Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022

Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

QARQET E RRYMËS SË VAZHDUAR ME REZISTENCA. ELEMENTET E QARKUT


LIGJET BAZË TË QARQEVE ELEKRTIKE

• L2-I. Dallimi i Modeleve të Elementeve të Qarkut me pajisjet reale.


Në Elelektroteknikë, si edhe në çdo disiplinë tjetër skencore, nuk punohet me objektet reale
sepse është e pamundur. Realiteti objektiv është pafundësisht i larmishëm gjë që e bën të
pamundur paraqitjen konkrete të çdo rasti. Në çdo degë të shkencës, objektet dhe pajisjet reale
zëvendësohen me modeleve teorike inxhinierike. Kjo veprimtari është procesi i modelimit
inxhinierik që mbështetet në dy shtylla: koncepti abstrakt dhe idealizimi.

Pajisjet reale të të njejtit lloj, të cilat mund të kenë trajta e parametra nga më të ndryshmet,
zhvishen nga cilësitë konkrete dhe grumbullohen në një koncept abstrakt që i përfshin dhe i
përfaqëson të gjitha. Për shembull, askush nuk e di sa lloje baterish elektrike ka në botë, si nga
përmasat fizike ashtu edhe nga parametrat elektrike. Kjo nuk ka fare rëndësi në punën e
përditëshme. Përdorimi i fjalës përgjithësuese abstrakte “bateri” mundëson gjithkënd të kuptojë
se përse bëhet fjalë në rastin konkret. Përgjithësimi abstrakt nuk mjafton për të ngushtuar
ndyshueshmërinë e pamasë në realitetin objektiv.

Vrojtimi punimit të pajisjeve të të njejtës kategori nxjerr në dukje një sjellje tipike kryesore, si
dhe shmangiet nga kjo karakteristikë tipike. Idealizimi është pranimi i sjelljes mbizotëruese të
objeki, si e vetmja karakteristikë e tij. Çdo veçori që nuk përputhet me tiparin kryesor, fshihet
tërësisht nga “biografia” e pajisjes sikur nuk egziston. Për të u rikthyer tek “bateria” që ka si
parametër kryesor elektrik tensionin në dalje. Tensioni i baterisë ndryshon edhe në varësi se
çfarë lidhet me të, një llampë është ndryshe nga pesëdhjetë të tilla sëbashku, ndryshon edhe me
kalimin e kohës, “bie bateria”. Pavarësisht nga kjo, në llogaritjet e qarqeve, bateria konsiderohet
me tension konstant 24/7 dhe për çfarëdo që të jetë lidhur me të, qoftë dhe furra e bukës. Ky
është modeli ideal i burimit të tensionit.

Idealizimi përmban edhe përqëndrimin e dukurisë në një pikë të vetme apo në një simbol teorik
në skemat elektrike. Një central atomik shtrihet në një sipërfaqe dhjetra hektarë. Në letër
paraqitet vetëm me një shenjë “baterie” apo burimi tension, duke e zhdukur çdo përmasë. Në dy
paragrafet që vijojnë do të qartësohet edhe më tepër sa u tha deri tani.

Elementet me dy skaje që do të trajtohen në këtë leksion, kanë veçorinë e një lidhje të


drejtpërdrejtë të tensionit me rrymën në skajet e veta. Në se mbi skajet e elementit ushtrohet
tension, përmes tij kalon patjetër rrymë. Në se elementi pëshkohet nga rrymë, në skajet e tij ka
patjetër tension. Kjo lidhje e pandashme tension dhe rrymë quhet karakteristikë voltampere e
elementit, plani v-i (ose i-v).

1-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

• L2-1. Burimi Ideal i Tensionit.


Burim Tensioni Elektrik apo thjesht Burim Tensioni quhen të gjitha ato pajisje 2-skajëshe që
prodhojnë diferencë potencialesh, d.m.th. tension, në skajet e tyre. Në realitet, burimi tensionit
përmbledh në vetvete dukuri të ndërlikuara të shndërrimit të energjisë joelektrike në elektrike, në
objekte me natyrë e madhësi nga më të ndryshmet, por nga ana e qarkut elektrik është vetëm një
element me dy skaje që prodhon forcë elektromotore. Figura L2-f1, tregon kalimin në konceptin
abstrakt, të burimeve mjaft të ndyshme midis tyre.

Bateri Makine Hidrocentrali Fierzës Burim me panele djellore Burimi abstrakt


i Tensionit
L2-f1. Realiteti kundrejt modelit abstrakt
Burimi i Tensionit Ideal prodhon një forcë elektromotore të pavarur nga rryma me të cilën
burimi ushqen pjesën tjetër të qarkut. Forca Elektromotore brenda burimit dhe diferenca e
potencialeve midis daljeve tij, e quajtur Tensioni i Burimit, janë identike E = Vab për çdo I.
Karakteristika voltampere e një burimi ideal jepet në figurën L2-f2 bashkë me paraqitjen
simbolike të f.e.m dhe tensionit të burimit
V
E = Vburimit konstante për çdo I

-∞ +∞
I
L2-f2. Sjellja Burimit Ideal të Tensionit

Idealizimi i elementit qëndron në pranimin se edhe për rryma pambarimisht të mëdha, tensioni i
burimit mbetet konstant, i barabartë me forcën elektromotore. Nuk ka asnjë burim në natyrë që të
prodhojë fuqi pambarimisht të madhe. Meqenëse PBurimit = E x I , atëhere kur I -> ∞ edhe P -> ∞,
gjë që është fizikisht e pamundur.

