Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 22

Universiteti Polis

Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajn-it


Msc. Inxhinieri ndërtimi

TEORI E AVANCUAR E
STRUKTURAVE 1
LEKSION 3

L E K TO R E : D R . I L DA RU S I
FORMULIMI I PARIMIT TË PUNËS TË MUNDSHME

Sistemet Statikisht të Pacaktuara trupa të padeformueshëm, të lidhur në mënyrë


të qëndrueshme ndërmjet tyre dhe me “tokën”
Zgjidhja
metoda statike ekuacione …….
metoda kinematike parimi ……..
EKUACIONI I PIKËS MATERIALE

Nga statika janë të njohura ekuacionet e ekuilibrit të një pike materiale çfarëdo që ndodhet
nën veprimin e forcave Fx,i; Fy,i; Fz,i (i=1, 2, … , n)
Referuar boshteve koordinativë kartezianë Ʃ Fx,i=0
Ʃ Fy,i=0 (1.2.1)
Ʃ Fz,i=0
Duke i shumëzuar tre ekuacionet e mësipërme me konstantet ux, uy, uz :
ux Ʃ Fx,i=0
uy Ʃ Fy,i=0
(1.2.2) uz Ʃ Fz,i=0
EKUACIONI I PIKËS MATERIALE

Nëse konstantet konsiderohen zhvendosje arbritare të pikës


çdo produkt i krahut të majtë paraqet
punën e mundshme (virtuale) përkatëse

Parimi i punës së mundshme në një pikë (parimi i zhvendosjeve të mundshme)

(1.2.3) (ux Ʃ Fx,i) + (uy Ʃ Fy,i) + (uz Ʃ Fz,i) = 0

I njëvlerfshëm me përdorimin e
ekuacioneve të ekuilibrit
PARIMI I PUNËS SË MUNDSHME PËR NJË TRUP TË
NGURTË

Nëse barazimi aplikohet për të gjitha pikat e trupit të ngurtë në ekuilibër


Kur një trup i ngurtë, që është në ekuilibër,
merr një sistem zhvendosjesh të mundshme
kompatibile, puna e mundshme totale e gjithë
(ux Ʃ Fx,i) + (uy Ʃ Fy,i) + (uz Ʃ Fz,i) = 0 forcave të jashtme është zero; dhe e kundërta,
nëse puna e mundshme totale e gjithë forcave
të jashtme që veprojnë në një trup të ngurtë
është zero, atëherë trupi është në ekuilibër

pikat materiale mbeten në kontakt me njëra tjetrën dhe ato


Zhvendosje kompatibile
zhvendosen së bashku (Johan Bernoulli, 1717)
SISTEMET E TRUPAVE TË PADEFORMUESHËM

Nëse rastin e sistemeve të përbërë nga disa trupa të ngurtë, parimi formulohet

Nëse forcat e aplikuara mbi një sistem


❑ Zhvendosje të vogla, imagjinare mekanik trupash janë në ekuilibër, atëherë
për çdo zhvendosje të mundshme (virtuale)
zhvendosje të mundshme (virtuale) të sistemit, puna e mundshme e forcave
vepruese është e barabartë me zero; dhe e
kundërta: në rast se, kur një sistem mekanik
që ndodhet nën veprimin e një sistemi
forcash i jepet një zhvendosje e mundshme,
(dux Ʃ Fx,i) + (duy Ʃ Fy,i) + (duz ƩFz,i) = dW rezulton se puna e forcave është zero,
atëherë sistemi i forcave është në ekuilibër.
(1.2.4)
KONCEPTI I METODËS KINEMATIKE
Bazohet në parimin e punës së mundshme për llogaritjen e reaksioneve në një sistem
statikisht të caktuar
1. Aplikohet postulati çlirimit nga lidhjet
2. Kalohet nga një sistem i qëndrueshëm fillestar në një sistem mekanizëm (virtual)
me një shkallë lirie
Hiqet ajo lidhje, reaksioni i së cilës kërkohet të përcaktohet. Veprimi i lidhjes
zëvendësohet me reaksionin përkatës, forcë kjo që kalon në grupin e forcave të dhëna.
Sistemi ka marrë një shkallë lirie. Këtij sistemi të ri, i jepet një zhvendosje e
mundshme që i përgjigjet shkallës së lirisë të tij.

