Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 12

ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022

Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

PËRFORCUESI OPEARCIONAL IDEAL DHE PËRDORIMI I TIJ

• L5-I. Hyrje.
Fillesa e përforcuesit operacional është diku nga vitet 1940, kur u ndërtuan qarqe për të kryer
veprime matematikore siç janë mbledhja, zbritja, shumëzimi, pjestimi, derivimi dhe integrimi.
Kjo mundësoi ndërtimin e kompjuterave analogë që u përdorën për zgjidhjen e ekuacioneve
diferenciale komplekse. Sot përdoret praktikisht kudo, në industri, pajisje shtëpiake etj.
Përforcuesi Operacional është i ndërtuar teknikisht si përforcues, por jo me qëllim të “përforcojë”,
por me detyrën të kryejë “operacione”, veprime matematike-llogjike. Që i njejti element të
shërbejë për shumë lloje veprimesh, PO projektohet si thjesht si burim i varur tension-tension pa
asnjë funksion paraprak.
Në këtë Leksion do të merret modeli i PO treguar në Leksionin 4, figura L4-f12, dhe do të kthehet
në modelin ideal. Pastaj do të trajtohen skemat industriale standart të përdorimit të PO. Në mbyllje
do të shihet rasti i përgjithshëm i llogaritjes të një skeme çfarëdo me PO.

• L5-1. Idealizimi i Përforcuesit Operacional. Kushtet e PO ideal

Për të përftuar modelin ideal të Përforcuesit Operacional, elementet e modelit real të Leksionit 4,
L4-f12, çohen në vlerat e tyre ekstreme. Vlerat reale të modelit real, jepen po në Leksionin 4 në
tabelën L4-t1. Për krahasim modeli real jepet edhe në L5-f1-(a).

Janë tre hapa që çojnë në idealizimin e modelit të PO:


1 – Rezistenca e hyrjes bëhet pambarimisht e madhe RH →∞.
2 – Rezistenca bëhet qark i shkurtër RD → 0
3- Përforcimi me qark të hapur konsiderohet pambarimisht i madh, A → ∞.

Këto ndërhyrje pasqyrohen në modelin ideal të paraqitur në L5-f2-(b).

L5-f1. Dallimet ndërmjet modelit real dhe atij ideal të PO.

1-Leksioni 5
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Hapi i parë, bërja e rezistencës së hyrjes RH →∞ shakton qark të hapur në hyrje. Qarku i hapur
nuk ka rrymë dhe për pasojë rrymat në hyrjet invertuese dhe joinvertuese bëhen zero. Ky fakt
pranohet si kushti i parë i PO ideal, dhe në shumicën e rasteve shënohet me indekset (+) dhe (−)
sipas hyrjeve përkatëse

𝑖𝑖− = 0 , 𝑖𝑖− = 0 (5.1)

𝒊𝒊− = 𝒊𝒊+ = 𝟎𝟎 (5.1.1)

Hapi i dytë, bërja e rezistencës së daljes RD →∞ siguron që tensioni në skajet dalëse të jetë
identik me atë të burimit të varur. Në PO real , rezistori i daljes, me vlera rezistence si në tabelën
L4-t1, shakton humbje tensioni sipas ligjit të Ohmit. Për rritje të rrymës në dalje rritet diferenca
ndërmjet tensionit të burimit të varur brenda dhe tensionit të jashtëm në skajet dalëse.

Hapi i tretë, rritja pafund e përforcimit me lak të hapur, A → ∞, përbën dhe pikën kyçe të
idealizimit. PO real pérforcon diferencën e tensioneve midis hyrjeve invertuese dhe joinvertuese
treguar në Leksionin 4.

𝑣𝑣𝐷𝐷 = 𝐴𝐴(𝑣𝑣𝐻𝐻+ − 𝑣𝑣𝐻𝐻− ) = 𝐴𝐴 𝑣𝑣𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑

Duke vendosur A = ∞, rezulton

𝑣𝑣𝐷𝐷 = ∞ × (𝑣𝑣𝐻𝐻+ − 𝑣𝑣𝐻𝐻− ) (5.2)