Pjesa pozitive e boshtit të I, përkon me punimin e burimit si gjenerator, të treguar majtas në L2-
f2. Rrymë negative do të thotë kah i kundërt i saj, që do të thotë rryma rrjedh nga qarku drejt
burimit. Dy rastet tregohen në L2-f3. Në rastin kur në burim rryma kalon nga (+) në (−) ai punon
si konsumator dhe energji merret nga pjesa tjetër e qarkut.

2-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

L2-f3. Burimi Ideal i Tensionit si gjenerator dhe konsumator

Ky është edhe përfundimi i parë i rëndësishem, Burimi Ideal i Tensionit nuk e ka të paracaktuar
rolin e tij si gjenerator ose dhënës energjie. Një projektim i pasaktë i qarkut mund të shkaktojë
që disa burime të marrin energji në kurriz të burimeve të tjera. Në realitet kjo shakton edhe
dëmtimin gradual të vetë burimeve, sikurse ndodh p.sh., me bateritë e vendosura mbrapsh.

Gjithsesi përfundimi më i rëndësishëm del nga interpretimi i karakteristikës voltampere të


figurës L2-f2. Burimi Ideal i Tensionit nuk përcakton rrymën që kalon përmes tij. Ajo
përcaktohet nga pjesa tjetër e qarkut, ose më saktë, nga kombinimi i burimit me pjesën tjetër të
qarkut. Nga pikpamja e llogaritjes së qarqeve elektrike, kjo do të thotë se parametri i vetëm i
njohur për elementin 2-skajësh Burim Tensioni është f.e.m. E, ndërsa rryma madhësi e
papërcaktuar nga -∞ në ∞.
Burimet Ideale të Tensionit, të parë si elemente me 2-skaje, kanë një kufizim të madh përsa i
përket mundësive të lidhjes. Kjo bëhet më e qartë nga figura L2-f4.

L2-f4. Lidhja në paralel e Burimeve të Tensionit

Burimet Ideale të Tensionit nuk mund të lidhen në paralel. Absurdi i kësaj lidhje dallohet nga
figura e majtë në L2-f4, V është sa diferenca e potencialeve midis nyjeve (a) dhe (b) e cila nuk
mund të jetë njëkohësisht edhe E1, edhe E2 edhe …En. I vetmi përjashtim është rasti teorik edhe
praktik i lidhjes të burimeve identike, figura e djathtë në L2-f4. Tensioni i daljes është V = E dhe
secili burim jep kontribut nëpërmjet rrymës së tij.
Burimet e tensionit lidhen natyrshëm në seri për të dhënë vlera tensionesh të cilat nuk realizohen
nga burimet e veçanta. Kjo do të trajtohet numerikisht në leksionin e ardhëshëm.

3-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

• L2-2. Burimi Ideal i Rrymës.


Në natyrë hasen vetëm burime tensioni. Edhe njerëzimi për një kohë të gjatë ka ndëtuar vetëm
burime tensioni. U desh zhvillimi i teknologjisë, sidomos asaj që bazohet në gjysëmpërcjellësat,
(diodat, tranzistorët) që në disa prej tyre të vihej re dukuria që sot klasifikohet si Burim Rryme.
Me përkufizim është pajisja që gjeneron rrymë pavarësisht tensionit në skajet e veta.

V
+∞

I = konstante për çdo V

-∞
L2-f5. Sjellja Burimit Ideal të Rrymës

Një nga simbolet më të përdorur për burimin dhe karakteristika e tij voltampere tregohen në L2-
f5. Duket se rryma mban vlerë konstante për tension që shkon nga -∞ në +∞. Ngjashëria me
Burimin e Tensionit është e plotë në të gjitha pikat e sjelljes si elemet qarku, por rryma ndërron
vend me tensionin.
Edhe Burimi Ideal i Rrymës nuk e ka të paracaktuar rolin e tij si gjenerator, këtë e përcakton
bashkëveprimi me pjesën tjetër të qarkut. Dy figurat djathtas në L2-f5 tregojnë kombinimet e
shenjave në rasin gjenerator dhe konsumator. Burimi Ideal i Rrymës nuk përcakton tensionin
Vburimit në skajet e tij. Këtë e përcakton pjesa tjetër e qarkut. Gjatë llogaritjes së qarqeve në një
Burim Rryme dihet vetëm rryma e burimit ndërsa tensioni është gjithnjë madhësi e panjohur.
Ngjashmëri ka edhe për kufizimet në mundësinë e lidhjes së 2-skajëshave Burim Rryme, kësaj
rradhe për lidhjen në seri, figura L2-f6. Në skemën e sipërme duhet të ketë vetëm një rrymë I,
por ndërkohë secili nga burimet gjeneron rrymën vetiake I1, I2,…, In. Ky është absurditet
matematik prandaj kjo skemë quhet e parealizueshme.

