Detyra DNP 2024

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
Lënda: E drejtë Ndërkombëtare Private (DNP)
Pedagogët: Aida Bushati, Arta Mandro
12 janar, 2024

Detyrë- Viti akademik 2023-2024

1. Kjo detyrë përbëhet nga dy kazuse.


2. Çdo kazus vlerësohet me 30 pikë. Detyra vlerësohet në total me 60 pikë.
3. Kriteret e vlerësimit janë sipas pyetjeve për secilin kazus.
4. Shkrimi për secilin kazus nuk duhet të jetë më i gjatë se 1000 fjalë (A4, Times New
Roman 12, line spacing-single, paragraph spacing- double). Nuk është e nevojshme që
përgjigjet e pyetjeve të kazuseve të formatohen në formën e një vendimi gjyqësor.
5. Detyra e përfunduar duhet të dorëzohet ditën e shtunë, datë 13 janar 2024, deri në orën
14:00. Nuk duhet të shënoni emrin tuaj në detyrën që do të dorëzohet. Provimi është i
sekretuar.

Aida Bushati Arta Mandro


Kazusi 1

Shoqëria “Dorito” është subjekt tregtar e organizuar dhe e regjistruar si person juridik sipas ligjit
italian dhe ushtron aktivitetin në fushën e produkteve kozmetike. Ndërsa shoqëria “Alba” është
subjekt i të drejtës shqiptare, regjistruar me seli në Tiranë, me objekt veprimtarie: tregtimin e
produkteve kozmetike.

Midis palëve, shoqërisë “Dorito” dhe shoqërisë “Alba”, ka patur një marrëdhënie kontraktore e
formalizuar, me kontratën e distribucionit. Objekti i kësaj kontrate ka qenë ofrimi i të drejtave të
importit, marketingut, promocionit dhe shitjes së produkteve të shoqërisë “Dorito” në territorin
shqiptar. Shoqëria “Alba”, ka marrë përsipër të blejë nga shoqëria “Dorito”, produktet
kozmetike. Ajo, sipas kontratës do t’i shesë produktet për llogari të vet dhe me çmimet që mund
t’i caktojë në mbështetje të legjislacionit shqiptar. Palët kanë përcaktuar me marrëveshje midis
tyre, juridiksionin për zgjidhen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga kjo kontratë, pikërisht
zgjidhjen e konflikteve sipas rregullave të arbitrazhit të Dhomës Ekonomike të Milanos.
Gjithashtu palët kanë rënë dakord edhe për ligjin e zbatueshëm, duke zgjedhur ligjin material të
Republikës së Italisë.

Marrëdhënia mes palëve ka qënë korrekte, dhe secila palë ka përmbushur respektivisht detyrimet
përkatëse. Por gjatë tre muajve të fundit ka pasur parregullsi në likuidimin e faturave të lëshuara
nga shoqëria “Dorito”, duke akumuluar kështu një detyrim të papërmbushur në vlerën 100.000
euro nga shoqëria “Alba”.

Në këto rrethana shoqëria “Dorito” i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke i
kërkuar përmbushjen e detyrimit që rrjedh nga kontrata e distribucionit. Pala e paditur është
paraqitur në gjykim me përfaqësuesin e saj av. M.L.

Në pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë jepni vendimin tuaj duke ju
përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

a) A kemi të bëjmë me një çështje me elementë të huaj dhe cila është baza ligjore për
zgjidhjen e çështjes? (10 pikë)
b) Cilat elementë të çështjes duhen analizuar dhe hetuar me kujdes nga ana juaj? (5 pikë)
c) A do të pranoni ju gjykimin e kësaj çështje? Jepni argumentet tuaja për pranimin ose jo të
juridiksionit! (10 pikë)
d) Cili do të ishte ligji i zbatueshëm në mungesë të zgjedhjes? (5 pikë)

a) A kemi të bëjmë me një çështje me elementë të huaj dhe cila është baza ligjore për
zgjidhjen e çështjes? (10 pikë)

