Download as odp, pdf, or txt
Download as odp, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Harry Potter

Gjuhe Shqipe 6
Librat “Harry Potter”
Disa informacion rreth Harry Potter

 Harry Potter është një seri romanesh fantastik të shkruara nga


shkrimtarja britanike, J. K. Rowling. Vëllimet, të emëruara pas
personazhit kryesor, rrëfejnë aventurat e një magjistari të ri, Harri
Poter, dhe miqve të tij, RonUezli dhe HermionëGrenxhër, të cilët
janë studentë në ShkollëneMagjisëdheShtrigërisëHoguorts.
Historia flet për përballjen e Harrit me magjistarin e errët, Lordin
Fluronvdekje, i cili ka për qëllim të bëhet i pavdekshëm, të
pushtojë botën e magjisë, të nënshtrojë njerëzit jo-magjistarë
(Babanacët), dhe të vrasë të gjithë ata që mundohen ta pengojnë.
PERMBAJTJA E HARRY POTTER
• Romanet rrotullohen rreth Harri Poterit, një djalë jetim i cili jeton në Surrej me tezen e tij, PetuniaDërsli, të shoqin e saj,
VernonDërsli dhe djalin e tyre, DadliDërsli. Në moshën 11 vjeçare, Harri zbulon se është magjistar megjithëse jeton në
botën e zakonshme të njerëzve jo-magjistarë, të quajtur Babanacë. [16] Bota e magjistarëve ekziston paralelisht me
botën e Babanacëve megjithëse e fshehur prej saj. Aftësia e tij është e lindur dhe fëmijë të tillë janë të ftuar të ndjekin
një shkollë të veçantë magjie që i mëson aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në botën e magjistarëve. Harri bëhet
një student i ShkollëssëMagjisëdheShtrigërisëHoguorts, një shkollë magjie në Skoci dhe është pikërisht ky vendi ku
marrin jetë ngjarjet e serisë. Ndërsa Harri përjeton adoleshencën e tij, ai mëson të kapërcejë problemet me të cilat
përballet, magjike, sociale dhe emocionale, duke përfshirë sfida të zakonshme të adoleshentëve si miqësitë, pasionet,
marrëdhëniet romantike, provimet, ankthin, stresin e depresionin si dhe sfidën më të madhe për të përgatitur veten për
botën që e pret përpara në Britaninë që po priret gjithmonë e më shumë drejt luftës së dytë të magjistarëve.
• Secili libër rrëfen një vit në jetën e Harrit, [17] duke u vendosur kryesisht në vitet 1991-1998. [18] Librat përmbajnë shumë
retrospektiva, të cilat janë herë pas here të përjetuara nga Harri duke parë kujtimet e personazheve të tjerë në një
objekt të quajtur "Mendimore".
• Mjedisi i krijuar nga Rowling është sa i ndarë nga realiteti, aq edhe i lidhur ngushtë me të. Komuniteti magjik britanik është
i frymëzuar nga kultura britanike e viteve '90, folklori evropian, mitologjia klasike dhe alkimia duke përfshirë objekte dhe
gjallesa si shkopinjtë magjikë, bimë magjike, shurupe, shorti, fshesa fluturuese, centaurë, dragonj e krijesa të tjera
magjike, Dhuratat e Vdekjes dhe GurinFilozofal, mes të tjerave të krijuara nga vetë Rowling. Nëse toka imagjinare e
Narnias është një univers alternativ, dhe TokaeMesme e KryezotittëUnazave, një e shkuar mitike, bota magjike e Harry
Potter ekziston paralelisht me realitetin dhe përmban versione magjike të elementeve të zakonshëm të jetës së
përditshme ku shumica e ngjarjeve zhvillohen në Skoci (Hoguorts), Devon, Londër dhe Surrej. [19] Vepra përmban një
koleksion të fragmentuar të rrugëve të fshehta shumë pak të përdorura, pijetoreve të vjetra, çifligjeve të vetmuara dhe
kështjellave të izoluara që mbeten të padukshme për popullsinë Babanace.

Personazhet kryesore e Harry Potter

Harry James Potter - personazhikryesor I serive të romaneve. Në botën magjike, ai njihet si i vetmi person që
mbijetoi pas një magji vdekjeprurëse që iu hodh në foshnjëri nga një prej magjistarëve më të mëdhenj të errët -
Lord Voldemort, i cili vrau prindërit e tij para kësaj. Magjia goditi vetë Zotin e Errët, duke e bërë atë të zhduket
dhe duke e bërë Harry Potter të popullarizuar në mesin e magjistarëve. Një mbresë mbeti në ballin e tij, e cila u bë
shenjë dalluese e tij dhe më pas tregoi afërsinë dhe gjendjen shpirtërore të Voldemort.
Ronald Uezli është një nga personazhet kryesore në serinë e romaneve. Fëmija i gjashtë i familjes Uezli. Zakoni i
nënës së Ronit për të përdorur fëmijët më të mëdhenj si shembull për më të vegjlit, ka krijuar tek ai një kompleks
të veçantë "të klasit të dytë", për të cilin ai është shumë i shqetësuar.

Hermione Granger është një nga kryesoret e ketij romani. Edhe pse e lindur si Muggles, ajo njihet si një studente e
shkëlqyer në Hogwarts dhe një magjistare e talentuar. I pranishëm në të gjithë librat e serisë, në këtë të fundit, së
bashku me Ron Uezlin, ai bëhet kreu i fakultetit të Gryffindor. Në fund të fjalës ("Nëntëmbëdhjetë vjet më vonë"),
ajo është e martuar me Ronin dhe ka dy fëmijë, Rose dhe Hugo.

You might also like