Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 38

Kreu 1

TRANSFORMIMI I LAPLASIT
Metoda e njehsimit operatcional, ose “ Metoda e Transformimit të Lapalsit” është një
mënyrë origjinale dhe efektive për zgjidhjen e Problemeve të ndryshme matematike. Ajo është
shumë e përhapur sot, veçanërisht në zgjidhjen e Problemeve që janë të modeluara me
ndihmën e ekuacioneve diferenciale apo integralo-diferenciale.
1.1 Kuptimi i origjinalit
Do të qëndrojmë në bashkësinë e funksioneve me vlera reale të ndryshorit real ,
ku plotëson kushtet:
1o. Është pjesë - pjesë i vazhdueshëm në , që do të thotë se është i
vazhdueshëm në çdo segment të fundmë me përjashtim ndoshta të një numri
të fundmë pikash këputjeje të fundme;
2o. është i kufizueshëm prej një funksioni të tipit eksponencial, që do të thotë se
ekzistojnë konstantet dhe , të tilla që:

Funksioni që plotëson kushtet 1o dhe 2o quhet “funksion origjinal” ose


shkurt “origjinal”.
Shembuj origjinalesh

(a)
Meqenëse

kemi: dhe

(b)
Meqenëse
,
kemi: dhe .
(c)

Meqenëse

kemi: dhe .

Këtu, pika t = 0 është pikë këputjeje e fundme, sepse .

1.2 Kuptimi i shëmbëllimit


Le të jetë një funksion i përcaktuar për . Shqyrtojmë funksionin e dy
ndryshoreve

Integrali i këtij funksioni sipas ndryshorit në është funksion i ndryshorit :

. (i)

Funksioni quhet transformim i Laplasit ose shëmbëllim i funksionit dhe


ky fakt shënohet simbolikisht:
ose .

Shenja L (ose shenja ) shënon një operator që quhet operatori integral i Laplasit.
Teoremë. Në qoftë se funksioni është origjinal, atëherë funksioni shëmbëllim
është i përcaktuar për .

Problemë 1. Të gjendet shëmbëllimi i funksionit në qoftë se

(a) , (b) , (c) .


Zgjidhje.
(a)

ose

(b)

(integrojmë me pjesë duke zgjedhur )

(integrojmë përsëri me pjesë duke zgjedhur )

Duke lidhur fillimin me fundin në këtë varg barazimesh, gjejmë , që do


të thotë se

ose

(c) Në mënyrë të ngjashme me rastin (ii) gjejmë


ose

Shënim. Në qoftë se në , atëherë është e qartë se:

ose

1.3. Veti të rëndësishme të transformimit të Laplasit


1o. Vetia e linearitetit
Në qoftë se e janë origjinale dhe e dy konstante reale, atëherë edhe
funksioni është origjinal, ndërkohë
.

Shënim. Vetia mund të përgjithësohet për funksione si vijon

Problemë 2. Të gjendet shëmbëllimi i funksionit .


Zgjidhje

2o. Vetia e ngjashmërisë

Në qoftë se , atëherë , ku

Ndryshe:

Problemë 3. Të gjendet shëmbëllimi i funksionit


(a) , (b) .
Zgjidhje
(a) Meqenëse

në bazë të vetisë 2 mund të shkruajmë:

ose
b) Në mënyrë të ngjashme provohet se

ose

3o. Vetia e zhvendosjes


Në qoftë se dhe një konstante e tillë që , atëherë

Vërtetim. Mund të shkruajmë

Rrjedhim. Nga formulat

; ; ,

duke përdorur vetinë 3, marrim formulat

ose

ose

ose

Problemë 4. Të gjendet shëmbëllimi i funksionit


(a) , (b) .
Zgjidhje
Para se ta zgjidhim këtë Problemë, kujtojmë që :

( funksioni “sinus hiperbolik” )

( funksioni “kosinus hiperbolik” )