Dalja vD e PO, ideal ose jo, duhet të jetë madhësi e fundme, nuk ka kuptim përdorimi i një
tensioni infinit. Matematikisht kjo mund të zgjidhet vetëm në se një madhësi pambarimisht e
madhe shumëzohet me një pambarimisht të vogël, pmm herë pmv. Atëhere diferenca në hyrje
duhet detyrimisht të shkojë drejt 0.
𝑣𝑣𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑 = 𝑣𝑣𝐻𝐻+ − 𝑣𝑣𝐻𝐻− = 0 (5.3)
𝑣𝑣𝐻𝐻+ = 𝑣𝑣𝐻𝐻− (5.3.1)

Ky është kushti i dytë i punimit të PO si ideal, shënuar përsëri me indekset (+) dhe (−) sipas
hyrjeve përkatëse
𝒗𝒗+ = 𝒗𝒗− (5.3.2)

Kushti 5.3.2 është kundërti llogjike me 5.1.1 dhe me skemën e figurës L5-f1-(b). Qarku i hapur i
ka rrymat janë zero, por ka tension midis skajeve. Nga ana tjetër, barazia e potencialeve sipas
5.3.2 do të thotë qark i shkurtër midis daljeve (+) dhe (−). Midis dy skajeve të qarkut të hyrjes të
PO egzistojnë dy gjendje përjashtuese të njera-tjetrës e cila nuk arësyetohet dot në modelin ideal
që përdoret në qarqe.

2-Leksioni 5
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Arësyeja e këtyre kushteve hyrëse kundërshtuese se bëhet e qartë kur sqarohet fakti se elementi
midis hyrjeve (+) dhe (−) nuk është rezistor, sikurse tregohet në model. Në realitet, midis
këmbës invertuese dhe asaj joinvertuese ka me dhjetëra elemente elektronike, dioda, tranzistorë,
porta llogjike, etj., të cilat realizojnë dy sjellje të kundërta midis dy skajeve të elementit të qarkut
PO. Analiza e kësaj dukurie është objekt i kurseve specifike të elektronikës analoge. Për nevojat
e Teorisë së Qarqeve, paraqitja elektrike të PO ideal përmblidhet në barazimet 5.4, të quajtura
Kushtet Përforcuesit Operacional Ideal.

𝒊𝒊− = 𝒊𝒊+ = 𝟎𝟎
� (5.4)
𝒗𝒗+ = 𝒗𝒗−
Figura L5-f2 paraqet simbolin e PO ideal që përdoret në analizën e qarqeve.

L5-f2. Modeli i PO Ideal që përdoret në qarqe

Pranimi i kushteve 5.4 për llogaritjet e qarqeve me PO çon në shmangie nga rezultati i vërtetë.
Megjithatë, sikurse tregohet në L4-t1, shumica e PO reale kanë përforcime dhe rezistenca hyrje
të tilla që e bëjnë shmangjen të pranueshme. Nëse nuk cilësohet ndryshe, tani e tutje do të
supozojmë që çdo PO në skemat e paraqitura është ideal, dhe do të jetë kështu në vazhdimësi në
të gjithë programin, apo programet e elektroteknikës.

3-Leksioni 5
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

• L5-2. Skemat bazë të përdorimit të PO në qarqe.

Në Leksionin 4 u përkufizua A si përforcimi me lak të hapur në mungesë të lidhjes të kundërt.


Lidhja e Kundërt nga dalja në hyrje të një pajisje, qarku, sistemi, është kushti domosdoshëm i
punimit të qarqeve elekrike në përgjithësi. Nuk është shpikje e njeriut, ose e inxhinierisë po një
mekanizëm kyç i çdo dukurie të natyrës. Si rregull ka shumë lidhje të kundërta nga dalja në
hyrje të qarqeve ose sistemeve. Në rastin e qarqeve me PO, lidhjet e kundërta janë edhe më
thelbësore, sepse të gjitha veprimet matematike-llogjike (operacionet) realizohen nëpërmjet tyre.
Kur në një skeme me PO ka një lidhje të kundërt nga dalja në hyrje, raporti i tensionit të daljes
me tensionin e hyrjes i quhet përforcim me lak të mbyllur. përforcimi me kontur të mbyllur, si
rezultat i lidhjes së kundërt, është pothuajse i papërfillshëm në krahasim me A në kontur të
hapur. Në vijim renditen disa nga skemat standate që përdoren në industri dhe dhe elektronikë.

