Lab1 Matje

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE

LABORATORI I MATJEVE ELEKTRIKE

Laboratori: Kontrolli i Aparateve

Punoi: Std: Xhoana Gjini Pranoi: Prof. As. Genci SHARKO

Grupi: BCH TELEKOMUNIKACION 2B

Viti akademik: 2023-2024


KONTROLLI i AMPERMETRAVE, VOLTMETRAVE DHE VATMETRAVE ME METODEN E
KRAHASIMIT

Permbajtja
1. Programi i punës.......................................................................................................................................2
2. Aparatet dhe Materialet e përdorura:......................................................................................................2
3. Njohuri të përgjithshme.............................................................................................................................3
4. Procedura:
5. Konkluzione: .............................................................................................. Error! Bookmark not
defined.

1. Programi i punës

a) Njohuri te përgjithshme
b) Kontrolli i jashtëm i aparatit.
c) Te percaktohet gabimi kryesor dhe variacioni i tregimit te Aparatit.
d) Te përcaktohet gabimi suplementar ne tregimin e Aparatit.
e) Te percaktohet koha e qetesimit e Aparatit
f) Te maten rezistencat e izolimit e Aparatit
g) Te ndertohen grafiket e korrigjimeve per tregimet e Aparatit

2. Aparatet dhe Materialet e përdorura:

• Ampermetër DC i cili do i nënshtrohet kontrollit, sistemi elektro-magentik,


vlera nominale 60mA dhe klasa 1
• Multimeter dixhital tipi “Agilent 34410A” i cili do të shërbejë si aparat kampion
sepse ka saktësi shumë më të madhe
• Autotransformator (Burimi i Ushqimit i cili do të gradohet për vlera të ndryshme
rryme)
• Fijet lidhëse
• Tabelat ndihmëse për shënimin e vlerave të matura
3. Njohuri te përgjithshme

Çdo aparat matës elektrik karakterizohet nga një parametër të quajtur klasë e instrumentit
matës, e cili nuk paraqet gjë tjetër veçse derisa gabon ky aparat. Por ky gabim i aparatit matës
elektrik mund të ndryshojë me kalimin e kohës si pasojë e një sërë arsyesh, si: shformimi i
sustave spirale në rast mbingarkesash, humbje e magnetizmit në magnetët e pëdorur për
krijimin e fushës, djegie e rezistencave të përdorura në sistemin matës etj.

Si rrjedhojë ne duhet të zhvillojmë kontrolle periodike të këtyre aparate për t’u siguruar se
klasa e tyre nuk ndryshon, dhe nëse ajo ndryshon të përcaktojmë klasën e re të aparatit. E
gjitha kjo duhet të realizohet në kushte laboratorike ku na duhet të përdorim një instrument
tjetër kampion i cili duhet të plotësojë konditat e mëposhtme:

• Gabimi i instrumentit kampion duhet të jetë 3-5 herë më i vogël se i atij i cili do të
kontrollohet
• Instrumenti kampion duhet të ketë të njëjtin sistem ndërtimi me aparatin i cili do të
kontrollohet
• Instrumenti kampion duhet të ketë një kufi nominal së paku 1.2 herë më të madh se i
aparatit që po kontrollohet

Ekzistojnë një sërë madhësish që përdoren në llogaritjen e gabimeve në matje. Një radhitje e
tyre është si më poshtë:

• Gabimi absolut

Paraqet diferencën mes vlerës së matur dhe asaj reale. Mx-Vlera e matur, Mo-Vlera e
saktë(reale)

Ga=Mx-Mo

• Korigjimi absolut

Numerikisht është gabimi absolut në shenjë të kundërt

Θ= -Ga = Mo-Mx
• Gabimi relativ

Gabimi relativ paraqet raportin në përqindje të Gabimit absolut me vlerën reale të madhësisë
që po matet

• Gabimi i referuar

Shihet si raport i vlerës së gabimit absolut me vlerën nominale të shkallës matëse të aparatit

• Klasa e aparatit

Përcaktohet nga gabimi i referuar maksimal i aparatit, i cili përcaktohet nga Gabimi Absolut
Maksimal

Ajo mund të marri një sërë vlerash ku vlerat sipas standartit janë si më poshtë:
0.01, 0.02, 0.05, 0.1, 0.2, 0.5, 1, 1.5, 2.5, 5

Një aparat me klasë më të vogël ka saktësi më të madhe për arsye se paraqet një gabim më të
vogël.

Siç u tha pak më parë, gabimi i aparatit kampion duhet të jetë 3-5 herë më i vogël se i atij që
do të kontrollohet, çka do të thotë në mënyrë analogjike se klasa e aparatit duhet të jetë 3-5
herë më e vogël. Kështu psh një aparat me klase 0.05 do duhet të kontrollohet nga një
instrument kampion me klasë 0.01.

Është e rëndësishme të theksohet fakti se klasa mund të ndryshojë jo vetëm prej kushteve të
brendshme të aparatit, por edhe të atyre të mjedisit përreth, siç janë fushat e fuqishme
magentike, ndryshimi i pozicionit të aparatit, ndryshimet e theksueshme të temperaturës,
frekuencës etj, ndaj është e rëndësishmë që këto faktorë të mënjanohen.

