Histori

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

LëNdA\Histori

Tema mësimore: Historia dhe unË


Situata e të nxënit:
Dialogu mes Jonës dhe mamit për varësen e trashëguar brez pas brezi dhe që një ditë atë
do ta mbajë vetë Jona. Varësja do të kalojë nëpër 4 breza dhe më shumë...
Rezultatet e të nxënit
⦁ dallon historinë si shkencë që tregon për të shkuarën;
⦁ argumenton pse duhet të njohim historinë e familjes;
⦁ shtron pyetje për të shkuarën.
Konceptet/ Fjalët kyç ⦁ histo⦁ histori e familjes⦁ brez⦁ ngjarje
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike:
teksti i nxënësit, teksti digjital, objekte të familjes të trashëguara brez pas brezi, skedë e
paraqitjes së brezave në familje.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:Gjuhë dhe komunikim.
Ecuria e zhvillimit të mësimit(Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
⦁ Parashikimi: Diskutim
Diskutohet situata e dhënë në tekst për varësen e mamit të Jonës. Mësuesi/ja pyet:
⦁ Si e kuptoni thënien: “Ka kaluar brez pas brezi”?
⦁ A keni ju në familje ndonjë objekt që u përkiste gjyshërve apo të afërmve tuaj?
⦁ A ruan mami, babi, gjyshja, gjyshi apo ju vetë një send që jua kanë dhuruar prindërit apo
gjyshërit tuaj?
Nxënësit japin shembuj nga familja e tyre me objekte e kujtime që kanë trashëguar nga
familjarë të tyre.
⦁ Ndërtimi i njohurive: Shpjegim, përmbledhje e strukturuar, punë në grupe
Nxënësit hapin tekstin. Paraqes dhe shpjego para klasës skema e brezave në një familje.
Ai/ajo sqaron se numërimi i brezave mund të fillojë që te paraardhësi më i vjetër që mund të
njohim. P.sh., nëse ne arrijmë të kemi të dhëna për katragjyshin tonë, mund t’i referohemi
atij si brezi I. Pra, marrin si pikë reference paraardhësin më të vjetër për të cilin kemi të
dhëna. Por, gjithashtu, nuk është gabim që si brez të parë të marrim veten dhe pastaj të
kalojmë te paraardhësit tanë.
Unë Brezi VPrindërit Brezi IVGjyshërit Brezi IIIStërgjyshërit Brezi II
Katragjyshërit Brezi I
Udhëzohen nxënësit të lexojnë në heshtje tekstin dhe të plotësojnë në grup skemën e
përmbledhjes së strukturuar.
⦁ Përforcimi: Punë individuale/diskutim
Punohet në mënyrë individuale rubrika “Provo veten” dhe “Rretho pohimet e sakta”. Nxënësit
diskutojnë me njëri- tjetrin dhe vlerësojnë përgjigjet për dy rubrikat.
Vlerësimi:
Nxënësi vlerësohet për shkathtësitë në realizimin e kompetencave kyç dhe të lëndës për
interpretimin e njohurive, për mënyrën e të shprehurit, për shfrytëzimin e të dhënave, për
punën individuale dhe bashkëpunimin në grup.
Detyra: Rubrika “Bëhu historian”. Nxënësit do të plotësojnë skedën për paraardhësit te tyre,
duke marrë informacioni e duhur në familje.
- Të sjellin në klasë për orën e ardhshme një objekt kujtim nga fëmijëria.

You might also like