Histori 8 Shkurt

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

21 Shtator 1520- Sulejmani (i Madhërishëm), biri i Sulltan Selimit, bëhet sulltani i ri i Perandorisë

Osmane. Nën sundimin e tij, perandoria arriti zgjerimin e saj më të madh në 3 kontinente, Azi, Evropë
dhe Afrikë.

21 shtator 1792 – Franca anulon monarkinë, dhe shpall republikën

Natën e 10 gushtit 1792, kryengritësit, të mbështetur nga një komunitet i ri revolucionar i Parisit,
sulmuan Tylëritë. Familja mbretërore u burgos, dhe një mbledhje e shpejtë e Asamblesë Legjislative e
pezulloi monarkinë; ndërsa qenë të pranishëm vetëm një e treta e deputetëve ishin të pranishëm,
pothuajse të gjithë Jakobinë. Ajo që mbeti nga një qeveria kombëtare, varej nga mbështetja e Komunës.

Kjo e fundit dërgoi banda nëpër burgje duke masakruar për vdekje mbi 1400 njerëz, ndërsa i drejtoi një
qarkor qyteteve të tjera franceze, duke i ftuar ta ndiqnin këtë shembull. Asambleja bëri një rezistencë të
dobët. Kjo situatë vazhdoi derikur Konventa, e ngarkuar me shkrimin e një kushtetute të re, u mblodh
më 20 shtator 1792 dhe u bë de fakto qeveria e re de e Francës. Të nesërmen, ajo njoftoi anulimin e
monarkisë dhe shpalljen e republikës.

21 Shtator 1921- Një shpërthimi i tmerrshëm në Gjermani vret rreth 600 njerëz

Më 21 shtator 1921, një kullë që përmbante 4500 ton përzierje të sulfatit të amoniit dhe nitratit të
amoni shpërtheu në një fabrikë në Oppau, sot pjesë e Ludvigshafen në Gjermani, duke vrarë rreth 600
njerëz dhe plagosur më shumë se 2.000 të tjerë.Fabrika kishte filluar prodhimin e sulfatit të amonit që
në vitin 1911, por gjatë Luftës së Parë Botërore kur Gjermania nuk ishte në gjendje të merrte më nga
jashtë squfurin e nevojshëm, filloi të prodhonte edhe nitrat amoni. Amoniaku mund të prodhohej pa u
importuar lënda e pare nga jashtë shtetit, nëpërmjet procesit Haber.Asgjë e jashtëzakonshme nuk
ndodhi pas rreth 20 mijë shpërthimeve të vogla, deri në shpërthimin e madh tragjik të 21 shtatorit.
Ndërsa të gjithë punonjësit e fabrikës gjetën vdekjen, shkaqet e asaj ngjarje nuk janë ende sot të qarta.
Një teori, është se përzierja kishte ndryshuar, duke patur një përqendrim më të lartë të nitratit të
amonit.

21 Shtator 1964 – Malta fiton pavarësinë e saj nga Mbretëria e Bashkuar. Vendi ishullor ra nën kontrollin
britanik në vitin 1814, si pjesë e Traktatit të Parisit. Fillimisht, Malta e ruajti Mbretëreshën e Anglisë si
kreun e saj të shtetit, por 10 vjet më vonë e shpalli veten republikë të pavarur.
21 Shtator 1998 – Publikohet dëshmia e presidenti Bill Clinton në Gjykatën e Lartë, mbi marrëdhënien e
tij me Monica Lewinsky

Videoja e dëshmisë së presidentit amerikan në 17 gushtin e vitit 1998 përpara Jurisë së Madhe, iu
dërgua një stacioni televiziv në orën 9 të paradites, për t’u transmetua menjëherë edhe nga shumë
rrjete televizive të SHBA-së gjatë gjithë asaj dite. Presidenti Klinton u mor në pyetje nga prokurorët për
natyrën e saktë të marrëdhënieve të tij me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky – dhe
nëse ai kishte gënjyer më herët kur ndodhej nën betim. Skandali seksual, njollosi në fundin e mandatit të
tij të dytë presidencën e zotit Clinton, ndërsa presidenti ishte shumë pranë shkarkimit, akt që u evitua në
fund nga Kongresi. Presidenti Klinton u mor në pyetje nga prokurorët për natyrën e saktë të
marrëdhënieve të tij me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky – dhe nëse ai kishte gënjyer
më herët kur ndodhej nën betim. Skandali seksual, njollosi në fundin e mandatit të tij të dytë
presidencën e zotit Clinton, ndërsa presidenti ishte shumë pranë shkarkimit, akt që u evitua në fund nga
Kongresi.

You might also like