Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Histori Shkalla: 4 Klasa: 8

Tema mësimore 2.4: Fashizmi në Itali Situata e të nxënit:


“Cdo gjë për shtetin, asgjë kundër
shtetit, asnjë jashtë shtetit”, parulla e
Benito Musolinit. Diskuto
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
 Zhvillon kompetencat e komunikimit dhe të shprehurit për të analizuar, për të parashtruar pyetje
në lidhje me zhvillimet historike me vendosjen e fashizmit në Itali.
 Zhvillon kompetencat e të menduarit kritik për të interpretuar të shkuarën e për të dhënë
argumenta bazuar në burime.
 Zhvillon kompetencat e të nxënit për të shfrytëzuar informacionin në lidhje me vendosjen e
fashizmit në Itali e për të demonstruar të kuptuarin e koncepteve historike.
 Zhvillon kompetencat qytetare për të kuptuar ngjarje dhe zhvillime që kanë ndikuar në kohëra
të ndryshme duke shpjeguar shkaqet dhe pasojat e konflikteve.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Koncepte kyçe:
temës mësimore: këmishëzinjtë, korporata, indoktrinim.
Nxënësi në fund të orës së mësimit:
1. Përcakton rrethanat e shkaqet për vendosjen e
fashizmit.
2. Evidenton tiparet e regjimit totalitar fashist
3. Tregon fashizimin e jetës ekonomike e sociale.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat Burimet dhe mjetet mësimore:
ndërkurrikulare: Historia 8, Wikipedia, Harta e Italisë,
-Gjuha dhe komunikimi Wordpress.com
-TIK-u
-Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Fazat Strategjitë Veprimtaritë Organizimi


Parashikimi Stuhi mendimesh Nxitja e diskutimit Klasa
Ndërtimi i njohurive Të nxënit me Të nxënit bashkëveprues Grupe
këmbime
Përforcimi Diagrama piramidale Paraqitja grafike e Grupe
informacionit
ZHVILLIM
Faza e parë:
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë secili idetë e tyre në lidhje me totalitarizmin fashist.
Më pas mësuesi/ja u kërkon nxënësve të krijojnë grupe që të shkëmbejnë mendimet dhe të shtojnë
në fletoret e tyre mendimet e të tjerëve.
Ndërkohë që nxënësit thonë idetë e tyre mësuesi/ja shkruan në tabelë momentet kyçe.
 Rrethanat dhe shkaqet për vendosjen e fashizmit
 Realizimi i tipareve të regjimit totalitar fashist
 Fashizimi i jetës ekonomike e sociale

Faza e dytë
Nxënësit sipas grupeve udhëzohen të lexojnë pjesët mësimore të përcaktuara dhe më pas të
shkëmbejnë me gjithë klasën mendimet.
Mësuesi/ja ndërhyn e bën plotësimet e sqarimet e nevojshme
Pyetjet:
 GRUPI 1 → Cilat qenë rrethanat që favorizuan ardhjen e fashistëve në pushtet?
 GRUPI 2 → Si u realizuan tiparet e regjimit totalitar fashist?
 GRUPI 3 → C’përmbante fashizimi i jetës ekonomike?

Faza e tretë:
Nga informacioni që nxënësit kanë, janë të qartë mbi vendosjen e fashizmit në Itali.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që sipas grupeve të organizojnë njohuritë mbi bazën e strukturimit të
tyre.

FASHIZMI N
Rrethanat ITALI Fashistët në pushtet Fashizimi i ekonomisë

 Paefektshmëria në  Marshimi drejt Romës  Sistemi korporatist


qeverisje  Jashtë ligjit partite e tjera  Militarizmi i ekonomisë
 Gjendje e vështirë politike  Shteti = pronar
 Pakënaqësi ndaj  U vendos kulti i udhëheqësit
Traktatit të Paqes  Indoktrinimi i brezit të ri
Vlerësimi:
 Diskutimi
 Puna në grup
 Puna me skema
 Strukturimi i shënimeve

You might also like