Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

TEMA 8

Sqaroni konceptet e mëposhtme


1. Ngjarje e pasigurt
Një situatë probabilitare shpesh është e përshkruar si një ngjarje e pasigurt. Një rast më ekstrem, nganjëherë
i quajtur dhe pasiguria radikale, është situata në të cilën nuk do të ishte e mundur të numërohen të gjitha
rezultatet e mundshme. Pra në këtë rast nuk dihen të gjitha ngjarjet që mund të ndodhin e për më tepër të
përcaktohet probabiliteti i ndodhjes së tyre.
2. Pasiguri
Rreziku dhe pasiguria janë përdorur shpesh për të karakterizuar situata të ndryshme në të cilat informacioni
nuk është i plotë. Rreziku zakonisht merret në situata në të cilën ekzistojnë disa shance, për të cilët
rezultatet në përgjithësi janë të njohura dhe probabiliteti i secilës ngjarje është i përcaktuar deri diku.
3. Kriter hibrid
Përpiqet të sjellë së bashku efikasitetin, qëndrueshmërinë, parimet etike dhe ekologjike, në një pako që
mund të informojë synimet e vendosura. Sigurisht, duke u përpjekur për të bërë disa gjëra në të njëjtën
kohë, shtohet rreziku që të mos bëhet asnjë prej tyre.
4. Humbja e efikasitetit
Ose ndryshe humbja e mirëqenies vjen si pasoje e shpenzimeve lidhur me zgjedhjen e objektivit te gabuar.
5. Kosto e transaksioneve
Ky është një term i përgjithshëm për një shumëllojshmëri shpenzimesh që përfshijnë:
• Përvetësimin e informacionit të rëndësishëm;
• Krijimin, monitorimin dhe zbatimin e kontratave;
• Krijimin, zbatimin dhe rishikimin e instrumenteve që aplikon
• Monitorimin e performancës, dhe sigurimin e pajtueshmërisë.
6. Informacioni asimetrik
Palet e transaksionit zoterojne informacione jo te njëjta, ose njera prej tyre zotëron me shume informacion
se pala tjeter.

Pyetje per diskutim


1. Çfarë kuptojmë me besueshmëri të instrumenteve të kontrollit?
Deri ne cfare mase mund te mbështetemi te instrumenti per te arritur nje objektiv te paracaktuar
2. Çfarë kuptojmë me fleksibilitet të instrumenteve të kontrollit?
Eshte instrumenti i afte per tu pershatur shpejt dhe me cmim te ulet ne momentin kur kemi nje informacion
te ri, kur kushtet ndryshojne ose kur ndryshojne objektivat
3. Si ndikon pjerrësia e funksionit të dëmit marxhinal, (në kushtet kur ai është i njohur dhe funksioni i kostos
marxhinale të zvogëlimit të ndotjes është i panjohur), mbi eficencën e një instrumenti mbi çmimin nga një
tjetër mbi sasinë? Analizoni grafikisht.
4. Nga ndryshon pasiguria në lidhje me dëmet e ndotjes nga ato në lidhje me koston e zvogëlimit të ndotjes?
zgjedhja e instrumenteve bazuar në sasinë apo çmimet nuk kanë ndikim në përmasat e humbjes së
efikasitetit që dalin nga gabimet në vlerësimin e kostove të dëmit. Madhësia e kësaj humbje është e njëjtë
në çdo rast, dhe kështu njohuritë mbi këndet relative të funksioneve mund të mos japin asnjë informacion
për të minimizuar humbje të tilla.
5. Çfarë kuptojmë me efektin e pragut në funksion e dëmit të ndotjes dhe si paraqitet ai?
një taksë të barabartë me vlerën më të ulët të funksionit MD, dhe një limit të emetimit të barabartë me
nivelin e pragut. Duke vepruar në këtë mënyrë, nëqoftëse MC e supozuar ndodhet në pjesën e poshtme, do
të jetë efekti çmimit ai që do të sigurojë një ulje të gabimit, dhe nëse MC e supozuar ndodhet në pjesën e
sipërme, do të jetë efekti i sasisë ai që do të ndikojë për të ulur gabimin.
6. Nga dallojnë stimujt për të gënjyer nën regjimin e taksave krahasuar me atë të lejeve të tregtueshme?
Duke qenë se emetimet që do bëjnë firmat në mjedis do të varet nga vetë informacioni që ato do të japin
atëherë ato do të jenë të prirura që të mos raportojnë informacionin e vërtetë të tyre në mënyrë që të
përfitojnë më shumë mundësi emetimesh. Por duke qenë se instrumentet e sasisë dhe çmimeve kanë sylleje
të ndryshme në reduktimin e sasisë së emetimeve për firmat është e nevojshme që së pari ato të kenë
informacion mbi sistemin që do të përdore AMM për të reduktuar sasinë e emetimit të ndotjeve në mjedis.
7. Çfarë kuptojmë me një instrument të iniciativës për bashkëpunim?

1. Kur AMM ka informacion të plotë, secili nga instrumentet ka vetinë e besueshmërisë.


VERTETE
2. Besueshmëria është një problem i instrumenteve mbi çmimin dhe jo mbi sasinë.
GABUAR PER TE DYJA
3. Gabimi i klasës së "dytë" ka të bëjë me gabimet kompjuterike.
GABUAR
4. Në rastin kur kurba e dëmit marxhinal është shumë e pjerrët, (në kushtet kur ai është i njohur dhe funksioni
i kostos marxhinale të zvogëlimit të ndotjes është i panjohur), eficenca e një instrumenti mbi çmimin është
më e madhe se instrumentet mbi sasinë.
GABUAR E ANASJELLTA
5. Kur vlera absolute e këndit të kurbës MC është më i vogël se këndi i kurbës MD, instrumentet mbi sasinë
preferohen më shumë se sa taksat.
VERTETE
6. Kur vlera absolute e këndit të kurbës MC është më e vogël se këndi i kurbës MD, taksat janë të preferuara
ndaj licensave.
GABUAR, KENDI ME I MADH

You might also like