Pyetjet e Provimit Të Ndërmjetëm (Krimet Kundër Personit)

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 35

DHURATA BRUÇI

LEKSIONI 1 VEPRAT PENALE KUNDËR PERSONIT. ANALIZA JURIDIKO


– PENALE E TYRE.

1. Kuptimi i veprave penale kundër personit?

Me vepra penale kundër personit, sipas të drejtës penale të Republikës së Shqipërisë,


kuptohen ato vepra (veprime ose mosveprime) të kundërligjshme, të kryera me dashje ose
nga pakujdesia, të cilët prekin ose vënë në rrezik jetën, shëndetin, lirinë, paprekshmërinë
seksuale, nderin, dinjitetin e personit, të mbrojtura posaçërisht me legjislacion penal.

2. Çfarë kuptojmë me termin vrasje?

Me vrasje kuptohet ajo vepër (veprim ose mosveprimin) i kundërligjshëm, me anë të cilës i
hiqet jeta një personi tjetër me dashje ose nga pakujdesia.

3. Cili është kuptimi i anës objektive të figurës së veprës penale të vrasjes me dashje të
parashikuar nga neni 76 i Kodit penal?

Nga ana objektive: Krimi i vrasjes karakterizohet nga veprime ose mosveprime të
kundërligjshme, të kryera në rrethana të veçanta në gjaknxehtësi, në zënie, rrahje apo
grindje e sipër, midis autorit të vrasjes dhe viktimës. Këto zënie apo rrahje duhet të kenë
karakter serioz, të jenë të ndërsjella dhe të jetë shkaktuar pasoja, vdekja e viktimës, si
pasojë e veprimit të paligjshëm.

Vrasja kryhet edhe me anë të dhunës fizike, me anë të lëndëve helmuese, me anë të mbytjes,
me armë zjarri ose të ftohta, me grushte e çdo goditje vdekjeprurëse.

Në rastin e krimit të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, vepra do të quhet si e mbetur
në tentativë, në qoftë se i pandehuri ka kryer veprime të drejtuara drejtpërdrejt në kryerjen e
vrasjes dhe krimi nuk ka përfunduar për shkaqe të pavarura prej vullnetit të tij.
Veprime tilla mund të jenë: marrja e armës, drejtimi e shkrepja në drejtim të viktimës, bërja
gjithçka e mundshme, si ndjekja, mënjanimi pengesave për arritjen e rezultatit kriminal dhe
moskryerja për shkaqe të pavarura nga ana e tij, të cilat mund të jenë heqja e armës, vrasja,
goditja për realizimin e sulmit, ikja apo fshehja e viktimës, etj.

Në rast se nuk është kryer asnjë nga këto rrethana të pavarura nga vullneti i tij, siç mund të
jenë heqja e armës, vrasja, goditja për realizimin e sulmit, ikja apo fshehja e viktimës,
atëherë do të cilësohet si kanosje për vrasje.

4. Kuptimi i anës subjektive të figurës së veprës penale të vrasjes me paramendim të


parashikuar nga neni 78 i Kodit penal?

Nga ana subjektive: Vrasja me paramendim kryhet me dashje të drejtpërdrejtë, të


paramenduar, të nxitur nga motive të dobëta si: interesi, hakmarrja, xhelozia, kur
autori i veprës nuk ndodhet në kushtet e tronditjes psiqike, etj.

Për interes, kuptohet vrasja e nxitur nga motive interesi material të fajtorit ose në
favor të personave të tjerë, si psh, vrasja për ndarje pasurie, për konflikte toke, trualli, vije
uji, për trashëgimi, konkurencë etj. Vrasje të tilla ndodhin shpesh midis trafikantëve e
bandave apo pjesmarrësve në to, për ndarje fitimesh, të pasurive të grabitura, etj.

Karakteristikë e këtyre vrasjeve është se pasuria kalon gradualisht, dhe jo në mënyrë të


menjëhershme, si në vjedhjen me dhunë me pasojë vdekjen e viktimës.
Për hakmarrje, kuptohet ajo vrasje që kryhet si shpagim për një dhunë apo veprim të
padrejtë, psh. për shkak të rrahjes, për fyerje, shpifje të mëparshme apo kallëzim në polici,
për dëshmi të rreme etj.

Pra, në vrasjen me paramendim, subjekti, jo vetëm që duhet të ketë marrë vendim me


qetësi shpirtërore, të gjejë mjetin e vrasjes, por cakton kohën kur do ta kryejë atë, zë
pritën me dije dhe merr të gjitha masat e tjera të nevojshme për kryerjen e vrasjes, për t’i
shkaktuar vdekjen viktimës.

5. Çfarë kuptojmë me vrasje për gjakmarrje?

Me vrasje për gjakmarrje kuptohet ajo vrasje që është kryer për të marre gjakun e babait, të
vëllait, të djalit, të xhaxhait, të nipit nga babai sipas rregullave kanunore.

6. Çfarë kushtesh duhet të plotësojë vrasja, që të cilësohet në rrethana të tjera cilësuese?

Në nenin 79 të kodit penal, përcaktohet: Vrasja me dashje e kryer ndaj:


1. Të miturit.
2. Personit me mangësi fizike apo psikike, të sëmurë rëndë apo shtatëzënë, kur cilësitë e
viktimës janë të dukshme ose të njohur.
3. Kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit apo të palëve të tjera ndërgjygjëse.
4. Më shumë se një herë.
5. Kundër dy ose më shumë personave.
6. Në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës.
7. Në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave.

7. Çfarë kushtesh duhet të plotësojë vrasja me dashje ndaj të miturit që të kualifikohet


sipas nenit 79.a të Kodit Penal?

Sipas pikës “a”, vrasja me dashje ndaj të miturit, sipas teorise së të drejtës sonë penale,
duhet të plotësohen kushtet si më poshtë:
• Viktima të ketë qenë objektivisht nën moshën 18 vjeç.
• Subjekti i krimit ta ketë ditur se po vret një të mitur.
• Vrasja të jetë kryer me dashje.

8. Kuptimi i anës subjektive të figurës së veprës penale të vrasjes së funksionarëve publik


të parashikuar nga neni 79/a të Kodit Penal.

Nga ana subjektive, krimi kryhet me dashje, duke njohur cilësitë e viktimës, të cilat janë
të dukshme ose të njohura.

9. Objekti i krimit për shkak të marrëdhënieve familjare të parashikuar nga neni 79/c i
Kodit Penal?

Objekt i krimit të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, janë marrëdhëniet juridike
të vendosura për të mbrojtur jetën e bashkëshortit, ish-bashkëshortit, bashkëjetuesit, ish-
bashkëjetuesit, gjinisë së afërt, krushqise së afërt, të mbrojtura posaçërisht nga
legjislacioni penal, nga veprimet ose mosveprimet kriminale.

10. Cilat janë tiparet që i përkasin karakterit të mbrojtjes dhe karakterit të sulmit në
kushtet e mbrojtjes së nevojshme dhe në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së
nevojshme?

Mbrojtja e nevojshme, ashtu edhe kapërcimi i kufijve të mbrojtjes se nevojshme, kanë disa
tipare që u përkasin karakterit të mbrojtjes dhe karakterit të sulmit:
a. Sulmi duhet të jetë i padrejtë, pra të vijë në kundërshtim me ligjin.
b. Sulmi duhet të jetë i vërtetë, real dhe të mos ekzistojë në imagjinatën e subjektit,
c. Sulmi të jetë i çastit, pra kërkohet që sulmi të ketë filluar ose kanosja se do të fillojë
sulmi, është serioze.
d. Karakteri i mbrojtjes të jetë në përpjestim me rrezikshmërinë e sulmit.

Kodi penal jep përkufizimin se: “... mospërputhja haptazi midis karakterit të mbrojtjes
dhe sulmit, përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

11. Kuptimi i anës subjektive të figurës së veprës penale të vrasjes nga pakujdesia

Nga ana subjektive: Do të ndodhemi përpara krimit vrasjes nga pakujdesia në formën e
vetëbesimit të tepruar ose në mendjelehtësi, në rast se i pandehuri ka bindje se ai është
në gjendje t’i shmangë pasojat kriminale, vdekjen e viktimës, që është parashikuar se
mund të vinin nga veprimet e tij dhe kur kjo bindje mbështetet në faktë reale. Kur
shkaktohet vrasja nga pakujdesia e ushtarakut, e kryer nga ushtaraku, si pasojë e shkeljes së
rregullores ushtarake, vepra penale cilësohet sipas Kodit Penal Ushtarak (neni 77-82).

Në vrasjen me vetëbesim të tepruar, ndryshe nga vrasja me dashje të tërthortë, as që


mund të bëhet fjalë për lejimin e ardhjes së pasojës, vdekja e viktimës. Fajtori në këtë
rast shpreson në një seri rrethanash që, sipas mendimit të tij, duhet të mënjanojnë ardhjen
e pasojës. Këto rrethana mund të jenë forcat dhe aftësitë e tij, në radhë të parë ose se ai
mund të shpresojë edhe në rrethana të tjera, p.sh. veprimtarinë e personave të tretë që,
sipas mendimit të tij, do mënjanojë ardhjen e pasojës, vdekjen e viktimës.

Në vrasjen me pakujdesi në formën e vetëbesimit të tepruar, mbështetja në forca të


natyrës përjashtohet. Në këtë rast, fajtori në të vërtetë lejon me vetëdije ardhjen e vdekjes,
pra pranon me dashje eventuale dhe jo me pakujdesi në formën e vetëbesimit të tepruar.

Shprehja se me mendjelehtësi do të parandalohet vdekja e viktimës, karakterizohet nga fakti


se fajtori shfaq vetëbesim të tepruar, një qëndrim të pavëmendshëm e të sipërfaqshëm në
vlerësimin veprimeve që do të sjellin pasojat.

Shpresa se do t'i ndalojë pasojat është elementi thelbësor vetëbesimit dhe që e dallon
atë nga dashja e tërthortë. Pra, është ana subjektive elementi kryesor që e dallon
vrasjen me vetëbesim të tepruar nga vrasja me dashje të tërthortë.

Vrasja me pakujdesi mund të kryhet edhe në formën neglizhencës. Faji në këtë formë është
atëherë kur personi nuk ka parashikuar vdekjen e viktimës, megjithëse, sipas rrethanave
të çështjes, mund dhe duhet ta parashikonte.

Neglizhenca karakterizohet nga dy momente:


Momenti negativ: Që karakterizohet nga mungesa e parashikimit të pasojave e
veprimeve të tij.
Momenti pozitiv: Që karakterizohet nga ekzistenca e kushteve të tilla që bëjnë të
mundur të konsiderohet se subjekti mund dhe duhet t'i parashikojë pasojat e veprimit
ose të mosveprimit të tij të kundërligjshëm.

Në vrasjen e kryer me pakujdesi në formën e neglizhencës, personi nuk e parashikon se me


veprimet e tij do t'i shkaktojë vdekjen viktimës, por, megjithatë, ai ndodhet në kushte të tilla
që mundej dhe duhej të parashikonte ardhjen e pasojës kriminale, vdekjen e viktimës, si
p.sh: keqpërdorimi ose moskontrolli i armës.

Bazë për përgjegjesinë penale është mundësia e personit që të veprojë ndryshe nga sa
veproi ai në rastin konkret. Tek personi ekziston mundësia reale e parashikimit të pasojës.

12. Çfarë kuptojmë me zbulim dhe me parandalim?


Zbulimi nënkupton veprimtarinë që ka të bëjë me gjetjen, kërkimin mbledhjen e
studimin e informacionëve, të dhënave dhe fakteve, për veprime kriminale që mbahen të
fshehta.

Me parandalim të veprimtarisë kriminale në kuptimin policor, kuptojmë marrjen e


masave që më parë nga policia, për të ndaluar veprimtari apo veprime kriminale që
zhvillohen apo ndodhin.

Zakonisht zbulimi ndikon dhe i paraprin parandalimit. Zbulimi i suksesshëm i


veprimtarisë kriminale, ndikon në nivelin e krimit, pasi ka efekt parandaluese në mjediset
kriminale, tek personat me precedent kriminal, në komunitet, etj

Nëpërmjet zbulimit, ne mund të marrim dijeni edhe për një veprimtari kriminale në
përgatitje dhe kjo ndihmon që në kohën e duhur, të merren masa të plota dhe të kryhen
veprimet e duhura, për ta lënë atë thjesht në fazën e përgatitjes e për ta evituar
përfundimisht.

Nga ana tjetër edhe vetë parandalimi ndikon në një veprimtari të suksesshme të
zbulimit të krimit. Duke u realizuar parandalimi i veprimtarisë kriminale, krijohen kushte
shumë më të favorshme pune për strukturat investiguese dhe probabiliteti i zbulimit të
krimeve të ndodhura nga këto organe, është realisht më i madh.

13. Cilat janë llojet e parandalimit policor?

Llojet e parandalimit policor janë.


a. Parandalimi nëpërmjet shërbimeve të kontrollit të territorit dhe nëpërmjet Policimit
në Komunitet.
b. Parandalimi nëpërmjet veprimtarisë informativo-gjurmuese të Policisë Kriminale
Teoria e Policimit Komunitar, synon kthimin e policisë nga reaktive (krim-zbulim), në
proaktive (parandalim krimi), hyrjen në kontakt dhe bashkëpunimin me grupet dhe
individët që janë të interesuar për një komunitet të rregulluar ligjërisht.
Të rëndësishëm janë këta komponentë:
•• Pjesëmarrja e komunitetit në parandalim.

• Njohuritë mbi zonën.


• Shërbimet e policisë në parandalimin e krimit.

Parandalimi nëpërmjet veprimtarisë informativo – gjurmuese të Policisë Kriminale:


Me këtë parandalim do të nënkuptojmë atë veprimtari të organizuar nga Policia
Kriminale si strukturë e specializuar në Policinë e Shtetit, për zbulimin dhe parandalimin
e veprimtarisë kriminale e keqbërëse, e bazuar kjo në:
Së pari, vetë detyrat e saj funksionale (Policia Kriminale), të cilat bëjnë që zbulimi dhe
parandalimi i veprimtarisë kriminale të jetë misioni i saj.

Së dyti, figurat e veprave penale që ndjek policia, janë me shkallë rrezikshmërie të lartë e
me pasoja të rënda dhe të pariparueshme, prandaj për parandalimin e tyre, nuk mjafton
parandalimi komunitar, por kërkohet ndërhyrja e strukturave të specializuara në luftën ndaj
krimit, pra ajo e Policisë Kriminale.

Së treti, tendenca e përgjithshme për organizimin e krimit, përsosja e tij në formën e


shfaqjes, mënyrën e realizimit, disponimi dhe shfrytëzimi nga elementët kriminel e keqbërës
të arritjeve të ndryshme në fushat e shkencës e teknologjise, ndërkombëtarizimi i krimit, etj,
e bëjnë që Policia Kriminale të jetë një nga instrumentët më efikas në luftë ndaj krimit, e në
këtë kuadër edhe parandalimit të tij.

Së katërti, atributët, mjetet, metodat, teknikat, etj, që ajo disponon me ligj dhe përdor
për të realizuar misionin e saj, janë specifike dhe të atilla që bëjnë të mundur njohjen
plotësisht të situatës operative, e për rrjedhojë bëhet e mundur të kontrollohet dhe luftohet
më mirë veprimtaria kriminale keqbërëse.
14. Si e realizon parandalimin Policia Kriminale?

Policia kriminale e realizon parandalimin:


1. Duke përsosur dhe sofistikuar përditë teknikat, taktikat dhe metodat e saj të punës
si: shfrytëzimi i gjithë burimeve të informacionit, administrimin e informacionëve
policore, përdorimin e të gjithë Metodave Speciale të Hetimit (vëzhgimi, kontrolli dhe
mbikqyrja e personave me precedent kriminal, procedimin policor, evidenca operative,
përgjimet, kombinacionet, kurthet, grackat, etj), si dhe orientimin dhe përdorimin e tyre
në veprimtarinë praktike me përparësi parandalimin e krim.

2. Duke njohur në mënyrë të plotë situatën operative, atë në rang vendi në përgjithësi,
për zona apo drejtime të caktuara, atë për shkelje të ligjit në fusha të veçanta, Policia
Kriminale, është në gjendje të përcaktojë në mënyrën më drejtë masat me efikase që
duhet të parashikohen dhe realizohen në praktikë për parandalimin e krimit nga
shërbimet e policisë, organizmat e tjerë, komuniteti, etj.