(a) Meqenëse

mund t shkruajmë:

ose

(b) Në mënyrë të ngjashme me rastin (a) gjejmë:

ose

Duke u mbështetur në fillim në vetinë e ngjashmërisë dhe pastaj në atë të zhvendosjes,


prej formulave të mësipërme përftohen formulat

ose

ose

ose
ose

4o. Vetia e vonimit


Para se ta formulojmë këtë veti, do të qëndrojmë pak te funksioni i njësishëm i
Hevisaidit:, i cili shënohet me dhe përcaktohet si vijon:

Është e qartë se

Mund të shkruajmë:
ose

Për marrim:

ose

Le të kalojmë në formulimin e vetisë së vonimit.

Teoremë. Në qoftë se dhe , atëherë

Vërtetim. Mund të shkruajmë

Koment. Grafi i funksionit merret nga grafi i funksionit , duke e


zhvendosur boshtin e ordinatave me njësi gjatësie në të majtë. Grafi i funksionit
merret nga grafi i funksionit , duke ruajtur të pandryshuar
pjesën për , duke i shtuar këtij të fundit segmentin të boshit .

Me fjalë të tjera, nëse do të shprehte një proces, që zhvillohet në kohë për


, atëherë shpreh të njëjtin proces, por të vonuar me njësi kohe.
Ndaj dhe vetia 40 është quajtur vetia e vonimit, e cila pohon se kur origjinali vonohet me
njësi kohe, shëmbëllimi i tij korrigjohet me koeficientin .
Problemë 5. Të gjendet shëmbëllimi i funksionit f, në qoftë se

Zgjidhje. Funksionin e shkallëzuar mund ta paraqesim me anën e funksionit njësi të


Hevisaidit:
.
kështu që
5o. Shëmbëllimi i funksionit periodik
Jepet funksioni , periodik në me periodë :

Teoremë. Në qoftë se origjinali është periodik në me periodë ,


atëherë

Vërtetim. Mund të shkruajmë

(Tek integrali i dytë zëvendësojmë )

Duke lidhur fillimin me fundin në këtë varg barazimesh, gjejmë barazimin

që, po ta zgjidhim në lidhje me , na jep formulën e shpallur në teoremë.

Problemë 6. Të gjendet shëmbëllimi i funksionit të paraqitur në figurë


Zgjidhje. Funksioni është periodik me periodë , ndërkohë për
kemi

kështu që

(integrojmë me pjesë, duke zgjedhur )

6o. Derivimi i origjinalit


Në qoftë se , atëherë

Shënim. Në vetinë e mësipërme se derivatet e shqyrtuara janë origjinale.

7o. Derivimi i shëmbëllimit


Në qoftë se atëherë , ku dhe është derivati
i rendit n të funksionit F.
Ndryshe:
Rrjedhim. Nga vetia e mësipërme rrjedh se

ose

Vërtet,

Me metodën e induksionit të plotë matematik mund të nxjerrim se

Në bazë të vetisë së zhvendosjes formula e mësipërme shkruhet

Problemë. Të gjendet shëmbëllimi i funksionit .


Zgjidhje. Mund të shkruajmë:

Në këtë mënyrë morëm dy formula të reja:

8o. Integrimi i origjinalit

Në qoftë se , atëherë .

Ndryshe:
Problemë 7. Të gjendet shëmbëllimi i funksionit

Zgjidhje

9o. Integrimi i shëmbëllimit

Në qoftë se , atëherë .

Ndryshe:

Problemë 8. Të gjendet shëmbëllimi i funksionit .

Zgjidhje. Mund të shkruajmë:

Pra, është e vërtetë formula

10o . Shëmbëllimi i thurjes (konvolucionit) së dy funksioneve


(a) Kuptimi i thurjes
Thurja e funksioneve dhe quhet funksioni , i përcaktuar prej barazimit:

Problemë. Të gjendet thurja e funksioneve dhe .