L2-f6. Lidhja në seri e Burimeve të Rrymës


4-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Nga ana tjetër, në se të gjithë burimet e rrymës do të gjeneronin vlerë identike të rrymës I, figura
e poshtëme tek L2-f6, nuk ka asnjë problem, lidhja ka në mënyrë të natyrshme vetëm një rrymë.
Pra lejohet vetëm lidhja në seri e Burimeve të Rrymës me vlerë identike.
Burimet e Rrymës lidhen natyrshëm në parale për të dhënë vlera rrymash të cilat nuk realizohen
nga burimet e veçanta. Kjo do të trajtohet numerikisht në leksionin e ardhëshëm.

• L2-3. Elementi Rezistiv, Rezistori.


Rezistor quhet ai element 2-skajësh që ka lidhje të pasive të tensionit me rrymën në skajet e veta.
Në se mbi skajet e elemtit ushtrohet tension, përmes tij kalon patjetër rrymë. Në se elementi
pëshkohet nga rrymë, në skajet e tij ka patjetër tension. Kur mungon njera nga dy madhësitë
vetvetiu mungon edhe tjetra. Kjo do thotë që rezistorë janë elementët e qarkut karakteristika
voltampere e të cilëve kalon nga origjina, figura L2-f7. Për v = 0 dhe i = 0, gjithashtu për i = 0
edhe i = 0.

v
3

L2-f7. Karakteristikat e disa rezistorëve: 1-linear; 2,3-jolinearë

Prania vetëm në kuadrantin e parë dhe të tretë të planit v-i, është tipar i elementeve që emërtohen
elemente pasive të qarkut. Elementi pasiv nuk ka mekanizma të brendëshëm që përcaktojnë
kahun e rrymës apo tensionit, në se njeri ndërron kah edhe tjetri e ndjek në të njejtin drejtim.
Elementi pasiv është thjesht një 2-skajësh që shërben si urë lidhëse midis rrymës dhe tensionit.
Ky është ndryshim i madh me 2-skajëshat burim të trajtuar në paragrafet L2-1 dhe L2-2.
Kur karakteristika voltampere është përpjestim i drejtë midis i dhe v, pajisja quhet LINEARE,
(1) në L2-f7. Në çdo rast tjetër rezistorët janë JOLINEARË. Në këtë cikël leksionesh do të
shqyrtohen qarqet vetëm me rezistorë linearë, të quajtura për këtë arësye qarqe lineare.

5-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Si edhe në rastin e Burimeve të Tensionit dhe të Rrymës, në realitet rezistencat kanë një
larmishmëri të pafundme, por në skemat e qarqeve zëvendësohen me model ideal abstrakt, të
përmbledhur në figurën L2-f8.

Rezistenca
Elektronike

Rezistenca
Industriale Konsumatorë Simboli abstrakt
të ndryshëm i Rezistencës

L2-f8. Rezistorë të ndryshëm realë dhe simboli zëvendësues

Simboli për rezistorët është shkronja R ndërsa për njësinë matëse do të flitet në vijim, kur të
shtjellohet Ligji i Ohmit. Idealizimi në rastin e rezistorit është përqëndrimi i gjithë vlerës së tij
në një pikë të qarkut, tek simboli, pavarësisht se në realitet mund të jetë me përmasa të
konsiderueshme.
Në mbyllje të përkufizimit të rezistorit mund të thuhet se, çdo lloj pajisje që shndërron energjinë
elektrike në energji joelektrike është Rezistor, jo vetëm pajisjet e prodhuara enkas si rezistenca,
dy pamjet majtas tek figura L2-f8. Soba, ventilatori, llampa, pompa e ujit, e mjaft pajisje të tjera
konsumatore të energjisë elektrike, plotësojnë përkufizimin e karakteristikës v-i dhe përmblidhen
në simbolin e R. Ka një dallim ndërmjet fjalëve “rezistencë” dhe “rezistor”. E para përdoret për
pajisjet konkrete që hasen në jetën e përditëshme, si dhe për të trguar vlerën numerike të tjetrës.
E dyta është koncepti teorik që u përshkrua pak më sipër.
.

• L2-3. Ligjet themelore të Qarkut Elekrik. Ligji i Ohmit dhe Ligjet e Kirkhofit.

Të gjitha llogaritjet e qarkut elektrik, sado i madh e i ndërlikuar të jetë, çfarëdo metodash të
përparuara apo mjetesh moderne ( kompjuterat ) të përdoren, bazohen në ligjet themelore të
qarqeve elektrike të formuluara nga Ohmi e Kirkhofi. Në këtë paragraf do të përkufizohen këto
ligje si koncept dhe do të tregohet përdorimi i tyre në llogaritje.

6-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

L2-3.1 Ligji i Ohmit.