Po. Kemi të bëjmë me një cështje me elementë të huaj, sepse marrëdhënia juridike civile e
krijuar nga palët ndërgjyqëse përmban element të huaj që në rastin konkret lidhet me subjektin,
njërën nga palët e cila është pala paditëse, shoqëria “Dorito”. Shoqëria “Dorito”është subjekt
tregtar e organizuar dhe e regjistruar si person juridik sipas ligjit italian.
Baza ligjore për zgjidhjen e cështjes është neni 37/1 i K.Pr.C dhe Ligji nr. 10 428, datë
02.06.2011 “Për të drejtën Ndërkombëtare Private”.

b) Cilat elementë të çështjes duhen analizuar dhe hetuar me kujdes nga ana juaj? (5
pikë)

-Së pari duhet analizuar se cilat janë palët ndërgjyqëse- Palët ndërgjyqëse janë shoqëria “Dorito”
person juridik i huaj, italian dhe shoqëria “Alba” person juridik shqiptar.
-Së dyti do shohim se cili është objekti i padisë në këtë konflikt gjyqësor. Objekti është
përmbushja e detyrimit që rrjedh nga kontrata e distribucionit. Pra, kemi të bëjmë me një padi
personale detyrimi, ku njëra palë shoqëria “Alba” ka një detyrim të papërmbushur në vlerën
100.000 euro ndaj palës së paditur, shoqërisë “Dorito”.
Këto elementë na mjaftojnë fillimisht për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një juridiksion
ekskluziv sipas nenit 72 të LSHDNP apo nëse jemi përpara rasteve që përcaktojnë nenet 71, 73,
30 të ligjit. Duke analizuar dispozitën e nenit 72 të LSHDNP nuk jemi përpara rasteve që hyjnë
në juridiksionin ekskluziv. Gjykata duhet të analizoje gjithashtu nëse palët kanë marrveshje për
të caktuar juridiksionin në rast të një konflikti si ky i paraqitur në gjykatë. Këtë analizë dhe hetim
gjykata do e mbështesë tek kërkimet e palëve dhe te provat që mbështesin kërkimin e palës
paditëse.( neni K.Pr.C).
Nga analiza e provave na rezulton se palët kanë nënshkruar një kontratë distribucioni dhe në një
dispozitë të saj rezulton se palët kanë përcaktuar me marrëveshje midis tyre, juridiksionin për
zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga kjo kontratë, pikërisht zgjidhjen e
konflikteve sipas rregullave të arbitrazhit të Dhomës Ekonomike të Milanos. Gjithashtu palët
kanë rënë dakord edhe për ligjin e zbatueshëm, duke zgjedhur ligjin material të Republikës së
Italisë.
Pra, kontrata e cila përmban marrëveshjen për përcaktimin e juridiksionit përbën një element të
rëndësishëm pasi përcakton vullnetin e palëve në lidhje me caktimin e juridiksionit për zgjidhjen
e kësaj mosmarrveshje dhe ligjin e zbatueshëm.
Bazuar në nenin 37 të K.Pr.C gjykata verifikon nëse jemi përpara rasteve se kur është i
pranueshëm caktimi apo kalimi me marrëveshje i zgjidhjes së konflikteve civile në një
juridiksion gjyqësor të huaj. Një ndër rastet e parashikuara në nenin 37 të K.Pr.C është edhe kur
gjykimi ka lidhje me një detyrim ku njëra nga palët është e huaj (person juridik a fizik) dhe pala
tjetër është person juridik i së drejtës shqiptare. Pra, palët i përmbushin cilësitë për të bërë një
marrveshje për përcaktimin e juridiksionit.
Gjykata në këtë rast do të verifikoj vetëm vlefshmërinë e marrëveshjes sipas kritereve ligjore të
vëndit ku është nënshkruar. Në këtë rast marrveshja është lidhur me shkrim dhe është në
përputhje me zakonet tregtare ndërkombëtare të cilat janë ose konsiderohen të njohura për palët.
Gjithashtu gjykata verifikon nësë kjo marrveshje me shkrim është bërë konformë kërkesave të
ligjit të shtetit ku është nënshkruar kontrata përsa i përket kritereve të formës dhe përmabajtjes së
veprimit juridik. (neni 18/1/2 i LSHDNP)

c) A do të pranoni ju gjykimin e kësaj çështje? Jepni argumentet tuaja për pranimin ose
jo të juridiksionit! (10 pikë)

