Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 28

TEMA 7

METODA E RRYMAVE KONTURORE


Objektivat
 Të njohim konceptin e rrymës konturore si madhësia mbi të cilin bazohet analiza e qarkut me
metodën e rrymave konturore.
 Të njohim dhe të jemi të aftë të zbatojmë strategjinë e përgjithshme të analizës së qarqeve me
metodën e rrymave konturore.
 Të jemi të aftë të llogarisim rrymën, tensionin dhe fuqinë për çdo element të qarkut duke
përdorur rrymat konturore në qark.

KONCEPTE TË RËNDËSISHME TË METODËS SË RRYMAVE KONTURORE


Në metodën e potencialeve të nyjeve zbatohet ligji i Kirchhoff-it për rrymat (LKR) në nyjet
joreferencë të qarkut për të gjetur tensionet e panjohura në qark. Tani do të shqyrtojmë një
metodë që njihet si metoda e rrymave konturore, në të cilën zbatohet ligji i Kirchhoff-it për
tensionet (LKT) në disa rrugë të mbyllura të qarkut, për të gjetur rrymat e panjohura në qark.
Metoda e rrymave konturore nuk është aq e përgjithshme sa metoda e potencialeve të nyjeve
sepse është e zbatueshme vetëm për qarqet planare. Një qark është planar nëse mund të vizatohet
në një sipërfaqe plane pa pasur degë që kryqëzohen me njëra-tjetrën; në rast të kundërt qarku
është jo-planar. Kështu, figura 7.1(a) tregon një qark planar, ndërsa figura 7.1(b) tregon një qark
jo-planar.

Figura 7.1 (a) Qark planar; (b) qark jo-planar


Gjithashtu, secila prej figurave 7.2(a) dhe 7.3(a) tregon një qark planar që është vizatuar në një
mënyrë të tillë që e bën atë të duket në pamje të parë si jo-planar; degët e kryqëzuara nuk
paraqiten me pikë të theksuar pasi nuk kanë kontakt fizik me njëra - tjetrën. Sidoqoftë, një
rivizatim i qarkut në mënyrë që të shmanget kryqëzimi i degëve, siç paraqitet në figurat 7.2(b)
dhe 7.3(b) zbulon se qarku në të vërtetë është planar.
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Figura 7.2 (a) Një qark planar me degë të kryqëzuara; (b) i njëjti qark i rivizatuar pa kryqëzim të degëve

Figura 7.3 (a) Një qark planar me degë të kryqëzuara; (b) i njëjti qark i rivizatuar pa kryqëzim të degëve

Metoda e rrymave konturore siguron një procedurë të përgjithshme për analizën e qarqeve duke
përdorur rrymat konturore si madhësi të panjohura. Për të shpjeguar konceptin e rrymës
konturore i referohemi qarkut me dy konture të pavarura që paraqitet në figurën 7.4(a).

Figura 7.4 (a) Një qark me dy konture të pavarura; (b) Rrymat e degëve (c) Rrymat konturore
Caktojmë drejtimet referencë të rrymave i1, i2 dhe 𝑖3 në secilën degë të qarkut, që kalojnë
përkatësisht përmes rezistorëve R1, R2 dhe R3.
Nga LKR është e qartë se rryma i3 mund të shprehet në funksion të rrymave i1 dhe i2 si:
𝑖3 = 𝑖1 − 𝑖2
Duke zbatuar LKT në konturin e parë kemi:

2
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

𝑅1 𝑖1 + 𝑅3 (𝑖1 − 𝑖2 ) = 𝑣1
ose
(𝑹𝟏 + 𝑹𝟑 ) 𝒊𝟏 − 𝑅3 𝑖2 = 𝑣1 (7.1)
Në mënyrë të ngjajshme, për konturin e dytë kemi:
−𝑅3 (𝑖1 − 𝑖2 ) + 𝑅2 𝑖2 = −𝑣2
ose
−𝑅3 𝑖1 + (𝑹𝟐 + 𝑹𝟑 ) 𝒊𝟐 = −𝑣2 (7.2)
Nga ekuacionet (7.1) dhe (7.2) rezulton që i1 përshkon të gjithë rezistorët e konturit të parë dhe i2
përshkon të gjithë rezistorët e konturit të dytë, siç paraqitet në figurën 7.4(b). Ky fakt na lejon t’i
konsiderojmë rrymat i1 dhe i2 si rryma qarkulluese në konture (rrymave konturore), përkatësisht
rryma i1 në konturin 1 dhe rryma i2 në konturin 2, siç paraqitet në figurën 7.4(c), në vend që t’i
konsiderojmë si rryma të degëve. Kështu, një rrymë konturore përcaktohet si një rrymë që
rrjedh vetëm në konturin e vet. Për rrjedhojë, rryma e çdo dege të qarkut duhet të përcaktohet
duke marrë parasysh rrymat konturore të secilit kontur ku kjo degë shfaqet. Siç kuptohet, rryma
konturore është një rrymë që nuk mund të matet praktikisht; të vetmet rryma që mund të maten
janë rrymat e degëve të qarkut.
Për shembull, rezistori R3 në qarkun e figures 7.4 shfaqet në të dy konturet. Rrymat konturore i1
dhe i2 kanë drejtime të kundërta në këtë element. Prandaj, rryma në rezistorin R3, në varësi të
drejtimit të saj referencë, përcaktohet si diferencë midis dy rrymave konturore, i1 - i2. Rezistori
R1 shfaqet vetëm në konturin 1 prandaj rryma që rrjedh në këtë degë është e barabartë me rrymën
konturore i1. Kështu, një rrymë konturore mund të përbëjë të tërë rrymën e një elementi të
konturit, ose mund të jetë vetëm një pjesë e saj.
Në përgjithësi, rryma e çdo dege përcaktohet si shumë algjebrike e rrymave konturore të
kontureve ku kjo degë shfaqet.
Le të shqyrtojmë të njëjtin qark duke përdorur konceptin e rrymave konturore, siç paraqitet në
figurën 7.5. Siç shihet, nuk kemi më një rrymë të treguar në mënyrë të drejtpërdrejtë në secilën
degë të qarkut. Në secilin prej kontureve të pavarura kemi caktuar një rrymë konturore me një
drejtim arbitrar. Në shembullin që po trajtojmë, për të përgatitur metodologjine që do të
prezantojmë më pas, është supozuar se rrymat konturore rrjedhin në drejtim të akrepave të orës.

