Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Të gjithë jemi të ndryshëm, por

jemi të barabartë
Në gjithë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, ditë kjo e cila u
vendos me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara më 16 nëntor të vitit 1995 në
Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s

Në gjithë botën sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, ditë kjo e cila u
vendos me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara më 16 nëntor të vitit 1995 në
Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s.
Sipas Deklaratës së KB, tolerancë është pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë
natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat, kanë
të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”.
Për Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi, kjo ditë paraqet mundësi që çdo
qytetar të deklarohet për shoqëri tolerante pa dhunë, në të cilën respektohen të drejtat
e njeriut.
Komisioni bën thirrje në respektim të dallimeve dhe i nxit qytetarët të japin
parashtresa për diskriminimin me qëllim të zvogëlimit të tij dhe ngritjes së vetëdijes
për respektimin e të drejtave të njeriut, tolerancës dhe dinjitetit të njeriut të cilat
garantojnë jetë të sigurt pa dhunë, urrejtje, mosrespektim dhe nënçmim.
“Të kontribuojmë ndaj ndërtimit të shoqërisë në të cilën sundon paqja, toleranca
dhe dashuria”, nënvizon komisioni

You might also like