Analizë e Institutit Të "Lirimit Me Kusht"

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

TEMA: Analizë e institutit të “Lirimit me kusht”

Aspekte teorike dhe praktike


Hyrje

Instituti i lirimit me kusht, është një nga dënimet alternative, të cilat mund të konsiderohen krijesa
të reformave të vazhdueshme të shkencës juridike penale. Gjurmët e para të këtij instituti në të
drejtën penale shqiptare gjenden në Kodin Penal, të vitit 19281.

E drejta penale ka evoluar dhe pikëpamjet e reja për dënimin dhe sanksionet e tjera të shprehura
në Kongresin e Parë të Kombeve të Bashkuara, mbajtur në Gjenevë në vitin 1955, afirmojnë si
qëllime të tyre rehabilitimin dhe risocializimin e të dënuarit, pasi kryen dënimin e tij 2. Dhënia e
lirimit me kusht, pa vuajtuar dënimin e plotë të dhënë me vendim penal, përfaqëson një
“shpërblim”, që i jepet të dënuarit, i cili gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit ka dëshmuar sjellje
të mirë. Instituti i lirimit me kusht, parashikohet në nenin 64, 65 dhe 65/a, të Kodit Penal (KP).
Megjithatë, rregullimet procedurale të tij, apo edhe rregullime të tjera materiale janë parashikuar
në mënyrë komplementare nga Kodi i Procedurës Penale dhe nga ligji nr. 79/2020, “Për
ekzekutimin e vendimeve penale”.

Përmes këtij punimi synohet që të trajtohen disa problematika lidhur me këtë institut, mënyrën e
zbatimit të nenit 64 dhe 65, të Kodit Penal nga gjykatat shqiptare, të huaja dhe nga Gjykata
Europiane e të Drejtave të Njeriut ( GjEDNj).

1. Aspekte teorike dhe praktike, lidhur institutin e lirimit me kusht

Lirimi me kusht, sipas një interpretimi literal të nenit 64, të KP, kërkon plotësimin e disa
kushteve në mënyrë kumulative për akordimin e tij. Përkatësisht, këto lidhen me ekzistencën e
“arsyeve të veçanta” (kriteri subjektiv), vuajtjen e dënimit sipas marzheve respektive, të mos
qënit përsëritës për krime të kryera me dashje, si dhe përjashtimin për të dënuarit për kryerjen e
veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100, të
KP.

Shqyrtimi në themel i kërkesës për lirimin me kusht ka si premisë (sine qua non) plotësimin e
kushteve formale të saj të parashikuara shprehimisht në nenin 64, të KP . Premisa ligjore që
gjykata duhet të verifikojë “in prima facia” është edhe koha e dënimit të vuajtur nga kërkuesi.
Ndërkohë, kriteri i arsyeve të veçanta (kriteri subjektiv), kërkon një analizë dhe vlerësim rast pas
rasti nga gjykata. Ajo çka vihet re dhe që ka sjellë një sërë problematikash gjatë zbatimit është
fakti që, KP, në dy dispozitat 64 dhe 65, ka përdorur terminologji, të cilat lënë vend për
interpretim. Konkretisht, mosdefinimi i kritereve “arsye të veçanta” dhe “rasteve të
jashtëzakonshme”, cënon një nga parimet e të drejtës penale, atë të “lex certa”, parim, i cili
siguron qartësinë e normës për të shmangur subjektivizmin e gjykatës. Sa më i qartë të jetë ligji,
aq më i vogël është subjektivizmi, ideologjik apo personal i gjykatës.

Kolegjet e Bashkuara në Vendimin Unifikues nr. 2/2015, kanë vlerësuar se, gjykata e ekzekutimit
kur shqyrton kërkesën për lirim me kusht duhet të mbajë parasysh natyrën e veprës penale të
kryer, që është një ndër elementët më të rëndësishëm, pasi sa mё e lartё tё jetë rrezikshmëria
shoqërore e

1
Neni 17, parashikonte se: “I dënuemi me burgim të randë ose me burgim për një kohë ma tepër se tre vjet, po të
ketë vuejtun, tri të katërtat e ndëshkimit, por jo ma pak se tre vjet kur ndëshkimi asht burgim, dhe po të ketë tregue
një sjellje të mirë sa të besohet se asht përmirësue, mbi kërkimin e tij, vendoset lirimi kondisionel me kusht që […].
2
Prof. Vasilika Hysi, “Penalogjia”, Tiranë 2015.