Figura 7.5 Rrymat konturore dhe zbatimi i LKT në konture

3
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Aplikojmë LKT në secilin kontur duke lëvizur sipas drejtimit arbitrar të zgjedhur për rrymat
konturore. Për çdo kontur tregojmë polaritetet e tensioneve të aplikuara në çdo rezistor nga
rryma konturore korresponduese.
Zbatojmë LKT në konturin 1:
−𝑣1 + 𝑅1 𝑖1 + 𝑅3 𝑖1 − 𝑅3 𝑖2 = 0 ⟹ 𝑅1 𝑖1 + 𝑅3 (𝑖1 − 𝑖2 ) = 𝑣1
ose
(𝑹𝟏 + 𝑹𝟑 ) 𝒊𝟏 − 𝑅3 𝑖2 = 𝑣1 (7.3)
Zbatojmë LKT në konturin 2:
𝑅3 𝑖2 − 𝑅3 𝑖1 + 𝑅2 𝑖2 + 𝑣2 = 0 ⟹ 𝑅2 𝑖2 + 𝑅3 (𝑖2 − 𝑖1 ) = −𝑣2
−𝑅3 𝑖1 + (𝑹𝟐 + 𝑹𝟑 )𝒊𝟐 = −𝑣2 (7.4)
Konstatojmë se dy ekuacionet (7.3) dhe (7.4) janë ekuivalente me ekuacionet (7.1) dhe (7.2).
Kështu, zbatimi i LKT në të dy konturet e pavarura të qarkut, duke përdorur konceptin e
rrymave konturore në këto konture, rezulton në dy ekuacione të njëkohshme lineare të pavarura
të cilat njihen si ekuacionet e rrymave konturore të qarkut. Siç shihet, këto ekuacione janë
plotësisht të mjaftueshme për të përcaktuar të gjitha rrymat e panjohura të degeve të qarkut.
Thelbi i metodologjisë është I PAVARUR.
Numri i rrymave konturore, të nevojshme për të përcaktuar të gjitha rrymat e panjohura në
qark, është gjithmonë i barabartë me numrin e kontureve të pavarura.
Rrymat konturore duhet të jenë rryma qarkulluese vetem në konture të pavarura,
pavarësisht nëse i zgjedhim konturet e pavarura sipas dritareve apo jo.
Si rrjedhim, për një qark me K - konture të pavarura, K ekuacione lineare të pavarura të
njëkohshme do të kërkohen për të llogaritur K rrymat konturore të qarkut.
Duhet të theksojmë se konturi që përdoret në metodën e rrymave konturore është një kontur që
duhet të kufizohet patjetër nga elementet e qarkut.
Meqenëse numri i kontureve të pavarura në një qark planar është gjithmonë i barabartë me
numrin e dritareve të qarkut, praktikisht, mënyra më e shpejtë për të përcaktuar numrin e
kontureve të pavarura (numrin e rrymave konturore) në këto qarqe është përcaktimi i numrit të
"dritareve".
Mënyra më efektive për të qenë të sigurt që të gjithë konturet e përzgjedhur janë të pavarur është
zgjedhja e rrymave konturore sipas "dritareve" të qarkut, siç paraqitet në figurën 7.6. Megjithatë,
duhet të rikujtojmë se për një qark mund të krijohen disa kombinime me konture të pavarura dhe
për secilin kombinim përftohen ekuacione lineare të pavarura. Për qarkun e paraqitur në figurën
7.7 kemi tre kombinime të mundshme me konture të pavarura.

4
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Figura 7.6 Një qark me katër konture

Figura 7.7 Kombinimet e mundshme me konture të pavarura


Duhet të theksojmë se përdorimi i rrymave konturore, në vend të rrymave të degëve, si madhësi
të panjohura në analizën e qarkut, zvogëlon numrin e madhësive të panjohura sepse numri i
rrymave konturore (kontureve të pavarura) është më i vogël se numri i rrymave të degëve. Për
rrjedhojë zvogëlohet edhe numri i ekuacioneve që duhet të zgjidhen njëkohësisht. Gjithashtu,
eliminohet nevoja e zbatimit të LKR në nyjet e qarkut.

EKUACIONET E RRYMAVE KONTURORE


Pasi demonstruam konceptin e konturit dhe rrymave konturore në një qark, le të përcaktojmë
mënyrën se si do të analizohet qarku duke përdorur këto variabla. Një nga metodat standarde për
të analizuar një qark elektrik është të shkruhet dhe të zgjidhet një grup ekuacionesh të
njëkohshme që kanë si variabla të panjohura rrymave konturore të qarkut. Me zgjidhjen e këtyre
ekuacioneve, të quajtura ekuacionet e rrymave konturore, përcaktohen vlerat e rrymave
konturore të cilat përdoren për të llogaritur rrymat e panjohura në qark.
Për të shkruar një grup ekuacionesh të rrymave konturore duhet të ndjekim këto hapa:
1. Për secilin kontur të pavarur caktohet një rrymë konturore me një drejtim arbitrar.
2. Shprehim të gjitha rrymat e rezistorëve në varësi të rrymave konturore.
3. Shprehim tensionet e rezistorëve në funksion të rrymave konturore, bazuar në ligjin e Ohm-it.
Tregojmë kujdes që drejtimi i rrymës dhe polariteti i tensionit të jenë në perputhje me
marreveshjen e shenjave.
4. Aplikojmë LKT në secilin kontur të pavarur të zgjedhur.
5. Zgjidhim ekuacionet e njëkohshme që rezultojnë në lidhje me rrymat konturore të
panjohura.

5
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Shqyrtojmë qarkun e paraqitur në figurën 7.8. Për të shkruar ekuacionet e rrymave konturore të
qarkut ndjekim hapat e sipër përmendur.
1. Përcaktojmë rrymat e rezistorëve në funksion të rrymave konturore si vijon:
Rryma në rezistorin R1 është 𝑖𝑅1 = 𝑖1
Rryma në rezistorin R2 është 𝑖𝑅2 = 𝑖1 − 𝑖2
Rryma në rezistorin R3 është 𝑖𝑅3 = 𝑖1 − 𝑖3
Rryma në rezistorin R4 është 𝑖𝑅4 = 𝑖2
Rryma në rezistorin R5 është 𝑖𝑅5 = 𝑖3 − 𝑖2
Rryma në rezistorin R6 është 𝑖𝑅6 = 𝑖3

Figura 7.8 Ekuacionet e rrymave konturore


2. Shprehim tensionet e rezistorëve në funksion të rrymave konturore, bazuar në ligjin e Ohm-it.
𝑣1 = 𝑅1 𝑖1
𝑣2 = 𝑅2 (𝑖1 − 𝑖2 )
𝑣3 = 𝑅3 (𝑖1 − 𝑖3 )
𝑣4 = 𝑅4 𝑖2
𝑣5 = 𝑅5 (𝑖3 − 𝑖2 )
𝑣6 = 𝑅6 𝑖3
3. Aplikojmë LKT në secilin kontur të pavarur të zgjedhur.
𝑣1 + 𝑣2 + 𝑣3 = 𝐸1
−𝑣2 + 𝑣4 − 𝑣5 = −𝐸2
−𝑣3 + 𝑣5 + 𝑣6 = 𝐸5

𝑅1 𝑖1 + 𝑅2 (𝑖1 − 𝑖2 ) + 𝑅3 (𝑖1 − 𝑖3 ) = 𝐸1
−𝑅2 (𝑖1 − 𝑖2 ) + 𝑅4 𝑖2 − 𝑅5 (𝑖3 − 𝑖2 ) = −𝐸2
−𝑅3 (𝑖1 − 𝑖3 ) + 𝑅5 (𝑖3 − 𝑖2 ) + 𝑅6 𝑖3 = 𝐸5

6
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Sistemi i ekuacioneve sipas metodës së rrymave konturore është:


(𝑅1 + 𝑅2 + 𝑅3 )𝑖1 − 𝑅2 𝑖2 − 𝑅3 𝑖3 = 𝐸1
{−𝑅2 𝑖1 + (𝑅2 + 𝑅4 + 𝑅5 )𝑖2 − 𝑅5 𝑖3 = −𝐸5
−𝑅3 𝑖1 − 𝑅5 𝑖2 + (𝑅3 + 𝑅5 + 𝑅6 )𝑖3 = 𝐸5
Në ekuacionin e parë të sistemit, koeficienti pranë i1 është shuma e të gjitha rezistencave në
konturin 1, koeficienti pranë i2 është vlera negative e rezistencës së përbashkët 𝑅2 ndërmjet
konturit 1 dhe 2, koeficienti pranë i3 është vlera negative e rezistencës së përbashkët 𝑅3 ndërmjet
konturit 1 dhe 3. Ana e djathtë e ekuacionit është shuma algjebrike e burimeve të tensionit në
konturin 1. Shenja e burimit të tensionit është pozitive nëse burimi ndihmon drejtimin e supozuar
të rrjedhjes së rrymës konturore dhe negative nëse kundërshton rrjedhjen e supozuar.
Në ekuacionin e dytë, koeficienti pranë i2 është shuma e të gjitha rezistencave në konturin 2,
koeficienti pranë i1 është vlera negative e rezistencës së përbashkët 𝑅2 ndërmjet konturit 2 dhe 1,
koeficienti pranë i3 është vlera negative e rezistencës së përbashkët 𝑅5 ndërmjet konturit 2 dhe 3.
Ana e djathtë të ekuacionit është shuma algjebrike e burimeve të tensionit në konturin 2.
Ekuacionet e rrymave konturore të qarkut në formë matricore paraqiten:
(𝑅1 + 𝑅2 + 𝑅3 ) −𝑅2 −𝑅3 𝑖1 𝐸1
[ −𝑅2 (𝑅2 + 𝑅4 + 𝑅5 ) −𝑅5 ] [𝑖2 ] = [−𝐸5 ]
−𝑅3 −𝑅5 (𝑅3 + 𝑅5 + 𝑅6 ) 𝑖3 𝐸5

Nga ekuacionet e mësipërme vërejmë formën simetrike të ekuacioneve të rrymave konturore që


përshkruajnë qarkun në figurën 7.8. Matrica e koeficienteve për këtë qark është simetrike.
Meqenëse kjo simetri shfaqet në përgjithësi në qarqet që përmbajnë vetëm rezistorë dhe
burime të pavarura tensioni, mund të shkruajmë ekuacionet e qarkut me inspektim me një
metodë e shkurtër.
Nëse aplikohet LKT në konturin k, rregulli i përgjithshëm i shkrimit të ekuacionit të rrymave
konturore për këtë kontur paraqitet në figurën 7.9.

Figura 7.9 Struktura e përgjithshme e ekuacionit të rrymave konturore për konturin k

7
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Në anën e majtë të ekuacionit, koeficienti pranë rrymës konturore ik është shuma e rezistencave
të konturit k. Ndërsa, koeficienti pranë rrymës së konturit fqinj (im , in , …) është shuma e
rezistencave të përbashkëta ndërmjet këtij konturi (m, n, … ) dhe konturit k, me shenjë pozitive
nëse në rezistorët e përbashkët kjo rrymë konturore ka drejtim të njëjtë me rrymën ik dhe me
shenjë negative nëse kjo rrymë konturore ka drejtim të kundërt me rrymën ik..
Ana e djathtë e ekuacionit është e barabartë me shumën algjebrike të burimeve të tensionit në
konturin k. Këto burime tensioni kanë një shenjë pozitive nëse ndihmojnë rrjedhjen e rrymës ik
(d.m.th rryma konturore futet në terminalin negativ të burimit të tensionit) dhe një shenjë
negative nëse e kundërshtojnë atë (d.m.th rryma konturore futet në terminalin pozitiv të burimit
të tensionit).
Një mënyrë alternative e interpretimit të ekuacionit të LKT në konturin k është se në anën e
majtë të këtij ekuacionit kemi shumën algjebrike të tensioneve në rezistorët e këtij konturi për
shkak të rrymës së vetë konturit dhe të rrymave konturore fqinje, ndërsa në anën e djathtë të
ekuacionit kemi shumën algjebrike të burimeve të tensionit në konturin k.

Shembulli 7.1
Duke përdorur metodën e rrymave konturore gjeni rrymën i në qarkun e paraqitur në fig. 7.10.

Figura 7.10 Shembulli 7.1


Zgjidhje
Së pari, caktojmë një rrymë konturore për secilin kontur të pavarur. Mënyra më efektive për të
siguruar që të gjithë konturet e përzgjedhur të jenë të pavarur është zgjedhja rrymave konturore
sipas "dritareve" të qarkut, siç tregohet në figurën 7.11.

Figura 7.11 Zgjidhja e shembullit 7.1


Zbatojmë LKT në konturin 1:
𝐼1 (2 + 3) − 3𝐼2 = −9 + 16

8
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

5𝐼1 − 3𝐼2 = 7 (7.5)


Zbatojmë LKT në konturin 2:
𝐼2 (3 + 6) − 3𝐼1 = 9 − 6
−3𝐼1 + 9𝐼2 = 3
−𝐼1 + 3𝐼2 = 1 ⟹ 𝐼1 = 3𝐼2 − 1 (7.6)
Duke zëvendësuar ekuacionin (7.6) tek (7.5) kemi:
5 (3𝐼2 − 1) − 3𝐼2 = 7 ⟹ 12𝐼2 = 12 ⟹ 𝑰𝟐 = 𝟏 A
𝐼1 = 3𝐼2 − 1 = 3 ∙ 1 − 1 𝑰𝟏 = 𝟐 A
Vërejmë se i është rryma që kalon në degen kryesore të përbërë nga rezistori 3Ω dhe burimi i
tensionit 9V. Rryma e kësaj dege kryesore është kontribut i dy rrymave konturore, përkatesisht I1
dhe I2. Nisur nga drejtimi referencë i dhënë për rrymën i, ajo përcaktohet si:
𝑖 = 𝐼1 − 𝐼2 = 2 − 1 ⟹ 𝒊=𝟏A
Në këtë shembull ne mund bëjmë edhe një përzgjedhje tjetër të rrymave konturore, duke bërë
kujdes që në degën ku kërkohet rryma i të vendosim vetëm një rrymë konturore. Le të
përzgjedhim rrymat konturore I1 dhe I2 si në figurën 7.12, ku tani rryma e kërkuar i që rrjedh në
rezistorin 3Ω përputhet me I1.

Figura 7.12 Zgjidhja e shembullit 7.1


Zbatojmë LKT në konturin 1:
𝐼1 (2 + 3) + 2𝐼2 = 16 − 9
5𝐼1 + 2𝐼2 = 7 (7.7)
Zbatojmë LKT në konturin 2:
𝐼2 (2 + 6) + 2𝐼1 = 16 − 6
2𝐼1 + 8𝐼2 = 10 ⟹ 𝐼1 + 4𝐼2 = 5 ⟹ 𝐼1 = −4𝐼2 + 5 (7.8)
Duke zëvendësuar ekuacionin (7.8) tek (7.7) kemi:
5(−4𝐼2 + 5) + 2𝐼2 = 7 ⟹ 18 𝐼2 = 18 ⟹ 𝑰𝟐 = 𝟏 A
Nga (7.8) kemi:

9
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

𝐼1 = −4𝐼2 + 5 = (−4) ∙ 1 + 5 = 1 A
Nga shqyrtimi i qarkut kemi që: 𝒊 = 𝑰𝟏 = 𝟏 A

QARQE QË PËRMBAJNË BURIME TË VARURA


Kur qarqet përmbajnë burime të varura, ekuacionet e rrymave konturore formulohen duke i
trajtuar burimet e varura njëlloj si burime të pavarura. Shprehen madhësitë që kontrollojnë
burimet e varura në funksion të rrymave konturore (madhësitë e panjohura) dhe zëvendësohen
madhësitë e burimeve te varura në funksion të rrymave konturore.
Shembulli 7.2
Të përdoret metoda e rrymave konturore për të gjetur i0 në qarkun e paraqitur në figurën 7.13.

