikë]
33.. Formuloni parimin e Arkimedit dhe nxirreni atë duke shfrytëzuar ligjet e Njutonit. Sqaroni origjinën e
forcave të tensionit sipërfaqsor dhe jepni një shembull për to. Sqaroni dukurinë e lagies dhe moslagies. Të
gjendet lartësia me të cilën një lëng ngjitet në një gyp kapilar. [7 pikë]
44.. Jepni përkufizimin e punës në rastin më të thjeshtë (lëvizja në një përmasë nën veprimin e një force
konstante) dhe në rastin më të përgjithshëm që njihni. Formuloni teoremën punë – energji kinetike dhe
nxirreni atë duke përdorur ligjet e Njutonit. [7 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Varianti C
o
11.. Një objekt hidhet me shpejtësi fillestare v0 nën një kënd 30 mbi horizont, nga një lartësi 40m mbi tokë.
Objekti e godet tokën me një shpejtësi 1.2v0. Të gjendet v0. [12 pikë]
22.. Një notar drejtohet sipas pingules me bregun e një lumi me gjerësi 80 m , duke notuar me shpejtësi relative
1.6 m s ndaj ujit. Ai e arrin bregun tjetër në një pikë 40 m më poshtë, (sipas drejtimit të rrjedhjës së
lumit). (a) Sa është shpejtësia e rrjedhjes së lumit? (b) Sa është shpejtësia relative e notarit në lidhje me
bregun? (c) Ç’drejtim duhet të marrë notari, në mënyrë që ta arrijë bregun tjetër përballë pikës së nisjes? [13
pikë]
33.. Dy trupa me masa 75 kg dhe 110 kg ndodhen në kontakt midis tyre mbi një sipërfaqe horizontale. Një forcë
prej 650 N ushtrohet mbi trupin e parë. Në qoftë se koefiçenti i fërkimit është 0.15. a) Ndërtoni figurën dhe
përcaktoni forcat që veprojnë mbi sistemin, b) Përcaktoni nxitimin e trupave dhe c) Forcën e kontaktit midis
tyre. [12 pikë]
44.. Në cilindrin me masë M mbështillet një rrip, në fundin e së cilës varet një trup me masë m. Percaktoni
nxitimin e trupit dhe tensionin e fijes që mban trupin. [10 pikë]

55.. Një plumb me masë m1 gjuhet me shpejtësi v1 ndaj një lavjerrësi balistik me masë m2. Të gjendet lartësia
maksimale h që arrin lavjerrësi nëse plumbi përshkon lavjerrësin duke dalë nga ai me shpejtësi v1/2. [13
pikë]
5
66.. 1 mol i një gazi të përsosur dy atomik, fillimisht në shtypjen p 1=10 Pa, ngrohet në vëllimin konstant nga
300 në 600K. Më pas ai ftohet deri në temperaturën 200K duke mbajtur shtypjen të pandryshuar. a) Të
gjendet rritja e energjisë së brendshme, puna e kryer dhe nxehtësia e marrë gjatë këtij procesi. b) Të
përcaktohen parametrat e secilës gjendje të gazit dhe të ndërtohet diagrama pV? [10 pikë]

Teori
11.. Krahas përdorimit të ligjeve të Njutonit, për zgjidhjen e problemave të mekanikës, mund të shfrytëzojmë
dhe ligjin e ruajtjes së energjisë mekanike. Sqaroni me anë të një shembulli, epërsitë dhe mangësitë e njërës
dhe tjetrës përqasje. [8 pikë]
22.. Ç’madhësi fizike përdorim për të përshkruar efektivitetin e një force në lëvizjen rrotulluese? Sqaroni
nëpërmjet një shembulli nevojën e një madhësie të tillë. Përkufizojeni këtë madhësi fizike. Cila është njësia
SI e saj. A njihni ndonjë madhësi tjetër fizike me të njëjtën njësi SI? Nëse po, ç’koment mund të bëni? [7
pikë]
33.. Përkufizoni shtypjen dhe sqaroni nëse ajo është madhësi vektoriale apo skalare. Si është e drejtuar shtypja
që një lëng ushtron mbi një objekt të zhytur në të. Të nxirret shprehja që jep ndryshimin e shtypjes me
thellësinë e një lëngu. Si ndryshon shtypja e një gazi me lartësinë? [8 pikë]
44.. Formuloni parimin zero të termodinamikës, duke sqaruar vërtetësinë e tij nëpërmjet një shembulli.
Ç’kuptoni me veti termometrike. Rendismi tri madhësi termometrike duke sqaruar përdorimin e tyre.
Ç’kuptoni me nxehtësi. Sqaroni shkurtimisht format e transmetimit të nxehtësisë që njihni. [7 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Teza 1

11.. Një objekt lëshohet nga prehja në një lartësi 120 m . Të gjendet largësia që ai përshkon gjatë sekondës së tij
të fundit në ajër. [12 pikë]
22.. Një objekt hidhet me shpejtësi fillestare 53 m s . Të gjendet këndi i hedhjes në mënyrë që lartësia
maksimale që arrin objekti të jetë e barabartë me larghedhjen e tij horizontale. [10 pikë]
33.. Një bllok me masë m, ngrihet vertikalisht lart me anë të një litari me masë M dhe gjatësi L. Litari mbahet në
skajin e tij të sipërm dhe ai së bashku me bllokun, përshpejtohen vertikalisht lart me nxitim a. Shpërndarja e
masës në litar është uniforme. Të tregohet se tensioni në litar, në largësinë x (  L ) mbi bllok, është
(a  g ) m  x L M  . [13 pikë]
44.. Një blloku me masë 4.5 kg , për t’u ngjitur lart nëpër një rrafsh të pjerrët që formon këndin 37 o me
horizontalen, i jepet një shpejtësi fillestare 14 m s . Kur zhvendosja e bllokut është 8.0 m , shpejtësia e tij
është 5.2 m s . Të gjendet (a) koeficienti i fërkimit dinamik ndërmjet bllokut dhe rrafshit të pjerrët, (b)
zhvendosja e bllokut në çastin kur ai momentalisht ndalon, e matur nga pika e tij e nisjes dhe (c) shpejtësia
e bllokut, kur ai arrin përsëri pozicionin e tij fillestar. [12 pikë]
55.. Një lavjerës përbëhet nga një fije me gjatësi 80 cm dhe një sferë me masë 0.6 kg , që lidhet në fundin e saj.
Lavjerësi lëshohet nga prehja nën një kënd fillestar  0 me vertikalen. Në pikën më të ulët të trajektores,
shpejtësia e sferës është 2.8 m s . (a) Së është këndi fillestar  0 ? (b) Ç’kënd formon lavjerësi me
vertikalen, kur shpejtësia e sferës është 1.4 m s ? [13 pikë]
66.. Figura paraqet një grafik të varësisë së vëllimit nga
temperatura, për një proces gjatë të cilit një gaz
ideal kalon nga pika A në pikën B. Çfarë ndodh me
shtypjen e gazit? [10 pikë]

Teori
11.. Përkufizoni shpejtësinë e çastit dhe nxitimin e çastin për lëvizjen me një përmasë dhe për lëvizjen rrethore.
Shkruani formulat që japin përbërësen normale dhe atë tangenciale të nxitimit të një grimce që lëviz sipas
një trajektoreje të lakuar me shpejtësi të çfardoshme, duke sqaruar origjinën e secilës përbërëse. [7 pikë]
22.. Ç’është forca e fërkimit? Vizatoni skematikisht grafikun e varësisë së forcës së fërkimit nga forca që
zbatohet mbi një objekt dhe jepni shpjegimet përkatëse. A varet forca e fërkimit nga sipërfaqja e kontaktit
midis dy objekteve; sqaroni përgjigjen. [8 pikë]
33.. Formuloni parimin e Arkimedit dhe nxirreni atë duke shfrytëzuar ligjet e Njutonit. Sqaroni origjinën e
forcave të tensionit sipërfaqsor dhe jepni një shembull për to. Sqaroni parimin fizik të funksionimit të krikut
hidraulik. Shpjegoni se cila është forca që ngre avionin në ajër. [8 pikë]
44.. Përkufizoni lëkundjen harmonike të thjeshtë. Shkruani ekuacionin e kësaj lëkundjeje. Ç’ndikim ka në
lëvizjen e një sistemi objekt/sustë, orientimi horizontal apo vertikal i sustës. Sqaroni lidhjen e lëvizjes
rrethore uniforme me lëkundjen harmonike të thjeshtë (përgjigjen shoqërojeni me një shembull). [7 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Teza 2

11.. Një objekt lëshohet nga prehja në një lartësi h. Gjatë sekondës së tij të fundit të rënies, ai përshkon një
largësi 38 m . Sa është lartësia h? [12 pikë]
22.. Shqyrtojmë një objekt që hidhet me shpëjtësi fillestare v0 nën një kënd  mbi horizont. Të tregohet që
shpejtësia e tij v(h) , në një lartësi h nga toka, është e pavarur nga këndi i hedhjes  . [10 pikë]
33.. Një litar i rëndë me gjatësi 5 m dhe masë 4 kg shtrihet në një sipërfaqe horizontale pa fërkim. Njëri skaj i
litarit është lidhur me një bllok me masë 6 kg . Në skajin tjetër të tij, zbatohet një forcë horizontale
konstante 100 N . (a) Sa është nxitimi i sistemit? (b) Të jepet tensioni në litar si funksion i pozicionit
përgjatë tij. [13 pikë]
44.. Koeficienti i fërkimit statik ndërmjet dyshemesë së një kamioni dhe një kutie që qëndron në prehje në të,
është 0.30 . Kamioni udhëton me shpejtësi 80 km h , në një rrugë horizontale. Sa është largësia më e vogël
e frenimit të kamionit, në mënyrë që kutia të mos rrëshqasë në dyshemenë e tij. [12 pikë]
55.. Një top i lidhur në fundin e një litari, lëviz sipas një rrethi vertikal me energji mekanike konstante E. Sa
është diferenca midis tensionit të litarit në pikën më të ulët të rrethit dhe tensionit të litarit në pikën më të
lartë të tij? [13 pikë]
66.. Figura paraqet një grafik të varësisë së shtypjes nga
temperatura, për një proces gjatë të cilit një gaz
ideal kalon nga pika A në pikën B. Çfarë ndodh me
vëllimin e gazit? [10 pikë]