Unë nuk do ta pranoja këtë cështje për shqyrtim dhe do disponoja me vendim për “Deklarimin e
mungesës së juridiksionit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë për zgjidhjen e cështjes”.
Cështja e juridiksionit është një parakusht kryesor për të pasur proces dhe neni 59 K.Pr.C
parashikon se gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim
nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ.
Gjithashtu, bazuar dhe në nenin 158/a të K.Pr.C, gjyqtari kur studion paraprakisht aktet verifikon
nëse mes palëve kreditore dhe debitore ka ndonjë marrëveshje me shkrim ku të jetë përcaktuar
dhe juridiksioni për gjykimin e mosmarrveshjeve që do të lindnin nga zbatimi i kontratës.

Nga studimi i akteve në fazën e veprimeve paraprake vërej se palët kanë nënshkruar një kontratë
distribucioni, ku ndër të tjera kanë përcaktuar me marrëveshje midis tyre edhe juridiksionin për
zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga kjo kontratë. Pra rezulton qartë që palët
kanë shprehur vullnetin e tyre për zgjidhjen e konflikteve që mund të lindin nga zbatimi i kësaj
kontrate, sipas rregullave të arbitrazhit të Dhomës Ekonomike të Milanos. Gjithashtu palët kanë
rënë dakord edhe për ligjin e zbatueshëm, duke zgjedhur ligjin material të Republikës së Italisë.
Së pari konstatoj se kjo cështje me objekt: “përmbushjen e detyrimit që rrjedh nga kontrata e
distribucionit” nuk bënë pjesë në grupin e atyre cështjeve për të cilat gjykata shqiptare ka
juridiksion ekskluziv sipas nenit 72 të LSHDNP . Gjithashtu identifikova dhe vlerësova se
marrëveshja midis palëve për përcaktimin e juridiksionit, i përmbush kriteret e nenit 73/2
LSHDNP dhe pasi është bërë me shkrim dhe gjendet në një prej dispozitave të kontratës se
distribucionit. Kjo kontratë që përmban dhe marrëveshjen për juridiksion është e formalizuar
konform nenit 18/1/2 të LSHDNP. Pra, verifikova vlefshmërinë e marrvëshjes e cila është bërë
në përputhje me kërkesat e ligjit, pa u thelluar në atë se cfarë kanë disponuar palët në
marrëveshje. Duke qënë se ekziston një marrëveshje për juridiksionin ajo do të prevalojë mbi
juridiksionin e përgjithshëm dhe të posacëm.
Pra, në këtë cështje konstatoj mungesën e juridiksionit të gjykatës shqipëtare për shkak se palët
me marrëveshje kanë përcaktuar juridiksionin për zgjidhen e mosmarrëveshjeve që mund të
lindin nga kjo kontratë, pikërisht zgjidhjen e konflikteve sipas rregullave të arbitrazhit të Dhomës
Ekonomike të Milanos.dhe për këtë arsye vendosë nxjerrjen e cështjes jashtë juridiksionit
gjyqësor.

d) Cili do të ishte ligji i zbatueshëm në mungesë të zgjedhjes? (5 pikë)


