1010696707-Transporti Aktiv

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 10

TRANSPORTI MEMBRANOR

TRANSPORTI AKTIV
TRANSPORTI AKTIV
 Transporti aktiv ështe lëvizja e lëndëve nëpër një
membranë kundër gradientit të përqëndrimit.
 Transporti aktiv kërkon energji
 Energjia për transportin aktiv vjen nga ATP (adenosin
trifosfat) e prodhuar në mitokondri.
 Në transportin aktiv bën pjesë :
- transporti aktiv me mbartës
- transporti vezikular
TRANSPORTI AKTIV ME MBARTËS
 Ky proces kërkon proteina të specializuara të cilat janë
proteina mbartëse që kanë site lidhëse specifike për
lëndët që do të transportojnë.

 Këto mekanizma transporti quhen pompa.

 Shembull tipik është pompa Na⁺-K⁺-ATP-azë.

 Kjo proteinë-pompë ka 3 site specifike për jonet Na⁺


dhe 2 site specifike për jonet K⁺.
Funksioni i pompës Na⁺-K⁺-ATP-azë
 Kjo pompë ka për funksion të nxjerrë jonet e Na⁺ prej
LBQ në LJQ dhe të fuse jonet e K⁺ prej LJQ në LBQ, me
qëllim ruajtjen e homeostazës qelizore.
 Pompa ka aktivitet ATP-azik, pra hidrolizon ATP-në
dhe fosforilohet.
 Energjia në formën e ATP-së nevojitet për ndryshimin
e afinitetit të sitit lidhës të kësaj pompe për jonin
përkatës, gjatë ekspozimit në anën e kundërt të
membranës, pra kur përqëndrimi i jonit është i ulët.
Si funksionon pompa?
 Zbërthimi i ATP-së nga ATP-aza dhe fosforilimimi i
pompës në anën e brendëshme të membranës qelizore.
 Fosforilimi i pompës rrit afinitetin e siteve për jonet Na⁺
dhe lidhen 3 jone Na⁺
 Ndryshon konformacioni i proteinës mbartëse duke e
ekspozuar në anën e jashtme të membranës.
 Defosforilimi i pompës ul afinitetin për Na⁺ dhe rrit
afinitetin për K⁺.
 3 jonet Na⁺ lëshohen në LJQ dhe lidhen 2 jone K⁺ në sitet
përkatëse.
 Ndryshon përsëri konformacioni i proteinës mbartëse duke
u kthyer në anën e brendëshme të membranës.
 Jonet K⁺ lëshohen në LBQ dhe fillon cikli përsëri.
Transporti vezikular
 Molekulat e mëdha polare dhe materialet
shumëmolekulare transportohen nëpërmjet
transportit vezikular (formimi i vezikulave si rezultat i
invaginacionit të membranës qelizore), i cili përbëhet
nga:
 Endocitoza
 Pinocitoza
 Fagocitoza
 Ekzocitoza
Endocitoza:
 Membrana rrethon lëndën që do të gëlltitet dhe
shkëputet në formën e një vezikule në brendësi të
qelizës.

 Nëse nëpërmjet endocitozës materiali internalizohet


procesi quhet pinocitozë (qeliza pi lëng).

 Nëse materiali është shumëqelizor procesi quhet


fagocitozë (qeliza gëlltit).
Ekzocitoza:
 Proces i kundërt me endocitozën.
 Membrana pëson palosje të brendëshme që marrin
materialin e përgatitur nga REP-i dhe kompleksi i
Golxhit, formojnë vezikula të cilat e clirojnë
përmbajtjen e tyre jashtë qelizës.
 Kur nëpërmjet ekzocitozës nxirren jashtë produktet e
panevojshme të metabolizmit të qelizës procesi quhet
ekskretim.
 Kur nëpërmjet ekzocitozës nxirren jashtë produkte të
dobishme si hormone apo enzima, procesi quhet
sekretim.

You might also like