3. Gjurmimi dhe hetimi i suksesshëm i këtyre veprimtarive kriminale (krime të


rënda), zbulimi i vendndodhjes dhe kapja e personave të kërkuar, etj, ka edhe një
ndikim shumë të madh me efekt psikologjik të karakterit thellësisht parandalues tek
krimineli, komuniteti, punonjësit e policisë në përgjithësi.

LEKSIONI NR. 2 VEPRIMET E PARA NË HETIMIN E VEPRAVE PENALE


KUNDËR PERSONIT.

15. Në ngjarjet kriminale me pasojë vresje, cilat janë çështjet që duhet të sqarojë Oficeri i
Oficeri i Policisë Gjyqësore në funksion të organit procedues?

Pavarësisht nga figura e krimit, në çdo rast që kemi vdekje të shkaktuar me dhunë,
përfaqësuesi i organit procedues ka për detyrë të sqarojë këto çështje:
1. Me çfarë kemi të bëjmë? Me vrasje, vetëvrasje, vdekje aksidentale, apo vdekje
natyrore.
2. Çfarë mjetesh janë përdorur për realizimin e kësaj vepre penale dhe në çfarë
rrethanash?
3. Cila është viktima, (gjenealitett dhe personaliteti i viktimës)?
4. Sqarimi i rrethanave që kanë të bëjnë me anën subjektive, pra me dashje ose nga
pakujdesia është kryer vrasja, motivet dhe qëllimi?
5. Mekanizmi i ngjarjes, (veprimet e kryera nga autori ndaj vikitmës para/gjatë dhe pas
ngjarjes, duke iu referuar provave të gjetura në vendin e ngjarjes, dëshmive të ndryshme
të personave që kanë dijeni)?
6. Kush mund të jetë autori që ka kryer vrasje, (ekzekutuesit dhe bashkëpunëtorët, roli i
tyre në kryerjen e krimit)?
7. Kush janë rrethanat që kanë ndikuar në kryerjen e vrasjes, (viktima mund të jetë
autor i një vepre penale më parë ose në konflikt me persona apo grupe kriminale të
përshira në krim të organizuar)?
Këto detyra themelore mund të variojnë sipas rrethanave konkrete të kryerjes së krimit të
vrasjes dhe tërësisë e kushteve në të cilat në një moment të dhënë realizohet hetimi.

16. Cilët janë elementët e domosdoshëm të karakteristikës kriminalistike të vrasjes?

Elementët e domosdoshëm të karakteristikës kriminalistike të vrasjes janë:


• Të dhënat mbi metoda, mjetet dhe mënyrën e kryerjes dhe të mbulimit të veprës penale,
pra «Modus Operandin» e autorit.
• Të dhënat për vendin dhe kohën e kryerjes së saj.
• Rrethanat, të dhënat që karakterizojnë motivet dhe qëllimet e kryerjes së veprës penale
dhe profilin psikologjik të autorit të vrasjes.
Modus Operandi: Metodat dhe mjetet që përdor autori për t’i shkaktuar vdekjen me
dhunë personit në mënyrë të kundraligjshme janë të shumta.
Si metoda mund të përmendim:
• Mbytja me lak.
• Me duar.
• Në ujë.
• Shkaktimi i dëmtimeve trupore.
• Djegia.
• Mosdhënia e ndihmës ose mostregimi i kujdesit për foshnjën, etj.

Si mjete të kryerjes së vrasjes, më së shpeshti përdoren:


• Armët e zjarrit, (armë brezi, pushka e gjuetisë, pushka luftarake, etj).
• Armët e ftohta dhe mjetet e mprehta, (thika, sëpata, gërshërët, etj).
• Bombat e dorës, pajisjet shpërthyese ose lëndët djegëse.
• Rryma elektrik.

Mjetet të tjera me të cilat mund të shkaktohet vdekje apo dëmtime të rënda trupore:
• Veglat e ndryshme, (kazma, lopata, sëpata, etj).
• Lëndë kimike helmuese, (acidet e ndryshme).
• Lëndë me përmbajtje droge.
• Mjetet lëvizëse, (automobili, motoçikleta, etj).
• Mjetet për lidhje (litari, shiritat e ndryshëm, etj).
• Mjetet e tjera të rastit, (shkopi, huri, guri, shishja, karrigia, etj).
• Rrezatimet e ndryshme.
• Temperaturat e larta dhe të ulëta, etj.

Përveç këtyre, vrasja mund të kryhet edhe me goditje me grusht, me kokë, me shtyrje ose
hedhje nga lartësia dhe me ndërprerjen e ushqimit apo të ujit. Gjithashtu ajo mund të
rrjedhojë e dhunës psikologjike, e cila sjell si pasojë dhimbje të mëdha shpirtërore dhe stres
të fuqishme që mund të shkaktojnë vrasje në disa situata.

Pra, shumica e vrasjeve kryhen me përdorimin e mjeteve direkte, të vetë kryesit (p.sh.
duke goditur mbi viktimën ose duke e therur, etj), ndërsa në situata më të rralla vrasjet
kryhen me përdorimin e mjete indirekte, kur kryesi përdor ndonjë kafshë (p.sh. ndonjë
qen të rrezikshëm) ose duke qenë subjekt pasiv, me paramendim e vë veten e tij në pozitë që
të shkaktojë vdekje. Është e mundur që për kryerjen e vrasjeve edhe të kombinohen mjete
dhe mënyra të ndryshme.

Mënyra e kryerjes së vrasjes: Përfshin të gjitha rrethanat, mjetet, veprimet që ndërmerr


autori për të hequr jetën e dikujt, të tilla si:
• Numri i autorëve pjesëmarrës në vrasje.
• Forca fizike e autorit dhe e viktimës.
• Mosha, seksi dhe të dhëna të tjera, etj.
• Mjete që ka planifikuar autori për kryerjen e vrasjes.
• Profesionalizmi në kryerjen e krimit të vrasjes.
• Vendi, koha e kryerjes së krimit të vrasjes, etj.

Mënyra e mbulimit të veprës penale varet nga:


• Mjedisi dhe ambienti i kryerjes së veprës penale.
• Vendi i banimit të autorit.
• Vendi i banimit të viktimës.
• Vendi, koha kur kryhet krimi i vrasjes.
• Profesionalizmi në kryerjen e krimit të vrasjes.

17. Cilat janë motivet më të shpeshta për kryerjen e veprave penale të vrasjes?

Në praktikën kriminalistike motivet më të shpeshta për kryerjen e veprave penale janë:


1. Motivet ekonomike.
2. Dashuria.
3. Xhelozia.
4. Urrejtja.
5. Hakmarrja.
6. Gjakmarrja.
7. Motivet seksuale e erotike.
8. Fanatizmi religjioz
9. Bestytnia.
10. Nevoja për fshehjen e ndonjë sekreti.
11. Për të mbuluar një krim tjetër.
12. Frika nga dënimi.
13. Solidariteti.
14. Mëshira dhe motivet tjera fisnike.
15. Shpirtligësia dhe pabesia.
16. Terror, etj.
18. Kur fillon procedimi penal për vrasje?
Procedimi penal fillon atëherë kur ka të dhëna se vdekja është shkaktuar me dhunë dhe
se për këtë vdekje, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, është fajtor një person tjetër.

Kur viktima gjendet e varur në rrethana të dyshimta, çështja penale fillon në çdo rast,
pasi vetëm hetimi i mëtejshëm mund të vërtetojë nëse kemi vrasje apo vetëvrasje.

Procedimi penal nuk fillon kur ka vdekje me dhunë të shkaktuar, për shembull, nga
dukuri të natyrës, si rrufe, përmbytje ose kur viktimën pas dehjes e zë gjumi i rëndë
përjashta në borë dhe vdes nga të ftohtët ose, kur viktima për arsye të ndryshme, do t’i japë
fund jetës së tij, (duhet sqaruar që edhe në këto raste kryhen veprimet e para dhe
vërtetimi i këtyre rrethanave rrethanave çon në mosfillimin e procedimit penal).
19. Çfarë do i kërkoni Patrullës së Përgjithshme e cila mbërrin e para në vend ngjarjen e
një vrasje?

Në raste kur kemi vepra penale, në vendngjarje, dërgohet Patrulla e Përgjithshme e


Policisë:
• Për të siguruar vendin e ngjarjes.
• Për të ndihmuar të plagosurit.
• Për të ndërprerë pasojat e tjera që mund të vinë nga vepra penale.

Në vendin e ngjarjes Patrulla e Përgjithshme duhet të veprojë për:


1. Të sigurojë vendin e ngjarjes.
2. Të ndihmojë të dëmtuarit.
3. Të ndërpresë pasojat e tjera.
4. Arrestimin e personave të dyshuar.
5. Kufizimin dhe përcaktimin e kufijve të vendit të ngjarjes.
6. Identifikimin e personave të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe të rolit të tyre në këtë
ngjarje.
7. Largojnë dëshmitarët dhe personat e tjerë jashtë perimetrit të sigurisë.
8. Marrin masa për mbrojtjen e gjurmëve dhe të provave material nga dëmtimi, etj.
20. Cilat janë veprimet që kryen Salla Operative pas vajtjes në vendin e ngjarjes së grupit
hetimor?

Salla Operative edhe pas vajtjes në vend të grupit hetimor, vazhdon të ndjekë ngjarjen dhe
merr masa për:
1. Informimin e të gjitha strukturave policore në detyrë të karakteristikave të autorit të
krimit dhe ndjek dinamikën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e tij.
2. Njofton në mënyrë të vazhdueshme strukturat drejtuese të policisë si dhe organizon
punën për dërgimin në vendin e ngjarjes të personelit dhe të mjeteve të nevojshme
për grupin hetimor.
3. Informon drejtuesin e grupit hetimor për të gjitha të dhënat e grumbulluara nëpërmjet
telefonatave apo burimeve të tjera të informacionit që ka Salla Operative. Po kështu
informon grupin hetimor edhe për informacionet e përfituara nga shërbimet e tjera të
policisë, të përfshira në ndjekjen dhe kapjen e të dyshuarve.
4. Informon strukturat e tjera policore (jashtë juridiksionit) për ngjarjen, për autorët e
dyshuar dhe karakteristikat e tyre, të mjeteve që përdorin, të rrezikshmërisë që
paraqesin dhe kërkon organizimin e menjëhershëm të postblloqeve të sigurta
rrugore, veçanërisht në drejtimin e lëvizjes së autorëve të dyshuar të këtyre krimeve të
rënda.
5. Në vendngjarjet me viktima të mbetura në vendin e ngjarjes njoftohen agjencitë e
kontraktura për transportin e kufomave për në ambientet e mjekësisë ligjore, pas
vendimit të marrë për këtë qëllim nga Oficeri i Policisë Gjyqësore që drejton hetimin në
vendin e ngjarjes.
6. Në rastet e vrasjeve të ndodhura në vende publike, ku ka edhe interesim të mediave,
është e nevojshme që në vend të shkojë edhe zëdhënësi i strukturës policore, cili
duhet të japë informacion për mediat pas konsultimit me drejtuesin e grupit hetimor

21. Cilat janë masat e para operacionale për kapjen e autorit të vrasjes?

Kërkimi dhe arrestimi i të dyshuarve është një operacion kompleks, i cili përbën
tërësinë e masave dhe veprimeve operative të lidhura e të sinkronizuara midis tyre, siç janë:
1. Kontrolli i terrenit (krehja).
2. Organizimi i shpejtë i postblloqeve të sigurta rrugore.
3. Organizimi i pritave dhe grackave të ndryshme.
4. Kontrolli i automjeteve dhe personave të dyshimtë.
5. Koordinimi i veprimeve me Drejtoritë e Policive fqinjë, me struktura të Policisë
Kufitare, etj.

Nisur nga rëndësia dhe përmasat e ngjarjes, varen edhe masat që do të merren dhe numri
i punonjësve të policisë që do përfshihen, si dhe cilat do jenë zonat dhe mjediset që do
kontrollohen, etj. Është e rëndësishme që në këtë fazë, të ketë një vlerësim objektiv të çdo
informacioni për drejtimin e largimit të autorit të dyshuar, për mjetet e transportit që përdor,
targat dhe tipat dhe ngjyrën e tyre.

Po kështu është mjaft e rëndësishme të verifikohen lidhjet familjare, shoqërore e kriminale


të autorit të dyshuar, me qëllim organizimin e shërbimeve të shpejta policore, për mbajtjen
në kontroll të këtyre personave dhe ambienteve.

Gjetja e numrave të telefonit celular të të dyshuarit dhe të lidhjeve të tij kriminale dhe vënia
e shpejtë e tyre në përgjim procedurial, është një veprim hetimor në drejtimin e duhur, jo
vetëm për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, por edhe për dokumentimin e plotë
ligjorë të krimit dhe të gjetjes së mjeteve të kryerjes së veprës penale.

Në rastet kur autorët e dyshuar janë të armatosur dhe paraqesin rrezikshmëri për
policinë dhe publikun, është e rëndësishme që në operacionet për kapjen e tyre, të
angazhohen Struktura të Ndërhyrjes së Shpejta apo Struktura të Forcave Speciale.
22. Çfarë duhet të mbajmë parasysh në rastet e arrestimit në flagrancë të autorit të krimit
kur ky arrestim kryhet në vendin e ngjarjes?

Patrulla e Përgjithshme e Policisë apo çdo punonjës tjetër policie, që arrin i pari në vendin e
ngjarjes, ka detyrimin që të arrestojë autorin e dyshuar të krimit kur ai kapet në
flagrancë, pra:
a. Kapet në kryerje e sipër të veprës penale.
b. Menjëherë pas kryerjes së veprës penale.
c. Kapet me sende dhe prova materiale, nga të cilat duket se ka kryer krimin.
Është e rëndësishme që autori i krimit të arrestohet, duke treguar kujdesin maksimal që
të mos dëmtohen gjurmët që gjenden në trupin e tij. Atij duhet të mos i lejohet t’i
pastrojë duart dhe t’i largojë njollat e gjurmët, të mos dëmtoj apo asgjësojë mikrogjurmët që
gjenden në trupin apo në veshjen e tij. Në të tilla raste është e rëndësishme përdorimi i
mjeteve të posaçme, si shtresat prej najloni, PVC-je etj.

Këto veprime duhen dokumentuar nga oficerët e policisë që kryejnë arrestimin në


flagrancë. Në ambientet e Policisë Shkencore, me të arrestuarin në flagrancë mund të
vazhdojnë veprimet hetimore të përpunimit të mëtejshëm kriminalistik të gjurmëve
dhe provave që gjenden në trupin apo në rrobat e tij.

23. Cilat janë veprimet e para hetimore të domosdoshme, në veprën penale të vrasjes?

Veprimet e para hetimore të domosdoshme janë:


1. Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kufomës ose këqyrja e mjedisit ku gjendet viktima.
2. Sekuestrimi i gjurmëve dhe provave materiale të fiksuara në mjedisin e vendit të
ngjarjes apo në ambientin ku gjendet viktima.
3. Pyetja e dëshmitarëve të parë, të cilët mund të kenë parë skenën e krimit, kanë
konstatuar të parët vendin e ngjarjes, apo kanë dijeni për rrethana të dobishme për
hetimin e vrasjes.
4. Pyetja e të dëmtuarit nëse është e mundur.
5. Këqyrja dhe ekspertimi mjekoligjor i kufomës.
6. Paraqitja për njohje e kufomës kur nuk njihet.
7. Ekspertimi kriminalistik i gjurmëve dhe i provave materiale.
8. Marrja e deklarimeve menjëherë pas ngjarjes, me qëllim sigurimin e informatave që i
përkasin viktimës (lidhje familjare e shoqërore të të dëmtuarit).
9. Kërkimi i sendit të vjedhur, kur ka vjedhje me dhunë ose armë.
10. Kërkimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar në bazë të “IDENTIKITIT” të ndërtuar,
në bazë të përshkrimit që i kanë bërë shenjave të pamjes së jashtme të tij, dëshmitari
okularë ose i dëmtuari.
11. Mbikëqyrja e posaçme në vende të caktuara, si dhe përgjimi i bisedave të personave të
dyshuar.
12. Si veprime të para hetimore konsiderohen në disa raste edhe eksperimenti hetimore,
pyetja e personit të ndaluar të arrestuar, të dyshuar, ndaj të cilit zhvillohen hetimet dhe
ballafaqimi, etj.