Zgjidhje. Nga përkufizimi i thurjes kemi:

(për integralin e dytë përdorim metodën e integrimit me pjesë duke marrë dhe
)

(b) Shëmbëllimi i thurjes

Teoremë. Në qoftë se dhe , atëherë

Problemë. Të gjendet

Zgjidhje. Vëmë re që

prandaj

(c) Barazimi i Duamelit

Në qoftë se dhe , atëherë]]

Vërtetim. Nisemi nga barazimi i vërtetë

Që këtej del se
ose

1.4. Tabela e transformimit të Laplasit


Në tabelën e mëposhtme janë renditur vetitë kryesore të transformimit të Laplasit si dhe
shëmbëllimet e disa prej funksioneve që takohen më shpesh në zbatime.

1o. Vetitë
(i)

(ii)

(ii)

(iv)

(v) Në qoftë se f periodik me periodë T, atëherë

(vi)

.....................................

(vii)
(ix)

(x)

(xi)

Shënim. Në formulat e mësipërme kemi

dhe konstante reale.

2o. Shëmbëllimet e disa funksioneve të rëndësishme

(i)

(ii)

(iii)
(iv)

(v)

(vi)
(vii)

(viii)

(ix)

(x)

(xi)

(xii)

1.5 Shënime për transformimin e Laplasit


1o. Shënime për origjinalin
Dihet që në qoftë se funksioni plotëson kushtet
(a) është pjesërisht i vazhdueshëm në ;
(b) ndryshon sipas rendit eksponencial, d.m.th. ekzistojnë konstantet dhe , të tilla
që , atëherë funksioni f është origjinal, d.m.th. ekziston shëmbëllimi

për s > c.

Pyetja e natyrshme që lind këtu është: Po në qoftë se një funksion nuk plotëson
kushtet (a) dhe (b), a mund ekzistojë shëmbëllimi i tij? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është pozitive. Vërtet,
shqyrtojmë funksionin me formulë
Ky funksion nuk e plotëson kushtin (a), sepse pika është pikë këputjeje e pafundme

, megjithatë mund të vërtetohet se

konvergjon për .

Nga ky shembull del menjëherë që kushtet (a) dhe (b) nuk janë të domosdoshme, por vetëm të
mjaftueshme.

2o. Shënime për shëmbëllimin


Teoremë. Në qoftë se funksioni është shëmbëllim i origjinalit , atëherë

Vërtetim. Mund të shkruajmë

Që këtej del se

çka deshëm të vërtetonim.


Njëlloj si tek origjinali, edhe këtu pyetja e parë që mund të lindë do të ishte: A mundet që çdo
funksion të jetë shëmbëllim i ndonjë funksioni origjinal , d.m.th. transformimi i
Laplasit i tij? Përgjigjja është negative. Vërtet, funksioni

nuk mund të jetë shëmbëllim i ndonjë funksioni origjinal, d.m.th. i ndonjë funksioni që plotëson
kushtet (a) dhe (b), sepse

Vlen të përmendet edhe një fakt tjetër. Transformimi i Laplasit mund të përkufizohet edhe
kështu:

. (i)

ku është ndryshor kompleks. Po të ndiqej kjo linjë përkufizimi, do të nxirreshin po ato


rezultate që kemi nxjerrë deri tani, me ndryshimin e vetëm që në çdo formulë, ndryshori do të ishte
ndryshor kompleks.
Një pyetje tjetër që lind natyrshëm është edhe kjo: A ekziston një formulë e përgjithshme që
mundëson gjetjen e origjinalit sipas shëmbëllimit ? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e
jep kjo
Teoremë. Në qoftë se funksioni i ndryshorit kompleks , ku , plotëson
kushtet
(a) është analitik në zonën

(b)

(c) për çdo ,

konvergjon,

atëherë funksioni është shëmbëllimi i funksionit të ndryshorit real , të përcaktuar prej


barazimit (formulës):

(1)

ku integrimi kryhet sipas çdo drejtëze , ku .