Në rast se palët ndërgjyqëse nuk do të kishin përcaktuar me marrëveshje juridiksionin atëherë
gjykata shqiptare do të përcaktonte juridiksionin sipas parimit të përgjithshëm që lidhet me
vendqëndrimin e zakonshëm të palës së paditur ose sipas nenit 80 të LSHDNP që ka lidhje me
juridiksionin e vecantë. Sipas këtij neni Gjykatat Shqiptare kanë juridiksion në marrëdhëniet
kontraktore kur përmbushja e detyrimit është ose duhej të ishte në RSH.
Së pari do indetifikonim palët ndërgjyqëse dhe konstatojme se njëra nga palët, subjekt i
marrëdhënies juridike civile është me shtetësi të huaj, cka na bën të jemi përpara zgjidhjes së një
mosmarrveshjeje civile me elementë të huaj.
Sipas rregullit të përgjithshëm të juridiksionit ndërkombëtar të parashikuar në nenin 71 të
LSHDNP gjykatat shqiptare kanë juridiksion në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve juridiko-civile
me elemente të huaj, nëse pala e paditur ka vendqëndrimin e zakonshëm në RSH. Në kërë rast
pala e paditur shoqëria “Alba” është subjekt i të drejtës shqiptare, me vendqëndrim të zakonshëm
të R.SH. Gjithashtu edhe sipas nenit 80/b) të LSHDNP kur padia ka për objekt një kontratë ose
pretendime që rrjedhin nga një kontratë dhe vendi, në të cilin është përmbushur ose duhej
përmbushur detyrimi, ndodhet në Republikën e Shqipërisë, gjykata shqiptare ka juridiksion
ndërkombëtar.
Në zbatim të nenit 80 të LSHDNP na rezulton se:
-se pala e paditur, shoqëria “Alba” ka vendqëndrim të zakonshëm të R.SH.
-padia ka për objekt pretendime që rrjedhin nga kontrata e distribucionit, që kanë të bëjnë me
përmbushjen e detyrimit në vlerën 100.000 euro ndaj palës paditëse shoqërisë “Dorito”.
-Vendi në të cilën duhej përmbushur detyrimi ndodhet në Republiken e Shqipërisë, si rrjedhojë
juridiksionin për shqyrtimin e cështjes do ta ketë Gjykata së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ligji i zbatueshëm në mungesë të zgjidhjes në këtë rast do të përcaktohet sipas kriterit lidhës që
ka të bëjë me:
- vendin e përmbushjes së shërbimit
-vendbanimin e palës që duhet të përmbushë detyrimin.
Këto kritere lidhëse na rezultojnë nga aplikimi i nenit 46/2 të LSHDNP ku thuhet se kontratat, të
cilat nuk janë përmendur shprehimisht në pikën 1 të këtij neni, ose kur elementet e kontratës
përfshijnë tiparet e më shumë se një nga llojet e kontratave të parashikuara në pikën 1 të këtij
neni, kontrata rregullohet nga ligji i shtetit, ku pala që duhet të përmbushë shërbimin që
karakterizon kontratën ka vendbanimin e saj të zakonshëm në çastin e lidhjes së kontratës. Kjo
për arsye se palët kanë nënshkruar një kontratë distribucioni e cila nuk gjen shprehimisht
rregullim nga neni 46/1 të LSHDNP, por duke qënë një kontratë me elementë që përfshijnë tipare
të më shumë se një nga llojet e kontratave të sipërpërmendura, pasi kjo lloj kontrate realizon
edhe furnizimin edhe shpërndarjen, e kam përkufizuar sipas nenit 46/2 të LSHDNP.
Duke qënë se pala e paditur, shoqëria “Alba”, që ka detyrimin të përmbushë shërbimin
dhe furnizimin që karakterizon kontratën e distribucionit (import, promocion, shitje
produktesh) ka pasur vendbanimin e saj të zakonshëm në Shqipëri në çastin e lidhjes së
kontratës atëherë ligji i zbatueshëm do të jetë ligj
Kazusi 2

Alma M shtetase shqiptare kishte emigruar në Itali ku kishte njohur dhe bashkëshortin e saj
shtetasin Italian Matia B. Nga martesa e tyre erdhi në jetë fëmija Luka. Kur Luka ishte 2
muajsh, Alma kthehet në Vlorë dhe vendoset në familjen e prindërve të saj. Ajo i kërkon Matias
të qëndrojë me gjatë në Shqipëri dhe palët ranë dakord për këtë gjë. Për më shumë se një vit
Matia vinte për të takuar Almën dhe Lukan në Vlorë. Gjatë kësaj kohe Luka ishte regjistruar në
çerdhe, dhe Alma kishte filluar punë në biznesin e vëllait të saj. Në fund të vitit të dytë të
qëndrimit të saj në Vlorë, si pasojë edhe grindjeve të vazhdueshme, Alma vendosi të ngre padi
në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë për zgjidhjen e martesës më Matian.