24. Cilët janë faktorë themelorë që mund të karakterizohen si kontaminues të vendit të


ngjarjes?

Ekzistojnë pesë faktorë themelorë që mund të karakterizohen si kontaminues të vendit të


ngjarjes. Këta faktorë, vetvetiu ose në kombinim, shkaktojnë probleme dhe dëm të
pariparueshëm në vendin e ngjarjes. Ata janë:
1. Koha.
2. Të afërmit dhe miqtë e viktimës.
3. Të dyshuarit dhe pjesëmarrësit.
4. Vështruesit kureshtarë, mbledhësit e suvenireve, vjedhësit, etj.
5. Pjesëtarët e agjencive të tjera policore, zyrtarët e lartë, etj.

25. Cfarë duhet të mbajë parasysh oficeri i policisë në përcaktimin e kufijve të vendit të
ngjarjes?

Vendosja e kufijve paraqet një aspekt shumë të rëndësishëm të kontrollit dhe paprekshmërisë
së objekteve dhe materialeve që mund të shërbejnë si provë.
Vendi i ngjarjes mund të përfshijë më shumë se një vend, ndonëse, zakonisht, hetimi i
vrasjeve fillon në vendin ku është gjetur trupi, pra aty ku është kryer vepra ose ku janë
manifestuar pasojat. Gjatë përcaktimit të hapësirës merren në konsideratë fazat e
kryerjes së veprës penale:
• Faza para kryerjes së veprës.
• Faza e kryerjes së veprës.
• Faza pas kryerjes së veprës.

Përgjithësisht, vendi ku është kryer vepra penale, konsiderohet vend primar i ngjarjes,
pra vendi ku janë kryer veprimet kryesore, ndërsa të gjitha mjediset e tjera,
konsiderohen si vende sekondare të ngjarjes.

Vende sekondare janë:


1. Vendi prej ku është lëvizur trupi i viktimës.
2. Vendi ku ka ndodhur sulmi që ka shkaktuar vdekjen.
3. Vendi ku është zbuluar çfarëdo prove fizike që ka lidhje me veprën penale (p.sh. pjesët
e trupit, mjeti i përdorur, etj);
4. Automjeti që është përdorur për bartjen e trupit nga vendi ku është gjetur trupi, etj.
Thënë me gjuhë teknike, vendi i ngjarjes fillon atje ku i dyshuari ka bërë realitet
qëllimin, vazhdon me drejtimin e ikjes dhe përfshin çdo ambient dhe mjedis ku mund
të ketë prova apo gjurmë.

Kufijtë duhet të vendosen përtej shtrirjes fillestare të vendit të ngjarjes, sepse kufijtë
mund të ngushtohen në rast nevoje, por nuk mund të zgjerohen lehtë.

26. Në bazë të kujt mund të bëhet një vlerësim objektiv dhe sigurimi i një hapësirë më të
madhe të vendit të ngjarjes?

Sigurimi i një hapësire sa më të madhe që është e mundur, duke bërë vlerësimin e shpejtë
e objektiv të vendit të ngjarjes, në bazë të:
1. Vendndodhjes të trupit të viktimës.
2. Mjeteve që ka përdorur autori.
3. Pranisë së çfarëdo gjurme dhe prove fizike.
4. Deklaratave të dëshmitarëve.
5. Veçorive që ka mjedisi ose ambientim ku ka ndodhur vrasja.

Qëllim është vendosja e lidhjes midis anëve të ndryshme të “Vendit të ngjarjes,


viktimës, dëshmisë fizike dhe të dyshuarit”.
Të gjithë këta komponentë duhet të jenë të lidhur me zgjidhjen e suksesshme të rastit.
Baza për lidhjen e këtyre katër anëve është parimi Lokardit: “Shkëmbimi kryesor (i
drejtpërdrejtë) dhe shkëmbimi dytësor (i ndërsjellët)”

27. Çfarë kuptoni me “Parimi i Lokardit”?


Sipas parimit të Lokardit:
“Shkëmbimi kryesor (i drejtpërdrejtë) dhe shkëmbimi dytësor (i ndërsjelltë)”
1. Kur një person hyn në kontakt me një individ tjetër ose me një ambient, disa qime ose
fije të tij, do të transferohen te individi i dytë ose të mjedisi.
2. Qimet dhe fijet, të cilat gjenden mbi një individ, pasqyrojnë kontaktin me të fundit me
një individ tjetër ose me mjedisin.
3. Autori i vrasjes, merr me vete mikrogjurmë nga viktima dhe nga vendngjarja.
4. Autori lë mikrogjurmët e tij në vendngjarje.
5. Viktima ruan mikrogjurmët e kriminelit dhe mund të lërë mikrogjurmët e veta mbi
kriminelin.

28. Veprimet që kryhen në këqyrjen e vendit të ngjarjes?

Këqyrja e vendit të ngjarjes, është një veprim hetimore mjaft i rëndësishëm, me anë të të
cilit organi procedues:
a. Kontrollon drejtpërdrejt mjedisin ku ka ndodhur vepra penale.
b. Zbulon, mbledh, fikson gjurmët dhe provat materiale.
c. Sqaron mekanizmin e ngjarjes dhe rrethana të tjera që kanë rëndësi për çështjen.

Këqyrja e vendit të ngjarjes është veprimi i parë hetimor dhe kriminalistik, me anë të të
cilit hidhen themelet e hetimit të ardhshëm. Sa më të mira të jenë këto themele, aq më i
plotë dhe i shpejtë do jetë hetimi. Këqyrja e vendit të ngjarjes është veprim hetimor i
pazëvendësueshëm dhe i papërsëritshëm.

Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet verifikimit të faktit, se a është vendi i gjetjes së
kufomës vendi i vërtetë i kryerjes së vrasjes.

Me ndihmën e ekspertit të mjekësisë, duhet të përcaktohet koha e përafërt e vdekjes së


viktimës, sepse përgjigjet sa më të sakta në këto dy pyetje të arta të kriminalistikës (për
vendin dhe kohën), mundëson verifikimin më të lehtë të alibisë së mundshme të personit të
dyshuar.

Grupit hetimor udhëhiqet nga Prokurori ose Oficeri i Policisë Gjyqësore, kur i delegohet ky
veprim nga prokurori. Gjithashtu pjesë e grupit hetimor janë specialist të këqyrjes së vendit
të ngjarjes, laborant kriminalist, mjeku ligjore, si dhe ekspertë të tjerë, në varësi mjeteve
me të cilat është kryer vepra penale (eksperti i balistikës, ekspert biolog, kimist, etj).Gjatë
këqyrjes duhet të bëhen përpjekje që të sqarohen sa më shumë pyetje të arta të
kriminalistikës dhe të gjitha faktet e rrethanat e rëndësishme që lidhjen me autorin mjetet e
përdorura dhe dinamikën e ngjarjes në tërësi.

29. Cilat janë masat që merren, para fillimit të këqyrjes së vendit ku është zbuluar
kufoma?

Në vendin ku është zbuluar kufoma ose ka të dëmtuar merren disa masa para fillimit të
këqyrjes.

Veprimi i parë, pa bërë asnjë veprim tjetër, është verifikimi nëse janë marrë masa
urgjente mjekësore. Po ta lejojnë rrethanat, të dëmtuarit mund të pyetet shkurtimisht mbi
ngjarjen dhe veçanërisht për shenjat e pamjes së jashtme të autorit. Këto informata nevojiten
për të organizuar kërkimin e shpejtë të autorit me anën e strukturave të tjera të policisë
gjyqësorë.

Veprimi tjetër paraprak është pyetja informative e dëshmitarëve që janë ndodhur në


vendin e ngjarjes mbi viktimën, mbi rrethanat e zbulimit të vrasjes, mbi ndryshimet që mund
të kenë pësuar sendet e ndryshme dhe kufoma para ardhjes së grupit hetimor.

30. Cilave çështje të rëndësishme kriminalistiko-taktike, duhet t’i japë përgjigje këqyrja e
vendit të ngjarjes në veprën penale të vrasjes?

Për çdo eventualitet, këqyrja e kryer në mënyrë profesionale, duhet t’u japë përgjigje këtyre
çështjeve të rëndësishme kriminalistiko-taktike:
1. Çfarë ka ndodhur, vrasje, vetëvrasje apo është vdekje aksidentale ose natyrore?
2. Në cilin vend dhe në çfarë kohe është kryer vrasja?
3. Në çfarë mënyre dhe me çfarë mjeti është kryer vrasja?
4. Kush është identiteti i viktimës?
5. A është kryer vetëm vetëm apo në bashkëpunim?
6. Cila ka qenë rruga e ardhjes në vendin e ngjarjes, lëvizja, mënyra dhe rruga e largimit?
7. Cilat janë vendet apo mjediset prej nga ku bëhet e mundur të shikohen ose dëgjohen
veprimet që e kanë shoqëruar kryerjen e vrasjes?
8. Cili ka qenë motivi i autorit për kryerjen e vrasjes?
9. Kush kanë qenë personat e dyshuar?
31. Cilat çështje të tjera të rëndësishme për hetimin duhen shpjeguar gjatë këqyrjes së
vendit të ngjarjes në veprën penale të vrasjes?

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është e rëndësishme të shpjegohen edhe disa çështje
të tjera të rëndësishme për hetimin si:
1. Pozicioni i viktimës dhe autorit në momentin e vrasjes.
2. Çfarë gjurmësh mund të ketë lënë viktima mbi autorin e vrasjes?
3. A është autori i dëmtuar dhe nëse po, në cilat pjesë të trupit?
4. A ka patur përleshje dhe a i është grisur apo dëmtuar autorit ndonjë prej veshjeve të
tij.
5. A i ka viktima sendet personale (dokumente, lekë, etj), apo janë marrë nga autori i
vrasjes?
6. Autori ka vepruar në terren të njohur apo të panjohur?
7. A ka përdorur autori automjete, etj?

32. Cilat janë gjurmët dhe provat në vendngjarje?

Në varësi me mënyrën e kryerjes, mjetet e përdorura, vendit dhe kohës së kryerjes së vrasjes
dhe lëvizjes dhe sjelljes së autorit para, gjatë dhe pas kryerjes së vrasjes, si edhe faktet se a
ka bërë rezistencë viktima ose a ka pasur përleshje midis tyre, në vendin e ngjarjes, është e
mundur të gjenden gjurmë dhe prova të shumëllojshme që mund të jenë të autorit apo
të viktimës.
Në vendin e ngjarjes së krimeve kundër jetës, zakonisht gjenden gjurmë dhe prova si:
gjak, spermë; fije floku, pështymë, jashtëqitje, prova të tjera biologjike (sekrecione), gjurmë
daktiloskopike, gjurmë këmbësh, mbetje të thonjve, gjurmë dhëmbësh, dhe pluhur; mbetje
ngjyrash, rroba apo mbetje rrobash, aromë, etj.

Në vendin e ngjarjes në krimin e vrasjes, zakonisht gjendet gjurmë të gjakut të


viktimës, por mund të gjendet edhe gjurmë të gjakut të autorit të vrasjes, i cili mund të
jetë plagosur apo dëmtuar. Në shumë raste këto mjete gjenden në rrugëkalimin që ka
përdorur autori i krimit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Të rëndësishme për t’u gjetur dhe ekzaminuar nëpërmjet profilit të AND-së, janë provat
biologjike si gjaku, sperma, pështyma, fijet e flokut apo qime të tjera, mbetje në thonjtë e
viktimës nga përleshja me autorin, etj.

Në vendin e ngjarjes mund të gjenden dhe të sekuestrohen me cilësinë e provës


materiale sende të autorit të vrasjes si: shkop, çantë, çadër, orë, zinxhirë, vathë, llullë,
kapelë, doreza, pallto, këpucë, çizme, sandale, atlete, pulla, copa të grisura të rrobave, letra,
kaseta, dokumente personale, dokumente të tjera, etj.

Në varësi me llojin e mjeteve të përdorura nga autori i krimit të vrasjes, në vendin e


ngjarjes, mund të gjenden edhe disa gjurmë dhe pjesë, si edhe mjeti me të cilin është kryer
vrasja.

Në qoftë se vrasja është kryer me armë zjarri, në vendin e ngjarjes gjenden gjurmë të
barotit, gëzhojave, flakës, plumba, etj. Ka raste që në vendin e ngjarjes gjendet edhe arma,
të cilën ka përdorur autori i vrasjes. Me interes të madh për ekspertime të mëtejshme
balistike janë sidomos plumbi i shkrepur dhe gëzhoja. Gjurmët e lëna nga mekanizmat e
qitjes së armës në fishek, janë gjurmë identifikuese, sepse nëpërmjet ekspertizës balistike,
mund të vërtetohet se prej cilës armë është kryer vrasja.

Në vendin e ngjarjes, gjenden shumë shpesh gjurmë gjaku, i cili gjendet në vetë
viktimën, në mjetet e afërta, në mure, në dysheme, në tavan, etj, por gjurmë gjaku të
viktimës mund të gjenden edhe në rrobat e autorit. Gjurmë të gjakut të autorit mund
të gjenden në rrobat e viktimës, në vendin e ngjarjes ose në rrugën e largimit të autorit nga
vendngjarja.

Në vendin e kryerjes së vrasjes, mund të gjenden edhe gjurmë thonjsh, dhëmbësh, penjsh,
qimesh dhe gjurmë vijash papilare të viktimës, të cilat kanë rëndësi të veçantë në qoftë se
gjenden në trupin e personit të dyshuar.

Disa gjurmë të autorit mund të gjenden edhe në trupin apo rrobat e viktimës. Përveç
gjurmëve të gjakut, gjurmë të tilla mund të jenë edhe gjurmët e qimeve, dhëmbëve, thonj,
penjsh, etj, por edhe gjurmët e mjetesh të kryerjes së vrasjes, të cilat mund të jenë të
ndryshme në varësi me mjetin e përdorur.

Në trupin apo në rrobat e viktimës dhe autorit mund të gjenden edhe mikrogjurmë specifike,
si papastërtia nën thonj, ku mund të ketë gjurmë të gjakut, lëkurës ose veshjes së autorit apo
të viktimës. Këto mikrogjurmë janë të rëndësishme për përcaktimin e mënyrës së
kryerjes së vrasjes dhe dinamikës së ngjarjes kriminale.

Gjurmët dhe provat e gjetura në vendin e ngjarjes, kanë rëndësi të madhe për ecurinë e
hetimit dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes. Këto gjurmë dhe prova do
shërbejnë si bazë për ngritjen e versioneve hetimore, por edhe për vazhdimin e
ekzaminimeve të mëtejshme kriminalistike, nëpërmjet kryerjes së ekspertimeve të
ndryshme.

33. Cilët mund të jenë personat që mund t’u merren të dhëna të dobishme për hetimin e
vrasjes menjëherë mbas këqyrjes?

Personat që mund t’u merren të dhëna të dobishme për hetimin menjëherë mbas këqyrjes
mund jenë:

1. Personat që kanë zbuluar të parët vendin e ngjarjes ose kufomën. Këta pyeten mbi
rrethanat e zbulimit, konstatimit të vendit të ngjarjes dhe të kufomës dhe nëse në vendin
e ngjarjes ka pasur ndryshime deri në ardhjen e grupit hetimor;

2. Personat që kanë parë ose dëgjuar se çfarë ka ndodhur në vendin e ngjarjes, në


çfarë rrethanash ndodhi vrasja, çfarë bënin viktima dhe vrasësi para kohës së vrasjes,
çfarë pozicioni kishte viktima në kohën e goditjes, çfarë mjeti kishte vrasësi, a ndodhi
përleshje midis tyre, a ndodhi vdekja e viktimës menjëherë apo pas një kohe, a e njohin
vrasësin dhe cilat janë shenjat e pamjes së jashtme;

3. Pyetja e personave të dëmtuar nëse kemi të plagosur, sidomos në rastin e vjedhjeve


me dhunë ose armë, duke u përqendruar në përshkrimin e pamjes së jashtme të autorit
në përputhje me kërkesat e metodikës së identifikimit të personit në bazë të shenjave të
përgjithshme, funksionale dhe të veçanta të pamjes së jashtme;

4. Persona të afërmit, fqinjët, miqtë e të vrarit. Këta, zakonisht pyeten për të zbuluar
lidhjet, sjelljet, gjendjen shpirtërore të viktimës për kohën para vdekjes, me cilin e kanë
parë atë në kohën e fundit, ku dhe kur, çfarë po bënte ai, me çfarë ishte veshur, ku e
kanë ata dyshimin për autorin e mundshëm.