Teori
11.. Ç’janë forcat konservative dhe ato jokonservative? Jepni shembuj duke sqaruar se cilit lloj i përkasin forcat
që po shqyrtoni. Ç’është masa inerciale dhe ajo gravitacionale? Ndërtoni diagramat e trupit të lirë për një
sistem mekanik me dy objekte, duke sqaruar epërsinë e tyre kundrejt një diagrame të thjeshtë forcash. [8
pikë]
22.. Duke iu referuar grafikut të varësisë së funksionit të energjisë potenciale nga një përmasë e dhënë, sqaroni
pozicionet e mundëshme të ekuilibrit të një pike materiale. Ç’parim të rëndësishëm fizik mund të formuloni
pas këtij trajtimi? [8 pikë]
33.. Ç’kuptoni me rrjedhës ideal? Nxirrni ekuacionin e vazhdueshmërisë për një rrjedhë ideale dhe jepni një
shembull të zbatimt të tij. Shkruani ekuacionin e Bernulit, duke sqaruar madhësitë fizike që figurojnë në të;
jepni një shembull të zbatimit të ekuacionit të Bernulit, në rrjedhat me lartësi konstante. [7 pikë]
44.. Ç’shkallë temperature njihni dhe si përkufizohen ato? Ç’kuptoni me madhësi termometrike? Rendisni tri
madhësi termometrike duke sqaruar përdorimin e tyre. Si funksionon termometri me gaz në vëllim konstant
dhe a varet leximi i tij nga lloji i gazit të përdorur (sqaroni përgjigjen)? Ç’kuptoni me nxehtësi. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Inxhinieri Elektronike

Një objekt lëshohet nga prehja në një lartësi h. Gjatë sekondës së tij të fundit të rënies, ai përshkon një
11..
largësi 38 m . Sa është lartësia h? [13 pikë]

Një notar drejtohet sipas pingules me bregun e një lumi me gjerësi 80 m , duke notuar me shpejtësi relative
22..
1.6 m s ndaj ujit. Ai e arrin bregun tjetër në një pikë 40 m më poshtë, (sipas drejtimit të rrjedhjës së lumit).
(a) Sa është shpejtësia e rrjedhjes së lumit? (b) Sa është shpejtësia relative e notarit në lidhje me bregun? (c)
Ç’drejtim duhet të marrë notari, në mënyrë që ta arrijë bregun tjetër përballë pikës së nisjes? [12 pikë]
Dy blloqe të lidhur me anë të një shufre të ngurtë e pa masë, rrëshqasin në
33..
sipërfaqen e një rrafshi të pjerrët më kënd 20 o . Masa e bllokut të poshtëm
është m1  1.2 kg dhe ajo e bllokut të sipërm është m2  0.75 kg . (a) Në
qoftë se koeficientët e fërkimit dinamik janë  d ,1  0.3 për bllokun e poshtëm
dhe  d , 2  0.2 për bllokun e sipërm, sa është nxitimi i tyre? (b) Përcaktoni
forcën e ushtruar nga shufra mbi secilin bllok. [13 pikë]
Një sferë e vogël plasteline bie në perimetrin e jashtëm të një platforme rrotulluese me rreze R dhe moment
44..
inercie I 0 , që rrotullohet lirisht me shpejtësi këndore i rreth boshtit të saj të fiksuar vertikal. (a) Sa është
shpejtësia këndore e platformës + sferën e plastelinës? (b) Pas disa rrotullimesh, sfera e plastelinës
“fluturon” nga perimetri i platformës. Sa është shpejtësia këndore e platformës, pasi sfera e plastelinës
largohet nga ajo? [12 pikë]
Një plumb me masë 16 g godet sferën e një lavjerësi balistik me masë 1.5 kg (dhe mbetet në të). Kur sfera
55..
arrin lartësinë e saj maksimale, fija e lavjerësit formon këndin 60 o me vertikalen. Gjatësia e fijes së
lavjerësit është 2.3 m . Të gjendet shpejtësia e plumbit. [10 pikë]

Pozicioni i një grimce jepet nga shprehja x  2 .5 cos  t , ku x është në metra dhe t në sekonda. (a) Të
66..
gjendet shpejtësia maksimale dhe nxitimi maksimal i grimcës. (b) Të gjendet shpejtësia dhe nxitimi i
grimcës kur x  1.5 m . [10 pikë]

Teori
Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. Ç’kuptoni me masë të një objekti dhe si mund të përcaktohet raporti i
11.. masave për dy objekte të dhëna? Si mund të verifikojmë karakterin vektorial të forcave? [7 pikë]

Përkufizoni qendrën e masës, momentin e forcës, momentin e sasisë së lëvizjes dhe momentin e inercisë.
22..
[8 pikë]
Në cilin rast një objekt kryen lëkundje harmonike të thjeshtë? Shkruani ekuacionin e lëkundjes harmonike
33.. të thjeshtë, duke sqaruar madhësitë e përfshira në të. Ç’lidhje ekziston midis lëvizjes rrethore uniforme dhe
lëkundjes harmonike të thjeshtë ? [7 pikë]
Formuloni parimin e parë të termdinamikës. Ç’ kuptoni me nxehtësi dhe sa forma të transmetimit të saj
44.. njihni? Sqaroni shkurtimisht secilën prej tyre. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

11.. Një notar përshkon një lum të gjerë 80 m , duke u nisur në një drejtim pingul me bregun dhe duke notuar me
një shpejtësi 1.6 m s në lidhje me ujin. Ai arrin në bregun tjetër në një pikë që ndodhet 40 m larg pikës që
ndodhet përballë me pikën e nisjes. (a) Sa është moduli i shpejtësisë së rrjedhjes së lumit, (b) Sa është
shpejtësia e notarit në lidhje me bregun. [10 pikë]

22.. Një trup lëshohet nga maja e një kodre me lartësi H dhe pastaj lëviz mbi një fushë. Shpejtësia e tij fillestare
është v0 dhe këndi i hedhjes është  në lidhje me horizontin. Ndërtoni figurën dhe përcaktoni largësinë
horizontale të rënies së trupit. [12 pikë]

33.. Dy trupa me masa m1  75 kg dhe m2  110 kg ndodhen në kontakt midis


tyre mbi një sipërfaqe horizontale. Një forcë horizontale prej 650 N
ushtrohet mbi trupin e parë. Në qoftë se koefiçenti i fërkimit është 0.15. (a)
Ndërtoni figurën dhe përcaktoni forcat që veprojnë mbi sistemin, (b)
Përcaktoni nxitimin e trupave dhe (c) Forcën e kontaktit midis tyre. [13
pikë]

44.. Një plumb me masë m1 dhe shpejtësi v1 godet një lavjerës balistik me masë m2 . Të gjendet lartësia
maksimale h që arrin lavjerrësi nëse plumbi përshkon lavjerrësin duke dalë nga ai me shpejtësi v1 2 . [13
pikë]

55.. Në cilindrin me masë M mbështillet një rrip, në fundin e të cilit varet një trup me masë m. Përcaktoni
nxitimin e trupit dhe tensionin e fijes që mban trupin. [12 pikë]

66.. Një mol i një gazi ideal njëatomik zgjerohet në mënyrë adiabatike nga shtypja 10 atm dhe temperatura
0C në shtypjen 2 atm . Të gjenden: (a) Vëllimi fillestar dhe ai përfundimtar, (b) Temperatura
përfundimtare dhe (c) Puna e kryer nga gazi. [10 pikë]

Teori
11.. Ç’janë forcat konservative dhe ato jokonservative. Jepni shembuj të tyre, duke sqaruar se përse forcat në
fjalë, i përkasin njërit apo tjetrit lloj. [7 pikë]

22.. Përkufizoni qendrën e masës; përkufizoni momentin e forcës, momentin e impulsit dhe momentin e
inercisë, duke sqaruar shkurtimisht kuptimin fizik të tyre. [8 pikë]

33.. Të formulohet parimi i Arkimedit dhe të nxirret ai nga ligjet e Njutonit. Me pak përpjekje, një gjilpërë të
lehtë mund ta vendosim mbi sipërfaqen e ujit në një enë. A është i saktë pohimi: “gjilpëra nuk zhytet si
pasojë e veprimit mbi të, të forcës së Arkimedit”; argumentoni përgjigjen. [7pikë]

44.. Në cilin rast një objekt kryen lëkundje harmonike të thjeshtë? Shkruani ekuacionin e lëkundjes harmonike
të thjeshtë, duke sqaruar madhësitë e përfshira në të. Ç’lidhje ekziston midis lëvizjes rrethore uniforme dhe
lëkundjes harmonike të thjeshtë ? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

11.. Një top beizbolli kapërcen një mur të lartë 3 m i cili është në largësi 120 m nga
pozicioni bazë. Në mënyrë që topi të shkëputet nga shkopi që e gjuan në lartësinë
1.2 m nga toka dhe në këndin 45 , sa duhet të jetë vlera e shpejtësisë fillestare të
topit? [10 pikë]