Figura 7.13 Shembulli 7.2


Zgjidhje
Numri i kontureve të pavarura në këtë qark është tre. Caktojmë një rrymë konturore për secilin
kontur të pavarur të zgjedhur, siç paraqitet në figurën 7.14.

Figura 7.14 Zgjidhja e shembullit 7.2


Shprehim madhësinë e kontrollit i0 në funksion të rrymave konturore. Vërejmë se rryma i0 është
kontribut i dy rrymave konturore, përkatësisht I1 dhe I2. Nisur nga drejtimi referencë i dhënë për
rrymën i0, ajo përcaktohet si:
𝑖0 = 𝐼1 − 𝐼2 (7.9)

10
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Zbatojmë LKT në konturin 1:


𝐼1 (10 + 12) − 10𝐼2 − 12𝐼3 = 24
11𝐼1 − 5𝐼2 − 6𝐼3 = 12 (7.10)
Zbatojmë LKT në konturin 2:
𝐼2 (10 + 24 + 4) − 10𝐼1 − 4𝐼3 = 0
−5𝐼1 + 19𝐼2 − 2𝐼3 = 0 (7.11)
Zbatojmë LKT në konturin 3:
𝐼3 (12 + 4) − 12𝐼1 − 4𝐼2 = −4𝑖0 (7.12)
Duke zëvendësuar ekuacionin (7.6) në (7.12) kemi:
16 𝐼3 − 12𝐼1 − 4𝐼2 + 4(𝐼1 − 𝐼2 ) = 0
−𝐼1 − 𝐼2 + 2 𝐼3 = 0 (7.13)
Në formë matricore ekuacionet (7.10), (7.11) dhe (7.13) paraqiten:
11 −5 −6 𝐼1 12
[−5 19 −2] [𝐼2 ] = [ 0 ]
−1 −1 2 𝐼3 0
Llogarisim përcaktorët:
11 −5 −6
△= |−5 19 −2| = 418 − 30 − 10 − 114 − 22 − 50 = 192
−1 −1 2

12 −5 −6
△1 = | 0 19 −2| = 456 − 24 = 432
0 −1 2

11 12 −6
△2 = |−5 0 −2| = 24 + 120 = 144
−1 0 2

11 −5 12
△3 = |−5 19 0 | = 60 + 228 = 288
−1 −1 0
Llogarisim rrymat konturore duke përdorur rregullin e Cramer-it.
△1 432
𝐼1 = = 192 = 2.25 A

△2 144
𝐼2 = = = 0.75 A
△ 192

11
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

△3 288
𝐼3 = = 192 = 1.5 A

Llogarisim 𝑖0 = 𝐼1 − 𝐼2 = 2.25 − 0.75 𝒊𝟎 = 𝟏. 𝟓 A

QARQET QË PËRMBAJNË BURIME RRYME


Aplikimi i metodës së rrymave konturore në qarqet që përmbajnë burime rryme (të varur ose të
pavarur) mund të duket i ndërlikuar. Por në të vërtetë, ashtu si prania e një burimi tensioni në
qark thjeshton analizën me potencialet e nyjeve, prania e një burimi rryme thjeshton analizën me
rryma konturore, sepse prania e burimeve të rrymës zvogëlon numrin e ekuacioneve të LKT. Në
vijim do të shqyrtojmë dy raste te mundshme.
Rasti I- Një burim rryme ndodhet vetëm në një kontur (burimi i rrymës gjendet në perimetrin
e jashtëm të skemës). Shqyrtojmë qarkun e paraqitur në figurën 7.15, ku kërkohet të llogaritet
tensioni V. Siç e kemi theksuar, numri i "dritareve" në qark na tregon numrin e kontureve të
pavarura dhe për rrjedhojë edhe numrin e ekuacioneve që duhet të shkruajmë.

Figura 7.15 Qark me burime të pavarur rryme që ndodhen vetëm në një kontur
Duke caktuar një rrymë konturore për secilen “dritare” të qarkut, siç është treguar në figurën
7.16, është e qartë që na duhen tre ekuacione të pavarura.

Figura 7.16 Caktimi i rrymave konturore në qark

12
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Prania në qark e dy burimeve të rrymës na siguron dy kufizime të cilat mund të merren duke
shqyrtuar qarkun. Shohim që dy burimet e rrymës ndodhen vetëm në një kontur. Dimë që nëse
një degë ndodhet vetëm në një kontur, atëherë rryma e konturit përputhet me rrymën e degës. Si
rrjedhim, rrymat konturore I1 dhe I2 janë të barabarta me madhësinë e burimit të rrymës përkatës
që përmban konturi.
Kështu, rrymat konturore I1 dhe I2, përcaktohen nga burimet e pavarura të rrymës me ekuacionet:
𝑰𝟏 = 𝟒 A (7.14)
dhe
𝑰𝟐 = 𝟐 A (7.15)
Drejtimet e rrymave konturore I1 dhe I2 janë zgjedhur të tilla që të përputhen me drejtimet e
burimeve të rrymave, me qëllim që të shmangim shënjen minus në ekuacione.
Siç shihet, në dy konturet ku gjenden burimet e rrymës, dy ekuacionet u përcaktuan nga burimet
e pavarura të rrymës dhe nuk u aplikua LKT. Pra, jo të gjitha ekuacionet duhet të përftohen nga
zbatimi i LKT në kontur.
Meqenese I1 dhe I2 kanë vlera të njohura, vetëm rryma konturore I3 është e panjohur. Si rrjedhim,
nevojitet një ekuacion i tretë për të përcaktuar variablin e panjohur I3, që përftohet nga aplikimi i
LKT në konturin e tretë.
𝐼3 (4 + 2 + 6) + 4𝐼2 − 2𝐼1 = −3

−2𝐼1 + 12𝐼3 + 4𝐼2 = −3 (7.16)


Duke zëvendësuar vlerat e njohura të I1 dhe I2 në ekuacionin (7.16) kemi:
𝟏
𝑰𝟑 = − 𝟒 A

Përcaktojmë tensionin V me ekuacionin:


1
𝑉 = 6𝐼3 + 3 = 6 (− 4) + 3

𝑽 = 𝟏. 𝟓 V

Rasti II- Një burim rryme është element i përbashkët i dy kontureve. Për ta ilustruar këtë
rast shqyrtojmë qarkun e paraqitur në figurën 7.17, ku kërkohet të llogaritet rryma i duke
përdorur metodën e rrymave konturore.
Duke caktuar një rrymë konturore për secilën “dritare” të qarkut sipas metodologjisë së aplikuar
deri tani, siç shihet edhe në figurën 7.18, përmes burimit të rrymës 4A që është element i
përbashkët i dy kontureve do të kalojnë dy rryma konturore të panjohura, duke paraqitur kështu
një rast që kërkon trajtim të veçantë. Duke vendosur një kufizim ndërmjet këtyre dy rrymave
konturore, burimi redukton numrin e të panjohurave me një. Megjithatë, ai gjithashtu krijon një

13
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

problem pasi aplikimi i LKT në kontur, mbi të cilin bazohet metoda, kërkon njohjen e tensionit
në çdo element. Por ne nuk e njohim paraprakisht tensionin e një burimi rryme.