Transformimi (1) quhet transformim i anasjellë i Laplasit dhe, për shkurt, ky fakt shprehet
simbolikisht

(2)

Njëlloj si operatori , operatori është operator linear, sepse

(3)

Shënim. Theksojmë se formula (2) ka më shumë vlera teorike sesa praktike.

1. 6 Përdorimi praktik i tabelës


1o. Gjetja e shëmbëllimit sipas origjinalit
Në qoftë se origjinali i dhënë nuk ndodhet në tabelë, atëherë përpiqemi ta paraqesim në trajtën
e kombinimit linear të disa prej origjinaleve të tabelës.

Problemë 1. Të gjendet shëmbëllimi i funksionit .

Zgjidhje. Meqenëse
mund të shkruajmë:

Problemë 2. Të gjendet shëmbëllimi i funksionit .


Zgjidhje. Mund të shkruajmë

dhe

2o. Gjetja e origjinalit sipas shëmbëllimit


Shëmbëllimin e dhënë e shprehim si kombinim linear të disa prej shëmbëllimeve të tabelës.
Problemë 1. Të gjendet origjinali në qoftë se shëmbëllimi është

Zgjidhje. Mund të shkruajmë

Ndajmë thyesën dhe marrim

Problemë ë 2. Të gjendet origjinali në qoftë se shëmbëllimi është


Zgjidhje. E zbërthejmë thyesën e rregullt në shumë thyesash të thjeshta me metodën e
koeficienteve të pacaktuar

Nga kthimi në emërues të përbashkët gjejmë

Nga ana tjetër, po të përdorim vlerën e përshtatshme s = 0 dhe të barazojmë koeficientet pranë fuqive
të njëjta të ndryshorit s gjejmë:

Nga tabela e transformimit të Laplasit gjejmë:

1.7 Funksoini i Dirakut


1o Impulsi njësi
Ndodh shpesh që një sistem mekanik të jetë në një interval të vogël kohe nën veprimin
e një force shumë të madhe.
Për ta shprehur matematikisht këtë dukuri, përdorim funksionin të përcaktuar prej
barazimit

ku shpreh forcën që vepron mbi sistemin në varësi të kohës. Vëmë re që me zvogëlimin e


, pra me zvogëlimin e intervalit të kohës, rritet pambarimisht vlera e kësaj force në këtë
interval kohe.
Në qoftë se veprimi i forcës në fjalë ndodh rrotull çastit , atëherë nga ana matematike
kjo gjë mund të shprehet me anën e , në të cilin ndryshori i pavarur zhvendoset me :

(1)

Në figurën e mëposhtme kemi paraqitur sjelljen e funksionit për .


Le të shohim dy formula, ku ndërhyn funksioni .

•Impulsi elementar i forcës në intervalin të kohës është , ndërsa


impulsi i saj (efekti i përgjithshëm i veprimit të forcës) është:

që do të thotë se

(2)

•E zëmë se është një funksion i vazhdueshëm në . Atëherë mund të


shkruajmë:

ku . ( Kemi zbatuar teoremën e së mesmes së integralit të caktuar.)

(3)

Duke përmbledhur, mund të themi që funksioni karakterizohet nga barazimet (1), (2) dhe
(3).
Shpesh herë, funksioni “quhet impuls njësi”.

2o .
Në praktikë, është më komode dhe më e dobishme që në vend të impulsit njësi të
përdoret një tip tjetër impulsi njësi, i cili merret si limit i kur :

d.m.th

(1)

Është e kuptueshme që funksioni nuk është një funksion i zakonshëm, sepse një nga
vlerat e tij është e pafundme: . Është kjo arsyeja që funksioni nuk mund të
përdoret njëlloj si funksionet të zakonshme, me të cilat jemi ndeshur rëndom. Që të mund ta
përdorim funksionin në studimin e dukurive të ndryshme, ku ndërhyn impulsi njësi, do ta
përcaktojmë atë në mënyrë aksiomatike si vijon.
Kalojmë formalisht në limit në barazimet (2) dhe (3), për ; nga ku gjejmë
formulat:

(A1)

(A2)

Pikërisht formulat (A1) dhe( A2) , do ti marrim si aksioma.


