Deltari Ilir Është Plot Fuqi

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Deltari ilir është plot fuqi, i madh, këndrejt, qimegjatë, deltarë i pazëvendësueshëm, dhe ruajtës i mirë.

I
fuqishëm, me pamje të vendosur, me kokë masive ndërtim të thukët, me këmbë të fuqishme dhe
muskulore. Ka shikim të zjarrtë inteligjent dhe është i guximshëm. Ka karakter të pa djallëzuar është i
ashpër kur e kërkon nevoja por jo agresiv.

TRUPI

Lartësia: te mashkujt 67-75 cm ndërsa te femrat - 60-65 cm

Pesha: te meshkujt - 50-70 kg ndërsa te femrat - 40-50 kg Tek qentë meshkuj mbi 50% të ekzemplarëve
dominon lartësia 70cm cm ndërsa te femrat 65 cm.

KOKA

Gjatësia e kokës te qentë është 27-32cm mesatarisht 30cm ndërsa te femrat 24-29 cm mesatarisht
27cm. Proporcioni kafkë-turi, te meshkujt 17,4cm : 12,6cm te femrat 15,3cm : 11,7cm, raporti 60:40
turiri përbën 2/5 e kokës kurse kafka 3/5 te qentë ndërsa 5/9 te femrat.

NGJYRA

Te Deltari ilir kemi disa varietete të ngjyrave ku sipas përqindjes dominojnë:

Ngjyra Vidra apo Tigër me 30%, ngjyrë hiri me të gjitha varietetet 20%, ngjyrë e verdhë me turi të zi 20%,
ngjyrë e Bardhë 20%, dhe Kontra maska 10%.

QIMJA: e gjatë

Karakteri

Deltari Ilir eshte i shoqerueshem me njeriun eshte i ashper por kurre agresiv.

Ne pergjithesi eshte i qete por kur dikush paraqet rrezik per kopene apo per objektin atehere
shendrrohet ne nje armik te frikshem . Deltari ilir ndryshe nga racat e tjera qe jane besnik ndaj pronarit
si dhe ndaj familjes deltari ilir lidhet dhe e done vetem pronarin gjate gjithe jetes se tij.

Historia

Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është racë autoktone Ilire e krijuar në Gadishullin Ilirik (Ballkanik) para
mijëra viteve. Rreth krijimit të kodit gjenetikë të kësaj race ekzistojnë dy teori: E para thotë se kanë
prejardhje nga qentë e Kaukazit para 2500 viteve, teori e cila nuk qëndron dhe Teoria e dytë e cila thotë
se kanë prejardhje nga doga e Indisë/Tibetit e cila ka ardhur para mijëra viteve në kohën e Lekës
(Aleksandri i Madh) në Gadishullin Ilirik në trojet ilire ku është kryqëzuar me qentë vendas dhe janë
krijuar Qentë Molos, Plini thoshte se ilirët u dhanë qenj aq të mëdhenj Lekës saqë vrisnin si luanët, e që
mundnin luanj, elefantë e dema në stadiume. Në ato troje ka banuar fisi i njohur ilir Molosët i cili është
marrë me bujqësi ekstensive dhe ka kultivuar qen të tillë autoktonë, prej të cilëve e ka prejardhjen dhe
ekziston raca autoktone Delari ilir. Në 100 vitet e fundit si në aspektin morfologjik të emërtimit ashtu
edhe në atë të karakterit (tipareve) është prezantuar në mënyrë të shtrembëruar para opinionit botëror.
Edhe pse prezantohet se kjo racë është e njëjtë me racën e cila është regjistruar në FCI, së pari me emrin
Deltari ilir (Ilirski ovcar) në vitin 1939, pastaj me insistimin e Federatës Kinologjike të Jugosllavisë së
atëhershme në vitin 1957 për qëllime të caktuara politike, që neve shqiptarëve të na mohojnë çdo gjë
autoktone, është ndryshuar në (Jugosllovenski ovcarski pas Sarplaninac). Deltari ilir në mënyrë absolute
ndryshon si nga aspekti morfologjik ashtu edhe për nga karakteri me “Sarplanincin”, dhe është me
rëndësi të themi se Deltari ilir si racë nuk ka qenë asnjëherë i standardizuar. Është e vërtetë se nga ky lloj
i qenve janë marrë ekzemplarë dhe janë dërguar nëpër Jugosllavinë e atëhershme dhe nga kinologët e
ndryshëm si dhe nga ushtria jugosllave janë bërë eksperimente me ta duke i përzier me raca të tjera dhe
e kanë krijuar racën të cilën e njohim dhe është e pranuara në FCI si (Jugoslovenski Ovcarski Pas
Sarplaninac), dhe parametrat e standardit të cilat i ka sot “Sarplaninci” nuk përputhen me parametrat e
standardit të cilat i ka Deltari ilir, se si dhe ku i kanë marr ato parametra kinologët jugosllavë dhe janë
ardhur deri te ai standard i tyre vetëm ata e dinë. Në Kosovë këtë racë e quajnë Deltar (Qen
Dhene)kurse në Shqipëri e kemi një racë të ngjashme por për nga madhësia janë më të vegjël diku nga
65 cm-70 cm reth 45 kg janë qime shkurtër dhe quhen qen stanesh (t'banesh, por janë të pa
standardizuar).[4]

You might also like