Ndjekësi i tensionit njihet ndryshe edhe si buffer-amortizator. Përdoret si ndërmjetës midis dy


qarqeve me karakteristika të ndryshme që edhe i bashkon edhe i ndan. Qarku tregohet në figurën
L5-f3, ku nuk tregohen daljet (+) dhe (−) të ushqimit të PO.

L5-f3. Ndjekësi i tensionit me PO ideal

Në të gjitha këto skema vhyrjes nuk shërben si burim energjie, por përfaqëson burimin e sinjalit
komandues. Në Leksioni 4 trajtohet dallimi i pjesës komanduese me pjesën zbatuese. Në skemat
llogjike me PO, burimi në hyrje përfaqëson sinjalin i cili komandon daljen e saj.

Skaji (−) i burimit vhyrjes lidhet me tokën dhe potenciali zero shpërndahet për të gjithë skemën
me përcjellësin ideal në fund të skemës. Një tjetër përcjellës ideal është përdorur për të lidhur
hyrjen invertuese (-) me daljen e PO.

4-Leksioni 5
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Hyrja joinvertuese është lidhur dretpërdrejt në skajin (+) të burimit të sinjalit të hyrjes dhe e ka
potencialin
𝒗𝒗+ = 𝒗𝒗ℎ𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦
Ndërkohë, për PO ideal vlen barazimi 5.3.2 që lejon njehsimin e potencialit të hyrjes invertuese

𝒗𝒗− = 𝒗𝒗+ = 𝒗𝒗ℎ𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦


Lidhja e hyrjes (−) me këmbën e daljes me përcjellës ideal i bën të dy skajet pjesë të një
sipërfaqeje me potencial të njejtë. Përfundimi është

𝒗𝒗𝑫𝑫𝑎𝑎𝑎𝑎𝑎𝑎𝑎𝑎𝑎𝑎 = 𝒗𝒗𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻𝐻
Në mënyrë simbolike janë vendosur shigjeta që tregojnë rrugën që ndjek përhapja e potencialit të
vhyrjesderi në dalje. Kjo është arësyeja pse skema quhet ndjekës tensioni, tensioni në dalje
pasqyron saktësisht atë në hyrje.

Rëndësia e ndjekësit kupohet nga shënimet e rrymave në figurën L5-f3, është treguar se rryma e
daljes të një PO sigurohet nga burimet polarizuese VCC+ e VCC- dhe nuk ka lidhje me rrymat në
hyrje. Ndjekësi tensionit siguron një nga funksionet më të kërkuara në skemat elektrike dhe
elektronike: të transmetohet tension pa transmetuar rrymë, ose ndarja e qarqeve. Për i = 0 nga
hyrje në dalje, rezistenca ekuivalente e ndjekësit është ∞, qark i hapur.

Shumëzuesi joinvertues është një skemë tjetër standart me PO e cila realizohet me lidhjen e
kundërt me rezistor nga dalja në hyrjen invertuese, paraqitur në figurën L5-f4. Përveç lidhjes së
kundërt me anë të rezistorit R2, ndërmjet hyrjes (-) dhe tokës vendoset rezistori R1. Pjesa e hyrjes
e skemës është e njejtë me atë të ndjekësit të tensionit dhe funksionon njëlloj. Potenciali i hyrjes
(+) është sa vhyrjes.

ihyrjes = i+ = 0 v+
+
K1 vdif =0
– +

vhyrjes v- i- = 0
R2 i2
vD
+ – v2 +
v1 R1
– i1 K2

L5-f4. Shumëzuesi joinvertues me PO ideal

5-Leksioni 5
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Edhe në këtë figurë nuk janë treguar burimet aktivizuese të PO, të cilat kanë gjithnjë një skaj të
lidhur me tokën dhe kanë rryma që shkojnë në tokë ose ushqejnë daljen e PO. Për shkak se në
skemë këto rryma janë “të fshehura” ka një rregull të ngurtë gjatë hartimit të ekuacioneve për
skemat me Përforcues Operacional:

Toka dhe dalja e PO Ideal nuk përdoren asnjëherë për ekuacione LKR.

