Leksion - 1 (Fiz - 1)

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 24

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Fizika 1

Prof. Asoc. Dr. Adhurim HOXHA


Viti Shkollor 2023 - 2024
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Leksion 1
Matjet dhe Vektorët

1. Ç’është Fizika ?
2. Natyra e Fizikës
3. Njësitë - Sistemi Ndërkombëtar i
Njësive
4. Konvertimi i Njësive të Matjes
5. Përmasat e Madhësive Fizike
6. Shënimi Shkencor
7. Shifrat Domethënëse
8. Rendi i Madhësisë
9. Vektorët - Veti të Përgjithshme

12/21/2023 Adhurim HOXHA 2


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Ç’është Fizika ?
Megjithëse fjala “shkencë” e ka origjinën nga folja latine që do të thotë “të dish”, ajo ka
marrë kuptimin, jo thjesht të njohurive në përgjithësi, por të njohurive mbi botën
natyrore, në veçanti.

• Në ditët tona, shkencën e mendojmë të ndarë në fusha të caktuara.

Ndarja e sistemeve të ndërlikuara në kategori më të vogla, që mund të studiohen më


lehtë, është një nga sukseset më të mëdha të shkencës.

 Fizika tenton të përshkruajë natyrën themelore të universit dhe mënyrën se si


ai funksionon.

Ajo është shkenca e lëndës dhe energjisë, hapësirës dhe kohës.

Në fizikë përfshihen parimet që drejtojnë lëvizjen e grimcave dhe valëve, bashkëveprimin e


grimcave, vetitë e molekulave, atomeve dhe bërthamave atomike, si dhe sistemet e një
shkalle më të lartë kompleksiteti siç janë gazet, lëngjet dhe trupat e ngurtë.

12/21/2023 Adhurim HOXHA 3


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Natyra e Fizikës
Shkencëtari italian Galileo Galilei (1564 – 1642), me eksperimentet e tij
brilante mbi lëvizjen, vendosi njëherë e përgjithmonë, nevojën absolute të
eksperimentimit në fizikë.

Brenda 100 vjetësh, Isak Njuton arriti të përgjithësonte rezultatet e


eksperimenteve të Galileos në tre ligjet e tij mbi lëvizjen.

Subjekteve që preokuponin fizikanët përgjatë fundit të shekullit XIX –


mekanika, drita, nxehtësia, elektriciteti dhe magnetizmi – u referohemi
zakonisht si fizikë klasike.

Zbatimi i relativitetit special dhe veçanërisht i teorisë kuantike, në


sisteme jashtëzakonisht të vogla si atomet, molekulat dhe bërthamat, ka
çuar në një të kuptuar të hollësishëm të trupave të ngurtë, lëngjeve dhe
gazeve. Një zbatimi të tillë, shpesh i referohemi si fizika moderne.
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Njësitë Matëse
 Madhësitë fizike, janë numra të përftuar duke matur një dukuri fizike.

 Matja e çdo madhësie fizike lidhet me krahasimin e saj, me një standard të përcaktuar
saktësisht (ose njësi) të asaj madhësie.

Sistemi Ndërkombëtar i Njësive (Système Internacionale) SI

Në sistemin SI, ka shtatë madhësi bazë: gjatësia, masa, koha, rryma elektrike, temperatura
termodinamike, sasia e lëndës dhe intensiteti i ndriçimit.

Në sistemin SI, njësitë bazë të madhësive të mësipërme janë përkatësisht: metri (m),
kilogrami (kg), sekonda (s), amperi (A), kelvini (K), moli (mol) dhe kandela (cd).

12/21/2023 Adhurim HOXHA 5


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Koha
Përpara 1960, standardi i kohës ishte përcaktuar me anë të ditës mesatare diellore për vitin
1900.