Ligji i Ohmit është i vlefshëm vetëm për rezistencë lineare dhe të pandryshueshme në kohë, si
element me dy skaje. Në figurën L2-f8 janë paraqitur disa rezistorë linearë të cilët ndryshojnë
nga njeri- tjetri në pjerrësinë e karakteristikës voltampere. Në çdo rast bëhet fjalë për drejtëza që
kalojnë nga origjina. Edhe këtu ka një idealizim, rezistencat reale nuk a kanë karakteristikën kaq
vijëdrejtë, por kjo nuk merret parasysh në modelin teorik të rezistorit linear.

v
R3

R2

R1

L2-f9.Karakteristikat e rezistorëve linearë si drejtëza të planit v-i.

Figura L2-f9 tregon se në se në skajet e rezistorit zbatohet një diferencë potencialesh, d.m.th.
mbi të ushtrohet një tension V, përmes saj do të kalojë rrymë me intesitet I të përcaktuar në
mënyrë unike nga ndërtimi fizik i pajisjes (metali, gjatësia etj). Raporti i tensionit me rrymën
rezulton gjithmonë një konstante, e cila është vlera numerike e rezistencës, e matur në Ohm:
𝑣𝑣
𝑅𝑅 =
𝑖𝑖
[Ω] (2.1.1)

1Ohm = 1Volt / 1Amper.


Parametri i llogaritur në këtë mënyrë tregon vlerën e rezistorit si koeficient i pjerrësisë së
karakteristikës. Rezistori më i madh ka pjerësi më të madhe në plan. Në L2-f9, R3 > R2 > R1.
Trajta 2.1 e ligjit është vetëm një nga trajtat në të cilat shprehet Ligji i Ohmit. Dy të tjerat janë:
𝑣𝑣 = 𝑅𝑅 × 𝑖𝑖 [𝑉𝑉] (2.1.2)
𝑣𝑣
𝑖𝑖 = 𝑅𝑅 [𝐴𝐴] (2.1.3)

Ky është përkufizimi inxhinierik i rezistorit bazuar në studimin eksperimental vetëm të lidhjes


rrymë tension. Fizika e gjen këtë vlerë bazuar në ndërtimin e brendëshëm të materialit, dhe
shpeshherë temperaturës.
7-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI
𝑙𝑙
𝑅𝑅 = 𝜌𝜌 [Ω ] (2.2)
𝑆𝑆

Ligji i Ohmit lidh me njera-tjetrën tre madhësi, tensionin, rrymën dhe rezistor (Volt, Amper,
Ohm) në një element 2-skajësh, L2-f10.

v
Skaji 1 Skaji 2
V1 R i V2

L2-f10. Lidhja e tre madhësive v,i,R në Rezistor

Sikurse u tha më lart, të qenit element pasiv bën që rezistori të ketë në mënyrë të vetvetishme
shenjat të përputhura e v dhe i. Në Leksionin 1, grupin e pajisjeve që punon sipas fushës
potenciale e klasifikuam si pajisje konsumatore. Për konsumatorët
P=+VxI
Në se zëvendësohet 2.1.2 në formulën e fuqisë:
P = V x I = (R x I) x I = R x I2 (2.3.1)
Shprehja e fundit është formula e Xhaulit për nxehtësinë e çliruar në një rezistorin R. Trajta tjetër
e kësaj formule është:
P = V x (V / R) = V2 / R (2.3.2)
Në të gjitha rastet, fuqia e rezistorit është varësi e një madhësie në katror, që do të thotë se ka
gjithnjë vlerë jonegative, (pozitive ose zero). Kjo tregon që rezistori si element 2-skajësh është
absolutisht konsumator.
Në konceptimin fillestar të Ohmit, R tregon “pengesën”, pra rezistencën, që has rryma elektrike
gjatë kalimit në përcjellësa. Sot dihet që dukuritë që ndodhin janë mjaft më të ngatërruara se disa
ngarkesa që përplasen rrugës, por efekti eksperimental është po ai që u vrojtua nga Ohmi. Në se
pengesa shprehet nga rezistenca ka edhe një madhësi tjetër që shpreh “lejueshmërinë”, lehtësinë,
e kalimit të rrymës në përcjellësa. Emërtohet përcjellshmëri elektrike, shënohet me G dhe
gjendet si
1
𝐺𝐺 = 𝑅𝑅 [𝑆𝑆] (2.4)

Njësia matëse është Siemens 1S = 1/1Ω. Si koncept llogjik, rezistenca është pengesë kalimi
ndërsa përcjellshmëria është lejim kalimi. Një material me rezistencë të lartë është shumë
pengues, ose shumë pak lejues – përcjellshmëri e ulët.
Karakteristikat e rezistorit të çfardoshëm R ka dy pozicione kufitare në planin v-i, të treguara në
figurën L2-f11, me drejtëza të kuqe. Në karakteristikën horizontale tensioni mbetet gjithmonë
zero ndërsa vlera e rrymës mund të jetë ∞. Kjo bëhet e mundur në se në 2.1.2 R ≡ 0Ω. Nga ana
grafike thuhet se kur karakteristika e ka pjerrësinë zero edhe vlera e rezistencës është zero.
8-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Rezistori me vlerën zero quhet Qark i Shkurtër dhe shënohet si në L2-f11, si përcjellës pa
shkëputje.