Madhësitë e panjohura janë dy rrymat i1 dhe i2 si dhe tensioni që duhet gjetur vD e daljes. Tre të
panjohura kërkojnë tre ekuacione. E vetmja nyje e figurës ku mund të shkruhet ekuacion LKR
është këmba invertuese (−). Ekuacioni i vetëm i LKR në nyjen (−) është
(−) i2 = i1 + i− = i1
(−) i2 = i1 = i
Tek të dy rezistorët kalon e njejta rrymë sikur të ishin në seri. Nuk është lidhje e pastër në seri
sepse ka degëzim në këmbën (−), por thuhet se janë praktikisht në seri, sepse degëzimi e ka
rrymën zero.

Dy ekuacionet që mbeten nxirren nga dy konture të qarkut. Më të përshtatshmit janë shënuar si


K1 e K2 në L5-f4. Nga ekuacionet e LKT nxirren
[K1] vdif + v1 – vhyrjes = 0
[K2] v2 + v1 – vD = 0
Barazimi 5.3 për PO ideal tregon se vdif është gjithnjë zero. Ekuacionet e kontureve marrin
trajtën
[K1] v1 = vhyrjes
[K2] vD = v1 + v2
Ligji i Ohmit lidh tensionet me rrymat e panjohura. Duke shfrytëzuar dhe faktin që rryma e
rezistorëve është e njejtë ekuacionet shkruhen
[K1] R1 x i = vhyrjes
[K2] vD = R1 x i + R2 x i = (R1 + R2 ) x i

Rryma nxirret nga ekuacioni i K1


𝑣𝑣ℎ𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦
𝑖𝑖 =
𝑅𝑅1
Dhe tensioni në dalje rezulton
𝑣𝑣ℎ𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦
𝑣𝑣𝑑𝑑 = (𝑅𝑅1 + 𝑅𝑅2 ) × 𝑅𝑅1

𝑹𝑹
𝒗𝒗𝒅𝒅 = (𝟏𝟏 + 𝑹𝑹𝟐𝟐 ) × 𝒗𝒗𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉
𝟏𝟏

Skema shumëzon tensionin e hyrjes me një koeficient që rregullohet nga raporti i R1 me R2.
6-Leksioni 5
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Megjithëse PO në vetvete është përforcues, rezultati i skemës të shqyrtuar është një veprim
aritmetik. Kjo tregon qartë pse-në e emërtimit OPERACIONAL, element realizues i veprimeve
matematike-logjike dhe jo përforcues. Gjithashtu del në pah se veprimet matematike-logjike
kryhet nga elementet e lidhur e përreth PO, në këtë rast R1 dhe R2.

Skema e mësipërme ka më tepër vlerë për shumëzimet me presje dhjetore 1.xxxxx ku pjesa e
numrave pas presjes rregullohet nga R1/R2 ndërsa për shumëzimin e thjeshtë me një koeficient
përdoret kryesisht skema që vijon me PO Ideal.

Skema invertuese ose thjesht invertuesi është skema më e përdorur e realizuar me PO. Emri
përshkruan qartë veprimin e ndërrimit të shenjës, ndërkohë që skema e figurës L5-f5 përdoret
edhe për shumëzim me një koeficient të caktuar. Veçoria e skemës invertuese është tokëzimi i
hyrjes jo invertuese. Kjo do të thotë që paraprakisht dihet që

𝒗𝒗+ = 0
i2 R2
+ v2 –
a R1 i1 b i-=0
c
+ v1 – v-
v+ +
vhyrjes i+=0
vD

v0 = 0 –

L5-f5. Invertuesi me PO ideal.

Punimi i kësaj skeme shqyrtohet më lehtë duke përdorur ligjin e Ohmit dhe diferencat e
potencialeve, në vend të ekuacioneve të nyjeve dhe të kontureve. Nga kushti 5.3.2 i PO ideal
𝒗𝒗− = 𝒗𝒗+ = 0

Prania e potencialit të tokës në nyjen (b) e shkaktuar nga punimi i brendëshëm i PO njihet si
tokë virtuale. Ka potencialin e pikës së tokëzimit v0 = 0, por nuk ka lidhje fizike direkte me
përcjellës me tokën.