Funksioni , i përcaktuar me anën e aksiomave (A1) e (A2), quhet impulsi njësi i Dirakut
ose - funksioni.
Aksioma (A2) quhet “aksioma e filtrimit”.
3o. Transformimi i Laplasit (shëmbëllimi) i - funksionit
Meqenëse -funksioni nuk është funksion i zakonshëm, transformimi i Laplasit i tij
duhet përcaktuar në mënyrë të veçantë. Këtu, do t’i përmbahemi përcaktimit të mëposhtëm:

Nisur nga ky përcaktim gjejmë

(Përdorim rregullën e Hopitalit për njehsimin e limitit)

Si përfundim,marrim formulën
, (A3)

E cil, për merr trajtën

(A’3)

Edhe barazimi (A3) shërben si një aksiomë që shoqëron - funksionin.

Koment. Barazimi i fundit nuk duhet të na çudisë. (Kujtoni që në qoftë se është


funksion i zakonshëm, atëherë .) Fakti që vjen nga ajo
që funksioni nuk është funksion i zakonshëm. Në fakt është një funksional.

Kreu 2
ZBATIME TEORIKE TË TRANSFORMIMIT TË LAPLASIT
2.1 Ekuacione diferenciale lineare me koeficiente konstante
Le të shohim se si përdoret operatori integral (transformimi) i Laplasit për zgjidhjen e
Problemit Koshi:
Të gjendet funksioni që vërteton ekuacionin diferencial

(E)

dhe kushtet fillestare

(K.F)

ku ai janë konstante reale, g funksion i dhënë dhe numra realë të


dhënë.
Për të zgjidhur Problemin Koshi (E)-(K.F) duhet të kryejmë hapat e mëposhtëm.
- Zbatojmë operatorin ndaj dy anëve të ekuacionit (i):

- Përdorim vetinë e linearitetit:

- Shënojmë
dhe përdorim vetinë e derivimit të origjinalit si dhe kushtet fillestare (ii):

ose
, (E.Sh)
ku dhe janë polinome të ndryshorit .
Ekuacioni (E.Sh) quhet trajta shëmbëllimore e ekuacionit (E).
-Zgjidhim barazimin (E.Sh) kundrejt , duke gjetur në këtë mënyrë shëmbëllimin e
zgjidhjes të Problemit (E)-(K.F):

-Kalojmë nga shëmbëllimet në origjinale me anën e operatorit , transformimit të anasjellë


të Laplasit:

ose

Problemë . Të zgjidhet Problemi Koshi


,
(E)
. (KF)
Zgjidhje. Kalojmë të gjithë etapat e përmendura gjatë përshkrimit të metodës së
transformimit të Laplasit.

;
;

Nga tabela e transformimit të Laplasit gjejmë:

2.2 Sisteme diferenciale lineare me koeficiente konstantë


Metoda operatoriale përdoret me sukses edhe për zgjidhjen e sistemeve diferenciale
lineare me koeficiente konstantë.
Problemë. Të gjendet zgjidhja që vërteton sistemin

(S)

dhe kushtet fillestare


. (KF)
Zgjidhje. Shënojmë dhe
Zbatojmë operatorin L ndaj dy anëve të ekuacioneve të sistemit:

ose

 E shkruajmë sistemin në trajtë të zakonshme


 Zgjidhim sistemin kundrejt shëmbëllimeve :

Nga ta bela gjejmë:

Si përfundim zgjidhja e Problemit Koshi (i) - (ii) është vektori

2. 3 Ekuacione integrale
Shqyrtojmë barazimin

ku është funksion i panjohur.