Një kusht tjetër me vlerë që duhet të vihet në zbatim është që pozicioni i aparateve vertikal
ose horizontal të jetë i njëjtë për të dy aparatet(ai që do të kontrollohet dhe ai kampion)
4. Procedura:
Fillimisht përcaktohet instrumenti matës elektrik të cilit do i kontrollohet klasa, ku në rastin
në fjalë është instrumenti i cili gëzon karakteristikat e mëposhtme:

Instrumeti i cili do të kontrollohet Ampermeter DC


Instrumenti Kampion Multimeter tipi “Agilent 34410A”
Kufiri maksimal 60mA
Numri maksimal i ndarjeve 120
Klasa 1
Sistemi Elektro-magnetik

Fillimisht do të niset me kontrollin e jashtëm të aparatit për të parë nëse ka dëmtime të cilat
mund të ndikojnë në matjen e rrymes nga ampermetri, si të çara, dëmtim i pasqyrës, i bornave
të lidhjes etj. Nëse ka atëherë aparati duhet të riparohet nga këto dëmtime për të vijuar më tej
me kontrollin e radhës.

Më pas, para se të fillohet me procedurën e matjeve, është e rëndësishme që Voltmetri të


ngrohet në vlerë nominale për të paktën 15 minuta me qëllim që të merren rezultate më të
sakta gjatë kontrollit.

Tanimë gjithçka është gati për fillimin e procedurës laboratorike. Hapi i parë do të ishte
pikërisht lidhja e ampermetrit që do t’i studiohet saktësia në seri me autotransformatorin,
ku pikërisht në seri me keta të dy do të lidhet edhe aparati kampion që është Multimetri.
Kjo e paraqitur skematikisht si më poshtë:

Sigurohemi që multimetrin e kemi rregulluar që të masi rryme DC.


Për të kontrolluar ampermetrin matjet do të realizohen për çdo vlerë kryesore të afishuar në
pllakën e shkallëzuar të instrumentit. Këto matje do të realizohen një herë në rritje të vlerës së
rrymes nga autotransformatori dhe një herë në zbritje.

Procedura do të fillojë e tillë. Fillimisht autostransformatori do të gradohet derisa shigjeta


në ampermeter të paraqesi vlerën e parë kryesore, ku në këtë rast është 10A. Do të shihet
vlera e paraqitur në ekranin e multimetrit e do të mbahet shënim. Kjo vlerë pra, pikërisht
do të merret si vlera Mo e matjes. Më tej autotransformatori do të gradohet derisa vlera ne
ampermetër të paraqesi vlerën tjetër të afishuar, që është 20A. Do të vërehet vlera e
treguar në ekranin e Multimetrit dhe do të mbahet shënim. Këto matje do të vijojnë derisa
të arrihet në vlerën nominale të shkallës së ampermetrit që në këtë rast është 120 dhe do
të hidhen në një tabelë të gjithë rezultatet e përftuara.

Tanimë do të zhvillojmë të njëjtin proces, por në zvogëlim të vlerës së tensionit në intervalin


120A-10A dhe përsëri do t’i mbajmë shënim vlerat e afishuara në multimeter.

Për çdo pikë në rritje dhe zvogëlim të rrymes do të gjendet gabimi absolut si diferencë e
vlerës së treguar në ampermeter dhe asaj të afishuar në multimeter si edhe korigjimi absolut
që nuk do të jetë gjë tjetër veçse gabimi absolut në shenjë të kundërt.

Është e rëndësishme që të tregohet shumë kujdes në leximin e vlerave në të dy aparatet.

Për të përcaktuar më tej gabimin relativ dhe atë të referuar duhet të marrim për bazë gabimin
absolut më të madh të çiftit rritje-zvogëlim në matjet e bëra. Dhe pikërisht me këto matje ne
do të mund të përcaktojmë edhe klasën e aparatit duke parë vlerën më të madhe që merr
gabimi i referuar, vlerë nga e cila nisemi për të nxjerrë konkluzionin e këtij eksperimenti.

Me të dhënat e tabelave që janë gjetur ndërtohen grafikët e korigjimeve për tregimet rritëse
dhe zvogëluese duke shënuar në boshtin e abshisave tregimet e aparatit që po kontrollohet
dhe në boshtin e ordinatave korigjimet përkatëse. Pikat e gjetura duhet të bashkohen me
drejtëza.

Nese nderrojme pozicionin e aparatit qe kontrollohet,pozicionojm shigjeten pak me shume se


mesi I ndarjeve dhe mbajm shenim se sa shenon rryma.Keshtu mund te gjejme:

Gabimet absolute,ku ne rastin tone e pozicionojm shigjeten ne 70mA dhe

Gab=70-vleren maksimale te aparatit kampion


Mund te gjejme mesataren e tregimit te aparatit kampion ne rritje e zbritje

Mmes=(Mrr+Mz)/2

Gjithashtu mund te gjejme gabimin suplementar ne% duke perdorur formulen

β%=(M-Mmes)*100%/Mn

You might also like