7-Leksioni 5
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Potenciali i nyjes (a) përcaktohet nga burimi i tensionit të hyrjes i cili skajin (-) e ka tek tokëzimi
ndërsa skajin (+) tek nyja (a). Diferenca e potencialeve në një burim tensioni është sa vetë f.e.m.
e burimit

𝑣𝑣𝑎𝑎 − 𝑣𝑣0 = 𝑣𝑣ℎ𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦

𝒗𝒗𝒂𝒂 = 𝒗𝒗ℎ𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦

Tensioni v1 në rezistorin R1 gjendet si diferencë potencialesh midis nyjeve (a) dhe (b), ku (b)
është në vetvete hyrja invertuese (−)

𝑣𝑣𝑏𝑏 = 𝑣𝑣− = 0

𝒗𝒗1 = 𝑣𝑣𝑎𝑎 − 𝑣𝑣𝑏𝑏 = 𝑣𝑣ℎ𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦 − 𝑣𝑣−

𝒗𝒗𝟏𝟏 = 𝒗𝒗𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉
Rryma që kalon në rezistorin R1 në përputhje me shenjat (+,−) të tensionit është

𝑣𝑣 𝑣𝑣ℎ𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦
𝑖𝑖1 = 𝑅𝑅1 = 𝑅𝑅
1 1
Nga kushti 5.1.1 dhe ekuacioni i LKR në nyjen (b) merret

𝑖𝑖1 = 𝑖𝑖2 + 𝑖𝑖−


𝑖𝑖1 = 𝑖𝑖2

Rryma i2 në rezistorin R2 gjendet me ligjin e Ohmit duke e shprehur tensionin v2 si diferenca e


potencialeve midis nyjeve (b) dhe (c) ku kjo e fundit është vetë dalja e PO

𝑣𝑣2 𝑣𝑣𝑏𝑏 − 𝑣𝑣𝑐𝑐


𝑖𝑖2 = =
𝑅𝑅2 𝑅𝑅2
𝑣𝑣𝑏𝑏 = 0
𝑣𝑣𝑐𝑐 = 𝑣𝑣𝐷𝐷

0 − 𝑣𝑣𝐷𝐷 𝑣𝑣𝐷𝐷
𝑖𝑖2 = = −
𝑅𝑅2 𝑅𝑅2

Meqenënëse rrymat i1 dhe i2 rezultuan të barabarta arrihet në përfundimin


𝑣𝑣ℎ𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦𝑦 𝑣𝑣𝐷𝐷
= −
𝑅𝑅1 𝑅𝑅2

𝑹𝑹𝟐𝟐
𝒗𝒗𝑫𝑫 = − × 𝒗𝒗𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉𝒉
𝑹𝑹𝟏𝟏
8-Leksioni 5
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Ky i fundit është funksioni që realizon skema e shumëzuesit invertues. Në se zgjidhet R1 = R2


kryhet thjesht shumëzimi me −1 i vlerës së tensionit në hyrje. Në se nevojitet, hyrja shumëzohet
me një koeficient që përcaktohet nga raporti R2 / R1. Në dalje të invertuesit të parë mund të lidhet
një invertues me koecicient −1 që lidhet eliminon shenjën negative nga i pari dhe mbetet vetëm
shumëzimi me koeficientin R2/R1. Edhe njëherë duket që “operacioni” realizohet nga elementet
që lidhen përreth PO dhe sidomos lidhja e kundërt.

Mbledhësi invertues është skemë standarte e bazuar tek invertuesi e cila kryen mbledhjen e
sinjaleve të hyrjes. I vetmi ndryshim nga invertuesi është lidhja tek nyja invertuese e më shumë
se një burimi sinjali në seri me një rezistor.

Në figurën L5-f6 është paraqitur një mbledhës me vetëm dy hyrje, por numri i tyre mund të jetë i
çfarësoshëm Burimet e sinjalit janë emërtuar vh1 dhe vh2, ndërsa rrymat hyrëse ib1 dhe ib2 dhe
rezistorët përkatës Rh1 dhe Rh2. Sikurse shihet nga L5-f6, pjesa e lidhjes të kundërt nga vD tek v−
mbetet e pandryshuar. Kjo do të thotë që rryma e daljes i2 është e njejtë me skemën e invertuesit

𝑣𝑣𝐷𝐷
𝑖𝑖2 = −
𝑅𝑅2

L5-f6. Mbledhësi invertuesi me PO ideal.

