Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Informacion

Tema:Revolucioni Industrial
Lenda:Histori
Klasa:2-7
Punoi:Vivien Nezha
Pranoi:Mirela Islami
Cfare ishte revolucioni industrial?
Revolucioni industrial ishte tranzicioni në një industri të re prodhuese e cila përfshinte periudhën në mes të
viteve 1750-1850. Kjo periudhë përfshinte kalimin nga puna e dorës në punë me makineri, risi në
prodhimtarinë kimike dhe në proceset e prodhimit të hekurit, rritjen e përdorimit të energjisë së avullit,
zhvillimin e makinave të punës dhe ngritjen e sistemit të fabrikave.

Tekstili ishte industria dominuese e Revolucionit Industrial në aspektin e punësimit, vlerës së prodhimit dhe
kaptalit të investuar. Gjithashtu industria e tekstilit ishte e para që përdori metoda moderne të prodhimtarisë.

Revolucioni Industrial fillet e saja i ka në Britaninë e Madhe, dhe shumica e risive ishin me origjinë britanike.
Në mes të shekullit XVIII Britania ishte shteti më i fuqishëm tregtar, duke kontrolluar një perandori globale të
tregëtisë me koloni në Amerikën Verirore dhe në Afrikë, dhe me disa ndikime poltike në gadishullin e Indisë,
kryesisht përmes veprimtarive të kompanisë East India. Zhvillimi i tregtisë dhe ngritja e biznesit ishin shkaqet
kryesore të Revolucionit Industrial.

Revolucioni Industrial shënon një kthesë të madhe në histori; në një mënyrë jeta e përditshme ishte ndikuar
gati në çdo aspekt. Veçanërisht, të ardhurat mesatare dhe popullsia filluan të shfaqnin një rritje të papritur.
Disa ekonomistë thonë se impakti kryesor i Revolucionit Industrial ishte se standardi i jetesës për pjesën më të
madhe të popullsisë kishte filluar të ngritej vazhdimisht.

Zhvillime te rendesishme teknologjike:


Nisja e Revolucionit Industrial është e lidhur me një numër të vogël të risive, të cilat filluan në gjysën
e dytë të shëkullit 18. Në vitiet 1830-ta përfitimet e mëdha të cekura më poshtë u bënë në teknologji
të rëndësishme:

 Tekstili - tjerrja mekanike e pambukut e përforcuar nga avulli ose nga uji e rritën numrin
e prodhimeve të prodhuara nga një puntor për 40 herë. Kurse makina për zhveshjen e
pambukut ngriti prodhimtarinë e heqjes së farave nga pambuku për 50 herë. Gjithashtu
kishte përfitime të mëdha në tjerrjen dhe thurrjen e leshit dhe të lirit, por këto përfitime
nuk ishin aq të mëdha sa nga përpunimi i pambukut.

 Energjia e avullit - me rritjen e efektshmërisë së motorëve me avull u rrit edhe


përdorimi i karburanteve. Përshtatja e motorëve të palëvizshëm me avull në ato me
lëvizje rrotulluese i bëri ato të përshtatshme për përdorime industriale. Motorët me
shtypje të lartë kishin një fuqi më të madhe për bartjen e peshave duke i bërë të
përshtatshme për transportim. Energjia e avullit pësoi një zgjerim të menjëhershëm pas
vitit 1800.
 Prodhimi i hekurit - zëvendësimi i qymyr drurit në koks me të madhe uli çmimin e
karburantit që përdorej për prodhimin e hekurit të papërpunuar dhe të përpunuar.
Përdorimi i koksit bëri të mundur që të ndërtoheshin furra më të mëdha për pjekje, e cila
rezultoi në rritje ekonomike. Makina me avull filloi të përdorej për shfryrjen e ajrit me
pompim të ujit në mesin e viteve 1750, e cila mundësoi rritjen e prodhimtarisë së hekurit
duke limituar përdorimin e fuqisë së ujit. Kurse cilindri për hudhjen e gizës për herë të
parë u vë në përdorim më 1760. Më vonë u përmirsëua në cilindër me dy veprime, e cila
mundësoi që furrat e pjekies të kenë temperatura më të larta. Po ashtu procesi ku gypat
e furrës ishin të mbështjellur me argjilë të përzier me ujë nga brenda në dallim nga
farkëtaria e thjeshtë mundësoi që hekuri të përfitohet me një kosto më të ulët. Në anën
tjetër makina e petëzimit ishte 15 herë më e shpejtë në dallim nga procesi i goditjes së
hekurit me çekan. Furrat e pjekies me të madhe rritën efektshmërinë e karburanteve në
prodhimtarinë e hekurit në dekadat e ardhshme.

 Zbulimi i makinave për punë - Makinat e para për punë ishin zbuluar. Këto zbulime
përfshinin tornon për prerjen e vidhave, makinën për shpuarjen e cilindrave dhe makinën
për bluarje. Makinat për punë mundësuan prodhimin e pjesëve metalike të
zëvendësueshme, megjithëse përmirësimi i teknikave në përdorim morën kohë disa
dekada.

You might also like