v
v1 v1
R->∞
Qark i Hapur R

R=0 v12= 0 i≠0 v12≠0 i=0


i 0
Qark i Shkurtër

v2 v2
R=0 R -> ∞
L2-f11. Qarku i Shkurtër dhe Qarku i Hapur

Duke ju referuar figurës L2-f11, tensioni shprehet si diferenca e potencialeve në skajet e


rezistorit. Atëhere nga 2.1.2 do të rezultonte
v1 – v2 = 0 x i = 0
Prej nga v1 = v2 që tregon se potenciali përgjatë gjithë përcjellësit me R = 0, ose në Qarkun e
Shkurtër, është kudo i njejtë, ose është sipërfaqe ekuipotenciale. Ky është përkufizimi i plotë i
përcjellësit idealë të përmendur në leksionin e parë, përcjellës me rezistencë zero.
Duke u rikthyer në figurën L2-f2, vihet re se edhe karakteristika e Burimit Ideal të Tensionit e
ka pjerrësinë zero, pavarësisht se nuk kalon nga origjina. Kjo ndodh sepse Burimi i Tensionit
nuk është element pasiv. Gjithsesi, rezistenca e brendëshme e një Burimi Ideal të Tensionit
përputhet me atë që përfaqësohet nga drejtëza horizontale. Përfundimi është se Burimi Ideal i
Tensionit e ka rezistencën e brendëshme identikisht të barabartë me zero, qark të shkurtër. Është
një veçori që do të nevojitet së tepërmi në të ardhmen.
Gjendja tjetër kufitare e karakteristikës së rezistorit është drejtëza pingule me boshtin e rrymës.
Në këtë karakteristikë rryma është zero ndërkohë që tensioni mund të marrë vlera të çfardoshme,
edhe ∞. Kjo është e mundur vetëm në se tek 2.1.2 R = ∞. Gjendja quhet Qark i Hapur dhe
paraqitet me përcjellës të këputur, si figura e djathtë tek L2-f11. Qarku i Hapur është gjendje e
zakonshme e çelësave të pajisjeve elektrike në gjendjen e shkyçur, jashtë pune.
Edhe për këtë karakteristikë, mund të bëhet krahasimi me karakterisrikën e Burimit Ideal të
Rrymës e cila është pingul me boshtin e rrymës, d.m.th. ka pjerrësinë maksimale. Me arsyetim të
ngjashëm me atë për Burimin e Tensionit, arrihet në përfundimin se Burimi Ideal i Rrymës e ka
rezistencën e brendëshme pambarimisht të madhe, qark i hapur. Edhe kjo veçori do të nevojitet
mjaft në të ardhmen e afërt.

9-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

L2-3.2 Ligji i Kirkhofit për Rrymat LKR.


Gjatë trajtimit të Lidhjes në Paralele të elementeve me 2-skaje, u ndesh koncepti i nyjes së qarkut
një element i rëndësishëm ndërtimor i qarqeve elektrike,. Me përkufizim, nyje do të quhet pika e
bashkimit të dy ose më tepër skajeve të pajisjeve me dy skaje. Bashkimi realizohet nëpërmjet
përcjellsave idealë, të përkufizuar në paragrafin e mësipërm.

Nyje Nyje
Nyje

1 3
1 2
1 2 3
2
a) b) c)

L2-f12. Nyjet e ndryshme

Figura L2-f12-(a) quhet nyje elementare sepse është minimumi i mundshëm i lidhjes të vetëm dy
elementeve me dy skaje. Figura L2-f12-(b) është nyje tipike ku lidhen më shume se dy elemente.
Këtej e tutje, fjala nyje do të përdoret për këtë konfigurim. Figura L2-f12-(c) është “nyja e
shtrirë” e përmendur në Leksionin 1. Eshtë praktikisht nyja e L2-f12-(b) me elementet e larguar
nga njeri-tjetri dhe me distancën e mbuluar nga përcjellës idealë të cilët krijojnë një sipërfaqe me
potencial të njejtë me të pikës.
Ligji i Kirkhofit për Rrymat – LKR, i quajtur ndryshe edhe Ligji i Nyjeve, thotë se shuma e
intensiteteve të rrymave që hyjnë në një nyje është identike me shumën e intensiteteve të
rrymave në dalje nga nyja.
∑𝑘𝑘1 𝐼𝐼ℎ𝑦𝑦𝑦𝑦ë𝑠𝑠𝑠𝑠 = ∑𝑙𝑙1 𝐼𝐼𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑𝑑ë𝑠𝑠𝑠𝑠 (2.5)

Pohim i barazvlefshëm është edhe ai që thotë se shuma algjebrike e intensiteteve të rrymave që


hyjnë dhe dalin në një nyje duhet të jetë identikisht e barabartë me zero. Në këtë rast, para se të
shkruhet Ligji i Kirkhofit për nyjen përkatëse, duhet vendosur cilat rryma do të quhen pozitive
dhe cilat negative. Shumë tekste marrin rrymat hyrëse si negative, por kjo nuk është e
detyrueshme. Mjafton që rrymat në hyrje dhe në dalje të kene shenja të kundërta. Trajta e
paraqitur më sipër është më e pëlqyeshme sepse nuk ka ndërlikime llogjike. Në figurën L2-f13
tregohet grafikisht rregulli i shënimit të nyjeve dhe rrymave në skemat e qarqeve, si dhe hartimi i
ekuacioneve sipas 2.5.

