Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

UNIVERSITETI POLITEKNIK

FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT


DEPARTAMENTI I NDRETIMIT KURSI NDERTIM III-të

(LËNDA : FURNIZIM ME UJË – KANALIZIME)

PUNOI : DRITAN GJEGAJ PRANOI: Prof. ALDO GEGA

TIRANE: 11.01.2024
Kërkesat e Projekt – Kursit Dega
Ndertim – Kursi III Pedagogu
lëndës: Aldo GEGA

Projekt – Kursi
(Lënda”Furnizim me Ujë-Kanalizim”)
Studenti: Dritan Gjegjaj
Kursi Viti akademik III-A
Varianti 7

Tema: “ Projektimi i Furnizimit me Ujë të një qendre të banuar dhe të një


ndërtese”
Ky projekt kurs përbëhet nga dy pjesë, ku e para ka të bëjë me projektimin e rrjetit
shpërndarës të ujësjellësit dhe pjesa e dytë ka të bëjë me projektimin e rrjetit të brendshëm të
ujësjellësit (në ndërtesa).
Pjesa e parë
Jepet planimetria (skema) e një rrjeti shpërndarës të ujësjellësit. Në të janë dhënë gjatësitë e
pjesëve të rrjetit, si dhe pikat në të cilat kemi një kërkesë të përqendruar të ujit. Duhet pasur
parasysh se në të gjitha pjesët kemi shpërndarje të ujit në mënyrë të njëtrajtshme.
Kështu duke u bazuar në të dhënat dhe skemën në dispozicion kërkohet që :
1. Të përcaktohen prurjet karakteristike të përdoruesve të ndryshëm të qendrës së
banuar, si dhe prurja totale ditore Qditore dhe prurjen totale në sekondë q sekonde, duke pranuar se
totale totale

humbjet në rrjetin shpërndarës janë 20% e prurjes së kërkuar (ditore dhe në sekondë) nga qendra
e banuar. Koha e kërkesës për ujë nga përdoruesit e ndryshëm të merret si më poshtë :
 Popullsia-------24 orë
 Ndërmarrja Nevoja komunale--------8 orë për turn
Nevoja teknologjike-----8 orë për turn
Nevoja për dushe-------45 minuta= 0.75 orë për turn
 Spitalet----------24 orë
 Lulishtet----------6 orë
 Shtëpi Pushimi--------24 orë
 Hotelet----------24 orë
 Konviktet-------24 orë
 Shkolla-----------6 orë
 Restoranti------12 orë
 Lavanderi-------10 orë
 Teatri--------------4 orë

2. Të përcaktohet vëllimi i rregullimit të rezervuarit me të dyja metodat (analitike


dhe grafike) për rregullimin e prurjes gjatë 24 – orëve.
Të përcaktohet gjithashtu vëllimi i zjarrit, kur pranojmë se kohëzgjatja e tij do të jetë t zj = 3 orë
me një prurje të kërkuar qzj = 10 l/sek si dhe të përcaktohet vëllimi rezervë për shkak avarie në
Universiteti Politeknik i Tiranës Faqja 1 nga 2
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Departamenti i Ndertimit
Kërkesat e Projekt – Kursit Dega
Ndertim – Kursi III Pedagogu
lëndës: Aldo GEGA
linjën e jashtme të ujësjellësit me vëllim sa ¼ e të dy vëllimeve të mësipërme. Të gjendet edhe
vëllimi total i rezervuarit.
3. Të projektohet rrjeti i hapur (i degëzuar) shpërndarës i ujësjellësit. Të gjendet kuota
e tabanit të rezervuarit dhe më pas vlerat e presioneve të ujit në çdo pikë të rrjetit. Të bëhet
dhe paraqitja grafike e presioneve të ujit në rrjetin e dhënë (sipas një shkalle të caktuar për
vlerat e presioneve).
4. Për linjën më të gjatë të rrjetit të hapur shpërndarës të ndërtohet profili gjatësor i
saj duke filluar që nga Rezervuari e deri tek pika më e largët.
Shënim: Të dhënat për pikën e parë të Projekt – Kursit gjenden tek tabela bashkëngjitur
dhe skema ju jepet në një fletë tjetër. Për ata që kanë më pak se 3 (tre) pika ujëkërkuese të
përqendruara të marrin dy të parat (q1 dhe q2) ose vetëm q1.
Për të përcaktuar presionin e lirë në rrjet do të pranohet se ndërtesa më e lartë në qendrën e
banuar është 6-katëshe dhe me vlerë të presionit të lirë minimal të lejueshëm Hl = 30 m.
a. Tabela e të dhënave për llogaritjen e vëllimit rregullues të rezervuarit

Koefiçientët orarë të përdorimit të ujit

KOHA
Popullsia < 100 000 Banorë Popullsia > 100 000 Banorë
(ORA)
0 -- 1 3.00 3.35
1 -- 2 3.20 3.25
2 -- 3 2.50 3.30
3 -- 4 2.60 3.20
4 -- 5 3.50 3.25
5 -- 6 4.10 3.40
6 -- 7 4.50 3.85
7 -- 8 4.90 4.45
8 -- 9 4.90 5.20
9 -- 10 5.60 5.05
10 -- 11 4.80 4.85
11 -- 12 4.70 4.60
12 -- 13 4.40 4.60
13 -- 14 4.10 4.55
14 -- 15 4.20 4.75
15 -- 16 4.40 4.70
16 -- 17 4.30 4.65
17 -- 18 4.10 4.35
18 -- 19 4.50 4.40
19 -- 20 4.50 4.30
20 -- 21 4.50 4.30
21 -- 22 4.80 4.20
22 -- 23 4.60 3.75
23 -- 24 3.30 3.70

Universiteti Politeknik i Tiranës Faqja 2 nga 2


Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Departamenti i Ndertimit

You might also like