Ky barazim, i cili lidh ndryshorin e pavarur , funksionin e panjohur si dhe
integralin e këtij funksioni, quhet ekuacion integral.
Në trajtë më të përgjithshme, ekuacioni i mësipërm shkruhet në trajtën

, (E)

ku dhe janë funksione të njohur.


E zgjidhim ekuacionin (E) me ndihmën e transformimit të Laplasit:
Zbatim. Zgjidhim ekuacionin (1), d.m.th. marrim: dhe .
Në këtë rast kemi

Kështu që

Si përfundim, zgjidhja e ekuacionit integral është

Kreu 3
ZBATIME TË TRANSFORMIMIT TË LAPLASIT
NË MEKANIKË DHE ELEKTROTEKNIKË
3.1 Lëkundjet mekanike të një suste
E zëmë se në një sustë vertikale është varur një sferë me masë sa njësia. Shënojmë me
shmangien e saj nga pozicioni i ekuilibrit, të cilën e marrim pozitive kur sfera ndodhet nën
pozicionin e ekuilibrit dhe pozitive në rastin e kundërt.
Po ta nxjerrim këtë sferë nga pozicioni i ekuilibrit me anën e
ndonjë force vertikale, atëherë mbi te do të veprojë e ashtuquajtura forcë
e kthimit, e cila ka prirjen ta kthejë sferën në pozicionin e ekuilibrit. Në
bazë të ligjit të Hukut, forca e kthimit është në përpjesëtim të drejtë me
shmangien , d.m.th me zgjatjen e sustës. Kjo forcë është , ku
quhet “fortësi e sustës”.
Po e zëmë se lëvizjen e sferës e pengon rezistenca e mjedisit (gaz ose lëng). Forca e rezistencës
është e drejtuar në drejtimin e kundërt të lëvizjes së sferës dhe zakonisht është në përpjesëtim të
drejtë me shpejtësinë e sferës, d.m.th shprehja e saj është (koeficienti quhet”koeficient i
rezistencës”) .
Së fundi, e zëmë se mbi sferën vepron edhe një forcë e jashtme .
Zgjidhje. Po të zbatojmë ligjin e dytë të Njutonit për sferën, përftojmë barazimin

të cilin e shkruajmë në trajtën

(1)

Këtu do ta zgjidhim ekuacionin e lëkundjeve të sferës në mungesë të rezistencë së


mjedisit, d.m.th do të zgjidhim ekuacionin

(2)

Më poshtë do ta zgjidhim ekuacionin (2) në dy raste konkrete në lidhje me forcën e


jashtme .

Rasti 1.
Të gjendet funksioni që vërteton ekuacionin
, (E)
dhe kushtet fillestare
. (KF)

Zgjidhje. Shënojmë

Trajta shëmbëllimore e ekuacionit (E) është

Pasi ta zgjidhim barazimin (3) në lidhje me , marrim


Nga tabela e transformimit të Laplasit gjejmë:

Rasti 2.
Të gjendet funksioni që vërteton ekuacionin

(E)
dhe kushtet fillestare:
(a) (KF)

(b) (KF)’
Zgjidhja e Problemës (E) - (KF). Për kushtet fillestare (KF) zbatojmë operatorin ndaj
dy anëve të ekuacionit (E). Do të marrim:

Që këtej gjejmë shëmbëllimin e zgjidhjes së kërkuar

si dhe vetë zgjidhjen

të cilën mund ta shprehim në trajtën

Zgjidhja e Problemës (E) - (KF)’. Në këtë rast trajta shëmbëllimore e ekuacionit (E) është