Marrja e deklarimeve bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, për arsye se sa më tepër të


vonohemi, aq më tepër ka mundësi sugjestionimi i tyre dhe, për rrjedhojë, rreziku për të
ndryshuar rrethanat që ata dinë mbi krimin e kryer ose mbi viktimën.

Më e mira nga të gjitha, është pyetja në radhë të parë e personave që kanë perceptuar
direkt skenën e krimit dhe që japin informata të rëndësishme në lidhje me identitetin dhe
shenjat e pamjes së jashtme të autorit. Këto deklarime merren menjëherë pas këqyrjes së
vendit të ngjarjes e të kufomës, atje ku ka ndodhur vrasja ose në ambientet e organit
procedues.

34. Kush është thelbi i pyetjeve i dëshmimtarëve në vrasje?

Përgjithësisht thelbi i pyetjeve të dëshmitarëve është:

1. Në ç’mënyrë janë ndodhur në vendin e ngjarjes dëshmimtarët okular dhe personat që


kanë zbuluar të parët kufomën?
2. Ku kanë qenë më parë, çfarë bënin, më kë janë takuar dhe për ku ishin nisur para se të
vinin në vendin e ngjarjes?

3. A i janë afruar asaj, a e kanë prekur apo i kanë ndryshuar pozicionin fillestar kufomës
dhe në vendin e ndodhur përreth asaj?

4. Në çfarë gjendje e kanë gjetur kufomën?


5. A kanë prekur veshjen e të vrarit?
6. A e kanë rregulluar kufomën në qoftë se ajo ka qenë e çrregullt?
7. A kanë lënë gjurmë mbi këtë vend?
8. Ku ka jetuar i vrari kohët e fundit dhe para se të vritej, me çfarë aktiviteti është marrë,
ku ka punuar dhe cilat kanë qenë kushtet e jetës së përditshme?

9. Kush e ka parë viktimën për herë të fundit, në cilin vend? Nëse janë takur, cilat janë
rrethanat dhe për çfarë kanë biseduar?

35. Kush është thelbi i pyetjeve i dëshmimtarëve në vrasje, kur kufoma është gjetur jashtë
shtëpisë?

Në rastet kur kufoma është gjetur jashtë shtëpisë, atëherë pyetjet për dëshmimtarët
(familjar ose lidhje të afërta), mund të jenë:

1. A e dini arsyen e largimit nga shtëpia dhe për ku?


2. A ka patur me vete sende me vlerë?
3. Çfarë rrobash kishte veshur?
4. Nëse i janë vjedhur sende.
5. Me kë shoqërohej kohët e fundit, çfarë interesash kishin si dhe mënyra e sjelljes së tyre.
6. A ka dëgjuar nga viktima fakte, në bazë të të cilave mund të supozohet se ka patur frikë
për jetën?
7. Cilat janë komentet e banorëve fqinjë, pas zbulimit të kufomës?

36. Cilat janë çështjet që mund të marrin përgjigje nga këqyrja e kufomës dhe autopsia?

Me këqyrja e kufomës dhe autopsia mund të marrin përgjigje një sërë çështjesh në interes të
hetimit si:
1. Cili është shkaku i vdekjes?
2. Çfarë dëmtimesh e plagësh ekzistojnë, përveç dëmtimeve e plagëve vdekjeprurëse?
3. Me çfarë mjeti janë shkaktuar dëmtimet?
4. Cilat dëmtime janë shkaktuar kur trupi ka qenë i gjallë dhe cilat pas vdekjes?
5. Kur ka ndodhur vdekja?
6. A ka dëmtime që mund të jenë shkaktuar gjatë përleshjes apo mbrojtjes?
7. A ka qenë viktima në gjendje të dehur?
8. A ka vuajtur viktima nga ndonjë sëmundje dhe cili ka qenë ndikimi i saj në vdekje?
9. A janë gjetur në duar apo nën thonj mikrogjurmë dhe çfarë?
10. A ka viktima dëmtime ose ndryshime specifike që mund të jenë indikative në raport
me autorin (gërvishtje me thonj, kafshim me dhëmbë, fije flokësh, mjekre, etj)?
37. Pse ka rëndësi identifikimi i viktimës?

Identifikimi i viktimës është një veprim mjaft i rëndësishëm hetimor, i cili i hap rrugë
vazhdimit të suksesshëm të hetimeve në tërësi, por ngritjes së versioneve hetimore në
veçanti.

Në këtë kuadër zakonisht viktimat identifikohen në vendin e ngjarjes nga dëshmitarët, të


afërmit apo persona të njohur (me anë të paraqitjes për njohje). Shpeshherë viktimat kanë
me vete dokumente identiteti që lehtësojnë identifikimin e tyre. Për identifikimin e
viktimave përdoren dhe mënyra të tjera, si:
1. Juridike, (emri, mbiemri, gjendja familjare, shtetësinë, vendbanimin, etj).
2. Faktike, (datën e lindjes, vendin e lindjes, përkatësia nacionale, etj).
3. Biometrike (gjurmët papilare dhe ADN-ja etj).
38. Cilat janë veprimet gjurmuese për zbulimin e autorit të vrasjes?

1. Aktivizimi i sa më shumë burimeve të informacionit.


2. Identifikohen të gjitha kamerat e vëzhgimit.
3. Sigurohen të dhëna mbi të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në atë vend në periudhat e
mëparshme.
4. Verifikimeve mbi të dyshuarin.
5. Studimin e dinamikës së krimit.
6. Përcaktohet itinerari i lëvizjes së viktimës.
7. Analiza e tabulateve telefonike.
8. Sqarimi i motivit të vrasjes.
9. Analiza hetimore kriminale.

39. Ku duhet të përqendrohet vëmendja e strukturave të hetimit, në rastet kur nuk kemi
asnjë dëshmitarë që ka parë krimin e vrasjes?

Në rastet kur nuk kemi asnjë dëshmitarë që të ketë parë autorin e vrasjes, vëmendja
duhet përqendruar në:
• Studimin e personalitetit të viktimës.
• Evidentimin e konflikteve të mundshme.
• Në marrjen e verifikimin e informacioneve për autorët e mundshëm të kryerjes së
vrasjes.

Versionet hetimor duhet të ngrihen dhe të ndiqen mbi bazën e fakteve dhe provave të
grumbulluara dhe jo të ngritura apriori dhe pa baza reale. Ngritja e versioneve të
gabuara, ndikon negativisht në punën e grupit hetimor dhe harxhon kohë dhe energji
të panevojshme të punës së strukturave të Policisë Gjyqësore.

Eshtë e rëndësishme që versionet hetimor të ndiqen paralelisht, dhe për këtë është e
nevojshme që të aktivizohen disa Oficerë të Policisë Gjyqësore që merren me hetimin e
krimeve të rënda.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që në versionet hetimore të sqarohet nëse viktima


është njohur me autorin dhe kjo mund të sqarohet nga:
1. Dinamika e ngjarjes.
2. Vendi ku ka ndodhur vrasja.
3. Koha e kryerjes.
4. Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen ose që kanë parë viktimën në shoqërinë e personave
të tjerë para vrasjes, etj.

Sqarimi i faktit të mësipërm, do ndihmojë punën hetimore dhe gjurmuese për


ngushtimin e rrethit të personave të mundshëm për kryerjen e vrasjes.

Në rastin kur viktima nuk ka njohje me autorin, pra vrasja ka ndodhur në takimin e
tyre të parë, vështirësitë për individualizimin e një apo disa të dyshuarve janë të mëdha.
Në këto raste, vëmendja duhet të përqendrohet:
1. Në studimin e dinamikës së krimit.
2. Njohjen e detajuar të vendit të ngjarjes.
3. Mjetet e përdorura në krim.
4. Konstruktin fizik të autorit.
5. Rruga e ardhjes dhe largimit të autorit nga vendi i ngjarjes.
6. Mjetet e transportit të përdorura prej tij.
7. Mundësitë e veprimit fizik viktimës mbi autorin dhe të mbartjes në trupin apo mjetet e
tij të gjurmëve të krimit.

Në këto raste, ngushtimit të rrethit të dyshuarve i shërben edhe studimi i personalitetit


të viktimës, i lidhjeve shoqërore, i prirjeve dhe veseve të tij, etj.

Po kështu, në rastet e hetimit të vrasjeve, është e rëndësishme të përcaktohet itinerari i


lëvizjeve dhe takimeve që viktima ka patur në ditën e ngjarjes, pasi nëpërmjet këtij
veprimi do evidentojmë dëshmitarë të rëndësishëm për hetimin.

Analiza e tabulateve telefonike të viktimës, për të përcaktuar vendet ku viktima ka qenë,


jo vetëm në ditën e vrasjes, por edhe më gjerë, personat me të cilët ka komunikuar, ka
shkëmbyer mesazhe, etj, janë mjaft të rëndësishme për hetimin si dhe për verifikimin e
ndjekjen e versioneve hetimore.

Sqarimi i motivit të vrasjes, është mjaft i rëndësishëm për zbulimin dhe dokumentimin e
autorësisë së vrasjes. Puna për sqarimin e motiveve, duhet të mbështetet në studimin e
personalitetit të viktimës, por edhe të dyshuarit.

Vrasjet me pagese paraqesin vështirësi në punën për zbulimin dhe dokumentimin


ligjor të veprimtarisë kriminale të autoreve të këtyre krimeve. Në këto raste, kemi të bëjmë
me një formë specifike të bashkëpunimit dhe është shumë e rëndësishme ngritja dhe
ndjekja e versioneve për vrasjet me pagesë.

Eshtë e rëndësishme që edhe në këto vrasje, t’i kushtohet vëmendje vendit të ngjarjes
dhe të gjitha rrethanave që lidhen me dinamikën e krimit. Po kështu, përcaktimi sa më
i saktë i karakteristikave të autorit dhe puna për zvogëlimin e rrethit të personave me
këto karakteristika, është një hap i rëndësishëm drejt suksesit të hetimeve. Verifikimi i
informacioneve për persona konkret që përdoren si vrasës me pagesë, si dhe analizimi i
vendndodhjes së tyre në ditën dhe orën e ngjarjes, është një veprim i rëndësishëm hetimor
dhe operativ për zbulimin e autoreve.

Analiza hetimore kriminale është një proces i identifikimit të personalitetit dhe


karakteristikave të sjelljes të një ose shumë autorëve të krimit mbi bazën e krimeve që ai
ka kryer. Profili që rezulton nga kjo lloj analize, jo rrallë i parashikon një identifikim të
autorit dhe furnizon Oficerët e Policisë Gjyqësore me një portret trupor dhe psikologjik të
sjelljes së autorit. Krahas analizës hetimore kriminale, në hetimin e vrasjeve me mjaft
efikasitet, përdoren analizat e të dhënave analizat e tabulateve telefonike etj.

Në grupin hetimorë tashmë është bërë e domosdoshme përfshirja e analisteve me


njohuri të posaçme në këtë fushë, por edhe me mjetet e infrastrukturën e nevojshme në
dispozicion të tyre.

LEKSIONI 3: PUNA GJURMUESE DHE HETIMORE. VRASJET


PROFESIONALE DHE ANALIZA KRIMINOLOGJIKE E
VETËVRASJES

40. Cilat janë katër fusha kryesore në hetimin e veprës penale me pasojë vdekje?

Hetimi i secilës vepër penale me pasojë vdekje, mund të ndahet në katër fusha
kryesore:
1. Vendi i ngjarjes.
2. Viktima.
3. Dëshmitarët.
4. Autori i veprës penale.

Për secilën nga këto fusha, mund të bëjmë katër pyetje.


1. Çfarë di unë?
2. Çfarë kam nevojë të di?
3. Ku është kjo informatë, kjo gjurmë kjo provë, burimi i tyre?
4. Si mund ta marrë këtë informatë, gjurmë apo provë?

VENDI I NGJARJES:

Çfarë di unë? – Banesa është vendi i ngjarjes.

Çfarë kam nevojë të di? – Ku janë vendet e ngjarjes? A janë të sigurta? Sa është shtrirja e
vendit të ngjarje? Kush ka hyrë? Me çfarë vepre penale kemi të bëjmë? Kontaminimi i
mjedist të vendit të ngjarjes. Kërkimi, fiksimi i gjurmëve, provave dhe dëshmive të veprës
penale. Specialist të fushës për këqyrje dhe ekzaminim.

Ku është kjo informatë? – Policët në vendngjarje, dëshmitarët, specialistët e vendit të


ngjarjes.

Si mund ta marrë këtë informatë? – Këqyrje e kufomës dhe vendit të ngjarjes, marrja e
deklarimeve të para, etj.

Pas kryerjes së veprimeve paraprake dhe hetimit të shpejtë, ju do të bëni pyetjet e


njëjta përsëri. Secila seancë e pyetjeve do të identifikojë më shumë fusha të hetimeve.

Të gjitha fushat e hetimeve duhet të regjistrohen, në mënyrë që të mos harrohen.


Fushat e hetimeve, për të cilat keni vendosur që mos t’i kryeni, duhet të regjistrohen,
duhet të jepet arsyeja e moskryerjes së tyre.

VIKTIMA

Çfarë di unë? – Mashkull, i vdekur. Përshkrimi i mundshëm i shenjave e kështu me radhë.

Çfarë kam nevojë të di? – Në këtë fazë, lista është e pafund, por do të ketë të paktën:
identifikimin, shkakun e vdekjes, qëllimi, motivet, mënyra e kryerjes së vrasjes (Modus
Operandi), etj.

Ku është kjo informatë? – Fqinjët, familja, baza e të dhënave e informatave dhe sistemit
AFIS/APIS, TIMES, MEMEX, etj. Nëse identifikimi mbetet çështje e panjohur edhe pas një
kohe të caktuar – media, shënimet sa i përket dhëmbëve, fotografia, ADN-ja, etj.

Si mund ta marrë këtë informatë? – Menjëherë.

DËSHMITARËT

Çfarë di unë? – Kush është identifikuar deri tani? Punonjësit e policisë, personeli mjekësor
që është kujdesur për vendin e ngjarjes, personi që e ka konstatuar vendin e ngjarjes dhe
gjetur kufomën.

Çfarë kam nevojë të di? – Kush, çfarë ka parë, etj? Çfarë motive mund të ketë? Kur është
parë viktima për herë të fundit?

Ku është kjo informatë? – Fqinjët, shokët, miqtë, familja, kalimtarët e rastit, profesionistët,
banorët të cilët udhëtojnë çdo ditë në punë, etj.

Si mund ta marrë këtë informatë? – Me anë të veprimeve procedurale si ekspertime, etj.

AUTORI I VEPRËS PENALE

Çfarë di unë? – Nuk di shumë, apo emri i autorit ose i dyshuar.

Çfarë kam nevojë të di? – Identitetin, motivin, vendin, përshkrimin.

Ku është kjo informatë? – Dëshmitarët, viktimat e mëparshme, puna gjurmuese, gjurmët


dhe provat, etj.

Si mund ta marrë këtë informatë? – Përsëri një koncept i menjëhershëm.

41. Çfarë arrijmë nëpërmjet planifikimit dhe veprimeve hetimore?

Pikërisht, nëpërmjet planifikimit dhe realizimit të detyrave arrihet:


1. Objektiviteti.
2. Shpejtësia.
3. Gjerësia.
4. Gjithanshmëria.
5. Përfundimi cilësor në hetimin e veprave penale konkrete.
42. Kuptimi i versioneve hetimore?

1. Versionet hetimore janë mendime apo interpretime logjike mbi zhvillimin e


ngjarjes kriminale dhe autorit të saj, kur ajo mund të sqarohet në shumë mënyra.
2. Versionet hetimore ngrihen vetëm atëherë kur çështja penale mund të shpjegohet
në shumë variante dhe nuk jemi të sigurt se si ka ndodhur ngjarja dhe
3. Versionet mbështeten mbi rrethanat faktike dhe gjurmët e gjetura në vendin e
ngjarjes.
4. Me anë të versioneve, Oficerët e Policisë Gjyqësore mundohen të sqarojnë:
• Mënyrën e kryerjes së veprës penale.
• Mekanizmin e veprimit.
• Numrin e personave që kanë marrë pjesë në ngjarje.]
• Drejtimin nga kanë ardhur dhe nga janë larguar.
• Mjetin që kanë përdorur.
• Motivin e kryerjes.
• Rrethin e personave të dyshuar.
5. Oficerët e policisë gjyqësore duhet të ngrenë një numër më të madh versionesh, por
në asnjë rast versionet nuk mund të jenë më pak se dy.