22.. Sistemi që tregohet në figurën 2, ndodhet në prehje kur litari i tij i poshtëm pritet. Të
gjenden shpejtësitë e objekteve, kur ato ndodhen në të njëjtën lartësi. Rrotulla pa
fërkim, ka masë të papërfillshme. [12 pikë] Fig. 2

33.. Në një lojë bilardoje, topi i goditur nga një stekë, që ka shpejtësi fillestare 5 m s , godet topin e zi i cili
fillimisht ishte në prehje. Topi i zi lëviz në një drejtim që formon këndin 30 me drejtimin fillestar të topit
të goditur nga steka. (a) Të gjendet drejtimi i lëvizjes së topit të goditur nga steka dhe shpejtësitë e seicilit
top mbas goditjes kur kanë masa të ndryshme. (b) Të tregohet që goditja është elastike? [12 pikë]

44.. Një sferë e njëtrajshtme më masë m1 dhe rreze R është e lirë të rrotullohet rreth një boshti
horizontal që kalon nga qendra e tij. Rreth sferës është mbështjellë një fije që është lidhur
me një trup me masë m, si tregohet në figurën 4. (a) Të gjendet nxitimi i trupit dhe (b)
tensioni i fijes. [12 pikë]

Fig. 4
55.. Në det të hapur, pjesa e përparme e një anije kryen lëkundje harmonike të thjeshta në drejtimin vertikal me
periodë 2 s dhe amplitudë 2 m. (a) Sa është shpejtësia maksimale e pjesës së përparme të anijes? (b) Sa
është nxitimi maksimal i saj? (c) Një marinar me masë 80 kg qëndron në këmbë mbi një peshore, në një
dhomë që ndodhet në pjesën e përparme të anijes. Sa do të jenë tregimi maksimal dhe ai minimal i
peshores? [12 pikë]

66.. Gjatë një zgjerimi izotermik, një gaz ideal në shtypjen fillestare p0 zgjerohet derisa vëllimi i tij dyfishohet.
(a) Të gjendet shtypja e gazit pas zgjerimit. (b) Më pas gazi ngjeshet ngadalë në mënyrë adiabatike deri në
vëllimin fillestar. Në këtë pikë shtypja e tij është 1.32p0. Të ndërtohet diagrama PV e këtij cikli. Gazi është
një atomik, dy atomik apo shumë atomik? [12 pikë]

Teori
11.. Ç’quajmë sistem inercial referimi? Jepni nga një shembull për një sistem inercial referimi dhe për një sistem joinercial
referimi. Ç’kuptojmë me forca fiktive? Sa lloje forcash fiktive njihni. Jepni shembuj për secilin lloj. [7 pikë]

22.. Ç’kuptoni me forcë të fërkimit dhe sa lloje forcash fërkimi përdorim në mekanikë? Si llogaritet forca e fërkimit? A
mund të jepni një shembull, ku shfrytëzojmë faktin që madhësia e forcës së fërkimit dinamik (të lëvizjes) është më e
vogël se ajo e fërkimit statik (të prehjes). [8 pikë]

33.. Cili është drejtimi i shtypjes që një lëng ushtron mbi muret e enës ku ai ndodhet? Të nxirret shprehja që jep
ndryshimin e saj me thellësinë për një lëng. Formuloni parimin e Paskalit [7pikë]

44.. Formuloni parimin e parë të termdinamikës. Ç’kuptoni me nxehtësi dhe sa forma të transmetimit të saj njihni? Sqaroni
shkurtimisht secilën prej tyre. Ç’është energjia e brendëshme e një gazi ideal dhe nga se varet ajo? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike


11.. Një pikë materiale ka një nxitim konstant a  6iˆ  4 ˆj . Në çastin t  0 shpejtësia është zero dhe vektori i

zhvendosjes ka formën r0  10 iˆ . (a) Të gjenden vektori i shpejtësisë dhe ai i zhvendosjes në një çast kohe
çfarëdo? (b) Të gjendet ekuacioni i trajektores së pikës materiale në planin xy dhe të vizatohet kjo
trajektore? [8 pikë]
22.. Një trup me masë 5 kg ngjishet te një sustë me konstante elastike 20 N m , duke e shkurtuar atë me 3 cm .
Pastaj trupi lihet i lirë dhe susta zgjatet duke e shtyrë trupin mbi një sipërfaqe horizontale të ashpër.
Koeficienti i fërkimit midis sipërfaqes dhe trupit është 0.2. (a) Gjeni punën e kryer nga forca e fërkimit mbi
trupin, ndërsa ai përshkon 3 cm duke e çuar sustën në pozicionin e saj të ekuilibrit. (b) Nqs trupi nuk është i
lidhur me sustën, çfarë largësie duhet të përshkojë ai mbi sipërfaqen e ashpër para se të ndalojë? [13 pikë]
33.. Në një lojë bilardoje, topi i goditur nga një stekë, që ka shpejtësi fillestare 5 m s , godet topin e zi i cili
fillimisht ishte në prehje. Topi i zi lëviz në një drejtim që formon një kënd 30 me drejtimin fillestar të
topit të goditur nga steka. (a) Të gjendet drejtimi i lëvizjes së topit të goditur nga steka dhe shpejtësitë e
seicilit top mbas goditjes kur kanë masa të njëjta. (b) Të tregohet që goditja është elastike? [12pikë]
44.. Mbi një cilindër të njëtrajtshëm është mbështjellë një fije. Fija mbahet fikse dhe cilindri bie
vertikalisht siç tregohet në figurë. (a) Të tregohet që nxitimi i cilindrit është i orientuar sipas
vertikales poshtë dhe ka modul a  (2 3)  g . (b) Të gjendet tensioni i fijes? [12 pikë]

55.. Një bllok druri, që rrëshqet pa fërkim mbi një sipërfaqe horizontale, është i lidhur me një sustë dhe lëkundet
me një periodë 0.8 s . Një bllok tjetër vendoset mbi të parin dhe koeficienti i fërkimit midis dy blloqeve
është 0.25 s . (a) Në qoftë se se amplituda e lëkundjeve është 1 cm , a rrëshqet blloku i sipërm mbi të
poshtmin? (b) Sa do të jetë vlera më e madhe e amplitudës së lëkundjeve për të cilën blloku i sipërm nuk
rrëshqet? [12 pikë]
66.. Diagrama PV e paraqitur në figurën, i takon 3 mol gazi ideal monoatomik. Gazi
fillimisht ndodhet në pikën A. Rrugët AD dhe BC përfaqësojnë ndryshime
izotermike. Në qoftë se sistemi kalon në pikën C, nëpërmjet rrugës ADC, të
gjendet (a) temperatura fillestare dhe ajo përfundimtare, (b) puna e kryer nga gazi
dhe (c) nxehtësia që merret nga gazi. [13 pikë]

Teori
11.. Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. Ç’kuptoni me masë të një objekti dhe si mund të përcaktohet raporti i masave për
dy objekte të dhëna? Si mund të verifikojmë karakterin vektorial të forcave? (Përgjigjen e fundit sqarojeni me anë të
një shembulli.) [7 pikë]

22.. Kur mund të themi që një pikë materiale është në ekuilibër? Duke iu referuar grafikut të varësisë së funksionit të
energjisë potenciale nga një përmasë e dhënë, sqaroni pozicionet e mundëshme të ekuilibrit të një pike materiale. [8
pikë]

33.. Formuloni teoremën e Bernulit për rrymën e qëndrueshme dhe joviskoze të një rrjedhësi të pangjeshëshëm. Shpjegoni
efektin Venturi dhe jepni një shembull për të. [7pikë]

44.. Formuloni katër ligje ruajtjeje nga kursi i Fizika I. Paraqitini ato në trajtë matematikore dhe emërtoni madhësitë që
përfshihen në to. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

1. Një aeroplan i vogël niset nga pika A për të arritur në aeroportin e pikës B, që ndodhet 520 km në veri.
Shpejtësia relative e aeroplanit në lidhje me ajrin është 240 km h . Nga veriperëndimi në drejtim të
juglindjes, fryn një erë me shpejtësi 50 km h . Të përcaktohet drejtimi i përshtatshëm që duhet të marrë
aeroplani dhe koha e tij e fluturimit. [13 Pikë]
2. Shqyrtojmë një objekt që hidhet me shpejtësi fillestare v 0 nën një kënd  mbi horizont. Të tregohet që
shpejtësia e tij v (h ) , në një lartësi h nga toka, është e pavarur nga këndi i hedhjes  . [12 Pikë]
3. Në fundin e një litari me gjatësi 0.8 m i cili varet në tavan, është lidhur një gur me masë m  20 g . Guri

lëviz sipas një rrethi horizontal. Litari formon këndin 20o me horizontalen. Përcaktoni shpejtësinë e gurit.
[12 Pikë]
4. Mbi një karrocë me masë m, vepron një forcë e tillë që shpejtësia v e saj të rritet me largësinë x, sipas
v  Cx , ku C është një konstante. (a) Të gjendet forca që vepron mbi karrocë, në funksion të pozicionit.
(b) Sa është puna që kryen forca për të lëvizur karrocën nga x  0 në x  x1 ? [13 pikë]
5. Një plumb me masë m1 që lëviz me shpejtësi v, godet sferën e një lavjerësi balistik me masë m2 . Të
gjendet lartësia maksimale h që arrin sfera e lavjerësit, në qoftë se plumbi kalon nëpër të dhe del nga ana
tjetër me shpejtësi v 2 . [12 pikë]
6. Një grimcë lëviz sipas një rrethi me rreze 40 cm , me një shpejtësi konstante 80 cm s . Të gjendet (a)
frekuenca e lëvizjes dhe (b) perioda e saj. (c) Të shkruhet një ekuacion që jep përbërësen x të pozicionit të
grimcës, në funksion të kohës t, duke supozuar që në t  0 , grimca ndodhet në anën pozitive të boshtit x.
[8 Pikë]

