Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Universiteti:Aleksandër Moisiu

Fakulteti:Biznesit
Dega:Bankë Financë
Lënda:Statistik

DETYRË KURSI
Tema:Verifikimi I hipotezave me ane te testeve statistic jo parametrik

Punoi:Fjona Ceka
Pranoi:Kristaq Kume
HYRJE

OBJEKTIVAT:
1.Ndryshimet qe egzistojne midis testeve statistik parametrik dhe atyre
jo-parametrik
2.Vecorite dhe karakteristikat e situatave qe kushtezojne perdorimin e
nje testi statistik jo- parametrik
Ne trajtimet e mesiperme, per verifikim e hipotezave statistikore jane perdorur teste statistik
parametrik. Eshte theksuar se perdorim i kétyre testeve kerkon, si Kusht te nevojshm, njohjen e
ligjit te shperndarjes per madhesine e rastit per te cilen verifikohet hipoteza. jo rralle eshte
kerkuar edhe njohja e parametrave te ligjit te shperndarjes. P.sh. ne rastin e verifikimit te
hipotezes statistikore per barazine e pritjeve matematike të dy madhesive te rastit te pavarura, per
verifikimin te ciles eshte perdorur testi statistik t,
eshte pranuar se te dhenat e te dy zgjedhjeve, ju perkasin dy madhesive te rastit me shperndarje
normale dhe variancat e tyre jane konsideruar të
barabarta.
Ne studime te ndryshme ne shkencat ekonomike nuk janë të pakta rastet kur
kerkohet te verifikohet nje hipoteze statistikore, ndërkohe qe nuk ka asnje informacion paraprak
ne lidhje me ligjin e shpërndarjes ose per parametrat e ti per madhesine e rastit qe i korespondon
treguesit ose fenomenit ekonomik qe studiohet. Per rrjedhoje, verifikimi i hipotezes nuk mund te
kryhet me anë te testeve statistik të trajtuar me larte. Per verifikimin e hipotezes, ne këte rast
ndiqet nje rruge tjeter. Si test statistik do te perdoret nje test i cili nuk kerkon qe të njihet
paraprakisht ligji i shperndarjes per madhësine e rastit për të cilën eshte ngritur hipoteza. Nje test
i tille quhet test statistik jo-parametrik.Per te perdorur nje test jo-parametrik per verifikimin e
hipotezave statistikore, eshte e nevojshme qe perdoruesi te njoh dhe zotroje njohuri te
domosdoshme, nder te cilat mund te renditen:
Situata kur nje test statistik parametrik nuk mund te perdoret
Gjate verifikimit te hipotezave statistikore, te dhënat e zgjedhjes si dhe informacionet apriori per
madhesine e rastit qe i korespondon kesaj zgjedhjeve te rastit, mund te mos i plotesojne kerkesat
qe kushtezojne perdorimin e testit statistik. Ne nje situate te tille jane te mundshme disa rruge
zgjidhje:
a. Mund te mos merret parasysh fakti i mos plotësimin te ketyre kerkesave dhe te vazhdohen
proçedurat per verifikimin e hipotezes. Ne këtë rast mund te arrihet ne nje perfundim jo korrekt.
Eshte e mundshme qe vendimi per pranimin ose mos pranimin e hipotezes statistikore, ne kete
rast, te merret duke u mbështetur ne nje niveli sigurie (Probabiliteti P) qe, në fakt nuk i referohet
objektivisht situatës. Nder testet statistik parametrik ka te tille qe jane shume pak tolerues ndaj
mosplotesimit te kushteve te nevojshme per perdorimin e tyre. Kështu p.sh. perdorimi i testit t
per verifikimin e hipotezës se barazise se dy pritjeve matematike, në rastet kur te dhenat i
shmangen ligit normal te shperndarjes, mund te sjell formulimin e pohimeve ge mbeshteten nê
vlerat të P jo korrekte. Per pasoje marrja e vendimeve mbeshtetur ne rezultatet e verifikimit te
hipotezes statistikore mund te gjeneroje situata problematike ne biznes ose ekonomi.
b. Te dhenat e zgjedhjes transformohen sipas nje formule te dhene p.sh. ne vend te tyre merren
ne konsiderate vlerat e logaritmeve perkatese ose rrenja katrore e tyre etj. Dhe procedurat per
verifikimin e hipotezes kryen duke perdorur keto te dhema te transferuara.
C. Per verifikimin e hipotezes te perdoret ne test jo-parametrik, i cili nuk ve anje kufizim
paraprak ne lidhje me ligin e shperndarjes se te dhenave.Duke ju referuar testeve statistik te
trajtuar me siper, ne rast kur kushtet per perdorimin e tyre nuk plotesohen, per verifikimin e
hipotezes statistikore perkatese, rekomandohet te perdoren testet jo-parametrik korespondues
(Tab. Nr. 7.1)