1
veprës penale tё kryer, aq mё i thellë duhet tё jetë hetimi gjyqësor nё lidhje me riedukimin e tё
dënuarit. Gjithashtu, sipas Kolegjeve të Bashkuara, edhe rrethanat e kryerjes sё veprës penale,
duhet tё mbahen nё konsideratë, pasi një vepër penale e kryer nё bashkëpunim, me paramendim,
apo me dhunë tregon për një shkallë tё lartё rrezikshmërie tё tё dënuarit, çka duhet tё shtyjё
gjykatën për tё qenë veçanërisht e kujdesshme nё pranimin e kërkesës për lirim me kusht. Sipas
Kolegjeve të Bashkuara, nё këto raste, gjykata duhet tё jetë pothuajse plotësisht e bindur,
nëpërmjet fakteve dhe rrethanave konkrete, se i dënuari nuk do tё jetë burim rreziku për
shoqërinë nëse lirohet.

Gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të apelit, ashtu edhe organi i Prokurorisë, vazhdimisht e kanë
interpretuar kriterin e “arsyeve të veçanta” si një kriter shtesë dhe të jashtëm me cilësitë dhe
personalitetin e të dënuarit, duke pretenduar si “arsye të veçanta”, rrethana që lidhen me:
gjendjen familjare të rënduar të të dënuarit; sëmundje të rënda të prindërve apo të afërmve të
tjerë, apo qënia me bashkëshorte në ngarkesë të të dënuarit. Në një vendim gjyqësor, gjykata ka
pranuar kërkesën, duke u shprehur se, kërkuesi ka patur arsye të veçanta për lirimin para kohe me
kusht, mbasi ka një fëmijë të sëmurë dhe prezenca e kërkuesit është vlerësuar e domosdoshme 3.
Kjo qasje bie në kundërshtim me qëllimin e institutit të lirimit me kusht, dhe qëndrimin e
Vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr. 2/2015.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë4, nё lidhje me kushtet familjare dhe prejardhjen shoqërore tё tё
dënuarit, ka theksuar se, kushtet e vështira ekonomike apo gjendja e rёndё shëndetësore e
familjarëve tё tё dënuarit, ndërkohë qё nё raste dhe rrethana tё caktuara mund tё merren nё
konsideratë si element potencial për efekt tё uljes sё rrezikut tё recidivizmit, ato nuk duhet
kurrsesi qё tё konsiderohen, nё vetvete, si element nё disfavor tё pranimit tё kërkesës për lirim
me kusht. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në Vendimin Nr. 2, datë 25.05.2015, janë
shprehur se:“[...]. Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë
se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të
riintegrohet në shoqëri”.

Në lidhje më këtë çështje, Gjykata Europiane e Drejtësisë, (GjEDNj), në çështjen Hutchinson


kundër Mbretërisë së Bashkuar, Kërkesa nr. 57592/08, datë 17 janar 2017, §62, ka theksuar se dy
kriteret për lirim të parakohshëm, janë: “I dënuari ka treguar përmirësim duke përmbushur
detyrimet e tij dhe duke patur sjellje të mirë dhe se është e pritshme që personi në fjalë të sillet
në mënyrë të përshtatshme në të ardhmen.” 5.

Gjithashtu, në çështjen Murray kundër Hollandës, Kërkesa nr.10511/10, 26 prill 2016, Gjykata e
Strasburgut ka bërë një përcaktim të rëndësishëm, lidhur me shkaqet e lirimit me kusht duke
nënvizuar se, lirimi për shkak të keqardhjes i bazuar në kushtet e rënda shëndetësore, paaftësinë
fizike ose moshën e vjetër nuk është në përputhje me “perspektivën e lirimit me kusht”. Vlerësimi
për lirimin me kusht duhet të bazohet në kritere objektive, të përcaktuara paraprakisht 6.