43. Sipas periudhës kohore, si klasifikohen versionet?


Versionet mund të klasifikohen sipas periudhës kohore kur ngrihen:
• Versionet operative: Janë versionet që ngrihen gjatë fazës së verifikimit të
informacionit ose të procedimit policor.
• Versionet hetimore: Janë ato versione që ngrihen pasi fillojnë hetimet.

Sigurisht që versionet operative që ngrihen në fillim të çështjes penale, mbështeten në


informacionet që disponojmë, dhe në këtë kuptim nuk janë të plota dhe të qëndrueshme,
kurse versionet hetimore janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme, pasi ata mbështeten
në më shumë prova.

44. Si klasifikohen versionet?

Po kështu versionet hetimore ndahen në:


• Versione të përgjithshme, (mbi natyrën e ngjarjes).
• Versione të veçanta, (mbi motivet).
• Versione mbi autorin e veprës penale dhe provat.

Versionet e përgjithshme: Ngrihen atëherë kur Oficerët e Policisë Gjyqësore, nuk janë të
sigurt se ekziston vepra penale apo jo. Pra këto versione kanë të bëjnë me ngjarjen
penale në tërësi, për të vërtetuar ekzistencën apo mosekzistencën e veprës penale. Por në
praktikë, versionet e përgjithshme ngrihen shumë rrallë, sepse vetë pasoja që është
manifestuar në botën e jashtme, bën të qartë ekzistencën e veprës penale.

Versionet e veçanta (mbi motivet): Ngrihen pasi Oficerët e Policisë Gjyqësore e


vërtetojnë se ekziston vepra penale, bëjnë përcaktimin ligjor të saj dhe më pas kërkojnë
të sqarojnë çdo veprim të autorit, se si ka kryer veprën penale. Pra sqarohet çdo veprim i
autorit, ngrihet një pasqyrë e qartë mbi mekanizmin e veprimit të autorit. Në këto lloj
versionesh në veçanti sqarohen të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me veprën penale.
Me zbulimin e motivit bëhet më e lehtë puna e zbulimit të kryesit, sidomos në rastet kur
bëhet fjalë për motive individualizuese, i cili mund t’i përkasin një personi ose një numri të
vogël personash.
Këto versione ngrihen duke u mbështetur në të dhënat që dalin nga studimi i
personalitetit të viktimës, lidhjeve të viktimës me farefisin, me shokë, miq, të njohurit dhe
me persona të tjerë, nga mënyra e kryerjes së vrasjes, nga karakteri i personit, në
manifestimin e dëshirës për kryerjen e veprave penale, nga sjellja dhe veprimet që ka kryer
autori pas kryerjes së krimit, etj.

Versionet mbi autorin e veprës penale dhe provat. Këto versione ngrihen, atëherë kur
Oficerët e Policisë Gjyqësore, nuk e ka zbuluar se kush është autori i veprës penale.
Bazat për ngritjen e këtyre versioneve, mund të jenë të dhënat që merren nga këqyrja në
vendin e ngjarjes si p.sh: provat materiale, gjurmë gishtash, mënyra e kryerjes së veprës
penale (modus operandi), dhe të dhëna të tjera për autorin e veprës penale. (zëri, ecja,
gjatësia e trupit, etj).

45. Ngritja e versioneve hetimore, ku duhet mbështetur?

Ngritja e versioneve hetimore duhet mbështetur në:


• Provat materiale: Sende që kanë mbetur në vendin e ngjarjes apo sendet që janë zbuluar
gjatë kontrollit të banesës (arma, sendet e vjedhura, etj).
• Të dhënat e dobishme për hetimin: Deklarimet e dëshmitarëve okularë, që kanë të
bëjnë me autorin (gjatësia e trupit, mënyra e ecjes, shenja të veçanta në fytyrë, defekte
trupore, etj).
• Modus operandi: Mënyrën e veprimit të autorit, kur ajo është tipike për një kategori të
caktuar personash.

Ajo që Oficerët e Policisë Gjyqësore duhet të bëjnë detyrimisht, është fakti se të gjitha
versionet e ngritura, duhet verifikuar dhe mbështetur në prova, njëkohësisht duke
eliminuar një nga një, të gjitha versionet e tjera që janë provuar si të pasakta, derisa të
mbetet e vërteta mbi ngjarjen kriminale.
46. Cilat janë çështjet që duhen sqaruar gjatë hetimit të veprave penale, të vrasjes së
personit?

Këto pyetje janë të lidhura me anën objektive dhe subjektive të veprës penale dhe
autorit të saj.

Pyetjet që kanë të bëjnë ME ANËN OBJEKTIVE janë:


• Çfarë ka ndodhur? – Krim, kundravajtje penale, ngjarje aksidentale apo shkelje
administrative.
• Ku ka ndodhur?
• Kur ka ndodhur?
• Si është kryer? – Sqarohen të gjitha episodet e ngjarjes penale, prej fillimit deri në
fshejen/zhdukjen e gjurmëve të veprës penale.
• Me çfarë është kryer? – Mjeti me të cilët është kryer vepra penale.

Pyetjet që kanë të bëjnë ME ANËN SUBJEKTIVE janë:


• Kush është autori? – Me cilët e ka kryer veprën penale, bashkëautorët apo
bashkëpunëtorët.
• Pse është kryer? – Motvi që ka patur autori për kryerjen e veprës penale.,
• Kundër kujtë është drejtuar vepra penale? – Viktima.

Nga sa theksohet më sipër evidentohet fakti se: Pyetjet objektive, kryesisht kanë të
bëjnë me sqarimin e veprës penale,
ndërsa pyetjet subjektive kanë të
bëjnë me sqarimin e personit që ka kryer veprën penale.

Çfarë ka ndodhur? – Krim, kundravajtje penale, ngjarje aksidentale apo shkelje


administrative? Kjo pyetje logjikisht parashtrohet edhe nga të gjithë qytetarët e zakonshëm,
kur dëgjojnë se ka ndodhur vepra penale. Por edhe çdo fillim i punës gjurmuese, fillon me
pyetjen se çfarë ka ndodhur. Pra fjala është për pyetjen shumë të rëndësishme e cila
imponohet drejtpërsëdrejti, me të kuptuar për ngjarjen dhe me të cilën mund të vërtetohet
ose vertetohet dyshimi se ka ndodhur vepra penale.

Ku ka ndodhur? – Vendi i ngjarjes ka rëndësi jetike për sqarimin dhe dokumentimin e


veprës penale dhe autorit të saj. Aty mund të gjenden objekte dhe gjurmë që autori i ka
lënë pas vetes dhe nuk dinë për ekzistencën e tyre. Nëse reagohet shpejt ndaj ngjarjeve
kriminale, mund të gjejmë/identifikojmë edhe dëshmitarët, viktimën, autorin, etj. Por vendi i
ngjarjes nuk është gjithmonë vendi ku është gjetur kufoma apo është e dukshme pasoja.
Ky vend mund që të mos përputhet me vendin e vërtetë, i cili qëllimisht është maskuar
nga ana e autorit me qëllim që hetimet të marrin drejtim të gabuar.
Përmbajtja e përgjigjes së pyetjes se ku ka ndodhur vepra penale, ka rëndësi shumë të
madhe edhe për faktin që ka të bëjë me juridiksionin e gjykatës/prokurorisë për
hetimin e kësaj vepre penale.

Kur ka ndodhur? – Konstatimi i kohës së saktë apo të përafërt se kur është kryer vepra
penale, është me peshë të madhe në hetim. Me kohën ndërlidhen një varg rrethanash që
lidhen për kohën e ndërmarrjes së aktit të veprës penale. Gjithmonë në praktikë, një nga
çështjet e para që duhet të sqarohet është “Alibia” që mund të kenë të dyshuarit si autorë
të veprës penale.
Koha e kryerjes të disa veprave penale, është element i rëndësishëm përsa i përket
përgjegjësisë penale, që kanë të bëjnë me moshën për përgjegjësi penale, parashkrimit
të ndjekjes penale, etj.

Si ka ndodhur? (mënyra) – Nuk ka vepër penale që kryhet në mënyrë të njëjtë. Secila


dallohet nga tjetra, prandaj është shumë e rëndësishme që Oficerët e Policisë Gjyqësore të
sqarojnë mënyrën se si është kryer vepra penale. Me fjalë të tjera, Oficeri i Policisë
Gjyqësore duhet të sqarojë episodet se si ka vepruar autori dhe pastaj të sqarojë tërë
mekanizmin e kryerjes së veprës penale, që në kriminalistikë njihet si “modus operandi”.
Eshtë e njohur se çdo person ka mënyrën e vetë e veprimit, ashtu edhe autorët, kur kryejnë
vepra penale, manifestojnë specifika dhe karakteristikat e tyre të veprimit që i dallojnë nga
të tjerët. Prandaj duke analizuar mënyrën se si ka vepruar autori, mund të përcaktohet
rrethi i personave të dyshuar si autor të veprës penale konkrete.

Me çfarë është kryer? – Sigurisht që mjetet me të cilat kryhen veprat penale janë të
panumërta. Por në të gjitha rastet e rënda, si zakonisht autori gjatë kohë mendon cilin mjet
do të përdorë për të kryer veprën penale, që sipas bindjes së tij do të ishte më i përshtatshëm
dhe më efikas. Përveç kësaj, autori edhe më shumë mendon lidhur me vendin se ku do të
fsheh mjetin e përdorur, sepse është i vetëdijshëm se po të zbulohet mjeti me të cilën është
kryer vepra penale, atëherë kjo do të ishte një provë e fortë kundër tij.
Nga ana tjetër Oficeri i Policisë Gjyqësore, që në fillim të çështjes penale, domosdo duhet
të japë përgjigje lidhur me mjetin që ka shërbyer për të kryer veprën penale (arma, kalibri,
modeli, etj). Pas kësaj, një nga veprimet më të rëndësishme të Oficerëve të Policisë
Gjyqësore, është të zbulojnë vendin se ku është fshehur mjeti me të cilën është kryer
vepra. Kjo në kriminalistikë njihet edhe si “instrument operandi”.
Oficerët e Policisë Gjyqësore e kanë të qartë se mjeti me të cilën është kryer vepra penale,
është një nga provat më të fuqishme nga të gjithë provat tjera, sepse në këtë mënyrë
sqaron lidhjen në mes shkakut dhe pasojës. Mirëpo, ndonjëherë në praktikë, sidomos te
veprat penale të paplanifikuara, përdoren mjete të rastit, ose çfarë i ka ardhur për dore
autorit (gur, thikë, sopatë, drapër, etj), dhe zakonisht në këto ngjarje, mjeti gjendet gjatë
këqyrjes.
Nga mjeti me të cilën është kryer vepra, mund të mësohet shumë mbi cilësitë dhe
shkathtësitë e autorit, (përdorimi i sëpatës, thikës me mjeshtri) tregon mbi profesionin e
autorit, që mund të shërbejë si indicie e fuqishme gjatë zhvillimit të hetimeve.
Eshtë e njohur se tek mjeti i përdorur, mbeten gjurmët të autorit (gjurmët e gishtave,
djersës, gjakut etj) që mundësojnë identifikimin e shpejtë të tij. Po ashtu Oficeri i Policisë
Gjyqësore, duhet të vërtetojë nëse mjeti që është përdorur është apo jo i përshtatshëm për
kryerjen e veprës penale. Nëse vepra penale ka mbetur në tentativë, atëhere duhet
vërtetuar nësë janë përdorur apo jo mjetet e përshtatshme për kryerje.

Me cilin është kryer (bashkëautor ose bashkëpunëtor) – Një numër i konsiderueshëm i


veprave penale, nuk mund të kryhen nga një person apo kryerja e tyre kërkon angazhimin e
më shumë personave. Me fjalë tjera, Oficeri i Policisë Gjyqësore, duhet të sqarojë se vepra
penale është kryer nga një person apo më shumë persona, duke përcaktuar saktë numrin e
tyre.
Në praktikë, jo rrallëherë ndodh që nga këqyrja e vendit të ngjarjes (nga gjurmët e këmbëve,
plagët e shkaktuara, mashtrimi, krimi i organizuar, terrorizmi), të konstatohet se vepra
penale është kryer nga pjesëmarrja e më shumë personave. Vetë fakti që në kryerjen e veprës
penale kanë marrë pjesë më shumë persona, vepra bëhet më e rrezikshme dhe merret si
rrethanë rënduese. Prandaj, shumë e rëndësishme është të zbardhet pjesëmarrja dhe roli i
çdonjërit, sidomos kur është fjala për vepra penale në fushën e krimit të organizuar.

Përse është kryer? (motivi) – Këtu qartë shihet se kërkohet të zbardhet motivi i veprës
penale. Vërtet një numër i madh i autorëve të veprave penale, zbulohen pikërisht duke
sqaruar motivin e veprës penale apo duke dhënë përgjigje në pyetjet se kush nga personat
ka pasur motiv që të kryeje veprën penale (p.sh vrasja mizore, goditja dhe shkaktimi i
plagëve të shumta në trup, tregon hakmarrjen e autorit dhe mllefin e madh që kishte kundër
tij).
Në bazë të motivit, Oficerët e Policisë Gjyqësore përjashtojnë personat që nuk kanë
pasur motiv të kryejnë veprën penale dhe kështu ngushtojnë rrethin e personave të
dyshuar, të cilët në rastin konkret nuk kanë pasur motiv për të kryer veprën penale.

Ndaj kujt është kryer? (viktima) – Në praktikë, për një numër të madh të veprave penale,
merret dijeni nga paraqitja e vetë të dëmtuarit nga vepra penale. Në këto raste Oficerët e
Policisë Gjyqësore, gjatë marrjes së kallëzimit/deklarimit, duhet të sqarojnë edhe
veprimet që vetë viktima (i dëmtuari) ka kryer dhe sa ka ndikuar me sjelljen e tij, që të
jetë viktimë e veprës penale. Eshtë shumë e rëndësishme të mësohet në këtë faze, nëse
viktima e ka provokuar autorin për kryerjen e veprës penale.
Në praktikë evidentohen raste, në të cilat edhe pse kryhet vepra penale dhe dëmtohet
personi, për rrethanat të ndryshme, i dëmtuari nuk denoncon rastin në polici (rastet e
përdhunimit, etj). Po ashtu, ka edhe raste kur nuk mund të përcaktohet identiteti
viktimës, kjo për shkak të dëmtimeve të mëdha trupore ose për shkak të procesit të avancuar
të kalbëzimit, ku nuk mund të përcaktohet identiteti. Në këto raste me ndihmën e
metodave të mjekësisë ligjore, mund të identifikohet personi.

Kush është kryerësi i veprës? – Është e kuptueshme se në fund duhet të japim përgjigje se
kush është autori i vepres penale. Kësaj pyetje, nuk është e lehtë, në praktikë, që menjëherë
pas ngjarjes, t’i jepet përgjigje, prandaj në të shumtën e rasteve përgjigjia jepet në fund, pas
përfundimit të hetimeve.
E gjithë filozofia e hetimeve zhvillohet pikërisht që t’i jepet përgjigje kësaj pyetje se, kush
është autori i veprës penale. Prandaj edhe kryhen të gjitha veprimet gjurmuese dhe hetimore,
që të zbulohet autori dhe të sigurohen prova për fajësinë e tij.
Ekzistojnë disa vepra penale, për të cilat që në momentin e kryerjes, menjëherë mund të
jepet përgjigje se kush është autori. Këto janë ata vepra penale që mund të kryhen vetëm nga
personat e caktuar. Prandaj në rastin kur zbulohet vepra penale, menjëherë zbulohet edhe
autori, p.sh: vrasja e foshnjës, autor mund të jetë vetëm nëna, mjekimin e pakujdeshëm e
kryen vetëm mjeku, etj.

