Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

Gjeografia fishtjane e Lahutës së Malcis

në përcaktimin e kufinjëve të Dukagjinit

Lahuta e Malcis e Homerit shqiptar Gjergj Fishta është një kryeveper e Letersisë Shqiptare.
Fishta me penën e tij të artë ka treguar me Lahutën e Malcis se përveç së nje shkrimtare i madh
ishtë edhe një njohës shumë i mië i gjeografisë dhe etnografisë së trevave shqiptare.
Në 30 këngët që përbëjne Lahuën e Malcis, Fishta ka ndërthur në mënyrë perfekte artin e tij
të poetit me historinë, gjeografinë, etnografinë dhe legjendat e maleve shqiptare.
Në këtë analiz kemi marrë në
shqyrtimm këngën e 16 të
Lahutës së Malcis. Këngë që
Fishta e ka quajtur “Kulshedra”
dhe ja dedikon krahinës së
Dukagjinit.
Një këngë prej 588 vargjesh ku
nën simbolikën e luftës së
Dragoit kundër Kulçeders, të
mirës kundër të keqës, Fishta
tregon luftën që ka ba krahina e
Dukagjinit kundër Turqve e
kunder sllavëve per mbrojtjen e
lirise dhe kombit.
Njëkohësishtpena e artë e
Fishtës , perveç nderthurjes
poetike, ka bërë edhe nje
pershkrim të krahinës së
Dukagjinit, duke specifikuar
kufinet e krahinës me krahinat përreth.
Fishta e fillon këngën me daljen Kulçedrës, e cila don të hakmerrt ndaj Dukagjinit:

M’at Bigë t’Shalës ka dalë Kulshedra


Me shtatë krena e gjashtë palë kthetra
……………
Dukagjinin po don me shue,

Po shtrohet pyetja: Ku ndodhet ky Dukagjini? Dhe Fishta me penen e tij i jep pergjigjen ne
vargje, duke shenuar në mënyrë shumë të partë kufinjët e Krahinës së Dukagjinit:
M’at Gur t’Lekes e m’kep t’Parrunit
………
Flakrojn currat m’Qafët’Bishkazit
……….
Atje nalt diku mbi Nicaj.
Fishta tregon se Dukagjinit shtrihet deri në Gur të Leks ku ndahet me Shllakun, deri ne Maje
të Parrunit ku ndahet me Shkrelin, deri në qafën e Bishkazit ku ndahet me Bukëmiren, kurse
mbi Nicaj në, majën e Ershellit ndahet me Nikaj Merturin.
Dhe si per te mos u mjaftuar me këtë përkufizim Fishta e shpjegon më tej përcaktimin e tij se
ku shtrihet Dukagjini me vargje ku tregon se per te mbrojtur Dukagjinin nga kjo fatkeqësi janë
çue në kambë dragojt e Dukagjinit , Mar Lula, Gjelosh Kola, Mehmet Shpendi, Let Putani e
Tol Cani.

Kët dragoj të Dukagjinit – siç I quan Fishta, takohen ne Qafën e Boshit, rreze Bigës së Shalës
(Gimajve) ku ka dale Kulshedra dhe nje vend strategjik në mes të Dukagjinit. Dukagjinasve u
vijne në ndihmë “dragojt” nga gjithë Shqipëria dhe siç shkruan ai:
Msyn përpjetë drejt Dukagjinit
Këtu përveç të gjitha karahinave që derguan bijtë e tyre me i ndihmue Dukagjinit, marrin
rëndësi zonat kufitare, të cilat Fishta i ka shkruar shprehimisht:
Prap prej Shllakut lshon Gjetë Gega:
…………………
At herë n’Palç del qaj Prel Tuli:
……………….
Del prej Shkrelit Marash Vata,
Pra Fishta jovetem ka përcaktuar kufinjët e Krahinës etnografike dhe gjeografike të Dukagjinit,
por ka përcaktuar shumë qartë të gjitha krahinat kufitare, me perfaqesuesit e tyre që i dërgojnë
në ndihme të Dukagjinit. Shllaku në jug, Shkreli në perendim e Palçi i Merturit në lindje.
Janë ato republikat dyshe – siç thotë vet Fishta tek parathenja e Kanunit të Lek Dukagjinit të
publikuar në Shkodër më 1933:
“Se do të ketë pasë dikúr kso republikash të vogla në Shqypní,
na difton – mbas mendimit t’êm – fakti, qi ktû ka vise, qi quhen me dy êmna pllojcë.
Per shembull: Shalë e Shosh, Hot e Grudë, Nikaj-Mërtur,Pukë e Iballe,
Shllak e Temal, Mat e Çidhen etj”
Ky ishte organizimi për shekuj i krahinave të Shqipërisë së Veriut dhe në këtë organizim
historiko-gjeografiko-etnografik Dukagjini ka pasur vendin dhe rolin e tij të shprehur shumë
qartë

You might also like