Sekonda u përkufizua si    


1 1 1
e ditës mestare diellore.
 60  60  24 

Në 1967, sekonda u ripërkufizua duke shfrytëzuar preçizionin


e lartë që mund të arrihej në orët atomike (e cila mat
lëkundjet e atomit të çesiumit.

Sekonda përkufizohet si koha e nevojshme për 9 192 631 770


perioda të rrezatimit që emetohet nga atomet e çeziumit -133,
kur ato kalojnë ndërmjet dy gjendjeve të caktuara.

12/21/2023 Adhurim HOXHA 6


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Masa
o
Kilogrami, historikisht ka qënë përkufizuar si masa e një litri ujë në 4 C

Kilogrami përkufizohet si masa e një cilindri prej


një përlidhjeje të veçantë platin – iridiumi, që
ruhet në Byronë Ndërkombëtare të Peshave dhe
Masave, në Sevrë (Sèvres), Francë.

Pesha e një objekti, në një vendndodhje të


caktuar, është në përpjestim të drejtë me
masën e tij.

Rrjedhimisht, duke krahasuar peshat e objekteve të ndryshëm me përmasa


të zakonshme, me peshën e cilindrit standard, masat e objekteve mund të
krahasohen me njëra – tjetrën.

12/21/2023 Adhurim HOXHA 7


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Gjatësia
Gjatësinë mund ta identifikojmë si largësia midis dy pikave në hapësirë.

Në 1799, standardi ligjor i gjatësisë – metri – u


përcaktuar si një e dhjetë milionta e largësisë nga
ekuatori deri në Polin e Veriut, e matur përgjatë një
meridiani që kalonte nga Parisi.

Metri përkufizohet si largësia e përshkuar nga drita


në boshllëk, gjatë një kohe prej 1/299 792 458 s.

12/21/2023 Adhurim HOXHA 8


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Prefikset e Njësive
Shpesh duhet të punojmë me matje shumë më të vogla ose shumë më të mëdha se njësitë
standarde SI.
Në këto raste, mund të përdorim njësi të tjera, që lidhen me njësitë standarde SI, me anë
të një shumëfishi të dhjetës.
Prefikset përdoren për të përcaktuar fuqitë e ndryshme të dhjetës.

Shumfisha Nënfisha
Faktori Shumëzues Prefiksi Shkurtimi Faktori Shumëzues Prefiksi Shkurtimi
1018 Eksa E 10-1 Deci d
1015 Peta P 10-2 Centi c
1012 Tera T 10-3 Mili m
9 -6
10 Giga G 10 Mikro μ
106 Mega M 10-9 Nano n
103 Kilo k 10-12 Piko p
102 Hekto h 10-15 Femto f
101 deka da 10-18 ato a

12/21/2023 Adhurim HOXHA 9


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Konvertimi i Njësive të Matjes


Kur madhësitë fizike mblidhen, zbriten, shumëzohen ose pjesëtohen në një ekuacion
algjebrik, njësia mund të trajtohet si çdo madhësie tjetër algjebrike.

Shembull:
80 km
x  vt   3 h  240 km
h

Supozojmë se duhet të konvertojmë përgjigjen e mësipërme prej 240 km në milje (mi):

1 mi
1 mi  1.609 km 1 faktor konvertimi
1.609 km

1 mi
240 km  240 km   149 mi
1.61 km

12/21/2023 Adhurim HOXHA 10


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Përmasat e Madhësive Fizike


Rikujtojmë që një madhësi fizike përfshin si numrin, ashtu edhe njësinë:
• njësia tregon standardin e përdorur gjatë matjes dhe
• numri paraqet krahasimin e madhësisë me këtë standard.
Për të treguar se çfarë po masim, duhet të theksojmë përmasat e madhësisë
fizike.

Në fizikë, fjala përmasë tregon natyrën fizikë të një madhësie.

Gjatësia, koha dhe masa janë përmasa.