47. Si verifikohen versionet hetimore te ngritura per hetimin e krimit te vrasjes?

Versionet mbi natyrën e ngjarjes, mbi motivin dhe personin që dyshohet se ka kryer vrasjen,
verifikohen me marrjen e masave nga strukturat e Policisë së Shtetit që mbulojnë krimet, me
metodën e hetimit gjithpërfshirës:
1. Me ekspertimin e gjurmëve dhe provave.
2. Teknikave Speciale të Hetimit.
3. Me kontrollin e personave të dyshuar.
4. Me kontrollimin e banesës dhe ambienteve të tjera.
5. Me eksperimentin hetimor dhe me pyetjen e të pandehurit.
6. Nga analiza e informacione që merren nga burime të ndryshme procedurale dhe
joprocedurale.
7. Analiza e rezultateve që vijnë nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe kufomës.
8. Me ndalimin dhe këqyrjen e personit të dyshuar, ndaj të cilit zhvillohen hetimet.
9. Paraqitja për identifikim e të dyshuarit për kryerjen e krimit,
10. Pyetjes së të pandehurit, etj.

48. Cilat janë karakteristikat fenomenologjie të vrasjes të kryer në mënyrë profesionale?

Vrasja e kryer në mënyrë profesionale ka këto karakteristika fenomenologjie:


1. Shkalla e lartë e organizimit për kryerjen e veprës penale.
2. Pjesëmarrja e më shumë se një person dhe mbështetja paraprake logjistike para,
gjatë dhe pas kryerjes së veprës.
3. Vepra kryhet me qëllim realizimin e objektivave të caktuar më parë dhe
planifikohet me kujdes.
4. Vrasjet kryhen nga autori që e bëjnë këtë për pagesë ose për ndonjë përfitim tjetër
material apo nga kryesit që e kanë vrasjen si “punë” apo si angazhim profesional.
5. Viktima të këtyre vrasjeve, si rregull, janë personat e shquar, edhe kur ata janë pjesë e
mjediseve kriminale ose pjesëtarët e organeve shtetërore, etj.
6. Vrasjet kryhen nën masa të veçanta të maturisë dhe pas një sërë përgatitjesh të
veçanta, sigurimit të armëve për një përdorim.
7. Paraqitja e vrasjes si vetëvrasje.
8. Dëmtojnë rëndë fytyrën e viktimës për të mos u njohur, e copëtojnë ose i presin
kokën, e fshehin ose e zhdukin kufomën, kur midis autorit dhe viktimës ka pasur
marrëdhënie të caktuara, etj.
9. Përcaktimi i saktë i kohës së kryerjes së vrasjes, e cila i lejon autorit të ngre alibi të
besueshme.

49. Cilat janë shenjat e vrasjes me armë zjarri?

Shenjat e vrasjes me armë zjarri janë:


1. Qitja zakonisht realizohet nga distanca e largët ose afërt.
2. Dëmtimet zakonisht ndodhen përpara në trup ose në kokë.
3. Mund të ketë disa plagë dhe secila e prej tyre e marrë veçmas, shkakton mundësinë
momentale për veprim.
4. Mund të gjenden disa plagë në zona të ndryshme të trupit dhe nga drejtime të
ndryshme.
5. Vrima hyrjes është jashtë zonës që personi mund ta arrijë me dorën e armatosur.

50. Cilat janë shenjat e vetëvrasjes me armë zjarri?


Shenjat që tregojnë se jemi para një vetëvrasje janë:
1. Arma ndodhet gjithmonë afër dorës së viktimës, para në një pozicion të tillë që
mund ta lërë viktima ose që mund t’i bjerë viktimës në çastin e vdekjes.
2. Vrima hyrje zakonisht është në ballë, në tëmtha, në zemër, rrallëherë në gojë ose
poshtë mjekrës.
3. Në dorën e viktimës, me të cilën ka bërë qitje, gjenden gjithmonë gjurmë të faktorëve
plotësues të qitjes ose gjurmë gjaku, mbetje indesh.
4. Gjurmë papilare në sipërfaqen e armës.
5. Si rregull në trupin e viktimës ka një plagë të vetme dhe ajo ndodhet në pozicion të
tillë, që personi mund ta arrijë me dorën e armatosur më atë lloj arme.
6. Qitja zakonisht realizohet me puthitje të plotë ose të pjesëshme.
7. Shtangësia kataliptike e dorës, d.m.th, gjysmë e mbledhur si për qitje.

51. Cilat shenja duhen parë për të bërë dallimin e varjeve nga vetëvarjet?

Gjurmët që vërtetojnë nëse personi e ka vënë vetë lakun në qafë apo ja ka vënë dikush
tjetër.
• Mundësia e ngjitjes për të futur kokën në lak, sepse mungesa e mjeteve për ngjitje si
karrige, stola, etj, afër viktimës, tregon për varje.
• Në duart e viktimës kërkohet gjurmë të mjetit që është përdorur për varjen, si litar
ose mbetje sapuni ose vaji, kur litari ka qenë lyer me këto materiale.
• Kërkohen gjurmët e rezistencës vetëmbrojtjes së viktimës si: ekimoza,

52. Si bëhet dallimi i mbytjeve nga vetëmbytjet?

Ky dallim, mund të bëhet vetëm në bazë të shenjave të përgjithshme që karakterizojnë


kufomat, vdekja e cila është pasojë e vrasjeve nga vetëvrasjet, aksident apo fatkeqësi.
Pra, edhe tek kufoma e mbytur nga të tjerët, kërkohen shenjat e vetëmbrojtjes dhe
dëmtimet që autori i shkakton viktimës, gjatë kryerjes së veprimeve për t’u mbytur atë në
ujë. Në këtë mënyrë trajtohet edhe dallimi që bëhet ndërmjet kufomës së personit, vdekja e
të cilit ka ardhur nga mbytja në ujë, me kufomën e personit, vdekja e të cilit është shkaktuar
me mjete të tjera dhe më pas është hedhur në ujë për të simuluar këtë mbytje.

53. Cilat janë mënyrat e realizimit të veprave penale të vrasjes së foshnjës gjatë lindjes?

Vepra penale e vrasjes së foshnjës, gjatë lindjes mund të kryhet në mënyra të ndryshme
dhe me mjete të ndryshme. Mënyrat më të shpeshta janë:
• Asfiksia mekanike.
• Helmimi.
• Mbytja në ujë.
• Larja në ujë të ftohtë.
• Hedhja.
• Goditja.
• Groposja.
• Mosushqyerja e foshnjës.

Për asfiksinë mekanike të foshnjës përdoren mjete të përshtatshme për mbylljen e


rrugëve të frymëmarrjes, duke ia mbyllur gojën dhe hundën, siç janë: jastëku, dysheku,
jorgani, batanija, etj, ndërsa për zënien e frymës me shtrëngim rreth qafës përdoren:
peshqiri dhe pelenat, por edhe shtrëngimi me duar rreth qafës.
Në raste të rralla, në kryerjen e vrasjes së foshnjës përdoren edhe: thika, gërshërët ose
ndonjë mjet tjetër, kështu që në këtë rast duhet të sqarohet se, a është kryer vepra gjatë
periudhës së problemeve e pengesave të shkaktuara nga lindja, përkatësisht nëse është
kryer vrasja e foshnjës gjatë lindjes apo është kryer vrasje e zakonshme.

54. Pse ka rëndësi përcaktimi I vendit, kohës mjeteve dhe mënyres së vrasjes së foshnjës?
Përcaktimi i vendit ku është lënë apo ku është fshehur foshnja e vrarë, me qëllim të
fshehjes së veprës penale, ka rëndësi të madhe për hetimin e çështjes, sepse në këtë mënyrë
mund të ngrihen versione dhe të bëhet planifikimi i veprimeve për gjetjen e kufomës së
foshnjës, në rast se ka dyshime se është kryer vepër penale.
LEKSIONI 4: VEÇORITË E GJURMIMIT DHE HETIMIT TË VEPRAVE
PENALE KUNDËR SHËNDETIT.

55. Cili është qëllimi i torturës?


Qëllimi i torturës është:
1. Për të marrë prej tij ose një tjetri informata ose pohime.
2. Për ta ndëshkuar për një veprim të kryer ose që dyshohet të jetë kryer prej/ose një
personi tjetër.
3. Për ta frikësuar ose bërë presion mbi të ose një person tjetër.
4. Për çdo qëllim tjetër të bazuar në çfarëdolloj forme diskriminimi.
56. Marrja dijeni për kryerjen e veprave penale kundër shëndetit.

Në Kodin e Procedurës Penale, janë përcaktuar funksionet e Policisë Gjyqësore. Në nenin


30 përcaktohet se: Policia gjyqësore, edhe me iniciativën e vet, duhet:
a. Të marrë dijeni për veprat penale.
b. Të pengojë ardhjen e pasojave të mëtejshme.
c. Të kërkojë autorët e tyre.
d. Të kryejë hetime dhe të grumbullojë gjithçka që i shërben zbatimit të ligjit penal.
Edhe në rastet e veprave penale kundër shëndetit, njoftimin për krime kundër jetës, e
merr shërbimi i Sallave Operative. Njoftimi bëhet nga të dëmtuarit nga këto vepra
penale ose subjektet e tjera, nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit, si :
telefonata, e-mail, mesazhe, kallëzim i drejtpërdrejtë, etj.

Në raste të veçanta, veprat penale kundër shëndetit mund të konstatohen edhe drejtpërdrejt
nga Oficerët e Patrullave së Përgjithshme të Policisë ose punonjës të tjerë të Policisë së
Shtetit.

Pavarësisht nga rrethanat e marrjes dijeni, policia është e detyruar të kryejë verifikimet e
menjëhershme të vërtetësisë së informacionit të marrë për kryerjen e një vepre penale
kundër shëndetit.
Në raste kur kemi vepra penale kundër shëndetit me vendngjarje, aty duhet të dërgohen
Patrulla e Përgjithshme e Policisë:
• Për të siguruar vendin e ngjarjes.
• Për të ndihmuar të plagosurit.
• Për të ndërprerë pasojat e tjera që mund të vijnë nga vepra penale.

Në vendin e ngjarjes Patrulla e Përgjithshme duhet të veprojë për:


1. Të sigurojë vendin e ngjarjes.
2. Të ndihmojë të dëmtuarit.
3. Të ndërpresë pasojat e tjera.
4. Arrestimin e personave të dyshuar.
5. Kufizimin dhe përcaktimin e kufijve të vendit të ngjarjes.
6. Identifikimin e personave të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe të rolit të tyre në këtë
ngjarje.
7. Largojnë dëshmitarët dhe personat e tjerë jashtë perimetrit të sigurisë.
8. Marrin masa për mbrojtjen e gjurmëve dhe të provave material nga dëmtimi, etj.

Kryerja e këtyre veprimeve nga Oficerët e Patrullës së Përgjithshme të Policisë apo nga
oficerë të tjerë të policisë, krijojnë mundësinë që të sqarohet informacioni i marrë në
Sallën Operative si dhe të përcaktojnë paraprakisht përmasat e veprës penale, pasojat e
ardhura dhe llojin e veprës penale. Në disa raste mund të merren të dhëna edhe për
autorësinë e veprës apo mund të shpien direkt në arrestimin e autorëve të këtyre krimeve të
rënda.

Në vendin e ngjarjes Oficerët e Patrullës së Përgjithshme marrin masat e mësipërme dhe


informojnë Sallën Operative për verifikimet e kryera si dhe për veprimet e ndërmarra prej
tyre. Oficerët njoftojnë Sallën Operative edhe në rastet kur ballafaqohemi me
informacione e telefonata të pavërteta apo për situata që kërkojnë ndërhyrjen e
policisë, (vepra penale kundër shëndetit me vendngjarje si, plagosja e rëndë me dashje), por
rezultojnë vepra penale të tjera penale më pak të rëndësishme apo ngjarje të ndryshme
aksidentale.

Në rastet kur plagosja e rëndë nga pakujdesia, plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së
fortë psikike, plagosja e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, tortura me
pasoja të rënda, etj, duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtyre
veprave njësoj si në rastin e krimeve kundër jetës,

Forma më e shpeshtë e marrjes dijeni, për veprat penale kundër shëndeti, është kallëzimi
i drejtpërdrejtë i të dëmtuarve nga vepra penale.

Një formë tjetër e marrjes dijeni për vepra penale kundër shëndetit, është edhe
njoftimi i personelit mjekësore, pasi në shumë raste, të dëmtuarit nga këto vepra penale
paraqiten në spitale ose në qendra të tjera shëndetësore për të marrë ndihmën e nevojshme
mjekësore.

Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me
njoftimin e bërë nga të tjerët, nëpërmjet kallëzimit ose ankimit. (neni 280-287 i Kodit të
Procedurës Penale).

57. Për cilat vepra penal kundër shëndetitforma më e shpeshtë e marrjes dijeni është
kallëzimi i drejtpërdrejtë i të dëmtuarve nga vepra penale ?

Forma më e shpeshtë e marrjes dijeni, për veprat penale kundër shëndeti, është kallëzimi
i drejtpërdrejtë i të dëmtuarve nga vepra penale. Kjo formë e marrjes dijeni është më e
përhapur për:
• Veprat penale të torturës.
• Plagosjen e lehtë me dashje.
• Dëmtime të tjera me dashje.
• Plagosje e lehte nga pakujdesia.
• Mjekimi i pakujdesshëm.
• Mosdhënia ndihmë, etj.

Një formë tjetër e marrjes dijeni për vepra penale kundër shëndetit, është edhe
njoftimi i personelit mjekësore, pasi në shumë raste, të dëmtuarit nga këto vepra penale
paraqiten në spitale ose në qendra të tjera shëndetësore për të marrë ndihmën e nevojshme
mjekësore.

58. Cilat janë veprimet me të rëndësishme hetimore në raste e veprave penale kundër
shëndetit?

Veprimet kryesore hetimore për veprat penale kundër shëndetit


1. Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe sekuestrimi i provave.
2. Marrja e kallëzimit.
3. Pyetja e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
4. Vendimet e ekspertit mjekoligjor.
5. Veprimet e tjera hetimore (kontrollet)

LEKSIONI 5: HETIMI I KRIMEVE SEKSUALE


59. Ç’kuptojmë me krime seksuale?

Me krime seksuale ose homoseksuale kuptohen ato veprime të kundërligjshme, të kryera


me dashje, që cënojnë lirinë seksuale dhe shëndetin e femrës dhe të mashkullit, të mitur dhe
të rritur, të mbrojtura posaçërisht nga legjislacioni penal nga veprimet kriminale.

60. Në cilat raste, akti seksual quhet i paligjshëm?

Akti seksual është i paligjshëm nëse kryhet në një nga mënyrat që vijojnë:
1. Përmes përdorimit të forcës.
2. Nën kërcimin e atypëratyshëm të jetës apo trupit të viktimës apo një të afërmi të viktimës.
3. Duke shfrytëzuar situatën delikate të viktimës, në pikëpamje të pamundësisë për t’u
mbrojtur.
4. Nëse është kryer përmes torturës apo trajtimit çnjerëzor të viktimës.
5. Nëse autori ka pasur në zotërim një armë apo mjet tjetër të rrezikshëm për jetën apo
trupin.
6. Nëse autori përdor mjete të tjera dhunë si për shembull: intoksikimi i viktimës ose joshja
e viktimës me substanca psikotrope.
7. Apo rrethana të tjera, që e bëjnë viktimën më të pambrojtur, si p.sh: pazotësia fizike,
mendore apo shtatzënia.

61. Cili është parimi bazë në hetimin e krimeve seksuale?

Parimi bazë është: “Versioni mbi ngjarjen, duhet të përputhet me provat, jo të përshtatësh
provat me qëllimin e vetëm, për t’iu përshtatur me versionin e ngjarjes”.

62. Mungesa e pëlqimit, përdorimi i dhunës si element kyç për cilësimin juridik të veprës
penale “Marrëdhenia seksuale me dhune me të rritur”.

Jurisprudenca e gjykatave shqiptare, në interpretim të neneve të krimeve seksuale dhe Kodit


Penal të Republikës së Shqipërisë, i bën një interpretim shumë të gjerë dhunës, duke
përfshirë në këtë kategori, veprime apo sjellje indirekt shtrënguese edhe në raste konkrete
ku subjekti aktiv nuk ka ushtruar dhunë fizike, por kanë kryer marrëdhënie seksuale me
subjektin pasiv në kundërshtim me dëshirën apo vullnetin e tij/saj. Jurispudenca i ka
interpretuar këto raste si vepër penale e kryer në kushtet e dhunës psikike.

Pamundësia fizike: Mungesa e pëlqimit mund të jetë në rastet kur agresori e kthen viktimën
në gjendje pazotësie për t’u mbrojtur me anë të:
1. Dehjes së qëllishme ose jo.
2. Përdorimit të barnave narkotike, lëndëve psikotrope.
3. Sugjestionimit, hipnotizimit etj.

