Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Justiniani

(greqisht: Ιουστινιανός) shqiptar ortodoks Justiniani (482-565) ka lindur në Dardani


të Ilirisë në vitin 482 dhe ishte nipi i perandorit Justin. Në moshën 13-vjeçare shkoi
në Kostandinopojë që të arsimohej. Perandori Justin, kur e pa se po plakej dhe
duhej të linte një trashëgimtar, në vitin 520 birëson nipin e tij Justinianin. Që nga ky
moment Justiniani bashkëqeveriste me dajën e vet. Në vitin 527 kur Justini u sëmur,
shpalli nipin e tij Justinianin si bashkëperandor. Në atë kohë Justiniani u njoh me
Teodorën, e cila ishte aktore cirku. Por ligji në atë kohë e ndalonte që një funksionar
i lartë të martohej me një grua që i përkiste rangjeve të ulta. Perandori Justin duke
parë dashurinë që kishte nipi i tij për Teodorën i dha kësaj të fundit një çmim të lartë.
Më pas ai nxori një dekret, në të cilin theksohej se një funksionar i lartë mund të
martohej me një aktore, nëse kjo e fundit zotëronte ndonjë çmim të lartë. Justini disa
muaj më vonë vdiq dhe Justiniani u bë perandor. Ai tregoi një aktivitet të
jashtëzakonshëm në të gjitha fushat: në administrimin e perandorisë, diplomaci,
ushtri, art, drejtësi dhe në çështjet fetare. Justiniani kishte njohuri të thella teologjike
dhe ka hartuar vetë shumë traktate dogmatike dhe himne të kishës. Iniciativat fetare
të tij ishin nga më të ndryshmet: shkarkoi papë, mori pjesë nëpër diskutime
teologjike, dënoi dhe ekzekutoi shkrimet e heretikëve si dhe botoi urdhëresa
dogmatike që përcaktonin besimin ortodoks. Justiniani e çrrënjosi përfundimisht
paganizmin dhe i luftoi pandërprerë herezitë. Ai ishte iniciatori i thirrjes së Sinodit V
Ekumenik. Kontribut të madh ai dha edhe në ndërtimin e kishave, më madhështorja
e të cilave ishte Shën Sofia në Konstandinopojë. Tradita thotë se kur përfunduan
punimet, Justiniani hyri vetë i pari duke thënë: “Të munda o Solomon”. Vepër e
përkujdesjes së Justinianit është edhe Manastiri i Shën Ekaterinës në Malin e Sinait.
Gjithashtu ai ndërtoi Kishën e Shën Marisë në Labovën e Kryqit, ku sipas traditës
thuhet se Justiniani i dhuroi kësaj kishe një pjesë nga Kryqi i Krishtit. Në gjithë
aktivitetin e tij ai u inkurajua nga bashkëshortja Teodora, e cila fjeti më 28 qershor të
vitit 548, ndërsa Justiniani fjeti më 14 nëntor 565. Kisha i ka renditur ndër radhët e
shenjtorëve dhe i kremton më 14 nëntor.

You might also like