Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Arkeologjia nënujore

Arkeologjia nënujore (gjithashtu e njohur edhe si arkeologjia detare) është një disiplin e arkeologjisë që
studion bashkëveprimin e njeriut me detin, liqenet dhe lumejt përmes studimit të mbetjeve fizike, mjeteve të
tyre të lundrimit, struktura të ndëruara anës brigjeve, mbeteve të strukturave portuale, ngarkesave ose
mallrave, mbetjeve njerëzore dhe pejsazheve të mbytura.

Arkeologjia e lundrimit

Një nëndegë e arkeologjisë detare është edhe arkeologjia e lundrimit, e cila studion ndërtimin e anijeve dhe
përdorimin e tyre. Njëlloj si me të gjithë arkeologjinë, arkeologjia detare mund të studiohet me periudhat
historike, industriale ose prehistorike.

Arkeologjia nënujore

Si një disiplinë e ndërlidhur dhe që shtrihet brenda vet arkeologjisë, është arkeologjia nënujore, e cila
studion të kaluarën përmes mbetjeve të mbytura, qofëshin këto me interes për arkeologjinë detare ose jo.
Një shembull i tillë nga periudha prehistorike janë mbetjet e vendbanimeve të përmbytura ose depozitave që
tani gjenden nën ujë, të cilat dikur shtriheshin në toka të thata kur niveli i detit ishte i ulët.
Studimi i avionëve të mbytur në liqene, lumenj ose në det është një nga shembujt e epokave historike,
industriale ose moderne. Shumë nën-disiplina të specializuara brenda kategorive më të gjera të arkeologjisë
detare dhe nënujore kanë dalë në vitet e fundit.

Arkeologjia nënujore në Shqipëri

Në Shqipëri përpjekjet e para për studime në fushën e arkeologjisë detare janë bërë nga disa arkeolog të
njohur të tillë si Vangjel Toçi. Por, botimi i parë mbi këtë disiplinë të arkeologjisë është bërë nga arkeologu i
njour shqiptar Neritan Ceka në vitin 1984. Ndërsa sot studimet në këtë fushë kryen nga arkeolog të
specializuar në këtë drejtim, të tillë si Adrian Anastasi, i cili ka drejtuar shumë ekspedita dhe studime në
arkeologjinë nënujore dhe navale shqiptare.

Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Arkeologjia_nënujore&oldid=2405768"

Kjo faqe është redaktuar për herë te fundit më 5 mars 2022, në orën 14:26.

Të gjitha materialet që gjenden në këtë faqë janë të mbrojtura nga Creative Commons Attribution/Share-Alike
License;. Shiko Terms of Use për më shumë informacione.

You might also like