Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Fusha Matematikë Lënda Matematikë Shkalla II Klasa e tretë

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


3.2 Këndi i drejtë  Bashkëbisedim
 Sjellje shembujsh
 Reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe: Këndi,
Nxënësi/ja: rrotullimi, këndi i
 Përdor skuadrën për të kontrolluar këndin e drejtë; drejtë, këndi i gjerë,
 Përcakton numrin e këndeve të drejta në një figurë të dhënë; kendi i ngushtë.
 Dallon këndet e drejta nga jo të drejtat.
Burimet: Libri i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Lloje këndesh; nderkurikulare:
 Modele demonstruese për mësuesin. Art, gjuha dhe komunikimi, edukim fizik
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
 Vëzhgo - mendo - diskuto - nxirr përfundimin.
 Të punuarit në bashkëpunim.
 Krijim i lirë.
Faza e parë: Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Vëzhgo-diskuto-nxirr përfundimin.
Mësuesja organizon këtë situatë 1:
U shpërndan nxënësve nje qark dhe kërkon që ta palosin në 4 pjese të barabarta. Kemi formuar 4
kënde të drejta. Mësuesja jep përkufizimin e kendit si pjesë të planit të formuar nga rrotullimi i një
gjysmëdrejtëze rreth origjinës. Këndi i drejtë është sa një e katërta e rrotullimit.
Situatë 2. Shpërndahen figura të ndryshme dhe nxënësit do përcaktojnë këndet e drejta dhe numrin
se sa ka.

Situatë 3: Nxënësit në një figurë 5-këndëshi do të dallojnë kendet e drejta nga ato të gjera dhe të
ngushta.
Faza e dytë: Dhënia e njohurive të reja: Të punuarit në bashkëpunim
Nxënësit kryejnë këto veprimtari në libër: 1.Përdorin skuadrën dhe dallojnë këndet e drejta.
2. Dallojnë këndet e drejta dhe i krahasojnë me këndet e ngushta e të gjera.
Faza e tretë: Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puna në grupe
Kërkon nga nxënësit që në grup të vizatojnë kënde te drejta, figura të ndryshme gjeometrike dhe të
përcaktojnë këndet e drejta. Në fund bëhet vlerësimi i orës së mësimit.
Vlerësimi i situatës. Vlerësimi i nxënësve.
Situata quhet e realizuar kur nxënësi.  Nxënësit vlerësohen për
 Përdori skuadrën për të kontrolluar këndin e drejtë. përqëndrimin e tyre gjatë orës së
 Përcaktoi numrin e këndeve të drejta në një figurë të mësimit.
dhënë.  Për të punuarit e tyre në grup dhe
 Dalloi këndet e drejta nga jo të drejtat. individualisht.
 Vizatoi kënde të drejta me ndihmën e skuadrës.  Për diskutimin dhe dhënien e ideve
të tij në mësim.
Detyrat e dhëna për punë të pavarur: Nxënësit do të plotësojnë fletoren e punës dhe vizatojnë
kënde të drejta dhe figura të ndryshme gjeometrike me këndet e drejta.

You might also like