10-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

I1 I2 I Hyrjes I1 I2 I3
a
I3 1 2 3
I5
I4

a I2 + I3 + I5 = I1 + I4 x IHyrjes = I1 + I2 + I3

L2-f13. Shënimet në nyjet e qarkut para hartimit të ekuacioneve

Nyjet në përgjithësi shënohen me shkronja ose numra të qarkuar, si në figurat e L2-f13. Kjo
shenjë paraprin ekuacionin e Kirkhofit për nyjen, si shenjë unike identifikimi që tregon se
barazimi i përket vetëm kësaj nyjeje dhe asnjë tjetre. Duke kaluar nga e majta në të djathtë ose
anasjelltas, ekuacioni i nyjes (a) mund të shkruhet:
I1 - I2 - I3 + I4 - I5 = 0
ose,
-I1 + I2 + I3 - I4 + I5 = 0
Kjo është trajta algjebrike e LKR. Shumat algjebrike të intesiteteve në nyjen (a) mund të jenë me
rrymat hyrëse negative, rasti i parë, ose rrymat dalëse negative, rasti i dytë, pa ndojnë rregull të
ngurtë të paracaktuar.

1 2
I1

-2A 4A 5A
I3
I2
4
3

L2-f14. Shembull i LKR

Shembulli i fundit në figurën L2-f14 shërben për veprime praktike me nyjet. Tri rryma janë të
dhëna dhe duhen gjetur ato që tregohen me simbolin e intensitetit të paracaktuara, të supozuara
paraprakisht, nga ushtrimi. Rradha e punës, strategjia e zgjidhjes, kërkon që fillimisht të
dallohen nyjet ku ka vetëm një rrymë të panjohur. Paskëtaj kjo llogjikë zbatohet hap-pas-hapi
derisa të bëhen të njohura të gjitha rrymat e skemës.

11-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Nyjet ku mund të fillohet zgjidhja janë nyja (1) dhe nyja (4). Asnjera nuk ka përparësi ndaj
tjetrës dhe pika e fillimit të punës është zgjedhje personale. Tek nyja (1), hyjnë 4A dhe dalin -2A
dhe I1:
(1) 4 = (-2) + I1
I1 = 4 – (-2) = 6A
Tek nyja (2), hyn I1 dhe dalin 5A dhe I3:
(2) I1 = 5 + I3
6 = 5 + I3
I3= 6 - 5 =1A
Tek nyja (3), hyjnë I3 dhe -2A dhe del I2:
(3) I3 + (-2) = I2
I2 = 1 + ( -2) = -1A
Rezultati i fundit tregon se supozimi paraprak për drejtimin e rrymës, shigjeta e I2, nuk përputhet
me realitetin. Në Leksionin 1, është theksuar, dhe këtu do të ritheksohet, se rezultati negativ nuk
duhet të shoqërohet me ndryshimin e shënimeve në figurë, në rastin e LKR shigjetat e rrymave.
Tek nyja (4) del në pah veçoria matematike e LKR, e ashtuquajtura “nyje e tepërt”. Nga
këndvështrimi i sistemeve të ekuacioneve algjebrike lineare, në se një qark ka n nyje, vetem n-1
nyje japin ekuacione të pavarur nga njeri-tjetri. Ekuacioni i nyjes së n-të është i pavlefshëm
sepse është kombinim linear i të tjerëve. Në shembullin e mësipërm ekuacioni i nyjes (4)
rezulton i panevojshëm për zgjidhjen e problemit, në se janë përdorur ekuacionet e nyjeve (1),
(2) dhe (3), apo n-1 nyjet e tjera. Në se llogaritjet do të fillojnë me nyjen (4), do të jetë një nga
nyjet e tjera që do të rezultojë “e tepërt”.
Me zhvillimin e Teorisë së Qarqeve u provua se Ligji i Kirkhofit për Rrymat ishte i vlefshëm jo
vetëm në trajtën fillestare të provuar nga Kirkhofi por edhe në një trajtë më përgjithësuese të
zbatuar në qarqet e ndërlikuara. Për të futur konceptin e nyjes së përgjithësuar vlen shembulli i
L2-f15, ku kërkohet I4 në varësi të I1, I2, dhe I3.