Një tjetër problematikë e konstatuar gjatë hulumtimit të jurisprudencës, lidhet me kushtin


ndalues, që lidhet me të qënit përsëritës për vepra penale të kryera me dashje. Për të arsyetuar
këtë konstatim, shtroj pyetjet: A duhet që autori të jetë dënuar me vendim të formës së prerë për
t’u konsideruar përsëritës? A duhet të ketë vuajtur një dënim për t’u konsideruar përsëritës?

Duke u nisur nga qëllimi i dënimit, që lidhet me funksionin rehabilitues, deduktojmë faktin se,
për të zbatuar ndalesën absolute të lirimit me kusht për personat recidivist, duhet që autori të jetë

3
Vendimi Nr.60, datë 01.12.2016, Gjykata e Apelit Korçë.
4
Vendimi Nr. 128, datë 15.7.2015.
5
case%20of%20hutchinson%20v.%20the%20united%20kingdom.pdf. Vizituar, me datë 11.2.2023.
6
http://www.antoniocasella.eu/archipsy/MURRAY.v.NETHERLANDS_2016.pdf

2
dënuar më parë me vendim të formës së prerë. Kryerja e një vepre penale dhe dënimi i tij për këtë
vepër penale nuk mund të jenë e njëjta gjë. Çdo person prezumohet i pafajshëm në vështrim të
nenit 4, të K.Pr.Penale, deri në deklarimin fajtor me një vendim të formës së prerë.

Gjykata, në një rast, ka arsyetuar se, fakti që një person është dënuar me dy vendime të ndryshme
të formës së prerë, por për të cilat është bërë bashkimi i dënimeve dhe autori vuan një dënim, nuk
konsiderohet përsëritës7. Ky vendim është prishur nga gjykatat me të lartë, me arsyetimin se:
“Rezulton se kërkuesi G.Gj., me vendimin e datës 20.01.1997, të Gjykatës së Milanos, Itali
(Vendim që ka marrë formë të prerë në datën 16.03.1997), ... Po kështu, kërkuesi G.Gj. është
dënuar dhe me vendimin nr. 38/99, datë 21.12.1999, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Milano,
Itali (i cili ka marrë formë të prerë me vendimin e datës 02.02.2001 të Gjykatës së Apelit Milano)
me burgim të përjetshëm dhe dënime të tjera plotësuese. Fakti që këto dënime janë bashkuar në
një të vetëm, nuk eliminon ekzistencën e të dyjave dënimeve dhe as faktin që ai është përsëritës
për krime të kryera me dashje.”8.

Sa mё e lartё tё jetë rrezikshmëria shoqërore e veprës penale tё kryer, aq mё i thellë duhet tё jetë
hetimi gjyqësor nё lidhje me riedukimin e tё dënuarit. Arritja e konkluzioneve ligjore duhet të
jetë në bazë të analizës juridike që duhet t’u bëhen provave në bazë të “ekzaminimit të
kryqëzuar”. Në këtë vlerësim, gjykata duhet të mbajë parasysh se, lirimi me kusht ushtron një
ndikim të rëndësishëm edukativ mbi të dënuarin. Në një vendim gjyqësor 9, gjykata ka pranuar
kërkesën e të dënuarit për lirim me kusht, pasi ka analizuar kushtet formale, dhe ato substanciale,
të parashikuara në nenin 64, të KP, ku ndër të tjera ka theksuar faktin se, ushtrimi i një aktiviteti
profesional përbën një faktor me rëndësi nё uljen e rrezikut tё recidivizmit dhe riintegrimin e
kërkuesit nё shoqëri nëpërmjet punës.

Gjatë analizës së vendimeve gjyqësore, konstatohen dhe raste në të cilat gjykata ka analizuar
rrezikshmërinë e autorit, pa marrë parasysh karakterin e shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të
veprës penale të kryer nga i dënuari10, si dy komponentë të ndërlidhur me njëri-tjetrin.

