Lirika Popullore Shqiptare

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

PROJEKT

Tema: Lirika Popullore Shqiptare


Lenda: Gjuhe Shqipe

Klasa: IXA

Punoi: Amarildo Dashi


Pranoi: Mesuese Liri Sina

Lirika është lloji i poezive që këndoheshin me lyra.


Lirika përveç epikës dhe dramatikës është dhunti e tretë letrare.
Veprimtaria poetike quhet lirikë.
Poezia lirike hyn në rradhën e krijimeve më të lashta letratre . Ajo u
shfaq që kur njeriu mësoi të mendojë dhe të flasë .Vetia themelore e
poezisë lirike është se këngëtari ose poeti shfaq përjetimet e veta si :
gëzimet , dëshirat , shpresat dhe vuajtjet . Poezia lirike ndahet në lloje të
shumta , ato janë : poezia përshkruese , poezia e dashurisë , oda , elegjia,
epitafi , epigrafi , poezia idilike , poezia sociale, poezia patriotike, himni,
poezia satirike etj.
Lirika popullore, Lirika popullore shqiptare është mjaft e pasur dhe e
larmishme.Ajo është e lidhur me ritet,zakonet,festat(këngët e
punës,këngët kalendarike) me ngjarjet reale historike (këngët e
mërgimit,këngët e trimërisë),me castet kryesore të jetës së
njeriut:lindja,dashuria,vdekja(ninullat,këngët e dashurisë,këngët e
dasmës dhe këngët e vajtimit).

Baladë për Vasiliqinë


Vasilikë e bukur dhe moj
yll, o yll i vashës
psherëtimë e bardhë dhe moj
o e Ali Pashës

Dimër edhe vere qyqe


tridhjetë vjet në shkallë
po ç’pret moj e gjorë dhe moj
Aliu s’është gjallë

Në fshatin ku linde dhe moj


si hënë e gremisur
si dhogë e anuar dhe moj
vidhat, të vidhisur

Nusezeza jonë dhe moj


si një lot i grisur
vjehrra Shqipëri edhe moj
ëndërr e pazdisur

Pret e pi rakinë dhe moj


rruazë floriri
pret, e pret të vijë dhe moj
Ali Pashë Veziri

Një natë me trupin dhe moj


një natë me kokën
flë Vasiliqia dhe moj
si ngrica me token

Vasilikë e bukur dhe moj


yll, o yll i vashës
psherëtimë e bardhë dhe moj
o e Ali Pashës…

Dasma e Kamber Loshit


Kamber Loshi o del në at’kodër
A po m’vjen, o kjo nusja e vogel?
Nuk vjen nusja, as krushku i parë
Kaçallniku m’ka çu i fjalë
Nqs s’don oh ferrën te pragu
Hiqe mor flamurin nga konaku.

Hej, Kacallnik largo taborët


Mos ma shkel oh barin mbi vorre
Mos ia thuj lokes at’fjalë
Mos m’i kthe oh dasmorët mbrapsht!

Kam themelin oh tek ky gur


Besa jam shqiptar e nuk ul flamur
Kam themelin oh tek ky gur
Besa jam shqiptar e nuk ul flamur!

U derdh gjylja oh mbi kasolle


Morën flakë oh dy lule molle
Moren zjarr oh pesëqind fishekë
Kamber Loshi s’paska vdekë
S’qenka shelg oh që dridhet bregu
Qenka more lis oh tek balli i shtegut!

Eja loke, ma jep martinën


Permbi shkamb, o ta ngul opingën
Veç ne kamb oh ta ngrejmë tremninë
E t’ia shemb krajlit ushtrinë!

Kam themelin oh tek ky gur


Besa jam shqiptar e nuk shuhem kurrë.
Kam themelin oh tek ky gur
Besa jam shqiptar e nuk shuhem kurrë!