I1 I1

I 12 I 13 I 12 I 13
1 1
I2 2 3 I2 2 3

I 24 I 34 I3 I 24 I 34 I3
4 4

I4 I4
L2-f15. Shembull i Nyjes së Përgjithësuar

Në figurën e majtë të L2-f15, jepet një copë e shkëputur qarku me 4 nyje. Për të gjetur I4 në këtë
konfigurim shkruhen ekuacionet për secilën nyje

12-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

(4) I24 + I34 = I4


(3) I13 = I3 +I34
I34 = I13 - I3
(2) I2 + I12 = I24
(1) I1 = I12 + I13

Duke zëvendësuar (2) dhe (3) tek (4) rezulton


(4) (I2 + I12) + (I13 - I3 ) = I4
I2 + I12 + I13 = I4 + I3
Duke zëvendësuar (1) tek barazimi i fundit mbërrihet në një ekuacion që përputhet me “njollën”
në të djathtë të L2-f15,
(njolla) I2 + I1 = I4 + I3
Nga ekuacioni i fundit duket sikur nyjet reale (1), (2), (3) dhe (4) nuk egzistojnë të zëvendësuar
nga sipërfaqjqa e mbyllur e cila pret përcjellësat me rrymat I1, I2, I3 dhe I4. Kjo është e vërtetë në
çfarëdo qarku dhe çfarëdo sipërfaqe prerëse të marrë mbi skemën e qarkut. Ligji i Kirkhofit për
Rrymat mbetet gjithnjë i vërtetë.

L2-3.3 Ligji i Kirkhofit për Tensionet - LKT


Objekti i Ligjit të Kirkhofit për Tensionet janë tensionet përgjatë një laku i mbyllur apo konturi
në rrjetën e një qarku elektrik. Në qarqet elektrike gjenden gjithmonë rrugë të mbyllura të
çfarëdoshme dhe këto mund të jenë të panumërta. Figura L2-f16 tregon vetëm disa laqe, nga
dhjetëra që mund të gjenden në atë figurë. Ligji i Kirkhofit për Tensionet përmban edhe
mekanizmin matematik që përcakton saktësisht numrin e kontureve, laqeve, rrugëve të mbyllura,
që duhet të shqyrtohen në një qark të caktuar. Zgjedhja e laqeve, në një rrjetë mund të jetë e
çfardoshme, por numri i tyre është një madhësi e përcaktuar matematikisht saktë nga LKT.

L2-f16. Disa laqe në skemën (rrjetën) e një Qarku

13-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Ligji i Kirkhofit për Tensionet – LKT, i njohur edhe si Ligji për Konturet, pohon se shuma
algjebrike e tensioneve, sipas çfarëdo rruge të mbyllur në skemën e një qarku, është identikisht e
barabarë me zero. Baza teorike e Ligjit të Kirkhofit për Tensionet është treguar në Leksionin 1
nëpërmjet figurës skematike L1-f1, ku tregohet veprimi i Fushës Elektrike brenda të cilës puna
sipas një vije të mbyllur është zero. I parë nga brenda qarkut elektrik, ky parim përkthehet në
shumën e tensioneve, pra në LKT.
Ndryshe nga LKR i cili ka dy trajta, LKT është gjithnjë barazim algjebrik:

∑𝑛𝑛𝑖𝑖=1 𝑉𝑉𝑖𝑖 ≡ 0 (2.6)


Gjithashtu LKT kërkon më tepër punë përgatitore për hartimin e ekuacioneve. Për këtë nevojiten
njohuri dhe përkufizime shtesë për stukturat ndërtuese të qarkut elektrik.
Elektrikisht çdo brinjë në skemën e qarkut elektrik, si brinjët e kuadrateve në figurën L2-f16,
përfaqëson një ose më tepër elemente 2-skajore, të emërtuara degë të qarkut. Me përkufizim
degë e qarkut do të quhet çdo element 2-skajësh, ose lidhje në seri e elementëve 2- skajësh që
ndodhet midis dy nyjeve fqinjë, figura L2-f17.

x 1
1 1 2 2

degë 1
degë

2
degë y 3
b

L2-f17. Degë të ndryshme të qarkut

Nga ana e tyre, konturet e qarkut elektrik janë figura gjeometrike me shumë brinjë, si ato të
treguara në figurën L2-f16, të ndërtuar nga degë të qarkut.
Hartimi i ekuacioneve të LKT duhet të paraprihet nga dy veprimtari përgatitore që janë paraqitur
në figurën L2-f18.
Për të detajuar sa më mirë konturet, janë emërtuar edhe nyjet elementare si (a), (c), (d), veprim
në përgjithësi i panevojshëm. Nyja (f) nuk është pikë, por qark i shkurtër apo sipërfaqe
ekuipotenciale. Në shqyrtimin e kontureve të qarkut trajtohet si nyje e vetme.
Veprimi i parë është vendosja e kaheve të tensioneve përbri secilit element në brinjët e konturit.
Kur tensioni është i njohur vendoset shenja dhe vlera në volt. Kur tensioni i elementit është i
panjohur, vendoset një simbol tensioni V dhe një çift (+ , -) me hamendje, në mënyrë arbitrare.
Në përfundim të llogaritjeve, në se supozimi është i goditur rezulton V > 0, ndërsa V < 0 tregon
se supozimi shkon kundër realitetit.