Teori
1. Ç’ quajmë sistem inercial referimi? Jepni nga një shembull për një sistem inercial referimi dhe për një
sistem joinercial referimi. Ç’janë forcat konservative dhe ato jokonservative. Jepni shembuj të tyre, duke
sqaruar se përse forcat në fjalë, i përkasin njërit apo tjetrit lloj. Ç’kuptoni me forca fiktive? [7 pikë]
2. Përkufizoni i impulsin e një pike materiale. Ç’kuptoni me të? Formuloni ligjin e ruajtjes së impulsit dhe
jepni një shembull të thjeshtë të zbatimit të tij. [7 pikë]
3. Formuloni parimin e Arkimedit. Nxirrni shprehjen që jep ndryshimin e shtypjes në një lëng, në varësi të
thellësisë së tij. Formuloni parimin e Paskalit. [8 pikë]
4. Cilat janë supozimet që bëhen në teorinë kinetike të gazeve? Të shkruhet ekuacioni themelor i teorisë
kinetike të gazeve. Cili është interpretimi i temperaturës sipas kësaj teorie? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

1. Dy pika për ankorimin e varkave, ndodhen në largësi 2.0 km , në njërën anë të një lumi që rrjedh me
shpejtësi 1.4 km h . Një motobarkë e kryen një udhëtim vajtje – ardhje midis tyre, për 50 min . Sa është
shpejtësia e motobarkës në lidhje me ujin? [12 Pikë]
2. Një objekt hidhet me shpejtësi fillestare v 0 nën një kënd 30 o mbi horizont, nga një lartësi 40 m mbi tokë.
Objekti e godet tokën me një shpejtësi 1.2 v0 . Të gjendet v 0 . [13 Pikë]
3. Në fundin e një litari i cili varet në tavan, është lidhur një gur me masë 75 kg . Guri lëviz sipas një rrethi

horizontal. Litari formon këndin 30 o me vertikalen. Të gjendet (a) shpejtësia e gurit dhe (b) tensioni në
litar. [12 Pikë]
4. Një grimcë me masë m lëviz përgjatë boshtit x. Pozicioni i saj ndryshon me kohën sipas x  2t 3  4t 2 , ku
x shprehet në metra dhe t në sekonda. Të gjendet (a) fuqia e zhvilluar mbi grimcë, në një çast të çfardoshëm
t; dhe (b) puna që kryen forca nga t  0 në t  t1 . [13 pikë]
5. Një plumb me masë m1 që lëviz me shpejtësi v, godet sferën e një lavjerësi balistik me masë m2 . (Pas
goditjes, plumbi mbetet në sferë.) Sfera është fiksuar në skajin e një shufre shumë të lehtë me gjatësi L,
skaji tjetër i së cilës rrotullohet rreth një boshti vertikal. Të gjendet shpejtësia minimale v, për të cilën sfera
do të rrotullohet sipas një rrethi të plotë. [12 pikë]
6. Një grimcë lëviz sipas një rrethi me rreze 15 cm , duke kryer një rrotullim në çdo 3 s . (a) Sa është
shpejtësia e grimcës? (b) Sa është shpejtësia e saj këndore? (c) Të shkruhet një ekuacion që jep përbërësen
x të pozicionit të grimcës, në funksion të kohës t, duke supozuar që në t  0 , grimca ndodhet në anën
pozitive të boshtit x. [8 Pikë]

Teori
1. Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. Ç’kuptoni me masë të një objekti dhe si mund të përcaktohet raporti i
masave për dy objekte të dhëna? Si mund të verifikojmë karakterin vektorial të forcave? [7 pikë]
2. Përkufizoni qendrën e masës, momentin e forcës, momentin e sasisë së lëvizjes dhe momentin e inercisë. [8
pikë]
3. Shkruani teoremën e Bernulit për rrymën e qëndrueshme dhe joviskoze të një rrjedhësi të pangjeshëshëm,
duke sqaruar të gjithtë madhësitë fizike që figurojnë në të. Shpjegoni efektin Venturi dhe jepni një
shembull për të. [7 pikë]
4. Formuloni parimin e parë të termodinamikës. Ç’ kuptoni me nxehtësi dhe sa forma të transmetimit të saj
njihni? Sqaroni shkurtimisht secilën prej tyre. Përkufizoni energjinë e brendëshme të një gazi ideal. Nga se
varet energjia e brendëshme e një gazi ideal ? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike, Grupi A

1. Një top hidhet vertikalisht lart me shpejtësi fillestare v0 . (a) Sa kohë do të qëndrojë topi në ajër? (b) Sa
është lartësia maksimale që arrin topi. [10 pikë]
2. Një trup lëshohet nga maja e një kodre të lartë H dhe pastaj lëviz mbi një fushë. Shpejtësia e tij fillestare
është v0 dhe këndi i hedhjes është  në lidhje me horizontin. Ndërtoni figurën dhe përcaktoni largësinë
horizontale të rënies së trupit. [12 pikë]
3. Një kub me masë m1 është e lidhur me një sferë me masë m2 . Kubi ndodhet mbi sipërfaqen horizontale
dhe sfera varet vertikalisht. Fija është e pazgjatshme dhe ka masë të papërfillshme. Mbi kub aplikohet një

forcë F , që formon këndin  me horizontin. Koefiçenti i fërkimit dinamik midis kubit dhe rrafshit është
d . Përcaktoni nxitimin me të cilin lëvizin dy trupat. ( m1  m2 ). [13 pikë]
4. Një plumb me masë m gjuhet drejt një lavjerrësi balistik me masë M dhe mbetet brenda tij. Kur lavjerrësi
ka arritur kuotën maksimale, fijet e tij formojnë një kënd  me vertikalen. Gjatësia e fijeve të lavjerrësit
është L. Përcaktoni modulin e shpejtësisë së plumbit. [13 pikë]
5. Një makinë Atvud është e përbërë nga dy trupa me masa m1 dhe m2 ( m1  m2 ) të lidhur me një fije me
masë të papërfillshme dhe që kalon nëpër një rrotull pa fërkim. Rrotulla është një disk i njëtrajtshëm me
masë M dhe rreze R. Përcaktoni (a) nxitimin e trupave dhe (b) tensionin e fijes që mban trupin me masë
m1 , atë që mban trupin me masë m2 si dhe diferencën e forcave të tensionit. [12 pikë]
6. 2 mol avull uji në temperaturë 303 K dhe vëllim 1 L ngrohen në mënyrë izohorike deri në shtypjen 2 atm .
Më tej gazi zgjerohet në mënyrë izotermike deri në shtypjen fillestare. (a) Ndërtoni grafikun e proceseve
në diagramën (P,V). (b) Përcaktoni parametrat që mungojnë në gjendjet 1, 2 dhe 3. (c) Përcaktoni punën e
plotë të kryer për tërë procesin. [10 pikë]

Teori
1. Ç’kuptoni me forcë të fërkimit dhe sa lloje forcash fërkimi përdorim në mekanikë? Si llogaritet forca e
fërkimit? Ndërtoni grafikun e varësisë së forcës së fërkimit që vepron mbi një objekt, nga forca e zbatuar
mbi të, dhe bëni një interpretim të thjeshtë të tij. [7 pikë]
2. Krahas përdorimit të ligjeve të Njutonit, për zgjidhjen e problemave të mekanikës, mund të shfrytëzojmë
dhe ligjin e ruajtjes së energjisë mekanike. Sqaroni me anë të një shembulli, epërsitë dhe mangësitë e njërës
dhe tjetrës përqasje. [7 pikë]
3. Në cilin rast një objekt kryen lëkundje harmonike të thjeshtë? Shkruani ekuacionin e lëkundjes harmonike
të thjeshtë, duke sqaruar madhësitë e përfshira në të. Ç’lidhje ekziston midis lëvizjes rrethore uniforme dhe
lëkundjes harmonike të thjeshtë ? [8 pikë]
4. Ç’është vala? Shkruani ekuacionin e një vale harmonike duke sqaruar të gjithë madhësitë fizike që
figurojnë në të. Ç’kuptoni me dukurinë e difraksionit? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Grupi A

Një top hidhet vertikalisht me shpejtësi fillestare 20 m s . (a) Sa kohë qëndron topi në ajër? (Lartësia e
11..
pikës së hedhjes të mos merret parasysh.) (b) Sa është lartësia më e madhe që arrin topi? (c) Sa kohë pas
lëshimit, topi ndodhet në lartësinë 15 m mbi pikën e hedhjes? [12 pikë]
Një bllok me masë m1  250 g është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët, që
22..
formon këndin   30o me horizontalen. Koeficienti i fërkimit dinamik
midis bllokut dhe rrafshit të pjerrët është  d  0.100 . Blloku është lidhur
me një bllok të dytë me masë m2  200 g , i cili varet lirisht me anë të një
litari, që kalon nga një rrotull pa fërkim dhe pa masë. Të gjendet shpejtësia
e bllokut të dytë, kur ai ka rënë me 30 .0 cm . [13 pikë]
Në fundin e një litari i cili varet në tavan, është lidhur një gur me masë 75 kg . Guri lëviz sipas një rrethi
33..
horizontal. Litari formon këndin 30 o me vertikalen. Të gjendet (a) shpejtësia e gurit dhe (b) tensioni në
litar. [10 pikë]
Dy objekte lidhen në fundet e dy litarëve të mbledhur në dy rrotulla me bosht të
44.. përbashkët, (shih figurën). Dy rrotullat janë ngjitur së bashku dhe formojnë një
objekt (pulexhë) të vetëm. Momenti i plotë i inercisë së pulexhës është
40 kg  m 2 . Rrezet e rrotullave janë R1  1.2 m dhe R2  0.4 m . (a) Në qoftë
se m1  24 kg , sa duhet të jetë m2 në mënyrë që rrotullat të mos kenë nxitim
këndor? (b) Në qoftë se mbi m1 shtohen lehtë 12 kg , sa do të jenë nxitimi i
rrotullave dhe tensionet në litar? [15 pikë]

