Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Data 06.02.

2024
Detyre shtepie
Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër
funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo ta
shkatërroj gjithë sistemin e eksplorimit.Virusi mund ta demtoje kompjuterin duke shkarkuar programe
me vuirus,i ben restart vet, ndizet vet pa i dhene komanden,ngadaslohet etj. Per tu mbrojtur nag
viruset shkaekoni nje virus scan dhe virus scan ka she delet virus. opPor dëmet mund të jene të
ndryshme ka nga ata që sjellin pak dëme si psh ata qe sulmojnë mousin apo tastierën disa të tjerë
pengojnë disa programe të funksionojn normalisht por me të rrezikshmit sot janë në gjendje ta
fshijnë tërë hard diskun.Virusi i kompjuterit është program kompjuteri i cili shkruhet nga “njerëzit e
dobët dhe infektojnë një ose shumë kompjutera pa lejen apo dijen e përdoruesit të kompjuterit. Këto
programe u ngjiten programeve tjera dhe shkatojnë viroza të ndryshme në ato programe duke i
infektuar në forma të ndryshme fajllat e programit të cilët ekzekutohen ose edhe tërë programin.
Virusët punojnë njëjtë si në Windows, po ashtu edhe në IOS duke infektuar fajllat me
prapashtesën .zip ose .exe. Një virus është joakiv derisa ekzekutoni një program apo aplikacion të
infektuar, ose startoni kompjuterin tuaj, i cili përmban një disk që është i infektuar me viruse të cilët
po ashtu kanë infektuar sistemin tuaj kompjuterik. Virusi është aktiv atëherë kur ai futet në memorien
e kompjuterit dhe krijon kopje të vetvetës ose sistemit të fajllave në diskun e kompjuterit. Disa viruse
janë programuar posaqerishtë për të dëmtuar të dhënat në kompjuterin tuaj duke krijuar defekte në
programe, fshirjen e fajllave ose edhe fshirjen e tërë hard diskut. Shumë viruse sillen në atë formë
duke shfaqur një mesazh në ekran ose duke bërë komente në formë të zërave “verbal” në një kohë
të caktuar ose si një ngjarje e programuar pas replikimit të vetvetës së tyre, që në njëfarë mënyre të
bëjnë pre e gjahut të tyre. Viruset tjera e bëjn sistemin e kompjuterit të çrregullohet ose të ketë
përplasje të shpeshta brenda-përbrenda sistemit kompjuterik.Me shfaqjen e virueseve të kompjuterit
për herë të parë si epidemi softuerike, interesi për ta ishte mjaftë i madh, sidomos viteve të fundit
numëri i tyre sa vjen e shtohet dita–ditës në mjediset kompjuterike. Viruset janë shkruar në atë
formë që të krijojnë probleme në siguri, të tilla, si: probleme sociale dhe probleme në mjediset në të
cilat kryhen punë të dobishme (mjediset e distribuara për llogaritje). Viruset e kompjuterit paraqesin
rrezikë jo vetëm për siguri, por edhe në integritetin e të dhënave. Ata shkaktojnë humbjen e të
dhënave, të cilat janë mjaftë të vlefshme, duplikimin e tyre e ndonjëherë edhe humbjen e
tërësishme, që pastaj riparimi ose rikthimi i tyre do të ishte i zorëshëm. Problemet që shkaktojnë
viruset janë në rritje e sipër, andaj ne duhet t`i detektojmë ata me pajisje adekuate për t`i çrrënjosur
nga sistemet tona kompjuterike. Viruset e kompjuterit shkaktojnë kërcnime të ndryshme në
kompjuterët tonë, sa që nuk mund të zhvillojmë detyrat apo punët në formën e duhur; thjeshtë
shkaktojnë pengesa në sistemin kompjuterik, ngadalësim të resurseve për të cilat kemi nevojë t`i
shfrytëzojm, e gjëra të tilla. Popullariteti i Internetit ka shkaktuar kërcënim edhe më të madh, si
ambient ideal i shkruesve të viruseve, i cili u jep hapësirë atyre që të krijojnë viruse dhe të njëjtët t`i
shpërndajnë përmes tij gjithandej, të cilët pastaj paraqesin rrezikë për çdonjërin i cili është i kyqur në
rrjet, por duke mos menjanuar faktin se viruset e tillë mund të barten edhe përmes mediumeve të
tjera fizike. Me poshtë shpjegohet rreth natyrës së viruseve, historisë dhe zhvillimit të tyre, dëmet që
shkaktojnë disa lloje të viruseve të kompjuterit, masat parandaluese që duhet ndërmarrë
paraprakishtë që të mbrohemi nga kërcnimet e tyre, etj.Virus është skedë e përgjithshme për
programe keqbërëse që janë të aftë të infektojnë kompjuterët dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruset
nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterëve për të kryer funksione të
ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memories, përgjimin dhe
spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj.Dy pakistanez Basit
dhe Amjad Alvi krijuan një program i cili sulmonte boot sektorin e disketës dhe të hard diskut. Qëllimi
i tij nuk ishte që ti shkatërronte të dhënat por vetëm ,të afishoj një reklame të tyre ! Vetëm pas dy
vjetësh lajmërohet antivirusi i parë për ta ç'aktivuar brain dhe për tu mbrojtur prej tij. Ndërsa sot
nevojiten vetëm disa orë për ta gjetur antivirusin.