Që këtej gjejmë
dhe

ose

Koment. Problemat (E) - (KF) dhe (E) - (KF)’ , siç e thamë në fillim, shërbejnë si model
matematik i lëvizjes së një sfere të lidhur në një sustë, e cila lëkundet në një mjedis në të cilin
mungon fërkimi.
Këtu, shpreh zhvendosjen e sferës në çastin nga pika e ekuilibrit (qetësisë).
(a) Në modelin (E) - (KF), për , sfera kryen lëkundje harmonike të thjeshta me
amplitudë , për shkak se në çastin fillestar , sfera është nxjerrë nga gjendja e qetësisë
me anë të zhvendosjes së saj nga pika e ekuilibrit me madhësinë .
Për , sfera kryen përsëri lëkundje por tashmë të një natyre komplekse. Dallojmë dy
raste në lidhje me numrin .

Rasti 1. : numër i plotë

Për këto vlera të kohës , sfera kryen lëkundje harmonike.

Vërtet, në këtë rast, zgjidhja ka trajtën

Gjejmë numrat dhe , në mënyrë që ato të kënaqin barazimet:

dhe .

Është e qartë se:

dhe .

Po të zëvendësojmë te koeficientet para dhe , përkatësisht me dhe


, mund të shkruajmë:
d.m.th

Që këtej del e qartë se shpreh një lëkundje harmonike me amplitudë dhe fazë

fillestare .

Rasti 2. : jo numër i plotë


Në këtë rast natyra e këtyre lëkundjeve të sferës është komplekse; ajo sqarohet duke e
zbërthyer funksionin në seri Furiè.
(c) Në modelin (E) - (KF)’ vihet re se sfera mbetet në qetësi deri në çastin , sepse
deri në këtë çast mungon ngacmimi i jashtëm. Pas çastit sfera kryen lëkundje harmonike
për shkak se në çastin ndërhyn impulsi njësi i Dirakut .

3.2 Lëkundjet në një qark elektrik diskret


1o Qark elektrik i thjeshtë
e të kemi qarkun elektrik në të cilin
janë lidhur në seri rezistenca , bobina me
autoinduksion dhe kondensatori me
kapacitet (thuhet për shkurt se është
dhënë qarku ), i cili ushqehet nga
tensioni i jashtëm .
Të përcaktohet rryma e qarkut për kushtin fillestar , pllakat e kondensatorit
janë të pangarkuara dhe se .
Zgjidhje. Nga kursi i fizikës dihet që rëniet e tensionit në qarkun në çastin janë
përkatësisht

dhe se shuma e tyre është e barabartë me tensionin e jashtëm ushqyes:

(E)

Ndërkohë
(KF)

Theksojmë se ekuacioni (i) është i tipit diferencialo-integral.


Problemën (E) - (KF) e zgjidhim me anë të transformimit të Laplasit. Po të zbatojmë
operatorin ndaj dy anëve të ekuacionit (E), do të marrim:

Që këtej gjejmë

kështu që

Zbatim.

Atëherë kemi:
Si përfundim, intensiteti i rrymës së vendosur në qark në çastin është

Rryma është shumë e dy lëkundjeve periodike, ku e para është “lëkundje që


shuhet”, për shkak të pranisë së faktorit , dhe pas një intervali kohe mbetet vetëm lëkundja
e dytë.

2o Qark elektrik i përbërë


Do të ndalemi në qarkun e paraqitur në figurën e mëposhtme.

Në këtë qark njohim tensionet ushqyese dhe dhe tensionin në kondensator


si dhe rrymën në çastin fillestar në bobinë. Kërkojmë të gjejmë rrymat
Ky qark mund të zbërthehet në tre qarqe të vegjël, për të cilët, duke u bazuar në
ekuacionin (E) te zbatimi 1, mund të shkruajmë këto ekuacione:
Lëmë në anën e majtë të çdo ekuacioni vetëm kufizat që përmbajnë shëmbëllimet e rrymave
:

Sistemin mund ta paraqesim në trajtë matricore si vijon:

dhe mund ta zgjidhim me ndihmën e matricës së anasjelltë.

You might also like