Figura 7.17 Një qark me një burim rryme që ndodhet ndërmjet dy kontureve
Gjithashtu, nuk ka asnjë mënyrë me anë të së cilës ne mund ta shprehim tensionin e burimit të
rrymës në funksion të rrymës së burimit apo të rrymave konturore, sepse përcaktimi për një
burim rryme është saktësisht që rryma e tij është e pavarur nga tensioni.

Figura 7.18 Caktohet një rrymë konturore për secilen “dritare” të qarkut
që ka një burim rryme ndërmjet dy kontureve
Ekzistojnë dy metoda të mundshme për ta modifikuar procedurën e drejtpërdrejtë.
Metoda e modifikuar - Caktojmë një tension të panjohur Vx në terminalet e burimit e rrymës,
siç paraqitet në figurën 7.19; aplikojmë LKT rreth secilit kontur si më parë; eliminojmë tensionin
Vx të burimit të rrymës nga ekuacionet e LKT.
Me rrymat konturore I1, I2 dhe I3 të zgjedhura siç është treguar në figurën 7.19, është e qartë që
na duhen tre ekuacione të pavarura. Prania e dy burimeve të rrymës na siguron dy kufizime të
cilat mund të merren duke shqyrtuar qarkun:
𝑰𝟏 = 𝟐 A (7.17)
𝑰𝟐 − 𝑰𝟑 = 𝟒 (7.18)

14
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Figura 7.19 Metoda I- Dy konture kanë një burim rryme të përbashkët


Zbatojmë LKT në konturin 2:
𝐼2 (2 + 2) − 2𝐼1 = 𝑉𝑥 ⟹ 4𝐼2 − 2𝐼1 = 𝑉𝑥 (7.19)
Zbatojmë LKT në konturin 3:
−6 + 𝐼3 (1 + 1) − 1𝐼1 = −𝑉𝑥 ⟹ 𝐼1 − 2𝐼3 + 6 = 𝑉𝑥 (7.20)
Duke kombinuar (7.20) dhe (7.21) eleminojmë variablin Vx.
4𝐼2 − 2𝐼1 = 𝐼1 − 2𝐼3 + 6 ⟹ 3𝐼1 − 4𝐼2 − 2𝐼3 = −6 (7.21)
Ekuacionet (7.17), (7.18) dhe (7.21) formojnë një sistem ekuacionesh:
𝑰𝟏 = 𝟐 𝟏𝟎
𝐼 − 𝐼3 = 4 𝑰𝟐 = 𝑨
{𝐼2 − 𝐼3 = 4 ⟹ { 2 ⟹ { 𝟑
2𝐼2 + 𝐼3 = 6 𝟐
𝑰𝟑 = 𝑰 𝟐 − 𝟒 = − 𝟑 𝑨
3𝐼1 − 4𝐼2 − 2𝐼3 = −6

Përcaktojmë rrymën i në funksion të rrymave konturore me ekuacionin:


10 𝟒
𝑖 = 𝐼1 − 𝐼2 = 2 − ⟹ 𝒊=− A
3 𝟑
Superkonturi - Një teknikë më e mirë, që synon të evitojë përfshirjen e tensionit të panjohur Vx
të burimit të rrymës, është ajo e “superkonturit”; një qasje mjaft e ngjashme me atë të supernyjes
në potencialet e nyjeve. Në metodën e potencialeve të nyjeve formuam një supernyje, duke
mbyllur plotësisht burimin e tensionit (dhe ndonjë element të lidhur në paralel me të) brenda
supernyjes dhe duke zvogëluar numrin e nyjeve jo-referencë me 1 për çdo burim tensioni.
Tani, krijojmë një “superkontur” duke shmangur burimin e rrymës dhe ndonjë element tjetër të
lidhur në seri me të, siç paraqitet në figurën 7.20(a).

Një superkontur rezulton kur dy konture kanë një burim rryme (të varur ose të pavarur) të
përbashkët.

15
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Figura 7.20 (a) Metoda II - Dy konture kanë një burim rryme të përbashkët
Prania e dy burimeve të rrymës na siguroi dy kufizime të cilat janë shprehur me ekuacionet
(7.17) dhe (7.18). Për rrjedhojë na duhet vetëm një ekuacion që duhet të vijë nga LKT. Duhet të
zgjedhim një kontur në të cilin të gjitha tensionet përftohen me lehtësi; kjo do të thotë që duhet të
shmangim burimet e rrymës sepse tensionet e tyre nuk merren menjëherë. Krijojmë një
superkontur si periferia e dy kontureve që kanë burimin e rrymës të përbashkët, siç paraqitet në
figurën 7.20(b); burimi i rrymës 4A është në brendësi të superkonturit. Kështu, për çdo burim
rryme të pranishëm në qark zvogëlojmë numrin e kontureve me 1.

Figura 7.20 (b) Metoda 2- superkonturi i krijuar duke përjashtuar burimin e rrymës
Zbatojmë LKT në superkontur, duke përdorur rrymat konturore fillestare, siç janë treguar në
figurën 7.20(b).
1𝐼3 + 2𝐼2 + 2(𝐼2 − 𝐼1 ) + 1(𝐼3 − 𝐼1 ) = 6 (7.22)
Vërejmë se ekuacioni i superkonturit është i njëjtë me ekuacionin (7.21) që përftuam më parë
duke përdorur tensionin e panjohur Vx të burimit të rrymës.
Metodologjia e analizës së rrymave konturore që kemi shpjeguar deri tani është bazuar kryesisht
në vendosjen e një rryme konturore brenda secilës "dritare" të qarkut, si mënyra më efektive për
të siguruar që të gjithë konturet e përzgjedhura të jenë të pavarura.

16
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Kur qarku përmban një burim rryme që është element i përbashkët i dy kontureve, gjatë analizës
krijohen disa ndërlikime të cilat mund të tejkalohen duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së
rrymave konturore.
Ekziston një mënyrë tjetër e përzgjedhjes së kontureve të pavarura që e thjeshton analizën. Duke
ditur që rryma e konturit përputhet me rrymën e një dege nëse kjo degë ndodhet vetëm në këtë
kontur, i zgjedhim konturet e pavarura në mënyrë të tillë që çdo burim rryme të ndodhet vetëm
në një kontur të pavarur. Si rrjedhim rryma e secilit prej këtyre kontureve është e barabartë me
madhësine e burimit të rrymës që përmban konturi, d.m.th është një vlerë e njohur.
Konturet e mbetura përcaktohen duke hapur qarkun e burimeve të rrymës dhe duke e përdorur
këtë qark të modifikuar për t'i zgjedhur ato. Konturet e mbetura do të kenë vetëm rezistorë dhe
burime tensioni, prandaj LKT zbatohet me lehtësi. Duhet të theksojmë se ne nuk po i lemë jashtë
shqyrtimit burimet e rrymës; vetëm po i përfytyrojmë ato jashtë për një çast për të përcaktuar
konturet në të cilat do të zbatojmë LKT.
Për ta ilustruar këtë mënyrë le të shqyrtojmë përseri qarkun e paraqitur në figurën 7.18(a). Së
pari, zgjedhim dy rrymat konturore I1 dhe I2, të tilla që I1 të kalojë në burimin e rrymës 2A dhe I2
të kalojë në burimin e rrymës 4A, siç tregohet në figurën 7.16(a).