3. Formulohet ekuacioni i punës së mundshme: dW=0


KONCEPTI I METODËS KINEMATIKE

4. Në këtë ekuacion hyjnë forcat e jashtme + reaksionet çliruar


5. Nga zgjidhja përcaktojmë reaksionin kërkuar

forcë * zhvend * cos (forcë, zhvend)


W=
moment * kënd rrotullimi
PUNA DHE ENERGJIA NË SISTEMET E DEFORMUESHËM

• Në një trup të deformueshëm, elastik ose jo, lidhjet e brëndshme midis pikave nuk
janë të ngurta.
• Pikat zhvendosen ndaj njëra tjetrës, kurse trupi deformohet
• Në dallim nga trupi i ngurtë, puna e forcave të bashkëveprimit midis pikave, që
quhet puna e forcave të brendshme, nuk është zero
• Ky është momenti pikë-nisje për përdorimin e metodave energjitike në analizën e
gjendjes së deformuar dhe të sforcuar të strukturave të deformueshme
• Sjellja e strukturës e kufizuar brenda stadit elastik respekton ligjin e Hukut
• Përdorimi i metodave energjitike mundëson llogaritjen e zhvendosjeve për shkak të
veprimeve të dhëna
• Opsion tjetër është jo npm metodave energjitike por npm formulimit të
ekuacioneve diferenciale të vijave elastike
PUNA DHE ENERGJIA NË SISTEMET E DEFORMUESHËM

Metodat energjitike përdoren me efikasitet edhe në problemet “inverse” dmth


në problemet e përcaktimit të forcave të panjohura. Metodat energjitike
përdoren gjerësisht edhe për ndërtimin e matricave të ngurtësisë

Matricat janë të nevojshëm për analizën e strukturave me metodën e


deformimit (MD) e shprehur kjo në format klasike të saj apo sipas konceptimit
të metodës së elementëve të fundëm (MEF).
PUNA E FORCAVE TË JASHTME
Ngarkimi statik kur struktura deformohet pa patur shpejtime, deformacionet realizohen
pafundësisht ngadalë
Forcat e inercisë të masave që deformohen janë shumë të vogla dhe mund ti shpërfillim
(supozojmë)
Në çdo moment kohe forcat e jashtme ekuilibrohen nga forcat e brendshme që shfaqen në
trupin apo strukturën e dhënë (supozojmë)
Kushti i varësisë lineare (Ligji Hukut) (supozojmë)
Nga sa më sipër konkludohet:

Nëse një trup, në të cilin nuk ka patur nderje (sforcime) fillestare, i nënshtrohet
veprimit statik të një force P (apo momenti M) që shkakton zhvendosjen D (apo
këndin f), puna e harxhuar për deformimin e trupit nuk do të jetë e barabartë me
produktin PD (apo Mf) por më e vogël se ky produkt. Kur veprojnë shumë forca
(momente) do të flitet për shumën e produkteve të tilla.
TEOREMA KLAIPERON – PUNA REALE E FORCAVE TË
JASHTME

Puna reale e forcave të jashtme puna që kryhet nga forcat e jashtme mbi një
strukturë të izoluar nga mjedisi përreth që shkon për llogari të deformimit të saj

Puna reale e forcave të jashtme madhësi pozitive

Nëse struktura është elastike dhe ngarkesat e dhëna P1, P2, …,Pj, … Pn aplikohen mbi
të në mënyrë statike gjatë proçesit të deformimit vlera mesatare e një ngarkese
çfarëdo është Pi/2 – e mesmja aritmetike e vlerës fillestare të ngarkesës(zero)dhe
vlerës përfundimtare të saj (Pi)
TEOREMA KLAIPERON – PUNA REALE E FORCAVE TË
JASHTME