Theksojme se nga zbatimi i nje testi jo-parametrik nuk merret rezultat identikisht i njejte me ate
qe jep testi korespondues parametrik dhe, per rriedhoje edhe formulimi i hipotezes zero nuk
eshte identikisht i njejte.Nje test statistik jo-parametrik mund te perdoret ne rast se perdorimi i
testit korespondues parametrik ndeshet me situata ku:
(1) Volumi i zgjedhjes ishte shume i vogel p.sh. ka vete 5 - 6 te dhena dhe, per rrjedhoje eshte e
veshtire qe te gjykohet ne lidhje me ligjin e shperndarjes se madhesise se rastit, vlerat e te ciles
jane keto te dhena.
(i) vleresimi per shperndarjen e te dhenave, ne kushtet e te ciles eshte i mundur perdorimi i testit
te caktuar statistikor ishte i pamundur te bëhet dhe/ose mungon informacioni apriori per kete ligi
shperndarje.
(iti) Te dhenat e zgjedhjes jane te matura sipas nje shkalle te renditur ose per to perdoren
emertime. Proçedurat per zbatimin e testeve statistik jo-parametrik, ne pergjithesi jane te thjeshta
dhe, per rrjedhoje mundet qe ne situata te caktuara të parapelqehet perdorimi i tyre. Ne te tille
rast, duhet te mbahet githmon parasysh fakti se, ne pergjithesi, ky perdorim shkakton humbje të
informacionit. Eshte e mundur qe nepermjet vleresimit te fuqise se efektivitetit te testit, kjo
humbje te vleresohet. Per kete, duke ju referuar nje niveli te caktuar vertetesie P, vleresohet masa
e nevojshme e rritjes (që mund te jepet ne %) per volumin e zgjedhjes, e cila krijon mundésine
qe fuqia e testit jo-parametrik te jete e njejte me até te testit parametrik.
Testi statistik i shenjes

Ne rast se nuk ka informacion ne lidhje me ligjin normal te shpërndarjes per madhesine/site e


