Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Teodor Keko – Humbja

Ti, mund të me duash sa të duash , por nga une mos prit asgje!….Kështu
m’u përgjigj ajo femër e bukur dhjetë vjet më parë, ajo femër me kacurrela
të zeza e sy jeshilë të thellë, e ndërkallur në një xhup të madh atë acar
janari, teksa prisnim në rradhën e gjatë, si zakonisht, të blinim dy shishe me
qumësht për fëmijët tanë të vegjël.

Pata bërë cmos t’ia fitoja zemrën dhe kohën e kisha pasur me bollëk, sepse
cdo dy ditë, nga ora tre e mëngjesit deri në orën shtatë ne këtë punë
kishim: hy në rradhë e prit me shpresë të marrësh ndonjë shishe qumësht,
mirpo Xhina nuk ishte tunduar. Unë sillesha mirë me të. Sa herë nuk arrinte
të blinte qumësht, vezë, apo gjalpë dhe mbulohej nga trishtimi e zhgënjimi
bashkë, unë do t’i jepja dicka nga racioni i vajzës sime dhe ajo gjithmonë do
të më falenderonte butësisht. Por vetëm kaq! Me të zgjatur unë kthetrat e
fjalëve propozuese për t’u takuar qoftë edhe një herë të vetme, ajo mblidhej
si iriqi, duke më kujtuar atë frazën, se, kur flet, shumë-shumë,
shtrembërohet buza, kurse kur e jep shtrembërohet b……!

Propozimeve të mija ajo nuk u kthente kurrë përgjigje. Më refuzonte


butësisht, dersa unë, si duket, u bëra vërtet një rrodhe bezdisëse për të e
ajo arriti e më tha fjalinë e mësipërme. Sidoqoftë, ky ishte për mua një lloj
ngushëllimi. Ishte ngushëllues fakti, që ajo nuk më shau ” idiot”, ndoshta
sepse vlerësoi propozimin tim, i cili, pavarësisht nga parapëlqimet e saj,
vetëm kënaqësi përmbante, apo ndoshta sepse vlerësoi sakrificat e mia të
panumurta, kur ngrihesha në pikë të sabahut e zija dy rradha, një për vete e
një për Xhinën, vetëm që ajo të mos mërzitej, të flinte gjysmë ore më
shumë e të mbushte trastat plot me ushqime në kohë krize.
Po në ëndër a mund të bëj dashuri me ty?, e pyeta më shumë për ta
ngacmuar atë kryevepër të natyrës njerëzore.
Sa dhe si të duash !, ma ktheu shpërfillëshm dhe kështu u ndamë.

Nga ai prag agimi, me qiellin e përflakur nga pas malit, si një trëndafil, unë
fillova të shoh Xhinën në ëndër. Fillimisht, ajo i nënshtrohej në shtrat pa më
të voglin kundërshtim lojërave të mia erotike të pafundme, të cilat ishin
imagjinuar me dhjetra herë më parë, kur shpresoja një PO prej saj. Por
gradualisht, pas konsumimit të jetës së rregullt seksuale, ne filluam të
ndërtonim një jetë të rregullt familjare, me të gjitha hallet tona respektive.
Tani ëndrrave të hardallosura pija jo rrallë kafe me Xhinën, duke diskutuar
hallet ona: mbarimin e lekëve, mungesën e mishit e të peshkut, të vezëve
dhe cokollatës, të qumështit e të patateve, të gjitha këto aq të
domosdoshme për rritjen e fëmjëve tanë dhe , sa herë ndodhnin këto biseda
natën, unë do të gjeja rastin t’i dilja përpara ditës, t’i tregoja c’kisha parë në
ëndër dhe t’i ofroja ndihmën time. Ajo më dëgjonte me respekt, buzëqeshte
vazhdimisht lehtë nën buzë, pastaj vazhdonte rrugën.

Dhe kurrë nuk më shau e as më shtyu me përbuzje! Vetëm më shihte


ngultas, duke pritur me durim derisa të mbaroja përcartjet e mija. Sjellja e
saj e rriste edhe më shumë vlerën e Xhinës brenda meje, pasi unë kurrë nuk
i kisha kapërdirë femrat torollake, që ofendoheshin kur ju ofroje kënaqësinë
e shtratit. Kjo kategori xhadash, që i binin së mirës me shkelma e grushta
bashkë, mua më kujtonin thënien e gjyshit tim: Unë me buke, ajo me gurë!
….
Xhina ishte kontinent tjetër. Ajo nuk i mohoi kurrë vlerat dashamirëse të
propozimit tim, por justifikohej thjesht, duke u shprehur se shtrati nuk i
jepte kënaqësi. Mbase mungesë hormonesh seksuale, përfundonte gjthmonë
duke u skuqur e nënqeshur pafajësisht…..

Shkeputur nga libri me tregime: Hollesira fatale

You might also like