Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Ese: Si do të ishte një ditë pa internet?

Interneti është bërë një domosdoshmëri në ditët e sotme dhe nuk e


imagjinoj dot veten në një ditë pa internet. Po të mos kisha një ditë
internet, nuk mendoj që do të ishte fundi i botës, por vështirësi do të
kisha pasi asnjëherë nuk më ka munguar interneti në shtëpi apo edhe
jashtë saj. Unë mendoj se kjo mund të jetë një lloj varësie por edhe
domosdoshmërie. Po të mungonte një ditë interneti, në radhë të parë
pajisjet si telefoni, laptopi, tableti etj., nuk do kishin asnjë vlerë sepse
asgjë nuk mund të bëhet pa internet në ditët e sotme. Do të
shqetësoheshin të afërmit për mua; do të thoshin: “Pse nuk më
shkrove? Më bëre merak....”. Pastaj nëse do të më duhej të bëja një
detyrë për në shkollë, do të më duhej t’i kërkoja falje mësueses të
nesërmen që s’i bëra dot detyrat, “se nuk kisha internet, o zysh!”. Pa
internet, ditën e pushimit nuk do të qëndroja në shtëpi, sepse nuk do të
luaja lojrat e mia të preferuara, apo të shikoja filmat që kam qejf, por do
të dilja me shokët. Pa internet nuk do të mund të orientohesha për të
shkuar në vendet që dua, nuk do mund të flisja me njerëz të tjerë që
ndodhen larg meje apo të gjeja informacionin që më duhet. Një ditë pa
internet do të ishte krejt ndryshe nga ditët e tjera; çdo gjë do të dukej e
pamundur. Do të më dukej vetja i përhumbur, e shpëtimin do ta gjeja te
librat për çdo gjë. Pa internet do të duhej të ktheheshim te mënyrat e
vjetra të komunikimit dhe shumë nga veprimtaritë e përditshme nuk do
mund t’i bënim.
Një ditë pa internet do ishte e vështirë, por edhe e bukur sepse do
kishim më tepër kohë për të kaluar me miqtë dhe familjarët e jo më
kohë për t’i kushtuar telefonit e gjërave pa vlerë.

You might also like