Figura 7.21(a)
Kështu, dy nga tre ekuacionet lineare të pavarura që kërkohen janë:
𝑰𝟏 = 𝟐 A (7.23)
𝑰𝟐 = 𝟒A (7.24)
Rryma konturore e mbetur I3 natyrisht nuk duhet të kalojë nëpër burimet e rrymës. Konturi për
këtë rrymë konturore të mbetur mund të merret duke hapur qarkun e burimeve të rrymës, siç
tregohet në figurën 7.21(b).
Pasi kemi caktuar të gjitha rrymat konturore në qarkun fillestar, siç tregohet në figurën 7.21(c),
zbatojmë LKT në konturin e zgjedhur së fundmi dhe marrim ekuacionin:
𝐼3 (1 + 2 + 2 + 1) + 𝐼2 (2 + 2) − 𝐼1 (1 + 2) = 6
−3𝐼1 + 4𝐼2 + 6𝐼3 = 6 (7.25)

17
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Figura 7.21 (b), (c)


Duke zëvendësuar (7.23) dhe (7.24) në ekuacionin (7.25) kemi:
𝟐
𝑰𝟑 = − 𝟑 A

Përcaktojmë rrymën i në funksion të rrymave konturore me ekuacionin:


2 𝟒
𝑖 = 𝐼1 − 𝐼2 − 𝐼3 = 2 − 4 − (− 3) ⟹ 𝒊 = −𝟑 A

Strategjia e përgjithshme për analizën e qarqeve me metodën e rrymave konturore


1. Përcaktojmë numrin e kontureve të pavarura në qark; për një qark me K – konture të
pavarura, kemi K – rryma konturore. Si rrjedhim, duhet të shkruajmë K – ekuacione lineare të
pavarura për të llogaritur rrymat konturore. Caktojmë një rrymë konturore për çdo kontur të
pavarur (një rrymë konturore brenda secilës "dritare" të qarkut).
Nëse në qark janë të pranishme burimet e rrymës, ekziston një mënyrë tjetër e
përzgjedhjes së kontureve të pavarura që e thjeshton analizën. Duke ditur që rryma e konturit
përputhet me rrymën e një dege nëse kjo degë ndodhet vetëm në këtë kontur, i zgjedhim
konturet e pavarura në mënyrë të tillë që çdo burim rryme të ndodhet vetëm në një kontur
të pavarur, d.mth, vetëm një rrymë konturore të kalojë përmes një burimi rryme. Si rrjedhim
rryma e secilit prej këtyre kontureve e barabartë me madhësine e burimit të rrymës që
përmban konturi, d.m.th është një vlerë e njohur.
Konturet e mbetura përcaktohen duke hapur qarkun e burimeve të rrymës dhe duke e
përdorur këtë qark të modifikuar për t'i zgjedhur ato. Konturet e mbetura do të kenë vetëm
rezistorë dhe burime tensioni, prandaj LKT zbatohet me lehtësi. Duhet të theksojmë se ne nuk
po i lemë jashtë shqyrtimit burimet e rrymës; vetëm po i përfytyrojmë ato jashtë për një çast
për të përcaktuar konturet në të cilat do të zbatojmë LKT.

18
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

2. Shkruajmë një ekuacion kufizues për çdo burim rryme (të pavarur ose të varur) në qark në
funksion të rrymës së caktuar konturore. Çdo ekuacion kufizues përfaqëson një nga
ekuacionet e nevojshme lineare të pavarura. Kështu, Ki burime rryme japin Ki ekuacione
lineare të pavarura.
Kur qarqet përmbajnë burime të varura, ekuacionet e rrymave konturore formulohen duke i
trajtuar burimet e varura njëlloj si burime të pavarura. Për secilin burim të varur rryme
shprehim madhësinë e kontrollit për atë burim në funksion të rrymave konturore.

3. Aplikojmë LKT për të shkruar K - Ki ekuacionet e mbetura linearisht të pavarura.


4. Zgjidhim ekuacionet e njëkohshme që rezultojnë në lidhje me rrymat konturore të
panjohura.

Shembulli 7.3
Në qarkun e paraqitur në figurën 7.22 të llogaritet fuqia e burimit të rrymës 10A, duke përdorur
metodën e rrymave konturore.

Figura 7.22 Shembulli 7.3


Zgjidhje
Qarku përmban tre konture të pavarura, prandaj dhe numrri i rrymave konturore është 3.
Caktojmë që përmes burimit të rrymës 10A të kalojë vetëm rryma konturore I1, siç tregohet në
figurën 7.23(a).

Figura 7.23 (a) Në burim e rrymës 10A kalon vetëm një rrymë konturore
Kështu, njëri prej ekuacioneve lineare të pavarura është:
𝑰𝟏 = 𝟏𝟎 A (7.26)

19
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Përfytyrojmë për një çast sikur hapim qarkun në terminalet e burimit të rrymës, siç tregohet në
figurën 7.23(b) dhe në këtë qark të modifikuar përcaktojmë dy konturet e mbetura në të cilat do
të zbatojmë LKT. Caktojmë në qarkun fillestar të gjitha rrymat konturore, siç tregohet në figurën
7.23(c).

Figura 7.23 (b) Përcaktimi i kontureve ku do të zbatohet LKT


(c) Vendosja në qark e rrymave konturore I1, I2 dhe I3
Zbatojmë LKT në konturin 2:
𝐼2 (2 + 2 + 4 + 8) + 𝐼1 (2 + 2) − 𝐼3 ∙ 8 = −20
16𝐼2 + 4𝐼1 − 8𝐼3 = −20 ⟹ 𝑰𝟏 + 𝟒𝑰𝟐 − 𝟐𝑰𝟑 = −𝟓 (7.27)
Zbatojmë LKT në konturin 3:
𝐼3 (8 + 8) − 𝐼2 ∙ 8 = 120
16𝐼3 − 8𝐼2 = 120 ⟹ −𝑰𝟐 + 𝟐𝑰𝟑 = 𝟏𝟓 (7.28)
Zëvendësojmë vlerën e njohur të rrymës konturore I1 në ekuacionin (7.27) dhe formojmë
sistemin:
4𝐼2 − 2𝐼3 = −15
−𝐼2 + 2𝐼3 = 15
Mbledhim anë për anë dy ekuacionet e mësipërme dhe kemi:
𝑰𝟐 = 𝟎 A
Llogarisim vlerën I3:
𝟏𝟓
𝑰𝟑 = A
𝟐

Caktojmë në terminalet e burimit të pavarur të rrymës një polaritet referencë për tensionin e
panjohur VI, siç tregohet në figurën 7.23(d).
Për të gjetur tensionin e panjohur V1, zbatojmë LKT në konturin 1:
−𝑉𝐼 + (𝐼1 + 𝐼2 )(2 + 2) + 20 = 0
𝑉𝐼 = 4(𝐼1 + 𝐼2 ) + 20 = 4 ∙ 10 + 20 = 60 V

20
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Figura 7.23 (d) Caktohet një polaritet referencë për tensionin e panjohur VI
Llogarisim fuqinë:
𝑃10𝐴 = −𝑉𝐼 ∙ 𝐼
𝑃10𝐴 = −60 ∙ 10 = −𝟔𝟎𝟎 W (600W fuqi e gjeneruar)

USHTRIME TË ZGJIDHURA
Ushtrimi 7.1
Në qarkun e paraqitur në figurën 7.1 të llogaritet rryma i.
Zgjidhje
Qarku përmban 4 konture të pavarura, d.m.th do të kemi 4 rryma konturore. Si rrjedhim, duhet
të shkruajmë 4 – ekuacione lineare të pavarura për të llogaritur rrymat konturore.