Ajo iu drejtua Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ku i kërkoi zgjidhjen e martëses me shtetasin
italin Matia B, lënien për rritje dhe edukim të fëmijës së mitur Luka, detyrimin për ushqim për
fëmijën në shumën 500 euro, si edhe ndarjen e pasurisë së përbashkët që përfshin një autoveturë
që palët përdornin në Itali si edhe apartamentin e tyre që ndodhet në Bolzano të Italisë.

Në seancën e pajtimit në veprimet përgatitore, pala e paditur Matia i qëndroi deklaratës së


mbrojtjes, duke kërkuar mungesën e juridiksionit të gjykatës së Vlorës për gjykimin e çështjes.
Po pala e paditur Matia, ka kërkuar: nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke pretenduar juridiksionin e vendbanimit, atë Italian, pasi fëmija
mbahej me të padrejtë nga nëna e tij dhe se fëmija kishte lindur në Itali, ishte i regjistruar atje
dhe mbi të gjitha kishte edhe shtetësi italiane. Gjithashtu, ai paraqiti para gjykatës së Vlorës
faktin që një ditë përpara se të merrrte njoftimin për padinë e ngritur nga ana e bashkëshortes në
gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, ai kishte depozituar në gjykatën e Bolzanos padi për zgjidhje
martese.

Nësë ju do të ishit gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë cila do të ishte vendimmarrja juaj
në lidhje me çështjen dhe me konkretisht:

a) Cilët faktorë lidhëz ju do të merrni në analizë në funksion të zgjidhjes së duhur të


çështjes? (5 pikë)
b) A do të ndikojë në vendimin tuaj mbajtja e (pa)drejtë fëmijës nga paditësja? (5 pikë)
c) A do të pranoni ju gjykimin e çështjes duke përfshirë të gjitha pretendimet e paditëses?
(15 pikë)
d) A do të vendosni ju pezullimin e çështjes në favor të gjykatës së Bolzanos? (5 pikë)

a) Cilët faktorë lidhëz ju do të merrni në analizë në funksion të zgjidhjes së duhur


të çështjes? (5 pikë)
Faktorët lidhës që do të marr në analizë për zgjidhjen e kësaj cështje janë:
 Faktorët lidhës që përcaktojnë juridiksionin
Neni 75 i ligjit nr. 10528/2011 që përcakton juridiksionin në lidhje më martesën nisur nga:
-shtetësia shqiptare e njërit prej bashkëshortëve në kohën e lidhjes së martesës ose në kohën e
paraqitjes së padisë.
-vendqëndrimi i zakonshëm i të paditurit dhe paditësit, në kohën e paraqitjes së padisë, RSH.

 Faktorët lidhës që përcaktojnë ligjin e zbatueshëm në rastin konkret


-vëndqëndrimi i zakonshëm i bashkëshortëve (neni 25 i ligjit)
-vendqëndrimi i fundit i përbashkët në kohën e paraqitjes së padisë(neni 25 i ligjit)
-vendqëndrimi i zakonshëm i fëmijës (neni 29 i ligjit)
-ligji i shtetësisë së fëmijës, kur ai është në interesin më të lartë të tij.(neni 29 i ligjit)