Një grimcë lëviz sipas një rrethi me rreze 15 cm , duke kryer një rrotullim në çdo 3 s . (a) Sa është
55..
shpejtësia e grimcës? (b) Sa është shpejtësia e saj këndore? (c) Të shkruhet një ekuacion që jep përbërësen x
të pozicionit të grimcës, në funksion të kohës t, duke supozuar që në t  0 , grimca ndodhet në anën
pozitive të boshtit x. [10 pikë]
Një mol gaz ideal, ndodhet në gjendjen fillestare P1  3 atm , V1  1 L dhe U1  456 J . Gazi zgjerohet në
66..
shtypje konstante deri në vëllimin V2  3 L . Më pas ai ftohet në vëllim konstant, deri në shtypjen
P2  2 atm . Energjia e tij e brendëshme në gjendjen 2 është U 2  912 J (a) Të paraqitet ky proçes në një
diagramë PV dhe të llogaritet puna e kryer nga gazi. (b) Të gjendet nxehtësia që i jepet gazit gjatë këtij
proçesi. [10 pikë]

Teori
11.. Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. Ç’kuptoni me masë të një objekti dhe si mund të përcaktohet
raporti i masave për dy objekte të dhëna? Si mund të verifikojmë karakterin vektorial të forcave?
[7 pikë]
22.. Ç’janë forcat konservative dhe ato jokonservative. Jepni shembuj të tyre, duke sqaruar se përse
forcat në fjalë, i përkasin njërit apo tjetrit lloj. [7 pikë]
33.. Formuloni teoremën e Bernulit për rrymën e qëndrueshme dhe joviskoze të një rrjedhësi të
pangjeshëshëm. Shpjegoni efektin Venturi dhe jepni një shembull për të . [8 pikë]
44.. Ç’është vala? Ilustroni me anë të një shembulli të thjeshtë, faktin që vala nuk transporton lëndë. Shkruani
ekuacionin e një vale harmonike dhe emërtoni madhësitë e përfshira në të. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Grupi B

11.. Një objekt hidhet me shpejtësi fillestare v 0 nën një kënd 30 o mbi horizont, nga një lartësi 40 m mbi tokë.
Objekti e godet tokën me një shpejtësi 1.2 v0 . Të gjendet v 0 . [12 pikë]
22.. Dy blloqe të lidhur me një litar, rrëshqasin poshtë nëpër një rrafsh të
pjerrët, me kënd pjerrësie 10 o . Blloku i poshtëm e ka masën
m2  0.25 kg dhe koeficientin e fërkimit dinamik  d , 2  0.2 . Për
bllokun e sipërm m1  0.8 kg dhe  d ,1  0.3 . Gjeni (a) nxitimin e
blloqeve dhe (b) tensionin në litar. [13 pikë]
33.. Në fundin e një litari me gjatësi 85 cm i cili varet në tavan, është lidhur një gur me masë m  95 g . Guri
lëviz sipas një rrethi horizontal. Koha që i duhet gurit për të kryer një rrotullim të plotë është 1 .22 s . Të
gjendet këndi që litari formon me drejtimin horizontal. [10 pikë]
44.. Një bllok me masë 4 kg që qëndron në prehje mbi një sipërfaqe
horizontale pa fërkim, është lidhur me një litar, i cili pasi kalon nëpër një
pulexhë, në skajin tjetër të tij ka të varur një bllok me masë 2 kg . Pulexha
është një disk uniform me rreze 8 cm dhe masë 0 .6 kg . Të gjendet nxitmi
linear i secilit bllok dhe tensioni në litar. [15 pikë]

55.. Një grimcë lëviz sipas një rrethi me rreze 40 cm , me një shpejtësi konstante 80 cm s . Të gjendet
(a) frekuenca e lëvizjes dhe (b) perioda e saj. (c) Të shkruhet një ekuacion që jep përbërësen x të
pozicionit të grimcës, në funksion të kohës t, duke supozuar që në t  0 , grimca ndodhet në anën
pozitive të boshtit x. [10 pikë]
66.. Një mol gaz ideal, ndodhet në gjendjen fillestare P1  3 atm , V1  1 L dhe U1  456 J . Gazi ftohet
në vëllim konstant, deri në shtypjen P2  2 atm . Më pas ai zgjerohet në shtypje konstante deri në
vëllimin V2  3 L . Energjia e tij e brendëshme në gjendjen 2 është U 2  912 J (a) Të paraqitet ky
proçes në një diagramë PV dhe të llogaritet puna e kryer nga gazi. (b) Të gjendet nxehtësia që i
jepet gazit gjatë këtij proçesi. [10 pikë]

Teori
11.. Ç’ quajmë sistem inercial referimi? Jepni nga një shembull për një sistem inercial referimi dhe për një
sistem joinercial referimi. Ç’kuptojmë me forca fiktive? Jepni shembuj forcash fiktive. [7 pikë]
22.. Ç’kuptoni me forcë të fërkimit dhe sa lloje forcash fërkimi përdorim në mekanikë? Si llogaritet forca e
fërkimit? A mund të jepni një shembull, ku shfrytëzojmë faktin që madhësia e forcës së fërkimit dinamik
(të lëvizjes) është më e vogël se ajo e fërkimit statik (të prehjes). [8 pikë]
33.. Të formulohet parimi i Arkimedit dhe të nxirret ai nga ligjet e Njutonit. Me pak përpjekje, një gjilpërë të
lehtë mund ta vendosim mbi sipërfaqen e ujit në një enë. A është i saktë pohimi: “gjilpëra nuk zhytet si
pasojë e veprimit mbi të, të forcës së Arkimedit”; argumentoni përgjigjen. [7 pikë]
44.. Në cilin rast një objekt kryen lëkundje harmonike të thjeshtë? Shkruani ekuacionin e lëkundjes
harmonike të thjeshtë, duke sqaruar madhësitë e përfshira në të. Ç’lidhje ekziston midis lëvizjes
rrethore uniforme dhe lëkundjes harmonike të thjeshtë ? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike, I A
11.. Një punëtori që punon mbi një çati i bie çekiçi, i cili rrëshqet me shpejtësi konstant 4 m s . Çatia formon
këndin 30 o me drejtimin horizontal dhe pika e saj më e ulët është 10 m mbi tokë. Sa është largësia
horizontale që përshkon çekiçi nga momenti që shkëputet nga çatia derisa godet tokën? [10 pikë]

22.. Dy blloqe të lidhur me një litar, rrëshqasin poshtë nëpër një rrafsh të pjerrët,
me kënd pjerrësie 10 o (fig. 2). Blloku i poshtëm e ka masën m2  0.25 kg
dhe koeficientin e fërkimit dinamik  d , 2  0.2 . Për bllokun e sipërm
m1  0.8 kg dhe  d ,1  0.3 . Gjeni (a) nxitimin e blloqeve dhe (b) tensionin
në litar. [15 pikë] Fig. 2

33.. Një bllok është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët (fig. 3).
Susta me të cilën ai lidhet me anë të një litari pa masë që
kalon nga një rrotull, tërhiqet vertikalisht poshtë me një forcë
që rritet gradualisht. Vlera e  s është e njohur. Të gjendet
energjia potenciale U e sustës, në momentin kur blloku fillon
të lëvizë. [12 pikë]

44.. Sfera uniforme me masë M dhe rreze R mund të rrotullohet


lirisht rreth një boshti horizontal që kalon nga qendra e saj. Fig. 3 Fig. 4
Në skajin e lirë të një litari të mbështjellë rreth sferës, është lidhur një objekt me masë m, siç tregohet në
figurën 4. Të gjendet (a) nxitimi i objektit dhe (b) tensioni në litar. ( = 2⁄5 ∙ ). [12 pikë]

55.. Një grimcë lëviz sipas një rrethi me rreze 40 cm , me një shpejtësi konstante 80 cm s . Të gjendet (a)
frekuenca e lëvizjes dhe (b) perioda e saj. (c) Të shkruhet një ekuacion që jep përbërësen x të pozicionit të
grimcës, në funksion të kohës t, duke supozuar që në t  0 , grimca ndodhet në anën pozitive të boshtit x. [8
pikë]

66.. Diagrama PV e paraqitur në figurën 6, i takon 3 mol gazi


ideal monoatomik. Gazi fillimisht ndodhet në pikën A. Rrugët
AD dhe BC përfaqsojnë ndryshime izotermike. Në qoftë se
sistemi kalon në pikën C, nëpërmjet rrugës ABC, të gjendet
(a) temperatura fillestare dhe ajo përfundimtare, (b) puna e
kryer nga gazi dhe (c) nxehtësia që merret nga gazi. [13 pikë]
Fig. 6

Teori
11.. Ligji i parë i Njutonit dhe parimi i inercisë. Ç’është një sistem inercial referimi? Jepni një shembull për një
sistem inercial referimi dhe për një sistem joinercial referimi. Ç’mund të thoni për forcat fiktive. [7 pikë]
22.. Përkufizoni qendrën e masës. Ç’mund të thoni për lëvizjen e saj? Përkufizoni momentin e inercisë.
Ç’kuptoni me këtë madhësi fizike? [7 pikë]
33.. Formuloni teoremën e Bernulit për rrymën e qëndrueshme dhe joviskoze të një rrjedhësi të
pangjeshëshëm. Shpjegoni efektin Venturi dhe jepni një shembull për të . [8 pikë]
44.. Ç’është vala? Ilustroni me anë të një shembulli të thjeshtë, faktin që vala nuk transporton lëndë. Shkruani
ekuacionin e një vale harmonike dhe emërtoni madhësitë e përfshira në të. [8 pikë]
Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