Figura 7.1 Ushtrimi 7.1


Caktojmë që përmes çdo burimi rryme të kalojë vetëm një rrymë konturore; rryma konturore I1
të kalojë në burimin e rrymes 5A dhe I2 të kalojë në burimin e rrymës 2A. Përfytyrojmë për një
çast sikur hapim qarkun në burimet e rrymës dhe, në konturet e mbetura që kanë vetëm rezistorë
dhe burime tensioni, caktojmë dy rrymat e tjera konturore, I3 dhe I4, siç tregohet në figurën 7.2.
Meqenëse rrymat konturore I3 dhe I4 kontribuojnë në krijimin e tensionit vx që kontrollon burimin
e varur, është pasur kujdes që drejtimet e përzgjedhura për këto rryma dhe polariteti referencë i
dhënë për tension vx të jenë në përputhje me marrëveshjen e shenjës, me qëllim që të evitohet
shenja minus në ekuacionin që përcakton vx.

21
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Figura 7.2 Zgjidhja e ushtrimit 7.1


Gjithashtu, me qëllim që ekuacionet që përcaktojnë vx dhe rrymën e kërkuar i të përmbajnë sa më
pak rryma konturore, është përzgjedhur që rrryma konturore I 2 të kalojë në konturin e poshtëm
dhe jo në konturin e sipërm.
Shprehim madhësinë e kontrollit vx në funksion të rrymave konturore:
𝑣𝑥 = 2(𝐼4 + 𝐼3 ) (7.1)
Vlerat e rrymave konturore I1 dhe I2 përcaktohen nga vlerat e burimeve të rrymës. Kështu, dy
prej katër ekuacioneve të pavarura janë:
𝑰𝟏 = 𝟓 A (7.2)
𝑰𝟐 = 𝟐 A (7.3)
Dy ekuacionet e tjera merren nga LKT në konturet 3 dhe 4. Zbatojmë LKT në konturin 3:
𝐼3 (1 + 2 + 2) + 𝐼4 (1 + 2) − 𝐼2 ∙ 1 + 𝐼1 ∙ 2 = 0
2𝐼1 − 𝐼2 + 5𝐼3 + 3𝐼4 = 0 (7.4)
Zbatojmë LKT në konturin 4:
𝑣𝑥
𝐼4 (1 + 2 + 2) + 𝐼3 (1 + 2) − 𝐼2 ∙ 1 = − 2

5𝐼4 + 3𝐼3 − 𝐼2 + 𝐼4 + 𝐼3 = 0
−𝐼2 + 6𝐼4 + 4𝐼3 = 0 (7.5)
Siç shihet, në dy konturet ku gjenden burimet e rrymës ekuacionet u përcaktuan nga burimet e
pavarura të rrymës dhe nuk u aplikua LKT. Pra, jo të gjitha ekuacionet duhet të përftohen nga
zbatimi i LKT në kontur.
Duke kombinuar ekuacionet (7. 1) - (7.5) marrim:
5𝐼 + 3𝐼4 = −8 −10𝐼3 − 6𝐼4 = 16
{ 3 ⟹ { ⟹ −6𝐼3 = 18 ⟹ 𝑰𝟑 = −𝟑 A
4𝐼3 + 6𝐼4 = 2 4𝐼3 + 6𝐼4 = 2

1 1 𝟕
𝐼4 = 6 (2 − 4𝐼3 ) = 6 (2 + 12) ⟹ 𝑰𝟒 = 𝟑 A
𝟕
Përcaktojmë rrymën i: 𝒊 = 𝑰𝟒 = 𝟑 A

22
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Ushtrimi 7.2
Në qarkun e paraqitur në figurën 7.3, të llogaritet tesnioni v1 duke përdorur metodën e rrymave
konturore.
Zgjidhje
Qarku përmban 4 konture të pavarura. Caktojmë vetëm një rrymë konturore të kalojë përmes
secilit prej burimeve të rrymës; rryma konturore I1 të kalojë në burimin e rrymës 4 A dhe I2 të
kalojë në burimin e rrymës 1.5v1 [A]. Përfytyrojmë për një çast sikur hapim qarkun në burimet e
rrymës dhe përcaktojmë dy rrymat e tjera konturore, I3 dhe I4, siç tregohet në figurën 7.4.

Figura 7.3 Ushtrimi 7.2


Meqenëse rryma konturore I4 kontribuon në tensionin v1 që kontrollon burimin e varur, është
pasur kujdes që drejtimi i përzgjedhur për I 4 dhe polariteti referencë i dhënë për tension v1 të jenë
në përputhje me marrëveshjen e shënjës për tensionin, me qëllim që të evitohet shenja minus në
ekuacionin që përcakton v1.
Gjithashtu, me një logjike të ngjashme është zgjedhur drejtimi i rrymës konturore I3, me qëllim
që të evitohet shenja minus në ekuacionin që përcakton i1.

Figura 7.4 Zgjidhja e ushtrimit 7.2


Shprehim dy madhësitë v1 dhe i1 që kontrollojnë burimet e varura në funksion të rrymave
konturore:
𝑖1 = 𝐼3 + 𝐼1 (7.6)

23
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

𝑣1 = 1 ∙ (𝐼4 + 𝐼2 ) (7.7)
Vlerat e rrymave konturore I1 dhe I2 përcaktohen nga vlerat e burimeve të rrymës me ekuacionet:
𝑰𝟏 = 𝟒 A (7.8)
𝐼2 = 1.5𝑣1 (7.9)
Duke zëvendësuar (7.7) në (7.9) kemi:
𝐼2 = 1.5(𝐼4 + 𝐼2 ) ⟹ 𝐼2 = 1.5𝐼4 + 1.5𝐼2 ⟹ 𝑰𝟐 = −𝟑𝑰𝟒 (7. 10)
Kështu, dy prej katër ekuacioneve të pavarura janë (7.8) dhe (7.10).Dy ekuacionet e tjera merren
nga LKT në konturet 3 dhe 4.
Zbatojmë LKT në konturin 3:
𝐼3 (1 + 2) + 𝐼1 ∙ 1 + 𝐼4 ∙ 2 = −18
𝐼1 + 3𝐼3 + 2𝐼4 = −18 (7.11)
Zbatojmë LKT në konturin 4:
𝐼4 (2 + 2 + 1) + 𝐼3 ∙ 2 − 𝐼1 ∙ 2 + 𝐼2 (2 + 1) + 4𝑖1 = 0 (7.12)
𝐼4 (2 + 2 + 1) + 𝐼3 ∙ 2 − 𝐼1 ∙ 2 + 𝐼2 (2 + 1) = −4𝑖1
Duke zëvendësuar (7.6) në (7.12) kemi:
5𝐼4 + 2𝐼3 − 2𝐼1 + 3𝐼2 + 4(𝐼3 + 𝐼1 ) = 0
2𝐼1 + 3𝐼2 + 6𝐼3 + 5𝐼4 = 0
Tashmë kemi katër ekuacione lineare të pavarura:
𝑰𝟏 = 𝟒 A
𝐼2 = −3𝐼4
𝐼1 + 3𝐼3 + 2𝐼4 = −18 ⟹ 3𝐼3 + 2𝐼4 = −22
2𝐼1 + 3𝐼2 + 6𝐼3 + 5𝐼4 = 0 ⟹ 3(−3𝐼4 ) + 6𝐼3 + 5𝐼4 = −8 ⟹ 6𝐼3 − 4𝐼4 = −8
Zgjidhim sistemin e ekuacioneve:
3𝐼3 + 2𝐼4 = −22
3𝐼3 − 2𝐼4 = −4
Mbledhim anë për anë dy ekuacionet e mësipërme dhe kemi:
𝟏𝟑
𝑰𝟑 = − 𝟑 A
1 𝟗
𝐼4 = (3𝐼3 + 4) 2 𝑰𝟒 = − 𝟐 A