Në një vendim tjetër gjyqësor11, gjykata ka rrëzuar kërkesën për lirim me kusht, duke arsyetuar
se: “Kërkuesi F.C. është dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim’’ e kryer në
bashkëpunim.Veprimet e të dënuarit konsistojnë në hapjen e një grope në breg të lumit Mat dhe
groposjen e të viktimës F.B., me mjete (fadromë). Gjykata ka mbajtur në konsideratë faktin se, i
dënuari edhe pse është dënuar me vendim të formës së prerë nuk e ka pranuar kryerjen e veprës
penale. Qëndrimi mohues në mënyrë konsistente i të dënuarit, në vlerësimin e Gjykatës tregon
faktin se, qëllimi i dënimit nuk është arritur. Në vlerësimin tim, ky qëndrim është i duhuri, pasi në
këtë rast janë mbajtur në konsideratë nga Gjykata rrezikshmëria e lartë shoqërore e të dënuarit, si
dhe rrethanat e kryerjes sё veprës penale.

Në praktikën gjyqësore është konstatuar se gjykata e merr të mirëqenë përmbajtjen e të dhënave


që pasqyrohen në dinamikën e vuajtjes së dënimit me burgim, dhe akoma më shumë edhe ky akt
nuk

pasqyrohet i plotë me të gjitha të dhënat, duke u mjaftuar që në vendimin përfundimtar të citohet


vetëm konkluzioni mbi sasinë e vuajtjes së dënimit me burgim dhe asnjë informacion mbi
cilësinë e kësaj periudhe12. Mendoj se, kjo mënyrë e zbatimit të nenit 64 dhe 65 të Kodit Penal,
është e gabuar, pasi akti i dinamikës së vuajtjes së dënimit me burgim nuk mundet të

7
Vendimi nr. 41-2019 (1/54), datë 14.02.2019, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Korçë.
8
Vendimi Nr. 00-2022-629 i Vendimit (163), datë 14.06.2022, Kolegji Penal i Gjykatë së Lartë.
9
Vendimi nr. 72, datë 18.10.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Lezhë.
10
Vendimi nr. 41-2019 (1/54), datë 14.02.2019, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Korçë.
11
Vendimi nr. 36-2022-388, datë 09/05/2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Mat.
12
Vendimi nr. 34-2020-50, datë 24.012.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë.

3
konsiderohet si provë me fuqi të plotë provuese, sikur gjykata civile zbaton nenin 253, të Kodit të
Procedurës Civile.

Në sintezë të kësaj analize, duke konsideruar dhe përkufizimin që Kolegjet e Bashkuara i kanë
bërë lirimit me kusht, si një një institut me karakter riedukues, human, dhe social, zbatimi i nenit
64 të KP, kërkon që gjykata, pas shqyrtimit të kërkesës së të dënuarit për lirim me kusht, akteve
provuese ku mbështetet ajo dhe vlerësimit prej saj të rekomandimeve të dhëna nga Shërbimi i
Provës, të arrijë në përfundimin që, me vuajtjen e dënimit penal me burgim deri në momentin e
shqyrtimit të kërkesës, me qëndrimin dhe sjelljen pozitive të manifestuar nga i dënuari gjatë
vuajtjes së dënimit, është arritur qëllimi final i dënimit penal.

Në çdo rast, përmbushja e kushteve subjektive duhet jo vetëm të vlerësohen nga gjykata, por mbi
të gjitha të arsyetohen. Rekomandimi Rec (2003) 22 i Këshillit të Europës, kërkon që, kriteret
ligjore për akordimin e lirimit me kusht duhet të jenë të qarta, eksplicite dhe realiste, duke qenë
në përputhje me personalitetin e të dënuarit, jetën e tij sociale dhe rrethanat ekonomike, sikurse
edhe duke pasur parasysh disponueshmërinë e programeve të risocializimit.

2. Evoluimi i institutit të lirimit me kusht

Në shumë legjislacione penale evropiane, sidomos nё lidhje me periudhën e fundit të vuajtjes së


dënimit, fokusi i dënimit është në riedukimin ose risocializimin e të dënuarit. Ky orientim
bazohet në uljen e rrezikshmërisë shoqërore të të dënuarit dhe riedukimin e tij, nëpërmjet punës
dhe programeve të ndryshme brenda dhe jashtë institucioneve të vuajtjes së dënimit, me qëllim
dekurajimin e kryerjes së veprave të tjera penale, si dhe riintegrimin në shoqëri të të dënuarve.