Me shfaqjen e virusit Melissa merr fundë epoka ku viruset shpërndaheshin vetëm në mënyrë
manuela, përmes disketave. Ky virus shpërndahet përmes internetit i fshehur një dokument Word
dhe prej kompjuterit të infektuar ai shpërndahej në 50 adresat e para në blokun e adresave të
Outlokut. Ky virus infektoi me shume se 300.000 kompjuter.Mjerishtë shumë njerëz të cilët kanë
probleme ose rreziqe të shpeshta në kompjuterët e tyre nuk e kuptojnë se ata kanë viruse në
kompjuterët e tyre, prandaj jetojnë të shqetësuar nga problemet e tilla. Viruset më të zakonshme
janë :Virusët - Virusi është një pjesë e vogël e softuerit e cila transportohet në programe të tjera.
P.sh., një virus mund t`i bashkangjitet programeve për menaxhimin e të dhënave. Sa herë që
programi vepron, vepron edhe virusi. Ai ka shans të riprodhojë virusa të tjerë (duke ia bashkangjitur
programeve) dhe të shkaktojë problem fatale në sistem.Virusët e e-mail-it - Një virus e-maili udhëton
si një shtojcë e ngjitur në e-mail dhe zakonisht replikon veten në mënyrë automatike në e-mail duke
ju shperndarë shumë njerëzve të cilët gjenden në listën e personit i cili posedon atë e-mail. Disa
viruse nuk kërkojnë që ju të kikoni dyfish mbi ta, por ata aktivizohen kur ju shikoni ndonjë mesazhi
në panelin preview të e-mail softuerit tuaj [2].Kuajt Trojan (Trojan Horses) - Kali i Trojës është
thjeshtë një program kompjutrikë. Qëllimi i programit është të dëmtojë sistemin tuaj kompjuterikë,
atëherë kur ju e aktivizoni programin e tillë. Kuajt Trojan nuk e replikojnë veten e tyre gjatë infektimit
të kompjuterit tuaj [3].Krimbat (Worms) - Krimbi virusal është pjesë e softuerit, i cili përdorë rrjetet
kompjuterike dhe vrimat e sigurisë për të replikuar vetveten. Një kopje e krimbit virusal skanon rrjetin
i cili ka një vrimë të veçantë sigurie. Ajo kopjon veten në kompjutërin i cili është infektuar me këtë lloj
virusi, duke përdorur vrima sigurie dhe pastaj fillon me replikimin e vetvetes në atë kompjuter
[4].Virusët e kompjuterit janë shfaqur gjerësishtë kah fundi i viti 1980 dhe ata erdhën për shkak të
disa faktorëve. Faktori i parë ishte përhapja e kompjuterëve personal. Para vitit 1980, kompjuterët
desktop thuajse ishin jo-ekzistent ose ata ishin në atë formë të dukur si “lodër”. Kompjutera të vërtet
kishtë rrallë dhe ata, ekspertet i mbanin larg njerëzve. Gjatë vitit 1980, kompjuterët real filluan të
përdorën në biznese dhe shtëpi për shkak të popullaritetit të IBM PC (krijuar më 1982) dhe
Macintosh Apple (krijuar më 1984). Pastaj kompjuterët filluan të përhapen edhe në universitete.
Faktori i dytë ishtë përdorimi i kompjuterëve si tabela të shpalljeve (bulletin board). Njerëzit mund të
lidheshin dial up në një bord buletini me një modem dhe shkarkonin programe të të gjitha llojeve.
Lojërat ishin jashtëzakonishtë të popullarizuara dhe procesorët e tekstit ishin mjaftë të thjeshtë.
Bordet e buletinit quan deri te shënjat paralajmëruese të virusit të quajtur kali i Trojës (Trojan Horse).
Kali Trojan është program me emër “cool-sounding” dhe përshkrim. Kështu që përmës bordeve të
buletinit ata e shkarkonin atë. Kur ata aktivizonin (ekzekutonin) programin, virusi Trojan fshinte
diskun e tyre. E njëjta ndodh edhe me viruset e sotëm të ashuquajtur kali Trojan. Kur ju mendoni se
jeni duke marrur ndonjë lojë interesante, e në anën tjetër ndodh e kundërta loja e shkarkuar pas
ekzekutimit të saj në prapavi përmban virus, i cili fshin sistemin tuaj kompjuterikë. Kuajt Trojan
godasin një numër të vogël të njerëzve. Arsyea qëndron në faktin se ata janë zbuluar shumë
shpejtë. Programet e infektuara me llojin e njëjtë janë fshirë dhe janë lajmëruar njerëzit për rrezikun
që paraqet ky virus në kompjuterët e tyre. Faktori tretë që qoi deri te krijimi i viruseve ishte disketa.