Largësia d ndërmjet dy objekteve ka përmasat e gjatësisë: d   L

Shpejtësia v ka përmasat e gjatësisë pjestuar me kohën: v  L T

12/21/2023 Adhurim HOXHA 11


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Mbledhja apo zbritja e dy madhësive fizike ka kuptim vetëm nëse ato


kanë të njëjtat përmasa.

Në ekuacionin A BC madhësitë A, B dhe C duhet të kenë të njëjtat përmasa.

• Shpesh mund të gjejmë gabime në llogaritje, duke kontrolluar përmasat ose


njësitë e madhësive në rezultatin përfundimtar.

Në shumë situata, mund të kontrollohet nëse një ekuacion i caktuar i përmbush


pritshmëritë e tij. Një proçedurë e dobishme për të realizuar këtë, është ajo që
njihet si analizë e përmasave.
Analiza e përmasave bazohet në faktin se përmasat mund të trajtohen si
madhësi algjebrike.

Përputhja e përmasave është një kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm,


që një ekuacion të jetë i saktë.

12/21/2023 Adhurim HOXHA 12


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Shënimi Shkencor
Veprimet me numra shumë të mëdhenj ose shumë të vegjël, thjeshtohen duke
përdorur shënimin shkencor.

• Në këtë shënim, numri shkruhet si prodhim i një numri midis 1 dhe


10, me një fuqi të 10.

102 ( 100) 103 ( 1 000)

largësia nga Toka në Diell, prej rreth 150 000 000 000 m

shkruhet si 1.5  1011 m

• Për numra më të vegjël se 1, eksponenti është negativ.

0.1  10 1 0.0001  10 4

12/21/2023 Adhurim HOXHA 13


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Shifrat Domethënëse

Kur maten madhësi të caktuara, vlerat e matura njihen brenda kufijve të


papërcaktueshmërisë eksperimentale.

Vlera e kësaj papërcaktueshmërie varet nga faktorë të ndryshëm, të tillë si cilësia e


aparatit, aftësia e eksperimentuesit dhe numri i matjeve.

Për të shprehur diçka rreth kësaj papërcaktueshmërie, në raportimin e një matjeje,


përdoret numri i shifrave domethënëse.

Me shifra domethënëse, kuptojmë numrin e shifrave


të besueshme që njihen në një numër.

12/21/2023 Adhurim HOXHA 14


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Rregullat për përcaktimin e shifrave domethënëse


1. Të gjithë shifrat e ndryshme nga zero, janë shifra domethënëse: 1234 g ka 4 shifra domethënëse,
1.2 g ka 2 shifra domethënëse.
2. Zerot ndërmjet shifrave të ndryshme nga zero, janë shifra 1002 kg ka 4 shifra domethënëse,
domethënëse: 3.07 L ka 3 shifra domethënëse.
3. Zerot që paraprijnë një shifër të ndryshme nga zero, nuk janë shifra 0.001 km ka vetëm 1 shifër domethënëse,
domethënëse; ato thjesht tregojnë pozicionin e presjes dhjetore: 0.012 g ka 2 shifra domethënëse.

4. Zerot që pasojnë një shifër të ndryshme nga zero, dhe që ndodhen 0.0230 m ka 3 shifra domethënëse,
në të djathtë të presjes dhjetore, janë shifra domethënëse: 0.20 g ka 2 shifra domethënëse.

5. Kur një numër përfundon me zero, që nuk janë djathtas ndonjë 190 km mund të ketë 2 ose 3 shifra
presjeje dhjetore, zerot nuk janë domosdoshmërisht shifra domethënëse,
domethënëse: 50600 m mund të ketë, 3, 4 ose 5 shifra
domethënëse.
Keqkuptimi që shoqëron rregullin e fundit, mund të shmanget duke përdorur shënimin shkencor. Për shembull,
5.06 x 104 m (3 shifra domethënëse)
5.060 x 104 m (4 shifra domethënëse)
4
5.0600 x 10 m (5 shifra domethënëse)

12/21/2023 Adhurim HOXHA 15


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Vektorët
 Madhësitë që kanë vlerë dhe drejtim (shpejtësia, nxitimi, forca ...) quhen vektorë.
 Madhësitë me vlerë, të pashoqëruar me drejtim (masa, vëllimi, koha ...) quhen skalarë.