Pamundësia mendore, për të thënë “Jo”: Për shkak të paaftësisë mendore, sëmundjes, etj.

Mosha si faktor i pamundësisë për të thënë jo, si element përcaktues i kualifikimit të


veprës penale. Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur, vajzë apo djalë, përbën
krim pasi viktima konsiderohet se nuk ka arritur zhvillimin e përgjithshëm për të kuptuar
karakterin e veprës dhe pasojave.

Karakteristika kryesore e kësaj figure krimi është se quhet e kryer edhe sikur
marrëdhënia seksuale apo homoseksuale të jetë kryer me pëlqimin e tij.

63. Ku qëndron rëndësia e mbështetjes me psikolog/ekspert mjekoligjor gjatë hetimit të


krimeve seksuale/homoseksuale?

Për të ulur këto nivele vështirësie gjatë procesit të hetimit është e rëndësishme që Oficeri i
Policisë Gjyqësore të mbështetet me psikolog, ekspert mjekoligjor, të cilët janë të gatshëm
që të:
a. Sfidojnë qëndrimet kulturore dhe steriotipet e pabazuara.
b. Krijojnë një mjedis respekti, jo vetëm për viktimat, por edhe të krijojnë garanci
procedurale ligjore dhe për ata që akuzohen se kanë kryer veprën.
c. Sigurojnë standarde profesionale të specializuara gjatë gjithë procesit të hetimit të
veprave penale “Krimet Seksuale”.
d. Standardizojnë dhe janë konsekuentë për mënyrën e trajtimit të viktimave, teknikave
dhe aftësive të intervistimit, praktikat hetimore, përgatitjen e dosjes si dhe krijojnë
hapësira shërbimi, për rehabilitimin e viktimës.
e. Zhvillojnë mundësi për të afruar kapacitete të specializuara dhe forcojnë marrëdhëniet
me struktura të tjera të përfshira në mekanizmin kombëtar të referimit për dhunën në
familje.
64. Cilat janë parimet e hetimit të krimeve seksuale?

Në mënyrë që të kryejnë hetim efektiv të veprës “Krim seksual”, oficerët e policisë duhet të
mbajnë parasysh disa parime:
1. Një krim seksual është krim marrëdhënieje midis dy a më shumë personave.
2. Një person ka të drejtë të refuzojë marrëdhënien apo të tërheqë pranimin/miratimin
në çdo moment.
3. Nëse ka kryer marrëdhënie njëherë, nuk do të thotë që ka dhënë pëlqimin dhe për
herë të tjera.
4. Oficerët e Policisë Gjyqësore, gjatë kohës që kryejnë veprime, ta trajtojnë me kujdes
viktimën, të jenë me mendje të hapur dhe jo të ngurtë e paragjykues për të.
5. Oficerët e Policisë që merren me trajtimin e rasteve për hetimin e krimeve seksuale, të
kenë njohuri të plota dhe të jenë të trajnuar, për proceset e pyetjes dhe trajtimit të
viktimës.
6. Hetimi i krimeve seksuale kërkon lidhje logjike të veprimeve të autorit të dyshuar, i cili
fillimisht krijon rrethana dhe situata, që i mundësjnë më vonë realizimin e qëllimit
kriminal. Oficerët e Policisë Gjyqësore duhet të zbulojnë “historinë e plotë”, çfarë
veprimesh ka kryer autori për të realizuar qëllimin kriminal.

65. Veprime të autorit të dyshuar, i cili fillimisht krijon rrethanat dhe situatat që t’i
mundësojnë më vonë realizimin e qëllimit kriminal.

Disa shembuj të këtyre veprimeve janë:


• Krijimi i një marrëdhënie “miqësore” me viktimën, me qëllimin e vetëm për të realizuar
veprën e përdhunimit gjatë një takimi apo të një krimi seksual ndaj një të mituri.
• Krijimi i një marrëdhënie “pushteti” mbi viktimën, duke e detyruar të bëjë veprime
jashtë vullnetit të vet.
• Izolimi i viktimës nga ambienti shoqëror, të afërmit, të afërmit, duke i bërë presion për
mos treguar.
• Duke krijuar situata, alibi për ngjarjen ose pasojat e ardhura nga ngjarja, për të krijuar
një mjegull në gjykimin e njerëzve, për vet autorin apo ngjarjen e ndodhur.
• Krijimi i rrethanave negative bën të të mundur të vështirësohet procesi i hetimit dhe
nxjerrja me saktësi i elementëve brenda denoncimit të dhënë nga e dëmtuara. P.sh. një
pedofil, për dëshminë e fëmijës në ngarkim të tij, e quan si një gënjeshtër të vetë fëmijës.
Prindërve të fëmijës kjo iu “pëlqen”, me qëllimin e vetëm, që fëmija i tyre të mos jetë
objekt i diskutimit në rrethin shoqëror të shkollës apo objekt ngacmimi dhe përbuzje nga
shokët e tij.

66. Cilat janë të drejtat e viktimës së abuzuar seksualisht?

Të drejtat e viktimës së abuzuar seksualisht janë:


1. Të pyetet në një kohë sa më të shpejtë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i të njëjtës gjini.
2. Të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me jetën e saj/tij private, e cila qartësisht
nuk ka lidhje me veprën penale.
3. Të kërkojë ndjekje ligjore të autorit.
4. Të përfitojë kujdes mjekësor, ndihmë psikologjike, këshillim, shërbime të tjera të
ofruara.
5. Të komunikojë në gjuhën e saj/tij dhe të ndihmohet nga një përkthyes i licencuar.
6. Të zgjedhë mbrojtje/ndihmë juridike falas.
7. Të kërkojë në çdo kohë informacion për gjendjen e procedimit, si dhe të njihet me aktet
dhe provat.
8. Të informohet për arrestimin autorit ose për lirimin e tij.
9. Të njoftohet për mosfillimin e procedimit, pushimin e çështjes, fillimin/pushimin e
gjykimit.

67. Cilat janë rrethanat apo situatat më tipike që karakterizojnë autorët në kryerjen e
marrëdhënieve seksuale me dhunë përgjithësisht?

Rrethanat apo situatat më tipike që karakterizojnë autorët në kryerjen e


marrëdhënieve seksuale me dhunë përgjithësisht, janë:
1. Autori, kur ndodhet në një takim feste (mbrëmje, martese, ditëlindje) ose në një vend
publik (disko-klub, restorant, plazh, etj.) shfrytëzon besimin ose shpesh gjendjen
euforike të personit të dëmtuar, të shkaktuar nga pija alkoolike, e dërgon atë në një
vend të fshehtë, duke iu shmangur pranisë së njerëzve, dhe kryen aktin seksual me
dhunë.
2. Autori, i pajisur me mjet transporti (autoveturë, motoçikletë, skaf), pasi e kontakton
personin e dëmtuar, i propozon të shkojnë së bashku në një vend të caktuar e të pëlqyer
prej tyre.
3. Autori, e takon rastësisht të dëmtuarin, në një vend ku nuk ka njerëz të tjerë, si pyll
ose park dhe e sulmon papritur, për të kryer marrëdhënie seksuale me të, duke përdorur
dhunën.
4. Autori, e shikon rastësisht dhe e ndjek të dëmtuarin e mitur në oborre, në institucione
shkollore, në shtëpi të fëmijës apo dhe në rrugë, e takon atë dhe duke e mashtruar me
gënjeshtra nga më të ndryshmet, e çon atë në një vend të veçuar larg vëmendjes së
njerëzve dhe kryen marrëdhënie seksuale me të.

68. Cilat janë metodat më të përhapura që shfrytëzohen nga autorët, për përgatitjen,
kryerjen dhe fshehjen e gjurmëve të krimeve seksuale me dhunë?

Metodat më të përhapura që shfrytëzohen nga autorët, për përgatitjen, kryerjen dhe


fshehjen e gjurmëve të krimeve seksuale me dhunë janë:
1. Kthimi i të dëmtuarit në gjendje pazotësie për t’u mbrojtur, duke përdorur tri
mënyra:
• Me anë të dehjes.
• Me anë të përdorimit të barnave narkotike, të lëndëve psikotrope, me anë të
sugjestionimit, të hipnotizimit, me rrahje, goditje, lidhje duarsh e këmbësh, shtrirje
për tokë, kapje për flokësh etj.
• Me anë të mashtrimit, duke e joshur me vlera monetare, dhurata të ndryshme etj.
2. Mposhtja e kundërshtimit të personit të dëmtuar nga dhunuesi, bëhet edhe duke e
kanosur, kërcënuar ose frikësuar atë me armë zjarri ose të ftohta, aty për aty, për ta
detyruar atë që t’i nënshtrohet qëllimit të tij.

Autori i marrëdhënieve seksuale me dhunë, kur është maniak, i sëmurë pas seksit zhvillon
përgatitje paraprake për të zgjedhur vendin, përgatit mjetet e nevojshme për ta kthyer
të dëmtuarin në gjendje pazotësie si dhe e ndjek të dëmtuarin kudo që shkon. Karakteristika
të njëjta kanë edhe personat e sëmurë psiqik.

Ndër metodat më tipike për fshehjen apo dhe zhdukjen e gjurmëve të krimit të
marrëdhënieve seksuale me dhunë nga autori i tyre, janë ato të zhdukjes së njollave të
spermës, të gjakut, gjurmët e shkuarjes në vendin ku është realizuar marrëdhënia
seksuale me dhunë, maskimi apo kamuflimi i autorit, duke përdorur forma të ndryshme si
p.sh. duke mbuluar kokën ose pjesë të ndryshme të fytyrës, me qëllim që të mos njihet nga
personi i dëmtuar, etj.

Rëndësi të madhe investiguese kanë gjurmët dhe ndryshimet në mjedisin material, që


kanë lindur si rrjedhim i kryerjes së krimit.
Karakteristika të tjera për autorët që kryejnë krime seksuale janë se ata përdorin
sistematikisht pijen alkolike, jetojnë në mënyrë parazitare, janë imoralë, të dhënë pas
seksit të dhunshëm dhe pa nivel arsimor, egoist, etj.

Motivi për shumicën e krimeve seksuale është që fajtori të kënaqë pasionin e tij seksual,
por në ndonjë rast motivi merr karakter tjetër siç mund të jetë rasti kur i dashuri i gënjyer
kërkon që të hakmerret ose dhe kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet për motive
vagabondazhi nga grupe të caktuara ordinere.

Autorët e krimeve seksuale janë dhe maniak dhe autorë të mundshëm për krime të
tjera seksuale të ndodhura më parë.

69. Në hetimin e krimeve seksuale, cila është radha e caktuar për kryerjen e veprimeve
hetimore?

Në hetimin e krimeve seksuale, sipas një rradhë të caktuar kryhen këto veprime
hetimore:
1. Marrja e kallëzimit për veprën penale.
2. Pyetja e të dëmtuarës.
3. Këqyrja e vendit të ngjarjes.
4. Ekspertimi mjekoligjor dhe psiqiatriko-ligjor i të dëmtuarës.
5. Pyetja e dëshmimtarëve.
6. Ekzaminimi mjekoligjor i personit të dyshuar.
7. Pyetja e personit të dyshuar (të pandehurit).
8. Paraqitja për njohje.

Kryerja me cilësi e këtyre veprimeve hetimore nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, bën të
mundur, mbledhjen e të dhënave, në bazë të të cilave krijohet tabloja e plotë për ngjarjen
konkrete, në se ajo ka ndodhur në të vërtetë.

70. Cilat janë çështjet që duhen shtruar për zgjidhje, lidhur me metodikën investiguese në
drejtim të sqarimit të krimeve të marrëdhënieve seksuale me dhunë?

Çështjet që duhen shtruar për zgjidhje lidhur me metodikën investiguese në drejtim të


sqarimit të krimeve të marrëdhënieve seksuale me dhunë, janë:
1. Cili është vendi ku është kryer marrëdhënia seksuale me dhunë?
2. Koha kur është kryer marrëdhënia seksuale me dhunë?
3. A është kryer marrëdhënia seksuale me dhunë, me përdorimin e dhunës fizike apo
psiqike?
4. A ekzistojnë në vendin e kryerjes gjurmët e rezistencës?
5. A ka gjurmë dhe lëndime në trupin e të dëmtuares?
6. A ka gjurmë dhe dëmtime në rrobat e të dëmtuares?
7. A ka gjurmë dhe lëndime në trupin e autorit të dyshuar.
8. A ka gjurmë në rrobat dhe në këpucët e autorit të dyshuar.
9. A ka bërtitur e dëmtuara, kur dhe kush e ka dëgjuar atë.
10. Kujt i ka treguar e dëmtuara për ngjarjen.
11. Sa kohë ka kaluar nga momenti i kryerjes së veprës, deri në denoncimin në
organin policor.
12. A ka qenë e dëmtuara tek mjeku para se ajo të ketë bërë kallëzimin penal dhe
çfarë i ka thënë mjeku.
13. A e ka njohur e dëmtuara autorin edhe më përpara se ajo ta denonconte dhe çfarë
raportesh ka pasur me të.

71. Në marrëdhëniet seksuale me dhunë, cilat janë objektivat në mbledhjen e


mikrogjurmëve, gjurmëve e provave material?
Në marrëdhëniet seksuale me dhunë, mbledhja e mikrogjurmëve, gjurmëve e provave
materiale në këto ngjarje, ka objektiva:
• Të vërtetojë se akti seksual ka ndodhur.
• Të vërtetojë se akti nuk ka qenë konsensual, po ka qenë i dhunshëm.
• Të vërtetojë praninë e autorit në vendngjarje dhe kryerjen prej tij të veprimeve të
dhunshme.
• Të zbulojë mekanizmin e ngjarjes.

72. Tek sulmet seksuale cilat janë skenat e krimit?

Tek sulmet seksuale janë dy skena të krimit:


• Një është vendodhja e krimit.
• Tjetra është trupi i viktimës.

Këto skena kërkojnë:


• Një kërkim të plotë të provave.
• Ekzaminimin e shpejtë.
• Marrjen në pyetje të viktimës.

73. Cili është qëllimi i këqyrjes së vendit të ngjarjes në marrëdhëniet seksuale me dhunë?

Si rregull këqyrja e vendit të ngjarjes në marrëdhëniet seksuale me dhunë kryhet


menjëherë pas pyetjes së të dëmtuarës dhe ka për qëllim:
1. Të verifikojë nëse përputhen thëniet e të dëmtuarës me ato ndryshime që kanë
ndodhur në mjedisin e vendit të ngjarjes, cili është ndriçimi, distanca me rrugën me të
afërt, me shtëpitë e banimit, nëse krimi ka ndodhur në banesë dhe nëse ajo ishte e banuar
apo jo, me cilat banesa të tjera lidhej, si është gjendja e dyerve, dritareve, çelësave etj.
2. Të zbulojë gjurmë, prova materiale që provojnë dhunën e përdorur për marrëdhëniet
seksuale të kryera (studiohet gjendja e vendit ku autori ka përdhunuar të dëmtuarën,
sendet e hedhura dhe çrregullimet e shkaktuara, njollat e ngjashme me ngjyrën e gjakut,
spermës,etj)..
3. Të gjejë gjurmët që vërtetojnë ardhjen e fajtorit në vendin e përdhunimit, si: gjurmë
këmbësh, duarsh, mjetesh transporti, sende personale, copa teshash që i përkasin autorit
ose të dëmtuares si: shami hundësh, kapsa, piceta, kopsa mëngësh, mbulesa koke,
doreza, shall, etj.

Veçori është se për të rritur shkallën e suksesit në këqyrjen e vendit të ngjarjes është e
rendësishme pjesëmarrja e të dëmtuarës në këqyrje.

Këqyrja e vendit të ngjarjes për këto lloj krimesh, duhet të bëhet edhe atëhere kur ka
kaluar një kohë relativisht e gjatë nga koha e ndodhjes së krimit deri në momentin e
kallëzimit që bën e dëmtuara.