14-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

V6

d 6 e
K2

V5 5
V2

b 2 c 7 V7

V1 1 3 V3
4
K1 f
a 4
V4
L2-f18. Shënimet përgatitore për LKT

Veprimi i dytë është zgjedhja e kontureve dhe drejtimit të lëvizjes nëpër konturet e zgjedhura.
Kjo bëhet grafikisht me anë të shigjetave, ose me vargje alfanumerike të emrave të nyjeve nëpër
kontur. Shigjetat përgjatë perimetrit të konturit duhet të lidhen me një emërtim të tij, shënuar me
kuadrate të vegjël, për të identifikuar në mënyrë unike ekuacionin përkatës. Në figurën L2-f18,
janë zgjedhur dy konture [K1] dhe [K2] me drejtim lëvizje në atë orar. Nuk ka asnjë kufizim ose
rekomandim për këtë. Kahet mund të ishin fare mirë edhe kundërorare.
Në se përdoret caktimi i kontureve me simbolet e nyjeve, duhen ndërtuar vargje alfanumerike
sipas drejtimit të zgjedhur. Për figurën L2-f18:
[K1]: a – b – c – f – a
[K2]: b – d – e – f – c – b
Fillimi dhe mbarimi i vargut duhet të jenë e njejta nyje që të sigurohet mbyllja e lakut.
Pas përgatitjeve që u parashtruan, ndërtimi i ekuacineve të LKT bëhet në bazë të një rregulli të
thjeshtë. Gjatë zhvendosjes përgjatë konturit në kahun e zgjedhur: - në se haset shenja (+)
tensioni përkatës shtohet si kufizë pozitive; - në se haset e para shenja (−) tensioni shtohet si
kufizë negative. Për shembullin e mësipëm, poshtë secilit hop nga një nyje tek tjetra janë
vendosur tensionet e elementëve përkatës:
[K1]: a - b - c - f - a
–V1 +V2 +V3 –V4 = 0

[K2]: b - d - e - f - c - b
+V5 +V6 +V7 –V3 –V2 = 0

Edhe kur punohet me shigjetat e drejtimit të konturit, hartimi ekuacionit mbetet identik.

15-Leksioni 2
ELEKTROTEKNIKA I – Leksionet 2021-2022
Leksioni 2
Përgatitur nga Departamenti i Elektroteknikës - Leonard GJINI

Vlen për të theksuar se ndërrimi i kahut të lëvizjes nëpër kontur nxjerr të njejtën varësi, por të
shumëzuar me (−1). Kjo tregon se ekuacioni i LKT për një kontur të dhënë është unik pra, një
rrugë e mbyllur në qark jep vetëm një ekuacion algjebrik linear.

Numri i saktë i kontureve që japin ekuacione algjebrike të pavarura nga njeri-tjetri është
funksion i numrit të nyjeve të skemës përkatëse dhe i numrit të degëve ku nuk njihet rryma.
Teoria e Qarqeve i emërton degët e qarkut me rryma të panjohura, degë të panjohura. Në se
numri i degëve të panjohura shënohet me m dhe numri i nyjeve të qarkut është n, LKT përcakton
numrin e kontureve të pavarura me formulën e mirënjohur nga fizika: m – ( n -1 ).

Ligji i Kirkhofit për Tensionet mbetet i vërtetë edhe kur ndonjë nga brinjët e konturit nuk ka fare
element 2-skajësh, por është qark i hapur. Nga figura e shembullit L2-f18 mund të hiqen
elementët 3 dhe 7. Kjo krijon një qark me “kërcime në hapsirë” midis nyjeve (c) - (f) dhe (e)-(f)
dhe qarkun e figurës L2-f19.
V6

d 6 e
K2

V5 5
V2

b 2 c
V ef

V1
V cf
1
4 K1
a 4 f

V4
L2-f19. LKT në Konture me Qark të hapur
Pjesët e qarkut ku mungojnë përcjellësat ose elementët 2-skajësh, ose me qark të hapur, kanë
gjithmonë tension ndërmjet dy pikave të shkëputjes (ka raste që rezulton zero, por jo si rregull).
Kuptohet që qarku i hapur nuk ka rrymë midis dy skajeve, kështu që, në vend të tensonit të
elementit 3, V3 , vendoset diferenca e potencialeve midis (c) dhe (f), Vcf , dhe në vend të V7 ,
diferenca potenciale ndërmjet (e) dhe (f), Vef . Çdo detaj tjetër, edhe kahet e kontureve, nuk
pëson asnjë ndryshim. Ekuacionet e kontureve [K1] e [K2] do të jenë:

[K1]: –V1 +V2 +Vcf –V4 = 0


[K2]: +V5 +V6 +Vef –Vcf –V2 =0

Si përfundim, LKT është shumë tensionesh, pa bërë dallim në se këto tensione janë mbi një
element qarku fizik apo në hapsirë. Në fakt LKT mbetet njësoj edhe sikur të gjitha tensionet të
jenë ndërmjet pikave në hapsirë, mjafton që të krijojnë një rrugë të mbyllur.Veçoria e fundit
është mjaft e përdorshme në praktikë.
16-Leksioni 2

You might also like