Gjykata Kushtetuese Federale Gjermane, është shprehur se, “ … thelbi i dinjitetit njerëzor do të
konsiderohej i cënuar, kur i dënuari, si rezultat i mosrespektimit të procesit të zhvillimit të
personalitetit të tij, i duhet të heqë dorë nga çdo shpresë për të fituar përsëri lirinë e tij. Për
sigurimin e kësaj perspektive, e cila e bën përgjithësisht të durueshme vuajtjen e dënimit, në
përputhje me konceptin e dinjitetit të njeriut në një mënyrë që u përgjigjet kritereve kushtetuese,
nuk mjafton vetëm Instituti i Faljes së Dënimit” 13. Këtë qëndrim e ndeshim edhe në
jurisprudencën e GjEDNj-së. Në çështjen Causa Viola contro Italia, nr. 77633/16, shprehet se,
personaliteti i të dënuarit nuk mundet të prezumohet në ligj se mbetet i ngurtë përgjatë gjithë
kohës së vuajtjes së dënimit, pasi personaliteti evoluon me kalimin e kohës, sikurse e koncepton
funksioni legal i risocializimit së të dënuarit, dhe se për këtë qëllim risocializimi duhet të
kushtëzohet me premisa të tilla që t’i përgjigjen kërkesave për riedukim dhe rikonstruktim të
personalitetit, në mënyrë që i dënuari të dijë paraprakisht se çfarë kërkohet nga ai për të rifituar
lirinë në të ardhmen.14

Në vendimin e Dhomës së Madhe në çështjen Del Rio Prada k. Spanjës, GJEDNJ-a, në dallim
nga qëndrimi absolut i mbajtur në çështjen Kafkaris k. Qipros (që ndryshimet e mëvonshme
legjislative gjatë vuajtjes së dënimit nuk lidhen me caktimin e dënimit, por me mënyrën e
ekzekutimit të tij) konstatoi shkelje të nenit 7, të Konventës, në lidhje me caktimin e dënimit,
rastin e ndryshimit të

praktikës gjyqësore unifikuese të Gjykatës Supreme Spanjolle, në lidhje me metodologjinë e


llogaritjes së ditëve të punës së kryer në burg, në afatin e vuajtjes së dënimit. Ky këndvështrim i
ri, duke e konsideruar lirimin me kusht, si një alternativë dënimi, dhe jo si masë që ka të bëjë
vetëm me ekzekutimin e dënimit, gjen zbatim në një sërë legjislacionesh. Kështu p.sh. Kodi Penal

13
Vendimi (Urteil) i Senatit të Parë, dt. 21 qershor 1977 – 1 BvL 14/76, marrë nga libri “Vendime të përzgjedhura të
Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane”, fq.65, Botim v.2010.
14
https://www.giustizia.it/giustizia/it/mg_1_20_1.page?contentId=SDU198705&previsiousPage=mg_1_20#

4
i Maqedonisë e ka paraparë mundësinë e lirimit me kusht edhe për personin e dënuar me burgim
të përjetshëm pasi t‘i ketë mbajtur së paku pesëmbëdhjetë vjet burgim15.

Legjislacioni shqiptar, parashikon se, nuk lejohet aplikimi i këtij instituti për recidivistët dhe për
të dënuarit që kanë kryer disa vepra penale 16. Gjithashtu, sipas KP, në parim nuk lejohet lirimi me
kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm. Kjo specifikë, vlerësoj se, nuk është në koherencë
me frymën dhe qëllimin e institutit të lirimit me kusht. Individi ndryshon, evoluon, pavarësisht
se, në një moment të jetës ka ceduar.

Dënimet alternative nuk mundet të konsistojnë në trajtime që vijnë në kundërshtim me parimin e


humanizmit dhe duhet të kenë si synim riedukimin e të dënuarit, duke qenë ky i fundit është
objektivi final i legjislatorit.

