Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Unë jam Anastasia Golemi, nxënëse në gjimnazin “Muhamer Janina” në qytetin e Dimalit, dhe

jam një ndër pretendentet për postin e kryetares së Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve
Sociale. Jam gjithashtu nje nga aktivistet e qendres rinore ne qytetin e Dimalit (The youth of
Ura) dhe kam marrë pjesë ne trajnime të Shoqërisë Civile.
Pikë se pari, zgjodha këtë komision për faktin se jam shumë e apasionuar pas mjekësisë dhe
marrëdhënieve që ne nxënësit vendosim me njëri-tjetrin në mjediset e shkollave dhe rrethin
social, që ndikon shumë apo pak në mbarëvajtjen e gjithsecilit në aspektin arsimor. Pa harruar
ketu dhe te gjithe shtresat e tjera te shoqërisë sonë dinamike per te cilat ka ardhur momenti që
edhe ne nxënesit te hedhim veshtimin drejt tyre ne menyrëtë tillë për të qenë jo vetëm në kontakt
me ta por edhe për te dhënë kontributin tonë qoftë ai sado i vogël, por që në vetëvete do të mbart
përkushtimin tonë.
Mendoj se në momentin që diçka me të vërtetë e pëlqen dhe e konsideron kyçe në një aspekt të
caktuar, je në gjendje të japësh maksimumin tënd për të dhënë një punë dhe një organizim që do
të perballojë të gjitha vështirësitë. Kjo është ajo që unë synoj, të jap maksimumin tim në këtë
sfidë kaq të bukur në PNSH dhe të krijoj lidhje të forta bashkëpunimi për të arritur rezultate dhe
projekte jo vetëm gjithëpërfshirëse dhe të frytshme, por edhe që do të lënë gjurmë në kujtesën
tonë.
Ky komision është njëra nga hallkat ndërtuese të të gjithë zinxhirit strukturor, prandaj duhet
vlerësuar me seriozitetin dhe dinjitetin që e karakterizon.
Të gjithë ata që më njohin e dinë shumë mirë se diçka që unë e marr për detyrë, e çoj deri në
fund. Qofsha apo nuk qofsha unë e zgjedhur kryetare në këtë sektor, ju do të keni gjithmonë
mbështetjen dhe përkushtimin tim maksimal. Suksese të gjithëve dhe fitofte më i miri!

PROJEKTE NË FOKUSIN TIM:


1. Synoj që të rrisim shkallën e ndërgjegjesimit mbi kauza si ndergjegjesimi kundrejt
semundjeve te ndryshme (Kanceri i gjirit,HIV- Aids etj.) kjo nepërmjet mbledhjeve me
nxënësit e shkollave, shperndarjen e fletushkave apo posterave ne ambjentet publike te
qyteteve, marshimeve që mund të organizojme ne datat e caktuara etj.
2. Vizita në familjet në veshtirësi ekonomike, jetimoret, shtëpitë e të moshuarve apo në
qendrat e fëmijëve me aftësi ndryshe. Për të cilët mund të oranizojm fushata për ti
ndihmuar sado pak.
3. Krijimi i nje menyrë komunikimi te vazhdueshem me qytetarët të cilët mund të na
adresojnë problemet e tyre ne kuadrin e çështjeve sociale dhe shëndetësore. Duke arritur
keshtu nje rrjet ndërveprimi midis parlamentit te nxënësve dhe shoqërisë.
Këto janë vetëm disa prej ideve parësore por jam më se e sigurt që gjetë rrugetimit tonë do të
pasurohen me shumë të tjera ne favor të punës së frytshme të komisjonit tonë!
Me respekt ,
Anastasia Golemi !

You might also like