I referohemi një strukture konkrete Veprimi i një force statike mbi një tra

Puna reale e forcave të jashtme


Duke u nisur nga marrëdhënia lineare forcë-
zhvendosje, shënojmë me X një vlerë ndërmjetëse
të forcës së jashtme kurse me l madhësinë
korresponduese të zhvendosjes

Për një rritje pambarimisht të vogël të zhvendosjes


puna e forcës shprehet nga produkti

dWe = X dl
TEOREMA KLAIPERON – PUNA REALE E FORCAVE TË
JASHTME

I referohemi një strukture konkrete Veprimi i një force statike mbi një tra
Puna reale e forcave të jashtme

Marrëdhënia lineare forcë-zhvendosje


We = X dl
TEOREMA KLAIPERON – PUNA REALE E FORCAVE TË
JASHTME

Sipas ligjit të Hukut zhvendosja është proporcionale me forcën


l = dX = diiX
Madhësia d=dii është një konstante që shpreh zhvendosjen sipas drejtimit të dhënë
(X) shkaktuar nga po ajo forcë me vlerë njësi (X=1)
Treguesit ii tregojnë: i pari drejtimin e zhvendosjes njësore dhe i dyti forcën që
shkakton zhvendosjen d
dl = diiX
dWe = diiX*dX
TEOREMA KLAIPERON – PUNA REALE E FORCAVE TË
JASHTME

Duke integruar marrim


𝑃 dii∗𝑃2
We = ‫׬‬0 diiX∗dX =
2
Nga zëvendësimi më sipër produktit diiP me vlerën përfundimtare të zhvendosjes
(D= diiP), shprehja e punës rezulton
dii∗𝑃2 𝐷2 𝑃𝐷
We = = =
2 2dii 2

T. Klaiperon Puna reale e disa forcave të jashtme është e barabartë me gjysëm-


shumën e produkteve të çdo force me zhvendosjen korresponduese, që shkaktohet nga
veprimi shumar i të gjitha forcave
TEOREMA KLAIPERON – PUNA REALE E FORCAVE TË
JASHTME

Puna totale e gjithë forcave të jashtme veprimi i disa forcave në strukturë

1 1
We = Ʃ( Pi) Di = ƩPi Di
2 2
TEOREMA KLAIPERON – PUNA REALE E FORCAVE TË
JASHTME

…. Gjendja përfundimtare e deformuar e traut nuk varet nga radha e aplikimit të


forcave madje as puna e forcave të jashtme
Për thjeshtësi supozohet se forcat veprojnë njëkohësisht
Aplikojmë parimin e pavarësisë së veprimit të forcave
Çdo zhvendosje Di në drejtim të forcës Pi por që shkaktohet nga veprimi i
njëkohshëm i të gjitha forcave të aplikuara në tra është funksion linear i forcave Pi

Di = d11P1 + d12P2 + … + d1nP për (i=1, 2, …,j, …,n)


PUNA E FORCAVE TË JASHTME-METODA ENERGJITIKE

Kur një forcë F është në të njëjtin drejtim me


zhvendosjen dx, puna e kryer është
dWe = Fdx

Nëse zhvendosja totale është x puna jepet:


𝑥
We = ‫׬‬0 F∗dX
1
We = PD
2

Forca aplikohet gradualisht


PUNA E FORCAVE TË JASHTME-METODA ENERGJITIKE

Kur një forcë P është aplikuar më përpara dhe


shtojmë një force të re F’

Puna e kryer nga forca P kur shufra i nënshtrohet


një zhvendosje shtesë D’ është

We’ = P*D’
PUNA E FORCAVE TË JASHTME-METODA ENERGJITIKE

Puna e një momenti jepet si produkt i magnitudës së


momentit me këndin dѲ

dWe’ = M*dѲ
Nëse këndi i plotë i rrotullimit është Ѳ
Ѳ
We = ‫׬‬0 M∗dѲ

1
We = MѲ
2

Momenti aplikohet gradualisht

You might also like