3. Konkluzione dhe rekomandime

Gjykata, në vlerësimin e kërkesës për lirim me kusht të vetmet arsye që duhet të determinojnë
bazueshmërinë në ligj duhet të jenë arritja e qëllimeve penalogjike të dënimit penal në raport me
sjelljen e të dënuarit dhe zhvillimin e personalitetit të tij gjatë ekzekutimit të dënimit me burgim.

Në rastin e shqyrtimit të kërkesës me objekt lirimin me kusht, gjykata nuk është më e lidhur me
rrethanat dhe kushtet e marra parasysh në caktimin e dënimit, por me sjelljen aktuale të të
dënuarit, i cili me sjelljen dhe punën e tij duhet të tregojë se, dënimi i dhënë e ka arritur qëllimin
përpara se të ekzekutohet. Në çdo rast, në mënyrë që vendimi i gjykatës mbi kërkesën për lirimin
me kusht të jetë pozitiv, do të duhet që edhe kriteret ligjore subjektive dhe objektive të
bashkekzistojnë. Përndryshe kërkesa për lirim me kusht, edhe pse nuk ka kushte ligjore ndaluese,
nuk do të ketë sukses.

Rekomandime
Legjislatori duhet të bëjë ndryshime në KP, lidhur me këtë institut, veçanërisht në kuadër të:
 Përcaktimit në mënyrë shteruese të kushteve dhe kritereve të lirimit me kusht;
 Heqjes së përjashtimit të aplikimit të lirimit me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm
dhe për vepra specifike.
 Përcaktimin e qartë të dokumentacionit provues, që duhet të paraqitet në gjykatë, së bashku
me kërkesën për lirim me kusht.
 Rishikimin e afatit maksimal të vuajtjes së dënimit përpara aplikimit të lirimit me kusht.
 Forcimin e kontrollit periodik dhe të vazhdueshëm për të dënuarit me burgim të përjetshëm.

Bibliografia

Literatura
1. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare.
2. Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botim i Qendrës së Publikimeve
Zyrtare.

15
Prof. Dr. Ismet Salihu / Mr.Sc. Hilmi Zhitija / Dr.Sc. Fejzullah Hasani, “Komentari i Kodit Penal të Republikës së
Kosovës”, Botim 1, Viti 2014, fq. 196.
16
Neni 64, i Kodit Penal, “Lirimi me kusht”, [...] Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të
kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c
apo paragrafi i tretë i nenit 100.

5
3. Prof. Asoc. Dr. Dorina Hoxha, Prof. Dr. Skënder Kaçupi, Prof. Dr. Maksim Haxhia, E drejta
Penale, Pjesa e Përgjithshme, botim i parë, fq. 693. Botuar nga Botimet Jozef, viti 2018.
4. Prof. Vasilika Hysi, “Penalogjia”, Tiranë 2015.
5. Rekomandimi Nr. R (99) 22, i Këshillit të Europës.
6. Prof. Dr. Ismet Salihu / Mr.Sc. Hilmi Zhitija / Dr.Sc. Fejzullah Hasani, “Komentari i Kodit
Penal të Republikës së Kosovës”, Botim 1, Viti 2014.

Jurisprudenca
1. Vendimi Nr. 2, datë 25.05.2015, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
2. Vendimi Nr. 25, datë 05.02.2014, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
3. https://rm.coe.int/16807822aa. Vizituar me datë 10.02.2023.
4. Vendim Nr. 00-2022- 1648 (340), datë 16.12.2022, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
5. Vendimi nr. 72, datë 18.10.2019, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
6. Vendimi nr. 36-2022-388, datë 09/05/2022, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.
7. Vendimi nr. 34-2020-50, datë 24.012.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë.
8. Vendimi (Urteil) i Senatit të Parë, dt. 21 qershor 1977 – 1 BvL 14/76, marrë nga libri
“Vendime të përzgjedhura të Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane”, fq.65, Botim v.2010.
9. Çështja Murray kundër Hollandës, Kërkesa nr.10511/10, 26 prill 2016, GjEDNj.
10. Çështja Causa Viola contro Italia, nr. 77633/16, GjEDNj.

You might also like