Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Ndikimi I shoqerise ne perzgjedhjen e universitetit

Në ditët e sotme, shoqëria luan një rol mjaft të rëndësishëm në jetën personale dhe
profesionale të një individi. Prej fëmijërisë e deri më sot, një pjesë e madhe e
vendimeve tuaja kanë qenë të orientuara nga perspektiva që shoqëria imponon tek ju.
Ndër këto vendime ku faktorët si shoqëria dhe familja ndikojnë shumë, është edhe
përzgjedhja e karrierës tuaj.

Rrethi shoqëror – Një ndër ndikuesit kryesorë në kohët e fundit është gjithashtu edhe
rrethi shoqëror. Bazuar edhe në zhvillimin masiv që kanë pësuar rrjetet sociale, është
akoma më e thjeshtë të komunikojmë dhe të ndajmë mendime me miqtë tanë. Me apo
pa vetëdije secili nga ne ka tendencën që të ndikohet nga opinionet e shoqërisë që
kemi, për të marrë vendime të cilat janë ndoshta të veshtira të merren vetëm. Eshtë e
rëndësishme të identifikohen aftësitë e miqve për të dhënë këshilla shpesh në fusha
jashtë kompetencave dhe njohurive të tyre. Për shembull në zgjedhjen e masterit apo
specializimit si mjek, zgjedhja duhet bërë duke u bazuar dhe në mundësitë e punësimit
në fushën që ju intereson, cilësinë e jetës për të punësuarit në atë sektor, rroga në
afatshkurtër dhe afatgjatë.

Koleget – Në ditët e sotme, një tjetër rreth shoqëror formohet në momentin që ne


fillojmë karrierën tonë profesionale dhe krijojmë kontakte profesionale me kolegët e
punës. Ky network profesional që përbëhet nga kolegët e punës është shpesh një ndër
shtysat kryesore që na bejnë të ndryshojmë rrugëtimin tonë të karrierës. Rekomandimet
e ndryshme për mundësi më të mirë zhvillimi në karrierë kryesisht vijnë nga ky rreth
shoqëror. Janë ata të cilët shumë herë bëhen iniciatorë dhe nxitës për të qënë më të
hapur ndaj mundësive më të mira ose dhe të gabuara.

Por përpara se të kërkojmë mendimin e të tjerve duhet të kemi parasysh këto pika:

 Research – Të bëjmë një kërkim të plotë në lidhje me profesionin që duam të


pëzgjedhim, në mënyrë që te kemi një ide të qartë për potencialin e zhvillimit
profesional dhe monetar për te ardhmen gjithashtu dhe kostot që do mbartim me këtë
përzgjedhje.

 Ekspertiza – Sa të informuar janë miqtë tuaj për industrinë që ju intereson dhe sa të afte
të japin këshilla?
 Eksperienca – Opinionet bazohen në eksperiencat individuale, por industritë
ndryshojnë me kalimin e kohës dhe me zhvillimet konstante, kjo bën që disa sugjerime
mos të jenë aktuale .

You might also like