rasti per te cilën/lat eshte/janë kryer zgjedhja e rastit dhe,
nderkohe, mbeshtetur ne te dhenat e késaj/këtyre zgjedhje kerkohet të
verifikohet hipoteza statistikore per pritjen matematike ose per pritjet matematike, ne vend te
perdorimit te testit statisitikor t, mund te perdoret testi i shenjave. Testi jo-parametrik i shenjave
mund të perdoret ne rast se te dhenat e zgjedhjes janë marr nga nje bashkësi/popullate që kanë
nje medianen
te dhene dhe, mbeshtetur ne te, te gjykohet se si janë te shperndara te dhënat
e kesaj zgjedhje, ne raport me medianen. Ky test jo-parametrik mund te perdoret githashtu, per te
verifikuar fakti ne se te dhenat e matura, për një
variabel te caktuar, sipas nje shkalle renditëse te dhene (Të dhena ge mund te
renditen) jane te ngjashme ose jo, ne kuptimin qe nuk ka diferenca te medha ne te dy grupet qe
formohen nga ciftet e te dhenave te vezhguara. Kujtojme se
me konceptin cift te dhenash duhet te nenkuptohen te dhena ge ju perkasin dy madhesive te
rastit, te varura. Ne kuptimin ekonomik me te dhena cift duhet te nënkuptojme te dhena te cilat
paraqesin vlera te nje treguesi të matur ne të
njejtin subjekt, i cili eshte vendosur ne kushte te ndryshme p.sh E ardhuar e
biznesit para dhe pas futjes se nje teknologjie te re, rendimenti ne pune i puntoreve para dhe pas
trajnimit te tyre, etj.
Ne rastin kur kerkohet te verifikohet hipoteza zero per barazine e vleres se vrojtuar te medianes,
me nje vlere hipotetike, teorike, te konsideruar si vlera e saj ne popullatën/bashkesine e
pergjithshme prej nga shte marr zgjedhja e
rastit, formulimi dhe perdorimi i testit te shenjave mbeshtetet mbi argumentin:
Ne se hipoteza zero eshte e vertete, duhet te pritet ge numri i vrojtimeve qe
kane vlere me te medhe se mediana duhet te jete i barabarte me numrin e vrojtimeve me vlere me
te vogel se mediana. Kjo do te thote te testohet, ne nivelin e te gjithe popullatës, fakti ne se,
gjysma e te dhënave kane vlere me te
madhe se vlera e supozuar e kesaj mediane.
Si shihet, kerkohet te verifikohet nj pergiige binare, (pozitive ose negative) ne kuptimin që, vlera
e vrojimit qe analizohet eshte me e madhe (diferenca
ështe pozitive) ose me e vogël (diferenca eshte negative) se vlera teorike, e supozuar, per
medianen. Kjo situate eshte argument qe mbeshtet perdorimin e shperndarjes binomiale per te
testuar hipotezen.
Ne rastin e te dhenave cift, perdorimi i testit te shenjave fillon me vleresim e diferencave midis
vlerave te te njejtit cift. Ne kushtet kur pranohet hipoteza
zero, pra pranohet se te dhenat qe formoine ciftet jane marr nga popullata që kanë pritje
matematike te barabarte, duhet te pritet qe numri i diferencave pozitive te jete i barabarte me
numin e diferencave negative. Testi i shenjave sherben për te verifikuar barazine e ketyre dy
numrave. E shprehur ne nje forme tjeter, kjo eshte ekuivalente me verifikimin e hipotezes zero,
sipas se ciles, probabiliteti teorik i shfaqes se diferencave pozitive ose negative ishte i barabarte
me 0.5.
Proçedura per perdorimin e testit jo parametrik te shenjave
Proçedura per verifikimin e hipotezes statistikore duke perdorur per kete qellim testin
joparametrik te shenjave, eshte si ne vijim:
(i) Formulohet hipoteza zero Ho - vlera teorike e probabilitetit per të patur diferenca pozitive
eshte e barabarte me 0.5. Si hipoteze alternative Hi do te shërbeje-vlera e ketij probabiliteteti shte
e ndryshme nga 0.5.
(ii) Grumbullohen te dhenat, te cilat paragiten si cifte te dhenash që formojnë zgjedhjen e rastit.
(iii) Llogariten diferenca midis te dhenave te cdo cifti dhe numrohet diferencat pozitive dhe ato
negative. Ciftet per te cilet diferenca del e barabarte me zero nuk merren me tej ne konsiderate.
Numrit te pergjithshem te cifteve qe formojne zgjedhjen e rastit i zbritet numri i ifteve per te cilet
diferenca ka rezultuar zero. Shenojme me n numrin e ri te gjetur. Shenojme me k numrin q i
korespondon numrit me te vogel te shenjave + ose - te gjetura, pra keshte numri i atyre
diferencave jane shfaqur me pak.
Në rast se n≤ 20 kalohet ne hapin (iv)
Ne rast se n>20

logaritet vlera e testit statistik, qe ka shperndarje te perafert me shpendarjen normale te normuar


ku: n -numri i cifteve per te cilet diferencat e vlerave jane te ndryshme nga zero.
p=k/n - frekuenca relative ose vleresimi piksore i marr nga te dhenat e zgjedhjes per
probabilitetin e shfaqes se diferencave pozitive (ose negative)
1/(2n) - koeficenti korrektues qe ben të mundur perdorimin e
shperndarjes normale, si perafrim te shperndarjes binomiale (iv) Ne rast se n<20, duke patur
parasysh vlerat e k dhe të n, perdoret Tab. Nr. V dhe ne rast se n>20, duke ju referuar testit T dhe
Tabeles se shperndarjes normale te normuar, gjendet vlera e P
REFERENCAT
LIBRI I STATISTIKES

You might also like