Një vektor paraqitet grafikisht me anë të


një shigjete.
Gjatësia e shigjetës, sipas shkallës së
zgjedhur, tregon modulin (vlerën numerike) e
madhësisë vektoriale.
Drejtimi i shigjetës, tregon drejtimin e
madhësisë vektoriale.


Vektorët i shënojmë me shkronja të pjerrta, mbi të cilat vendoset një shigjetë A

12/21/2023 Adhurim HOXHA 16


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Vektorët – Përkufizime Bazë


Në qoftë se një objekt lëviz nga vendndodhja A në atë B, zhvendosjen mund ta përfaqsojmë
me një shigjetë që niset nga A dhe përfundon në B.

Vektori i zhvendosjes është një segment


vijëdrejtë i orientuar, nga vendndodhja
fillestare në atë përfundimtare, që përfaqson
ndryshimin e pozicionit të objektit.

Ai nuk përfaqson domosdoshmërisht rrugën


e vërtetë që ndjek objekti.

• Në qoftë se dy vektorë të zhvendosjes kanë të njëjtin drejtim, ato janë paralelë.


• Në qoftë se ato kanë drejtime të kundërta, ato janë antiparalelë.

12/21/2023 Adhurim HOXHA 17


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Mbledhja dhe Zbritja e Vektorëve


Në figurë paraqitet rruga e një grimce që lëviz
nga pika P1, në një pikë të dytë P2, dhe më pas,
në një pikë të tretë P3.

Vektori i Zhvendosjes

Vektorët e zhvendosjeve varen vetëm nga pikat


skajore dhe JO nga rruga e ndjekur nga grimca.

Zhvendosja rezultante , është një vektor i ri, që


quhet shumë e dy zhvendosjeve të njëpasnjëshme

  
C  A B
12/21/2023 Adhurim HOXHA 18
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Metoda e paralelogramit për mbledhjen e vektorëve

   
A B  B  A Mbledhja e vektorëve gëzon vetinë e ndërrimit !

     
( A  B)  C  A  ( B  C ) Mbledhja e vektorëve gëzon vetinë e shoqërimit !

12/21/2023 Adhurim HOXHA 19


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Mënyra të ndryshme për zbritjen e vektorëve

Në qoftë se,
 
A B  0

Për vektorin B

thuhet se është i 
negativi i vektorit A

dhe anasjelltas.

12/21/2023 Adhurim HOXHA 20


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Përbërëset e Vektorëve
Vektorët mund të mblidhen ose zbriten algjebrikisht, duke i zbërthyer ato në përbërëset e tyre.

Përbërësja e një vektori sipas një drejtimi të dhënë, është projeksioni i


vektorit mbi një bosht të marrë sipas atij drejtimi.

Proçesi i gjetjes së përbërëseve x, y dhe z të një vektori, quhet zbërthim i vektorit.

12/21/2023 Adhurim HOXHA 21


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Për të gjetur përbërëset karteziane të një vektori, përdorim gjeometrinë e


trekëndëshit këndëdrejtë

Ax  A cos Përbërësja x

A y  A sin  Përbërësja y

Në qoftë se njohim përbërëset e një vektori, mund të gjejmë:

Ay
  tan 1
A Ax2  A y2
Ax

12/21/2023 Adhurim HOXHA 22


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Për këtë leksion u shfrytëzuan materiale


nga:
Kurs i Fizikës 1
(Mekanika, Valët, Termodinamika)
Për studentët e Inxhinierisë

Faqe: 1 - 10

12/21/2023 Adhurim HOXHA 23


UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES
FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Gjithashtu …

12/21/2023 Adhurim HOXHA 24

You might also like