24
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

9 𝟐𝟕
𝐼2 = −3𝐼4 = (−3) (− 2) 𝑰𝟐 = 𝟐 A

Llogarisim tensionin v1:


9 27
𝑣1 = 𝐼4 + 𝐼2 = − +
2 2
𝒗𝟏 = 𝟗 V

Ushtrimi 7.3
Në qarkun e paraqitur në figurën 7.5 të llogaritet rryme I dhe fuqia e burimit të tensionit 4V.

Figura 7.5 Ushtrimi 7.3


Zgjidhje
Duket qarte se qarku ka katër konture të pavarura, si rrjedhim për të analizuar këtë qark me
rrymat konturore nevojiten 4 ekuacione lineare të pavarura. Caktojmë katër rrymat konturore,
sipas metodës të ndjekur tashmë në ushtrimet e trajtuar më sipër, siç tregohet në figurën 7.6.

Figura 7.6 Zgjidhja e ushtrimit 7.3


Shprehim madhësinë e kontrollit v0 në funksion të rrymave konturore:
𝑣0 = 2(𝐼4 + 𝐼3 ) (7.13)
Vlerat e rrymave konturore I1 dhe I2 përcaktohen nga vlerat e burimeve të rrymës.
𝐼1 = 𝑣0 (7.14)

25
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

𝑰𝟐 = 𝟐 A (7.15)
Duke zëvendësuar (7.13) në (7.14) kemi:
𝐼1 = 2(𝐼4 + 𝐼3 ) (7.16)
Zbatojmë LKT në konturin 3:
𝐼3 (2 + 2) − 𝐼1 ∙ 2 + 𝐼4 ∙ 2 = −4
−𝐼1 +2𝐼3 + 𝐼4 = −2
Zbatojmë LKT në konturin 4:
𝐼4 (2 + 2 + 2) + 𝐼1 ∙ 2 + 𝐼3 ∙ 2 + 𝐼2 ∙ 2 = 8
𝐼1 + 𝐼2 + 𝐼3 + 3𝐼4 = 4
Tashmë kemi katër ekuacionet lineare të pavarura, të nevojshme për të zgjidhur qarkun:
𝑰𝟐 = 𝟐 A
𝐼1 = 2(𝐼4 + 𝐼3 )
−𝐼1 +2𝐼3 + 𝐼4 = −2
𝐼1 + 𝐼2 + 𝐼3 + 3𝐼4 = 4
Duke kombinuar këto ekuacione marrim:
𝟖 𝟒
𝑰𝟒 = 𝟐 A 𝑰𝟑 = − 𝟑 A 𝑰𝟏 = − 𝟑 A

Rryma I përcaktohet nga ekuacioni:


8 𝟏𝟒
𝐼 = 𝐼2 − 𝐼3 = 2 − (− ) ⟹ 𝑰= A
3 𝟑

Bazuar në marrëveshjen e shenjës për fuqinë, produkti v x i për burimin e tensionit 4V jep fuqinë
e gjeneruar, si vijon:
14 𝟓𝟔 𝟓𝟔
𝑃4𝑉 = −4𝐼 = 4 ∙ ⟹ 𝑷𝟒𝑽 = − W ( 𝟑 W fuqi e gjeneruar)
3 𝟑

Ushtrimi 7.4
Në qarkun e paraqitur në figurën 7.7 të llogaritet tensioni VJ i burimit të varur të rrymës.

Figura 7.7 Ushtrimi 7.4

26
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Zgjidhje
Caktojmë katër rrymat konturore siç tregohet në figurën 7.13. Shprehim madhësinë e kontrollit i
në funksion të rrymave konturore:
𝑖 = 𝐼1 + 𝐼3 (7.17)
Vlerat e rrymave konturore I1 dhe I2 përcaktohen nga vlerat e burimeve të rrymës.
𝐼1 = 4𝑖 (7.18)
𝑰𝟐 = 𝟒 A (7.19)
Duke zëvendësuar (7.17) në (7.18) kemi:
𝐼1 = 4(𝐼1 + 𝐼3 ) ⟹ 3𝐼1 + 4𝐼3 = 0 (7.20)
Zbatojmë LKT në konturin 3:
𝐼3 (2 + 1) + 𝐼1 ∙ 2 = 4
2𝐼1 + 3𝐼3 = 4 (7.21)
Zbatojmë LKT në konturin 4:
𝐼4 (6 + 2) − 𝐼1 ∙ 6 + 2𝐼2 = 4
−3𝐼1 + 4𝐼4 = −2 (7.22)
Duke kombinuar ekuacionet (7.19) - (7.22) kemi:
4 4
3𝐼1 + 4𝐼3 = 0 ⟹ 𝐼1 = − 3 𝐼3 ⟹ 𝐼1 = (− 3) 12 ⟹ 𝑰𝟏 = −𝟏𝟔 A
4
2𝐼1 + 3𝐼3 = 4 ⟹ 2 (− 3) 𝐼3 + 3𝐼3 = 4 ⟹ 𝑰𝟑 = 𝟏𝟐 A
1
−3𝐼1 + 4𝐼4 = −2 ⟹ 𝐼4 = 4 [−2 + 3(−16)] ⟹ 𝑰𝟒 = −𝟏𝟐. 𝟓 A

Figura 7.8 Zgjidhja e ushtrimit 7.4


Për të gjetur tensionin VJ në terminalet e burimit të varur të rrymës, duhet të aplikojmë një LKT
në një kontur në të cilin të njihen tensionet e të gjithë elementeve, përveç tensionit VJ.

27
Lektore – Dr. Ajakida Eski
Bazat e analizës së qarqeve elektrike
_____________________________________________________________________________________

Zbatojmë LKT në konturin 1:


𝐼1 (2 + 6) + 2𝐼3 − 6𝐼4 − 𝑉𝐽 = 0
𝑉𝐽 = 8(−16) + 2 ∙ 12 + (−6)(−12.5)
𝑽𝑱 = −𝟐𝟗 V

28
Lektore – Dr. Ajakida Eski

You might also like