Në rastin konkret shtetësia e njërit prej bashkëshortëve është shqiptare, konkretisht e palës
paditëse. Kjo shtetësi ka ekzistuar si në kohën e lidhjes së martesës dhe në momentin e paraqitjes
së padisë për zgjidhjen e martesës. Vëndqëndrimi i zakonshëm i palës paditëse është në Vlorë,
Shqipëri. Ky vëndqëndrim ekziston edhe në momentin e paraqitjes së padisë. Paditësja jeton prej
dy vitesh në Vlorë, në mënyrë të pandërprerë sëbashku me djalin e saj Luka.
Duke qënë se nga kjo martesë ka fëmijë të mitur do të merret në konsideratë dhe faktori lidhës që
ka të bëjë më interesin më të lartë të fëmijës
Fëmija i mitur ka lindur në Itali dhe është larguar prej andej vetëm 2 muajsh dhe banon në
Shqipëri prej 2 vitesh ku dhe është rregjistruar në çerdhe. Si rrjedhoje dhe vëndqëndrimi djalit të
mitur është në Vlorë, Shqipëri.
Këto kritere lidhëse në lidhje me juridiksionin dhe ligjin e zbatueshëm na orientojnë për të
përcaktuar gjykatën kompetente e cila në këtë rast është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

b) A do të ndikojë në vendimin tuaj mbajtja e (pa)drejtë fëmijës nga paditësja? (5


pikë)
Mbajtja e (pa) drejtë e fëmijës nga paditësja nuk do të ndikojë në vendimin tim përsa i përket
pasojave të zgjidhjes së martesës sepse vendimi do të merret pasi të jenë dëgjuar të dy palët në
lidhje me faktin e qëndrimit të fëmijës me nënën e tij por edhe në lidhje me mardhënien e tyre
bashkëshortore, afeksionin e fëmijës me secilin prind, raportin e ekspertes psikologe si dhe
pretendimet e tyre në lidhje me pasojat e zgjidhjes së martesës. Vendimi do të merret vetëm pasi
të jenë hetuar dhe analizuar të gjitha kërkesat dhe provat mbështetëse të tyre duke garantuar në
cdo rast interesin më të lartë të fëmijës.
c)A do të pranoni ju gjykimin e çështjes duke përfshirë të gjitha pretendimet e paditëses? (15
pikë)

Në këtë cështje paditsja pretendon:


-zgjidhjen e martëses me shtetasin italin Matia B,
-lënien për rritje dhe edukim të fëmijës së mitur Luka,
-detyrimin për ushqim për fëmijën në shumën 500 euro,
-si edhe ndarjen e pasurisë së përbashkët, që përfshin një autoveturë që palët përdornin në Itali si
edhe apartamentin e tyre që ndodhet në Bolzano të Italisë.
Në një proces gjyqësor për zgjidhjen e martesës, kur njëra nga palët ose të dy palët kanë
pretendime në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët përpos pretendimeve që rrjedhin dhe
nga pasojat e zgjidhjes së martesës (të parashikuara në KF), mendoj që gjykata bazuar në nenin
159 të K.Pr.C duhet të vendos që pretendimet në lidhje me pasurinë duhet të shqyrtohen veç nga
pretendimet e tjera pasi çmon se shqyrtimi i përbashkët i tyre, do të shkaktojë vështirësi të
dukshme në zhvillimin e gjykimit.
Në rastin konkret, ndër të tjera kemi një pretendim në lidhje për ndarjen e pasurisë
bashkëshortore por konstatojmë se kjo pasuri ndodhet jashtë territorit të RSH, konkretisht
ndodhet në Bolzano, Itali. Sipas nenit 72 të ligjit dhe “parimit pasqyrë” pretendimet që lidhen me
pasuri të paluajtshme shqyrtohen nga gjykata e vëndit ku ndodhen këto pasuri. Apartamenti, si
pronë e palujtshme, dhe autovetura si send i luajtshëm por i rregjistruar në rregjistrin publik në
Itali janë element që përcaktojnë juridiksionin ekskluziv të gjykatës italiane. Juridiksioni
ekskluziv i parashikuar në nenin 72 LSHDNP prevalon mbi juridiksionin e vecantë të
parashikuar në nenin 75 të LSHDNP
Megjithatë, ndodhur në këto kushte të sipërcituara, në rolin e gjykatës do vendosja me vendim të
ndërmjetëm, vetëm vecimin e kërkimeve sipas nenit 152 të K.Pr.C. Këtë vendim të ndërmjetëm
do e arsyetoja mbi bazën e nenit 159 të K.Pr.C. Në rast se pas këtij vecimi të pretendimit për
ndarjen e pasurisë, pala paditëse do nginte një padi të re më të njëjtin kërkim për pjesimin e
pasurisë bashkëshortore, atëherë gjyqtari i cështjes konkrete do të shprehej në lidhje me
juridiksionin si më sipër.
d)A do të vendosni ju pezullimin e çështjes në favor të gjykatës së Bolzanos? (5 pikë)