Aga Ymeri na u martue


Agë Ymeri na u martue,
po, more, jo
Sall, nji, nat’ ma s’ndej me grue,
i ra lota ushtar me shkue,
për me i shkue mbretit n’ushtri.
-Lamtumirë, tha, mori grue!
Po i thotë vasha: “A vi me ty?”
-Nuk asht rrugë me ardhë me mue,
por, sa kohë po m’pret, ti, grue?
Un’ të për o për tri ditë,
për tri ditë’-o për tri net.
– At’ u thaftë goja, qysh po flet!
Un’ të pres-o, për nandë net.
-Tu thaftë goja, qysh po flet,
qysh po flet-o mori shtrigë!
se asht mirija treqind ditë,
se s’asht rrug-o për nandë ditë,
por asht rrug-o për nandë vjet,
e por i thanë e zezë ushtri.
A m’nep besën se po m’pret!
Për nandë vjet-o-un të pritsha,
vedit fat, tha, mos i qitsha!
-Të lumtë goja qysh po flet! –
Atëherë Aga u nis me shkue.
Se ka ra n’luftë të parë,
ja kanë varrue atin e bardhë.
N’luftë të dytê kur ka ra,
Ate t’shkretën rob e kanë xanë,
e kanë xanë e n’burg po e shtinë,
mirë po han edhe po pin,
sa mirë tamerthës po na i bjen.
Kaluen ditë e kaluen net.
Kur janë mbushun-o nand vjet,
Temarthës ma s’po na i bjen,
ka çilë gojën, po bërtet.

Dy Tupana ne dere te Kulles


Dy tupana në derë të kullës
Nji za burri në tel të lahutës
Gëzohen malet se na lindi bija
Përshëndesin pushka e sharkia
Kanga e pushka në odë t`Drenicës
Përçjell nuesë Shote Galiçën…

Shota rrin mbi kalë gjith nur


Në ballë t`dasmorëve një flamur
Njëmijë krushq me nusen vijnë
Njëmijë pushkë mbi supe u rrinë

Kapërçejnë grykat dhe malet


Bien tupanat, kënga s`ndalet…

Shtatë varruem në jatagana


Gjokset mbushur me nishana
Shota erdh e qeshet Kulla
Azem Bejta rrin me burra

Shtati i Shotës si shtizë flamuri


Sy përflakun në fkalë t`barutit…

Shota veshi tirq galana


Nuse malesh në luftë me krajla
S`rrin me i k`ndue djepit të shpia
Mir i rrinte në krah burrnia

Mori pushkë me rretha dore


Për me i kthye malet në llogore…

Sytë e saj për dritë lirie


Pushka i këndonte veçç kangë trimnie
Shpalos krahët si të Shqiponjës
Për k`ta vllaznit e Kosovës

Në përfytyrimin tim, poezia lirike shqipe gjithnjë i ka


përngjarë një orkestre, e cila ka përfituar muzikë të
shpirtit e të botës shqiptare. Një muzikë të fuqishme dhe
delikate, që më ka tingëlluar e ekzekutuar sa nga
instrumentet kombëtare si fyelli e zurnaja, lahuta e
çiftelia, aq dhe nga instrumentet universale si violina e
flauti, kitara e lira e deri te buria e trumbeta.
Dihet se në arealin e çdo letërsie, lirika përbën shkallën më të lartë të
ndjeshmërisë poetike. Ajo është poezia e poezisë, rinia e saj e
përjetshme. Një përcaktim ky, nga i cili natyrisht nuk bën përjashtim as
poezia shqipe. Sido që kushtet e rënda social-ekonomike i kanë diktuar
struktura epike, prapë lirika ka qenë e ka mbetur komponenti parësor i
poezisë sonë. Një zë i përhershëm, konstant që buronte së brendshmi,
nga hovet e zemrës dhe trazimet e shpirtit, nga thellësitë e fshehta të
qenies njerëzore të gjeni shqiptar.

You might also like