Ndryshimi ndodh në ekuacionin e LKR në nyjen (−). Ndryshe nga invertesi i thjeshtë që ka
vetëm një rrymë hyrëse, mbledhësi invertues ka disa të tilla. Për skemën me dy hyrje

𝑖𝑖𝑏𝑏1 + 𝑖𝑖𝑏𝑏2 = 𝑖𝑖2 + 𝑖𝑖− = 𝑖𝑖2

9-Leksioni 5
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Potenciali i nyjes invertuese është po 0V, sepse skema nuk ndryshon në këtë pjesë të saj. Duke
ditur potencialin e këmbës (−), rrymat e secilit rezistor shprehen

𝑣𝑣ℎ1 −𝑣𝑣− 𝑣𝑣ℎ1


𝑖𝑖𝑏𝑏1 = =
𝑅𝑅ℎ1 𝑅𝑅ℎ1
𝑣𝑣ℎ2 −𝑣𝑣− 𝑣𝑣ℎ2
𝑖𝑖𝑏𝑏2 = =
𝑅𝑅ℎ2 𝑅𝑅ℎ2

Duke zëvendësuar rrymat në ekuacionin e nyjes (−) rezulton

𝑣𝑣ℎ1 𝑣𝑣ℎ2 𝑣𝑣𝐷𝐷


+ =−
𝑅𝑅ℎ1 𝑅𝑅ℎ2 𝑅𝑅2

Pjestohet anë-për-anë me R2 dhe merret funksioni i qarkut mbledhës invertues që matematikisht


quhet mbledhje me peshim ose mbledhje e peshuar.

𝑅𝑅 𝑅𝑅
𝑣𝑣𝐷𝐷 = −(𝑅𝑅 2 × 𝑣𝑣ℎ1 + 𝑅𝑅 2 × 𝑣𝑣ℎ2 )
ℎ1 ℎ2
𝑣𝑣𝐷𝐷 = −(𝑘𝑘1 𝑣𝑣ℎ1 + 𝑘𝑘2 𝑣𝑣ℎ2 )

Koeficientët k1 dhe k2 quhen peshat, vlerësimi i rëndësisë që ka në shumën përfundimtare secila


nga hyrjet 𝑣𝑣ℎ1 dhe 𝑣𝑣ℎ2 . Rregullimi automatik dhe komandimi industrial e përdorin gjerësisht këtë
trajtë të përpunimit të sinjalit hyrje. Rasti i veçntë, në se rezistencat merren identike

𝑅𝑅2 = 𝑅𝑅ℎ1 = 𝑅𝑅ℎ2 = 𝑅𝑅


atëhere funksioni i qarkut mbledhës invertues kthehet në veprim matematik, shuma e thjeshtë e
sinjaleve në hyrje me shenjë negative.
𝑣𝑣𝐷𝐷 = −(𝑣𝑣ℎ1 + 𝑣𝑣ℎ2 )

Ka edhe disa standarte me PO Ideal që kryejnë veprime si integrimi dhe derivimi i sinjalit në
hyrje, njohuritë e deritanishme për elementet e qarqeve nuk janë të mjaftueshme për shqyrtimin e
tyre. Me qarkun mbledhës invertues mbyllet edhe kjo pjesë e njohurive të përdorimit të PO në
qarqet elektrike.

Rasti i përgjithshëm i qarqeve me PO ideal janë qarqet që nuk hyjnë ose përafrohen me asnjë
nga përdorimet standart të përshkruara deri tani. Në këto raste nuk mund të merren të gatëshme
formulat e nxjerra më sipër. Llogaritja e qarqeve me PO në rastin e përgjithshëm kthehet në
zgjidhjen e qarkut me një nga rrugët e trajtuara në leksionet e mëparshme. Zgjidhja mund të
arrihet me ekuacione nyjesh dhe konturesh, me kombinim të potencialeve dhe ligjin e Ohmit, ose
në më të shumtën e rasteve një përzierje e të dyjave.
10-Leksioni 5
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Zgjidhjet e skemave të çfardoshme me PO ideal, kanë zgjidhje sipas rastit dhe nuk mund të
standartizohen ose të ripërdoren për skema të tjera. Studentit i mbetet të zgjedhë vetë rrugën e
preferuar të zgjidhjes së problemi. Shembulli numerik i figurës L5-f7që mbyll Leksionin është
ilustrimi më i qartë për sa u tha.