-Cështja e juridiksionit sipas nenit 75 përcaktohet nga kriteret lidhës që kanë të bëjnë me
shtetësinë dhe vendqëndrimin i zakonshëm të bashkëshortëve. Palët ndërgjyqëse janë me shtetësi
të ndryshme. Pala e paditur pretendon juridiksionin e vendbanimit Italian, pasi fëmija kishte
lindur dhe ishte rregjistruar në Itali dhe mbi të gjitha kishte shtetësinë italiane pavarsisht se në
këto momente ka vëndqëndrim të njëjtë më nenen e tij.
Sipas nenit 7/1/2 të Konventës së Hagës “Mbi juridiksionin, ligjin e zbatueshëm, njohjen,
zbatimin dhe bashkpunimin, në lidhje me përgjegjësinë prindërore dhe masat për mbrojtjen e
fëmijëve” njeh si faktorë lidhës ekskluziv, do të jemi përpara mbajtjes së padrejtë të fëmijës nëse
paditësja do të shkelte të drejtat e kujdestarisë që i përkasin palës së paditur Matia si prind i
fëmijës, sipas ligjit të shtetit në të cilin fëmija ka qenë banor i zakonshëm dhe pala e paditur që
ka të drejtat e kujdestarisë, që nga momenti që ka ose duhet të ketë pasur dijeni për
vendndodhjen e fëmijës duhet të bëntë një kërkesë për kthimin brenda një viti që fëmija është
vendosur në ambientin e ri të tij/të saj. Nga ana e të paditurit nuk është bërë asnjë kërkesë për
kthimin e fëmijës, brënda një viti që ka marrë dijeni për mbajtjen e padrejtë të fëmijës
Pala e paditur parashtron se ai që një ditë përpara se të merrrte njoftimin për padinë e ngritur nga
ana e bashkëshortes në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, ai kishte depozituar në gjykatën e
Bolzanos padi për zgjidhje martese.
Në nenin 38 të KPrC jepen taksativisht rastet se kur gjykata shqiptare vendos pezullimin e
gjykimit në rast se e njëjta padi, midis të njëjtave palë, me të njëjtin shkak dhe objekt padie është
duke u shqyrtuar njëkohësisht nga një gjykatë e shtetit të huaj dhe gjykata shqiptare.
Duke mos pasur një rregullim të shprehur në lidhje me situatën se kush do konsiderohet padi e
paraqitur më parë ne gjykatat respektive në rast se njëra palë ka nisur procesisn në një shtet por
pala tjeter nuk ka marrë ende dijeni dhe ka ngritur të njëjtën padi përpara gjykatës së shtetit
tjetër, do ti referohemi rregullimit që bën neni 32 i rregullores 1215/2012 e cila do nënkuptonte
në rastin konkret se padia e paraqitur në gjykatën e shtetit italian përpara së pala e paditur të
merrte njoftimin do të konsiderohet si padia është paraqitur më parë në kohë në gjykatën e shtetit
të huaj.
Në këtë rast do të vendosja pezullimin në favor të Gjykatës së Bolzanos pasi padinë e konsideroj
të paraqitur më parë në këtë Gjykatë dhe pezullimi është i nevojshëm për mirëadministrimin e
drejtësisë.

You might also like