Download as txt, pdf, or txt
Download as txt, pdf, or txt
You are on page 1of 1

• Hidhi mbeturinat në shportë, jo në vende publike.

• Uji është i çmueshëm, mos e lë të rrjedhë pa nevojë.


• Fike dritën kur nuk është askush në dhomë.
• Makinat ndotin ajrin, rrugëve të shkurtra ec ose shfrytëzoje
biçikletën.
• Mbill pemë, shumë pemë, të paktën një gjatë jetës suaj.
• Përdor poçe elektrike që kursejnë rrymën. (Këto harxhojnë më pak
energji dhe kanë jetë më të gjatë se ato të zakonshmet.)
• Përdor qese të tekstilit gjatë blerjeve.( Ato mund të përdoren shumë
herë dhe zëvendësojnë qeset e plastikës.)
• Televizori punon e askush nuk është në dhomë!( Pajisjet elektrike ndali
kur nuk i përdor askush. Kujdes, mos i lë në modusin „stand by“. Kjo do të thotë
kur edhe dritëza e vogël është shuar ke vepruar si duhet.)
• Kujdes te frigoriferi! Mos e lërë derën të hapur gjatë.
• Gjatë gatimit në kuzhinë, ena duhet të ketë kapak.( Kjo ndihmon
gjithashtu për të kursyer energji dhe shpejton përgatitjen e drekës.)
• Dimrit ajrose dhomën duke e hapur dritaren tërësisht për një kohë të
shkurtër. Nëse e hap dritaren vetëm pak për kohë më të gjatë, dhoma nuk ajroset si
duhet dhe harxhon më shumë energji.
• Riciklimi i mbeturinave është shumë i rëndësishëm. Për të prodhuar një
produkt nga materiale të ricikluara nevojitet më pak energji se për ato nga resurse
të reja.
• Larja në dush gjithashtu harxhon më pak energji se ajo në
vaskë./HalimMustafa





You might also like