11.. Një automobil që udhëton me shpejtësi konstante 20m/s kalon nëpër një kryqëzim në momentin t=0 dhe 5s
më vonë, në të njëjtin kryqëzim kalon një automobil tjetër që udhëton me shpejtësi 30m/s në të njëjtin
drejtim. a) Të paraqiten grafikisht funksionet e pozicioneve x 1(t) dhe x2(t) për të dy automobilat. b) Të
gjendet kur automobili i dytë e arrin të parin. c) Sa është largësia midis dy automobilave nga kryqëzimi, në
çastin kur ata takohen. [10 pikë]
Një forcë F ushtrohet mbi një bllok me masë m, që është fillimisht në prehje mbi një rrafsh të pjerrët, i cili
22..
formon këndin θ me horizontin. Koeficienti i fërkimit dinamik midis rrafshit dhe bllokut është µd. a) Gjeni
punën e plotë të kryer nga forcat që veprojnë mbi bllokun. b) Shpejtësinë e bllokut pasi ai është shtyrë me x
metra. (12 pikë) Një forcë F ushtrohet mbi një bllok me masë m, që është fillimisht në prehje mbi një rrafsh
të pjerrët, i cili formon këndin θ me horizontin. Koeficienti i fërkimit dinamik midis rrafshit dhe bllokut
është µd. a) Gjeni punën e plotë të kryer nga forcat që veprojnë mbi bllokun. b) Shpejtësinë e bllokut pasi ai
është shtyrë me x metra. [12 pikë]
Një predhë me masë 3kg hidhet në një kënd θ=30˚ me horizontin dhe shpërthen pasi arrin lartësinë
33..
maksimale. Mbas shpërthimit ajo ndahet në dy copa njëra me masë 1kg dhe tjetra me masë 2kg. Masa 2kg
lëviz vertikalisht poshtë, ndërsa masa e parë vazhdon lëvizjen në një kënd α me horizontin. a) Gjeni
shpejtësitë e copave të predhës mbas shpërthimit. b) Energjinë e cliruar gjatë shpërthimit të predhës. [13
pikë]
Një shufër e gjatë 1m e fiksuar në njërin skaj në mënyrë që ajo mund të lëkundet lirisht në një rrafsh
44..
vertikal; shufra në fillim është në prehje në pozicionin horizontal dhe pastaj lihet e lirë. a) Sa është
shpejtësia këndore e shufrës kur ajo arrin pozicionin vertikal. b) Sa është forca që ushtrohet nga mbajtësja
kur shufra është vertikale. (Të shprehet përgjigjia në funksion të masës m të shufrës) [12 pikë]
Një sustë me konstante elastike k=250N/m është varur në një stativ. Një trup me masë 1kg varet në skajin e
55..
poshtëm të sustës kur ajo është e pazgjatur dhe lihet i lirë nga gjendja e qetësisë. a) Mesa zhvendoset trupi
para se ai të fillojë të lëvizë në drejtimin lart. b) Sa larg ndodhet pika e pozicionit të ekuilibrit nga pika
fillestare e varjes. c) Sa është perioda e lëkundjeve. d) Sa do të jetë shpejtësia e trupit ku ai arrin për herë të
parë pozicionin e ekuilibrit. e) Në çfarë çasti trupi arrin për herë të parë pozicionin e ekuilibrit. [13 pikë]
1 mol i një gazi të përsosur dy atomik, fillimisht në shtypjen p 1=105 Pa, ngrohet në vëllimin konstant nga
66..
300 në 600 K. Më pas ai ftohet deri në temperaturën 200 K duke mbajtur shtypjen të pandryshuar. a) Të
gjendet rritja e energjisë së brendshme, puna e kryer dhe nxehtësia e marrë gjatë këtij procesi. b) Të
përcaktohen parametrat e secilës gjendje të gazit dhe të ndërtohet diagrama pV? [10 pikë]
Teori
Ç’ quajmë sistem inercial referimi? Jepni nga një shembull për një sistem inercial referimi dhe për
11.. një sistem joinercial referimi. Ç’janë forcat konservative dhe ato jokonservative; Jepni shembuj të
tyre. [7 pikë]
Përkufizoni momentin e forcës. A mund të thoni përse e përdorim këtë madhësi fizike? Përkufizoni
22.. momentin e impulsit. Formuloni ligjin e dytë të Njutonit për lëvizjen rrotulluese. [7 pikë]
Të formulohet parimi i Arkimedit dhe të nxirret ai nga ligjet e Njutonit. Me pak përpjekje, një
gjilpërë të lehtë metalike mund ta vendosim mbi sipërfaqen e ujit në një enë. A është i saktë
33.. pohimi: “gjilpëra nuk zhytet si pasojë e veprimit mbi të, të forcës së Arkimedit”; argumentoni
përgjigjen. [8 pikë]
Formuloni parimin e parë të termodinamikes. Sqaroni shkurtimisht format e transmetimit të nxehtësisë që
44.. njihni. [8 pikë]
Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

11.. Topi A lëshohet nga maja e një ndërtese h e lartë njëkohësisht me topin B që hidhet vertikalisht përpjetë nga
toka. Kur topat goditen, ata po lëviznin në drejtime të kundërta dhe vlera e shpejtësisë së topit A ishte sa
dyfishi i asaj të topit B. Në ç’lartësi nga toka ka ndodhur goditja e topave. (12 pikë)
22.. Një skiator me masë m zbret gjatë një rruge të pjerrët pa fërkim, me pjerrësi konstante θ. Skiatori niset nga
prehja nga lartësia h. Duke e menduar skiatorin si një pikë materiale, gjeni: a) punën e kryer mbi skiatorin
nga të gjitha forcat dhe b) modulin e shpejtësisë së tij në fund të rrugës së pjerrët. (10 pikë)
33.. Një bombë me masë 3kg rrëshqet në një plan xy horizontal pa fërkim, në drejtimin pozitiv të boshtit të x-ve
me shpejtësi 6m/s. Ajo shpërthen duke u ndarë në dy pjesë, njëra me masë 2kg kurse tjetra me masë 1kg.
Copa me masë 1kg lëviz në planin horizontal, në drejtimin pozitiv të boshtit të y-ve me një shpejtësi 4m/s.
a) Të gjendet shpejtësia e copës me masë 2kg. b) Të gjendet shpejtësia e qendrës së masës mbas shpërthimit.
(12 pikë)
Sistemi i figurës lihet i lirë në kushtin e prehjes. Blloku me masë 30kg është në
44..
kuotën 2m sipër dyshemesë. Pulexha (rrota) është një disk i njëtrajtshëm me rreze
10cm dhe masë 5kg. Të gjendet: a) shpejtësia lineare e bllokut me masë 30kg në
çastin që ai godet dyshemenë, b) shpejtësia këndore e pulexhit në këtë rast, c)
tensionet e fijes. (13 pikë)

55.. Një trup me masë m1 i lidhur me sustën me konstante elasticiteti k, rrëshqet pa fërkim mbi një sipërfaqe
horizontale. Ai kryen lëkundje me amplitudë A. Kur zgjatja e sustës është maksimale dhe trupi ndodhet
momentalisht në qetësi, mbi të vendoset një trup me masë m 2. a) Sa është vlera minimale që duhet të ketë
koeficienti i fërkimit μ, që trupi i dytë të mos rrëshqasë mbi të parin? b) Të tregohet sesi do të ndryshojë
energjia e plotë E, amplituda A, frekuenca rrethore ω dhe perioda T e sistemit, mbasi trupi i dytë vendoset
mbi të parin? (10 pikë)
66.. Një mol N2 (Cv=5/2R) ndodhet fillimisht në temperaturën e mjedisit 20˚C dhe shtypjen 5atm. Gazi lihet të
zgjerohet ngadalë, në mënyrë adiabatike, derisa trysnia e tij të bëhet e barabartë më atë të mjedisit 1atm.
Pastaj ngrohet në shtypje konstante derisa temperatura e tij bëhet përsëri 20˚C. Gjatë ngrohjes gazi
zgjerohet. Mbasi arrin temperaturën e mjedisit, gazi ngrohet në vëllim konstant, derisa shtypja e tij bëhet
5atm. Më pas ngjeshet në shtypje konstante derisa mbërrin në gjendjen fillestare. a) Të vizatohet diagrama
pV, duke paraqitur çdo proces të ciklit. b) Të përcaktohet puna e kryer gjatë një cikli të plotë. c) Sa nxehtësi
ka marrë dhe ka dhënë sistemi gjatë një cikli të plotë. (13 pikë)
Teori
Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. Ç’kuptoni me masë të një objekti dhe si mund të përcaktohet
11.. raporti i masave për dy objekte të dhëna? Si mund të verifikojmë karakterin vektorial të forcave?
[7 pikë]
Ç’kuptoni me forcë të fërkimit dhe sa lloje forcash fërkimi përdorim në mekanikë? Si llogaritet
22.. forca e fërkimit? A mund të jepni një shembull, qw ilustron faktin që madhësia e forcës së fërkimit
dinamik (të lëvizjes) është më e vogël se ajo e fërkimit statik (të prehjes). [7 pikë]
Në cilin rast një objekt kryen lëkundje harmonike të thjeshtë? Shkruani ekuacionin e lëkundjes
33.. harmonike të thjeshtë, duke sqaruar madhësitë e përfshira në të. Ç’lidhje ekziston midis lëvizjes
rrethore uniforme dhe lëkundjes harmonike të thjeshtë ? [8 pikë]
44.. Cili është interpretimi i temperaturës sipas teorisë molekularo – kinetike. [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