74. Cilat janë pyetjet që Oficeri i Policisë Gjyqësore i drejton ekspertit mjekoligjor në
rastet e krimeve seksuale?

Ekspertit mjekoigjor, Oficeri i Policisë Gjyqësore i drejtohet me një vendim të posaçëm


në të cilin ai i shtron për zgjidhje këto pyetje:
1. Nëse e dëmtuara është zhvirgjëruar ose ka dështuar, koha e shkaktimit të këtyre
dëmtimeve, dhe në rast se nuk ekzistojnë këto dëmtime, a mund të ketë pasur
marrëdhënie pa u dëmtuar membrana?
2. Nëse ka gjurmë të freskta të marrëdhënieve seksuale, karakteri dhe lokalizimi i tyre
(në organin gjenital, në gjoks, në kofshë)?
3. Nëse në trupin e të dëmtuarës ka gjurmë të dhunës, të çfarë lloji janë, vjetërsia dhe
mekanizmi i shkaktimit të tyre?
4. Nëse e dëmtuara ka shenja të sëmundjes veneriane (ngjitëse), lloji i sëmundjes,
(Sifilizi apo SIDA-s, të infektuar nga personi i dyshuar) dhe koha e infektimit?
5. Nëse e dëmtuara është shtatzënë dhe prej sa kohësh?
6. Cili është grupi i gjakut të së dëmtuarës?

75. Cilat çështje synohen të sqarohen gjatë intervistës apo marrjes së dëshmisë së të
dëmtuarës në rastet e krimeve seksuale?

Punonjësi i policisë fokusohet kryesish në përgjigje të pyetjeve:


1. Nëse viktima është e sigurt dhe çfarë e shqetëson në sigurinë e saj?
2. A ka dëmtime, plagë të dukshme?
3. Gjeneralitetet e plota të viktimës, adresën vendodhjen e momentit dhe numrin e kontaktit.
4. Numrin e autorëve të dyshuar.
5. Drejtimi dhe mjeti me të cilin mund të jetë larguar autori/rët e ngjarjes.
6. Gjenealitetet, nëse dihen dhe përshkrimi i autorit/autorëve.
7. Ku ka ndodhur ngjarja dhe a mban mend dëshmimtar të mundshëm.
8. Si është ndodhur e dëmtuara në vendin e ngjarjes.
9. Si janë shprehur veprimet me dhunë të autorit (fizike, psiqike apo me përdorim të armës).
10. A e kreu autori aktin seksual?
11. Çfarë gjurmësh mund të kenë mbetur në vendin e ngjarjes?
12. A ka bërë kundërshtim e dëmtuara, ku pasqyrohet ky kundërshtim?
13. Çfarë gjurmësh apo mikrogjurmësh janë lënë në trupin, teshat e të dëmtuarës, po të jetë e
mundur të fajtorit?
14. Nëse për këtë krim e dëmtuara ka njoftuar ndonjë person.
15. Nëse ka bërtitur dhe kush e ka dëgjuar.
16. Nëse para dhunës e dëmtuara ka bërë jetë seksuale.
17. Nëse e dëmtuara ka shkuar në institucione mjeksore për ndihmë.
18. Me çfarë ishte veshur e dëmtuara dhe çfarë veshjesh mbante fajtori?
19. Kush mund t’i ketë parë të dëmtuarën dhe fajtorin në vendin e ngjarjes dhe nëse në
vendin e ngjarjes ka gjurmë rezistence.

LEKSIONI NR. 6 VEÇORITË E GJURMIMIT DHE HETIMIT TË


VEPRAVE PENALE KUNDËR LIRISË SË PERSONIT.

76. Cilat janë masat që duhet të marrë policia (strukturat e specializuara) pas marrjes
dijeni për rrëmbim?

Pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e specializuar të policisë (Strukturat e Krimeve


të Rënda) duhet të marrin masat e mëposhtme:
1. Të marrin takim me familjarët, me burimin e informacionit, për të sqaruar të
gjitha detajet dhe nëse jemi para veprës penale të rrëmbimit, duhet të merret kallëzim i
detajuar për veprën penale.
Në rastet kur rrëmbyesit kanë hyrë në kontakt me familjaret dhe kanë vendosur kushte
për mosnjoftimin e policisë, takimi me familjarët, duhet realizuar në mënyrë të
fshehtë dhe fillimisht ky informacion mund të merret edhe nëpërmjet telefonit. Duhet
marrë në mënyrë urgjente kontakti me familjarët e personit të dëmtuar, që përveç se
marrim informacione të nevojshme, por është e rëndësishmë që dhe të vendosim një
raport mirëbesimi dhe bashkëpunimi me ta.
Është e këshillueshme që gjatë gjithë zhvillimit të veprimtarisë gjurmuese dhe hetimore,
një raport i tillë të realizohet nga i njëjti inspektor ose ekip, i cili duhet të jetë i
pajisur me cilësitë e nevojshme komunikuese dhe që të jetë në gjendje të fitojë besimin
e familjareve. U duhet bërë e ditur familjes së personit të dëmtuar, se një ndihmese të
madhe do ishte dhe vendosja e një raporti specifik me shtypin, duke u dhënë këtyre
të fundit informacione të ndryshme mbi vetë të rrëmbyerin, p.sh, sëmundje të ndryshme
që mund të ketë viktima, ilaçet që i nevojiten, etj. Por, në të kundërt, nuk duhen dhënë
informacione mbi mënyrën se si do të paguhen autorët, se si ishte veshur personi i
rrëmbyer dhe çdo lloj tjetër informacioni mbi tratativat që po kryhen me autorët e
veprës penale apo mbi sekrete të ndryshme, që mund të cënojnë seriozisht hetimet dhe
të nxisin mashtruesit dhe mitomanët që të “ndërhyjnë “ në tratativa.
Gjithashtu, i duhet bërë e ditur familjes, se gjatë bisedave telefonike me autorët të
mbajnë shënim mbi: orën e thirrjes telefonike, seksin e personit që flet, theksin
(dialektin) e tij, tonin dhe çdo karakteristikë tjetër të zërit.
Gjithashtu ata duhet të jenë të kujdesshë për të konstatuar zëra apo zhurma të tjera
tipike, për të kuptuar nëse thirrja ishte ose jo interurbane, nëse kemi të bëjmë me
një telefon me monedha ose kartë, nëse personi që po flet lexon një letër apo zëri i tij
ishte i inçizuar në një shirit magnetik.
Këshillohet që personi, i cili kryen trataktivat me autorët, t’i bëjë atyre pyetje mbi
veshjen e personit në momentin e rrëmbimit, sendet që kishte me vete si dhe pyetje të
tjera mbi fakte të veçanta të njohura vetëm nga personi i rrëmbyer dhe familjaret e tij,
në mënyrë që të sigurohemi se nuk kemi të bëjmë me mitomanë dhe mashtrues.
2. Njoftimi i Prokurorisë, regjistrimi i procedimit penal dhe vendosja në përgjim
procedurial në kushtet e emergjencës të numrit telefonik të të rrëmbyerit, të
familjareve të tij, dhe të personave të tjerë që mund të kenë interes për çështjen. Duhen
evidentuar gjithashtu edhe numrat telefonikë të prindërve, miqve etj, të personit të
rrëmbyer, nëpërmjet të cilëve autorët (në raste të caktuara me kërkesën e personit të
rrëmbyer), mund të vendosin kontaktet e para telefonike.
3. Marrja e masave mbrojtëse për familjaret e të rrëmbyerit dhe vendosja e pikave të
sigurta të komunikimit. Është shumë e rëndësishme për ecurinë e hetimit vendosja e
marrëdhënieve korrekte dhe bashkëpunuese me familjaret e të rrëmbyerit, pasi janë një
burim i pazëvendësueshëm informacioni, i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në
ecurinë e hetimit dhe në zgjidhjen e situatës.
4. Informimi i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e
Policisë Kriminale dhe kërkesa për vënien në dispozicion të strukturave të nevojshme
operacionale për përballimin e situatës dhe ndjekjen e hetimit me aplikim të Teknikave
Speciale të Hetimit. Në raste të rrëmbimeve është e nevojshme që të mbahet në
gatishmëri një grup i Forcave Speciale RENEA, i cili duhet të informohet për
situatën dhe të bëjë përgatitjet e nevojshme taktike për ndërhyrje për lirimin e pengut,
nëse e dikton situata e hetimit.

77. Përsa i përket personit të rrëmbyer, në cilat drejtime duhet të përqendrohet puna e
policisë për marrjen e informacionit?

Përsa i përket personit të rrëmbyer (fëmijë ose i rritur), duhen marrë informacione në
lidhje me:
1. Aktivitetin profesional, tregtar dhe gjendja ekonomike.
2. Vendndodhja e banesës së tij, e studios profesionale, vendet e stërvitjes, ose ambiente të
tjera të kësaj natyre dhe evidentimin e numrave të telefonit përkatës.
3. Mjediset që frekuenton dhe zakonet që ka.
4. Kërcënime dhe tentativa që ka bërë për të shmangur ato, që mund t’i jenë bërë me
përpara.
5. Mënyrën e veshjes, sendet, dokumentet dhe çdo gjë tjetër që kishte me vete në momentin
(në ditën, orën) që e kanë rrëmbyer.
6. Të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të pengut si dhe ilaçet për të cilat ai mund të
ketë nevojë, bëjnë të mundur që hetimet të spostohen edhe në drejtim të kontrollit
dhe mbajtjes nën vëzhgim të farmacive të ndryshme të zonës.
7. Në rast se gjatë kontakteve të para, autorët e veprës penale, i imponojnë familjes që
tratativat t’i zhvillojnë me një person të mirëbesuar (qoftë ky i zgjedhur prej tyre
ose prej vetë pengut), dhe nëse këto marrëveshje familjaret nuk ia bëjnë të ditura
policisë, do ishte me shumë interes që për vetë ecurinë e zbulimit dhe hetimit, të
merreshin të dhëna mbi prindërit, juristë, miq e mjekë të familjes, që janë afër personit
të rrëmbyer. Të dhëna duhen marrë për situatën e tyre, vendbanimin, numrin e telefonit
si dhe të automjeteve që kanë në përdorim.

78. Pse ka rëndesi grumbullimi i informacionit për autorët e dyshuar të rrëmbimit të


personit?

Përveç sa thamë më lart, rëndësi të madhe kanë dhe hartimi i testeve të ndryshme të
profilit psikologjik, për të përcaktuar karakteristikat e autorëve të veprës penale si mosha,
seksi, toni i zërit, veshja, armët dhe automjete në përdorim të tyre etj.
Këto të dhëna mund të merren dhe gjatë përgjimit të bisedave telefonike (zëri, theksi, toni,
dialekti, etj) si dhe nëpërmjet indentikitit që mund të jetë bërë nga pyetja e dëshmitarëve.

79. Pse kanë përparësi përgjimet telefonike në rastet e rrëmbimit të personit?

Pasi kemi një shkëmbim të shpejtë të informacionit me vlera hetimore.

Për realizimin përgjimeve telefonike, siç theksuam edhe më lart, është e rëndësishme që të
kemi një shkëmbim të shpejtë të informacionit me prokurorin e ngarkuar me hetimin e
çështjes, për të pasur një dinamikë pozitive në vendosjen në kohë në përgjim të
numrave të telefonit.
Koordinimi i veprimeve dhe vendosja e pikave të kontaktit me kompanitë e telefonisë
celulare, për përfitimin e të dhënave të nevojshme për tabulatet telefonike për antenat e
përdoruar nga numrat telefonik me interes për hetimin.Në rastet, që nga verifikimet rezulton,
se autorët ose bashkëpunëtoët e tyre marrin nga telefona publike, urgjentisht duhen vendosur
pika vëzhgimi në afërsi të vendeve ku janë instaluar këto telefona.

Në shumë raste vënia dhe aplikimi i pikave të lartpërmendura, ka çuar në rezultate të


suksesshme, si p.sh arrestimi i autorëve të veprës penale ose bashkëpunëtorëve të tyre, gjatë
kryerjes së telefonatave.

80. Cilat janë elementët që duhen sqaruar nga pyetja e të dëmtuarit në rastet e lirimit të të
rrëmbyerit?

Do të ishte e nevojshme që bashkëbisedimet me të dëmtuarin, të kryheshin nga i njëjti


Oficer i Policië Gjyqësore, i cili është marrë dhe ka mbajtur kontaktet që në fillim me
familjen e të dëmtuarit dhe në veçanti duhen bërë pyetje rreth:
1. Mënyrës së rrëmbimit dhe të dhëna rreth ekzekutuesve të veprës penale (përshkrimi i
personit).
2. Nëse është ushtruar dhunë gjatë fazës fillestare të rrëmbimit dhe gjatë transportimit me
makinë, si dhe nëse janë përdorur substanca narkotike.
3. Mjeti i përdorur për transportimin e të rrëmbyerit, nëse ka pasur zëvendësime gjatë
rrugës, drejtimi i lëvizjes, kohëzgjatja e udhëtimit, konditat e rrugës, ecuria e saj,
ndriçimi i qendrave të banuara si dhe sensacionet e perceptuara nëpërmjet të dëgjuarit
dhe nuhaturit.
4. Mbërritja në vendin e strehimit, mënyra e hyrjes në të, p.sh shtigje, shkallë,
ashensorë, kushtet ambientale dhe klimatike.
5. Ambienti ku është mbajtur i izoluar, (p.sh nëse është i hapur, i mbyllur, i ndriçuar, i
ngrohtë, nëse kishte stol ose shtrat në dispozicion, lloji i dyshemesë, tavanit, lartësia,
gjerësia dhe struktura e mureve, sasia e lagështisë, temperaturës, lloji i mbulesave të
përdorura, etj.
6. Mjetet që janë përdorur për ta mbajtur të izoluar, litar, zinxhir, kapuç, pambuk tek
veshët, shirit ngjitës në gojë, përdorim substancash narkotik, etj..
7. Mënyra e ruajtjes, numri i rojeve, alternimi i tyre, lloji i veshjes, karakteristikat fizike.
8. Ushqimi (numri dhe orari i vakteve), i ngrohtë i ftohtë, i konservuar, lloji i pijeve i
konfeksioneve të tyre.
9. Nëse janë përdorur medikamente (ilaçe) për të cilat kishte nevojë, duke saktësuar se
mbas sa kohësh pas kërkesës që ka bërë, janë dhënë ato.
10. Çdo lloj detaji tjetër mbi personat e ngarkuar me detyrën e rojës, p.sh.
bashkëbisedimet që kanë bërë ato me njeri-tjetrin, si dhe ato që ka bërë vete i dëmtuari,
lidhjet që ka krijuar me to, përshkrimi i kujdesshëm i secilit prej tyre, duke iu referuar
veshjes, karakteristikave fizike dhe të aspekteve të tjera të veçanta që i dallojnë nga
autorët e tjerë (ekzekutorët e rrëmbimit) ose ata që e kanë shoqëruar gjatë momentit të
lirimit. Mënyra e sjelljes së tyre, theksi, cilësitë personale dhe intelektuale të secilit prej
tyre.
11. Koha e parapërgatijtes së mesazheve të shkruara ose regjistruara.
12. Mjetet informative që ka pasur në dispozicion, radio, gazeta, TV. Dëgjimi i
programeve radiofonike ose në TV lokale apo ndërkombëtare.
13. Zhurma të ndryshme të perceptuara gjatë kohës që është mbajtur i izoluar, si p.sh
trena, avionë, helikopterë, anije, automjete, kambana zëra dhe zhurma që i referohen
personave, kafshëve, fenomeneve natyrore si shi, breshër, fëshfërima pemësh, rrëketë e
përrenjtë, etj.
14. Masat parandaluese të përdorura nga keqbërësit mbi përdorimin e telefonit,
citofonit apo çdo lloj tjetër kontakti të jashtëm.
15. Përgatitja dhe ekzekutimi i lirimit, kohë zgjatja e udhëtimit, ecuria dhe konditat e
rrugës, dhënia për përdorim të substancave narkotike, etj.

81. Cili është synimi i veprimtarisë gjurmuese e hetimore në raste e rrembimit të personit?
Mbi bazë të informacioneve të dala gjatë veprimtarisë gjurmuese hetimore dhe nga
pyetjet e personit të dëmtuar duhet të synojmë të arrijmë:
• Kërkimin dhe lokalizimin e vendstrehimit.
• Identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
• Sekuestrimin e kartëmonedhave që shërbyen për shkëmbimin.

Nëse zbulohet ish vendi i strehimit të personit të rrëmbyar, duhen marrë masa për të
realizuar këqyrjen sa më të saktë të tij, fotografimin e ekzaminimin e të gjitha sendeve të
ndodhura aty, si mbetje ushqimi, bishta cigaresh, etj.

You might also like