R1=2Ω i
1
a v- J=2A
– i- c
+ v1 – vdif
+ v+ +
b i+ R3=6Ω
E=8V
+ i2 – v3 + i3 VD
K1 v2
– R2=3Ω

v0 = 0
L5-f7. Shembull. Zgjidhja e qarkut të çfardoshëm me PO

Qarku ka katër të panjohura, rrymat në degët me R1, R2, R3, dhe tensionin e daljes vD. Rryma e
daljes të PO përjashtohet nga numërimi i të panjohurave.

Fillimisht vendosen kahe të çfardoshme për rrymat e panjohura dhe tensionet që i pasojnë ato
me shenjat e përputhura. Duke përjashtuar nyjen tokë dhe daljen e PO, mbeten vetëm dy nyje për
ekuacione të LKR. Në L5-f7, janë zonat me përcjellësa idealë që janë e njejta nyje. Duke
shfrytëzuar edhe 5.1.1, ekuacionet nga nyjet janë

(a) 𝑖𝑖1 = 𝐽𝐽 + 𝑖𝑖− = 𝐽𝐽 = 2𝐴𝐴


(b) 𝑖𝑖3 = 𝑖𝑖2 + 𝑖𝑖+ = 𝑖𝑖2

Përsëri rezistorët R2 dhe R3 janë praktikisht në seri, ndërsa rryma i1 njehsohet menjëherë nga
lidhja me J. Kjo mundëson gjetjen e tensionit në R1

𝑣𝑣1 = 𝑅𝑅1 × 𝑖𝑖1 = 2 × 2 = 4𝑉𝑉

Gjetja e fundit krijon mundësinë e një konturi, shënuar K1 në L5-f7, ku ka vetëm një të
panjohur, tensioni v2. Përdorimi i LKT në K1 çon në gjetjen e v2 dhe automatikisht të i2.

[K1] v1 – vdif + v2 – E = 0

11-Leksioni 5
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 5
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Tensioni vdif midis dy hyrjeve të PO ideal është gjithnjë identikisht i barabartë me zero, kështu

[K1] v1 + v2 = E
4 + v2 = 8
v2 = 4V

Nga ligji i Ohmit në rezistorin R2 gjendet i2 dhe njëkohësisht i3

𝑣𝑣2 4
𝑖𝑖2 = 𝑖𝑖3 = = 𝐴𝐴
𝑅𝑅2 3

Në këtë pikë të zgjidhjes mund të përdoret LKT në një kontur që përfshin vD, ose mund të
përdoret ligji i Ohmit dhe diferencat e potencialeve. Zgjidhet kjo e fundit për të shmangur
ngurtësinë në mënyrën e të kërkuarit të zgjidhjes. Tensioni v3 është

4
𝑣𝑣3 = 𝑅𝑅3 × 𝑖𝑖3 = 6 × = 8𝑉𝑉
3
Ky tension është diferenca e potencialeve midis nyjeve (c) dhe (b) të cilat janë përkatësisht dalja
dhe hyrja joinvertuese.

𝑣𝑣3 = 𝑣𝑣𝑐𝑐 − 𝑣𝑣𝑏𝑏 = 𝑣𝑣𝐷𝐷 − 𝑣𝑣+


𝑣𝑣𝐷𝐷 = 𝑣𝑣3 + 𝑣𝑣+ = 8 + 𝑣𝑣+

Tensioni v2 është diferenca e potencialeve midis nyjeve (b) dhe tokë ku nyja (b) është vetë
këmba joinvertuese (+)
𝑣𝑣2 = 𝑣𝑣𝑏𝑏 − 𝑣𝑣0 = 𝑣𝑣𝑏𝑏 = 𝑣𝑣+
𝑣𝑣+ = 𝑣𝑣2 = 4𝑉𝑉
Prej këtej tensioni i daljes rezulton

𝑣𝑣𝐷𝐷 = 8 + 𝑣𝑣+ = 8 + 4 = 12𝑉𝑉

Duhet të jetë e qartë për këdo se i njejti qark ka më shumë se një rrugë për zgjidhje. Mënyrat e
zgjidhjes janë individuale dhe varen nga përgatitja, eksperienca personale dhe intuita. Të gjitha
zgjidhjet e paraqituar në këtë cikël leksionesh dhe seminaresh janë vetëm udhëzuese dhe nuk
paraqesin ndonjë rrugë tip, ose standart. Studenti duhet të provojë veten duke gjetur zgjidhje që
ndryshojnë nga ato të paraqitura këtu.

12-Leksioni 5

You might also like