11.. Një gur lëshohet nga maja e një mali dhe bie në greminë. Një të tretën e lartësisë së plotë të rënies, ai e
përshkon gjatë sekondës së fundit të rënies. Sa e lartë është maja e malit, prej nga ku lëshohet guri? [12
pikë]
22.. Një bllok me masë m1  250 g është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët,
që formon këndin   30o me horizontalen. Koeficienti i fërkimit
dinamik midis bllokut dhe rrafshit të pjerrët është  d  0.100 . Blloku
është lidhur me një bllok të dytë me masë m2  200 g , i cili varet lirisht
me anë të një litari, që kalon nga një rrotull pa fërkim dhe pa masë. Të
gjendet shpejtësia e bllokut të dytë, kur ai ka rënë me 30.0 cm . [13 pikë]

33.. Një plumb me masë m1 që lëviz me shpejtësi v, godet sferën e një lavjerësi balistik me masë m2 . (Pas
goditjes, plumbi mbetet në sferë.) Sfera është fiksuar në skajin e një shufre shumë të lehtë me gjatësi L,
skaji tjetër i së cilës rrotullohet rreth një boshti vertikal. Të gjendet shpejtësia minimale v, për të cilën sfera
do të rrotullohet sipas një rrethi të plotë. [10 pikë]
44.. Një bllok me masë 4 kg që qëndron në prehje mbi një sipërfaqe
horizontale pa fërkim, është lidhur me një litar, i cili pasi kalon nëpër një
pulexhë, në skajin tjetër të tij ka të varur një bllok me masë 2 kg . Pulexha
është një disk uniform me rreze 8 cm dhe masë 0.6 kg . Të gjendet nxitmi
linear i secilit bllok dhe tensioni në litar. [12 pikë]

55.. Një objekt me masë m është varur në një sustë vertikale me konstante force 1800 N m . Objekti tërhiqet
poshtë me 2.5 cm nga pozicioni i tij i ekuilibrit dhe pasi lëshohet nga prehja, lëkundet me një frekuencë
5.5 Hz . (a) Të gjendet masa e objektit m. (b) Të gjendet madhësia me të cilën është zgjatur susta (nga
gjatësia e saj natyrale), kur objekti ndodhet në ekuilibër. (c) Të shprehen zhvendosja x, shpejtësia v dhe
nxitimi a, në funksion të kohës t. [12 pikë]
66.. Diagrama PV e paraqitur në figurë, i takon 3 mol gazi ideal
monoatomik. Gazi fillimisht ndodhet në pikën A. Rrugët AD dhe BC
përfaqsojnë ndryshime izotermike. Në qoftë se sistemi kalon në pikën
C, nëpërmjet rrugës ABC, të gjendet (a) temperatura fillestare dhe ajo
përfundimtare, (b) puna e kryer nga gazi dhe (c) nxehtësia që merret
nga gazi. [11 pikë]

Teori
11.. Ç’ quajmë sistem inercial referimi? Jepni nga një shembull për një sistem inercial referimi dhe për një
sistem joinercial referimi. Ç’kuptojmë me forca fiktive? Jepni shembuj forcash fiktive. [7 pikë]
22.. Ç’kuptoni me forcë të fërkimit dhe sa lloje forcash fërkimi përdorim në mekanikë? Si llogaritet forca e
fërkimit? A mund të jepni një shembull, ku shfrytëzojmë faktin që madhësia e forcës së fërkimit dinamik
(të lëvizjes) është më e vogël se ajo e fërkimit statik (të prehjes). [8 pikë]
33.. Të formulohet parimi i Arkimedit dhe të nxirret ai nga ligjet e Njutonit. Me pak përpjekje, një gjilpërë të
lehtë mund ta vendosim mbi sipërfaqen e ujit në një enë. A është i saktë pohimi: “gjilpëra nuk zhytet si
pasojë e veprimit mbi të, të forcës së Arkimedit”; argumentoni përgjigjen. [7 pikë]
44.. Cilat janë supozimet që bëhen në teorinë kinetike të gazeve? Të shkruhet ekuacioni themelor i teorisë
kinetike të gazeve. Cili është interpretimi i temperaturës sipas kësaj teorie? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

11.. Në t  0 , një gur lëshohet nga maja e një shkëmbi. Nga e njëjta pikë, 1.6 s më vonë, vertikalisht poshtë,
hidhet një gurë i dytë me një shpejtësi fillestare 32 m s . Të dy gurët godasin sipërfaqen e tokës në të
njëjtën kohë. Të gjendet lartësia e shkëmbit nga ku u hodhën gurët. [12 pikë]
22.. Një bllok me masë m1  4 kg është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët,
që formon këndin   30o me horizontalen. Koeficienti i fërkimit
dinamik midis bllokut dhe rrafshit të pjerrët është  d  0.24 . Blloku
është lidhur me një bllok të dytë me masë m2  5 kg , i cili varet lirisht
me anë të një litari, që kalon nga një rrotull pa fërkim dhe pa masë.
Gjeni nxitimin e secilës masë dhe tensionin në litar. [13 pikë]
33.. Një plumb me masë m1 që lëviz me shpejtësi v, godet sferën e një lavjerësi balistik me masë m2 . Të
gjendet lartësia maksimale h që arrin sfera e lavjerësit, në qoftë se plumbi kalon nëpër të dhe del nga ana
tjetër me shpejtësi v 2 . [10 pikë]

44.. Një bllok me masë 4 kg që qëndron në prehje mbi një sipërfaqe horizontale
pa fërkim, është lidhur me një litar, i cili pasi kalon nëpër një pulexhë, në
skajin tjetër të tij ka të varur një bllok me masë 2 kg . Pulexha është një disk
uniform me rreze 8 cm dhe masë 0.6 kg . (a) Të gjendet shpejtësia e bllokut
me masë 2 kg pasi ai, duke u lëshuar nga prehja, bie me largësinë 2.5 m .
(a) Sa është shpejtësia këndore e pulexhës në këtë çast? [12 pikë]
55.. Një sustë me konstante force k  250 N m është varur në një mbajtëse të ngurtë. Një objekt me masë
1 kg fiksohet në skajin e lirë të sustës së pazgjatur dhe lëshohet nga prehja. (a) Sa nën pikën e lëshimit
ndodhet pozicioni i ekuilibrit të objektit? (b) Sa poshtë shkon objekti përpara se të fillojë ngjitjen? (c) Sa
është perioda e lëvizjes? (d) Sa është shpejtësia e objektit kur ai arrin për herë të parë në pozicionin e tij të
ekuilibrit? (e) Pas sa kohe objekti arrin për herë të parë në pozicionin e tij të ekuilibrit? [12 pikë]
66.. Diagrama PV e paraqitur në figurë, i takon 3 mol gazi ideal
monoatomik. Gazi fillimisht ndodhet në pikën A. Rrugët AD dhe BC
përfaqsojnë ndryshime izotermike. Në qoftë se sistemi kalon në
pikën C, nëpërmjet rrugës ADC, të gjendet (a) temperatura fillestare
dhe ajo përfundimtare, (b) puna e kryer nga gazi dhe (c) nxehtësia
që merret nga gazi. [11 pikë]

Teori
11.. Ç’janë forcat konservative dhe ato jokonservative. Jepni shembuj të tyre, duke sqaruar se përse forcat në
fjalë, i përkasin njërit apo tjetrit lloj. [7 pikë]
22.. Kur mund të themi që një pikë materiale është në ekuilibër? Duke iu referuar grafikut të varësisë së
funksionit të energjisë potenciale nga një përmasë e dhënë, sqaroni pozicionet e mundëshme të ekuilibrit të
një pike materiale. [8 pikë]
33.. Cili është drejtimi i shtypjes që një lëng ushtron mbi muret e enës ku ai ndodhet? Të nxirret shprehja që jep
ndryshimin e saj me thellësinë, për një lëng. Ç’thotë parimi i Paskalit? [7 pikë]
44.. Në cilin rast një objekt kryen lëkundje harmonike të thjeshtë? Shkruani ekuacionin e lëkundjes harmonike
të thjeshtë, duke sqaruar madhësitë e përfshira në të. Ç’lidhje ekziston midis lëvizjes rrethore uniforme dhe
lëkundjes harmonike të thjeshtë ? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

1. Një objekt lëshohet nga prehja në një lartësi h. Gjatë sekondës së tij të fundit të rënies, ai përshkon lartësinë
38 m . Sa është lartësia h? [12 pikë]
2. Me aeroplanin e tij, një pilot me masë 50 kg realizon një hark rrethor vertikal, në mënyrë të tillë, që në
pikën më të ulët të harkut, nxitimi i tij, i drejtuar vertikalisht lart, të jetë 8.5 g . (a) Sa është moduli i forcës
së ushtruar nga ndenjësja e aeroplanit mbi pilot në pikën më të ulët të harkut? (b) Në qoftë se shpejtësia e
aeroplanit është 345 km h , sa është rrezja e harkut rrethor? [10 pikë]
3. Një plumb me masë m1 që lëviz me shpejtësi v, godet sferën e një lavjerësi balistik me masë m2 . (Pas
goditjes, plumbi mbetet në sferë.) Sfera është fiksuar në skajin e një shufre shumë të lehtë me gjatësi L,
skaji tjetër i së cilës rrotullohet rreth një boshti vertikal. Të gjendet shpejtësia minimale v, për të cilën sfera
do të rrotullohet sipas një rrethi të plotë. [13 pikë]
4. Sfera uniforme me masë M dhe rreze R mund të rrotullohet lirisht rreth një boshti
horizontal që kalon nga qendra e saj. Në skajin e lirë të një litari të mbështjellë rreth
sferës, është lidhur një objekt me masë m, siç tregohet në figurë. Të gjendet (a) nxitimi
i objektit dhe (b) tensioni në litar. [10 pikë]