Në vitin 1980 e tutje, programet ishin të vogla, prandaj programet e tilla ju mund t`i futeni në disketë.
Shumë kompjuter nuk kishin hard disk, kështu që kur ju aktivizoni sistemin operativ në kompjuterin
tuaj ai merrte sistemin operativ dhe çdo gjë tjetër prej disketës (floppy disk). Autorët e virusëve
shfrytëzuan këtë për të krijuar programe të cilat replikonin vetën. Virusët e mëparshëm ishin pjesë e
kodit e ngjitur për një program, të tilla si lojëra ose një përpunues i popullarizuar teksti. Virusi duket
si një pjesë e kodit e ngjitur për një pjesë të madhe të kodit (program), i cili është legjitim. Kur
përdoruesi aktivizon programin legjitim, virusi fut veten e tij në memorie dhe shikon rreth e rrotull në
qoftëse ka ndonjë program tjetër në disk që ta infektojë edhe atë. Në qoftë se gjeni një virus të tillë
do të vërëni se ai modifikon programin duke i shtuar programit kode të viruseve. Pastaj virusi nis
program si të ishte “program real”. Përdoruesi me siguri nuk e kupton lojën që bën virusi me
programin e tij, kështu që në të njëjtën kohë ai kur aktivizon programin aktivizon edhe virusin. Herën
tjetër përdoruesi kur aktivizon programin infekton edhe programe të tjera dhe cikli i infektimit sa vjen
e rritet, pastaj përhapja e virusit bëhet shumë lehtë. Nëse programin e infektuar me virus do t`ia
jepni ndonjë personi tjetër përmes ndonjë medium, qoftë USB ose pajisje tjetër, ai do të përhapet
edhe në kompjuterin e personit të dytë dhe bartja e tillë është njëra nga format se si përhapet virusi.
Pjesa më e rrezikshme është faza e infektimit me virus. Shumica e virusëve kanë fazën destruktive
të sulmit, fazë në të cilën ata bëjnë dëme të shumta. Disa lloje të shkaktareve e aktivizojnë fazën e
sulmit dhe virusi do të na shfaq një mesazh të “çmendur” në ekran duke fshirë të gjitha të dhënat në
kompjuterë. Shkaktar mund të jetë një datë specifike, qëndrueshmëria e virusit, se sa herë e ka
replikuar vetën ose diçka e ngjashme [7].Virusi i kompjuterit është një lloj i softuerit me qëllim të keq
i shkruar qëllimisht për të hyrë në kompjuter pa lejen dhe dijen e përdoruesit, i cili ka aftësi të
replikojë veten duke u përhapur gjithandej, brenda sistemit kompjuterik.Autorët e virusëve janë
zakonishtë meshkuj 14-24(26) vjeç, të cilët kalojnë kohë të gjatë në kompjuterët e tyre. Disa prej tyre
duan të provojnë se a janë programues të mirë. Të tjerët duan të tregojnë se ata kanë fuqi për të
shkatuar probleme të shumëta. Por, shumica e virusëve kanë qëllime shkatërruese. Shumë nga
verzionet e vjetra të programeve virusale janë “ripërtrirë” (re-hashed), nga shkaku se kërkojnë më
pak punë për tu riprodhuar [13].Shumica e përdoruesve instalojnë antivirusin që të detektojnë dhe
eleminojnë virusët. Ekzistojnë dy metoda, të cilat i përdorë një aplikacion antivirusi për të zbuluar
virusët. E para, kjo metodë antivirusi përdorët për të detektuar virusët duke përdorur listën e
definicioneve të nënshkrimeve të virusit (virus signature definition). Kjo punon duke kontrolluar
përmbajtjen e memoriës së kompjuterit, fajllat e ruajtur në disqe të fiksuara ose levizëse (fixed or
removable drives) (hard disqe, flopi disqe) dhe duke krahasuar ato fajlla me një bazë të dhënash të
“nënshkrimeve” të virusit. Mangësia e kësaj metode të zbulimit është se përdoruesit janë të mbrojtur
nga virusët vetëm atëherë kur antivirusi azhurnohet me të dhënat e fundit të definicioneve të
nënshkrimeve të virusit. Metoda e dytë përdorë algoritme deduktive (udhëheqëse) (heuristic
algorithms) për të zbuluar virusët. Kjo metodë ka aftësi për të zbuluar virusët përmes nënshkrimeve
të cilat janë krijuar nga firma e antivirusit. Disa antiviruse janë në gjendje të skanojnë fajllat e hapur,
po ashtu edhe fajllat dhe e-mailat të cilët i dërgojmë përmes Internetit. Kjo mënyrë është quajtur si
“skanim në qasje (on-access scanning)”. Përdoruesit duhet t`i azhurnojnë rregullisht antivirusët e
tyre për të rregulluar “vrimat” e sigurisë. Me azhurnimin e përditshëm të antivirusëve parandaloni
kërcnimet, të cilat u kanosën në sistemit tuaj kompjutërik [14].

Punoi : Elio Zeqo

You might also like