Fig 4
5. Një bllok është në prehje mbi një rrafsh të pjerrët. Susta me të cilën ai
lidhet me anë të një litari pa masë që kalon nga një rrotull, tërhiqet
vertikalisht poshtë me një forcë që rritet gradualisht. Vlera e  s është e
njohur. Të gjendet energjia potenciale U e sustës, në momentin kur
Fig 5 blloku fillon të lëvizë. [13 pikë]
6. Një objekt me masë të panjohur është varur në skajin e një suste të pazgjatur (në gjendje qetësie) dhe
lëshohet nga prehja. Në qoftë se objekti bie me 3.42 cm përpara se të ndalojë për herë të parë, të gjendet
perioda e lëvizjes. [12 pikë]

Teori
1. Ç’janë forcat konservative dhe ato jokonservative. Jepni shembuj të tyre, duke sqaruar se përse
forcat në fjalë, i përkasin njërit apo tjetrit lloj. [7 pikë]
2. Kur mund të themi që një pikë materiale është në ekuilibër? Duke iu referuar grafikut të varësisë
së funksionit të energjisë potenciale nga një përmasë e dhënë, sqaroni pozicionet e mundëshme të
ekuilibrit të një pike materiale. [7 pikë]
3. Në cilin rast një objekt kryen lëkundje harmonike të thjeshtë? Shkruani ekuacionin e lëkundjes
harmonike të thjeshtë, duke sqaruar madhësitë e përfshira në të. Ç’lidhje ekziston midis lëvizjes
rrethore uniforme dhe lëkundjes harmonike të thjeshtë ? [8 pikë]
4. Cilat janë supozimet që bëhen në teorinë kinetike të gazeve? Të shkruhet ekuacioni themelor i
teorisë kinetike të gazeve. Cili është interpretimi i temperaturës sipas kësaj teorie? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

1. Një gur lëshohet nga maja e një mali dhe bie në greminë. Një të tretën e lartësisë së plotë të rënies, ai e
përshkon gjatë sekondës së fundit të rënies. Sa i lartë është mali prej nga u lëshua guri? [12 pikë]
2. Me aeroplanin e tij, një pilot me masë 65 kg realizon një hark rrethor vertikal me rreze 300 m , duke
lëvizur me shpejtësi konstante. Në pikën më të ulët të harkut, ku shpejtësia e tij është 180 km h , (a) Cili
është drejtimi dhe sa është moduli i nxitimit të pilotit, (b) Sa është forca rezultante që vepron mbi pilot dhe
(c) Sa është forca e ushtruar mbi pilot nga ndenjësja e tij. [10 pikë]
3. Një plumb me masë m1 që lëviz me shpejtësi v, godet sferën e një lavjerësi balistik me masë m2 . Të
gjendet lartësia maksimale h që arrin sfera e lavjerësit, në qoftë se plumbi kalon nëpër të dhe del nga ana
tjetër me shpejtësi v 2 . [13 pikë]
4. Litari i mbledhur në cilindrin e treguar në figurën 4, mbahet me një dorë e cila
përshpejtohet vertikalisht lart, në mënyrë të tillë që qendra e masës së cilindrit të mos
lëvizë. Të gjendet (a) tensioni në litar, (b) nxitimi këndor i cilindrit dhe (c) nxitimi i
dorës. [10 pikë]

Fig 4
5. Një bllok me masë 2.4 kg lëshohet mbi një sustë me konstante force 3995 N m ,
nga një lartësi 5.0 m (Figura 5). Kur blloku ndodhet momentalisht në prehje, susta
është ngjeshur me 25 cm . Të gjendet shpejtësia e bllokut kur ngjeshja e sustës është
Fig 5 15 cm . [13 pikë]
6. Një objekt me masë 0 .12 kg është varur në një sustë. Kur mbi objekt, vendoset një gur i vogël me masë
30 g , susta zgjatet edhe me 5 cm të tjera. Ndërkohë që guri është mbi objekt, susta lëkundet me një
amplitudë 12 cm . (a) Sa është frekuenca e lëvizjes? (b) Sa kohë i duhet objektit për të udhëtuar nga pika e
tij më e ulët, në pikën e tij më të lartë? (c) Sa është forca rezultante që vepron mbi gurin e vogël, kur ai
ndodhet në pikën e tij më të lartë? [12 pikë]

Teori
1. Formuloni ligjin e dytë të Njutonit. Ç’kuptoni me masë të një objekti dhe si mund të përcaktohet
raporti i masave për dy objekte të dhëna? Si mund të verifikojmë karakterin vektorial të forcave?
[7 pikë]
2. Përkufizoni qendrën e masës, momentin e forcës, momentin e sasisë së lëvizjes dhe momentin e
inercisë. [8 pikë]
3. Formuloni teoremën e Bernulit për rrymën e qëndrueshme dhe joviskoze të një rrjedhësi të
pangjeshëshëm. Shpjegoni efektin Venturi dhe jepni një shembull për të. [7 pikë]
4. Formuloni parimin e parë të termdinamikës. Ç’ kuptoni me nxehtësi dhe sa forma të transmetimit
të saj njihni? Sqaroni shkurtimisht secilën prej tyre. Ç’është energjia e brendëshme e një gazi ideal
dhe nga se varet ajo? [8 pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.
TEZË PROVIMI NË LËNDËN “FIZIKË I”
Inxhinieri Informatike dhe Elektronike

1. Një autobus niset nga prehja dhe për 12 s lëviz me nxitim 2m/s 2 . Për 25s që pasojnë, ai vazhdon lëvizjen e
tij me shpejtësi konstante. Më pas autobuzi ngadalëson me nxitim -2m/s 2 për të ndaluar plotësisht. a.Sa
rrugë përshkoi autobuzi. b. Përcaktoni shpejtësinë mesatare të tij. [10 pikë]
2. Një trup lëshohet nga maja e një kodre të lartë 200m dhe pastaj lëviz mbi një fushë. Shpejtësia fillestare
është 60m/s dhe këndi i hedhjes është 60º në lidhje me horizontin. Duke mos përfillur rezistencën e ajrit, të
gjendet pika e rënies së trupit. [10 pikë]
3. Tre trupa me masë m1 dhe m2 ndodhen në sipërfaqen horizontale dhe trupi me masë m0 ndodhet i varur
vertikalisht, janë të lidhur me anë të një rrotulle. Duke njohur koeficientin e fërkimit të trupave që
rrëshqasin me sipërfaqen horizontale k dhe duke mos mare në konsiderate masën e rrotullës, gjeni nxitimin
me të cilën lëvizin trupat si dhe tensionet e fijeve që lindin midis trupave m1 dhe m2. Ndërtoni figureën.
[10 pikë]
4. Mbi një sipërfaqe horizontale ndodhet një rrafsh i pjerrët me masë M=1kg. Paralel me sipërfaqen
horizontale dërgohet një sferë me masë 0.2kg dhe shpejtësi 20m/s, e cila godet planin e pjerrët. Supozohet
se goditja është absolutisht elastike. Pas goditjes sfera lëviz sipas drejtimit pingul me atë të rënies dhe me
kah nga posht-lart, ndërsa rrafshi i pjerrët lëviz pa fërkim me sipërfaqen horizontale. Të gjendet lartësia e
ngjitjes së spheres si dhe shpejtësia e rrafshit të pjerrët. [15 pikë]
5. Një cilindër jo i plotë ka masën m, rrezen e jashtme R 2 dhe rrezen e brëndshme R 1 . Të llogaritet momenti
i inercisë kundrejt boshtit të tij. [10 pikë]
6. Një mol gaz njëatomik me vëllim fillestar 1l dhe shtypje 3atm, zgjerohet në mënyrë izotermike deri në
vëllimin 3l dhe shtypje 1atm. Më pas ngrohet në vëllim konstant deri në shtypjen 2atm. a. Të ndërtohet
diagrama (P,V) për gazin; b. Të përcaktohen parametrat që mungojnë në secilën nga gjendjet; c. Të gjendet
ndryshimi i energjisë së brendshme për gazin. [15 pikë]

Teori
1. Ç’kuptoni me forcë të fërkimit dhe sa lloje forcash fërkimi përdorim në mekanikë? Si llogaritet
forca e fërkimit? A mund të jepni një shembull, ku shfrytëzojmë faktin që madhësia e forcës së
fërkimit dinamik (të lëvizjes) është më e vogël se ajo e fërkimit statik (të prehjes). [7 pikë]
2. Krahas përdorimit të ligjeve të Njutonit, për zgjidhjen e problemave të mekanikës, mund të
shfrytëzojmë dhe ligjin e ruajtjes së energjisë mekanike. Sqaroni me anë të një shembulli, epërsitë
dhe mangësitë e njërës dhe tjetrës përqasje. [7 pikë]
3. Cili është drejtimi i shtypjes që një lëng ushtron mbi muret e enës ku ai ndodhet? Të nxirret
shprehja që jep ndryshimin e saj me thellësinë për një lëng. Ç’thotë parimi i Paskalit? [8 pikë]
4. Ç’është vala? Shkruani ekuacionin e një vale harmonike; emërtoni madhësitë e përfshira në të. [8
pikë]

Shënim. Studentët që në provimin me shkrim marrin më pak se 40 pikë në total dhe më pak se 10 pikë në pjesën teorike, shpallen pakalues.

You might also like